Partia Lėvizja e Legalitetit do tė kėrkojė me insistim njė hetim parlamentar pėr gjendjen e rėndė tė sistemit arsimor dhe marrjen e masave adekuate pėr kapėrcimin e saj, duke kėrkuar njėkohėsisht edhe vėnien e shkaktarėve para pėrgjegjėsive administrative e ligjore. Nėnkryetari i PLL, Murat Basha, tha nė konferencėn e djeshme pėr shtyp se gjendja e rėndė nė sistemin arsimor ėshtė shndėrruar nė njė gangrenė tė vėrtetė, nė raport me zhvillimet aktuale tė shoqėrisė shqiptare. "Dėshtimi i politikave arsimore ėshtė prelud i dėshtimeve tė kahershme tė qeverisjes socialiste, por tashmė ai po mbart dhe pėrcjell pasoja katastrofike pėr ardhmėrinė e shqiptarėve nė kėtė fillim shekulli", shprehen krerėt legalistė nė njė deklaratė pėr shtyp. Kjo, sipas tyre, pėr faktin se politika e pagave mjerane tė mėsimdhėnėsve ėshtė njė nga katalizatorėt e shkatėrrimit tė sistemit arsimor, thelbi i tė cilit konsiston nė njė strategji antikombėtare tė gatuar nė kulisat mė tė errėta tė mazhorancės, me infiltrime nga jashtė Shqipėrisė. "Nė kushtet e injorimit tė plotė tė sistemit arsimor, ēka reflektohet edhe nė peshėn specifike tė fondeve buxhetore qė zėnė 2.9% tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto, aparatēikėt nepotistė po nxjerrin pėrfitime miliardere. Ky fond i pėrgjysmuar, nė krahasim me tė kaluarėn dhe disa herė mė i vogėl nė raport me nevojat pėr rimėkėmbjen e kėtij sistemi, ėshtė sintetizim i politikave tė qėllimshme pėr lėnien nė padije tė thellė tė shqiptarėve, tė cilėve, nė tė ardhmen, duan t'u servirin si pushtetarė tė pėrjetshėm bijtė e pushtetarėve tė sotėm qė po shkollohen nė Perėndim", shprehen drejtuesit legalistė. PLL shpreh gjithashtu shqetėsim dhe indinjatė tė thellė pėr instalimin e hapur nė sistemin arsimor tė ryshfetit, nė kėmbim tė notave kaluese dhe njohurive. Ata mendojnė se shifrat alarmante tė kalueshmėrisė sė nxėnėsve nė tė gjitha nivelet e shkollės, janė pasojė dhe qėllim i thellimit tė veprimit tė skemės sė mitės (marrje dhe dhėnie) nė sistemin tonė arsimor. H.RAMA
E Shtune, 19 Shkurt 2005
http://www.korrieri.com/
Moisiu: Kosova, serbet te kerkojne
falje
|
||||||||
Kreu i
Shtetit kritikon qendrimin e Presidentit serb, Boris Tadic, gjate
vizites se tij pak dite me pare ne Kosove dhe mungesen e faljes publike
per veprimet ne vitet e shkuara. Por Tadic kembengul: "Pavaresia e
Kosoves eshte e papranueshme. Ajo eshte pjese e Bashkimit Serbi-Mali i
Zi". Moisiu: "Asgje paragjykim per Kryeministrin kosovar
Haradinaj" Nga Elton METAJ Zagreb (Kroaci) Shqiperia kritikoi qendrimet e Presidentit serb, Boris Tadic, gjate vizites se pese diteve me pare ne Kosove, ndersa Presidenti Alfred Moisiu kerkoi qe serbet te shprehin pendese per veprimet e tyre ne luften e disa viteve me pare. Gjate nje takimi ne Zagreb, ku ishin ftuar per te marre pjese ne inaugurimin e mandatit te dyte presidencial te Stipe Mesic, Moisiu dhe Tadic biseduan per rreth 40 minuta, duke deklaruar se u mbeteshin qendrimeve krejt te kunderta per ceshtjen e Kosoves. Gjate bisedimeve te zhvilluara me kerkesen e pales serbe, pas largimit te rrufeshem nga Zagrebi te Presidentit te Bashkimit Serbi-Mali i Zi, Svetozar Marovic, Tirana dhe Beogradi mbrojten pikepamje te ndryshme edhe lidhur me pavaresine e Kosoves. Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, tha pas takimit me Tadicin, se kishte kerkuar nga pala serbe shprehjen e ndjeses dhe faljes per veprimet ne Kosove. Gje qe Presidenti serb ne qendrimin dyditor ne Kosove (13-14 shkurt) nuk e kishte perfshire ne asnje deklarate te tij. Kreu i Shtetit shqiptar i ka kujtuar homologut serb nje gjest te ngjashem te Presidentit kroat, Stipe Mesic, gjate vizites ne Beograd, ku ai kerkoi falje per krimet e kryera nga kroatet. Megjithese me i moderuar ne qendrimet e tij, Tadic duket se e ka pasur te veshtire te terhiqet, ndersa ka deklaruar publikisht se Kosova eshte pjese e Bashkimit Serbi-Mali i Zi. "Kosova dhe Metohia eshte pjese e Serbise dhe Malit te Zi dhe ne duhet te gjejme zgjidhje per Kosoven. Per mua si President i Serbise, pavaresia e Kosoves eshte e papranueshme", u shpreh prere Tadic, para gazetareve. Megjithate, ai e ka vleresuar pavaresine te natyrshme per shqiptaret. Vetem pak dite me pare, ne nje gjest me nje simbolike te qarte, politikani 47 vjecar, i lindur ne Sarajeve, u kishte dhuruar serbeve te Kosoves flamurin e Bashkimit Serbi-Mali i Zi. Ne te njejten kohe, Presidenti Tadic tha se ishte e pamundur te permbusheshin standartet ne Kosove, pasi gjendja e komunitetit serb ishte e mjaft shqetesuese dhe e kthyer ne nje lloj getoje. Por vleresimi i shprehur nga Moisiu ka qene i kundert. Presidenti i Shqiperise tha se ka ardhur koha per percaktimin e statusit te Kosoves, per te cilin duhet te vendosin vete qytetaret e Kosoves (shqiptare, serbe, rome, ashkali, etj) ne bashkepunim me faktorin nderkombetar. "Jugosllavia nuk ekziston me, ndaj duhet qe ceshtja e Kosoves te marre zgjidhje perfundimtare", tha Moisiu. Gjithashtu, duke i'u referuar vizites se tij zyrtare vitin e kaluar ne Kosove me ftese te ish-Kryeadministratorit te Kombeve te Bashkuara, Holker, Kreu i Shtetit vuri ne dukje se takoi drejtuesit nderkombetar dhe ata shqiptare dhe se kishte ftuar ne takim dhe perfaqesuesit e serbeve. Por ata refuzuan. "Ju, a e bete nje gje te tille me shqiptaret ne viziten tuaj ne Kosove?" - e pyeti Presidenti Moisiu, homologun serb. Nje pyetje qe ka mbetur pa pergjigje, ndersa Tadic shmangu gjate vizites ne Kosove, Presidentin Rugova dhe Kryeministrin Haradinaj. Ndersa ka ftuar Moisiun te vizitoje Beogradin, Tadic i ka perseritur Presidentit shqiptar se kishte riskuar politikisht, duke u bere thirrje serbeve te Kosoves te merrnin pjese ne zgjedhje. ALFRED MOISIU, President i Shqiperise: "Ka ardhur koha per percaktimin e statusit te Kosoves, per te cilin duhet te vendosin vete qytetaret e Kosoves (shqiptare, serbe, rome, ashkali, etj) ne bashkepunim me faktorin nderkombetar. Jugosllavia nuk ekziston me, ndaj duhet qe ceshtja e Kosoves te marre zgjidhje perfundimtare. Vitin e kaluar zhvillova nje vizite zyrtare ne Kosove me ftese te ish-Kryeadministratorit te Organizates se Kombeve te Bashkuara, Harri Holkeri. Atje takova drejtuesit nderkombetar dhe ata shqiptare dhe kisha ftuar ne takim dhe perfaqesuesit e serbeve, por ata refuzuan. E pyeta Presidentin e Serbise, Boris Tadic, nese edhe ai e kishte bere nje gje te tille me shqiptaret ne viziten e tij ne Kosove". BORIS TADIC, President i Serbise: "Nuk mendoj se kemi shume probleme mes dy vendeve, por problemi me i madh midis dy kombeve tona eshte Kosova. Para pak ditesh vizitova Kosoven dhe e pashe se sa e veshtire eshte situata e minoritetit serb atje. Ne duhet te gjejme nje zgjidhje per Kosoven dhe Metohine, duke respektuar te gjitha te drejtat legjitime te minoriteteve, ne duhet te respektojme rezoluten 1244 dhe marreveshjen politike te Kumanoves. Kosova dhe Metohia eshte pjese e Serbise dhe Malit te Zi dhe ne duhet te gjejme zgjidhje per Kosoven. Per mua si President i Serbise, pavaresia e Kosoves eshte e papranueshme, por zgjidhja duhet te jete e mbeshtetur ne ate cfare ne kemi nevoje dhe cfare eshte e respektueshme per te gjitha komunitetet". |