http://gazetametropol.com/
Arben Imami merr anėtarėsinė nė Kėshillin Kombėtar tė PD
17 Maj  Pėllumb Berisha humb postin, pėr shkak tė kandidimit nėn siglėn e LZHK

Arben Imami ka arritur tė marrė njė mandat nė Kėshillin Kombėtar tė Partisė Demokratike. 10 vjet pas kthimit nė PD, Imami ėshtė konfirmuar dje nė anėtarėsinė e Kėshillit, duke zėvendėsuar Pėllumb Berishėn, i cili ėshtė shpallur si kandidat pėr deputet nėn siglėn e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar. Vetė kryetari i PD-sė, Berisha, tha dje se Imami ėshtė i pari nė listė qė do tė futet sapo tė krijohet njė vend vakant nė Kėshillin Kombėtar. “Unė nuk mund tė imponoj votimin e anėtarėve tė Partisė, por, me sa di unė, Imami ėshtė i pari nė listė dhe sapo tė krijohet njė vend vakant do tė bėhet e mundur futja e tij nė kėtė strukturė”, tha Berisha. Kandidimi i Pėllumb Berishės nė njė nga zonat e Durrėsit, nėn siglėn e LZHK-sė, duket se i ka dhėnė fund karrierės sė tij politike nė PD dhe duke i liruar vendin nė Kėshill Kombėtar personave qė nuk arritėn tė merrnin numrin e nevojshėm tė votave nga delgetatė. Nė zgjedhjet e Kuvendit Kombėtar tė PD-sė, Arben Imami, i cili ėshtė njė nga themeluesit e kėsaj partie, mori 201 vota dhe vetėm pėr tri vota nuk arriti tė hyjė nė kėtė forum, i cili ėshtė ndėr strukturat mė tė larta nė Partinė Demokratike. Vetė Imami, pas humbjes nė Kuvend, u shpreh se do tė vazhdonte tė kontribuonte nė kėtė parti. “Besoj qė ėshtė bėrė e qartė gjatė gjithė kėsaj kohe mbėshtetja ime pėr PD-nė dhe pėr fitoren e padiskutueshme nė zgjedhjet e ardhshme kundrejt njė oligarkie tė inkriminuar. Lidhur me votimin nė Kuvendin Kombėtar, dua tė them qė gati gjysma e votuesve kanė votuar pro dhe kjo pėr mua ėshtė njė sadisfaksion i madh; e dyta, ėshtė qė unė kam bėrė njė pozicion shumė ekspresiv tė themi, gjatė viteve qė PD-ja ka qenė nė pushtet dhe gjithashtu kundrejt personit tim ka patur shumė mė tepėr keqinformime, nga gazeta zyrtare tė asaj kohe, njė pjesė e mirė e tė cilave janė zyrtare edhe sot”, u shpreh Imami, menjėherė pas nxjerrjes sė rezultateve pėr Kėshillin Kombėtar.