16 Prill 2005 http://www.korrieri.com/
PLL: Jo arnime te pjesshme Kodit
Per legalistet reforma zgjedhore ka qene dhe mbetet prioritet i politikes shqiptare dhe institucioneve qe lidhen drejtperdrejt me to, por fatkeqesisht, sipas tyre, ky angazhim mbeti formal, pasi mungon vullneti politik per te zhvilluar zgjedhje te lira e te ndershme. Kryetari i PLL, Eqerem Spahiu, komentoi dje se Kodi Zgjedhor, i hartuar dhe miratuar nga PS dhe PD, ne seancen e jashtezakonshme te dates 10 janar 2005, u reklamua si Kodi me i mire i ketyre 15 vjeteve te pluralizmit, por nuk kaloi shume kohe dhe ndeshim me deklarime e kerkesa per nderhyrje dhe amendime ne nene te vecanta te Kodit zgjedhor. Sipas tij, meqenese te dy partite qe hartuan dhe miratuan Ligjin kerkojne nderhyrjen ne Kodin Zgjedhor, duhet te riparohen edhe mangesite e tjera.

A.M
 
 
http://www.shekulli.com.al/ 16/04/2005

Leka Zogu emėron Dashamir Shehin kryetar tė Kėshillit Ekzekutiv tė LZHK-sė

Shehi, kryetar i fushatės sė LZHK-sė

 

N. Perndoj

TIRANE- Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar i ka ngritur tashmė strukturat e saj pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Deputeti i LZHK-sė, Dashamir Shehi, ėshtė emėruar nga pretendenti pėr fronin mbretėror Leka Zogu si kryetari i Kėshillit Ekzekutiv tė LZHK-sė. Shehi do tė jetė nė krye tė fushatės sė kėsaj force, ndėrkohė qė do tė kandidojė edhe nė zonėn 40 tė Tiranės pėrballė dy partive tė mėdha. Dashamir Shehi ka qenė kryetari i PDRN, por se fundmi zyrat e kėsaj partie Shehi i ka vėnė nė dispozicion tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar. Shehi ka refuzuar edhe disa ftesa tė Partisė Demokratike pėr t“u afruar me kėtė parti, duke e thėnė qartė se ai do t’i shėrbejė lėvizjes sė mbretit. Pėr shkak tė pėrgatitjes sė tij profesionale dhe politike, sė fundmi Shehi ėshtė parė si kandidati mė i mire pėr tė drejtuar edhe fushatėn e kėsaj partie. Emėrimi i Shehit ėshtė bėrė publike dje nga vetė pretendenti pėr fronin bbretėror, Leka Zogu. Kėshilli Ekzekutiv i LZHK do tė pėrfshijė tė gjithė krerėt e PLL-sė nėpėr rrethe si dhe deputetėt e grupit parlamentar tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar. Ndėrsa nė krye tė Kėshillit Kombėtar ėshtė emėruar Tomor Malasi.

 

http://www.panorama.com.al/ 
viti IV, Nr:914
E Shtunė 16 Prill 2005
 

© 2003 Gazeta Panorama

 

 
Faqe 7 - Politikė

zgjedhjet parlamentare
intervista
 

Dashamir Shehi nė krye tė fushatės sė mbretit

 

“Gjysmėn e votave tė opozitės do i fitojė LZHK”

 
Luljeta progni

I zgjedhur nė krye tė fushatės elektorale tė LZHK-sė, Dashamir Shehi shprehet optimist pėr fitore tė ndjeshme tė kėtij grupimi nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ai ka deklaruar tė gjitha arsyet e mungesės sė bashkėpunimit parazgjedhor me PD-nė dhe arsyet qė do t’i bashkojnė kėto dy forca nė njė koalicion pas zgjedhjeve. Shehi thotė se ndjehet komod te LZHK-ja, duke theksuar se ftesa e Berishės pėr t’u kthyer nė PD nuk e ka tunduar.

Cila do tė jetė specifika e fushatės elektorale tė LZHK-sė, tė cilėn ju jeni zgjedhur ta drejtoni?
E veēantė apo specifike do tė thoja se nė kėtė fushatė kemi njė simbol tė ri, por njėkohėsisht edhe tė traditės dhe tė masės pėr Shqipėrinė, siē ėshtė familja mbretėrore dhe mbreti Leka I. Kjo ėshtė garanci se ato pjesė tė programit qė do t’i premtohen elektoratit shqiptar do tė realizohen, siē ka ndodhur nė traditėn shtetformuese qė ka patur familja mbretėrore. Kjo, mendoj se ėshtė specifika dhe e reja e fushatės tonė, sepse tė tjerėt dalin me ato personazhe qė pėr 15 vite kanė qenė nė skenė dhe qė mbartin me vete konsumin e tyre. Gjithashtu dalim me njė platformė elektorale shumė tė thjeshtė, tė kuptueshme tė pranueshme besoj nga tė gjithė. Kjo platformė kapėrcen interesat partiake, ėshtė platformė elektorale qė mendoj se pėrfaqėson shumicėn e shtresave tė popullsisė, dhe kjo ėshtė edhe filozofia e LZHK-sė. Ne dalim me njė listė kandidatėsh, tė cilėt gjykojmė se janė dinjitozė sepse formula qė kemi zgjedhur ėshtė formulė e hapur, kush ka mė shumė vota dhe kontribut do tė jetė prezent nė Parlament. Kjo heq pėrfundimisht kupolėn e listės, tė cilėn e pėrdorin tė gjitha partitė e tjera, ku i rezervohet vend nė listė shefave partiake, ndėrsa tek ne nuk ekziston njė strategji e tillė. Shefi i lėvizjes tek ne ėshtė vetė mbreti Leka, i cili nuk ka pretendime pėr kandidat, tė tjerėt do t’i nėnshtrohen votimit popullor.

Sa shpresoni tė fitoni nė kėto zgjedhje, duke patur parasysh edhe peshėn e pjesės tjetėr tė opozitės?
Ne gjykojmė qė LZHK-ja ėshtė e vetmja alternativė, e cila do tė bėjė tė mundur qė opozita tė kalojė 50%, e mjaftueshme pėr tė larguar qeverisjen aktuale. Ne nuk identifikohemi me pjesėn tjetėr tė opozitės, sepse ndryshimet janė shumė tė mėdha, janė esenciale dhe nė shumė pika. Nga kjo pikėpamje ne nuk pretendojmė tė zėvendėsojmė njė gjė me diēka tjetėr, tė cilat mund tė kenė shumė pika tė pėrbashkėta. Ne themi se ka ardhur dita qė t’u kthehet pushteti qytetarėve tė Shqipėrisė. Pėr kėtė e para gjė qė duhet tė bėjmė ėshtė largimi i socialistėve nga pushteti dhe tė mos i kthehemi njė alternimi tė ndėrrimit tė vendeve pa ndryshime esenciale.

Pse zgjodhėt LZHK-nė, ndėrkohė qė keni patur ftesė nga PD-ja?
Unė gjykoj se ky ėshtė vendi im natyral, ėshtė vendi mė klasik opozitar. LZHK-ja ėshtė lėvizje mbarėpopullore, e cila pretendon t’u kthejė pushtetin shqiptarėve. Vendi im, por edhe i mijėra njerėzve tė tjerė, kontribues nė zhvillimet demokratike dhe ndėrtimin e shtetit tė parė institucional nė Shqipėri. Gjykoj se zgjedhje mė tė mirė nuk mund tė bėj as unė dhe as ata qė e kanė mirėpritur ardhjen time brenda kėsaj lėvizjeje. Unė ndjehem komod brenda kėsaj lėvizjeje, sepse plotėson shumicėn e pretendimeve tė mia.

E vlerėsoni lėvizjen politike tė Berishės, me krijimin e KOP-it, dhe ēfarė tė rejash prisni nga kjo lėvizje?
Brenda PD-sė ka patur gjithmonė KOP dhe nuk ėshtė hera e parė, pasi edhe nė ‘96 u hoqėn deputetėt e vjetėr me kontribut dhe eksperiencė dhe erdhėn disa profesorė tė rinj, tė cilėt treguan se nuk kishin volum tė madh politik nė vetvete, pasi u dorėzuan pėrballė krizės pa ndonjė zgjidhje konkrete. Ideja e KOP-it ėshtė pozitive, por qė tė shpresosh fitoren thjesht me KOP-in dhe njė imazh tė ri, ėshtė njėsoj sikur tė themi se njė piktutrė bėhet mė e famshme kur i vė njė kornizė tė re. Nė fakt asgjė nuk ka ndryshuar, pasi esenca ėshtė e njėjta. Lidershipi i PD-sė ėshtė po ai qė ka qenė, autoritarizmi ėshtė i njėjtė, kėshtu qė me KOP apo pa KOP ndryshimet janė shumė tė vogla.

Kėto janė arsyet qė ju penguan tė ktheheni nė PD dhe si e vlerėsoni kthimin e disa figurave?
Nė tė vėrtetė ato janė gjėra tė vjetra. Politika nuk ėshtė fotografi e njė mature gjimnazi dhe qė u dashka tė kthehen ata qė e kanė bėrė fotografinė. Duke pėrjashtuar Genc Rulin qė mbart nė vetvete vlera personale, pjesa tjetėr nuk janė asgjė tjetėr veēse shėrbyes tė sė majtės nė tetė vitet e fundit. Ata kanė punuar ministra, zv.ministra, kėshilltarė tė qeverisjes sė majtė dhe unė nuk e di se ē’bėjnė me kėta njerėz nė oborrin e tė ashtuquajturės sė djathtė, tek i cili nė tė vėrtetė kanė mbetur shumė pak tė djathtė. Nga kėto probleme nuk ka ndryshuar asgjė dhe unė kam njė motiv tė ndryshoj mendim nė lidhje me Berishėn. Tetė vite janė shumė dhe janė tė mjaftueshme pėr tė reflektuar pėr disa, pėr t’u penduar pėr disa tė tjerė, pėr tė rigjykuar edhe disa tė tjerė, pėr tė falur disa tė tjerė dhe pėr tė mėshiruar disa tė tjerė. Unė gjykoj se kategoria mė e mirė e PD-sė nuk ėshtė aktualisht nė PD, kėshtu qė ne kemi zgjedhur kėtė alternativė tė re qė ka njė hapėsirė dhe frymė tjetėr politike. Hapėsirat do tė mbushen me pjesėn mė tė mirė qė ka patur PD-ja.

Cilat janė arsyet qė nuk u arrit njė bashkėpunim parazgjedhor mes PD-LZHK?
Opozita aktuale i ka treguar limitet e veta dhe me ato limite nuk u jep besim shqiptarėve pėr tė fituar. Ne ndahemi pėr shumė gjėra nė mėnyrė tė veēantė pėrsa i pėrket ēėshtjes kombėtare, ēėshtjes sė pronave, ēėshtjes sė administrimit tė shtetit, pėr ēėshtjen e rendit dhe disa tema qė janė tė dukshme. Popullit shqiptar kėsaj here i kanė ardhur mendtė, ėshtė mėrzitur nga ata qė e kanė keqqeverisur dhe sado qė tė mundohen tė manipulojnė votat, kėsaj radhe mendoj se do tė jetė njė proces zgjedhor i pastėr, transparent dhe mė i besueshėm se herėt e tjera.

Ēfarė ju bashkon me PD-nė pas zgjedhjeve, pėrderisa ka kaq arsye qė ju ndajnė me tė para zgjedhjeve?
Ka disa arsye tė tjera. E para ėshtė se ne dhe PD-ja kemi tė njėjtin mendim se kjo qeverisje duhet tė largohet. E dyta gjykojmė qė disa nga shtrembėrimet qė janė bėrė gjatė kėsaj periudhe mund tė rivendosen me njė bashkėpunim konkret dhe e treta ėshtė arsyeja mė madhore qė nuk kemi ndėrmend ta lėmė Shqipėrinė nė kaos dhe pa njė qeverisje konkrete, edhe me kushtin qė do tė na duhet tė qeverisim, ndoshta me disa personazhe qė ka kohė qė nuk e meritojnė tė qeverisin mė.

 

Biografia politike

Dashamir Shehi ėshtė njė ndėr figurat e spikatura tė PD-sė, qė nė vitet e para tė themelimit tė kėsaj partie. Ai ka mbajtur poste tė larta drejtuese gjatė qeverisjes sė PD-sė. Nė vitin 1997 ėshtė larguar nga kjo parti, pas promemories ku ai propozoi dorėheqjen e qeverisė, nė kulmin e krizės sė vitit 1997. Largohet nga PD-ja dhe pėr katėr vite nuk ėshtė mė deputet nė Parlament. Gjatė kėsaj kohe ai angazhohet nė formacionin politik “E djathta e bashkuar”, ku ishin pjesėtare disa parti tė djathta, ndėr tė cilat edhe PR-ja. Nė vitin 1999 nė momentin kur Genc Pollo shkėputet nga PD-ja dhe krjon PDR-nė, Dashamir Shehi i bashkohet kėsaj partie. Menjėherė pas zgjedhjeve tė vitit 2001, ku ai zgjidhet deputet i PDR-sė, largohet edhe nga kjo parti pėr disa mosmarrėveshje nė organizimin e grupit parlamentar tė saj. Mė pas ai krijon Partinė Demokrate tė Rindėrtuar, dhe pak muaj mė parė i bashkohet LZHK-sė, dhe aktualisht ėshtė drejtues i fushatės elektorale tė kėtij grupimi politik.

 

Leka Zogu zgjedh drejtuesit e Kėshillit Ekzekutiv
“Jemi tė hapur pėr koalicion me tė gjitha partitė”

Dashamir Shehi ėshtė zgjedhur nė krye tė Kėshillit Ekzekutiv dhe tė fushatės elektorale tė LZHK-sė, ndėrsa kryetar i Kėshillit Kombėtar ėshtė zgjedhur Tomorr Malasi. Prezantimin e tyre e ka bėrė drejtuesi i LZHK-sė, Leka Zogu gjatė njė konference pėr shtyp. Gjithashtu Leka Zogu nuk e ka pėrjashtuar mundėsinė e krjimit tė njė koalicioni paszgjedhor me tė majtėn, duke u shprehur se dėshira e tij ėshtė qė tė bėjė koalicion me tė djathtėn, por nėse kjo nuk arrihet do tė shihen interesat e kombit. Drejtuesit e LZHK-sė janė shprehur mjaft ambiciozė, duke pretenduar qė nė kėto zgjedhje tė dalin ndėr forcat e para politike, nė tė kundėrt synojnė tė jenė forca e parė opozitare nė vend. Dashamir Shehi tha sė Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar qė do tė konkurrojė nė tė 100 zonat zgjedhore, ėshtė njė strukturė zgjedhore e pėrbėrė nga parti, shoqata dhe individė tė ndryshėm qė sipas tij kėrkon transferimin e pushtetit nga duart e tė korruptuarve te qytetarėt, pasi korrupsioni vitet e fundit ėshtė nė shkallėn mė tė lartė.