KQZ DECIDERA LA SEMAINE PROCHAINE LE RENOUVELLEMENT OU NON DES ELECTIONS DANS QUELQUES CORCONSCRIPTIONS

KQZ DECIDERA LA SEMAINE PROCHAINE LE RENOUVELLEMENT OU NON DES ELECTIONS DANS QUELQUES CORCONSCRIPTIONS 

     TIRANE, 16 juillet/ATA-A.Struga/.-La Commission Centrale des Elections, (KQZ) décidera durant la prochaine semaine le renouvellement ou pas des élections dans quelques circonscriptions électorales du pays .
     Des sources officielles de la KQZ ont fait état aujourd'hui (samedi) que l'institution centrale électorale  terminera dans la semaine prochaine l'examen de toutes les demandes et des plaintes électorales concernant la validité ou pas des résultats . 
     Plus de 40 plaintes électorales ont été présentées jusqu'ą 14 juillet par des candidats et des sujets politique sur l'invalidité des résultats du dépouillement des votes .
/lola/rimi/LS/

 

 
E Shtune, 16 Korrik 2005 http://www.korrieri.com/
Berisha: Qeveria e re, me 11 parti
Kryetari i Partise Demokratike njofton fillimin e negociatave per krijimin e qeverise se re. Berisha fton 10 parti t'i bashkohen koalicionit te ardhshem, perfshire edhe 3 aleate te Kryeministrit socialist Nano. Ne total, ekzekutivi i ri synon te kete 81 deputete, ne Kuvendin me 140 anetare. Veshtiresite e PD per te bashkuar Mediun dhe Pollon, me Milon dhe Xhuvelin, dy nga ministrat me jetegjate te qeverive te majta

Elton METAJ

Sali Berisha nisi zyrtarisht perpjekjet per formimin e qeverise se re, qe premton ta drejtoje vete dhe ku parashikon te grupoje 11 parti. Nje iniciative e veshtire, qe nese do te kete sukses, do te shenoje ekzekutivin me mbeshtetje me te gjere, perjashtuar rastet emergjencave kombetare, kur lidnen Qeveria e Stabilitetit dhe ajo e Unitetit Kombetar ne vitet 1991 dhe 1997.

Ish-Presidenti 61 vjecar pranoi dje publikisht se u kishte nisur ftesat per bashkepunim edhe 10 partive te tjera, qe ai synon t'i bashkoje me Partine Demokratike, ne perpjekje per te formatuar ekzekutivin e qendres se djathte. Ne ftesat e selise blu jane perfshire edhe tre parti aleate te Partise Socialiste te Kryeministrit Nano. Vangjel Dule (PBDNJ), Lufter Xhuveli (PAA) dhe Paskal Milo (PDS) jane ftuar te braktisin Nanon dhe t'i bashkohen te djathteve.

Por ndonese eshte shtrire ne ftesat e tij deri te Partia "Demokracia Sociale" e ish-ministrit te Jashtem, Paskal Milo, kryetari i Partise Demokratike ka lene jashte vemendjes Partine Aleanca Demokratike, te qendres se djathte. E drejtuar nga nje themelues i Partise Demokratike, PAD e Neritan Cekes nuk eshte perfshire ne listen e ftesave te firmosura dje nga Berisha.

Ne kete menyre, projekti "Berisha" synon te grumbulloje rreth liderit demokrat, 81 deputete te Kuvendit te ardhshem me 140 anetare, ndersa do te ftohen per bashkepunim edhe 3 parti te koalicionit te djathte qe nuk arriten te perfaqesohen me deputete.

Pas disa ditesh mungese, Sali Berisha eshte shfaqur ne sallen e konferencave te selise blu dhe ka deklaruar se do te realizoje ekzekutivin e reformave dhe kthesave te medha, si ne vitin 1992. "Nisem ftesat zyrtare per forcat politike, me te cilat ne mendojme te krijojme koalicionin e reformave dhe te ndryshimit. Ftesa u drejtohet kryetareve te forcave politike te koalicionit, sikunder edhe forcave te tjera politike te qendres dhe te qendres se majte", deklaroi Berisha, fitues i zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare. Per kreun e partise me te madhe parlamentare, koalicioni do te jete si lokomotive e reformave dhe do te garantoje nje mbeshtetje sa me te gjere.

Megjithate, kryetari demokrat pranoi nje fare pasigurie, se bashkimi i nje numri te madh partish rreth tij dhe qeverise qe tenton te ndertoje, mund te sjelle te papritura. "Negociatat jane ato qe do t'i percaktojne te gjitha zhvillimet. Nuk mund te them qe PD do te leshoje shtyllat e programit te saj, por PD-ja do te bashkepunoje ngushte me te gjitha forcat e koalicionit per te arritur ne nje qeverisje solide", u shpreh Berisha.

Sidoqofte, ish-Presidenti pritet te perballohet me kerkesa te shumta te aleateve gjate negociatave per formimin e qeverise se re. Per me teper, reformatoret e drejtuar nga Genc Pollo kane shprehur pakenaqesine e shtrirjes majtas se koalicionit fitues te zgjedhjeve. Shtrirje, qe synon te perfshije ne qeveri edhe parti te angazhuara ne fushate perkrah socialisteve te Fatos Nanos. Veshtiresite per Berishen duket se shtohen edhe nga fakti se ekzekutivi i ardhshem do te jete me i vogel ne numer. Ai pritet te kete vetem 14 ministri, ndersa republikanet kane bere te qarte se do te kerkojne postin e zv/kryeministrit. Ne nje levizje parandaluese te hapjes se epidemise se kerkesave, Partia Demokratike deklaroi pak dite me pare se do te mbaje vete portofolet me te rendesishme te ekzekutivit. Ndaj liderit demokrat do t'i duhet te djersise per te ulur bashke ne nje qeveri, Fatmir Mediun e Genc Pollon, me Paskal Milon e Lufter Xhuvelin, dy nga ministrat me jetegjate te qeverive, te drejtuara nga socialistet.

Partite e ftuara nga Berisha:

1 - Partia Demokratike 55 deputete

2 - Partia Republikane 11 deputete

3 - Partia Demokrate e Re 4 deputete

4 - Partia Demokristiane 2 deputete

5 - Partia Bashkimi Liberal Demokrat 1 deputet

6 - Partia Balli Kombetar Demokrat ---

7 - Partia Bashkimi Demokrat ----

8 - Partia Levizja per te Drejtat dhe Lirite e Njeriut ----

9 - Partia Agrare Ambjentaliste 4 deputete

10 - Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut 2 deputete

11 - Partia "Demokracia Sociale" 2 deputete

TOTALI 81 deputete

http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm
 
Faqja 10 - EKONOMI

Korrik 16, 2005

 
Avokati Dizdari paraqit prova qė vėrtetojnė pronėsinė e ish-familjes mbretėrore
 
Trualli i "Dajtit", pronė e Leka Zogut
Ahmet Zogu ua bleu 6 familjeve tiranase nė vitet `30

Genc Kondi


Asnjė nuk mund ta privatizojė hotel "Dajtin". Kjo ėshtė deklarata e papritur e avokatit tė Leka Zogut, Shefqet Dizdari, i cili theksoi dje se klienti i tij ėshtė pronar i ligjshėm i truallit, mbi tė cilin ngrihet hoteli. Nė njė kohė kur opinioni ishte i interesuar tė mėsonte emrin e pronarit tė ri tė hotelit mė prestigjioz tė Tiranės, ndėrtuar nė vitin 1943 nga italianėt, nė seancėn e paraqitjes sė ofertave, nė selinė e Agjencisė Kombėtare tė Privatizimit, pretenduesi i fronit mbretėror tė Shqipėrisė, bėri publike kėrkesėn qė ėshtė paraqitur prej tij pranė Ministrisė shqiptare tė Ekonomisė. Nė bazė tė kėsaj kėrkese, procesi i tenderimit ėshtė i paligjshėm, pasi, nė vend tė tij, pronarit tė vjetėr tė truallit i duhet njohur e drejta e parablerjes.
Nė bazė tė dokumentave arkivore, tė siguruara vetėm njė javė mė parė, thekson avokati Dizdari, dokumentohet fakti se trualli mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar hoteli pas pushtimit tė vendit nga Italia ka qenė nė pronėsi nė Ahmet Zogut. Madje, pjesa e terrenit qė i pėrket atij ėshtė shumė mė e madhe se sa sipėrfaqja mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar ky objekt. Kufizimet e saj janė bulevardi "Dėshmorėt e Kombit", lumi i Lanės, muri i katedrales katolike dhe rruga "Toptani". Kėtė truall, sipas pėrfaqėsuesit ligjor tė familjes Zogu, ish-mbreti Zogu i Parė e ka blerė nga gjashtė familje tė vjetra tiranase nė vitet '30-tė dhe ajo ėshtė e regjistruar rregullisht si pronė e tij private. Ahmet Zogu ka nė territitorin e kryeqytetit edhe pronėsi tė tjera, qė iI ka trashėguar nga nėna e tij, qė rrjedh nga familja e ēifligarėve tė mėdhenj e pronarėve tė tokave nė Shqipėrinė e Mesme, Toptani. Por trualli nė fjalė ėshtė pronė e tij personale.
Nė pėrputhje me Ligjin e Kthimit e Kompensimit tė Pronave, Leka Zogut i lind e drejta qė tė kėrkojė tė drejtėn e tij mbi kėtė hotel. Dhe i takon shtetit, nėpėrmjet Komisionit tė Kthimit e Kompensimit tė Pronave, qė tė pėrcaktojė nė se ai do tė dėmshpėrblehet apo do t'i kthehet fizikisht pronėsia e truallit nėn hotel "Dajtin". Nė pėrputhje me ligjin shqiptar pėr privatizimet, thekson avokati Dizdari, Leka Zogut i lind e drejta e parablerjes e objektit qė ėshtė ndėrtuar mbi pronėn e tė jatit tė tij, trashėgimtar i vetėm i ligjshėm i tė cilit ėshtė ai. Pyetjes nė se Leka Zogu ka mundėsi financiare pėr tė zbatuar tė drejtėn e parablerjes, duke paguar mė se 200.000 dollarė, sipas vlerėsimit qė i ka bėrė shteti shqiptar objektit nė fjalė, ai iu pėrgjigj pozitivisht.
Pretenduesi i fronit mbretėror shqiptar, qė nga data 8 maj 2003 ka edhe njė tė drejtė tė posaēme mbi pronėsitė e familjes sė tij. Ligji nr. 9063 i Kuvendit tė Shqipėrisė sanksionon, nė nenin 2, si mė poshtė: "Trashėgimtarėt e ish-familjes mbretėrore kanė tė drejtė tė disponojnė dhe tė pėrdorin pronat e tyre, sipas ligjit "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve", si dhe tė ligjeve tė tjera nė fuqi. Ky ligj u miratua pas kėrkesės sė bėrė nga 43 deputetė, tė tė gjitha partive politike, nė vitin 2003, pėr njohjen e njė statusi tė veēantė pėr pjesėtarėt apo trashėgimtarėt e familjes mbretėrore Zogu.
Ligji parashikonte edhe klauzola tė tjera, njera prej tė cilave zgjidhte ligjėrisht incidentin e ndodhur me koleksionin e armėve, tė cilat Leka Zogu i kishte marrė me vete nga Afrika e Jugut, ku banonte m parė dhe qė, nga policia dhe prokuroria e vendit tonė u cilėsuan fillimihst si objekte tė rrezikshme, por qė doli se ishin trofe lufte, qė nuk mund tė pėrdoreshin si armė zjarri.
Pas kėrij ligji, Kėshilli i Ministrave pėrcaktoi me vendim tė posaēėm statusin dhe trajtimin protokollar tė trashėgimtarėve tė ish-familjes mbretėrore. Midis tė tjerash, vlen tė theksohet se, pas kėtij vendimi, Leka Zogu u pajis me pasaportė diplomatike nga Ministra e Jashtme dhe atij iu kthyen me njė procedurė tė veēantė disa nga pronat e patundshme, qė figuronin nė pronėsi tė tė jatit, gjatė kohės qė ai ishte mbret i shqiptarėve, pra deri nė vitin 1939.
Nė kushtet e sigurimit tė dokumentacionit qė vėrteton tė drejtėn e pronėsisė sė Ahmet Zogut mbi truallin e hotel "Dajtit", ai i ka kėrkuar shtetit shqiptar tė ndėrpresė ēdo hap pėr shitjen e tij, thekson Shefqet Dizdari, i cili, ndėrkohė, ve nė dukje se ka qenė kjo arsya pse Ministria e Ekonomisė e ndėrpreu procedurėn e tenderimit dhe jo ndonjė arsye e karakterit politik.


Ndėrpritet papritur procedura e privatizimit tė hotelit

Tėrhiqet ministria e Ekonomisė: Privatizimi ta bėj Qeveria e re
Ministria e Ekonomisė vendosi, nė mėnyrė tė papritur, qė zhvillimin e tenderit pėr privatizimin e hotel "Dajtit" nė Tiranė ta zhvendosė nė kohė, pas formimit tė qeverisė sė re. Kjo u bė e ditur nga drejtuesi i Komisionit tė Vlerėsimit tė Ofertave, pranė Agjencisė Kombėtare tė Privatizimit, Nuri Sopi, i cili deklaroi dje se, me njė shkresė zyrtare, ky dikaster ka njoftuar AKP-nė se nuk e gjykon tė pėrshtatshėm momentin paszgjedhor pėr privatizimin e kėtij aseti tė rėndėsishėm shtetėror. Nė fakt, ndėrkohė qė pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Rregullimit tė Territorit e Turizmit dhe ata tė AKP ishin tė pranishėm nė seancėn e parashikuar pėr hapjen e ofertave, ata tė Ministrisė sė Ekonomisė mungonin. Sikurse ishte shpallur mė parė, dje duhet tė kryhej procedura e hapjes sė zarfave dhe mė datė 25 korrik do tė shpallej vendimi i Komisionit pėr fituesin e tenderit. Por, burime nga AKP kishin bėrė tė ditur tė enjten se pranė AKP nuk ishte paraqitur asnjė ofertė nga blerės potencialė. Burime zyrtare tė kėsaj Ministrie bėnė tė ditur se "shtyrja e datės sė zhvillimit tė tenderit u bė edhe pėr arsye tė thithjes tė sa mė shumė ofertave, nė mėnyrė qė tė pėrfitohet njė vlerė sa mė e lartė pėr shitjen e kėtij hoteli".

Faqja 21 - DOSSIER

HISTORIA/ Ankesat e protestat pėr parregullsitė e votimeve
 
Zgjedhjet 1921, Kandidatėt: Qeveria po na vjedh votat
 

Dashnor Kaloēi


Historia pėrsėritet. Zgjedhjet parlamentare qė u mbyllėn para pak ditėsh me votimet e 3 korrikut 2005, nuk ndryshojnė aspak me zgjedhjet e para parlamentare tė mbajtura 85 vite tė shkuara nė pranverėn e 1921-t. Asnjė ndryshim: Fushatė e ashpėr elektorale me kandidatė tė varur dhe tė pavarur, politikanė e biznesmenė qė duan tė bėhen deputetė tė cilėt premtojnė rrugė e ulje taksash, reformė nė administratė e liri shtypi, ndihmė e pėrkrahje sociale pėr tė varfėrit etj. Premtimet e qeverisė se do tė zhvillojė zgjedhje tė lira e tė ndershme dhe ankesa nga kandidatėt pėr deputetė se ajo ua vodhi votat duke ndihmuar ministrat e saj qė tė dilnin fitues. Analistė qė shkruajnė editoriale ku tėrheqin vėmėndjen pėr zgjedhje tė lira, qė tė mos tė turpėrohemi pėrpara tė huajve dhe Evropės e cila ka fatin tonė nė dorė. Gjithshka njėsoj.


Koli Rrodhe: kujdes votėn
Pak ditė pasi qeveria e Sulejman Delvinės (e dalė nga Kongresi i Lushnjes) kishte shpallur mbajtjen e zgjedhjeve tė para parlamentare nė Shqipėri, nė tė gjitha organet e shtypit tė asaj kohe filluan dhe shkrimet me editorialet e para pėr ato zgjedhje. Nė ato shkrime bėhej thirrje pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, ku tė gjithė votuesit tė mendoheshin mirė para se tė hidhin votėn e tyre, duke ua dhėnė atė atyre kandidatėve qė e kishin treguar veten se kishin luftuar e punuar pėr tė mirėn e Shqipėrisė. Po kėshtu nė ato editoriale thuhej se ato zgjedhje duhej tė bėheshin sa mė tė lira, pasi nė tė kundėrt Shqipėria do turpėrohej nė sytė e tė huajve dhe Europės. qė nė njė farė mėnyre kishin nė dorė fatet e saj. Njė nga kėto editoriale ishte dhe ai i patriotit korēar, Koli Rrodhe, i botuar nė "GAZET' E KORĒĖS" ku midis tė tjerash shkruhej: " "Ėshtė e para herė qė Populli i Shqipėrisė voton pėr deputetėt nė Parlamentin e tij. Ėshtė e para herė qė Populli i Shqipėrisė ryn (hyn) nė rradhėn e jetės politike duke dhėnė votėn e tij pėr zgjedhje deputetėsh. Ėshtė e para herė qė Shqipėria po ryn nė udhėn e Shteteve tė qytetėruar: po futet nė fushėn politike tė brendėshme duke dhėnė votėn secili nga populli pa patur asnjė ndryshim, i madhi nga i vogli, i pasuri nga i vobekti, gruaja nga burri, njėri element nga tjatri. Tė gjithė kėta do tė shkojnė nė mė njė udhė, me njė kllasė e pa patur kurrėfarė ndryshimi. Me qenė, pra, kėshtu duhet tė mejtonet (mendohet) fort populli, pa tė japė votėn e tij te njėri apo te tjatri. Qė tė mejtonemi mirė le tė shohim dhe le tė peshojmė jetėshkrimin e cilitdo kandidati, le t'ia kqyrim punėrat e shkuara atyre qė do tė ven kandidaturėn pėr deputet dhe nė qoftė se janė tė ndershėm nga karakteri, nė qoftė se punrat e tyre tė shkuara kanė qenė mehlemi i plagėve tė kėtij Atdheu, tė kėti Populli, le t'ua japim votėn megjithė besimin e plotė, se vetėm dhe vetėm kėta, duke qenė pėrfaqėsonjės nė Parllamentin tonė- do ta shpien Shqipėrinė nė shkallėn qė meriton, dhe vetėm kėta do t'i ndėrtojnė punrat e brendėshme dhe tė jashtėme tė Shqipėrisė, qė kėshtu mėnjanė tė mbretėronjė qetėsia dhe armonia brenda, e mė anėn tjatėr tė nderohet Atdheu ynė pėrpara botės sė qytetėruar. Provimet e shkuara mbi personat, na bėjnė t'u heqim vėrejtjen katundarėve ashtu dhe qytetasve qė, tė mos kandisen nė thashė e themet, a me ēpifjet e ndocave qė mundet tė rynė e tė dalin nėpėr popull me njė maskė fetare ose me njė t'a tillė interesi vetjak e me tė tilla mėnyra djallzore tė fitojnė votėn e popullit; se nė qoftė se vėmė veshin tė tilla aferave puna ėshtė e ēkatėruar dhe Shteti do tė turpėrohet pėrpara tė huajve tė cilėt gjer mė njė pikė kanė jetėn tonė nė dorė. Le tė mejtonemi mirė dhe le t'u japim votėn atyre qė kemi provuar qė nė kohėn e shkuar qė nė kohėn e rrezikut, se vetėm ata do tė pėrmbushin qėllimin e shenjtė" Koli Rrodhe.

Po vidhen vota pėr Ministrin e Brendshėm
Por edhe pas premtimeve tė shumta qeverisė se ushtria dhe funksionarėt e lartė tė administratės sė saj nuk do tė ndėrhynin nė procesin zgjedhor, pėrsėri pati shumė ankesa e protesta pėr vjedhje votash dhe manipulimesh. Shumė prej atyre ankesave u botuan edhe nė shtypin e asaj kohe, siē ishte rasti i Kryekatundarit tė Peqinit. Adem Gjinishit, i cili ankohej se Prefekti i Elbasanit, Rexhep Jella, ishte implikuar nė procesin zgjedhor, duke ndihmuar kandidatėt pėr deputet, Mehdi Frashėri qė mbante postin e Ministrit tė Brendshėm dhe shokun e tij Shefqet Bej Elbasani. Lidhur me kėtė, nė "GAZET' E KORĒĖS", tė datės 26 shkurt 1921, nėn titullin "Skandale tė turpshme", (Marrė nga Mbrojtja Kombėtare) midis tė tjerash shkruhej: "Marrim nga burim i sigurt, se Kryekantundar' i Peqinit telegrafisi Katundaris s'on, kėshtu: "Prefekt i Elbasanit i famshėm antar' i…qė e quajti Vlorėn qytet…kundėrshtar i rrebt i Kongresit tė Lushnjes, aji qė e burgosi pa far shkakut Kryetarin e Mbrojtjes Kombėtare t' Elbasanit nė kohėn e Luftės Italo-Shqiptare, po pėrdor sot fuqin e Qeveris pėr me sigurue deputetėsin e Ministrit tė Brendshėm, z. Mehdi Frashėrit e Shefqet Bej Elbasanit me shokė. Peqini po humb tė drejtat e veta me zgjedhjet qi po bahen ashtu si ka humbė edhe ma parė mbasi fuqia qeveritare e Prefekturės po mundohet t'i mbledhi votat e elbasanit nė nji pikė, sado qė nomi (ligji) i ndalon qeveritarėt nga anėsit. Neve protestuem mbi kėtė tė paudhė tė Prefektit e tė Ministrit. Lutemi tė na ndihmoni". Kryekatundari Adem Gjinishi. Pas kėsaj ankese tė Adem Gjinishit, Shoqėria Mbrojtja Kombėtare i drejtoi njė protestė qeverisė e cila ėshtė botuar po nė atė gazetė. Aty thuhet: "Ministrisė sė Pėrmbrėndshme. Tė gjtha viset Shqiptare po ankohen nga fuqia e Qeverisė pse shtėrngon popullin tė votojė kundėr ndėrgjegjes tij Shembull kini Shqipėrin' e mesme, Prefekturat e Shkodrės, Elbasanit e gjetkė. Energjikisht protestojmė kundėr pa drejtėsisė, duke ua lėnė juve responsabilitetin". (Shėnim i Mbrojtjes Kombėtare) Po qe kėshtu mė mirė populli pa tjatėr tė pėrgatitet dhe tė mbledhi Asamblen Kostituenten, pse, le qė zgjedhja ėshtė ēyryk nė mėnyrėn e vet, nga pengimet e nėrgjegjes sė lir, por e keqja do tė na gjej nė opinionin e botės qė der dje ish pėr skllavnin t'onė. E dje skllav sot gjoja i lir, e nesėr skllav mė keq se dje: le tė vej dhe kjo zgjedhje kot: por ilaēi i duhet kue nė rranjė! Fatėzezėt neve qė ua paska tru (mallkuar) Perėndia? Kjo zgjedhje merret vesh se ėshtė e pa nomshme (e paligjshme) dhe populli medeomos do e hjedh poshtė".


Ministri i Brendshėm Frashėri u angazhua pėr zgjedhje tė lira

Qeveria: Ushtria dhe administrata do rrinė larg zgjedhjeve
Pak ditė pasi qeveria e asaj kohe shpalli mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, me anė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendėshme ajo filloi dhe nxjerrjen e urdhėresave e qarkoreve tė ndryshme me udhėzimet pėrkatėse se si duhet tė mbaheshin ato zgjedhje. Kėshtu nė datėn 2 janar tė vitit 1921, ajo nxorri njė qarkore ku bėnte tė ditur se zgjedhjet duhet tė bėheshin tė lira dhe forcat e armatosura tė ushtrisė e xhandarmėrisė me nėnpunėsit e qeverisė duhet tė qėndronin sa mė larg zgjedhjeve dhe tė mos influenconin e pėrziheshin fare nė to. Nė kėtė qarkore tė botuar nė gazetėn lokale "GAZET' E KORĒĖS", shkruhej: "Ushtria, xhandarmėria dhe nėpunėsit e qeverisė do tė rijnė tė paanshėm nė ēėshtjen e zgjedhjeve. Ministria e Punėve tė Brendėshme. Qarkore, Tiranė mė 2 Janar 1921. Zgjedhjet e deputetėve do tė jenė fort tė lira dyke u varur vetėm nė dėshirėn e Popullit. Perzjemja e nėpunėsvet nė kėtė ēėshtje ėshtė kundėr ligjave Konstitucionale: prandaj lutemi tė ndaloni me ē'do farė mėnyre influencėn e gjithė nėpunėsve, pa marrė parasysh shkallė a person. Forca e armatosur do tė jetė fare e pa-anshme, prandaj do tė jini gjithnjė drejt pėr drejt juve tė kujdesur pėr tė penguar entervacionin e tyre. Duhet tė na lajmėroni kurdoherė pėr zgjedhjet dhe veprimet e zgjedhjeve". Zav. Ministri i P. tė Brendėshme Xhaferr Ypi. Por kjo urdhėrse e qeverisė nuk zgjeti zbatim dhe shumė funksionarė tė lartė tė saj tė pushtetit vendor, si Prefektė apo Nėnprefektė u implikuan nė fushatėn elektorale dhe procesin zgjedhor duke ndihmuar disa kandidatė qė mbanin poste tė larta ministrore. Nisur nga kėto qėndrime tė pushtetarėve vendorė dhe funksionarėve tė lartė tė qeverisė pati shumė ankesa dhe protesta. Pas kėtyre ankesave qeveria u detyrua qė tė nxirrte njė qarkore tjetėr e cila u botua edhe nga gazeta "Mbrojtja Kombėtare" qė dilte nė Vlorė, nė njė nga numrat e saj tė datės 20 shkurt 1921. Midis tė tjerash aty shkruhej: "Ministria e Pėrmbrendshme thotė qė qeverria nuk trazohet nėr zgjedhjet, qė do do tė mbeten nė lirin' e popullit (?) Prefekturės Vlorė. Me nėnshkrimin Mbrojtja Kombėtare nga Vlora muarėm njė telegram ku protestojnė tue thanė qė fuqiata e qeverisė shtėrngon popullin pėr tė votuar kundra nėrgjegjes, po ja bėjmė tė ditur dhe njė herė se qeveria as kandidatėn e vet ka, as asht perzier dhe as nuk do pėrzihet. Me gjith anėt zgjedhjet po bahen nė njė liri tė plotė, ata qė bajn kėto ēpifje janė ata qė nuk fitojnė votėn e duhur, prandaj ia hedhin fajin qeveris". Ministri i Punėve tė Brendėshme Mehdi Frashėri.

 
 

Faqja 25 - KULTURE

Korrik 16, 2005

Vajza e Armstrongut, flet pas promovimit tė librit "Gjashtė muaj mbretėri"
 
"Babai im nė krah tė Princ Vidit nė Shqipėri"

Nga Londra, Muhamed Veliu


Griselda Adam ėshtė vajza e ish-sekretarit privat tė princ Vidit, Duncan Heaton-Armstrong, i cili rastėsisht u ndodh nė krah tė princit gjerman, qė ushtroi nė Shqipėri monarkinė mė tė shkurtėr nė historinė e Evropės. Libri, qė Armstrong shkroi menjėherė pas largimit nga Shqipėria, me titull "Gjashtė muaj mbretėri", u botua mė nė fund nė gjuhėn angleze pas shumė tentativash. I promovuar para pak ditėsh nė Londėr, pėr kėtė libėr ishin mbledhur shumė studiues, akademikė, diplomatė, e mes tyre e ftuar speciale edhe vajza e kapitenit Armstrong, Grisela Adam. Ajo solli pėr tė pranishmit disa kujtime tė veēanta nga babai i saj, i cili u zgjodh pėr t'i shėrbyer princit Vidit nė Shqipėri. Griselda flet ngadalė, disi e pamundur prej moshės, por nė kėtė intervistė pėr Gazetėn Shqiptare ajo jep detajet e jetės sė babait tė saj mes shqiptarėve dhe njė princi tė zgjedhur nga Europa pėr tė drejtuar vendin e tyre.

Pse babai juaj vendosi tė shkonte nė Shqipėri nė njė kohė aspak tė pėrshtatshme?
Ishte njė kohė pak e vėshtirė pėr tė. Ai ishte i papunė. Ju ofrua kjo mundėsi, tė cilėn e pėrqafoi. Ishte koha, kur ai sapo kishte mbaruar studimet nė Kembrixh. Ai ishte njė linguist, i cili qė kur ishte i vogėl u rrit duke mėsuar gjermanisht dhe italisht. Kėsisoj ai nuk e pati aspak problem edhe mėsimin e gjuhės shqipe. Duke qėnė njė person qė fliste gjermanisht im atė, ishte mjaft i pėrshtatshėm pėr njė punė si sekretar i njė princi me origjinė gjermane, siē ishte princ Vidi.

Kėto kujtime, qė Amstrong i mblodhi nė kėtė libėr kur u shkruajtėn?
I shkruajti menjėherė pas luftės. Por nuk u botuan nė atė kohė, kur ai sapo i kishte shkruar. Ai nuk mund ta botonte kėtė libėr, pasi ishte ofendues ndaj grekėve. Dhe nė atė kohė, sikurse tė gjithė e dinė, grekėt ishin aleatė tė anglezėve. Atėherė a mund tė gjente vend ky libėr nė Angli nė kėto kushte.

Nė ē'vit saktėsisht tentoi babai juaj ta botonte kėtė libėr?
Ishte pikėrisht, njė vit pas Luftės sė Parė Botėrore. Atėherė nuk ndodhi, e mė vonė, ai nuk kishte para. Qė nga ajo kohė nuk tentoi ta botonte pėrsėri.

A vazhdoi tė mbante kontakte me Princ Vidin edhe pas largimit nga Shqipėria?
Po, babai deri sa qe gjallė mbante kontakte me princin Vid. Mbaj mend qė nė nė shtėpi mbante disa fotografi tė tijat, dhe fliste me shumė respekt pėr tė. Babai shpesh herė e kujtonte princin si njė njeri tė drejtė dhe korrekt e kjo lidhej mbase me origjinėn e tij, qė ishte gjermane.

Tashmė pas kaq e kaq vitesh ky libėr u botua edhe nė Angli. Si ndiheni?
Ndjehem e gėzuar, pasi unė kam tentuar edhe njė herė tjetėr pėr ta botuar. Ka ndodhur qė njėrėn prej kėtyre tentativave, ta pres nė mes, unė vetė. Ia kisha besuar librin njė profesori, i cili do tė punonte me tė. Por, ai ndryshoi shumė gjėra dhe unė nuk e lejova qė ta botojė.


6 muajt e mbretėrimit tė Princ Vidit

Botohen nė Britani dorshkrimet tė Armstrongut
Kujtime nga njė kapiten irlandez pėr gjashtė muajt e mbretėrimit tė Princ Vidit nė Shqipėri. Ėshtė njė libėr mjaft i lakuar pėr lexuesin shqiptar me titull "Gjashtė muaj mbretėri". Por mjaft interes ka ngjallur edhe nė Britani, ku para pak ditėsh ėshtė promovuar nė prani tė shumė studiuesve, akademikėve, dhe shumė tė interesuarve pėr gjithė ēka ka ndodhur nė kėtė kohė tė sundimit tė shkurtėr tė princ Vidit nė Shqipėri. Duncan Heaton-Armstrong, te "Gjashtė muaj mbretėri", pėrcjell dėshmi autentike tė asaj ēka ndodhur nė Shqipėri gjatė monarkisė gjashtė mujore tė Vidit. Kujtimet e tij pėrmbledhur nė 173 faqe, do ta shikonin dritėn e botimit vetėm nė vitin 2005, diēka mė shumė se 35 vjet nga vdekja e autorit. Megjithėse kujtimet janė hedhur nė letėr nga Armstrong gjatė kohės, qė ishte nė shėrbim tė Vidit dhe tentoi t'i botojė ato disa vite mė vonė, nuk u lejua nga autoritet britanike me pretendimin se libri fliste ashpėr ndaj grekėve, tė cilėt qė nė atė kohė, sipas Armstrongut, trajtonin keq popullsinė shqiptare tė atjeshme. Dorėshkrimi origjanal ra para pak kohėsh nė dorė tė studiuesit shqiptar Bejtulla Destani, i cili drejton "Qėndrėn e Studimeve Shqiptare" nė Londėr. Ai ia besoi redaktimin e librit anglezit Gervase Belfield, e mė sė fundi u botua nga shtėpia e njohur botuese me degė nė Londėr dhe New York I.B.Tauris. Studiusi Bejtulla Destani ka punuar dy vite rresht pėr redaktimin e librit. Ai thotė se ka mėsuar pėr herė tė parė, mbi dorėshkrimet e Duncan Heaton-Armstrong nga autori i librit "Skėnderbeu" Harry-Hockings. Ai, pėrpara se tė vdiste, i tregoi se ruante nė bibliotekėn e tij dorėshkrimin, tė cilin ia besoi Destanit, duke iu lutur qė ta ruante. Duke folur pėr Gazetėn, Destani thotė, se mė pas arriti tė vihet nė kontakt me vajzėn e autorit Griselda Adams, e cila e autorizoi pėr ta botuar librin. Por shton se ka patur botime tė tij nė mėnyrė pirate tre herė nė Shqipėri, dy herė nė Anglisht dhe nė Shqip nga disa shtėpi botuese, njėra prej tyre botuese e veprave tė Kadaresė, e cila e ka botuar vetėm me mbiemrin e autorit. Historiani Destani e cilėson librin si shumė interesant pasi pėr kėtė periudhė (viti 1914), nuk ka shumė dokumenta, qė tė hedhin dritė mbi ngjarjet e ndodhura. "Libri mund tė cilėsohet si njė dokument autentik pėr vitin 1914 pasi janė kujtime tė pėrjetuara nga njė person anglez, kėshilltar i Vidit, i cili ka marrė pjesė nė luftėn pėr mbrojtjen e Durrėsit dhė ėshtė shpallur sipas gazetave angleze heroi i kėsaj lufte" shpjegon Destani, i cili ka patur bashkėudhėtar nė redaktimin e kėtij libri anglezin Gervase Belfield. Ai shėnon nė krye tė librit nė parathėnie: "Qė nga koha qė kam studiuar historinė ballkanike nė universitet nė vitin 1970 kam patur dėshirė qė tė shkruaja njė libėr pėr Shqipėrinė. Kjo mundėsi m'u dha kur miku im, studiusi dhe historiani Bejtulla Destani mė sygjeroi redaktimin e kujtimeve tė kapitenit Duncan Heaton-Armstrong (1886-1968). Kujtimet e Armstrong sjellin detajet e hollėsishme tė asaj qė njihet si "Gjashtė muaj Mbretėri" tė princ Vidit, duke sqaruar se pėr kohėn kur i referohet libri, Shqipėria nuk ka qėnė mbretėri, por principatė e princit Vid, i cili nuk ishte mbret, por princ. Sipas Belfield mėsohet se nė periudhėn para dhe pas ardhjes sė princ Vidit nė pushtet, qė nga viti 1912 e deri nė kohėn e Ahmet Zogut nė 22 Janar 1925, kur ai shpalli republikėn, ka patur 40 kandidatė seriozė pėr postin e mbretit. Nė atė kohė nė njė gazetė britanike u vendos njė reklamė nė faqen e vėndeve ku thuhej "Kėrkohet njė mbret, preferohet njė xhentėllmen anglez. Aplikoni pranė Qeverisė sė Shqipėrisė".


 
http://www.zeripopullit.com/
Ministria e Ekonomisė shtyn shitjen e Hotel Dajti-t

TIRANE- Ministria e Ekonomisė ka vendosur dje zhvillimin e tenderit pėr privatizimin e hotel "Dajti" nė Tiranė pas formimit tė qeverisė sė re. Burime zyrtare tė kėsaj Ministrie bėnė tė ditur pėr ATSH-nė se "shtyrja e dates sė zhvillimit tė tenderit u bė pėr arsye tė thithjes tė sa mė shumė ofertave, nė mėnyrė qė tė pėrfitohet njė vlerė sa mė e lartė pėr shitjen e kėtij hoteli". Vlera e pėrcaktuar pėr shitjen e hotel "Dajti" ėshtė rreth 1.887 miliard lekė. Sipėrfaqja totale e tij ėshtė 8 760 metra katrore. Hotel "Dajti" ėshtė ndėrtuar nė vitin 1943.

Sipas vendimit tė fundit, qė erdhi pas shtyrjes pėr herėn e tretė tė privatizimitshitja e hotel "Dajtit" ishte paralajmėruar pėr t'u zhvilluar nė kėtė mėnyrė, qė nė shtyrjen e procesit qė u bė nė fund tė muajit maj tė kėtij viti, ku komisioni i AKP-sė u detyrua ta shtyjė privatizimin pasi mė 27 maj nuk u paraqit asnjė ofertė. Kėshtu, me mosparaqitjen e ofertave, qeveria vendosi qė tenderi dhe dorėzimi i ofertave tė zhvilloheshin mė datė 15 tė kėtij muaji, dhe vlerėsimi i komisionit pėr subjektin fitues tė shpallet 10 ditė mė pas, mė 25 korrrik.

Vlera e shitjes sė kėtij hoteli llogaritet nė 1.644.741.000 lekė. Gjithashtu, burimet zyrtare tė AKP-sė, sqaruan se, pas dorėzimit tė dokumentacionit tė kompanive tė interesuara pėr blerjen e hotelit, kėrkesat do tė shqyrtohen nga komisioni pėrkatės nė datat 7 deri nė 14 qershor. Mė pas, do tė jetė Kėshilli i Ministrave ai qė do tė shpalli edhe fituesin e tenderit.

Procesi i privatizimit tė hotel "Dajti" ka dėshtuar dy herė tė tjera nė tė shkuarėn. Tė interesuar pėr blerjen e tij kanė qenė biznesmeni kosovar, presidenti i "Mabetex" Bexhet Pacolli dhe biznesmeni vlonjat Sulo Shehu. Kompani tjetėr e interesuar pėr privatizimin e kėtij hoteli ka qenė edhe kompania e prodhimit tė ēimentos nė Fush-Krujė "Seament". Hotel "Dajti" i ndėrtuar nė vitin 1943, ka arkitekturė italiane tė stilit roman. Edhe pse jo njė ndėrtesė e lartė, "Dajti" ka njė shtrirje tė gjerė nė njė truall me sipėrfaqe 8 760 m2. Ai ka njė kapacitet prej 98 dhoma, nga tė cilat, 38 janė dhoma dyshe. Nė mjediset e tij ka restorant me 100 vende, sallė konferencash, tavernė, parking, si dhe mjedise tė nevojshme shėrbimi. Pėrveē kėtyre, hoteli ka edhe mjedise tė tjera "underground" me njė sipėrfaqe totale prej rreth 2 345 m2.

Hotel "Dajti" ka filluar tė ndėrtohet nga italianėt nė vitin 1943 dhe ėshtė bombarduar nga partizanėt gjatė luftės. Nė kohėn e komunizmit hoteli mori njė hije tė rėndė, pasi ishte qendra e sigurimsave dhe frekuentohej nga kasta e lartė.

Hoteli ishte mė luksozi nė Tiranė, dhe nė tė nuk mund tė hynte kushdo, ndėrsa sot ai ka njė pamje tė zymtė, i fshehur pas bredhave tė moēėm, me njė personel tė vjetėr, e tė duket sikur ėshtė njė muze, pasi atje koha duket sikur ka ndaluar. Megjithatė, stili qė ka, pozicioni dhe emri e bėjnė shumė tėrheqės pėr privatizim dhe investime tė mėtejshme. Ky hotel, edhe pse jo i lartė, ka hapėsira tė bollshme, si dhe sipėrfaqe pėrreth tij; vendndodhja buzė bulevardit "Dėshmorėt e Kombit". Tė gjitha kėto garantojnė njė sukses pėr tė ardhmen e kėtij hoteli pas privatizimit. Ai ka njė markė shumė tė fortė. "Hotel Dajti" ėshtė edhe titulli i njė filmi romantik italian. /pergatiti: G.B


 
 
http://www.panorama.com.al/
 
Faqe 4/5 - Politikė

zgjedhjet parlamentare
reagimi
 

“Unė e bazoj kėtė ftesė nė qėndrimin e tyre ndaj reformave”

 

Berisha i nis ftesėn Xhuvelit, Dules e Milos pėr qeverinė

 
Blerina Sinani

Ftesa zyrtare pėr bashkėqeverisje e kreut tė PD-sė, Berisha, drejtuar tri partive aleate tė PS-sė, ka mbyllur tė gjitha debatet e bėra dy javė pas zgjedhjeve pėr qeverisjen e re.

Berisha ka deklaruar dje se, i ka dėrguar ftesė zyrtare pėr bashkėpunim nė qeverisjen e ardhshme PAA-sė, PBDNJ-sė dhe PDS-sė. Berisha e ka cilėsuar koalicionin e ri qė ai do tė drejtojė si njė koalicion tė bashkimit kombėtar.

Koalicioni
Koalicioni i ri, qė do tė qeverisė Shqipėrinė, do tė pėrbėhet nga PD-ja me aleatėt e saj, tė cilėve u bashkėngjiten edhe tri parti, tė cilat kanė aderuar deri tani nė koalicionin e majtė. Kreu i PD-sė, Berisha, tha dje se ftesa pėr tri partitė aleate bėhet me qėllimin qė koalicioni tė jetė si lokomotivė e reformave, me njė mbėshtetje dhe pėrfaqėsim sa mė tė gjerė tė shqiptarėve. Kreu demokrat u shpreh se bashkėpunimi me forcat e qendrės dhe tė qendrės sė majtė ėshtė vetėm realizimi i asaj qė ai ka thėnė gjatė fushatės elektorale, qė do tė bashkojė shqiptarėt. Berisha tha se koalicioni i djathtė do tė jetė si ai i vitit 1992, i cili do tė ēojė para reformat, duke qenė se kėto forca, sipas tij, kanė qenė dhe janė tė pėrcaktuara nė reformė. Duke justifikuar pėrfshirjen e tri partive aleate tė PS-sė nė koalicionin e djathtė qeverisės, Berisha ėshtė shprehur se kėto tri parti kanė treguar se kanė pasur vullnet pėr reforma, por ka qenė PS-ja qė ka penguar ecurinė e reformave nė vend. “Absolutisht kam besim sepse sot kėto forca politike janė totalisht tė pėrcaktuara pėr reformė. Unė e bazoj kėtė ftesė para sė gjithash nė qėndrimin e tyre ndaj reformave. Kam bindje tė plotė se partitė, qė unė kam ftuar kanė reformat dhe lehtėsimin e tyre si shtylla kryesore tė programit dhe pėrkushtim tė lidershipit tė tyre. Po tė ishte ndryshe nuk do tė bėja njė ftesė”, tha dje Berisha.

Negociatat
Pas ftesės zyrtare qė PD-ja i bėri dje partive tė djathta dhe atyre tė qendrės sė majtė, kreu demokrat shtoi se negociatat nė ditėt nė vijim do tė jenė ato qė do tė pėrcaktojnė se cilat do tė jenė postet qė do tė zėnė kėto parti nė qeverinė e re. Nė kėtė kuadėr, ai shtoi se nuk mund tė thotė nėse PD-ja do tė lėshojė shtyllat e programit tė saj, por ajo do tė bashkėpunojė ngushtė me tė gjitha forcat e koalicionit pėr tė arritur njė qeverisje solide. “Negociatat janė ato qė do tė pėrcaktojnė gjithēka. Mbetem besimplotė, i bindur nė kėto negociata. Unė nuk shkoj me asnjė lloj mėdyshje nė tryezė me tė gjithė ata qė i ftoj tė krijojnė koalicionin pėrreth qendrės”, tha Berisha. Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk do tė ketė hatėrmbetje nga aleatėt e djathtė, nga fakti qė do zhvillohen negociata me parti, tė cilat nuk kanė qenė mė parė nė koalicion. Kreu demokrat ka mohuar idenė se pėrafrimi i aleatėve tė PS-sė bėhet me qėllim zgjedhjen e presidentit nė 2007, duke theksuar se i vetmi qėllim i pėrafrimit tė tyre ėshtė mbėshtetja e gjerė e bėrjes sė reformave nė vend. ”Unė dua qė reformat tė kenė njė mbėshtetje sa mė tė gjerė. Ky ėshtė qėllimi im”, tha dje Berisha. Ai nuk ka pėrcaktuar asgjė rreth niveleve tė pėrfaqėsimit tė PAA-sė, PDS-sė dhe PBDNJ-sė nė koalicionin e ardhshėm qeverisės, duke theksuar se do tė jenė negociatat ato qė do tė pėrcaktojnė gjithēka.

 

Zgjedhje 2005

Mandatet

PD 55 deputetė
PR 11 deputetė
PDR 4 deputetė
PDK 2 deputetė
PBL 1 deputet


Aleatėt e rinj

PAA 4 deputetė
PAD 3 deputetė
PBDNJ 2 deputetė
PDS 2 deputetė


Totali 84 deputetė

 

Reagime

  • Aleksandėr Garuli, PR
    Duke gjykuar nga fushata elektorale, e cila ka pasur nė thelb idenė se nė kėto zgjedhje nuk fiton vetėm e djathta, por e gjithė Shqipėria, si dhe nga fakti qė pėr kėtė qėllim janė ftuar dhe tri parti tė koalicionit tė majtė qė tė bėheshin pjesė e kėtij projekti, mua mė duket normale njė ftesė e tillė, e bėrė dje nga Berisha. Pra, them se ėshtė njė veprim mjaft normal nga ana e PD-sė. Por, nga ana tjetėr, theksoj se ajo qė mbetet pėr t’u parė ėshtė oreksi i kėtyre partive nė kėtė koalicion me tė djathtėt, pasi gjykoj qė nėse ato do tė kenė njė oreks jashtė realitetit politik, atėherė mendoj se duhet rishikuar qėndrimi i PD-sė ndaj tyre.
  • Ferdinand Xhaferri, PDR
    Ftesa zyrtare e dėrguar nga PD-ja nė njė spektėr tė tillė partish, duke pėrfshirė edhe tri parti tė koalicionit tė majtė qeverisės, vjen nė respekt tė njė slogani gjithėpėrfshirės tė fushatės elektorale dhe qė synon bashkimin e shqiptarėve. Nė kėtė kuadėr mund tė them se objektivi i zgjerimit tė bazės sė koalicionit, me gjithė kritikat qė mund tė ketė, pasi PDS dhe PAA ishin kundėrshtarė, ėshtė shumė mė i madh. Pra, nė kėto kushte, ne nuk jemi xhelozė pėr kėtė, pasi cilėsia e qeverisjes sė koalicionit qė do tė krijohet pėr ne ėshtė mė e rėndėsishme, sesa ideja se kush do tė marrė pjesė nė kėtė koalicion.
  • Neritan Ceka, PAD
    Unė mendoj se ftesa e Berishės, drejtuar tri partive tė koalicionit tė majtė, ėshtė njė ēėshtje mes Berishės dhe kėtyre tri partive. Unė mund tė them se jam i kėnaqur qė PAD nuk pėrfshihet nė kėtė ftesė pėr bashkėpunim nė qeverisje. Kjo sepse unė mendoj se rezultati pėrfundimtar i zgjedhjeve tė 3 korrikut nė Shqipėri nuk ka dalė ende. Ne duhet tė presim certifikimin e plotė tė kėtyre zgjedhjeve pėr tė arritur nė pėrfundime. Mė pas mund tė vijnė ftesat pėr bashkėqeverisje dhe koalicione qeverisėse. Nė kėto kushte, ēdo ftesė pėr formimin e njė qeverie nuk mė duket e drejtė. Nga ana tjetėr unė mund tė them se nxitimi i kėtyre partive pėr t’u futur nė kėtė koalicion qėndron jashtė moralit politik.
  • Skėnder Gjinushi, PDS
    Nevoja pėr krijim aleance midis PD-sė dhe tri partive tė majta, pėr mendimi tim ėshtė njė fakt qė tregon krizė morale dhe politike tė vetė Berishės. Ka qenė Berisha ai qė ka deklaruar se koalicioni i majtė ka qeverisur keq dhe se e majta ka dėshtuar nė qeverisjen e saj. Tani ėshtė po ai, Berisha, qė kėrkon tė qeverisė me ata, tė cilėt ai i ka quajtur se kanė qenė pjesė e keqqeverisjes sė koalicionit tė majtė. Pra, janė tri parti tė “Koalicionit pėr Integrim”. Nga ana tjetėr, tregon dhe mungesėn e moralit tė kėtyre tė tjerėve, pra tė PAA-sė, PBDNJ-sė dhe PDS tė cilėt kėrkojnė tė qeverisin me Berishėn, kundėr tė cilit kanė bėrė fushatė zgjedhore.

 

Reagimi
Xhuveli:Jemi parti e qendrės

Kreu i PAA-sė, Lufter Xhuveli, ka reaguar dje pas ftesės sė Berishės pėr bashkėpunim. Ai tha dje se bashkėpunimi me PD-nė ėshtė i justifikuar, pasi PAA-ja ėshtė parti e qendrės dhe jo parti e majtė. “Kemi qenė dhe vazhdojmė te jemi nė bashkėpunim me tė majtėn, por qysh nė dokumentin e parė kur PAA-ja ėshtė konstituuar 14 vjet mė parė dhe mė pas, ne jemi deklaruar njė parti e qendrės. Kushdo qė tė jetė i interesuar nuk mund tė gjejė qoftė dhe njė herė tė vetme qė unė tė kem deklaruar, gjatė tė gjitha fushatave elektorale apo deklarimeve publike, qė PAA-ja ėshtė njė parti e majtė apo e qendrės sė majtė, apo tė kem thėnė ne tė majtėt”, tha Xhuveli.

 

Kryeministri nė detyrė nis takimet me drejtuesit lokalė tė partisė. Drekon nė Fier, pritet ftohtė nė Vlorė

Turi Nano fillon me sherr nė Durrės
Bizhga s’i bindet urdhrit, kreu i PS e “zėvendėson” me celular

 

Takimet e para tė Nanos pas mbarimit tė zgjedhjeve parlamentare nė bazė kanė startuar me njė sherr serioz me drejtues lokal tė kasaj partie nė Durrės.

Burimet thonė se kryetari i PS-sė sė Durrėsit, Gazmir Bizhga, ka refuzuar dje njė takim me Nanon, pasi ky i fundit e kishte ftuar tė drekonte me tė dhe disa kandidatė tė humbur socialistė tė Durrėsit. Nėpėrmjet njė telefonate, Nano e Bizhga kanė shkėmbyer batuta kundėrshtuese, madje deri nė fyerje, gjė e cila ka ēuar nė reagimin e ashpėr tė Nanos, i cili ka urdhėruar Gjergji Kojėn qė tė marrė nė dorė drejtimin PS-sė sė kėtij qyteti. Urdhrit tė Nanos, Bizhga i ėshtė pėrgjigjur me fjalėt se, “PS-ja nuk lėshohet apo merret duke dorėzuar apo marrė ēelėsa zyrash, por duke fituar autoritet dhe vlerėsim nė bazė, autoritet tė cilin Nano e ka humbur”. Sherri me Bizhgėn ka bėrė tė dėshtojė edhe dreka e planifikuar e Nanos dhe bashkėshortes sė tij me kandidatėt socialistė nė Durrės dhe drejtues tė PS-sė nė kėtė qytet.

Dreka nė Fier e Vlorė
Kreu i PS-sė, i shoqėruar nga deputeti socialist Petro Koēi dhe deputeti Blendi Klosi, kanė shkuar dje nė Apolloni tė Fierit pėr tė drekuar me deputetėt socialistė tė kėtij rrethi dhe drejtues tė bazės socialiste atje. Nė drekėn e organizuar nga kryeministri dhe bashkėshortja e tij, Xhoana Nano, kanė qenė tė ftuar deputetė tė PS-sė sė kėtij qarku. Gjatė drekės ėshtė folur pėr arsyet e humbjes sė PS-sė. Mėsohet qė Nano ka deklaruar se kandidatėt qė humbėn nė kėto zgjedhje do tė mbajnė pėrgjegjėsi. Ndėrsa nė Vlorė, Nano nuk ka gjetur gjithēka shtruar, pasi drejtuesit e PS-sė sė kėtij rrethi e kanė pritur atė me reagime tė ashpra. Darka nė Retorant “Paradiso”, nė Radhimė, ėshtė shoqėruar me bate mjaft tė ashpra mes Nanos e Mezan Malajt dhe socialistėve tė tjerė tė Vlorės. Ndėrsa sot Nano do tė shkoj nė Sarandė.

Strategjia
Zėra pranė selisė socialiste thonė se kreu socialist do tė mbajė premtimin e dhėnė sipas tė cilit, nėse PS-ja humbet nė zgjedhjet e 3 korrikut, ai do tė japė dorėheqjen. Gjatė drekės sė djeshme me rrethin e tij tė ngushtė nė Fier, Nano ka zbardhur planin e tij pėr zhvillimet e reja nė PS, ku e ka lėnė tė hapur mundėsinė e dorėheqjes sė tij nga kreu i partisė. Burime pranė PS-sė thonė se pas dorėheqjes sė mundshme tė Nanos nga kreu i PS-sė, Petro Koēi ėshtė njeriu mė i mundshėm pėr tė marrė drejtimin partisė. Kjo pėr faktin se Koēi shihet si mė i mundshmi pėr t’u rrėzuar sėrish nga ky post prej Nanos.

 

Nano me mbėshtetėsit
Kryetari i PS-sė, Fatos Nano, vazhdon tė gėzojė mbėshtetjen e njė grupi tė caktuar nė PS, tė cilėt herė pas here kanė bėrė oponencė, nė dukje kundėr Nanos. Duke u pozicionuar si njė ndėr rrymat mė tė forta nė PS, Nano pritet tė bashkojė sėrish rreth vetes njerėzit, tė cilėt e mbėshtetėn periudhėn e grupimit pėr katarsis nė PS. Njė skemė e pėrafėrt me atė tė kohės sė katarsisit nė PS, pritet tė jetė shpėtimi i kryetarit Nano, pėr tė ruajtur pozicionin e tij nė krye tė PS-sė, edhe pas humbjes sė kėsaj partie nė zgjedhjet e 3 korrikut.

Tė rinjtė
Njė tjetėr rrymė brenda PS-sė ka filluar tė marrė pėrmasat e saj qė nė kongresin fundit elektoral tė kėsaj partie, kur u legalizuan fraksionet. Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, i lakuar herė pas here nga shtypi si kundėrshtar i Nanos, ka mbledhur rreth tij njerėz tė pakėnaqur nga kryetari i partisė, pėr tė krijuar njė rrymė tė re kundėrshtare. Nėpėrmjet kryebashkiakut Rama, kjo rrymė ėshtė identifikuar me idenė e bashkimit tė PS-sė, duke bėrė fajtor, nė njė farė mėnyre, kryetarin Nano pėr ndarjen e saj, qė nė kohėn kur nga PS u shkėput LSI-ja.

“Xhaketat e vjetra”
Duke u ndjerė tė braktisur nga kryetari i partisė, por dhe tė sulmuar nga prurjet e reja nė PS, disa prej figurave tė vjetra tė PS-sė kanė filluar tė organizohen mes tyre, pėr tė krijuar qėndresėn ndaj ndryshimeve tė pritshme nė kėtė parti. Ata kanė ende mbėshtetjen e sekretarit tė pėrgjithshėm, Gramoz Ruēi, i cili e ka demonstruar mbėshtetjen ndaj tyre edhe gjatė pėrzgjedhjes sė kandidatėve pėr deputetė tė PS-sė nė zgjedhjet e 3 korrikut. Figura qendrore tė PS-sė kanė filluar organizimin e bazės kundėr lidershipit socialist, pėr ta konsideruar atė pėrgjegjės pėr humbjen mė 3 korrik.