http://www.shekulli.com.al/ 15/11/2005

Berisha: Do t’ia kthej tė gjitha pronat familjes mbretėrore

 

Shekulli

TIRANĖ- Kryeministri Sali Berisha ka pranuar dje se pėr transferimin e pretendentit pėr fronin mbretėror nė ish-pallatin e familjes sė tij nė Institutin e Monumenteve tė Kulturės duhet tė bėhen formalitet, duke nėnkuptuar se ai ėshtė bėrė pa vendim qeverie. Nė fakt, ka qenė njė kėrkesė e deputetit socialist, Taulant Balla, i cili gjatė fjalės sė tij ėshtė shprehur se vetėm mė njė telefon ai ka transferuar njė godinė shtetėrore pėr interesa private. “Dėnonoj aktin qė Berisha i dorėzoi Institutin e Monumentit tė Kulturės pretendentit pėr fronin mbretėror, jo vetėm qė nuk do tė mjaftohem, por do ta ēoj edhe nė Prokurori. Jemi nė rastin e njė veprimi nė kundėrshtim me interesat e shtetit nga kryeministri. Ai ka transferuar me njė telefon njė godinė shtetėrore pėr interesa private. Nuk ka vendim tė institucioneve pėrkatėse dhe as vendim qeverie apo urdhėr tė kryeministrit pėr tė transferuar kėtė pronė”, - tha Balla. Nga ana e tij Berisha u pėrgjigj: “Leka Zogu ėshtė vendosur nė pallatin e familjes sė tij. Ėshtė e vėrtetė se ky veprim ėshtė bėrė mbi njė bazė ligjore, pasi ky ėshtė Kuvendi qė ka miratuar statusin e trajtimit tė familjes mbretėrore dhe jam unė qė flas kėtu si ish-kryetar i opozitės qė jam deklaruar pėr kthimin e pronave tė familjes mbretėrore. Por problemi ėshtė kėtu qė unė i qėndroj pikė pėr pikė atyre qė kam deklaruar dhe do t’i pėrmbush ato. Ky kuvend, pasi e kam deklaruar unė, i kam dhėnė njė status tė veēantė, se nuk kisha fare ndėrmend qė ta lija atje nė pėrrua ku ishte vendosur, por do tė vinte nė pronėn e familjes sė tij. E ka tė vetin pallatin. Lė tė bėhen formalitetet. Nuk kam asnjė kundėrshtim qė tė kryhen tė gjitha formalitetet, por po ju njoftoj se edhe pronat e tjera do t’i rikthehen asaj familjeje si ēdo familjeje tjetėr”, - tha Berisha. Pėr tė pėrfunduar, Berisha iu drejtuar deputetit Balla: “Ti je edhe djalė i ri. Nuk mund ta marrėsh FRESH-in sepse e dinė qė tė gjithė qė ti je njė fatush dhe tani janė edushėt ata qė kanė revanshin politik nė partinė tuaj. Mbaj ligjėrata sa tė duash kundra meje, se nuk tė ndihmojnė ato”.

KSHKKP pėrcakton zonat qė do tė kompensohen financiarisht dhe hedhjen e shortit publik mes ish-pronarėve

Pronat, short publik pėr 2 milionė $

D. N

TIRANĖ- Komiteti Shtetėror i Kthimit tė Pronave ka vendosur territoret qė do tė kompensohen si dhe pjesėmarrėsit (ish-pronarėt) nė shortin qė do tė organizohet publikisht pėr shpėrndarjen e fondit tė kompensimit prej 2 milionė dollarėsh qė ėshtė akorduar pėr vitin 2005. Agim Toro, anėtar i komitetit, saktėsoi se mbledhja u zhvillua, por shtoi se nuk u arrit momenti pėr tė dalė me njė pėrfundim dhe se meqenėse ishte kėshtu, nuk kishte ndonjė vendim tė marrė. Ai shtoi gjithashtu se do tė vazhdojnė diskutimet dhe garantoi se procesi do tė ishte i hapur, transparent, pėrkundrejt publikut. Toro ndėrkohė vijoi rishtaz duke thėnė se nuk ėshtė vendosur nėse do tė ketė ose jo kėshillime me ish-pronarėt. Tė paktėn tre burime tė Komitetit Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronės thanė mbrėmė se janė pėrcaktuar territoret dhe se do tė hidhet short pėr ish-pronarėt qė do tė kompensohen nė Tiranė. Mėsohet se zonat qė do t’i nėnshtrohen kėtij shorti janė brenda vijės sė verdhė tė Tiranės. “Ne kemi pėrcaktuar territorin si dhe shortin, por nuk kemi dalė publikisht me vendimin e pritshėm”, -tha njė anėtar i komitetit. Sakaq, njė tjetėr prej tyre saktėsoi se janė “finalizuar modalitetet qė do t’i pėrcillen Komisionit Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave tė Tiranės”, por pa saktėsuar nėse do tė ishin pronarėt e qendrės ata qė do tė pėrfitonin tė parėt nga fondi prej 2 milionė dollarėsh. “Duhet tė plotėsohen disa kritere, tė cilat ne jemi ende duke i diskutuar. Ka njė numėr subjektesh qė janė shpronėsuar dhe qė pretendojnė pronėsinė, por qė ėshtė vendosur qė t’i nėnshtrohen shortit publik”, -tha njė tjetėr anėtar i Komitetit.
Shorti
Hedhja e shortit publik ėshtė menduar si zgjidhja mė e mirė pėr tė qartėsuar ndarjen e 2 milionė dollarėve, tė pamjaftueshėm, pėr tė kompensuar tė shpronėsuarit, qoftė edhe ata tė Tiranės. Shuma e pėrcaktuar nga buxheti i shtetit, prej 2 milionė dollarėsh, duke marrė njė mesatare tė ēmimeve tė metodikės, nga 300 nė 606 euro pėr metėr katror, i bie tė kompensojė vetėm 4 444 metra katrorė (mbėshtetur gjithnjė nė mesataren e paramenduar 450 euro). Nėse pėrllogaritet qendra qė shkon 606 euro pėr metėr katrorė, rrjedhimisht kompensohen vetėm 3 300 metra katrorė, qė nė Tiranė mund t’i kenė pasur ndoshta 5-6 pronarė. Burimet nuk saktėsojnė nėse do tė ketė shpėrndarje tė fondit pėr ish-pronarėt me sipėrfaqe tė vogla pronėsie.
Tirana, brenda vijės sė verdhė
I njėjti burim nė komitet shtoi se do tė jetė struktura vendore e Tiranės qė do tė rakordojė, ndėrsa tė mėrkurėn, nesėr, do tė bėhet publik vendimi. Ndėrkohė, nė territoret e pėrcaktuara pėrfshihen pronat qė do tė kompensohen, meqė janė tė zėna dhe komiteti vendosi pėr ato qė janė brenda vijės sė verdhė. Mbledhja e kėtij komiteti ishte paraparė prej thuajse mė shumė se tri javėsh qė tė trajtonte ndarjen e fondit prej 2 milionė dollarėsh tė garantuar nga buxheti i shtetit pėr tė kompensuar financiarisht ish-pronarėt. Fillimisht mendohej qė tė ishin pronarėt e qendrės sė Tiranės ata qė do tė mund tė pėrfitonin tė parėt nga ndarja e fondit, duke u nisur edhe ngaqė ēmimet e kėsaj zone ishin pėrcaktuar qė nė metodikėn e kthimit dhe kompensimit tė pronave tė miratuar nga Kuvendi nė fund tė pranverės sė kėtij viti. Vendimi qė duhet tė merret do tė pėrcaktojė se si do tė ndahet fondi, ndėrkohė qė ėshtė edhe harta e re e pronave qė do tė pėrpilohet dhe miratohet. Metodika pėrcaktonte sakaq se ēmimi nė Tiranė, pėrfshi qendrėn dhe periferinė, varionte respektivisht nga 606 nė rreth 300 euro. Mė parė, anėtari Toro ka thėnė se do tė duhet tė kėrkohen rreth 50 milionė euro pėr t’iu ndarė komitetit nga buxheti i shtetit, me qėllim kompensimin financiar tė ish-pronarėve nė procesin qė pritet tė pėrfundojė nė 2015-ėn.

Ēmimet pėr disa zona

Toka bujqėsore

Lushnjė
3,4 euro pėr metėr katrorė


Toka bujqėsore
Berat
3,8 euro m2

Trojet nė zonat urbane
Nė Tiranė

Varion nga 78 euro m2 nė periferi deri nė 606 euro m2 nė qendėr

Toka nė zonat turistike

40 euro m2 deri nė 210 euro m2
Tarifat e shėrbimeve qė do tė paguajnė subjektet e shpronėsuara nė procesin e kthimit dhe tė kompesimit

1. Pėr hapje tė dosjes sė re 3 000 lekė
2. Pėr dosjet ekzistuese (plotėsim dosjeje) 1 000 lekė
3. Pėr ankimim vendimi pranė KSHKK-sė 2 000 lekė
4. Vėrtetim 100 lekė
5. Kėrkesa pėr lėshim kopjeje 100 lekė
6. Kėrkesa pėr informacion pėr dosje 500 lekė

 
http://www.shekulli.com.al/ 14 Nėntor 2005

Rrėfimi/ Shambellani i familjes sė dikurshme mbretėrore, Ali Ohri, rrėfen historinė e pallatit qė u ndėrtua pėr princeshėn Sanije, por ku jetoi Ahmet Zogu me nėnėn dhe motrat nga 1930 deri mė 1939-ėn

Historia e pallatit tė vjetėr mbretėror

 

Belina Budini

TIRANĖ – Njihet si pallati i vjetėr mbretėror. Nė fakt, shumėkush e kujton mė tepėr si pallatin e pionerėve apo mė tej si Institut tė Monumenteve. Ndonėse i ndėrtuar pėr tė qenė pallat mbretėror, mė shumė ka funksionuar si pallat pionerėsh dhe kėto vitet e fundit si godinė e Institutit tė Monumenteve tė Kulturės. I destinuar pėr motrėn e Ahmet Zogut, princeshėn Sanije, nė fillim pallati qe mė i vogėl. Si i tillė pėrfundoi sė ndėrtuari mė 1930-ėn, vit kur aty nė fakt u shpėrngul pėr tė jetuar jo vetėm motra e Ahmet Zogut, por e gjithė familja qė mė parė jetonte nė pallatin presidencial (tani i shembur) pėrballė godinės sė Parlamentit.
Deri nė vitin 1939 ajo qe rezidenca private e mbretit dhe familjes sė tij, ndėrsa mė pas u mbeti vetėm princeshave, motrave tė Ahmet Zogut, pasi mbreti u zhvendos sė bashku me nusen e tij tė re nė godinėn ku sot gjendet Akademia e Shkencave dhe qė funksionoi si rezidencė shtetėrore dhe shtėpi pėr ēiftin mbretėror nė pritje tė mbarimit tė punimeve nė Pallatin e Brigadave. I vendosur nė tokėn e Toptanėve, njė prej trashėgimtarėve tė tė cilėve ishte Sadije Toptani, nėna e hekurt e Ahmet Zogut, pallati pėrfshinte njė kuadrat tė gjerė qė pėrfundonte deri aty ku sot gjendet Galeria e Arteve, duke e pėrfshirė edhe truallin e saj. Njė planimetri e shtėpisė, e vitit 1939, tregon se nė pjesėn e sipėrme shkonte deri nė kufi me shtėpitė historike tė Toptanėve, qė ruhen ende.
Ali Ohri, shambellani i dikurshėm i familjes mbretėrore, qė vazhdon tė jetė ende shambellan i trashėgimtarėve tė Ahmet Zogut, tregon se pallati u ndėrtua nga arkitekti i oborrit, Qemal Butka, nė bashkėpunim me njė arkitekt francez. Ata konceptuan pamjen e brendshme dhe tė jashtme tė pallatit, ashtu si edhe kopshtet e lulishten”, - rrėfen shambellani, duke shtuar se arkitekti Butka bashkėpunoi edhe pėr ndėrtimin e varrit tė Nėnės Mbretėreshė. Nė fillim ai tregon se u ndėrtua pjesa kryesore e pallatit, ku familja mbretėrore bėnte jetesėn private, ndėrsa ambientet e administratės sė pallatit u vendosėn aty ku gjendet ende Drejtoria Arsimore e Tiranės, nė pjesėn e shtuar.
Nė njė kohė tė dytė, shambellani rrėfen se u ndėrtuan edhe kazerma, hipodromi, stalla e kuajve, fusha e tenisit dhe mali imitim pėr alpinizėm. “Hipodromi me sallėn e kuajve u vendosėn nė zonėn sot afėr hotel “Dajtit”, ndėrsa nė zonėn e sotme midis kishės dhe pallatit, mund tė vihen re ende gjurmė tė njė fushe tė dikurshme tenisi. Nga stalla e kuajve ka mbetur gjithashtu njė konstruksion metalik”, - tregon shambellani. Por ajo qė pėrbėn detajin mė interesant tė dekorit tė jashtėm tė pallatit, nė pjesėn e pasme tė tij, ėshtė mali i gurtė -imitim i ndėrtuar pėr tė ushtruar sportin e alpinizmit. Kazerma, sipas shambellanit, shėrbente pėrveēse pėr tė strehuar personelin e shėrbimit, edhe si ambiente ku shfaqeshin filma pėr familjen. Interesante dhe shumė e dashur pėr mbretin, tregon shambellani 84-vjeēar, ka qenė edhe veranda. E mbėshtetur nė muret e kalasė, ajo mbulohej nga njė konstruksion metalik dhe integrohej me pjesėn e lulishtes dhe kopshteve tė oborrit. Tanimė trashėgimtarėt e ish-mbretit, tė cilėt jetojnė ende me qira nė njė vilė nė Petrelė, pritet tė rikthehen pėrfundimisht nė shtėpinė e tyre.

E veēanta
Veranda nga mund tė shihej e gjithė Tirana

Thuhet se Ahmet Zogu e preferonte shumė verandėn me konstruksion metalik qė gjendej nė oborrin e pallatit tė tij mbretėror tė ndėrtuar mė 1930-ėn. Qė andej nė atė kohė sigurohej njė pamje e rrallė e krejt Tiranės. Veranda qė gjendet edhe sot, sigurisht e transformuar, ėshtė ndėrtuar ngjitur me murin e kalasė qė konsiderohet si bėrthama historike e kryeqytetit. Pas vitit 1814 Kalaja e Tiranės bėhet rezidencė e sundimtarėve tė rinj tė saj, Toptanėve, tė ardhur nga Kruja, tė cilėt ndėrtuan dy shtėpi; njėrėn pėr banim dhe tjetrėn pėr pritje, qė janė edhe sot. Nė truallin e Kalasė janė sot Akademia e Shkencave, Kuvendi Popullor dhe Galeria Kombėtare e Arteve.

Ndryshimet
Rikthehet emblema, zhduket mozaiku soc-realist nga fasada

Nė ballinėn e ndėrtesės qė ėshtė ndėrtuar si pallat mbretėror dhe ku ka banuar nga viti 1930 deri mė 1939-ėn edhe vetė Ahmet Zogu, do tė rikthehet emblema e familjes mbretėrore, ndėrsa pllakata e mozaikuar qė ėshtė shtuar mė vonė nė fasadėn e pallatit, nuk do tė jetė mė. Sipas specialistėve, ajo dėmton harmoninė dhe cėnon origjinalitetin e fasadės, e cila nė pjesėn mė tė madhe tė saj ka mbetur gjithsesi e paprekur. Po kėshtu, ndryshime do tė ketė edhe nė anėn e pasme tė ndėrtesės qė dikur ishte mė kryesorja, pasi aty gjendej hyrja e rezervuar pėr familjarėt. Kjo hyrje, sipas kryetarit tė oborrit, Fluturak Gėrmenji, do tė rikthehet sėrish.


 
http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm
 
Faqja 26 - BOTE

Nentor 13, 2005

 

Kryenegociatori i Kosovės konfirmon vėshtirėsinė e bisedimeve

 

Ahtisaari: Statusi i Kosovės brenda vitit 2006

 

 

 

Kosova pret tė zgjidhėēėshtjen e statusit brenda vitit 2006. Sa mė shpejt tė ndodhė kjo aq mė mirė ėshtė”. Kėshtu deklaroi ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisaari, kryenegociator pėr bisedimet e statusit pėr BBC-nė. Nė njė intervistė ekskluzive, zyrtari i lartė shprehu optimizėm pėr bisedimet, por konfirmoi se ato s’do tė jenė aspak tė lehta.
Pse u vonua miratimi zyrtar nga Kėshilli i Sigurimit? A keni kėrkuar sqarim tė pushtetit tuaj nė mėnyrė qė t’u shmangeni ndėrhyrjeve nga cilido anėtar i Grupit tė Kontaktit?
“Nuk ėshtė kėshtu. Nuk ka pse Presidenti i Kėshilli i Sigurimit tė aneksojė parimet udhėzuese tė Grupit tė Kontaktit qė lidhen me Sekretarin e Pėrgjithshėm. Mendoj se dokumenti ėshtė i rėndėsishėm pėr Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB-sė dhe pėr mua vetė. Grupi i Kontaktit ėshtė njė grupim i vendeve tė rėndėsishme, disa prej tė cilėve janė anėtarė tė pėrhershėm tė Kėshillit tė Sigurimit. Kompetencat e mia pėrfshihen nė shtojcėn e dokumentit, i cili pėrfaqėson qėndrimet e njė grupi tė vendeve tė rėndėsishme dhe Rusia ėshtė njėri prej kėtyre vendeve”.
Si do t’i drejtoni negociatat? A do tė ketė diplomaci “shėtitėse”, mes Prishtinės dhe Beogradit?
“Nė kėtė moment, jam i gatshėm tė them vetėm se kam planifikuar njė vizitė pėr nė Prishtinė dhe Beograd para fundit tė kėtij viti. Gjithashtu, gjatė kėsaj jave do tė vizitoj edhe kryeqendrat fqinje si Podgoricėn, Tiranėn, Shkupin e tė tjera. Do tė dėgjoj qėndrimet e Prishtinės dhe Beogradit si dhe tė fqinjėve dhe do tė nisemi nga ajo pikė”.
Ia dolėt tė arrini njė marrėveshje pėr tė pėrfunduar luftėn nė Kosovė nė vitin 1999. A prisni qė detyra e tanishme tė jetė mė e vėshtirė apo mė e lehtė?
“Ajo detyrė nuk ishte dhe aq e lehtė. Por, ajo u krye me profesionalizėm dhe shpejtėsi, sepse tė gjithė donin arritjen sa mė parė tė njė marrėveshjeje. Pėr sa i takon bisedimeve tė ardhshme, tani pėr tani e kam tė vėshtirė tė them diēka. Ndoshta, ju duhet tė ma bėni kėtė pyetje pas fazės sė parė tė bisedimeve”.
Por, a mendoni se kėtė radhė mund ta keni mė tė vėshtirė pasi nuk keni mbėshtetjen apo kėrcėnimin ushtarak?
“Varet se si vlerėsohet mbėshtetja. Kėsaj radhe ndoshta kam mė shumė mbėshtetje dhe qėndrim tė pėrbashkėt se mė parė, sepse Kėshilli i Sigurimit e ka miratuar dhe mirėpritur emėrimin tim. Sė dyti, Bashkimi i Evropian na mbėshtet plotėsisht. Kjo ėshtė njė detyrė e vėshtirė, por kjo ēėshtje ka zgjuar pėrkrahje dhe interes tė madh ndėrkombėtar dhe kjo nuk duhet nėnvlerėsuar”.
Shqiptarėt ka shumė gjasa qė tė mos pranojnė mė pak se pavarėsinė, ndėrkohė qė serbėt mund tė pranojnė gjithēka tjetėr pėrveē kėsaj. Nga do ta nisni ju, kur pozitat e tyre janė kaq tė papajtueshme?
“Unė e filloj punėn duke i dėgjuar. Unė do t’i dėgjoj se ēfarė kanė pėr tė mė thėnė e pastaj punėn e vazhdojmė qė aty.
Dhe cili krah prisni tė jetė mė i vėshtirė pėr ju?
“Ahtisaari- Nuk kam ndėrmend tė pėrzgjedh ndonjėrin krah qė pėrfshihet nė kėtė ēėshtje sepse, fillimisht, mė duhet t’i dėgjoj tė dy krahėt”.
Sa kohė prisni tė zgjasin kėto bisedime?
“Nuk e kam fare idenė se sa do tė zgjasin bisedimet. Disa thonė se ata mund tė zgjasin nga vetėm 3-4 muaj e deri pambarimisht. Mbrojtėsit e mendimit tė fundit thonė se nuk duhet tė ketė kurrfarė afati pėr bisedimet. Por sigurisht, unė mendoj se shpresat janė qė zgjidhja tė gjendet gjatė vitit tė ardhshėm. Unė vetė do tė dėshiroja sa mė shpejt, aq mė mirė”.
Sa pėrparim mendoni se ėshtė bėrė nė Kosovė gjatė kohėve tė fundit?
“Le tė themi se ka plot punė pėr tė bėrė. Dua tė them se kur flasim pėr status, duhet tė flasim pėr status me standarde”.

 

 http://www.panorama.com.al/ 

 
viti IV, Nr:11025
E Shtunė 12 Nėntor 2005

Komisioni i Jashtėm Parlamentar propozon draftin nė Parlament

Kuvendi, 68 deputetė miratojnė “Kosova e pavarur”
Ngjela: Rezoluta duket si njė lutje, si fantazmė nė qiell

Kuvendi miraton nė parim rezolutėn pėr Kosovėn, duke u shprehur pėr pavarėsinė e plotė tė saj. Me 68 vota pro deputetėt kanė votuar nė parim kėtė rezolutė, duke u dhėnė njė qėndrim pėr pavarėsi tė saj. Me gjithė projektin e paraqitur nga ana e komisionit tė Politikės sė Jashtme, deputetėt e Kuvendit kanė pasur rezerva nė lidhje me dokumentin e paraqitur, duke kėrkuar pėrmirėsimin e saj.
Sipas kryekomisionerit tė Politikės sė Jashtme, Preē Zogaj, “nė kėtė rezolutė konkretizohet edhe thirrja qė bėn Evropa pėr rritjen e frymės sė konsensusit”. “Tema e Kosovės apelon pėr qėndrime tė pėrbashkėta. Nė kėtė rezolutė shprehemi qė ēėshtja e statusit tė Kosovės tė finalizohet nė njė zgjidhje afatgjatė”, deklaroi Zogaj. Por Ngjela ka reaguar, duke kėrkuar pėrmirėsimin e draftit, pasi, sipas tij, duhet tė jetė mė konkret. “Rezoluta duket si njė lutje qė nuk dihet kujt i drejtohet, ėshtė njė fantazmė nė qiell. Duket sikur rezoluta u drejtohet institucioneve shtetėrore dhe organizatave tė shoqėrisė civile. E nė fund fare paska njė shpresė tė fuqishme. Duhet tė ishte shkruar me bindje dhe jo me shpresa”, deklaroi Ngjela nė seancė. Vėrejtje pėr tekstin ka paraqitur edhe deputeti i PSD-sė, Gjinushi. “Fjala kusht duhet evituar nė ēdo rast pėr vetė frymėn e rezolutės.
Kjo rezolutė ėshtė njė pėrpjekje pėr tė dalė me njė qėndrim tė pėrbashkėt, pėr tė evituar lajthitjet qė kanė ndodhur nė ’99 apo tani me termat “pavarėsi e kushtėzuar””, theksoi Gjinushi. Njė nga hartuesit e projektrezolutės, deputeti Milo ka shtuar se “me gjithė vėrejtjet e Ngjelės teksti nuk ėshtė pėr t’u hedhur poshtė. Aty ka mesazhe tė qarta. Eshtė njė mesazh pėr shqiptarėt e Kosovės qė ne tė dalim me njė qėndrim tė veēantė”. Pro dokumentit tė paraqitur ka qenė edhe kreu i grupit tė PS-sė, Majko, i cili shtoi se “mė nė fund tė gjitha partitė shqiptare flasin me njė gjuhė dhe kjo duket nė kėtė rezolutė”. “Po tė lexojmė midis rreshtave bėhet e qartė se flitet pėr njė Kosovė si shtet i pavarur demokratik. Pavarėsia e Kosovės ka tė bėjė me stabilitetin e Shqipėrisė”, theksoi Majko. Ndėrsa deputetja Dade shtoi se “fjala shpresė nė rezolutė ėshtė vendosur, pėr shkak se Shqipėria nuk ėshtė palė nė bisedimet nė mes Beogradit dhe Prishtinės pėr zgjidhjen e statusit”.


 
Kuvendi: Pavaresi te plote per Kosoven
E Shtune, 12 Nentor 2005 http://www.korrieri.com/
Mazhoranca dhe opozita kane miratuar ne parim projekt-rezoluten per Kosoven, me qendrimin e njejte per pavaresine e plote te saj, ndersa votimi eshte shtyre per javen qe vjen, per shkak te disa regullimeve ne tekst

Renato KALEMI

Kuvendi i Shqiperise gjen konsensusin e nevojshem per te miratuar nje projektrezolute te perbashket per sa i takon fillimit te bisedimeve per statusin perfundimtar te Kosoves. Pas shume debateve mbi kete ceshtje, si pozita edhe opozita u shprehen dakord ne parim me projektrezoluten e hartuar nga komisioni parlamentar per Politiken e Jashtme. Megjithate, votimi perfundimtar i projektrezolutes do te behet ne seancen e ardhshme te Parlamentit, qe do te zhvillohet pasditen e se henes. Shtyrja e votimit per projektin erdhi per shkak te disa rregullimeve te nevojshme qe do t'i behen asaj gjate ketyre dy diteve.

Per te arritur ne nje forme sa me te pershtatshme te projektrezolutes, ku te shprehet mjaft qarte qendrimi i Shqiperise per ceshtjen e statusit te Kosoves, disa deputete kerkuan rishikimin ne detaje te saj. Sipas tyre, projektrezoluta e paraqitur per votim kishte disa mangesi dhe gabime teknike, te cilat duheshin rregulluar perpara se sa ajo te votohej nga Parlamenti. Keshtu, pas kalimit ne parim, teksti i rezolutes do te jete perseri ne tavolinat e ligjvenesve shqiptare diten e hene, kur dhe pritet te marre miratimin perfundimtar.

Ne qender te objektit te saj, ka kerkesen per pavaresi te plote per Kosoven, respektim te kufijve aktuale si dhe respektim te te drejtave te minoriteteve. Gjithashtu, nder te tjera, me ane te rezolutes Shqiperia kerkon qe bisedimet per statusin e Kosoves, te cilat u hapen gjate ketij muaji, te perfundojne duke percaktuar pavaresine e saj. Dalja me nje rezolute te vetme e Kuvendit te Shqiperise ka ardhur fale nje bashkepunimi dypalesh mes pozites dhe opozites ne komisionin e jashtem.

Por, duhet theksuar se fillimisht konsensusi PS-PD per kete ceshtje nuk ka ekzistuar. Madje, ceshtja e statusit te Kosoves ka ndezur nje debat mjaft te gjate mes ketyre dy partive, te cilat pasi jane ulur disa here me rradhe ne te njejten tavoline per te diskutuar, kane rene me ne fund dakord per hartimin e nje rezolute te vetme. E para qe ka hartuar nje rezolute per Kosoven ka qene Partia Socialiste. Ne ate rezolute shprehej qarte qendrimi per nje Kosove krejt te pavarur. Me pas, ka qene Partia Demokratike qe paraqiti rezoluten e saj ne Kuvend, e qe ne thelb ndryshonte nga rezoluta e PS. Per kete qellim, dy rezolutat u bashkuan ne nje te vetme me konsensusin e dhene nga te dyja palet.

renatokalemi@korrieri.com

 

2005-11-13 10:39:10 L'Otan ferme deux bases militaires en Albanie

TIRANA, 12 novembre (XINHUANET) -- L'Organisation du traité de  l'Atlantique Nord (Otan) a fermé vendredi deux bases militaires en Albanie, rapporte samedi le quotidien local Gazeta Shqiptare.  

     L'une des deux bases est située au port de Durres, le long de  la mer Adriatique et l'autre dans la région intérieure de Kukes ą  la frontičre du Kosovo.  

     Etaient présents ą une cérémonie de fermeture ą Durres, le  ministre albanais de la Défense Fatmir Mediu, le représentant des  forces armées de l'Otan Attilo Massimo Iannuci, et l'ambassadeur  d'Italie en Albanie.  

     M. Iannuci a expliqué que la situation en Europe du Sud-Est  avait changé et que l'Otan avait achevé sa mission militaire en  Albanie. 

     M. Mediu a exprimé le souhait de voir l'Albanie intensifier  continuellement sa coopération avec l'Otan, notamment avec  l'Italie, et s'efforcer d'adhérer au bloc d'ici 2008.  

     Les deux bases ont été établies en 1998-1999 pour assurer le  soutien logistique et la sécurité de transport de l'Otan sur les  routes vers le Kosovo pendant les raids aériens lancés par l'Otan  contre l'ancienne Yougoslavie. Fin