15 Mars 2005 http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama
Faqe 11- koment
 

Pikėpyetjet e LZHK-sė

 

 
EDUARD ZALOSHNJA

Pas takimeve qė zhvilloi Dashamir Shehi dhe Ekrem Spahia nė Departamentin e Shtetit dhe nė komisionin e Kongresit Amerikan pėr Bashkpunimin dhe Sigurinė nė Evropė, u bėra kurioz tė mėsoja se ē’pėrshtypje iu kishte lėnė zyrtarėve amerikanė takimi me drejtuesit ...e lartė tė LZHK-sė. Nė bisedat telefonike qė pata me ta, pėrtej komplimetave, qė kėrkon etiketa nė raste tė tilla, ma bėnė tė qartė se ishin impresionuar nga prezantimi, qė zoti Shehi i bėri LZHK-sė dhe objektivave tė saj afatshkurtra e afatgjata. Ata ishin impresionuiar sa nga zotėrimi i anglishtes tė zotit Shehi, aq edhe nga kthjelltėsia e prezantimit tė tij.
Pasi mbaruan lavdėrimet pėr zotin Shehi, zyrtarėt amerikanė shprehėn shqetėsimin se, nė kushtet kur nuk egziston njė organizatė shqiptare e pavarur dhe e besueshme pėr zhvillimin e sondazheve tė opinionit, ėshtė vėshtirė tė vlerėsosh se sa mbėshtetje reale ka secila parti nė Shqipėri. Si rrjedhim, ishte e vėshtirė pėr ta tė vlerėsonin nėse objektivat e LZHK-sė janė tė realizueshme apo jo. Dhe kjo ėshtė njė vėshtirėsi qė e kanė jo vetėm ata; nė tė njėjtėn varkė ndodhen edhe analistėt politikė shqiptarė e madje, edhe vetė votuesit e thjeshtė.
Realizimi i objektivave tė LZHK-sė varet shumė nga mbėshtetja e saj elektorale sepse, ndryshe nga partitė e tjera tė vogla tė qendrės sė djathtė, ajo ka pėrjashtuar ēdo mundėsi pėr njė koalicion parazgjedhor me PD-nė. Nė kėto kushte, nė qoftė se fiton 10-15% tė vendeve nė parlament, LZHK-ja ka shanse t’i realizojė objektivat e saj afatshkurtėra. Pra, njė fitore e tillė do t’i krijonte mundėsinė asaj tė futej nė koalicionin qeverisės tė sė djathtės jo si vasale, por si njė komponente e domosdoshme dhe e pazėvendėsueshme qeveriformuese, duke i detyruar partitė pjesmarrėse nė koalicion tė mos e pretendojnė postin e kryeministrit pėr asnjė nga kryetartėt e tyre. Gjithashtu, njė fitore e tillė, do t’i krijonte LZHK-sė mundėsinė tė fuste nė programin e qeverisė disa nga pikat mė tė rėndėsishme tė programit tė saj. Nė qoftė se do tė ishte e suksesshme nė kėtė ndėrmarrje, LZHK-ja do mund ta poziciononte veten si njė forcė politike, qė do tė kishte shanse pėr tė dominuar skenėn politike nė dekadėn tjetėr.
Qė ky skenar politik tė funksionojė, nė radhė tė parė, LZHK-sė i duhet tė zhvillojė njė sondazh nė opinion nė bashkėpunim me njė OJQ-ė tė besueshme. Kjo do tė vlente si pėr vetė LZHK-nė, ashtu edhe pėr votuesit e thjeshtė. Pėr LZHK-nė do tė vlente sepse, duke ditur mbėshtetjen reale qė ka, do ta ndėrtonte fushatėn zgjedhore nė funksion tė kėsaj mbėshtetjeje. Ndėrsa pėr votuesit e thjeshtė, sondazhi do tė vlente pėr tė ditur, nėse vota e hedhur pėr LZHK-nė do tė kishte njė efekt real pėr pėrcaktimin e qeverisė sė nesėrme.
Nė qoftė se zhvillimi i njė sondazhi tė besueshėm, opinioni ėshtė i pamundur, drejtuesit e LZHK-sė bėjnė mirė tė zhvillojnė njė turne para fushatės zgjedhore nė tė gjitha zonat, pėr tė matur nėpėrmjet tij pulsin elektoral tė vendit. Nė kėtė turne, atyre do t’u duhet t’i bėjnė tė qarta modalitetet e futjes nė njė qeveri tė djathtė pas zgjedhjeve, si dhe politikat qė do tė ndjekin po tė bėhen pjesė e asaj qeverie. Por nė kėtė turne, nuk duhet tė jenė drejtuesit e LZHK-sė tė vetmit qė do tė flasin. Ata duhet tė dėgjojnė me vėmendje edhe ēfarė votuesit e thjeshtė mendojnė pėr LZHK-nė, pėr pikat kryesore tė programit tė saj, pėr strategjinė e saj elektorale e pėr realizueshmėrinė e kėsaj strategjie. Dhe nė pėrfundim tė turneut nė gjithė Shqipėrinė, shtabi drejtues i LZHK-sė mund tė vlerėsojė mė me realitet se sa mbėshtetje ka lėvizja e tyre nė ēdo zonė elektorale.
Tė armatosur me njohuri mė tė sakta rreth preferencave tė elektoratit nė ēdo zonė (ose nga sondazhi, ose nga turneu, ose, po tė jetė e mundur, edhe nga tė dyja bashkė), drejtuesit e LZHK-sė do tė kenė aftėsinė tė rishikojnė strategjinė e saj elektorale, duke e specifikuar atė sipas kėtyre preferencave. Kuptohet qė, nėse konstatojnė se mbėshtetja pėr LZHK-nė ėshtė e vogėl nė tė gjithė vendin, drejtuesit e saj do tė bėnin mirė t’i vinin njė kryq tė madh strategjisė aktuale e tė ndėrtonin njė tjetėr nė funksion tė magnitudės sė mbėshtetjes sė brendshme politike. Por nė qoftė se gjykojnė se mbėshtetja ėshtė e mjaftueshme pėr tė realizuar objektivat e tyre, ata do tė bėnin mirė tė pėrcaktonin zonat zgjedhore mė tė rėndėsishme pėr arritjen e rezultatit, qė dėshirojnė e ta pėrqėndronin vėmendjen kryesisht nė to. Sepse fokusimi nė tė 100 zonat zgjedhore mund tė mos rezultojė produktiv as pėr LZHK-nė vetė, e as pėr tė djathtėn nė tėrėsi.