http://www.panorama.com.al/ 14 Qershor 2005
LZHK, takime nė Tepelenė dhe Krujė

Nėn moton “Ne bėjmė shtet”, LZHK-ja ka vazhduar fushatėn e saj zgjedhore, duke prezantuar kandidatėt pėr deputetė nė mjaft zona elektorale. Drejtuesi i fushatės elektorale, Dashamir Shehi ka qenė nė Tepelenė, ku ka prezantuar kandidatin pėr deputet tė LZHK-sė, Hysni Kaleci. Ndėrsa Leka Zogu ka prezantuar nė Laē dhe Fushė-Krujė kandidatėt pėr deputetė, Gjon Kola dhe Eduart Ypi, pėr tė ardhur nė Tiranė nė zonėn 36 ku ka prezantuar kandidatin, Shpėtim Rroqi. Gjithashtu Dashamir Shehi ka qenė dje edhe nė Shkodėr, ku ka prezantuar kandidatin Virtyt Sokolaj. Nė tė gjitha kėto takime drejtuesit e LZHK-sė u kanė bėrė thirrje zgjedhėsve tė kėtyre zonave, qė tė votojnė LZHK-nė, pasi ėshtė e vetmja alternativė, e cila vendos shtetin ligjor, lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar.

 

 
Faqe 6/7 - Politikė

forum
zgjedhje 2005
 

Profili i katėr kandidatėve tė Fierit Ēaēi, Gjini, Cėrra dhe Dushi

 

Zona 66, gara per ndryshimin e qendres

 
Gezim Hajdini/ fier

Zona elektorale nr.66 pėrfshin tri lagje tė qytetit tė Fierit dhe ėshtė njė nga zonat urbane mė problematike nė tė gjitha aspektet, nė infrastrukturė, ekonomi, probleme sociale etj. Nė zgjedhjet parlamentare tė tre korrikut janė pėrballė njėri-tjetrit kandidati i PS-sė, Albert Ēaēi, kandidati i PD-sė, Viktor Gjini, kandidatja e LSI-sė, Vezire Dushi si dhe kandidati i LZHK-sė, Thanas Cėrra. Kjo zonė ka njohur ndryshime jo tė vogla demografike dhe ndėrtime tė reja, tė cilat kanė nevojė pėr urbanizim. Papunėsia ėshtė njė tipar dallues pėr kėtė zonė si dhe pėr Fierin nė pėrgjithėsi, pėr arsye se njė numėr i madh punonjėsish janė shkurtuar nga vendet e punės nė ish-ndėrmarrjet e mėdha si uzina e Ballshit, azotiku etj. Nė premtimet e kandidatėve tė katėr forcave kryesore nuk vihet re ndonjė platformė konkrete pėr punėsimin, ndėrkohė qė u mėshohet premtimeve pėr infrastrukturėn dhe sigurimin e ujit e dritave. Ajo qė vihet re nė pėrballjen e katėr kandidatėve, duket se ėshtė civilizimi qė pėrcjell gjithė garėn. Tė katėr kandidatėt kanė shpallur si prioritet pėrkushtimin ndaj elektoratit nė Parlamentin e ardhshėm. Nė zgjedhjet e kaluara, kandidati i pėrbashkėt i PD-PR-sė, Mediu pati dalė i dyti me 4 418 vota, kundrejt 6 855 votave qė mori Ēaēi. Sot, kandidati i PD-sė, Gjini mendon se ka ardhur “koha pėr ndryshim”, ndėrsa Ēaēi garon pėr mandatin e dytė.

 

Me pretendimin se janė “autoktonė” jo vetėm nga fakti se janė lindur dhe rritur nė zonėn ku kandidojnė, katėr kandidatėt mendojnė se kanė edhe shumė arsye tė tjera qė meritojnė votėn mė 3 korrik.

Edhe nga pėrgjigjet e tyre, vihet re se gara mė e fortė mbetet ajo mes kandidatit tė PS-sė, Ēaēi dhe atij tė PD-sė, Gjini. Tė katėr kandidatėt pretendojnė se i njohin shumė mirė nevojat nė zonė dhe se kanė platforma tė qarta pėr zgjidhjen e problemeve.

1-Cilėt janė zgjedhėsit qė do tė votojnė pėr ju?
Albert Ēaēi (PS). Mund tė them se jam lindur e rritur nė Fier dhe familjen time e kam kėtu. Lidhjet e ngushta me njerėzit pėrbėjnė njė nga cilėsitė e mia mė tė mira. Zgjedhėsit qė do tė votojnė pėr mua janė banorėt e lagjeve tė zonės ku kandidoj, qytetarė tė thjeshtė, tė reja e tė rinj, pjesa intelektuale e qytetit dhe gjithė ata qė kėrkojnė tė vazhdojnė punėn e nisur. Pa dyshim janė votues, tė cilėt mė kanė besuar votėn 4 vjet mė parė, kur ende nuk mė njihnin mirė, ndėrsa sot me pėrvojėn time dhe punėn time 4-vjeēare, mendojnė se kam bėrė diēka. Tė gjithė zgjedhėsit qė kėrkojnė tė pėrqafojnė alternativėn dhe vizionin socialist nė tė ardhmen, do tė jenė zgjedhėsit e mi, por nė Parlamentin e ardhshėm, do t’i konsideroj njėsoj tė gjithė.
Viktor Gjini (PD). Sė pari vendosa tė kandidoj, sepse jam i bindur se Shqipėrisė i duhet njė ndryshim i madh si kusht i vetėm pėr t’u ndarė nga e tashmja, nga izolimi dhe pėr tė hyrė nė Evropė, ku ne tė gjithė aspirojmė. I bindur se mund tė kontribuoj pėr kėtė ndryshim vendosa tė kandidoj. Kam zgjedhur kėtė zonė elektorale, sepse jam banor i saj, i njoh hallet dhe problemet e banorėve. Falė dhe profesionit tim si mjek mendoj se kontribuoj mė mirė kėtu se nė ndonjė zonė tjetėr. Gjithsesi, kandidimi ishte fryt i bashkėpunimit midis meje dhe PD-sė. Zgjedhėsit qė do tė votojnė pėr mua do tė jenė tė gjithė ata qė kėrkojnė ndryshim, dhe mendoj se tashmė ka ardhur koha.
Vezire Dushi (LSI). Mund tė kisha kandiduar nė ēdo zonė tjetėr, por fakti qė familja ime banon nė lagjen “1 Maj” tė qytetit tė Fierit, dhe fakti qė ėshtė zona ku mund tė kontribuohet mė shumė pėr shkak tė neglizhencės sė pushtetit pėr rrethinat, mė shtyu tė kandiddoj pikėrisht kėtu. Zgjedhėsit qė do tė votojnė pėr mua janė tė gjithė ata qė kėrkojnė ndryshim dhe njė forcė tė re nė politikėn shqiptare, janė tė rinj e tė reja, qytetarė tė thjeshtė, punėtorė, tė papunė, intelektualė qė kanė besim te forca e re e politikės shqiptare, ndaj dhe slogani ynė ėshtė “Forcė e re, Shqipėri e re”. Ne jemi alternativa mė progresiste qė do tė sjellė ndryshimin e politikės shqiptare.
Thanas Cėrra (LZHK). Mendoj se do mė votojnė ata zgjedhės, tė cilėt kanė probleme sociale. Mbi tė gjitha mendoj se Shqipėria ka nevojė pėr njė shtysė morale, ku energjitė qė ekzistojnė nė masivitet tė drejtohen nga njė forcė qė u jep dinjitet shqiptarėve pėr emrin e tyre, dhe tė mos tentojnė mė tė kėrkojnė viza, lotari amerikane e kanadeze, tė ikin nga sytė kėmbėt, por tė jetojnė kėtu tek ne. Janė ajo pjesė e elektoratit qė kėrkon ndryshim, i cili duhet tė vijė brenda vendit.

2- Ku mbėshtetet platforma juaj elektorale?
Albert Ēaēi (PS). Ne kemi njė sėrė projektesh, qė kanė arritur nė njė pikė tė caktuar, tė cilat premtoj t’i pėrfundoj. Tė gjitha projektet qė kemi nisur do tė mbarojnė nė kėtė 4-vjeēar tė njė mandati tė ri elektoral. Platforma elektorale bazohet nė epėrsinė qė ka politika e jashtme dhe e brendshme e PS-sė, alternativat dhe vizioni i qartė qė ka ajo pėr tė ardhmen shqiptare. Gjithashtu nuk mund tė lė pa pėrmendur edhe punėn time, me pėrkushtim, 4 vjet si deputet i zonės. Pėr kėtė kam guximin dhe besimin qė tė jem sėrish forca e zėrit tė kėtyre banorėve nė Parlament. Vetėm programi i PS-sė ka alternativa tė qarta zhvillimi pėr tė ardhmen.
Viktor Gjini (PD). Kam dėgjuar shumė premtime nga kandidatėt e tjerė, tė forcave tė ndryshme politike, sikur tė jenė duke kandiduar pėr kryetarė bashkie. Brenda kėtyre premtimeve unė shoh 2 elementė. E para, shoh elementin butaforik dhe propagandistik tė fushatės, dhe e dyta, konstatoj mungesė respekti pėr qytetarėt, pasi ato janė premtime qė nuk lidhen fare me fushėn e deputetit, alternativave tė qarta zhvillimi pėr tė ardhmen e Shqipėrisė. Besoj se alternativa e PD-sė ka qenė dhe do tė jetė mė e mira dhe natyrisht, nė kėto zgjedhje, alternativa e fitores. Unė besoj te platforma elektorale qė mbėshtetet nė programin e zhvillimit tė vendit, hartuar nga specialistėt mė tė mirė tė PD-sė. Kjo kohė kėrkon angazhim tė madh dhe njerėz seriozė, tė ndershėm pėr tė marrė pėrsipėr fatet e vendit.
Vezire Dushi (LSI). Nė radhė tė parė mbėshtetet nė nevojėn imediate pėr ndryshim nė politikėn shqiptare dhe nė fytyrėn e re tė pėrfaqėsuesve tė popullit, si domosdoshmėri e momentit, e kuptuar dhe nga populli. Nė faktin qė pėrfaqėsoj njė forcė tė re, dalja e sė cilės ishte pasojė e kėsaj nevoje pėr ndryshim, nė besimin se, nga pikėpamja profesionale, morale dhe qytetare, pėrbėj njė figurė politike tė pa konsumuar, dhe tė palidhur me “tė keqen” qė ka zėnė politikėn shqiptare. Kjo “e keqe” ėshtė servilizmi politik, i cili pengon zėrin ndryshe nga liderėt qė janė bėrė si Zeus nė Shqipėri. Ne jemi njė forcė e re, me njerėz tė rinj e tė pėrkushtuar, qė do tė dimė tė ndryshojmė Shqipėrinė.
Thanas Cėrra (LZHK). Platforma jonė mbėshtetet nė atė qė i krijohet Shqipėrisė nėpėrmjet njė angazhimi intelektual, bashkėpunimit mes forcave mė tradicionale tė djathta dhe i njė pėrvoje, tė cilėn Shqipėria e ka kaluar, tė paktėn nė kohėn e pushtetit tė mbretit Zog, atėherė kur ėshtė krijuar shteti i parė shqiptar dhe ka pasur njė forcė, nėn tė cilėn shqiptarėt kanė pasur dinjitet pėr emrin shqiptar. Kjo do realizohet nėpėrmjet disa pikave tė LZHK-sė, si krijimi i njė platforme ekonomiko-sociale, rivendosja dhe rikthimi i pronave, rikthimi nė normalitet i politikės ku shteti tė jetė shtet, madje edhe masėn e dėnimit me vdekje tė paktėn pėr 5 vjet, pasi tashmė monopolet dhe mungesa e njė kodi fiskal bėjnė qė tė qarkullojnė para dhe kapitale tė tilla, qė nuk vlerėsojnė punėn e ndershme.

3-Cilat janė problemet nė zonė dhe cili do tė jetė angazhimi juaj nė zgjidhjen e tyre?
Albert Ēaēi (PS). Edhe pse zona elektorale ėshtė urbane dhe jo rurale, sėrish ka ende shumė probleme. Nė mandatin e shkuar kemi realizuar shumė nga projektet e hartuara dhe nė nė mandatin qė vjen premtojmė tė vazhdojmė punėn e nisur. Ky ėshtė edhe slogani im elektoral. Ne kemi njė sėrė projektesh, tė cilat janė nė njė pikė tė caktuar dhe premtoj t’i pėrfundoj. Fillimisht premtoj ndėrtimin e 3 autostradave tė reja, mbarimin e rikonstruktimit tė gjithė akseve rrugore tė Fierit. Do tė hapet gjithashtu njė universitet, pasi Fieri, njė qytet i kategorisė sė parė, meriton ngritjen e njė shkolle tė lartė. Do ketė energji elektrike 24 orė, do tė ndėrtohen komplekse tė reja sportive, pra kėtu do tė bėhet njė transformim i qytetit tė Fierit. Tė gjitha projektet qė ne kemi nisur do tė mbarojnė nė kėtė 4-vjeēar tė ri elektoral.
Viktor Gjini (PD). Zona ku unė kandidoj ka shumė probleme, si nė infrastrukturė, mungesė tė energjisė elektrike dhe uji tė pijshėm, etj. Ajo qė u premtoj qytetarėve dhe zgjedhėsve tė mi ėshtė se do tė jem avokati i tyre, zėri i tyre nė Parlament dhe nė qeveri, pavarėsisht se cilės force politike i pėrkasin ata. Nė radhė tė parė do tė vė interesat e qytetarėve dhe pastaj interesat e PD-sė. Ky ėshtė premtimi mė i madh qė u bėj qytetarėve; do tė jem gjithnjė nė anėn e tyre dhe jo nė atė tė pushtetit, pavarėsisht se kujt do t’i pėrkasė ky pushtet. Pėr tė gjitha kėto probleme unė ofroj zgjidhje maksimale nė dobi tė jetės sė komunitetit tė zonės sime nė veēanti dhe krejt shqiptarėve nė pėrgjithėsi.
Vezire Dushi (LSI). Premtimet janė tė lidhura me programin politik tė forcės qė pėrfaqėsoj, e cila ka marrė angazhime nė fushėn e arsimit, punėsimit, energjisė, tatimeve, integrimit evropian dhe infrastrukturės. Unė impenjohem nė evidentimin e tė gjitha familjeve nė nevojė, nė numrin real tė tė papunėve nė funksion tė politikave ndihmuese, ndėrmarrjen e iniciativave ligjore pėr ndryshimin e ligjit “pėr urbanistikėn” dhe nė legjislacionin e tenderimeve nė investimet publike pėr vendosjen e klauzolave, qė do tė bėnin tė domosdoshėm pėlqimin e komunitetit pėr marrjen nė dorėzim tė punimeve tė ndėrtuara me taksat e tyre. Do angazhohem nė ndėrhyrjen pranė organeve tė pushtetit vendor dhe qendror pėr ndėrmarrjen e iniciativave pėr rehabilitimin e lumit Gjanica, heqjen e tregjeve nga ky lum dhe vendosjen e tyre nė vende tė pėrshtatshme, nė ndėrhyrjen pėr ndėrtimin e ambienteve sportive pranė stadiumit tė lojėrave, dhe nė verifikimin e mėnyrės sė pėrdorimit tė fondeve pėr pastrimin e qytetit.
Thanas Cėrra (LZHK). Po tė kemi parasysh disa spote publicitare tė partisė nė pushtet, qė tregojnė se janė bėrė kėto ose ato ndėrtime, them se tė gjitha kėto janė demagogji. Shumė rrugė tė lagjes “1 Maj” janė kthyer nė shtigje pėr banorėt, ka probleme tė furnizimit me energji elektrike, ujė tė pijshėm dhe duke mos pasur asnjė perspektivė tė qartė pėr tė nesėrmen e tyre, shumė tė rinj, e shohin tė ardhmen larg Shqipėrisė. Duket sikur kėtu nuk ka diell, ndėrsa nė vende tė tjera ka. Nuk e kuptoj gjithė kėtė varfėri ekonomike dhe shpirtėrore. Tė gjitha kėto probleme, duke filluar nga ato sociale, kulturore, shpirtėrore dhe sportive, gjejnė zgjidhje te platforma e LZHK-sė. Nė radhė tė parė tė bėjmė shtet, pastaj vijnė zgjidhjet e problemeve.

4-Vlerėsimi pėr rivalėt tuaj?
Albert Ēaēi (PS). Pėr tė gjithė kandidatėt kam mendimin mė tė mirė, pavarėsisht forcave dhe bindjeve politike qė kanė. Mendoj se duhet tė bėjmė njė fushatė tė rregullt qytetare brenda tė gjitha ligjeve dhe tė respektojmė Kodin Zgjedhor, madje pėr kėtė gjė u kam bėrė thirrje kandidatėve tė zonės pėr bashkėpunim. Natyrisht, rivali im kryesor ėshtė kandidati i PD-sė, Viktor Gjini, tė cilin e respektoj. Pėr rivalen e LSI-sė, Vezire Dushi, kam mendimin se ėshtė njė notere e zonja dhe njė grua me dinjitet, por mendoj se ka ikur koha e sharjeve dhe fyerjeve nė politikėn shqiptare.
Viktor Gjini (PD). I respektoj si qytetarė tė nderuar tė qytetit, por nuk kam lidhje me kandidatėt e tjerė. Fitoren nuk e bazoj te gara e rivalėve, por te puna me qytetarėt, pėr t’i bindur qė jam kandidatura mė e mirė, pėr tė cilėn duhet tė votojnė. Kam shpresa pėr njė fushatė tė qytetėruar, civile dhe mendoj se vetė niveli i votuesve kėrkon njė gjė tė tillė. Pėr sa i pėrket kandidatit tė PS-sė, unė ndjej rivalitet, pasi Ēaēi ėshtė rivali im kryesor.
Unė nuk mund ta mohoj kėtė gjė, madje ėshtė pėr t’u vlerėsuar.
Vezire Dushi (LSI). Pėrballė meje nuk shoh kandidatė, por subjektet qė ata pėrfaqėsojnė. Duke i parė zgjedhjet si garė dhe jo si luftė nuk ndjej frikė pėr asgjė, madje i shikoj si njė pėrvojė qė do tė fitoj nė rrugėn qė kam nisur. Unė habitem me kandidatin e PS-sė, Albert Ēaēi qė del nė ēdo inaugurim qė bėhet me investimet, duke na i servirur si dhurata tė tij personale. Madje do tė doja tė pyesja kryetarin e bashkisė Fier, se ē’bėhet me taksat qė ne paguajmė kur ēdo gjė e paskemi dhuratė nga Albert Ēaēi? Theksoj se pėr disa vjet me radhė, nga ky deputet nuk ėshtė paraqitur asnjėherė ndonjė kėrkesė me shkrim nė Kėshillin Bashkiak me iniciativėn e vet personale dhe nė mbėshtetje tė ndonjė nevoje tė komunitetit. Megjithatė, mund tė them se i respektoj tė gjitha kandidaturat e hedhura nė zonė.
Thanas Cėrra (LZHK). Nuk kam asgjė personale me rivalėt e mi, madje i konsideroj si njerėz qė, sikurse edhe unė, besoj se dėshirojnė qė qyteti tė ecė nė ritme normale. Mendoj qė qenia si deputet prej 4 vjetėsh i kandidatit tė PS-sė, Albert Ēaēi, nuk pėrbėn ndonjė fakt ku del nė pah puna e tij, megjithėse ai trumbeton shumė pėr investime. Mungesat tona tė pėrditshme janė fakti se ai nuk e ka kryer punėn e tij siē duhet. Kandidatin e PD-sė, Gjini nuk e njoh politikisht se si vepron, por besoj qė ka ide.

 

Rezultatet e zgjedhjeve tė 2001

Albert Ēaēi, PS 6 855 vota ose 53.7%
Fatmir Mediu, PR 4 418 vota ose 34.6%
Engjell Bejtaj, PSD 567 vota ose 4.44%
Artan Koēi, AD 288 vota ose 2.25%
Stefan Ēeku, PDR 226 vota ose 1.77%
Viktor Bitri, PKSH 174 vota ose 1.36%
Kristaq Qirushi, PBDNJ 102 vota ose 0.80%
Zhaneta Zylalaj, PASH 44 vota ose 0.34%
Jani Pipa P.KONS 40 vota ose 0.31%
Muharrem Memushi, PDK 33 vota ose 0.25%


PS 6 876 vota ose 54.2%
PD+BF 3 600 vota ose 28.3%
PLKSH 606 vota ose 4.78%
PDR 436 vota ose 3.43%
PAD 247 vota ose 1.94%
PSD 247 vota ose 1.94%
PBDNJ 233 vota ose 1.83%
PAA 138 vota ose 1.08%
PKSH 88 vota ose 0.69%
PSKSH 38 vota 0.30%

 

Albert Ēaēi
Ekonomisti qė synon mandatin II

Albert Ēaēi kandidon pėr herė tė dytė nė kėto zgjedhje nėn siglėn e PS-sė, pasi ka qenė deputet nė legjislaturėn e fundit tė Parlamentit. Ai ka lindur nė Fier nė vitin 1957, ėshtė i martuar dhe ka njė fėmijė. Studimet e larta i ka kryer nė universitetin e Tiranės, dega Ekonomik. Ēaēi ėshtė anėtar i KPD-sė socialiste. Karrierėn e punės sė tij Ēaēi e ka nisur si ekonomist nė Patos, si specialist pėr shpimin dhe kėrkimin e naftės nė vitet 1981-1984. Mė pas, ai ka qenė kryetar i degės sė planifikimit, SH.K.Naftės, Patos. Me ardhjen e sistemit demokratik, Ēaēi ka punuar njė vit si kėshilltar i ministrit pėr naftėn, ndėrsa mė pas ėshtė marrė me aktivitet privat. Ēaēi ka punuar si drejtor i Drejtorisė Ekonomike nė Ministrinė e Drejtėsisė. Zotėron tri gjuhė tė huaja; italisht, anglisht dhe frėngjisht.

Viktor Gjini
Pedagogu i mjekėsisė me siglėn e PD

Viktor Gjini kandidon pėr herė tė parė nė zgjedhjet e tre korrikut si pėrfaqėsues i Partisė Demokratike. Ai ka lindur nė Fier nė vitin 1964, ėshtė i martuar dhe ka njė fėmijė. Viktor Gjini ėshtė diplomuar nė fakultetin e Mjekėsisė nė universitetin e Tiranės. Pas pėrfundimit tė studimeve tė larta, Gjini ka punuar rreth 15 vjet si pedagog nė fakultetin e Mjekėsisė. Prej tre vjetėsh ai punon si mjek kardiolog nė spitalin civil tė qytetit tė Fierit. Pėrfshirja e tij nė Partinė Demokratike ka ardhur i pasojė e hapjes sė kėsaj tė fundit ndaj shoqėrisė civile. Si i tillė, Viktor Gjini kandidon nėn siglėn e PD-sė. Ai zotėron tri gjuhė tė huaja; anglishten, frėngjishten dhe italishten.

Vezire Dushi
Ish-prokurorja nė garė pėr LSI

Vezire Dushi ėshtė kandidate e LSI-sė nė kėto zgjedhje nė zonėn 66 tė qytetit tė Fierit. Ajo kandidon pėr herė tė parė nė zgjedhje. Ka lindur nė qytetin e Fierit nė vitin 1966 dhe banon nė Fier. Studimet e larta i ka ndjekur nė fakultetin Juridik, ku dhe ėshtė diplomuar nė vitin 1985. Vezire Dushi deri nė vitin 1997 ka punuar si prokurore nė qytetin e Fierit. Mė pas, pėr rreth njė vit Dushi ka punuar si shefe e zyrės juridike nė Prefekturėn e Fierit. Qė nga viti 1998 e deri mė sot ajo punon si notere. Nė vitet 2000-2003 Dushi ka qenė kryetare e komisionit juridik tė Kėshillit Bashkiak nė Fier. Aktualisht ajo ėshtė anėtare e degės sė LSI-sė nė Fier dhe nėnkryetare e kėsaj dege. Vezire Dushi zotėron dy gjuhė tė huaja; italishten dhe anglishten.

Thanas Cėrra
Inxhinieri i LZHK nė garė

Thanas Cėrra ėshtė pėrfaqėsuesi i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar nė zonėn nr.66 nė Fier. Ai ka lindur po nė qytetin e Fierit nė vitin 1964. Nė vitet 1980-1984 ka ndjekur shkollėn e mesme industriale “Petro Sota” nė Fier, ndėrsa nė vitin 1989 ėshtė diplomuar nė universitetin e Tiranės nė degėn Inxhinieri Mekanike. Pas pėrfundimit tė studimeve tė larta, Thanas Cėrra ka punuar si inxhinier mekanik nė TEC-in e Ballshit nė vitet 1989-1993. Gjithashtu, Thanas Cėrra ka qenė drejtor i NPA-sė nė Fier pėr rreth dy vjet. Pasi ka lėnė kėtė detyrė, kandidati i LZHK-sė, qė nga viti 1995 e deri nė vitin 2004 e ka kaluar jetėn e tij jashtė vendit, si emigrant. Cėrra ėshtė i martuar dhe ka dy fėmijė. Zotėron dy gjuhė tė huaja; anglishten dhe greqishten.

 

 

 
Xhafa: Rinovim ekstradimeve qe nisi Ahmet Zogu me SHBA-ne
E Diele, 12 Qershor 2005
TIRANE - Ministri i Drejtesise, Fatmir Xhafa, deklaroi dje gjate nje konference per shtyp, se Shqiperia eshte nje partner i besueshem per shtetin dhe qeverine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes (SHBA). Keto komente, Xhafa i beri pas kthimit te tij nga SHBA, ku ndodhej per nej vizite zyrtare. Xhafa u takua atje, me zyrtare e Departamentit Amerikan te Drejtesise, ne Departamentin e Shtetit, apo edhe ne Kongresin Amerikan dhe ka folur lidhur me situaten ne sistemin e drejtesise ne vendin tone, me situaten ne vend si dhe programet e bashkepunimit mes paleve. Sipas Xhafes, Shqiperia dhe SHBA, kane vendosur te rinovojne nje marreveshje te qeverise se ish mbretit Ahmet Zogu, per ekstradimin e personave qe kane probleme me drejtesine. "Ne shkuam ne takim me nje propozim konkret bashkepunimi, qe ishte edhe nenshkrmimi i nje marreveshjeje te re per ekstradimet, pasi ajo e vitit 1933, e cila ka funksionuar edhe kohet e fundit, duhet t'u pershtatet zhvillimeve te kohes", deklaroi ministri Xhafa. Ai beri te ditur se kerkesa e bere nga ana jone, u mireprit nga Gonzales, (Minister i Drejtesise dhe Prokuror i Pergjithshem te SHBA), i cili ka garantuar me shume mbeshtetje, me shume bashkepunim dhe me shume projekte te perbashketa, te cilat kane ne thelb zbatimin e ligjit. Ministri shqiptar tha se lidhur me ceshtjen e zgjedhjeve, vjen kerkesa permanente per permbushjen e standarteve demokratike per zgjedhjet e 3 korrikut. "Z. English me garantoi se kjo do t'i siguroje vendit tone nje mbeshtetje te panderprere nga partneret nderkombetare".
Kryeministri: Asnje kandidat ne debate politike me Mediun
E Diele, 12 Qershor 2005
Kryeministri Fatos Nano ka vendosur qe asnje kandidat per deputet i Partise Socialiste nuk do te marre pjese ne debate politike me kryetarin e Partise Republikane, Fatmir Mediu. "Ne emer te Kryeministrit i bejme me dije te gjithe mediave dhe opinionit publik, se asnje kandidat per deputet i Partise Socialiste nuk do te marre pjese ne debate politike me z. Mediu, kryetar i PR-se dhe nje nga bashkepunetoret e aleatet me te ngushte te z. Berisha, ne shenje refuzimi ndaj ketij skandali politik dhe ceshtjeve ne te cilat duket se eshte implikuar z. Mediu", u shpreh dje Aldrin Dalipi, zedhenes i Nanos.

Vendimi i Nanos i referohet akuzave ndaj Mediut se ka ndihmuar ne nentor te vitit 1998 nje te kerkuar nga drejtesia italiane te kalonte tranzit ne aeroportin e Milanos. Per kete, gjykata e apelit te Milanos, me nje vendim te publikuar nga Dashamir Shehi, drejtues i LZHK-se, e ka denuar Mediun me 3 vjet burg dhe 5 vjet heqje te mundesise per t'u zgjedhur ne poste shteterore. Vete kreu republikan publikoi nje vendim te Gjykates se Larte italiane, qe shfuqizonte denimin e dhene nga Apeli i Milanos. Prokuroria e Pergjithshme shqiptare tha se nuk kishte asnje dosje apo vendim, te ardhur nga ndonje autoritet gjyqesor i huaj, per denimin e Fatmir Mediut.

E.M