E Diele, 16 Janar 2005 http://www.korrieri.com/
Leka Zogu: LZHK, nje levizje elektorale
Levizja per Zhvillim Kombetar zhvillon ne Tirane nje nder aktivitetet e saj me te medha. Deputeti Dashamir Shehi: "Interesat ekonomike te vendit jane vene ne ankand nga cdo shtetar i rradhes"

Armando META

Levizja per Zhvillim Kombetar shpall slloganin e saj elektoral per zgjedhjet parlamentare te 2005: "Shqiperine ta shpetojme te gjithe se bashku". Kjo devize eshte bere publike dje nga vete metonjesi per Fronin Mbreteror, Leka Zogu, ne nje takim te zhvilluar me intelektuale dhe qytetare te Tiranes. Aktiviteti, i zhvilluar ne Teatrin e Operas dhe Baletit, ne te cilin merrnin pjese perfaqesues te Trupit Diplomatik, te bashkesive fetare, intelektuale dhe deputete te grupit parlamentar te LZHK, eshte edhe i pari aktivitet i permasave te medha te organizuar nga LZHK ne Kryeqytet.

Kryetari i LZHK, Leka Zogu, ka deklaruar qartazi se LZHK eshte nje levizje elektorale, dhe ka synime qe nepermjet qeverisjes se saj te ndershme, te ndryshoje rrenjesisht jeten e te gjithe shqiptareve. "Me LZHK ne i jemi drejtuar ndergjegjes se cdo shqiptari, qe kerkon drejtesi dhe zhvillim, dinjitet dhe perparim. LZHK eshte nje Levizje Elektorale, qe i kerkon popullit shqiptar te marre pjese per ta ndryshuar Shqiperine", ka nenvizuar pretendenti i fronit. Sipas tij, te gjithe sebashku, duhet t'i hedhim syte perpara, ne kerkim te se ardhmes per te gjithe shqiptaret.

Kreu i LZHK ka nenvizuar se misioni i Levizjes eshte qe se bashku me popullin te shpetoje Shqiperine dhe t'i ktheje asaj qeverisjen per Zhvillim Kombetar. "Ne duhet te gjejme rruget me te mira, qe do te ngrene dinjitetin e atdheut tone te perbashket. Ky eshte thelbi i LZHK. Me pergjegjesi kombetare te gjithe shqiptaret duhet te bashkohen qe: "Shqiperine ta shpetojme te gjithe se bashku", me nje Qeveri te forte e te drejte", ka nenvizuar Leka.

Ne kete aktivitet ka folur edhe deputeti i grupit parlamentar te LZHK, Dashamir Shehi, i cili ka bere nje zberthim te programit politik te LZHK. Sipas tij, interesat ekonomike te vendit jane vene ne ankand nga cdo shtetar i rradhes dhe se ekonomia gjendet ne nje krize te plote, e cila do te thellohet ne muajt e ardhshem me afrimin e fushates elektorale. "Ne do te fillojme punen per te ndrequr shtepine tone te perbashket, Shqiperine. Vendi ka nevoje per ndryshim, pasi ekonomia shqiptare, vete Shqiperia eshte kthyer ne nje piramide te madhe. Per ta shpetuar ne duhet te sigurojme pune per te gjithe shqiptaret", ka nenvizuar Shehi. Sipas tij, LZHK do te ringjalle shpresat e shqiptareve, besimin e humbur tek e ardhmja dhe se Levizja do te vendose shtetin e se drejtes, zbatimin e ligjit, pronen private, rendin dhe sigurine e secilit, pavaresine dhe reformimin e pushtetit gjyqesor, forcimin rrenjesor te sigurise kombetare. Shehi ka nenvizuar se Shqiperia duhet te shpetoje nga ata qe e kane mbajtur peng zhvillimin kombetar.

Drejtuesit me te larte te LZHK kane deklaruar ne kete tubim se ne zgjedhjet parlamentare te 2005, nuk do te lejojne kompromiset dhe manipulimet, pavaresisht ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor dhe marreveshjes PS- PD.

 
Faqja 6 - POLITIKE

Janar 16, 2005

 
Leka Zogu: Ja planet e LZHK kur tė vijė nė pushtet

Drejtuesi i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, Leka Zogu, paraqiti dje nė takimin me intelektualėt e Tiranės planin e veprimeve tė kėsaj lėvizjeje, jo vetėm pėr tė ardhur nė pushtet, por mbi tė gjitha tė qeverisjes qė do tė bėjė. "Ne duhet tė jemi tė gjithė sė bashku dhe t'i hedhim sytė pėrpara. Nė kėto ditė tė hapjes ne duhet ta shpėtojmė Shqipėrinė nėn qeverisjen e Zhvillimit Kombėtar", tha Zogu. Sipas tij, me ardhjen e LZHK-sė nė pushtet do tė bėhet e mundur dhe ngritja e dinjitetit tė nėpėrkėmbur tė shqiptarėve. "Thelbi i LZHK-sė ėshtė tė ngrejmė dinjitetin e atdheut. Shqipėria sot nuk pėrfaqėsohet me dinjitet", tha Zogu. Duke u shprehur se ekonomia nė Shqipėri ėshtė informale, ai nėnvizoi se kthimi i saj nė rrugėn e duhur do tė bėhet me ardhjen e LZHK-sė nė pushtet. "Ne duhet ta ndryshojmė ekonominė e vendit, sepse kjo ekonomi ėshtė kthyer nė njė piramidė tė madhe. Ne do tė sigurojmė punė pėr tė gjithė shqiptarėt", tha Zogu. Sipas tij, ēdo ditė e mė shumė kriza ekonomike nė vendin tonė rritet, "dhe do tė thellohet edhe mė shumė me afrimin e fushatės elektorale".

 

 
Faqe 6 - Politikė

 

LZHK-ja takon intelektualėt. Deputeti Shehi, tani ideolog i lėvizjes

 
Leka I: Shqiptarėt duhet tė votojnė njė qeveri kombėtare
 
Agim Baēi

Nevojitet njė qeveri me pėrgjegjėsi kombėtare. Trashėgimtari pėr fronin mbretėror, Leka I, u ka kėrkuar dje shqiptarėve qė tė marrin pjesė nė zgjedhjet e kėsaj vere, me qėllimin pėr t’i dhėnė Shqipėrisė njė qeveri qė tė ketė nė plan tė parė ēėshtjet kombėtare.

“LZHK-ja ėshtė njė lėvizje elektorale qė i kėrkon popullit shqiptar tė marrė pjesė pėr tė ndryshuar Shqipėrinė. Ne tė gjithė sė bashku duhet t’i hedhim sytė pėrpara, nė kėrkim tė sė ardhmes pėr shqiptarėt. Ne duhet ta shpėtojmė Shqipėrinė, t’i kthejmė qeverisjen pėr zhvillim kombėtar”, tha dje gjatė njė takimi me intelektualėt nė Tiranė, Leka I. Ai deklaroi dje se LZHK-ja ka nė qendėr tė projekteve tė saj politike gjetjen e dinjitetit. “Ky ėshtė thelbi i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar”, tha trashėgimtari i fronit, duke kėrkuar nga votuesit qė nė kėto zgjedhje tė votojnė nė favor tė njė qeverie tė fortė. “Tė gjithė shqiptarėt duhet tė bashkohen qė Shqipėrinė ta shpėtojmė tė gjithė se bashku me njė qeveri tė fortė dhe tė drejtė”, tha Leka I, duke premtuar qė, nė rast tė njė fitoreje apo pranie nė qeveri tė LZHK-sė, do tė shihen me prioritet problemet e tė gjithė shqiptarėve, qofshin kėto nė Ēamėri, Prishtinė apo kudo gjetkė, ku jetojnė shqiptarėt.

Qėndrimi pėr kodin
Drejtuesi i LZHK-sė, trashėgimtari pėr fronin mbretėror, Leka I, akuzoi dje marrėveshjen mes PS-sė e PD-sė pėr Kodin Elektoral. “Ėshtė njė kod i padrejtė dhe i realizuar nė bazė tė marrėveshjes sė dy partive tė mėdha, vetėm nė interes tė tyre. Njė gjė e tillė nuk mund tė pranohet”, tha Leka I, duke deklaruar se LZHK-ja nuk do tė bėjė pazare politike, si dy partitė e mėdha. Sipas tij, tė tilla marrėveshje tė bėjnė tė besosh se klasa politike ėshtė e lidhur me mafian dhe se korrupsioni mbėshtetet nga shteti.

Qėndrimi i Shehit
Nė takimin e djeshėm me intelektualėt e ka marrė fjalėn edhe anėtari mė i ri i LZHK-ė, Dashamir Shehi, i cili pritet tė jetė edhe ideologu i fushatės sė ardhshme tė kėsaj lėvizjeje. “LZHK-ja lindi dhe u formua si njė domosdoshėmri pėr tė gjithė shqiptarėt qė tė dinė tė gjykojnė dhe tė kenė njė strehė pėr tė ardhmen e vendit dhe tė fėmijėve tė tyre. LZHK-ja ka nė themel tė saj filozofinė rindėrtimit tė shtetit shqiptar, bashkimin e shqiptarėve tė ndarė nga 50 vjet diktaturė e vjetėr dhe tranzicioni i vėshtirė, ndėrtimin e ekonomisė sė vendit tė humbur dhe tė copėtuar”, tha Shehi, duke deklaruar se nė qendėr tė vėmendjes sė kėsaj lėvizjeje do tė jetė shmangia e grupeve monopoliste, si dhe ngritja e identitetit komėbtar tė nėpėrkėmbur nga ideologjitė e vjetra apo nga servilėt e rinj. “LZHK-ja ėshtė mjeti dhe forca e vetme me tė cilėn miliona shqiptarė, kudo qė janė, nė Shqipėri dhe jashtė saj, mund t’i thyejnė monopolet e partive. Ėshtė e kuptueshme qė ne jetojmė nė njė kohė kontradiktash tė mėdha, ku partitė qė quhen tė majta i sheh dhe shpesh herė tė djathta, duke ndėrtuar njė kapitalizėm tė egėr dhe antipopullor nė shėrbimm tė njė grushti njerėzish, zakonisht ish- komunistė qė kanė monopolizuar 90 pėr qind tė ekonomisė kombėtare. Ndėrsa partitė opozitare nuk janė tė zonjat ta luajnė rolin e tyre historik pėr arsyen e thjeshtė se mė shumė se rikthimi i opozitės nė pushtet u intereson klani i vet pėrsonal, i cili i ka ēuar drejt asfiksisė politike”, tha Shehi.

Shehi tha gjithashtu se LZHK-ja do tė kėrkojė partneritet tjetėr edhe me ndėrkombėtarėt. “Ne jemi tė gatshėm tė ndėrtojmė marrėdhėnie si partnerė e jo si servilė me institucionet ndėrkombėtare. Ne duhet tė diskutojmė me BB-nė, FMN-nė ose OBT-nė jo pėr tė mbajtur me rroga disa zyrtarė tė huaj, por tė hyjmė nė diskutime pėr tė mirėn e ekonomisė shqiptare”, tha Shehi.

 

Grupi Parlamentar i LZHK-sė

  • Dashamir Shehi
  • Maksim Begeja
  • Eqrem Spahiu
  • Shpėtim Rroqi
  • Ethem Fejzollari
  • Bahri Kollēaku
  • Sadedin Balla
  • Uran Metko

Rregulli pėr nė zgjedhjet e vitit 2005: Deputet ai qė merr mė shumė vota

 LZHK-ja, strategji pėr arsimin e shėndetėsinė

Anėtari mė i ri i LZHK-sė, Dashamir Shehi, tha se nė Shqipėri ėshtė e nevojshme ndryshimi i strategjisė sė arsimit. Ai tha se me ardhjen e LZHK-sė nė pushtet, kostoja e arsimimit pėr qytetarėt do tė ulet ndjeshėm, ndėrsa do tė rriten pagat e mėsuesve. Sipas tij, edhe pėr shėndetėsinė, nė strategjinė e LZHK-sė, parashikohet futja e skemės sė sigurimeve shoqėrore nė tė gjithė procesin e kurimit tė sėmundjeve.


 
16 Janar 2005 http://www.kohajone.com/

KREU I PLL-SE, TAKIM ME AMBASADOREN FRANCEZE

Ambasadorja e re e Frances ne Shqiperi, Francoise Bourolleau, ftoi dje ne nje takim kryetarin e PLL-se, Ekrem Spahiu. Gjate ketij takimi, ambasadorja Bourolleau shprehu konsideratat e saj per PLL-ne, si dhe deshiren e saj per nje komunikim me te drejtperdrejte midis dy paleve. Kreu legalist Spahi, nga ana e tij, e njohu perfaqesuesen e larte te shtetit francez mbi historikun e PLL-se dhe pikat kryesore te programit te saj politik. Nderkohe qe tem` e kesaj bisede ishte dhe reforma zgjedhore, si dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, te cilat u vleresuan reciprokisht si te nje rendesie te vecante per shqiptaret. Te dy bashkebiseduesit ndane pikepamje te njejta per ceshtjet ne diskutim, duke lene te hapura bashkebisedimet edhe per takime te tjera.