17/03/2005 http://www.shekulli.com.al/

Nė kryeqytet pritet tė konkurrojnė politikanė por edhe ish-themeluesit Imami, Pashko e Ruli

PD, lista e kandidatėve tė Tiranės

Ekipi i demokratėve nė Tiranė do tė ketė njė barazpeshė mes zyrtarėve tė lartė dhe anėtarėve tė KOP

Nevila Perndoj

TIRANE- Show i kryeministrit Fatos Nano me paraqitjen e kandidaturave tė PS-sė pėr Tiranėn, nuk ka shėrbyer aspak si nxitje pėr kampin tjetėr opozitar. Kandidaturat e selisė blu pėr Tiranėn ka shumė kohė qė pėrfliten. Aq kohė sa edhe vetė lideri i opozitės, Sali Berisha, ditėn e parė tė shpalljes sė pėrbėrjes sė Komitetit tė Orientimit tė Politikave, deklaroi se, disa prej tyre janė futur pėr tė dhėnė eksperiencėn e tyre, ndėrsa disa tė tjerė pėr t’u angazhuar politikisht. Dhe anėtarėt e KOP-it do tė kandidojnė fort dhe jo pak, por 50% e tyre me 50% nga pėrfaqėsues tė selisė blu do tė pėrbėjnė ekipin e kandidatėve tė PD pėr Tiranėn.
Edhe pse asgjė nuk ėshtė konkrete dhe pėrfundimtare, nė zyrat e Partisė Demokratike, janė evidentuar tashmė kandidatėt e mundshėm pėr deputetė. Burime zyrtare nga PD deklaruan dje se i parti nė listėn e kandidatėve, qė do tė garojė nė kryeqytet, ėshtė nėnkryetari Bamir Topi, i cili pritet tė ndryshojė zonė. Sekretari i Marrėdhėnieve me Jashtė, Besnik Mustafaj, ėshtė njė tjetėr kandidaturė, qė e ka tė sigurtė garimin. Edhe pse emri i tij nuk ka kaluar nė strukturat e Partisė Demokratike pėr tė marrė viston pėrfundimtare, Mustafaj ėshtė zyrtari i dytė i lartė nė parti, qė ka filluar garėn. Sekretari i Marrėdhėnieve me Publikun, Spartak Ngjela, ėshtė njė tjetėr zyrtar i lartė, qė duket se do tė garojė kėsaj here nė zonėn e ish-Bllokut nė Tiranė. Edi Paloka nuk do tė pėrballet kėtė radhė nė zonėn e tij me Andis Harasanin, i cili ėshtė shprehur se ka tė sigurtė fitoren. Nuk dihet ende zona qė do tė garojė, por kandidimi i tij nuk vihet nė dyshim. Edhe kryetari i PD, Vili Minarolli, ėshtė njė tjetėr kandidaturė, qė pretendon tė fitojė zonėn e Laprakės, por ende nuk ka marrė viston nga strukurat e partisė. Shaban Memia i cili ka fituar bindshėm para katėr viteve nė zonėn e Bathores, kėsaj here duket se do tė angazhohet nė njė tjetėr zonė po aq tė rėndėsishme, ndoshta pėrballė drejtorit tė KESH Andis Harasani.
KOP
Edhe nga KOP-it duket se do tė ketė kandidatura potenciale dhe tė spikatura pėrballė emrave tė PS-sė. Edhe dje kryetari Berisha, u shpreh se PD-ja do tė ofrojė eksponentė tė shquar tė shoqėrisė civile dhe tė botės akademike. “Ne do tė pėrpiqemi qė tė bėjmė mė tė shumtėn pėr tė pasur njė maxhorancė parlamentare shumė tė mirė, tė bazuar nė vlera dhe dije”. Nė listėn e kandidaturave pėr Tiranėn, Lulėzim Basha, anėtari i KOP-it qė ka ndėrprerė njė kontratė tė rėndėsishme me UNMIK-un nė Kosovė e ka tė sigurtė kandidimin nė njė nga zonat e Tiranės. Besnik Aliaj ėshtė njė tjetėr emėr jo mė pak i fortė, qė qarkullon bindshėm nė zyrat e selisė blu se do t’i propozohet njė zonė e sigurtė pėr tė fituar. Aliaj nuk ėshtė shprehur ende lidhur me kėtė ofertė, qė nuk ėshtė zyrtare, ashtu si edhe pėr ēdo kandidat tjetėr. Pak kohė mė parė, Aliaj ėshtė shprehur se KOP do tė shėrbejė si testi thelbėsor i ndryshimit dhe reformimit tė kėsaj partie. Me pas vijnė emra tė tjerė, si Florian Mima, Edmond Leka apo Elida Reēi. Nė listėn e kandidaturave ėshtė edhe emri i Majlinda Bregut, e cila pak kohė mė parė ishte shprehur se pėrfshirja e saj nė KOP nuk lidhej domosdoshmėrisht me ndonjė ambicje politike. Bregu ėshtė menduar tė jetė kandidatura femėr pėrballė njė kandidature po femėr nga PS, qė mund tė jetė Majlinda Keta ose Mimi Kodheli. Nė listėn e kandidaturave po lakohet edhe emri i Aldo Bumēit, ndėrkohė qė nuk dihet ende nėse do tė garojė nė Tiranė apo Shkodėr.
Ish-dhjetoristėt
Nė listėn paraprake tė kandidaturave qė duhet theksuar se nuk ėshtė zyrtare dhe pėrfundimtare po lakohet edhe emri i ish-dhjetoristit Arben Imami. Njė tjetėr kandidaturė ėshtė edhe Genc Ruli. Edhe Gramoz Pashko ėshtė emri i tretė qė pėrflitet pėr tė kandiduar edhe pse ky i fundit nuk ėshtė shprehur nė asnjė deklarim tė tij lidhur me qėndrimin qė ai do tė mbante, nėse do t’i ofrohej njė ofertė e tillė nga PD.

Lista e kandidaturave tė Tiranės pėr deputet:
Bamir Topi
Besnik Mustafaj
Spartak Ngjela
Edi Paloka
Shaban Memia
Vili Minarolli

Lista e kandidaturave tė Tiranės nga KOP:
Lulėzim Basha
Besnik Aliaj
Florian Mima
Edmond Leka
Elida Reēi
Aldo Bumēi
Majlinda Bregu

Lista e ish-funksionarėve tė lartė tė PD-sė pėr deputet:
Genc Ruli
Gramoz Pashko
Arben Imami

Lista e kandidaturave tė PS-sė pėr Tiranėn:
Shpėtim Idrizi
Andis Harasani
Majlinda Keta
Mimi Kodheli
Arben Ahmetaj
Igli Toska
Ermelinda Meksi
Musa Ulqini
Spartak Poēi
Anastas Angjeli