http://www.shekulli.com.al/ 23 Dhjetor 2005

Nga 121 ndėrtues qė u paraqitėn nė Ambasadėn Franceze, vetėm 40 prej tyre u pajisėn me vizė franceze

Ambasada Franceze u refuzon vizat 80 biznesmenėve ndėrtues

Ndėrtuesit ishin drejtuar pėr nė panairin “Batimat” nė Paris, por vetėm 2/3 mbėrritėn atje

Ervin Qafmolla

TIRANĖ – Ambasada Franceze nė Tiranė ka penguar 80 biznesmenė nga sektori i ndėrtimit, qė tė marrin pjesė nė panairin “Batimat 2005” nė Paris, duke mos i pajisur me vizė. Nga 121 sipėrmarrės qė u paraqitėn nė ambasadė, vetėm 40 prej tyre kanė arritur tė marrin vizė, ndėrkohė qė pėr pjesėn tjetėr ambasada nuk ka dhėnė asnjė shpjegim. Udhėtimi, i cili si ēdo dy vjet nė nėntor organizohet nga Agjencia Maxim’s de Paris, nė bashkėpunim me Fondin Kombėtar tė Zhvillimit (FDSH) dhe me Shoqatėn e Ndėrtuesve, gati dėshtoi, pasi nė panair arritėn tė mbėrrinin vetėm dy tė tretat e tė ftuarve. Ndėrkaq, herėt e tjera tė pjesėmarrjes sė sipėrmarrėsve shqiptarė tė ndėrtimit nė kėtė aktivitet, ėshtė garantuar 100% e pjesėmarrjes. “Shekulli” u lidh me pėrfaqėsuesin e marrėdhėnieve me medien nė Ambasadėn Franceze, por pėrgjigjja ishte “no comment”.

Incidenti
Adrian Doga, administrator i Pierre Cardin Albania dhe i agjencisė Maxim’s de Paris, tregon se udhėtimi i ndėrtuesve shqiptarė drejt Parisit, ėshtė pjesė e njė tradite, pasi ēdo dy vjet nė nėntor zhvillohet panairi ndėrkombėtar “Batimat” nė Paris. “Nga 121 vetė qė u paraqitėn pėr tė marrė vizė, 81 u refuzuan, pra rreth dy tė tretat, ndėrsa ndaj 40 personave qė morėn vizė, ndiqet njė politikė diabolike. Pėr shembull, i jepet vizė bashkėshortit dhe nuk i jepet bashkėshortes apo anasjelltas, ndaj personi tjetėr normalisht refuzon ta marrė vizėn”, - thotė Doga. Sipas administratorit tė Pierre Cardin Albania, Ambasadės Franceze iu bė apel nga Maxim’s de Paris dhe Shoqata e Ndėrtuesve pėr tė rishikuar dosjet. “Pėrgjigjja e ambasadores, Francoise Bourolleau, ishte njė pėrgjigje stereotipe: “Ne nuk japim shpjegime pėr arsyet e refuzimit tė vizave dhe pėr ēdo ankesė duhet t’i drejtoheni Zyrės pėr Lėvizjen e Lirė tė Qytetarėve nė Nantes sė Francės”, - thotė Doga. Ai tregon se pas kėsaj pėrgjigjeje tė ambasadores franceze, kryetari i Shoqatės sė Ndėrtuesve, Bumēi, i dėrgon njė letėr me shkrim Ministrisė sė Jashtme shqiptare, ku i kėrkon t’i bėjė presion Ambasadės Franceze pėr kėtė ngjarje tė paparė. Ministri ngarkon pikėrisht drejtorin, z. Barbullushi, qė tė interpelojė ambasadėn, duke ngarkuar znj. Teuta Keēi. Pas kontaktimit, zv.konsulli ėshtė pėrgjigjur, duke thėnė se nuk ishte nė dijeni tė kėtij refuzimi masiv vizash. “Paradoksi ėshtė qė personat e refuzuar janė biznesmenė ndėrtimi qė kanė marrė pjesė nė kėtė panair mė parė. Janė persona qė kanė qenė nė Francė pėr aktivitete tė ndryshme”, - thotė administratori i Maxim’s de Paris dhe Pierre Cardin Albania. Ai tregon se shumė nga kėta biznesmenė realizojnė njė xhiro vjetore mbi 1 milion dollarė dhe kanė nė zotėrim pasuri tė konsiderueshme, tė tundshme e tė patundshme, e gjithashtu, kanė njė moshė mesatare mbi 40 vjeē, shumė larg kritereve tė emigracionit.
Pėrgjegjėsit
“Fakti qė ky incident ndodh nė 2005-ėn, shpjegohet me ardhjen e njė konsulleje ksenofobe, raciste dhe diskriminuese ndaj shqiptarėve, Eliane Tullon. Ky person ėshtė dėbuar me ceremoni nga Bullgaria nė vitin 2003, pėr tė njėjtat arsye; refuzim vizash dhe qėndrim ksenofob. Ndaj e pėrplasėn kėtu”, - tregon Doga. Sipas tij, angazhimi pėr ta larguar kėtė diplomate nga Bullgaria u ndėrmor nė vazhdėn e heqjes sė barrierave pėr qarkullimin e lirė tė qytetarėve. Doga tregon se firma Pierre Cardin Albania dhe agjencia Maxim’s de Paris ėshtė duke e ndjekur kėtė ēėshtje nė Ministrinė e Jashtme franceze, ku ėshtė kontaktuar drejtori i kabinetit tė ministrit francez, Philipe Douste Blazy, i cili i ka kėrkuar llogari ambasadės franceze pėr kėtė veprim frenues pėr biznesin shqiptar. “Pėrgjigjja qė Ambasada Franceze i jep superiorit tė saj nė Paris, ėshtė njė gėnjeshtėr e madhe, pasi nė kėtė pėrgjigje thuhej se “personat nuk plotėsojnė kriteret pėr t’u kthyer nė Shqipėri”, ndėrkohė qė njė pjesė e biznesmenėve qė u refuzuan shkuan nė ambasadat italiane dhe greke, morėn viza dhe nė bazė tė marrėveshjeve Shengen, shkuan nė Francė, ku morėn pjesė nė aktivitet dhe u kthyen mė pas nė Shqipėri”, - tregon administratori i Pierre Cardin Albania. Gjithashtu, njė justifikim tjetėr i ambasadės ishte qė “personat qė u paraqitėn nuk kishin lidhje me sektorin e ndėrtimit”. “Ėshtė fakt qė tė gjithė personat qė u paraqitėn ishin anėtarė tė Shoqatės sė Ndėrtimit dhe ishin tė pajisur me licencė ndėrtimi dhe licencė qė vėrteton ekzistencėn si firmė nga tatim-taksat”, - tha Doga.
Ndėrkombėtarizimi i skandalit
Ndėrkohė, ēėshtja ėshtė sensibilizuar edhe pranė dy organeve tė shtypit nė Francė, “Le Monde”, ku nga firma Pierre Cardin ėshtė kontaktuar drejtori pėr Evropėn, Henry de Bressor dhe Radio France Internacional, ku ėshtė kontaktuar shefja e seksionit tė gjuhės shqipe, Barkel Mozer, tė cilėt janė angazhuar tė sensibilizojnė ēėshtjen nė opinionin publik francez. “Synimi ėshtė tė largohet nga Shqipėria personeli aktual i Ambasadės Franceze, i pėrbėrė kryesisht nga koalicioni konsulle-ambasadore, i cili jo vetėm dėmton imazhin e Francės si njė vend tolerant ndaj tė drejtave tė njeriut, por shkakton edhe vėshtirėsi tė mėdha nė qarkullimin e biznesmenėve shqiptarė”, - theksoi Doga. “Ėshtė nė nderin e qeverisė shqiptare qė tė bėjė maksimumin pėr mbrojtjen e biznesit tė vendit tė vet, deri nė shpalljen “persona non grata” tė pėrgjegjėsve pėr kėtė bllokim tė marrėdhėnieve ekonomike franko-shqiptare”, - vijoi ai. Mėsohet se pėr kėtė incident ėshtė njoftuar edhe komisari i parė i tė drejtave tė njeriut nė Strazburg, Alain Gil-Robles, si edhe presidenti i Senatit Francez, Francois Poncelet, i cili ka ngarkuar drejtorin e departamentit tė marrėdhėnieve diplomatike pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje. “Nė rast se qeveria shqiptare nuk do bėjė maksimumin pėr largimin e kėtij personi nga Shqipėria, ftoj tė gjithė qytetarėt shqiptarė qė u ėshtė refuzuar viza pa tė drejtė, t’i adresohen direkt ministrit tė Jashtėm francez”, - u shpreh Doga. Ai shtoi se firma Pierre Cardin, merr pėrsipėr pėrkthimin e ankesės nė frėngjisht gratis, ndėrsa pėr personat qė zotėrojnė frėngjishten, adresa ėshtė: “37 Quai D’orsay 75007, Paris, Francė, Philipe Douste-Blazy”. “Duhet tė zgjohet qeveria dhe kryeministri qė tė mbrojė interesat dhe dinjitetin shqiptar, qė kjo nismė tė merret nga institucionet dhe jo nga njė njeri privat”, - pėrfundoi administratori i Pierre Cardin Albania dhe Maxim’s de Paris.

Republika Franceze, 23.11.2005
Ministria e Punėve tė Jashtme

Drejtori i kabinetit

Zoti Drejtor,

Keni kėrkuar vėmendjen time nė lidhje me kėrkesat pėr viza nga krerėt e biznesit shqiptar qė duan tė marrin pjesė nė sallonin “Batimat”, i cili ėshtė mbajtur nė Paris nga 7 deri mė 12 nėntor. Nga tė dhėnat e mbledhura rezulton qė nga 121 dosjet e depozituara pranė ambasadės sė Francės nė Shqipėri, 40 prej tyre kanė marrė miratimin e shėrbimeve kompetente. Fatkeqėsisht, pėr 81 kėrkesat e tjera nuk ka pasur njė pėrgjigje tė favorshme, pasi tė interesuarit nuk pėrmbushnin kushtet e kėrkuara pėr dhėnien e vizave tė kėrkuara. Pėr informacionin tuaj ngushtėsisht personal, ju saktėsoj qė ata nuk kanė mundur tė justifikojnė situatėn e tyre profesionale ose tė tė ardhurave tė mjaftueshme personale pėr tė mbuluar shpenzimet e lidhura me qėndrimin nė Francė dhe garantimin e kthimit tė tyre nė Shqipėri. Nga ana tjetėr, disa prej tyre ushtrojnė njė aktivitet profesional pa lidhje me punėt publike ose ndėrtimet. Duke shprehur keqardhjen qė nuk kemi mundur tė plotėsojnė kėrkesėn tuaj, ju lutem tė besoni, zoti Drejtor, nė sigurimin e konsideratės sime tė lartė.
Pierre Vimont


 
http://www.panorama.com.al/ 23 Dhjetor 2005
 
Faqe 6 - Politikė

takimet e berishes
vizita
 

Vizitė e papritur e kryeministrit shqiptar nė Athinė, nė kthim nga Iraku. A ėshtė diskutuar ēėshtja ēame?!

 

Berisha-Karamanlis, dyshime pėr “ēamėt”

Berisha: Kjo ēėshtje do zgjidhet. Moliviatis: Nuk u prek fare

 
Marko Caka /Athinė

Kreu i qeverisė, Sali Berisha, menjėherė nė kthim nga Iraku qėndroi nė Athinė, ku pėr 30 minuta u takua me homologun e tij grek, Kostas Karamalis.

Ky ėshtė takimi i parė i lartė mes dy personalitetesh pas incidentit tė ndodhur mes dy presidentėve Moisiu dhe Papulias pak kohė mė parė, kur ky i fundit refuzoi tė takonte Moisiun nė Sarandė, pėr shkak tė protestės sė ēamėve. Kryeministri shqiptar Berisha deklaroi nė Rinas pėrpara mediave se do tė zbatohet neni 15 i Traktatit tė Miqėsisė tė nėnshkruar mes dy vendeve. “Nė lidhje me ēėshtjen e pronave, ne jemi dakord me kryeministrin Karamalis qė nė pėrputhje me nenin 15 tė Traktatit tė Miqėsisė dhe Bashkėpunimit, ēėshtja e pronave tė qytetarėve shqiptarė nė Greqi dhe qytetarėve grekė nė Shqipėri tė zgjidhet si njė ēėshtje tekniko juridike”, deklaroi kryeministri Berisha pėrpara mediave nė Shqipėri.
Por krejt i ndryshėm ka qenė reagimi i kryediplomatit grek, Petro Moliviatis, pėr tė njėjtėn ēėshtje. “Jo, nė asnjė mėnyrė, nuk e kemi diskutuar ēėshtjen ēame”, ishte deklarata e bėrė nga kryediplomati i Athinės pas takimit Karamalis-Berisha, i pyetur nga gazetarėt grekė nė Athinė pėr tė njėjtin qėllim. Ēėshtja ēame ėshtė e mbyllur dhe nuk ka pse tė diskutohet, ishte nėnkuptimi i deklaratės sė ministrit tė Jashtėm grek.
Berisha u shoqėrua nė takimin e tij te kryeministri grek nga ambasadori shqiptar nė Athinė, Bashkim Zeneli, dhe takimi u zhvillua nė godinėn e kryeministrisė greke “Megaro Maksimu”. Sipas deklaratave pas takimit, mes dy kryeministrave njė vend tė rėndėsishėm zuri edhe problemi i energjisė elektrike dhe vėshtirėsive qė kaloi Shqipėria pėr shkak tė situatės sė rėnduar energjetike nė vend. Kryeministri grek, Kostas Karamalis, ra dakord qė Greqia tė gjendet nė krah tė fqinjės sė saj pėr kėtė situatė. Por nga ana tjetėr, Kostas Karamalis ka kėrkuar nga qeveria shqiptare zgjidhjen sa mė tė shpejtė tė situatės me varrezat e ushtarėve grekė nė Shqipėri. “Unė e garantova zotin Karamalis se jemi tė vendosur pėr ta zgjidhur kėtė problem pa ndonjė kompleks dhe ēėshtjet teknike do tė zgjidhen mes dy komisioneve”, tha Berisha.
Ēėshtja e emigrantėve shqiptarė qė jetojnė e punojnė nė Athinė ishte njė tjetėr temė bisede mes dy kryeministrave. Kreu i ekzekutivit shqiptar falėnderoi kryeministrin grek pėr masat e marra sidomos nė ndryshimin e ligjit pėr emigracionin si dhe ndihmėn e shtetit grek pėr emigrantėt shqiptarė. Berisha falėnderoi homologun grek Karamalis pėr lehtėsitė e krijuara nga pala greke qė emigrantėt shqiptarė pėr festat e fundvitit tė kalojnė pushimet nė Shqipėri, pas njė vendimi tė marrė nga ministri grek i Rendit, Vulgaraqis. Ēėshtja e bashkėpunimit Shqipėri-Greqi nė luftėn kundėr trafiqeve tė paligjshme u cilėsua si njė prioritet nga ana e tė dy kryeministrave gjatė takimit.
Problemet rajonale nuk mbetėn jashtė axhendės sė diskutimeve tė pėrbashkėta. Kryeministri Berisha hodhi poshtė idenė e njė Shqipėrie tė madhe. “Ēėshtja e Kosovės nuk duhet tė cėnojė aspak ndryshimin e kufijve”, i deklaroi Berisha kryeministrit grek.
Kjo ėshtė vizita e parė zyrtare e kryeministrit Berisha nė Athinė gjatė tė 15 vjetėve tė pluralizmit shqiptar. Marrėdhėniet e tij personale me shtetin fqinj nuk kanė qenė shumė tė mira, qė nė vitin 1994, nė kohėn kur Berisha mbante postin e presidentit tė vendit. Edhe pse takimi ishte jashtė axhendės sė kryeministrit grek, mediat greke kanė qenė shumė tė interesuara pėr vizitėn e papritur tė Berishės nė Athinė.

 

  • Kosova
    Kryeministri Karamalis dhe kryeministri Berisha, gjatė diskutimeve tė tyre folėn dhe pėr situatėn nė rajon. Greqia e ka shprehur qėndrimin e saj pro serb me njė deklaratė tė vetė Karamalisit nė Athinė, pas bisedės sė zhvilluar me Koshtunicėn. Por nga kryeministri shqiptar ka marrė garancinė se Shqipėria nuk mbėshtet njė “Shqipėri tė Madhe”. “Mendojmė se kuadri i pėrcaktuar nga BE pėr respektimin e kufijve aktualė ndėrkombėtarė dhe mosbashkimi i Kosovės me ndonjė vend tjetėr pėrbėjnė bazėn solide pėr zgjidhjen. Sikundėr unė parashtrova pikėpamjen e qeverisė se respektimi i pakicave dhe dialogu mes Prishtinės e Beogradit, kthimi i tė zhvendosurve, decentralizimi dhe Pavarėsia e Kosovės janė zgjidhja e vetme pėr paqe e stabilitet”, tha Berisha.
  • Ēamet
    Ēėshtja ēame, sipas deklarimit tė kryeministrit shqiptar nė Rinas, ėshtė diskutuar mes palėve. Berisha tha se, pėr ēėshtjen e pronave tė shqiptarėve nė Greqi dhe qytetarėve grekė nė Shqipėri do tė merren komisionet teknike dhe se do tė zgjidhen nė bazė tė nenit 15 tė Traktatit tė Miqėsisė dhe Bashkėpunimit tė firmosur mes dy vendeve. Por nga ana tjetėr, vetė ministri i Jashtėm i Greqisė, i cili ka marrė pjesė nė takim, u deklaroi gazetarėve grekė pas kėtij takimi se ēėshtja ēame nuk ėshtė prekur fare nė takim, duke deklaruar kėshtu tė kundėrtėn e asaj sa tha vetė Berisha nė Tiranė. Ndėrkaq, sipas njė vendimi tė Gjykatės greke, tė gjithė ata qė deri nė datėn 29 nėntor tė kėtij viti nuk do tė mund t’i regjistronin pronat nė shtetin helen, prona do t’u sekuestrohej.
  • Emigrantet
    Lidhur me ēėshtjen e emigrantėve, Berisha ka qenė nė pozita mė inferiore. Mė shumė se 750 mijė qytetarė shqiptarė jetojnė e punojnė nė Greqi, njė pjesė e konsiderueshme e tyre edhe pa dokumente. Berisha ka falėnderuar Karamalisin lidhur me ndryshimet e bėra nė ligjin pėr emigracionin, qė favorizon deri diku edhe qytetarėt shqiptarė qė jetojnė e punojnė nė Greqi. Por gjithashtu, ai ka falėnderuar kryeministrin grek dhe ministrin e Rendit Vulgaraqis lidhur me vendimin e marrė nga qeveria greke pėr lejimin e emigrantėve shqiptarė qė festat e fundvitit t’i kalojnė nė vendin e tyre, edhe pse ndoshta nuk kanė rinovuar dokumentet. Nė kėmbim tė emigrantėve, kėrkesa greke ishte pėr varrezat e ushtarėve grekė
    nė Shqipėri qė Berisha premtoi se do tė zgjidhet pa asnjė lloj kompleksi.
  • Energjia
    Temė jo pak e rėndėsishme nė bisedat mes dy kryeministrave ėshtė ajo e ndihmės qė mund tė japė Greqia pėr ēėshtjen e energjisė. Kėshtu, kryeministri Berisha deklaroi se ka marrė garanci pėr ndihmė pėr kėtė ēėshtje nga kryeministri grek. Vullneti politik i tė dy qeverive pėr bashkėpunim nė kėtė fushė ėshtė shprehur dhe mbetet vetėm realizimi i modaliteteve teknike. Greqia ishte njė ndėr bllokuesit kryesorė tė transportimit nė Shqipėri tė energjisė sė blerė nė tregjet bullgare e ukrainase, thjesht dhe vetėm pėr shkak tė mungesės sė njė linje tė lirė tė tranzitimit tė energjisė pėr nė Shqipėri. Sepse kohė mė parė linja e transmetimit tė energjisė ishte marrė nga Maqedonia dhe Greqia tranzitonte vetėm drejt Maqedonisė. Edhe pse ekspertėt e tė dy vendeve shkėmbyen ide pėr zgjidhjen e situatės pėr njė farė kohe ajo nuk u arrit.

 

Kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes mes 120 komandove
Berisha: Nė Irak, derisa irakenėt tė kėrkojnė ndryshe

Kreu i ekzekutivit, Sali Berisha, i deklaroi dy ditė mė parė kryeministrit iraken nė Bagdat se, 120 trupat komando shqiptare do tė qėndrojnė nė misionin paqeruajtės, derisa njė gjė e tillė tė kėrkohet nga vetė irakenėt. Deklarata u bė gjatė konferencės pėr shtyp tė zhvilluar nė Bagdat tė kryeministrit Berisha dhe kryeministrit irakian, Brahim Xhafari. “Qėndrimi i palėkundur i Shqipėrisė ėshtė pėr tė qėndruar nė Irak, pėrkrah aleatėve tė tjerė, derisa vetė zyrtarėt irakenė ta kėrkojnė atė”, tha Berisha. Kryeministri irakian falėnderoi kryeministrin shqiptar pėr kontributin e Shqipėrisė nė paqen dhe sigurinė nė Irak. Para kėtij takimi, Berisha, i shoqėruar nga ministri i Mbrojtjes, Mediu, dhe shefi i shtabit, gjeneral Pėllumb Qazimi, qėndruan me 120 trupat komando nė Mosul, ku edhe ata janė vendosur me mision. “Komandot shqiptare nė Irak janė duke kryer detyra jo pak tė vėshtira. Disa nga detyrat janė ruajtja e njė pjese tė bazės ushtarake tė Aeroportit tė Mosulit si dhe patrullime dhe kontrolle nė qytet. Deri tani nuk ėshtė regjistruar asnjė incident me trupat shqiptare edhe pse rreziku i grupeve guerile vazhdon tė jetė i lartė”, raportoi major Besnik Sokoli. Shefi i Shtabit tė Forcave Aleate pėr Irakun Verior e Perėndimor, gjeneral Kevin Bergner, e cilėsoi tepėr tė lartė e profesionale punėn e bėrė nga ushtarėt shqiptarė. “Ju duhet tė jeni krenarė pėr kėta ushtarė. Ata janė pjesė e barabartė e koalicionit kėtu nė Irak qoftė nė vlera, ashtu edhe nė kontribut”, iu drejtua ai kryeministrit Berisha dhe ministrit Mediu. “Mė vjen mirė qė dėgjoj fjalė tė mira pėr punėn tuaj. Ne do tė qėndrojmė nė Irak pėr tė vazhduar detyrėn tonė. Ata popuj qė kanė kaluar njė diktaturė i kuptojnė mė mirė irakenėt se kushdo tjetėr. Sadami, ashtu sikurse Milosheviēi, ėshtė njė diktator, por fatmirėsisht ata tashmė i janė nėnshtruar gjykimit pėr krimet e bėra”, tha Berisha. “Ardhja kėtu ishte njė detyrė qė duhej kryer. Ndihem mirė pėr punėn e bėrė nga ju nė Irak nė emėr tė lirisė e demokracisė”, tha Mediu. Berisha nuk ngurroi qė 120 ushtarėve nė Irak t’u shpjegonte edhe punėn e 100 ditėve. “Jam i lumtur qė ndodhem mes jush sot, pėr t’ju shpjeguar punėn e bėrė brenda 100 ditėve tė qeverisjes sonė”, tha Berisha qė mė pas, sė bashku me ushtarėt, drekuan nė mencė.

 
 
http://www.shekulli.com.al/ 23 Dhjetor 2005
 


Kryeministri Sali Berisha dje nė Athinė gjatė takimit me homologun e tij, Kosta Karamanlis

 

Berisha: Me Karamanlis, dakord qė ēėshtja e pronave tė zgjidhet sipas Traktatit tė Miqėsisė

Berisha: Me Karamanlis, dakord pėr pronat

Kryeministri, takim jozyrtar me homologun grek. Karamanlis fton zyrtarisht Berishėn. “Nė pėrputhje me Traktatin e Miqėsisė, ēėshtja e pronave tė zgjidhet si njė ēėshtje tekniko-juridike”

Altin Metaj

Athinė - Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ėshtė takuar dje nė Athinė me homologun e tij grek, Kostas Karamanlis. Berisha, i cili kthehej nė Tiranė nga vizita pranė trupave shqiptarė nė Irak, gjatė ndalesės nė Athinė ka zhvilluar edhe takimin nė fjalė. Megjithėse takimi ishte jozyrtar, tė dy kryeministrat diskutuan pėr ēėshtje tė cilat prekin fusha tė ndryshme tė marrėdhėnive dypalėshe. Nė takim merrnin pjesė ministri i Jashtėm grekė Petros Moliviati si dhe ambasadori i Shqipėrisė nė Athinė, Bashkim Zeneli. Karamanlis dhe Berisha vlerėsuan si shumė tė mira marrėdhėniet dypalėshe. Tema kryesore e bisedės ishte nxitja e investitorėve grekė pėr tė investuar nė Shqipėri. Nga ana e tij Kryeministri Berisha theksoi garancitė qė jep shteti shqiptar pėr nxitjen dhe pėrkrahjen e investimeve tė huaja nė Shqipėri. Mė tej tė dy kryeministrat u ndalėn tek pėrpjekja e pėrbashkėt qė kanė bėrė dhe po bėjnė tė dy vendet tona, pėr tė luftuar krimin e organizuar si dhe trafiqet e ndryshme. Ėshtė rėnė dakord gjithashtu qė tė dy vendet tė vazhdojnė bashkėpunimin nė fushėn e energjetikės dhe u theksua qė tė dy vendet duhet tė aktivizojnė mė shumė Traktatin e Miqėsisė dhe Bashkėpunim firmosur mė 1996 nga Berisha nė postin e Presidentit. Rajoni ishte njė pikė tjetėr e bisedės ndėrmjet dy kryeministrave, ku njė vend tė rėndėsishme zuri shkėmbimi i pikėpamjeve pėr ēėshtjen e Kosovės. Kryeministri shqiptar Sali Berisha falėnderoi Karamanlis dhe qeverinė e tij pėr ligjin e ri tė emigracionit si dhe ministrin e Rendit Publik, Vulgaraqis, pėr mundėsinė qė u dha emigrantėve, me anė tė lejes sė firmosur, qė tė kalojnė festat nė Shqipėri.
Pronat
Menjėherė pas takimit tė zhvilluar, ministri i Jashtėm, Molivati, ka deklaruar se gjatė takimit nuk ėshtė diskutuar pėr ēėshtjen e pronave tė ēamėve. Ndėrsa Berisha pas mbėrritjes sė tij nė Rinas, ka konfirmuar tė kundėrtėn. “Nė lidhje me ēėshtjen e pronave, Berisha ėshtė shprehur se, “ne jemi dakord me kryeministrin Karamanlis qė nė pėrputhje me nenin 15 tė Traktatit tė Miqėsisė dhe Bashkėpunimit, ēėshtja e pronave tė qytetarėve shqiptarė nė Greqi dhe qytetarėve grekė nė Shqipėri tė zgjidhet, si njė ēėshtje tekniko-juridike”.
“I kemi prekur tė gjitha temat kryesore ... problemet e parashikuara nė Traktatin e Miqėsisė midis tė dy vendeve, problemin e rajonit," - tha Berisha. Mirėpo nė anėn tjetėr ēamėt pretendojnė se ēėshtja e pronave tė tyre nuk pėrfshihet aspak nė kėtė traktat dhe se e gjitha kjo ėshtė njė demagogji.
Vizita
Kryeministri grek ftoi Berishėn pėr njė vizitė zyrtare nė Athinė, e cila do tė realizohet shumė shpejt. I pyetur dje nga pėrfaqėsues tė medies, nėse vizita e djeshme e zėvendėsonte mė sė miri takimin e tij tė planifikuar nė Athine, Berisha u pėrgjigj: “Mund t’u them se kjo nuk e zėvendėson vizitėn qė unė do tė bėj nė Greqi”. Takimi i djeshėm, shėnoi vizitėn e parė jozyrtare tė kryeministrit shqiptar Sali Berisha nė Athinė qė nga viti 1992, vit kur ai u zgjodh nė krye tė shtetit shqiptar. Gjatė kohės sė qeverisjes sė Berishės marrėdhėniet dypalėshe patėn oshilacione. Pika kulmore ishte Prilli i 1994 kur nė Shqipėri u arrestuan pesė veprimtarė tė Omonias. Nė njė intervistė dhėnė gazetės greke “Esspreso” nė shkurt tė kėtij viti, i pyetur pėr ēėshtjen, Berisha ka thėnė se ka pranuar se arrestimi i pesė veprimtarėve tė Omonias nė 1994-ėn ishte njė akt i cili nuk duhet tė kishte ndodhur.

Kryeministrat, OK pėr varrezėn e ushtarėve grekė nė Shqipėri

TIRANĖ- Nė takimin e zhvilluar dje mes kryeministrit shqiptare dhe atij grek ėshtė diskutuar gjerėsisht edhe ēėshtja e varrezave tė ushtarėve grekė nė Shqipėri. Kryeministri Sali Berisha ka siguruar gjatė takimit se qeveria e tij ka vullnetin e mirė pėr ngritjen e varrezave tė ushtarėve grekė tė vrarė nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ndėrsa pas mbėrritjes sė tij nė Rinas, kryeministri Berisha e ka pėrforcuar objektin e bisedės, duke shtuar se ēėshtja nė fjalė do tė zgjidhet mes dy komisioneve. “Nė takim u diskutua edhe ēėshtja e varrezave tė ushtarėve grekė, pėr tė cilėn unė e sigurova se qeveria ėshtė tėrėsisht e vendosur pėr ta zgjidhur kėtė problem pa asnjė lloj kompleksi dhe se ēėshtjet teknike do tė zgjidhen mes dy komisioneve”,- tha dje Berisha.


Kryeministri falėnderon qeverinė greke pėr ligjin e ri tė emigracionit
Berisha: Nė Greqi ka klasa ku mėsohet shqipja
TIRANĖ- Kryeministri Sali Berisha ka pėrgėzuar gjithashtu ligjin e miratuar nga Kuvendi grek pėr emigrantėt, edhe pse ky i fundit ėshtė kundėrshtuar mjaft nga shoqatat e emigracionit ne Greqi. “Ishte kėnaqėsi pėr mua, sė pari t’i shprehja mikut tim dhe tė kombit shqiptar, urimet mė tė mira pėr Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, ta falėnderoja shumė pėrzemėrsisht pėr ligjin e ri qė ka bėrė pėr emigracionin dhe tė gjitha hapat e rėndėsishme qė qeveria e tij ka bėrė nė drejtim tė normalizimit tė jetės sė emigrantėve shqiptarė, pėr vendimin e ministrit Vulgaraqis pėr tė lejuar kthimin e tyre pėr festat nė Shqipėri edhe nė rast se ata nuk kanė dokumentet ligjore. Diskutuam gjerėsisht nė kėtė takim tė hapur, tė sinqertė, miqėsor, mbi intensifikimin e marrėdhėnieve midis dy vendeve tona, si dhe pėr normalizimin e mėtejshėm tė jetės sė emigrantėve’’,- tha Berisha. Kryeministri shqiptar shtoi se nė Athinė dhe nė shumė qytete tė tjera funksionojnė njė numėr mjaft i madh klasash nė gjuhėn shqipe, ku emigrantėt shqiptarė kanė tė drejtė tė ēojnė fėmijėt e tyre pėr tė mėsuar gjuhėn mėmė.


 
 http://www.sot.com.al/ 23 Dhjetor 2005

Berisha refuzon Ismail Kadarenė

ImageKryeministri Sali Berisha dhe kabineti i tij qeveritar, janė kundėr pagėzimit tė Bibliotekės Kombėtare me emrin e Ismail Kadaresė. Sipas burimeve tė sigurta, bėhet e ditur se Ministrisė sė Kulturės i ėshtė kėrkuar nga idhtarėt e shkrimtarit, vendimi zyrtar i vendosjes sė emrit tė Kadaresė nė derėn kryesore tė Bibliotekės Kombėtare, por nga instancat e larta tė qeverisjes ka ardhur refuzimi. Pagėzimi i kėsaj biblioteke, me emrin e shkrimtarit tė madh ishte parashikuar tė bėhej mė 30 janar, pikėrisht atėherė kur gjeniu i letrave shqipe mbushi 70-vjetorin e lindjes. Tanimė, duket qartė se ky refuzim bėhet pėr shkak tė acarimit tė marrėdhėnieve tė shkrimtarit me pėrfaqėsuesit kryesor tė kabinetit qeveritar.Nė disa raste tė veēanta, deklaratat e Kadaresė kanė atakuar jo vetėm ministra tė ndryshėm, por edhe vetė kryeministrin Berisha. Dhe duket se pėr deklaratat e tij kundėrshtuese, gjeniut tė letrave do t’i duhet tė paguajė njė taksė tė posaēme ndaj qeverisė.
Deklaratat
Deklaratat e para kundėrshtuese tė Kadaresė janė publikuar qė nė ditėt e para, kur kanė dalė emrat e ministrave tė Berishės. Nė ato ditė, Kadareja, ka sulmuar ashpėr ministrin e Jashtėm Besnik Mustafaj, duke kundėrshtuar me forcė emėrimin e tij, nė krye tė diplomacisė shqiptare. Ndėr tė tjera Kadareja e ka quajtur Mustafajn, “njė shkrimtar tė zakonshėm”, dhe “Shqipėria shkrimtarė tė tillė ka me shumicė”. Gjithashtu Kadareja, ka anatemuar direkt kryeministrin Berisha, pėr emėrimet ministrore nė bazė tė krahinarizmave. Njė deklaratė tjetėr e Kadaresė, ka qenė ajo kur shkrimtari i ka kėrkuar kryeministrit tė largojė kazinotė nga qendra e kryeqytetit, duke mbėshtetur kėshtu edhe njė OJQ. Pėrveē kėsaj, nė njė pėrurim tė librit tė tij, Kadare ėshtė shprehur kundėr indiferencės sė shtetit pėr lėnien e vendit nė errėsirė. “Sot vendi ynė, ėshtė pėrfshirė nga errėsira dhe ne tė gjithė e dimė se nė terr lexohet gjithmonė e mė pak, ka thėnė ndėr tė tjera shkrimtari. Pėrveē kėsaj, bėhet e ditur se nėpėr biseda tė zakonshme Kadare, ka kundėrshtuar shumė veprime konfuze tė qeverisė, tė cilat padyshim nė shumicėn e rasteve i kanė shkuar nė vesh Berishės. Pra, duket hapur se marrėdhėniet midis Kadaresė dhe qeverisė shqiptare janė ftohur ndjeshėm. Lajmi i fundit, pėr mundėsinė e prishjes sė banesės sė Kadaresė nė Durrės, konfirmon edhe njėherė se prishja dypalėshe, tanimė ėshtė njė fakt. Ndėrsa, kundėrshtimi i fundit pėr pagėzimin e Bibliotekės Kombėtare me emrin e Ismail Kadaresė, tregon se marrėdhėniet midis tyre tanimė duan kohė tė rregullohen.
 
Berisha refuses Ismail Kadare
The Albanian Prime Minister and his governing cabinet oppose the baptising of National Library after the name of Ismail Kadare.According to sources, it was informed the followings of the Writer plead to the Ministry of Tourism, Culture, Youth and Sports to name the National Library after the name of Kadare, but the high governing bodies refused have refused it. Baptising of this library after the name of the prominent writer was foreseen to be carried out on January 30, which corresponds with his 70 birthday. Now, it is obvious the refusal emerged because of the relations’ aggravation between the Writer with the governing cabinet’s main representatives. In certain cases, Kadare’s declarations have been directed not only to different ministers, but also toward Premier Berisha himself. The first opposing Kadare’s declarations have been published since the disclosure of Berisha cabinet’s names. Back then, Kadare attacked the actual Foreign Minister Besnik Mustafaj, strongly opposing his appointment as Albanian diplomacy’s chief. Among other things, Kadare called Mustafaj “an ordinary writer” and that “Albania has abundant writers like him”. Kadare opposed directly the Prime Minister Berisha for the ministerial appointments based on nepotism and regionalisms. Another opposing declaration from Kadare was the one against opening of the casino in the centre of Tirana, supporting this way the promoting NGO. In addition, Kadare was expressed during a book-fair inauguration against the state’s indifference for leaving the country in darkness. “Today, our country is plunged into darkness and we all know people read less and less in darkness”, the Writer said among other things. Despite these, it was informed Kadare through usual discussions has opposed many government’s confuse actions, which reached Berisha as well. So, it appears obviously the relations between Kadare and the Albanian government are in crisis. The last news about the possibility of breaking down Kadare’s house in Durres confirms one more time the mutual disruption is already a fact, while the recent rejection to name the National Library after Kadare shows their relations need time to be repaired.

http://www.panorama.com.al/ 
E Martė 20 Dhjetor 2005
 
Faqe 4/5 - Politikė

procesi i legalizimit
projektligji
 

Dy lloje kategorish. Ēmimet nga 1 milion lekė tė vjetra nė 4 milionė

 

Legalizimet, zbardhen ndryshimet e projektligjit

 

 

Vlera maksimale qė banorėt e zonave informale do tė paguajnė pėr legalizimin e shtėpive tė tyre do tė jetė 400 mijė lekė tė reja.

Nė projektligjin e miratuar nė parim “Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje”, nė nenin 11, nga ana e qeverisė ėshtė parashikuar nė detaje shuma, qė banorėt e zonave informale do tė paguajnė nė bazė tė sipėrfaqes qė ata kanė nė ndėrtesat e tyre. Deri nė 100m2, banorėt, vetėdeklaruesit do tė paguajnė 100.000 mijė lekė, mė pas ata qė kanė 200m2 do tė paguajnė 150 mijė lekė, ndėrsa ata banorė qė kanė ndėrtuar deri nė 300m2 do tė paguajnė 200mijė lekė. Banorėt qė kanė njė ndėrtesė me njė sipėrfaqe 400m2 do tė paguajnė 300mijė lekė dhe ata me 500 mijė metėr katrorė do tė paguajnė 400 mijė lekė. Nė kėtė projektligj parashikohet qė, pėr ata persona qė kanė banesė me mbi 500 metėr katrorė, duhet tė paguajnė sipas vlerės sė tregut nė momentin e kalimit tė pronėsisė. Kėto shifra janė tė cilėsuar si parcela ndėrtimore nė “zonat informale”. Qeveria ka parashikuar dy kategori pėr procesin e legalizimit, pėr zonat informale dhe pėr zonat ku banesat janė ndėrtuar nė zonat formale.

Banesat nėn 100m2
Nė kėtė projektligj, personat qė kanė ndėrtuar me mbi 100m2 nė trojet e ndėrtuara nė mėnyrė informale nė vendbanimet formale do tė paguajnė tokėn mbi bazėn e vlerės sė tregut. Pėr banesa deri nė 50m2 vetėdeklaruesi paguan 100 mijė lekė, ata qė kanė 75m2 dhe 100m2, vetėdeklaruesit paguajnė respektivisht 200 mijė lekė dhe 400 mijė lekė. Mbi 100 m2 vetėdeklaruesi e paguan banesėn me vlerėn e tregut. Parashikohet qė ndėrtimet informale pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji do tė shemben, ndėrsa subjektet qė dhunojnė ligjin, penalizohen me heqje licence dhe gjoba: “a. pėr shtesat apartamente: 100% e vlerės sė tregut; b. pėr shtesa me aktivitet ekonomik: 150% e vlerės sė tregut; c. ndryshim destinacioni nga parkim nė dyqane:200% e vlerės sė tregut”. Nė kėtė rast vlera e tregut tė parcelės ndėrtimore pėrcaktohet nė pėrputhje me metodologjinė e miratuar me Vendimin e Kuvendit nr. 183, datė 28.04.2005 “Pėr miratimin e metodikės pėr vlerėsimin e pronės sė paluajtshme qė kompensohet dhe asaj qė do tė shėrbejė pėr kompensim”.

Pagesa me kėste
Nė projektligjin e qeverisė parashikohen qė pagesat e mėsipėrme tė legalizimit pėr kategoritė I dhe 2 mund tė ndahen nė 2-3 kėste, sipas njė afati tė pėrcaktuar nga qeverisja vendore, por jo mė vonė se 1 vit e gjysmė nga dita kur hyn nė fuqi ky ligj. Nė kėtė rast dokumenti i legalizimit lėshohet vetėm pasi tė jenė shlyer tė gjitha detyrimet qė ka vetėdeklaruesi. Nga ky proces i legalizimit qeveria ka parashikuar qė njė pjesė e fondeve tė kalojė nė buxhetin e pushtetit vendor.
Qeveria “Berisha” ka miratuar nė parim dje, projektligjin “Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje”, duke lėnė qė vendimi pėrfundimtar tė merret nė ditėn e sotme. Shkak i shtyrjes sė votimit tė kėtij ligji mėsohet se janė bėrė disa propozime nga ana e zv.kryeministrit, Ilir Rusmajli, nė mbledhjen e djeshme. Numri dy i qeverisė ka propozuar nė relacionin e tij disa ndryshime teknike, tė cilat kanė tė bėjnė me faktin, se cilat objekte do tė pėrfshihen nė procesin e legalizimit.

 

Opozita
PS kundėr: Nuk zgjidh konfliktet

Socialistėt e kanė kundėrshtuar prej kohėsh projektin e bėrė nga qeveria pėr legalizimin e zonave informale. Sipas tyre ligji i bėrė nga PD realizon vetėm premtimin elektoral tė kėsaj tė fundit por nė fakt nuk zgjidh absolutisht absurditetin qė ndodh nė zonat ku tė gjithė tė ardhurit, kanė zaptuar prona tė cilat kanė qenė tė disa pronarėve. Janė hedhur poshtė edhe shifrat e lėna nga PS nė ligjin qė ėshtė aktualisht nė fuqi pėr rreth 300 metra katrorė qė duhet tė kishte ēdo familje pėr tė banuar. Projektligji i PD ka marrė pėrsipėr qė t’u japė nga 500 metra katrorė secilit nėse kanė marrė kaq tokė nė dispozicion. Pėr socialistėt projekti qė nė fillim do tė ishte i dėshtuar sepse ai nuk merr parasysh as urbanizimin dhe koston e urbanizimit.

 

LZHK
Shehi: Legalizimi antikushtetues

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar ėshtė shprehur dje kundėr projektligjit tė qeverisė sė djathtė tė drejtuar nga ana e PD-sė. Kreu i LZHK-sė, Dashamir Shehi, pas takimit me shoqatėn e pronarėve, u shpreh se “tė mos realizohet legalizimi me kėtė projektligj, pasi ai ėshtė antikushtetues, diskriminon pronarėt dhe favorizon njė grup tė caktuar”. LZHK-ja ka propozuar rishikimin e projektit tė qeverisė, duke marrė nė konsideratė interesat e pronarėve, tė cilat projektligji i qeverisė i dhunon nė tė gjitha aspektet. Lėvizja e prentendentit tė Fronit Mbretėror ka njė skemė tė sajėn pėr procesin e legalizimit, duke realizuar mė parė njė urbanizim tė zonės, zgjidhje pronėsie dhe legalizim, sipas planeve urbanistike me ēmimin e tregut.

 

Projekti pėr legalizimin

Projekt pėr legalizimin dhe urbanizimin e vendbanimeve dhe zonave informale

Neni 1 Objekti i ligjit
Ky ligj ka pėr objekt:
a. legalizimin e banesave dhe objekteve me karakter ekonomik tė ndėrtuara pa leje nė
“vendbanimet formale “ dhe nė “zonat informale”;
b. kalimin e pronėsisė sė parcelės ndėrtimore brenda territorit tė “zonės informale” ose tė truallit brenda “vendbanimit formal”, sipas pėrcaktimit tė bėrė nė nenin 11 tė kėtij ligji;
c. urbanizimin e “zonave informale”, pėr integrimin e tyre nė zhvillimin territorial dhe infrastrukturor tė vendit dhe pėrmirėsimin e kushteve tė jetesės tė kėtyre zonave;
d. procedurat pėr realizimin e legalizimit tė ndėrtimeve pa leje (pėr qėllime strehimi dhe aktiviteteti ekonomik) dhe ngritjen e funksionimin e strukturave pėrgjegjėse pėr realizimin e tyre;
Ligji synon tė krijojė njė sistem tė pėrbashkėt vlerėsimi dhe legalizimi pėr “asetet ekstraligjore” nė tėrėsi, pėr qėllime strehimi dhe aktivitet ekonomik, tė cilat unifikohen nė njė ligj tė vetėm, pėrfshi:
a. “ndėrtimet informale” jashtėe vijave kufizuese (tė verdha) tė vendbanimeve formale, nė zona qė klasifikohen sipas kėtij ligji si “zona informale “;
b. “ndėrtimet informale “ dhe “shtesal informale “ (tė objekteve formale, tė cilat janė ndėrtuar deri nė vitin 1990 brenda vijave kufizuese tė verdha tė vendbanimeve formale) tė ndėrtuara deri ditėn e hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji;
c. “lejekalimet informale” tė lejeve pėr objektet formale tė ndėrtuara pas vitit 1990 deri ditėn e hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji, tė parashikuara nė ligjin nr. 9209, dt. 23.03.2004. me kusht qė tė jenė brenda vijave kufizuese tė verdha tė vendbanimeve formale.
Kjo iniciativė ligjore synon rikthimin e rregullit pėr administrimin e qėndrueshėm tė territorit dhe respektin pėr ligjin, duke mobilizuar:
(i) vlera kuruese dhe integruese - pėr informalitetin e ndodhur deri nė ditėn e hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji
(ft) vlera parandaluese dhe penalizuese - pėr ēdo formė informaliteti pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji.
(in)Krijimin e kushteve bazė pėr sqarimin e situatave urbanistiko-jurudike nė funksion tė mundėsimit tė procesit tė kthimit dhe kompensimit tė pronave
Nė funksion tė kėsaj kategorie (a) dhe (b) tė informalitetit do tė trajtohen si pjesė e njė politike sociale nė luftė kundėr varfėrisė pėrmes ringjalljes dhe integrimit tė “kapitaleve tė ngurtėsuara” jashtė skeletit ligjor. Kurse trajtimi i kategorisė (c) synon mbrojtjen e interesit publik dhe rikthimm e besimit tek ligji dhe shteti, duke siguruar krahas alternativės sė legalizimit, edhe masa qė dekurajojnė dhe penalizojnė vazhdimin e abuzimit mė tej. Kategoritė e shtesave (tejkalimeve) tė ndėrtimeve tė parashikuara nė ligjin nr. 9209, dt.23.03.2Q04 dhe qė janė ndėrtuar deri ditėn e hyrjes nė fuqi tė atij ligji, do tė vazhdojnė tė trajtohen nė bazė tė ligjit 9209. Mė tej do tė operohet me kėtė ligj. Nuk do tė tolerohet dhe legalizohet me asnjė objekt informal i ndėrtuar pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji.
Shteti merr pėrsipėr, sipas ligjit respektiv, kompensimin me vlerėn e tregut tė (ish-) pronarėve privatė pėr ato sipėrfaqe toke, tė cilat pėrfshihen nė procesin e legalizimit dhe e tjetėrsojnė pronėsinė nė funksion tė kėtij ligji.
Neni2 Fusha e zbatimit
Ky ligj zbatohet pėr tė gjitha objektet e ndėrtuara pa leje nga subjektet, personat fizikė dhe juridikė privatė vendas, brenda territorit tė vendbanimeve dhe zonave informale pėr funksione strehimi dhe /ose aktiviteteti ekonomik.

KREUIII PROCEDURAT DHE AFATET
Neni7
Vetėdeklarimi
Pėr ndėrtimet pa leje, subjektet detyrohen qė brenda njė periudhe 4-mujore nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji, tė bėjnė pranė njėsisė sė urbanistikės tė njėsisė sė qeverisjes vendore pėrkatėse vetėdeklarimin e ndėrtimit pa leje dhe sipėrfaqes sė zėnė, sipas formularit qė i bashkėlidhet kėtij ligji. Afatet e vetėdeklarimit tė ndėrtimeve pa leje nė “zonal informale” shoqėrohen me kėto detyrime: a. brenda muajit tė parė pas hyrjes nė fuqi tė ligjit, falas; b. brenda muajit tė dytė, gjobė 100 lekė/m2 parcelė;
c. brenda muajit tė tretė, gjobė 200 lekė/m2 parcelė; d. brenda muajit tė katėrt, gjobė 300 lekė/m2 parcelė; e. pas muajit tė katėrt, humbet e drejta e legalizimit.
Afatet e vetėdeklarimit tė ndėrtimeve pa leje brenda “vendbanimeve formale” janė tė njėjta si nė rastin e ‘’zonave informale”, me ndryshimin se nė vend tė parcelės, gjobat i referohen sipėrfaqes sė ndėrtuar (m2 ndėrtim).
Neni 8 Procedura e pėrcaktimit tė Zonės Informale
Procedura qė ndiqet pėr pėrcaktimin e zonės informale ėshtė:
a. Vetėdekiarimi nga ana e subjekteve qė kanė ndėrtuar banesa pa leje dhe tė parcelės ndėrtimore.
b. Paralel me kėtė, evidentimi i zonės sė zėnė nga ndėrtimi i banesave pa leje, pėr pėrfshirjen e tyre nė procesin e legalizimit.
c. Nė mėnyrė qė tė kursehet koha dhe tė ulen kostot, nė zona informale dhe vendbanimi masive qė janė prioritare pėr legalizim, autoritetet do tė ndėrmarrin strategji pro-akfive pėr identifikiėin e situatave topografike nė terren dhe pėrcaktimin e zonave informale.
d. Depozitimi nė Kėshillin e Qarkut pėrkates i gjendjes faktike sė bashku me argumentimin teknik e ligjor, nga njėsia e qeverisjes vendore, brenda 30 ditėve nga mbarimi i afatit tė pėrcaktuar nė nenin 7.
e. Shqyrtimi dhe miratimi i zonave informale nė Kėshillin e Qarkut brenda 30 ditėve. Pėr zonat dhe ndėrtimet pa leje brenda vendbanimeve formale shqyrtimi dhe miratimi bėhet nė Kėshillin e Bashkisė brenda tė njėjtit afat.
f. Depozitimi pranė Agjencisė sė Legalizimit dhe Urbanizimit tė Zonave Informale (ALUZI),tė dokumentacionit tekniko-ligjor nga Kėshilli i Bashkisė/Qarkut pėr zonal informale nė territorin e tyre. Dokumentacioni tekniko-ligjor pėrcaktohet me udhėzim tė ministrit qė mbulon veprimtarinė e planifikimit tė territorit.
g. ALUZI paraqet dokumentacion e pėrpunuar sė bashku me oponencėn e tij, brenda 15 ditėve, nė Kėshillin e Rregullimit tė Territorit tė Republikės sė Shqipėrisė (KRRTRSH), i cili shqyrtohet dhe miratohet nė mbledhjen mė tė afėrt tė saj.
h. KRRTRSH pėrcakton me vendim emėrtimin e zonės informale dhe kufirin e saj.
Neni9 Efektet juridike tė vendimmarrjes sė KRRTRSH
Vendimi i KRRTRSH-sė, sipas pikės “e”, nenit 8, bėn sipas rastit:
a. Ndryshimin e regjimit tė tokės nė tokė truall.
b, Ndryshimin e destinacionit tė pėrdorimit nė zone banimi/ekonomike.
Neni 10 Regjistrimi i zonės informale
Territori i “zonės informale” (dhe i vendbanimit formal kur ėshtė e nevojshme) regjistrohet nė regjistrin e pronave tė paluajtshme nė pėrputhje me ligjin nr.7843, datė 13.07.1994 “Pėr regjistrimin e pasurive tė paluajtshme”, nė pronėsi tė njėsisė pėrkatėse tė qeverisjes vendore.
Njėsia e qeverisjes vendore, nė bashkėpunim me ZRPP, publikon brenda 10 ditėve listėn e pronarėve tė regjistruar nė regjistrat e pasurive tė paluajtshme brenda kufirit tė ‘’Zonės informale” dhe/ose “vendbanimit formal”, tė cilat hyjnė nė procesin e parashikuar nga ky ligj.
Mėnyrat dhe procedurat e kompensimit pėrcaktohen me Vendim tė Kėshillit tė Ministrave.
Neni 11
Kalimi i pronėsisė sė parcelės ndėrtimore
Kalimi i pronėsisė sė parcelės ndėrtimore nga njėsia e qeverisjes vendore pėrkatėse tek vetėdeklaruesi bėhet sipas dispozitave tė Kodit Civil. Ky ligj veēon tri situata:
i). Pėr parcela ndėrtimore nė “zonat informale “ me sipėrfaqe:
a. deri nė 100 m2 vetėdeklaruesi paguan 100,000 lekė
b. deri nė 200 m2 vetėdeklaruesi paguan 150,000 lekė
c. deri nė 300 m2 vetėdeklaruesi paguan 200 mijė lekė
d. deri nė 400 m2 vetėdeklaruesi paguan 300 mijė lekė
e. deri ne 500 m2 vetedeklaruesi paguan 400 mije lekė
f. mbi 500 m2 vetėdeklaruesi paguan sipas vlerės sė tregut nė momentin e kalimit tė pronėsisė.
ii). Pėr sipėrfaqet e trojeve tė ndėrtuara nė mėnyrė informale nė “vendbanimet formale”:
a. deri nė 50 m2 vetėdeklaruesi paguan 100,000 lekė
b. deri nė 75 m2 vetėdeklaruesi paguan 200,000 lekė
c. deri nė 100 m2 vetėdeklaruesi paguan 400,000 lekė
d mbi 100 m2 vetėdeklaruesi paguan me vlerėn e tregut.
iii). Ndėrtimet informale pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji do tė shemben, ndėrsa subjektet qė dhunojnė ligjin, penalizohen me heqje licence dhe gjoba:
a. pėr shtesat apartamente: 100% e vlerės sė tregut
b. pėr shtesa aktivitet ekonomik: 150% e vlerės sė tregut
c. ndryshim destinacioni nga parkim nė dyqane: 200% e vlerės sė tregut
Nė kėtė rast vlera e tregut tė parcelės ndėrtimore pėrcaktohet nė pėrputhje me metodologjinė e miratuar me Vendimin e Kuvendit nr 183, datė 28.04.2005 “Pėr mirtimin e metodikės pėr vlerėsimin e pronės sė paluajtshme qė kompensohet dhe asaj qė do tė shėrbejė pėr kompensim.
Pagesat e mėsiperme tė legalizimit pėr kategoritė I dhe 2 mund tė ndahen nė 2-3 kėste, sipas njė afati tė pėrcaktuar nga qeverisja vendore, por jo mė vonė se 1 vit e gjysmė nga dita kur hyn nė fuqi ky ligj. Nė kėtė rast dokumenti i legalizimit lėshohet vetėm pasi te jenė shlyer tė gjitha detyrimet.
Neni 12
Kushtet paraprake pėr kalimin e pronėsisė
Vetėdeklaruesi pėrpara lidhjes sė kontratės pėr kalimin e pronėsisė, depoziton nė njėsinė e qeverisjes vendore pėrkatėse:
a. Kontratė me KESH.
b. Kontratė me Drejtorinė e Ujėsjellės Kanalizimeve.
c. Kontratė me njėsinė e qeverisjes vendore, pėr kontributin nė urbanizimin e zonės.
d. Deklaratėn e pėrgjegjėsisė personale pėr qėndrueshmėrinė teknike/sizmike tė objektit nė tė ardhmen.
Neni 13
Urbanizimi i zonave informale
Urbanizimi i zonave informale do tė bėhet nė bazė tė studimeve urbanistike dhe jo domosdoshmėrisht para legalizimit.
a. Hartimi i studimeve urbanistike pėr zonat informale porositet nga njėsitė e qeverisjes vendore sipas dispozitave ligjore nė fuqi. Hartimi i planeve do tė jetė i shpejtė dhe fleksibėl pa vonuar procesin e legalizimit. Njėsitė e qeverisjes vendore duhet t’i pėrgatisin kėto plane brenda afatit tė deklarimit tė ndėrtimeve pa leje, dhe nė ēdo rast duhet tė operojnė tė paktėn nė bazė tė njė “plani tė hapėsirave dhe shesheve publike” pėr investime nė rrugė, infrastrukturė dhe objekte social-kulturore qė miaratohen nga Kėshilli i Bashkisė/Qarkut.
b. Kėshilli i Qarkut miraton me vendim studimin urbanistik pėr territorin e zonave informale nė tėrėsi, pėr qarkun tė tij. Kėshilli i Bashkisė operon pėr rastet brenda vijave tė verdha,
c. Miratimi i studimeve urbanistike nga KRRTRSH-ja bėhet brenda katėr muajve nga miratimi i tyre nga Kėshilli i Bashkisė/Qarkut pėrkatės.
d. Nė rastin e zonave dhe ndėrtimeve informale tė merren nė konsideratė norma dhe standarte urbanistike minimale. Ngarkohet Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Urbanistike per rishikimin dhe hartimin e kėtyre normave/standarteve brenda 2 muajve nga miratimi i kėtij ligji.
Neni 14 Zbatimi i studimit
Njėsia e qeverisjes vendore, nė zbatim tė studimit tė miratuar, nė bashkėpunim me Policinė e Ndėrtimit, liron hapėsirat e nevojshme pėr funksione publike dhe i vė nė dispozicion tė realiziinit tė infrastrukturės dhe shėrbimeve tė parashikuara nė studim.
Neni 15
Pėr efekt legalizimi dhe urbanizimi, brenda territorit tė zonės informale, ndėrtimet pa leje kategorizohen nė ndėrtime:
a. qė legalizohen nė pėrputhje tė plotė me studimin urbanistik tė zonės informale tė miratuar;
b. qė legalizohen pasi ridimensionohen pėr t’u pėrshtatur me studimin urbanistik tė zonės informale.
Neni 16
Subjektit, objekti i tė cilit prishet nga zbatimi i studimit urbanistik, i vihet nė dispozicion, nga njėsia e qeverisjes vendore, parcela ndėtimore me tė njėjtėn sipėrfaqe, nė territor tė parashikuar pėr kėtė qėllim nga studimi urbanistik.
Neni 17
Dokumentacioni teknoko-ligjor pėr legalizimin e banesės
Subjekti kėrkues i interesuar duhet tė paraqesė:
a. Certifikatėn e pronėsisė sė parcelės ndėrtimore nga ZRRPP pėrkatėse.
b. gen-plan i objektit nė shkallėn 1:500 tė lėshuar nga njėsia vendore
c. planimetria e ēdo kati tė objektit qė do tė legalizohet nė shkalle 1:100
d. vėrtetim pėr pagesėn e taksės pėr legalizimin e banesės nė vlerėn 5% tė vlerės sė objektit
Vlera e objektit llogaritet bazuar nė koston mesatare e ndertimin tė Entit Kombėtar tė Banesave.
e. Deklaratė personale qė merr pėrsipėr pėrgjegjėsinė pėr ēdo pasojė qė mund tė rrjedhė nga pėrdorimi i banesės.
Neni 18 Dhėnia e lejes sė legalizimit
Njėsia e qeverisjes vendore pėrkatėse, me plotėsimin e dokumentacionit tė pėrcaktuar nė nenin 17, brenda 30 ditėve nga paraqitja e kėrkesės, pajis subjektin me lejen e legalizimit.
Kriteret, procedurat dhe formulari i lejes sė legalizimit pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.
Neni 19 Dokumentacioni pėr regjistrimin e objektit nė ZRPP
Leja e legalizimit sė bashku me dokumentacionin e pėrcaktuar nė nenin 17 tė kėtij ligji, tė konfirmuar nga njėsia e qeverisjes vendore pėrkatese, paraqitet nė ZRPP pėr regjistrimin e objektit nė regjistrat e pasurive tė paluajtshme.
Neni 20 Ndarja e tė ardhurave
Ndarja e tė ardhurave tė pėrftuara nga nenet 11, 17 tė kėtij ligji bėhet si mė poshtė:
a. 70% nė buxhetin e njėsisė sė qeverisjes vendore qė pėrdoret pėr pėrditėsimin e planvendosjes sė zonės informale dhe hartimin e studimeve urbanistike pėr tė.
b. 30% nė buxhetin e shtetit qė pėrdoret pėr procesin e urbanizimit.
Neni 21 Dispozitė detyruese
Mosdeklarimi brenda afatit kohor, deklarimi i rremė i ndėrtimit dhe i sipėrfaqes sė zėnė, si dhe mosparaqitja e dokumentacionit tė plotė tekniko-ligjor, sjell pėrjashtimin nga procesi i legalizimit dhe urbanizimit tė zonave informale.
Neni22
Pėr ndėrtimet pa leje qė kanė pėrfituar nga procesi i legalizimit sipas banesave tė tarifave sociale (100-400 mijė lekė) nė rast shitjeje tek palėt e treta, duhet tė paguhet tek njėsitė e qeverisjes vendore diferenca qė krijohet midis tarifės sociale tė paguar dhe vlerės sė tregut tė parcelės/truallit tė legalizuar nė momentin e shitblerjes.

KREUIV DISPOZITA KALIMTARE DHE TE FUNDIT
Neni 23 Dispozita kalimtare
a. Deklarimet e bėra nė bazė tė ligjit 9304, datė 23.10.2004 “Pėr legalizimin dhe urbanizimin e zonave informale”, konsiderohen tė mirėqena.
b. Pėr “zonat informale” tė miratuara me vendim tė KRRTRSH, bazuar nė ligjin 9304, datė 23.10.2004 “Pėr legalizimin dhe urbanizimin e zonave informale”, strukturat e ngarkuara nga ky ligj tė veprojnė sipas pėrcaktimeve tė bėra nė nenet 7, 9, 10,11,12 e vijues tė kėtij ligji.
c. Pėr vijmėsinė e procesit tė vetėdeklarimit dhe tė pėrcaktimit tė “zonės informale” tė zbatohen procedurat e pėrcaktuara nė udhėzimin nr.l, datė 06.01.2005 “Pėr procedurat e mbledhjes dhe pėrpunimit tė tė dhėnave pėr ndėrtimet e banesave nė “zonat informale”, udhėzimi i Kėshillit tė Ministrave nr.3, datė 13.05.2005 “Pėr procedurat e miratimit tė “zonės informale”.
d. Subjektet qė janė parashikuara tė mbulohen nga ligji nr. 9209, dt.23,03.2004, pėr shtesat pa leje nė ndėrtime, do tė vazhdojnė tė trajtohen nga ky ligj.
Neni 24
Keshilli i Ministrave, brenda 90 ditėve nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji, pėrcakton mėnyrėn e administrimit tė territorit tė “zonės informale”, fondin e nevojshėm dhe prioritetet nė trajtimin e kėtyre zonave.
Neni 25
Ngarkohet Keshilli i Ministrave tė nxjerre aktet nėnligjore, sipas pėrcaktimeve tė neneve 4, 10, 18 23 tė kėtij ligji.
Ngarkohet ministri qė mbulon fushėn e planifikimit tė territorit tė nxjerrė udhėzimin, sipas pėrcaktimit tė nenit 4 tė kėtij ligji.
Neni 26 Shfuqizime
Ligji 9304, datė 23.10.2004 “Pėr legalizimin dhe urbanizimin e zonave informale”, shfuqizohet
Neni 27 Hyrja nė fuqi
Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

 

http://www.shekulli.com.al/ 18/12/2005

Drejtuesi ekzekutiv i LZHK-sė tha se pėrfituesit e rinj tė tokave mund tė paguajnė ish-pronarėt brenda 10 vjetėve

LZHK: Legalizimet, trualli, me vlerėn e tregut

Anila Rama

TIRANĖ- Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar vlerėson si zgjidhjen mė tė mirė ligjore pėr ēėshtjen e legalizimeve pagesėn e truallit me vlerėn e tregut. Drejtuesi ekzekutiv i LZHK-sė, Dashamir Shehi, nė njė takim tė zhvilluar me pėrfaqėsues tė shoqatave tė ish-pronarėve, ka vlerėsuar kėtė si njė aspekt tė rėndėsishėm pėr ta futur ēėshtjen e legalizimeve drejt njė zgjidhje tė pranueshme dhe ligjore. “Pėrfituesit e rinj tė tokave tė zėna nga ndėrtimet pa leje, duhet tė paguajnė ish-pronarėt me vlerėn e tregut. Dhe kėtė pagesė mund ta bėjnė qoftė edhe pėr njė periudhė 10-vjeēare. Kjo ėshtė njė zgjidhje e mundur politikisht, pasi ėshtė njė zgjidhje ekonomike dhe juridike, qė e fut procesin e legalizimeve nė rrugė ligjore”, - tha Shehi. Kreu i LZHK-sė vazhdimisht edhe kur ishte deputet nė parlamentin e kaluar e ka vėnė theksin gjatė debateve tė ndryshme pėr kėtė ēėshtje apo edhe pėr kthimin e pronave, nė vlerėsimin e ish-pronarėve dhe jo diskriminimin e tyre me ligje qė favorizojnė njė kategori tė caktuar njerėzish. Nga ana tjetėr gjatė takimit tė zhvilluar dje anėtari tjetėr i LZHK-sė, Maksim Begeja, kundėrshtoi amendamentet e bėra nga maxhoranca nė ligjin pėr kthimin dhe kompensimin e pronave. Ai e konsideroi absurd faktin qė sėrish qeveria vendos kufizim nė kthimin e pronave ish-pronarėve deri nė 100 hektarė. Sipas tij, ky amendim nuk duhet tė pėrfshihet nė diskutime, ndėrsa duhet tė shfuqizohet nga ligji aktual kufizimi tjetėr pėr kthimin e tokės deri nė 60 hektarė. LZHK-ja ka qendėr ndėr tė paktat subjekte politike qė kanė mbėshtetur kthimin e tokave pa kufizim, gjė qė kanė kėrkuar pėr vite me radhė edhe republikanėt.


http://gazetametropol.com/

Edit Harxhi appointed deputy minister of Foreign Affairs

Edit Harxhi is the new official deputy minister of Foreign Affairs. Albanian Premier Sali Berisha called Harxhi’s candidacy as one of the best in the diplomacy area. “Edit Harxhi graduated in Edinburgh, a lady coming from a well-known family, a wonderful career, a talented employee in the Albanian diplomacy area and one of the most successful staff of UNMIK and UNDP in Kosovo, as well as advisor to Kosovo government is appointed deputy minister of Foreign Affairs”, said Berisha.
 
E Diele, 18 Dhjetor 2005 http://www.korrieri.com/
 
LZHK: Per token pagesa zgjidh problemin
Levizja per Zhvillim Kombetar organizon nje debat publik per te drejten dhe pronen, duke deklaruar se, pavaresisht se kush do te jete ne pushtet, per token do te paguhet

Levizja per Zhvillim Kombetar organizoi mbreme nje debat publik per te drejten dhe pronen. Ne debat moren pjese pronare, kryesisht nga Tirana dhe Durresi, por edhe nga qytete te tjera si Vlora. Dashamir Shehi, drejtuesi i LZHK-se, midis te tjerash e cilesoi problemin e zenies se paligjshme te prones, jo vetem si shqetesues per pronaret, por edhe si nje problem per demokracine. Sipas Shehit prona eshte perdorur nga te dy krahet e politikes per thithjen e votave, dhe rrjedhimisht ata te cilet kane perfituar, do t'ia dine gjithnje per nder atyre qe i kane bere me toke.

"Ceshtja e pronave duhet spostuar perfundimisht nga problemi elektoral", tha Shehi. Midis te tjerash, ai propozoi edhe zgjidhjen qe i jep LZHK ketij problemi. "Ne ofrojme zgjidhjen, qe politikisht eshte e mundur, ekonomikisht eshte e leverdisshme dhe moralisht eshte me e drejta per rrethanat qe ka perjetuar sot per sot Shqiperia", tha ish-deputeti. Shehi dhe LZHK e shikojne te mundshme zgjidhjen e problemit te tokes, vetem nepermjet pageses se saj. Ai theksoi se, pavaresisht se kush do te jete ne pushtet, toka nje dite do te paguhet, sepse e vetmja menyre qe personat te cilet e kane zene token, te behen pronare, eshte ta paguajne ate.

Nderkohe, Komiteti Shteteror per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ndodhet ne fazen permbyllese te procesit per shperndarjen e shumes prej 2 milione dollaresh, qe do te sherbeje si kompensim per ish-pronaret ne qender te Tiranes. Me tej, per vitin 2006 jane parashikuar rreth 3 milione dollare per kompensim, ndonese kerkesa e Komitetit ka qene per rreth 50 milione dollare.

Nga ana e saj, qeveria ka propozuar rritjen e kufirit te kthimit fizik te tokes, duke synuar ne kete menyre, te ule faturen financiare qe duhet t'u paguhet ish-pronareve.
 

E Enjte, 15 Dhjetor 2005 http://www.korrieri.com/
Mustafaj emeron kater ambasadore te rinj
Komisioni i jashtem pritet te shqyrtoje sot kandidaturat e tre ambasadoreve te paraqitur nga Ministria e Puneve te Jashtme. Ky dikaster ka derguar ne Kuvend emrin e Maxhun Pekes per postin e ambasadorit te Shqiperise ne Kine. I njohur si diplomat karriere aktualisht ai mban postin e Sekretarit te Pergjithshem (te komanduar) prane kabinetit te Kryeministrit Sali Berisha. Me emerimin e ri, ai pritet t'i zere vendin ambasadorit aktual ne Kine, Kujtim Xhanit.

Nderkohe, emri i Bujar Skendos eshte propozuar per postin e te derguarit te vendit tone ne Bullgari. Ai pritet ti zere vendin ambasadorit te tanishem ne kete vend, Fatmir Kumbaros. Po ashtu, komisioni do te shqyrtoje edhe emrin e Admir Banajt, ne postin e ambasadorit te vendit tone ne Arabine Saudite. Me kete levizje zhvendoset nga posti qe kishte ambasadori aktual ne Arabi, Saimir Bala. Ndersa brenda pak ditesh mesohet se do te kaloje edhe emri tjeter per postin e ambasadorit te Shqiperise ne misionin e vendit tone prane Kombeve te Bashkuara ne Gjeneve. Per kete post eshte propozuar nga minstria e financave emri i Sejdi Qerimajt, ne vend te Vladimir Thanatit qe mban aktualisht kete post. Deputeti i Partise Demokratike ne Komisionit te jashtem dhe kryetari i saj, Prec Zogaj deftoi se te gjithe emrat do te kalojne ne Komision dhe sot do zhvillohet seanca degjimore. Te gjithe kandidaturat, sipas tij, jane te njohura dhe te respektuara ne fushen e tyre dhe si te tille i plotesojne kriteret per te qene ne ato poste ku jane propozuar.

Gjate paraqitjes se kandidaturave te tjera ne komision jane vene re debate te shumta mes anetareve. Dy kandidatura deri me tani nuk eshte bere e mundur qe te marrin dekretimin e Presidentit. Nderkohe Lublin Dilja u terhoq nga posti i propozuar ne OKB, Edith Harxhi dhe Tatjana Kongoli jane akoma ne pritje.

D.Malaj