|
Kreu i LZHK-sė paraqet
platformėn elektorale dhe kandidatėt nė Elbasan
|
|
Do rikthejmė dėnimin me vdekje
|
Zogu: Taksat do tė mblidhen nga kompani tė huaja
|
|
Eva Gjura
|
Do tė krijojmė xhandarmėrinė dhe do tė
kthejmė dėnimin me vdekje. Kjo ėshtė njė nga
platformat e LZHK-sė pėr vendosjen e rendit dhe qetėsisė
publike, prezantuar dje nga drejtuesi kryesor i Lėvizjes pėr
Zhvillim Kombėtar, Leka Zogu gjatė prezantimit tė
kandidaturave pėr Qarkun e Elbasanit.
Nė vijim Leka Zogu ka premtuar reformim total tė policisė
nė vend pėr tė bėrė mė efikas luftėn kundėr krimit dhe
trafiqeve tė shumta, tė cilat po dominojnė nė shoqėrinė
shqiptare. Gjatė fjalės sė tij, pretendenti i fronit mbretėror
dhe djetuesi i LZHK-sė tha se, nėse shqiptarėt ia besojnė
votat kėsaj lėvizjeje nė zgjedhjet e 3 korrikut, taksat e
tyre do tė mblidhen nga kompani tė huaja pėr tė bėrė tė
mundur shmangien e vjedhjeve dhe tė abuzimeve tė shumta.
Zogu ka premtuar sistem financiar pėr biznesin bujqėsor tė
tipit kooperativa, por jo tė modelit komunist. Sipas
drejtuesve tė LZHK-sė, kjo lėvizje ėshtė 8 deri 10 vite mė
parė nė tė gjitha aspektet politike dhe shoqėrore, nė
krahasim me partitė e tjera politike. Gjatė takimit me banorėt
e Elbasanit, Leka Zogu ka premtuar njė sistem drejtėsie tė
pakorruptueshėm, sipas tė cilit do tė vendosen para ligjit
tė gjithė ata juristė qė abuzojnė me detyrėn e tyre.
LZHK-ja ftoi tė gjithė elbasanasit, por edhe tė gjithė
zgjedhėsit shqiptarė tė marrin pjesė nė votime dhe tė mbėshtesin
me votėn e tyre alternativėn mė tė mirė qė, sipas Leka
Zogut, ėshtė LZHK-ja.
Prezantimi
LZHK-ja ka prezantuar kandidatėt pėr deputetė nė Durrės
dhe Elbasan, sipas drejtuesve tė kėsaj lėvizje kėto janė
figurat mė tė spikatura tė secilės zonė ndaj dhe zgjedhėsit
e Durrėsit dhe Elbasanit duhet ti mbėshtesin. Nė Durrės
nė zonėn 25 ėshtė prezantuar Hysen Musketa, nė zonėn 26
Ardian Haxhi, nė zonėn 27 Sadik Berisha, nė zonėn 28 Pėllumb
Berisha. Pėllumb Berisha ėshtė larguar nga PD-ja, pasi nuk
e kandiduan mė pėr deputet dhe tani kandidon nėn siglėn e
LZHK-sė. Nė zonėn 29 Ethem Gryka, dhe nė zonėn 30 Selim
Pumi. Ndėrsa nė Elbasan LZHK-ja ka prezantuar kėto
kandidatura; nė zonėn 52 Veip Gori, nė zonėn 53 Alfons
Balliēi, nė zonėn 54 Hamdi Gorlica, nė zonėn 55 Selman Ēili,
nė zonėn 56 Jusuf Mehmeti, nė zonėn 57 Ismail Ēala, nė
zonėn 60 Ilir Murati dhe nė zonėn 61 Liman Menalla. Pėr
Qarkun e Elbasanit LZHK-ja do tė prezantojė edhe tri
kandidatura tė tjera. Sipas drejtuesve tė LZHK-sė, kjo forcė
politike do tė vazhdojė prezantimin e kandidaturave tė saj
pėr deputetė edhe nė zona tė tjera tė vendit.
Ekrem Spahia
Dushku, model modern pėr vjedhje
Skema e Dushkut qė do tė pėrdoret nga dy partitė e mėdha,
PS-ja dhe PD-ja ėshtė njė nga modelet moderne tė vjedhjes
sė votave dhe mandateve tė deputetit, duke deformuar
zgjedhjet dhe shkelur hapur Kushtetutėn. Kėshtu ėshtė
shprehur dje gjatė njė konference pėr shtyp kryetari i
PLL-sė, Ekrem Spahia. Vjedhja e votave me modelin e
Dushkut, -tha Spahia, - nuk ėshtė njė nga fenomenet qė e
kam denoncuar vetėm unė, por dhe OSBE-ja, ODIHR-i dhe
Institutit Demokratik Amerikan, duke u bashkuar me kėtė
shqetėsim dy ditė mė parė edhe presidenti Moisiu.
Kjo skemė e pamoralshme rrezikon integritetin e zgjedhjeve
dhe besimin e tyre. Kjo u heq mundėsinė forcave tė ndershme
politike tė marrin aq mandate sa u ka dhėnė populli me votėn
e tij. Kjo ėshtė njė bombė qė mund tė shpėrthejė nga
kushdo nė ēdo kohė, madje edhe nga ajo parti e madhe qė do
tė humbė zgjedhjet, dhe do tė sjellė pasoja tė mėdha
negative pėr vendin, theksoi kryetari i PLL, Spahia gjatė
deklaratės sė tij. Gjithashtu kreu i PLL tha se: I bėjmė
thirrje kryetarit tė shtetit, Alfred Moisiu dhe komunitetit
ndėrkombėtar, qė kanė bekuar marrėveshjet PSPD tė
ushtrojnė tė gjitha fuqitė e tyre pėr tė ndaluar shkatėrrimin
e zgjedhjeve.
Kandidatėt
Elbasan
Zona 52 Veip Gori
Zona 53 Alfons Balliēi
Zona 54 Hamdi Gorlica
Zona 55 Selman Ēili
Zona 56 Jusuf Mehmeti
Zona 57 Ismail Ēala
Zona 60 Ilir Murati
Zona 61 Liman Menalla
Durrės
Zona 25 Hysen Musketa
Zona 26 Ardian Haxhi
Zona 27 Sadik Berisha
Zona 28 Pėllumb Berisha
Zona 29 Ethem Gryka
Zona 30 Selim Pumi
|
Injorimi
i cuditshem i LZHK-se |
|
Nga
Skender SHKUPI
Temperatura e fushates elektorale ditet e fundit ka pesuar nje
rritje te ndjeshme. Ne median vizive ka nisur nje ballafaqim i
dendur personash, idesh e programesh te cilat synojne te bejne
per vete sa me shume shqiptare, sidomos nga partia e madhe e
indiferenteve. Zgjedhjet po afrojne dhe tashme te gjithe po
perpiqen te shfaqen sa me terheqes e sa me joshes ndaj atij
elektorati shqiptar tejet befasues qe persa i perket
sondazheve paraprake eshte me i paprituri e me i
paparashikuari ne bote. I mesuar per gati 50 vjet me nje
dyfytyresi te thelle te detyruar, ende sot, shqiptari mesatar
nuk e ka per gje qe tjeter te thote e tjeter te beje. Nderkohe
qe pervoja e pak viteve me pare ka treguar se "bindjen"
e forte te votuesit per nje parti, program apo vije politike,
ne castin e fundit e ka ndryshuar nje... thes me miell.
Rrethanat specifike te Shqiperise jane te tilla, qe tashme
edhe drejtuesit e dy partive te medha, PD e PS, qe kane
zevendesuar njera-tjetren gjate 15 viteve te tranzicionit te
sterzgjatur shqiptar nuk jane te sigurta per dominimin e
pjeseve perkatese te spektrit politik, dikur te llogaritura si
prone ekskluzive e tyre, pra te krahut te djathte e atij te
majte. Gabimet e renda dhe lajthitjet e socialisteve e te
demokrateve kane rritur pasigurine e rezultatit te pritshem te
llogaritur nga sonduesit e seciles pale. Prandaj lufta per
vota do te behet e ashper edhe per kontingjente te vogla
votuesish, edhe per zona dikur te shperfillura zgjedhjesh,
madje edhe per cdo individ.
Shtate- tete muaj me pare lindi nje grupim politik ne
hapesiren e djathte te spektrit politik shqiptar- Levizja per
Zhvillim Kombetar ose LZHK. Frymezues per lindjen e kesaj
rryme ishte pretendenti per fronin mbreteror Leka I. Lindja e
LZHK-se nuk lidhet aspak me ambicjet klasike te shqiptareve te
politikes per protagonizem. Ajo qe nje nevoje historike per
t'i kthyer normalitetin nje spektri elektoral te gjymtuar te
cilit i mungonte krahu i djathte. PD mbeti nje e djathte e
qendres e kthyer pergjysme me fytyre nga e majta dhe me njerin
sup te kurrizit nga e djathta. Argumenti me elokuent per sa me
siper eshte qendrimi refraktar i saj ndaj cdo ndryshimi te
ligjit famekeq 7501 qe sanksionoi frymen shume te njohur te
dikurshme te bolshevikeve tane te vitit 1946 qe realizuan ate
qe u quajt "reforma agrare". Grabitja e prones dhe
mohimi i te drejtes se shenjte te pronarit te mirefillte te
tokes e te pasurive te tjera te trasheguara u konsiderua si
nje e drejte normale, madje e ligjshme. Nuk ka jurist ne bote
qe nje qendrim te tille ta klasifikoje si te djathte. Pra PD
mbetet nje force politike e qendres se djathte e shartuar me
ide, programe e mentalitet te se majtes.
Ne mbrojtje te prones se grabitur u afishua per nje kohe te
gjate PR. Duhet theksuar se kundershtimi i saj ndaj nje
qendrimi majtist te PD-se per ceshtjen e prones ka qene
shpresedhenes per shume shqiptare qe aspironin djathtas.
Mirepo, me sa duket, edhe per republikanet, deshira per
protagonizem dhe pozicionime komode ne institucione shteterore,
legjislative apo ekzekutive, ishte me e madhe sesa qellimi
fisnik i realizimit te nje ideali te botes se lire, e qe
shprehet nga togfjaleshi shenjteria e prones. PR cedoi dhe ne
aleancen e fundit me PD-ne provoi edhe shkakun e vertete se
pse gjate 15 vjeteve qe nga themelimi i saj mbeti nje parti e
vogel.
Keto ishin rrethanat percaktuese qe nxiten Mbretin Leka per
kthimin e spektrit politik shqiptar ne normalitet. Krijimi i
LZHK-se risolli ne Shqiperi zerin e nje te djathte te
mirefillte qe i permbahet fort parimeve baze te botes se lire
e te ekonomise se tregut qe perjashtojne grabitjen e dhunshme
te prones se tjetrit. LZHK u kthye ne nje pike referimi te
fuqishme e te paneglizhueshme te mendimit politik. Tanime
spektri politik shqiptar permban kater grupime politike te
medha te dallueshme e me ndikim te madh ne elektorat: PS, LSI,
PD dhe LZHK.
Dalja e dy grupimeve rivale ndaj dy partive te medha te vjetra,
PS-se e PD-se, u ka sjelle nje shqetesim teper te madh
pasuesve te zoterinjve Nano e Berisha pasi cdo llogari
paraprake per nje fitore te paster ne zgjedhjet e ardhshme
tashme nuk eshte me e besueshme. Veprimi i pare i menjehershem
ishte perpjekja per minimizimin e ndikimit te LSI-se e te
LZHK-se ne mjediset e votuesve shqiptare. Me sa duket kjo
perpjekje nuk dha rezultatet qe priteshin. Atehere u mendua te
kalohej ne modelin e PPSH-se qe ndiqte parimin se kush
kritikonte Enver Hoxhen ishte spiun dhe i lidhur me armikun.
Keshtu nga tribuna e Kongresit zulmemadh te PS-se z. Nano e
karakterizoi LSI-ne si nje organizem politik ne sherbim te
Berishes nderkohe qe nga ekrani i "TVN" ne emisionin
FAKT te para dy javeve, z. Godo ne pozicionin e nje aleati te
PD-se, pohoi se LZHK qenka e gatshme te bashkepunoje me Fatos
Nanon menjehere pas zgjedhjeve te 3 korrikut (?!). Ky eshte
nje pohim ne kontrast flagrant me deklarimin e qarte, te prere
e pa ekuivoke te kryetarit te Keshillit Ekzekutiv te LZHK-se,
z.Dashamir Shehi qe grupimi politik qe ai drejton nuk do te
beje kurrfare aleance paszgjedhore me te majten. Me sa duket
ketu kemi te bejme me nje ngaterrese, ndofta jo krejt te
rastit, qe kerkon te keqinterpretoje ndonje deklarate te
Mbretit Leka I, lidhur me qendrimin e tij ndaj forcave
politike te vendit.
Ne pozicionin ku ndodhet si pretendent i fronit, vete Leka
Zogu nuk mund ta perfytyroje veten si Mbret te ardhshem vetem
i te djathteve. Ai, nese monarkia do te fitoje ne nje
referendum te ardhshem te mundshem, do te jete Mbreti i te
gjithe shqiptareve, te majte e te djathte, te bardhe e te kuq,
konservatore e progresiste dhe, si rrjedhoje, nuk ka pse te
pozicionohet prere kunder zgjedhesve te ndonje ngjyre te
caktuar. Nderkohe nisma e tij per krijimin e LZHK-se dhe
mbeshtetja e plote qe i jep ai ketij organizmi politik lidhet
me nevojen e domosdoshme per plotesimin e spektrit te
derisotem shqiptar me pjesen qe mungon- te djathten e
mirefillte. Sepse ne rrugen e nisur te zhvillimit te
pluralizmit ne Shqiperi kishte rrezik qe te arrinim ne nje
ballafaqim absurd bipolar ndermjet te majtes konservatore dhe
asaj te moderuar duke lene jashte orbite me shume se gjysmen e
popullsise se vendit qe sot nuk aspiron me majtas.
Nje faktor tjeter qe kushtezon perkrahjen e Mbretit per
LZHK-ne eshte edhe shija e keqe qe u ka mbetur shqiptareve pas
60 vjetesh sundim pothuajse te panderprere te se majtes ne
Shqiperi, e majte e cila i solli aq fatkeqesi kombit tone. Nje
ndryshim apo rotacion ne qeverisje tashme nuk eshte thjesht
nje nevoje por nje domosdoshmeri per te ardhmen europiane te
shqiptareve.
Kembengulja e partive te medha per te injoruar levizjet e reja
politike e sidomos LZHK-ne, megjithate ka dhene njefare
rezultati ne bindjen qe kane disa perfaqesues te medias vizive
per ta paraqitur tablone e ekuilibrit te forcave ne Shqiperi
si nje karrike me tri kembe. Keshtu, per shembull, ne
emisionin mjaft te ndjekur te Rudina Xhunges- SHQIP- ne Top
Channel, ne nje ballafaqim idesh, programesh apo dhe
premtimesh paraelektorale qene thirrur vetem perfaqesuesit e
PS, PD e LSI. Mungesa e perfaqesuesve te LZHK-se apo
perfshirja e tyre vetem ne debatet ndermjet partive te vogla
eshte refleks i nje vullneti te imponuar nga partite e medha,
vullnet i cili dalengadale mund te gjeneroje edhe bindje te
gazetare apo politologe te ndryshem qe LZHK-ja eshte nje
levizje minore. Pa dashje, gazetare te tille do te
keqinformojne auditorin e tyre duke i sjelle nje sherbim te
keq vendit.
Shqiperia, per t'u ringjallur, ka nevoje per nje te djathte te
mirefillte e cila do te jete ne gjendje t'i jape fund
korrupsionit, varferise se skajshme dhe diletantizmit politik.
Por ne kete rruge premtuese roli i medias duhet te ishte krejt
tjeter nga ai qe ajo, me dashje apo pa dashje, luan sot. Nese
gazetaret tane, pergjithesisht te rinj, nuk e ndiejne veten te
afert shpirterisht me te djathten e mirefillte, e vetmja
kerkese per ta do te ishte qe te mbeteshin objektive dhe
asnjanes. Per fat te keq, debatet e organizuara ne shumicen e
kanaleve televizive kryesore jane perqendruar ne tri forcat
politike, PD, PS dhe LSI. Duket sikur LZHK-ja nuk ekziston.
Lind pershtypja qe jo rastesisht i gjithe spektri i djathte i
faturohet PD-se. Nderkohe qe e djathta autentike dhe e
mirefillte shqiptare perfaqesohet pikerisht nga grupimi
politik LZHK-se, i vetmi ze konsistent qe kerkon rilindjen e
shtetit te se drejtes, abrogimin e ligjit 7501 dhe kthimin e
pronave pronareve te ligjshem.
Ne gjendjen ku ka arritur Shqiperia ne ditet tona eshte e
pafalshme veprimtaria e nje Media-je sabotuese dhe armiqesore
ndaj se djathtes shqiptare. Pa te djathte nuk ka spekter
normal, pa spekter politik normal nuk ka Shqiperi normale,
nderkohe qe pa Shqiperi normale nuk ka e nuk mund te kete
aderim apo integrim ne BE. E nese integrimi ne BE nenkupton te
ardhmen prospere te vendit atehere bindshem mund te themi qe
pa te djathten politike ne do te mbetemi gjithmone jashte
Europes dhe pré e grabitjes dhe e varferimit te metejshem te
te gjithe popullit nga baronet e trafiqeve ilegale, te droges
e te mashtrimit.
|
-------
Partite qe do te
regjistrohen ne KQZ:
|