Kreu i LZHK: I gatshem te perballem me Mediun ne Gjykate
E Merkure, 15 Qershor 2005 http://www.korrieri.com/
Kryetari Ekzekutiv i Levizjes per Zhvillim Kombetar, Dashamir Shehi, deklaron se eshte i gatshem te perballet ne Gjykaten e Larte me kryetarin e Partise Republikane, Fatmir Mediu. Sipas tij, ne deklaratat e bera prej tij ne adrese te Mediut, nuk ka pasur asnje shpifje, pasi gjithshka mbeshtetej ne dosjen penale te gjykimit ne ngarkim te Fatmir Mediut, nga ana e drejtesise italiane. Shehi deklaron se nuk parapelqen fare qe te mbrohet nga imuniteti qe ai ka si deputet, duke u shprehur se eshte i gatshem te ballafaqohet me Mediun ne cdo nivel te drejtesise shqiptare.

"Ne deklaratat e mia nuk ka shpifje. Mediu eshte denuar nga dy nivele gjykimi te drejtesise italiane me 3 vjet burg. Per kete eshte bere publike edhe dosja perkatese. Pavaresisht nga fakti se une ende kam imunitet si deputet, jam i gatshem qe te mos e perdor fare ate per nje ballafaqim ne gjykate me Mediun", ka nenvizuar Shehi.
http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm
Fatmir Mediu padit Dashamir Shehin

Kreu i LZHK: Do dorėzoj mandatin
"Jam i gatshėm qė tė dorėzoj mandatin dhe tė paraqitem nė Gjykatė sė bashku me dosjen qė unė kam pėr Fatmir Mediun". Kėshtu u shpreh dje kryetari i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, pas deklaratės sė PR-sė. Zėdhėnėsi politik i Partisė Republikane, Sokol Terihati, deklaroi dje se kreu republikan Fatmir Mediu ka bėrė kallėzim penal ndaj Kryetarit Ekzekutiv tė LZHK, Dashamir Shehi, pėr veprėn penale tė shpifjes dhe fyerjes, tė kryera botėrisht nėpėrmjet medias. Padia i ėshtė drejtuar Gjykatės sė Lartė, nė zbatim tė nenit 59 tė Kodit tė Procedurės Penale dhe nenit 141 tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, pėr shkak tė imunitetit qė mbart Shehi si deputet. "Kjo padi penale bazohet mbi shpifjen e qėllimshme tė bėrė nga Shehi, i cili ka deklaruar se Mediu ėshtė ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet italiane, gjė qė ėshtė shpifje e mirėfilltė", tha Terihati. Ai nėnvizoi se asnjėherė tė vetme Mediu nuk ka qenė i ndaluar apo i arrestuar nga asnjė autoritet italian, apo i ndonjė vendi tjetėr. Sipas Terihatit, qėllimisht Shehi ka deklaruar se Mediu ka njė dėnim tė formės sė prerė nga Gjykata Italiane, "pasi ai ishte nė dijeni tė vendimit pėrfundimtar tė Gjykatės sė Lartė dhe tė Kasacionit tė Italisė, e cila e ka hedhur poshtė ēdo akuzė, sepse faktet nuk qėndrojnė". Terihati deklaron se Shehi, duke shpifur, qėllimisht ka deklaruar se dosja penale me vendimin nė ngarkim tė Mediut ėshtė nė prokurorinė shqiptare. Ai nėnvizoi se njė deklaratė e tillė ėshtė hedhur poshtė zyrtarisht nga Prokurori i Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku. ar.ēo

 

http://www.panorama.com.al/ 15 Qershor 2005

LZHK prezanton kandidatėt Bilal Kola e Murat Basha
Leka Zogu nė Burrel: Do tė ribėjmė shtetin

Pretendenti i fronit mbretėror, Leka I Zogu ka qenė dje nė Burrel, ku ka prezantuar kandidatėt pėr deputetė tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, Murat Basha dhe Bilal Kola. Gjatė fjalės sė tij pretendenti i fronit mbretėror, Leka I Zogu u ka bėrė thirrje zgjedhėsve tė Burrelit qė tė mbėshtesin alternativėn e LZHK-sė dhe tė votojnė pėr kandidatėt e saj nė zgjedhjet e 3 korrikut. “Jemi bashkuar tė gjithė me LZHK-nė, qė tė shpėtojmė Shqipėrinė nga papunėsia, varfėria, korrupsioni dhe krimi i organizuar”, ėshtė shprehur Leka Zogu. Me tej ai ka theksuar se shqiptarėt janė tė zhgėnjyer nga politikanėt qė pasurohen nė kurriz tė popullit. Ai ka premtuar njė administratė tė ndershme dhe autoritare, rend dhe qetėsi duke vendosur shtetin ligjor si dhe kthimin e pronės tek i zoti. Gjithashtu arsimi, sipas pretendentit tė fronit mbretėror, zė njė vend tė veēantė nė programin elektoral tė LZHK-sė. Do tė ketė rritje tė pagave tė arsimtarėve, rikonstruksion dhe shkolla tė reja duke pakėsuar numrin e nxėnėsve nėpėr klasa. Hapja e vendeve tė punės ėshtė njė tjetėr premtim i LZHK-sė se, nėse kjo forcė politike do tė votohet nė zgjedhjet e 3 korrikut, ēėshtja e papunėsisė do tė marrė fund pėr tė gjithė shqiptarėt. “Ne kemi treguar se dimė tė bėjmė shtet, ndaj premtojmė se e vendosim sėrish atė”, ėshtė shprehur Leka I Zogu, duke premtuar edhe lėvizje lirisht nėpėr botė me pasaporta shqiptare. Ai ka ftuar shqiptarėt tė marrin pjesė nė zgjedhje dhe tė votojnė pėr LZHK-nė.

 

Faqe 3 - Politikė

fushata elektorale
etika
 

Presidenti debati Nano-Berisha tė mos fokusohet tek ngjarjet e vitit 1997

 

Moisiu: Zbutni fjalorin dhe ashpėrsinė e fushatės

 
Bledar Hoti

Moisiu i ka tė gjitha arsyet tė ndihet edhe njė herė i fyer nga politikanėt. Kodi i Etikės i propozuar nga ai dhe i firmosur nga tė gjithė krerėt e politikės tashmė ėshtė bėrė njė historie e vjetėr.

Janė po kėta kryetarė partish qė u zotuan me presidentin ata qė po e kthejnė fushatėn nė njė fushatė sherresh. Pėr Moisiun, debatet elektorale po degjeron nė njė fushatė fyerjesh dhe akuzash qė nuk sjellin ndonjė dobi pėr qytetarėt. Kėtė Presidenti e deklaroi dje, duke shtuar se fjalori i politikanė, debatet deri nė sherre mes tyre, kanė bėrė qė fushata tė kthehet nė njė betejė tė mirėfilltė me pak politkė dhe shumė retorikė. Nė apelin e tij publik, kreu i shtetit u ka bėrė thirrje faktorėve politikė qė tė zbatojnė Kodin e Etikės, dokumentin qė ata e kanė firmosur bashkėrisht.

Deklarata
“Kodi i sjelljes ėshtė njė hap i ri dhe njė pėrpjekje e mirė pėr tė futur njė moral tė ri politik nė Shqipėri, pėr tė cilin kemi shumė nevojė. Ēdo gjė e re, nė fillim asimilohet me vėshtirėsi, megjithatė kohėt e fundit kam vėnė re njė ashpėrsim tė toneve. Do t’u sugjeroja veēanėrisht kryetarėve tė partive kryesore tė kenė mė tepėr kujdes, si pėr veten dhe bashkėpunėtorėt e tyre”, deklaroi Moisiu. Acarimi politik mes pozitės dhe opozitės nė disa zona zgjedhore nė mes kandidatėve, si dhe debatet e ashpra tė hasura nė televizione kanė detyruar Moisiun qė t’i kujtojė aktorėve tė politikės shqiptare Kodin e Etikės, tė nėnshkruar nė mes tyre. Nė kėtė dokument palėt pjesėmarrėse nė votimet e 3 korrikut angazhohen pėr njė fushatė tė qetė, pas sharje e fyerje, si dhe pa ashpėrsim tė situatės nė vend.

Pėr debatin Nano-Berisha
Presidenti i Republikės ka folur dje edhe nė lidhje me debatin qė pritet tė realizohet nė mes liderit tė PS-sė, Fatos Nano dhe liderit tė PD-sė, Sali Berisha. Sipas tij, nė kėtė pėrballje liderėsh nuk duhet tė ketė konflikte, sepse shqiptarėt presin alternativa. “Debatet janė pozitive, por gjithmonė duke u bėrė me tone tė qeta dhe me alternativa pėr tė ardhmen dhe jo pėr tė kaluarėn”, theksoi Moisiu. Nė kėtė kontekst, presidenti theksoi shmangien e ballafaqimit pėr ngjarjet e vitit ’97-ės, duke kėrkuar vetėm paraqitjen e alternativave qė kanė partitė politike pėr katėr vitet e ardhshme, nėse marrin pushtetin pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė 3 korrikut tė kėtij viti.

 

Grushtet ndaj Priftit

Eshtė goditur me grushte nė qytetin e Fierit kandidati pėr deputet i LSI-sė, Dritan Prifti. Ngjarja ka ndodhur tė premten mė datė 10 qershor, pas njė debati televiziv mes kandidatėve Rajmonda Stefa e PS-sė, kandidatit tė LSI-sė Dritan Prifti, kandidatit tė PD-sė Leonard Grėmi, si dhe kandidatit tė LZHK-sė Rexhep Krasniqi. Nga shtabi elektoral i Priftit mėsohet se fill pas kėtij debati televiziv, disa persona, tė afėrm tė kandidates socialiste, Stefa kanė sulmuar me grushte deputetin Prifti. Pas kėtij incidenti, nėnkryetari i LSI-sė, zoti Prifti ka bėrė denoncimin nė polici, duke u shprehur se ata qė e goditėn ishin njerėzit e ish-prefektes Rajmonda Stefa. Lidhur mbi kėtė ngjarje nga Prokuroria ėshtė mėsuar se hetimet kanė nisur nė gjendje tė lirė pėr Alket Baren, nipin e Rajmonda Stefės dhe prokurori i kėsaj ēėshtjeje ėshtė Ndriēim Troplini.

 

Marko Bello
“Fushata, jo me agresion verbal”

Mendoj se fushata nuk duhet tė ashpėrsohet. Fushata duhet tė vazhdojė me argumente, tė mos ketė agresion verbal, tė mos ketė ofendime personale dhe kandidatėt tė pėrqendrohen nė paraqitjen e platformave tė tyre. Kam kuptuar njė gjė, se votuesit shqiptarė janė maturuar dhe nuk duan tė dėgjojnė mė sharje midis kandidatėve. Ēdo ndėrhyrje duke i prerė fjalėn njėri-tjetrit ndikon negativisht dhe nuk arrin tė pėrcjellė mesazhin qė do tė dėshironim tė pėrcillnim nė kėto zgjedhje. Mendoj se fushata duhet bėrė duke respektuar kundėrshtarin me logjikėn qė tė gjithė jemi tė barabartė, por tė ndryshėm.

Ekrem Spahia
“Marrėveshjet nuk zbatohen asnjėherė”

Pėrfaqėsuesi i LZHK-sė, si dhe kryetari i PLL-sė, Ekrem Spahia nė lidhje me deklarimin e presidentit Moisiu se, fushata elektorale po tensionohet duke u shkelur Kodi i Etikės, ėshtė shprehur se: “Personalisht kam qenė kundėr firmosjes sė Kodit tė Etikės nga partitė politike te presidenti, ndaj dhe nuk kam marrė pjesė ditėn kur u firmos, duke shprehur qėndrimin tim se nuk do tė zbatohet asnjėherė”. Spahia ka shtuar mė tej se, nuk ėshtė hera e parė qė partitė politike nėnshkruajnė marrėveshje dhe nuk i zbatojnė kurrė ato. “Nė Shqipėri nuk ka respektim tė marrėveshjeve, tė gjitha janė demagogji”, ėshtė shprehur ai.

Ridvan Bode
“Nuk po e acaron PD fushatėn”

Sekretari i pėrgjithshėm i Partisė Demokratike, Ridvan Bode shprehet se, opozita shqiptare deri mė tani nuk e ka shkelur Kodin e Etikės gjatė fushatės sė saj elektorale dhe nuk ka sharė apo ofenduar asnjė individ apo parti politike. Nė lidhje me deklaratėn qė ka bėrė presidenti, Alfred Moisiu se fushata elektorale ėshtė acaruar Bode thekson se: “Unė nuk mund ta them njė gjė tė tillė, pasi ne tė gjithė jemi lojtarė, janė tė tjerė ata qė e shohin dhe mund tė thonė nėse ėshtė acaruar ose jo fushata elektorale”. Pėr PD-nė ata qė e shohin tensionimin e fushatės mund ta thonė edhe publikisht.

Spartak Braho
“Nano-Berisha ashpėrson fushatėn”

Fushata elektorale ėshtė e ashpėrsuar dhe kjo pėr shkak tė sherreve tė dy liderėve Nano e Berisha dhe psikologjisė sė tyre. Sipas kėsaj psikologjie, njėri kėrkon ta marrė me ēdo kusht pushtetin dhe tjetri kėrkon ta mbajė me ēdo kusht atė. Kjo ka shkaktuar daljen nga parametrat demokratikė dhe ligjorė tė fushatės elektorale. Eshtė thyer dhe nuk po respektohet Kodi i Etikės dhe mendoj se kjo ashpėrsi do tė vijė duke u shtuar nė ditėt e ardhshme. Nė kėto kushte unė mendoj se ėshtė e nevojshme ndėrhyrja e institucioneve ndėrkombėtare pėr t’i vėnė fre kėtij ashpėrsimi artificial tė fushatės elektorale.