E Marte, 13 Shtator 2005 http://www.korrieri.com/
Qeveria shkarkon 27 zv/ministra
Keshilli i Ministrave largon nga detyra te gjithe numrat dy te ministrive, perfaqesues te koalicionit qeveritar te drejtuar nga Fatos Nano. Emerohen 8 zv/ministra, ndersa per here te pare nje grua do te shkoje ne Ministrine e Mbrojtjes

Qeveria e Kryeministrit demokrat, Sali Berisha, shkarkoi dje 27 ministra, perfaqesues te koalicionit te majte, qe humbi zgjedhjet e 3 korrikut. Berisha ka mbledhur ministrat mbremjen e djeshme, duke miratuar me shpejtesi largimin nga detyra te zyrtareve te larte, qe kishin sherbyer ne qeverine e Kryeministrit socialist Fatos Nano. Pa debat dhe teper shpejt, vete Berisha dhe ministrat e tij kane votuar nje nga nje vendimet e largimit te numrave dy ne te gjitha ministrite.

Nderkohe, duke iu pershtatur skemes se re qeverisese, kabineti “Berisha” ka bere 8 emerime, duke kenaqur edhe disa kerkesa te aleateve ne koalicion me Partine Demokratike. Berisha, te cilit sot do t’i duhet te udhetoje drejt Shteteve te Bashkuara per Samitin e OKB-se, ka derguar ne Ministrine e Brendshme, Ferdinant Ponen. Nje zyrtar i njohur per ceshtjet elektorale, Pone do te braktise rrugen nga selia e PD ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, per t’u bere zevendes i Olldashit. Sidoqofte, orientimi i tij pritet jete per ceshtjet e pushtetit vendor dhe pergatitjes se zgjedhjeve te ardhshme. Per te kompesuar “gabimin” e bere ne formimin e qeverise, kreu demokrat ka derguar ne Ministrine e Mbrojtjes nje femer. Zana Xhuka do te jete zv/ministre e dikasterit ushtarak, duke shenuar heren e pare te emerimit te nje femre ne nje post kaq te larte.

Ministria e Financave ka perfituar prej mbremjes se djeshme dy zv/ministrat, te cilet duhet te asistojne Boden ne hartimin e paketes per uljen e taksave. Shrefedin Shehu dhe Florian Mima do te bashkedrejtojne dikasterin e financave, qe pritet te vihet ne prove te veshtire pas premtimeve elektorale te liderit demokrat. Dy republikanet e deshtuar ne zgjedhjet 3 korrikut, Neritan Alibali dhe Aleksander Garuli, kane marre gjithashtu postet ne baze te marreveshjes PD-PR. Neritan Alibali do te jete zv/minister i Turizmit, Kultures, Rinise e Sporteve, ndersa Garuli, numri dy i Mjedisit, Pyjeve e Administrimit te Ujerave. Ndue Preka, nje agrar i konvertuar djathtas, eshte emeruar zevendesminister i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit.

Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, Berisha i kerkoi zevendeskryeministrit Ilir Rusmajli, te pergatise menjehere aktet dhe kuadrin e nevojshem tekniko-ligjor per luften kunder rryshfetit, duke u perqendruar ne rendimin e penaliteteve ndaj ryshfetit, si dhe mundesimin dhe shperblimin e denoncimeve nga qytetaret ne institucionet shteterore dhe ne media.

E.Metaj

Largohen nga detyra:

1 - Arben Ahmetaj, zevendesminister i Integrimit Europian

2 - Luan Hajdaraga, zevendesminister i Puneve te Jashtme

3 - Arben Isaraj, zevendesminister i Rendit Publik

4 - Dritan Shano, zevendesminister i Financave

5 - Adriana Berberi, zevendesminister i Financave

6 - Sadedin Stankaj, zevendesminister i Mbrojtjes

7 - Besnik Baraj, zevendesminister i Mbrojtjes

8 - Luan Shahollari, zevendesminister i Ekonomise

9 - Ardian Petollari, zevendesminister i Ekonomise

10 - Perparim Sanxhaku, zevendesminister i Drejtesise

11 - Anastas Duro, zevendesminister i Drejtesise

12 - Pajtim Bello, zevendesminister i Industrise dhe Energjetikes

13 - Gjergj Liqejza, zevendesminister i Industrise dhe Energjetikes

14 - Arben Demeti, zevendesminister i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit

15 - Artan Lame, zevendesminister i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit

16 - Dhimitraq Rafti, zevendesminister i Transportit dhe Telekomunikacionit

17 - Proletar Roshi, zevendesminister i Transportit dhe Telekomunikacionit

18 - Petraq Simo, zevendesminister i Arsimit dhe Shkences

19 - Eduard Hashorva, zevendesminister i Shendetesise

20 - Saemira Pino, zevendesminister i Shendetesise

21 - Paqesor Zeneli, zevendesminister i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit

22 - Natasha Paco, zevendesminister i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit

23 - Ahmet Ceni, zevendesminister i Punes dhe i Ceshtjeve Sociale

24 - Thoma Mico, zevendesminister i Punes dhe i Ceshtjeve Sociale

25 - Vjollca lbro, zevendesminister i Buqesise dhe i Ushqimit

26 - Edmond Dragoti, zevendesminister i Kultures, Rinise dhe Sporteve

27 - Etleva Canaj, zevendesminister i Mjedisit

Emerohen:



1 - Ferdinant Pone, zevendesminister e Brendshem

2 - Shrefedin Shehu, zevendesminister i Financave

3 - Florian Mima, zevendesminister i Financave

4 – Zana Xhuka, zevendesministre e Mbrojtjes

5 – Neritan Alibali, zevendesminister i Turizmit, Kultures, Rinise e Sporteve

6 – Ndue Preka, zevendesminister i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit

7 - Ndoc Faslija, zevendesminister i Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit

8 - Aleksander Garuli, zevendesminister i Mjedisit, Pyjeve e Administrimit te Ujerave

 
 
http://www.shekulli.com.al/ 14-09-2005

Ministri i Jashtėm shprehet se statusi pėrfundimtar i Kosovės ėshtė pavarėsia

Mustafaj: Politika e jashtme e qeverive tė majta, ka qenė e drejtė

 

N.Perndoj

TIRANĖ - Ministri i Jashtėm, Besnik Mustafaj, nė njė intervistė pėr ”BBC-nė” deklaroi dje se politika e jashtme e deritanishme e qeverive tė majta ka qenė e drejtė dhe se nė tė nuk ka ndonjė gjė pėr tė korrigjuar. ”Dua tė theksoj me kėnaqėsi se nė konstatimin tim dhe tė qeverisė ku unė bėj pjesė, kursi i ndjekur nga qeveritė e majta ka qenė njė kurs i drejtė, pra nuk ka asgjė pėr t'u korrigjuar. Orientimi euroatlantik ėshtė ruajtur, kėshtu qė nė kėtė drejtim i gjithė veprimi ynė diplomatik do tė konsistojė nė pėrmirėsimet nė disa drejtime”, - tha Mustafaj. Nė intervistėn e tij, Mustafaj theksoi se Shqipėria po hyn nė njė etapė tė re tė zhvillimit tė vet ekonomik, ”kėshtu qė njė drejtim kryesor do tė jetė zhvillimi me pėrparėsi i diplomacisė ekonomike, me qėllim qė politika e jashtme e trupit diplomatik ta shoqėrojė dhe inkurajojė tė gjithė atė punė qė do tė bėhet nė pėrgjithėsi nga qeveria, sipas programit tė saj pėr tė realizuar pikėsynimin nė fushatėn elektorale, pėr ta bėrė Shqipėrinė vendin mė atraktiv pėr biznesin e huaj nė rajon”. Mustafaj shtoi gjithashtu se nuk ka integrim me prapambetje ekonomike, ”pasi vetė prapambetja ėshtė pengesė pėr integrimin nė NATO, por sidomos nė BE. Mos harrojmė qė njė nga kushtet qė duhet plotėsuar pėr integrim nė NATO ėshtė rritja disa herė e buxhetit aktual qė ka Shqipėria pėr ushtrinė, pra njė vend i varfėr nuk mund ta bėjė njė rritje tė tillė pa njė zhvillim tė fuqishėm ekonomik”. Duke folur pėr drejtimet kryesore tė punės qė ai do tė drejtojė, ministri i Jashtėm theksoi gjithashtu se do tė zhvillohet me pėrparėsi diplomacia kulturore. ”Njė drejtim i tretė do tė jetė rritja e rolit tė Shqipėrisė nė organizatat ndėrkombėtare, ku Shqipėria ėshtė anėtare me tė drejta tė plota. Kėtu kam parasysh njė numėr organizatash tė cilat gjatė gjithė shekullit XX , qeveritė qė kanė qeverisur Shqipėrinė, e kanė integruar atė, ku mė kryesore ėshtė OKB-ja me njė numėr tė madh agjencish, por edhe Kėshilli Evropės, edhe OSBE-ja”, - tha ai. I pyetur pėr kontributin qė qeveria e djathtė do tė japė lidhur me Kosovėn, Mustafaj theksoi nė intervisten e tij se, ”dallimi ynė me qeverinė paraardhėse qėndron vetėm nė faktin se ne nė analizat tona jemi tė mendimit se vetėm pavarėsia e Kosovės mund tė sjellė stabilitet nė rajon, mund tė sjellė mirėqenie pėr Kosovėn. Ėshtė nė dobi tė tė gjithė fqinjėve, pėrfshirė Serbinė, Malin e Zi, Shqipėrinė, Maqedoninė. Pra, ne mendojmė se statusi final i Kosovės ėshtė pavarėsia. Kjo duhet negociuar vetėm nėpėrmjet Prishtinės dhe komunitetit ndėrkombėtar. As Shqipėria dhe as Beogradi nuk mund tė jenė tutorė tė kėtij procesi. Kosova ka tashmė njė klasė politike gjithnjė e mė tė pjekur, ka institucionet e zgjedhura nė mėnyrė demokratike, ka njė shoqėri qė po avancon dhe formati i kėsaj pavarėsie duhet tė diskutohet”.


http://gazetametropol.com/
Berisha dhe Mustafaj bashkohen me Presidentin nė SHBA
14 Shtator  Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, ėshtė nisur dje nė vizitėn e tij tė parė nė SHBA, ku do tė marrė pjesė nė sesion e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB. Kryeministri Berisha ka preferuar qė tė niset herėt nė mėngjes, i shoqėruar prej ministrit tė Punėve tė Jashtme, Besnik Mustafaj. Para nisjes, Berisha tha se nė axhendėn e tij janė parashikuar takime tė rėndėsishme, gjatė tė cilave do kėrkojė ndihmė pėr reformat e nisura nė Shqipėri. “Axhenda ėshtė e ngjeshur, janė njė numėr i konsiderueshėm takimesh tė fiksuara, por janė edhe shumė takime tė tjera, tė cilat do tė zhvillohen nė sallonet e pritjeve. Unė do tė takoj homologėt e mi nga vende evropiane, por do tė kem edhe takime tė tjera formale dhe informale, natyrisht do tė kėrkoj ndihma pėr Shqipėrinė", tha Berisha. Kjo ėshtė vizita e parė qė Berisha bėn jashtė vendit, nėn cilėsinė e Kryeministrit. Ndėrsa mėsohet se pas mbėrritjes nė Shqipėri, kreu i qeverisė do tė organizojė dhe disa vizita pune jashtė shtetit. Nė mesazhet e urimit deri mė tani, Kryeministri i Italisė, Berluskoni si dhe Kryeministri turk, Erdogan, kanė shprehur dėshirėn qė Berisha tė vizitojė vendet e tyre.

http://www.kohajone.com/

13 Shtator 2005

MUSTAFAJ PRITET NE ZYRE NGA PARAARDHESI I TIJ

Ministri i Jashtem Besnik Mustafaj ka marre dje detyren e tij ne krye te institucionit te diplomacise shqiptare. Ne nje ceremoni te vogel Mustafaj ka marre detyren i pritur nga Ministri i Jashtem i qeverise socialiste, Kastriot Islami. Keshtu Mustafaj perben rastin e pare te ministrave te qeverise Berisha i cili eshte pritur ne ambientet e ministrise qe do te drejtoje nga paraardhesit e tij ndryshe nga ministrat e tjere te cilet nuk kane bere nje akt te tille. Zyra per shtyp e Ministrise se Puneve te Jashtme beri te ditur se gjate ceremonise se zhvilluar, ministri Mustafaj mori ne dorezim nga Kastriot Islami, dosjen me bazen ligjore te funksionimit te Sherbimit te Jashtem, duke perfshire strukturen dhe organiken, realizimin e matrices se objektivave, si dhe situaten e gjendjes financiare dhe realizimin e prokurorimeve publike. Ministri i ri Mustafaj beri dje dhe prezantimin zyrtar ne institucionin qe do te drejtoje. Ne ceremoni moren pjese Zv/ministri i Puneve te Jashtme, Luan Hajdaraga, Sekretari i Pergjithshem, Roland Bimo etj.


RADIO FREE EUROPE/RADIO LIBERTY, PRAGUE, CZECH REPUBLIC
___________________________________________________________
RFE/RL NEWSLINE Vol. 9, No. 173, Part II, 13 September 2005

WESTERN PRAISE FOR SMOOTH TRANSITION IN ALBANIA. U.S. President
George W. Bush said in a message to Albanian Prime Minister Sali
Berisha that he should be proud of the recent peaceful transition of
power from the Socialists to the Democrats, Reuters reported (see
"RFE/RL Newsline," 1 July and 9 and 12 September 2005). The EU's
British presidency said in a statement in London on 12 September that
"the EU welcomes the conclusion of the election process in Albania,
which has resulted in the first peaceful transfer of power since the
fall of communism." The statement added that Brussels "calls on the
new parliament and the new government to advance Albania's progress
towards EU integration by beginning work without delay and with
genuine commitment on a clear and strong reform agenda." PM


E Hene, 12 Shtator 2005  http://www.kohajone.com/

KOSOVA DHE SINJALI I MUSTAFAJT

Nga Erl Murati

Ministri i ri i jashtem, Besnik Mustafaj, beri nje deklarate te rendesishme dy dite me pare ne parlament, kur deklaroi se "qendrimi yne per zgjidhjen e statusit te ardhshem te Kosoves eshte vetem pavaresia". Kjo deklarate, e cila cuditerisht nuk gjeti jehone ne media apo qarqe politike, perben nje hap te ri cilesor ne menyren e menaxhimit te diplomacise dhe te politikes se jashtme shqiptare ne mbrojtje te interesave kombetare.

Eshte e rendesishme kjo deklarate, sepse eshte hera e pare qe nje shef i diplomacise shqiptare dhe nje nga zyrtaret me te larte te nje ekzekutivi shqiptar prononcohet per pavaresine e Kosoves. Eshte per te ardhur keq, por eshte nje realitet, qe drejtues te diplomacise apo te ekzekutivit shqiptar, nga te dy krahet, nuk kane gjetur guximin politik te shprehin zyrtarisht ate qe populli i Kosoves e meriton, ate qe populli i Shqiperise e mbeshtet, ate qe interesi yne kombetar e shteteror e kerkon, pra pavaresine e Kosoves.

Eshte e rendesishme deklarata e mesiperme, sepse behet ne nje moment jetik te pergatitjes se faktorit nderkombetar per transformimin e situates se Kosoves nga nje protektorat nderkombetar ne nje shtet te pavarur. Ne kete moment po ashpersohen perplasjet mes qendrimit realist te atyre forcave ne komunitetin nderkombetar qe gjykojne se pas 6 vjetesh pavaresi faktike, Kosova duhet te marre edhe pavaresine juridike, dhe atyre forcave me ne krye Beogradin qe kerkojne ta sabotojne procesin e statusit dhe te rikthejne te kaluaren plot konflikte me Kosoven si koloni te Serbise.

Ne kete moment kur shume shtete te rajonit dhe te botes kane dale cdo dite e me hapur ne mbeshtetje apo kunder pavaresise se Kosoves do te ishte nje paradoks dhe nonsens diplomatik qe Shqiperia te belbezoje dhe te mos shqiptoje qarte nje formule, qe e perkrahin anetaret e cdo partie politike ne Shqiperi, por qe zyrtare te njerit apo tjetrit ekzekutiv nuk kane gjetur pergjegjesine politike ta shprehin hapur. Deklarata e ministrit te ri te jashtem eshte e rendesishme, sepse e rreshton Shqiperine zyrtarisht ne radhen e atyre shteteve dhe forcave nderkombetare qe jane dhe po luftojne per pavaresine e Kosoves.

Vendi yne nuk mund te vazhdonte te ruante heshtjen idiote te qendrimit zyrtar ndaj pavaresise se Kosoves. Vazhdimi i nje heshtjeje te tille diplomatike dhe shteterore do te thoshte nje favorizim diplomatik per qendrimin e Serbise ndaj ceshtjes se Kosoves. Per gjithe keto arsye shefi i ri i diplomacise shqiptare duhet pershendetur per kete hap te rendesishem. Ai prezanton qe ne fillim nje diplomaci vertet aktive, e cila nuk mund te jete as rajonale dhe as evropiane, nese nuk mbron interesat themelore kombetare e shteterore, qe misherohen ne luften per pavaresine e Kosoves.


PRESENTATION OFFICIELLE DE MUSTAFAJ A L'INSTITUTION QU'IL VA DIRIGER 

     TIRANA, 12 sept /ATA/ - Le nouveau ministre albanais des Affaires étrangčres, Besnik Mustafaj, s'est présenté aujourd'hui officiellement au personnel de l'institution qu'il va diriger.
     Lors de la cérémonie de circonstance, M.Mustafaj s'est vu remettre par son prédécesseur, Kastriot Islami, des documents de cette institution, selon le service de presse du ministčre des Affaires étrangčres.
     Le vice-ministre des Affaires étrangčres, Luan Hajdaraga et le secrétaire général de ce ministčre, Roland Bimo, ont assisté ą la cérémonie. 
/m.d/eri/bv/

 


http://www.shekulli.com.al/


Nė foto: Mustafaj, Rusmajli dhe Berisha, dje gjatė betimit nė Presidencė


Kastriot Islami i dorezon Ministrine e Puneve te Jashtme Besnik Mustafajt

Lajmi i ores 6:00 PM

 

Besnik Mustafaj

TIRANE (12 Shtator)- Pararendesi Kastriot Islami i dorezoi zyrtarisht sot postin e Ministrit te Puneve te Jashtme, Besnik Mustafaj. Zyra per shtyp e Ministrise se Puneve te Jashtme beri te ditur se gjate ceremonise se zhvilluar me kete rast, ministri Mustafaj mori ne dorezim nga Kastriot Islami, dosjen me bazen ligjore te funksionimit te Sherbimit te Jashtem, duke perfshire strukturen dhe organiken, realizimin e matrices se objektivave, si dhe situaten e gjendjes financiare dhe realizimin e prokurorimeve publike. Ministri i ri beri Mustafaj beri sot prezantimin zyrtar ne institucionin qe ai do te drejtoje. Ne ceremoni moren pjese Zevendesministri i Puneve te Jashtme, Luan Hajdaraga, Sekretari i Pergjithshem i MPJ-se, Roland Bimo, etj. db/db(NEWS24/BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/
 
 
 
11/09/2005 http://www.shekulli.com.al/

Nė foto: Kryeministri Sali Berisha me disa nga ministrat, pak ēaste pas votbesimit tė qeverisė nė Kuvend

Parlamenti votėbeson kabinetin e ri tė drejtuar nga Berisha. Tė majtėt 52 vota kundėr

"Berisha" merr 84 vota nė Kuvend

81 votave tė maxhorancės i bashkohen 2 deputetėt e PDS. Ceka: Vota e 84-ėt e Ujkės, gabim teknik

Anila Rama

TIRANĖ - Qeveria e re koalicionit tė djathtė ka marrė dje nė mbrėmje “bekimin” e Parlamentit, ndėrsa sot pritet qė tė bėjė betimin para Presidentit Alfred Moisiu. Maxhoranca e re parlamentare ka votuar mbrėmė pas njė seance maratonė diskutimesh, me 84 vota pro nė mbėshtetje tė programit tė qeverisė dhe pėrbėrjes sė ekipit tė ri qeverisės qė do tė drejtohet nga kryeministri Sali Berisha, duke i dhėnė asaj votėbesimin kushtetues. Ndėrkohė 52 deputetėt e opozitės sė majtė kanė votuar kundėr programit tė qeverisė “Berisha”, duke iu pėrmbajtur qėndrimeve tė shprehura gjatė debatit parlamentar tė dy seancave plenare, por edhe skemės klasike tė politikės, sipas tė cilės, njė pakicė parlamentare asnjėherė nuk voton nė mbėshteje tė qeverisė kundėrshtare. Ndėrkaq siē mund tė shihet nga rezultati i votimit, sė bashku me 81 votat e deputetėve tė koalicionit tė djathtė janė bashkuar edhe votat e e deputetėve tė PSD-sė, ashtu siē kishte deklaruar kryetari i kėsaj force politike, Paskal Milo, se do tė votonte nė mbėshtetje tė programit tė qeverisė sė re dhe pėrbėrjes sė saj. Nga ana tjetėr pavarėsisht se kryetarja e seancės, Jozefina Topalli, e konsideroi tė mbyllur votimin me 84 vota, duke uruar kryeministrin Berisha dhe qeverinė e re pėr punė tė mbarė, ka pasur probleme gjatė votimit nė tabelėn elektronike, ku ka rezultuar edhe vota pro qeverisė e deputetit tė PAD-sė, Pashk Ujka, i cili nuk ishte nė sallė gjatė votimit. Kryetari i grupit parlamentar tė PAD-sė, Neritan Ceka, kėrkoi tė sqaronte kėtė pasaktėsi, por kryetarja Topalli e deklaroi tė mbyllur seancėn. Ceka tha pėr “Shekullin”, se vota e Ujkės ishte renditur gabimisht nė numrin e votave pro qeverisė sė re, pasi ky i fundit ishte larguar nga Parlamenti gjatė votimit, por kartela e tij elektronike vazhdonte tė rrinte e ndezur. Gjithsesi nga rezultati i votimit mund tė shihet qartė se maxhoranca e re e partive tė djathta e tė qendrės, nuk ka pasur asnjė “firo” nga votat e 81 deputetėve tė saj, pasi tė gjithė deputetėt e saj kanė qenė tė pranishėm nė seancėn e parė tė rėndėsishme tė kėsaj legjislature. Deputetėt qė kanė munguar kanė qenė nga partitė opozitare dhe pėrkatėsisht ka munguar ish-kryeministri dhe ish-kryetari socialist, Fatos Nano, kryetari i LSI-sė, Ilir Meta, deputeti i LSI-sė Dritan Prifti, socialisti Stefan Ēipa dhe Pashk Ujka, i PAD-sė, qė pavarėsisht nga mungesa, rezultoi nė fund si votues nė mbėshtetje tė qeverisė, pasi kishte harruar pa hequr kartėn individuale tė deputetit qė lidhet me sistemin elektronik. Duhet thėnė se ish-kreu i qeverisė Nano, nuk ka marrė pjesė nė asnjė prej dy seancave ku u diskutua dhe debatua mbi programin e kabinetit qeveritar qė do tė drejtohet nga lideri demokrat Berisha. Por ajo qė vjen tė theksohet pas votimit tė mbrėmshėm nė Kuvend, lidhet me faktin se me 84 votat pro votėbesimit tė qeverisė, maxhoranca e re ka thuajse tė siguruara numrin e votave pėr tė votuar pas mė pak se dy vjetėsh Presidentin e ri tė vendit.

Munguan nė votim:
Fatos Nano
Ilir Meta
Dritan Prifti
Stefan Ēipa
Pashk Ujka (kartela e tij ishte ndezur, vota e 84-ėt)

Votimi:
84 pro
52 kundėr


  
11 Shtator 2005 http://www.kohajone.com/

BERISHA BEN VOTAT PER PRESIDENTIN

Kuvendi miraton me 84 vota pro perberjen dhe programin e qeverise. Kabineti ministror merr mbeshtetje te gjere parlamentare. Socialistet votojne kunder, Nano vazhdon bojkotin

Edlira Prenga

Ka marre shumicen e votave ne parlament dekreti presidencial per perberjen e kabinetit qeveritar dhe programin e saj. Me 84 vota pro, 52 kunder dhe asnje abstenim qeverisja e djathte eshte tashme e legjitimuar te nise misionin e saj. Kabineti Berisha ka marre aq vota sa duhen per te votuar presidentin e ardhshem. Kesisoj e djathta shqiptare ka mundesine ta coje deri ne fund kete legjislature pa u ndier e rrezikuar ne votimin e presidentit ne vitin 2007. I duhej shumica e thjeshte parlamentare per te marre votat, por kryeministri i ri ka arritur te kete dje ne Kuvend shumicen absolute parlamentare duke i krijuar kesisoj lehtesi ne drejtimin e qeverise. Qeveria Berisha ka marre dje edhe dy votat e PDS-se, te cilat ishin deklaruar kohe me pare nga kryetari i saj Paskal Milo pro. Por ka qene dhe vota e deputetit te PAD-se, Ujka qe ka shkuar ne favor te qeverise Berisha, pas nje gabimi te ndodhur ne elektrinike, qe eshte kundershtaur nga kryetari Neritan Ceka. Por tashme eshte shenuar 84 numri i deputeteve qe kane votuar pro kabinetit qeverises dhe programin e ri te ekzekutivit. 137 deputete kane marre pjese ne seancen e djeshme, ku 70 vota shtuar dhe 14 te ministrave qe kane votuar me karton ishin pro qeverise.

Seanca

Pas seances maratone te diskutimeve te djeshme te deputeteve te te dy kahjeve politike ku njera pale ka mbrojtur programin e qeverise duke deklaruar voten pro dhe pala tjeter e ka cilesuar si te manget kete program, duke deklaruar ashtu si dhe ne elektronike voten kunder, rreth ores 22.15 qeveria e drejtuar nga Berisha tashme mund te nise punen e saj ne menyre zyrtare, duke zene postet e njerezve te qeverise se kaluar. Tashme ministrave te kabinetit te drejtuar deri dje nga Fatos Nano si dhe vete ketij te fundit nuk i mbetet gje tjeter vecse te beje dorezimin protokollar te te gjithe dokumentacionit duke ja vene ne dispozicion tashme Berishes dhe njerezve te tij. Pothuajse gjate gjithe dites se djeshme kryeminitstri Sali Berisha ka munguar ne seance. Por vetem pak minuta para se te votbesohej qeveria e re, ai eshte kthyer ne kuvend, duke shpjeguar dhe arsyet e mungeses se tij. (Ju falenderoj per kritikat dhe verejtjet. Per shkak te nje viroze nuk kam qene ne salle(, u shpreh Berisha, duke siguruar ne te njejten kohe se cdo premtin i bere do te shnderrohet ne realitet. (Pavaresisht ju dua apo jo une, dua ato qe perfaqesoj(, ishin fjalet e fundit te thena nga Berisha para votimit ne kuvend.

Kerkesa

Kryetari i grupit parlamentar te PS-se, Gramoz Ruci i beri dje kerkese te drejtperdrejte kryeministrit Berisha qe qeveria te votbesohej ne votim te fshehte. Duke i uruar Berishes sherim te shpejte Ruci kerkoiqe qeveria te votbesohej me votim te fshehte me 3/5 e votave, qe sipas tij eshte kerkuar me force nga Berisha kur ai ishte ne opozite. Por drejtuesja e seances, ne respektim te rregullores se nenshkruar nga vete ligjvenesit ka bere te qarte se votimi per qeverine dhe programin behet gjithmone i hapur, duke e deklaruar ne te njejten kohe te hapur proceduren votuese. E pas ketij debati per menyren e votimit tashme kabineti Berisha pritet te mblidhet diten e neserme ne mbledhjen e pare zyrtare te tij.

 


11 Shtator 2005 http://www.panorama.com.al/
 
Faqe 16 - Koment

 

Ndryshimi i politikės sė Jashtme

 
Besnik Mustafaj
Politika e jashtme ėshtė ndoshta i vetmi aspekt i veprimtarisė sė njė qeverie, ku interesat e kombit janė pėrmbi ēdo pikėpamje e teori mbi tė cilat mbėshtetet zakonisht nė shoqėritė e lira programi i njė partie apo njė partie tjetėr. Dhe ne jemi sot njė shoqėri e lirė. Nė kėtė kontekst, interesat jetike tė kombit tonė pėrmblidhen te integrimi i Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian e nė NATO. Rrjedhimisht, krejt veprimtaria diplomatike do tė mbėshtesė, do tė shoqėrojė e do tė promovojė me tė gjitha mjetet qė ka nė dispozicion punėn e qeverisė e tė institucioneve tė tjera tė shtetit pėr kryerjen e reformave tė gjithanshme e tė thella, qė nevojiten pėr plotėsimin e standardeve pa tė cilat nuk ka integrim.
E kam thėnė dhe e pėrsėris me kėnaqėsi se kursi i ndjekur nė politikėn e jashtme edhe nga qeveritė e majta paraardhėse, ka qenė i drejtė. Unė nuk do tė bėj me kėtė rast njė sinoptikė tė kėtij kursi, por vetėm do tė shfaq disa nga drejtimet e reja nėpėr tė cilat do tė ecim, me qėllim pėrshtatjen e veprimtarisė diplomatike tė shtetit tonė me dinamikėn e zhvillimit cilėsisht tė ri ku po hyn ekonomia dhe mbarė jeta e shoqėrisė shqiptare.
Me bindjen se vendi ka nevojė tė madhe pėr investime tė huaja, me bindjen se vendi ka njė potencial tė madh ekonomik tė pashfrytėzuar, me bindjen gjithashtu se Shqipėria ka kapacitete tė plota njerėzore pėr thithjen e kėtyre investimeve dhe duke ecur me vendosmėri me parimin se nė kontekstin e sotėm gjeopolitik afrimi mes vendeve e popujve kalon nė njė masė tė madhe nėpėrmjet shkėmbimeve tė qėndrueshme ekonomike, trupi diplomatik shqiptar do tė jetė fuqimisht nė shėrbim tė promovimit jashtė tė asaj klime atraktive pėr biznesin e huaj, qė do tė krijojė me pėrparėsi nė vend qeveria. Ne do tė zhvillojmė kėshtu atė, qė nė gjuhėn e sotme quhet diplomaci ekonomike. Por pėrmbushja me cilėsi e kėsaj detyre ėshtė njė barrė fort e rėndė, tė cilėn nuk do tė mund ta mbajė e vetme mbi supe trupa e vogėl diplomatike qė kemi nė dispozicion. Por kjo trupė e vogėl diplomatike do tė shėrbejė si nukėl sugjeruese, mbėshtetėse, bashkėpunuese e harmonizuese, pėr veprimtarinė specifike qė do tė zhvillojnė me jashtė njė numėr i madh institucionesh qeveritare si Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisė, Ministria e Punės dhe Shanseve tė Barabarta, Ministria e Bujqėsisė, Ministria e Mjedisit, Ministria e Turizmit etj., apo institucione shtetėrore si Banka e Shqipėrisė, Bursa si edhe njė numėr i madh institucionesh e organizatash pėrbėrėse tė shoqėrisė civile si Dhoma e Tregtisė, Dhoma e avokatėve, grupimet e ndryshme tė biznesit, Dhoma e noterėve etj. Unė nė kėtė rol shėrbimi e shoh trupėn tonė diplomatike nė katėr vitet e ardhshme. Shqipėrisė i duhet njė politikė e jashtme e hapur realiste dhe pragmatiste, nė funksion tė nevojave tė zhvillimit tė saj progresiv.
Vendi ynė ėshtė tashmė anėtar me tė drejta tė plota nė shumė organizata ndėrkombėtare e koalicione, ku mė kryesoret janė OKB, Kėshilli i Evropės, OSBE, Koalicioni Antiterror, Organizata e Frankofonisė si dhe dhjetėra e dhjetėra konventa e struktura ndėrqeveritare e joqeveritare, me karakter ekonomik, kulturor, ekologjik, shkencor, juridik, arsimor etj. Kjo ėshtė njė trashėgimi substanciale, qė qeveria jonė merr nga qeveritė e mėparshme, tė cilat e kanė drejtuar Shqipėrinė gjatė gjithė shekullit XX. Detyra para nesh shtrohet, qė kjo trashėgimi tė pasurohet e tė vihet plotėsisht nė efiēencė tė interesave tė vendit pėr integrim, zhvillim, stabilitet, siguri. Pėr rrjedhim, do tė arrihet njė rritje e rolit tė Shqipėrisė nė kėto organizata e konventa, me qėllim afirmimin e vullnetit tė plotė tė Shqipėrisė pėr tė qenė me vendosmėri nė anėn e atyre vendeve qė pėrpiqen sinqerisht t’i japin botės paqe e mirėqenie, t’u japin popujve miqėsi e bashkėpunim midis tyre pėr ndėrtimin e njė tė ardhmeje tė pėrbashkėt, tė tregojmė se jemi njė vend serioz, qė dimė t’i japim kuptim tė drejtės qė kemi si anėtarė tė kėtyre organizatave dhe nėpėrmjet kėsaj rruge tė ndihmojmė nė pėrmirėsimin e imazhit tė vendit. Ndėrkaq njė punė e tillė e strukturuar mirė do tė sjellė pėrfitime nė terma konkretė nga dhjetėra e dhjetėra projekte shumėpalėshe, nėpėrmjet tė cilave vendet anėtare punojnė sė bashku pėr tė siguruar njė zhvillim harmonik tė rajoneve tė ndryshme tė planetit.
Shqipėria i ka tė gjitha potencialet pėr tė zhvilluar njė diplomaci kulturore aktive, qė do t’i shėrbejė afirmimit tė identitetit tonė kombėtar te popujt e tjerė si dhe shpalosjes sė vėrtetė tė atyre vlerave tė krijuara nėpėr kohė e qė vazhdojnė tė pasurohen dita-ditės, e pėr tė cilat ka nevojė sot mė shumė se kurrė imazhi i vendit tonė. Diplomacia kulturore, siē ėshtė provuar tashmė, mbetet njė rrugė me dobi tė veēantė pėr tėrheqjen e turistėve dhe po ashtu ėshtė njė rrugė qė duhet ndjekur me qartėsi me qėllim pėrfshirjen sa mė gjerėsisht dhe denjėsisht tė vendit tonė nė procesin global tė qarkullimit tė vlerave kulturore nė botėn e sotme. Kjo do tė thotė qė Ministria e Punėve tė Jashtme ta rikonceptojė rrėnjėsisht veprimtarinė e vet nė kėtė drejtim, duke krijuar mekanizmat pėrkatėse pėr t’u bėrė funksionale kryesisht si mbėshtetėse dhe promovuese e veprimtarisė sė njė morie organizatash kulturore qeveritare e jo qeveritare, tė cilat janė bartėse tė kėtyre vlerave. Krahas kėsaj do t’i jepet respekti dhe mbėshtetja institucionale edhe individit artist, shkencėtar e shkrimtar, nė rastet kur ky individ pėrfaqėson njė personalitet dhe me veprėn e tij, tė krijuar individualisht, pėrēon njė vlerė universale, por qė rrethanat jetėsore kanė penguar nxjerrjen e kėsaj vlere nė skenėn ndėrkombėtare. Unė jam i bindur nė dobinė pėr kombin, qė kanė individualisht shumė piktorė, kineastė, arkeologė, shkrimtarė e muzikantė nė Tiranė e nė rrethe.
Shqipėria ka sot marrėdhėnie tė mira e shumė tė mira dypalėshe me tė gjitha vendet e botės demokratike. Kjo ėshtė njė bazė e sigurt pėr tė ecur pėrpara nė zgjerimin dhe intensifikimin e marrėdhėnieve me secilin nga kėto vende.
Marrėdhėniet me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės mbeten tė rėndėsisė strategjike pėr ne. SHBA-ja ėshtė aleati i pazėvendėsueshėm i demokracisė sė re shqiptare. Shqipėria do tė vazhdojė tė japė kontributin e vet me tė gjitha mundėsitė nė Koalicionin Antiterror. Por nė fushėn e marrėdhėnieve dypalėshe janė krijuar tė gjitha kushtet tashmė pėr njė prani shumė mė tė dukshme tė kapitaleve amerikane nė zhvillimin ekonomik tė Shqipėrisė. Mbėshtetja substanciale qė qeveria amerikane i ka dhėnė gjatė gjithė kėtyre viteve Shqipėrisė nėpėrmjet agjencive tė saj pėr ndėrtimin e institucioneve dhe krijimin e parametrave tė tregut tė lirė, ka nevojė tė shoqėrohet tashmė me investime tė drejtpėrdrejta amerikane veēanėrisht nė sektorėt strategjikė e ata prioritarė tė ekonomisė tonė. Realizimi i kėtij synimi do tė zėrė njė vend tė dorės sė parė nė marrėdhėniet tona me SHBA-nė.
Shqipėria do tė vazhdojė tė luajė rolin qė i takon pėr forcimin e paqes e tė stabilitetit nė rajon, duke zgjeruar e intensifikuar marrėdhėniet diplomatike, ekonomike, politike e kulturore me tė gjitha kėto vende. Eshtė shumė e rėndėsishme qė Shqipėria nuk ka asnjė problem tė pazgjidhur me ndonjė nga kėto vende e po ashtu, ekziston njė kuadėr i mirė marrėveshjesh me secilin nga kėto vende, tė nėnshkruara e tė ratifikuara nė parlament, marrėveshje qė kėrkojnė tė shoqėrohen mė mirė me programe realiste shkėmbimesh nė tė gjitha fushat, nė mėnyrė qė tė ndjehet dobia e tyre pėr tė gjitha palėt. Katėr vitet e ardhshme do tė sjellin njė nivel tė ri marrėdhėniesh me Kroacinė, Bosnje-Hercegovinėn, Kosovėn e Maqedoninė. E po ashtu, do tė nxirren nga njė gjendje konfuzioni e improvizimi marrėdhėniet me Serbinė e Malin e Zi. Stadi cilėsisht i ri nė tė cilin gjendet sot Kosova, dhe mundėsitė e krijuara pėr tė zgjidhur nyjėn e tė ardhmes sė saj nėpėrmjet negociatave Prishtinė – Komuniteti Ndėrkombėtar, i ēliron pėrfundimisht nga emocionet negative marrėdhėniet Tiranė – Beograd. Ne kemi me tė gjitha kėto vende njė synim tė pėrbashkėt e qė ėshtė integrimi nė BE e nė NATO, ndaj edhe gjithė marrėdhėniet mes nesh janė sa nė interes reciprok aq edhe nė shėrbim tė kėtij procesi. Tradita e miqėsisė me Turqinė do tė vazhdojė tė ushqejė vullnetin tonė pėr rritje tė vėllimit tė shkėmbimeve nė tė gjitha fushat.
Afrimit me Bashkimin Evropian do t’i shėrbejė intensifikimi i marrėdhėnieve bilaterale me secilin nga vendet anėtare tė kėtij Bashkimi. Vihet re njė zhballancė midis nivelit shumė tė mirė tė marrėdhėnieve politike e diplomatike dhe nivelit shpesh tė ulėt tė marrėdhėnieve ekonomike qė Shqipėria ka me Britaninė e Madhe, Spanjėn, Vendet Nordike, shumė nga vendet e Evropės Qendrore, tashmė anėtare aktive tė Bashkimit Evropian, Me Francėn, Gjermaninė, Austrinė. Vitet qė vijnė presin njė pėrqendrim tė veprimtarisė sė misioneve tona diplomatike pėr korrigjimin e kėtij disniveli. Greqia dhe Italia, si vende fqinje e mike, me njė arkiv shumė tė pasur marrėdhėniesh me Shqipėrinė, njėherėsh anėtare nė BE e nė NATO, do tė kenė pėrparėsi.
Po ashtu, do tė synojnė zgjerimin dhe pasurimin e marrėdhėnieve me njė numėr vendesh me peshė tė veēantė nė zhvillimet e sotme botėrore ekonomike e politike si Japonia e Kanadaja, tė cilat edhe e kanė shoqėruar me ndihma tė konsiderueshme procesin e tranzicionit tonė gjatė gjithė kėtyre viteve. Kina mbetet njė partnere e qėndrueshme me hapėsira ende tė pashfrytėzuara shkėmbimesh qoftė nė fushėn ekonomike, qoftė nė atė kulturore. Ashtu si edhe marrėdhėniet me Rusinė, kanė vend pėr zgjerim e pasurim.
Katėr vitet qė vijnė do tė jenė periudhė e njė reforme tė gjerė nė rrjetin e pėrfaqėsive tona nė botė, me qėllim zgjerimin e pranisė tonė diplomatike, fuqizimin e misioneve tė rėndėsisė sė parė si dhe rritjen e pėrkujdesit tė shtetit tonė pėr emigrantėt. Kjo kėrkon njė rishqyrtim tė vėmendshėm tė zbatimit tė ligjit pėr shėrbimin e jashtėm, nė mėnyrė qė tė rritet profesionalizmi i trupės diplomatike.
Pėr sa i pėrket qėndrimit ndaj politikės sė jashtme, ne kemi tashmė njė pėrvojė tė mjaftueshme konsensusi tė tė gjitha forcave politike parlamentare, pėrvojė kjo qė unė mendoj se ėshtė kthyer nė njė kulturė tė ēmuar e tė qėndrueshme tė konsensusit. Jam i bindur se kėshtu do tė vazhdojė.
 
 
 

Pėr diplomacinė ekonomike, do tė bashkėpunohet edhe me dikasteret e tjera

Mustafaj: Pavarėsia e Kosovės, formati pėr t'u negociuar

Ministri i Jashtėm, Besnik Mustafaj, nė pėrgjigje tė pyetjeve tė deputetes socialiste, Arta Dade, lidhur me qėndrimin e qeverisė rreth statusit tė Kosovės tha se, "qėndrimi ynė pėr zgjidhjen e statusit tė ardhshėm tė Kosovės ėshtė vetėm pavarėsia. Ky ėshtė njė vullnet i popullit tė Kosovės dhe formati i kėsaj pavarėsie mbetet pėr t'u negociuar nė mėnyrė ekskluzive nga autoritetet legjitime tė Kosovės dhe komunitetit ndėrkombėtar". Ministri i Jashtėm, Mustafaj, tha nė vazhdim se, "nė kėtė pikė nuk kemi ambiguitet, patjetėr ne mendojmė se propagandistėt e zgjidhjes sė problemit janė komuniteti ndėrkombėtar me tė gjithė organizmat qė veprojnė tashmė nė Kosovė qė nga UNMIK-u deri tek Grupi i Kontaktit".

Njė pyetje e bėrė dy herė dhe qė kishte tė bėnte me zgjidhjen e tė drejtave ekonomike tė popullsisė ēame, ministri i Jashtėm, Mustafaj tha se, "gjatė katėr viteve tė shkuara kur zonja Dade ishte ministre e Jashtme, apo nė njė periudhė tjetėr kur ajo ka qenė anėtare aktive e Komisionit tė Jashtėm, ajo e ka njohur pikėpamjen time pėr zgjidhjen e problemit tė tė drejtave ekonomike tė popullsisė ēame. I pėrmbahem parimit se ky ėshtė njė problem i parashikuar pėr t'u zgjedhur nė mėnyrė tė ligjshme nė njė dokument themeltar qė rregullon marrėdhėniet e Shqipėrisė me Greqinė dhe qė ėshtė traktati i miqėsisė i nėnshkruar nė maj tė vitit 1996 dhe ne do tė bėjmė funksional kėtė traktat nė bisedimet dhe kontaktet tona tė rregullta me autoritetet greke".

Ministri i Jashtėm, Mustafaj, nė pėrgjigje tė disa pyetjeve tė tjera tha se, Shqipėria do tė vazhdojė tė pėrfaqėsohet nė konferencėn e vendeve islamike, ndėrsa tha se pėr implementimin e konceptit tė diplomacisė ekonomike do tė bashkėpunojė edhe me dikasteret e tjera si: Ministria e Kulturės, Dhoma e Tregtisė etj. Lidhur me reformėn nė Kėshillin e Sigurimit dhe qėndrimin qė do tė mbajė Shqipėria, ministri bėri tė ditur, se ne jemi pėr njė zgjidhje me konsensus.

 

 


 

LE PRESIDENT MOISIU DECLARE QUE L'ALBANIE A FAIT UN PAS EN AVANT EN REALISANT UNE ROTATION POLITIQUE TRANQUILLE
 
     TIRANA, 11 sept (ATA - Maela Marini) - "L'Albanie a fait un grand pas en avant vers la consolidation de la démocratie en réalisant la rotation politique de faēon tranquille et pacifique", a déclaré dimanche le président albanais, Alfred Moisiu, lors de la cérémonie au cours de laquelle, le nouveau gouvernement prźtera serment.
     S'adressant aux nouveaux ministres du cabinet gouvernemental, la président Moisiu s'est déclaré confiant qu'ą travers un engagement maximal ą tenir les promesses électorales, le nouveau gouvernement attrapera le temps perdu et fera des pas en avant sūrs vers l'avenir.
     "Votre cabinet, une mosaļque riche de partis, d'expériences, de personnes de différents āges et de professions nous incite ą le percevoir comme une possibilité de transmettre de grandes énergies en faveur de la croissance économique, de l'accroissement du bien-źtre, du renforcement de l'Etat de droit et de l'intégration du pays aux structures euroatlantiques", a conclu M.Moisiu./klod/JDE/
 
 

LE PARLEMENT ALBANAIS A ADOPTE LE PROGRAMME ET LA COMPOSITION DU NOUVEAU GOUVERNEMENT

     TIRANA, 10 sept (ATA - M.Duro) - Le Parlement albanais a adopté samedi avec 84 voix pour et 53 contre le programme et la composition du nouveau cabinet gouvernemental dirigé par le Premier ministre albanais et également leader du Parti démocratique (PD), Sali Berisha.
     Le vote d'aujourd'hui a été ouvert et 137 députés y ont participé. Le programme politique du nouveau gouvernement a été présenté vendredi par le Premier ministre ą peine nommé, Berisha. 

   Ci-dessous suivent les noms des membres du nouveau cabinet gouvernemental: 
     
     1. Sali Berisha - Premier ministre

     2. Ilir Rusmajli - Vice-Premier ministre 
 
     3. Ridvan Bode - Ministre des Finances 
 
     4. Besnik Mustafaj - Ministre des Affaires étrangčres  
 
     5. Genc Ruli - Ministre de l'Economie 
 
     6. Sokol Olldashi - Ministre de l'Intérieur
 
     7. Maksim Cikuli - Ministre de la Santé
 
     8. Lulzim Basha -  Ministre des Travaux publics, des Transports et des Télécommunications
 
     9. Jemin Gjana  -  Ministre de l'Agriculture
 
   10.  Aldo Bumēi  -  Ministre de la Justice
  
   11.  Arenca Troshani - Ministre de l'Intégration 
 
   12.    Bujar Leskaj - Ministre du Tourisme et de la Culture
 
   13.    Fatmir Mediu - Ministre de la Défense 
 
   14.    Genc Pollo - Ministre de l'Education et des Sciences 
 
   15.     Thoma Miēo - Ministre du Travail et des Chances égales
 
   16.    Lufter Xhuveli  - Ministre de l'Environnement et des Eaux
/eri/JDE/