http://pages.albaniaonline.net/rd/

Dervishi i LZHK voton pėr Kokėn

Kėshilltari i LZHK nė Bashkinė e Durrėsit, Muhamed Dervishi, ka mbrojtur hapur administratėn e Lefter Kokės nė seancėn e miratimit tė buxhetit, duke dėshmuar pėrfundimisht mercenarizimin qė ky individ i ka bėrė vetes pėr interesa tė ngushta. Megjithė voton pro socialistėve, Dervishi, ka sulmuar hapur median e djathtė pėr faktin e vetėm se ka bėrė publik marrėveshjet banale me socialistėt nė Kėshillin Bashkiak. Ai i ka quajtur shkrimet nė mediat e djathta si shkrime tė Haxhi Qamilėve, emėr i pėrdorur nga Nano nė Shijak vetėm njė ditė para se ta shqiptonte Dervishi. Nė fakt duket se mė shumė se ndikimi i Nanos pėr tė gjetur krahasimin, Dervishi ėshtė ndikuar nga fshati i lindjes, i cili ka qenė njė fushė e betejės sė Haxhi Qamilit. Rreshtimi i Dervishit nė krah tė socialistėve duket se nuk ka shkaktuar as edhe njė ēudi, pasi nė shtatė vitet e fundit ai ka provuar edhe reformim, edhe promovim, kandidim, por edhe ndryshime rrėnjėsore tė bindjeve nga republikan nė monarkist. Dervishi vendosi tė gjejė fole nė LZHK. Ēerdhja e zėnė nga Dervishi nė kėtė lėvizje ėshtė hapi i fundit i kulturės haxhijane, pasi edhe kėtu nė fakt u kundėrshtua hapur nga tė gjithė monarkistėt e Durrėsit, duke mbetur nė kėtė lėvizje, pėrsėri njeriu mė i pavotuar. Fjalori fyes i Dervishit pėr tė vėrteta tė botuara nė median e djathtė dhe pėr modele dhe formate tė tij, tregojnė se formati i vetė Dervishit ėshtė katandisur tek urdhėrat e njė fatorino autobuzi qė kryeson kėshilltarėt socialistė dhe qė aktualisht i jep edhe urdhėrat zotit Dervishi. Gjithsesi, kriza e formatit tė tij ėshtė mė e rrezikshme pėr vetė atė. Njė format qė kushton vetėm dy vende pune ėshtė domethėnia e njeriut qė ka marrė pėrsipėr tė emancipojė politikėn, duke shfryrė mllef pėr median e djathtė. Frika se ka gazetarė, tė cilėt nuk flasin gjuhėn shqipe mirė, ėshtė mė pak e frikshme kur pėr kėtė flet ish-pėrgjegjėsi i vatrės sė kulturės. Tė shitesh lirė, duke folur mirė shqip, ka tė vetmen vlerė anėn gjuhėsore, por tė mercenarizohesh me gjuhė letrare tek njerėz, tė cilėt e kanė ndėrprerė shkollimin e detyrueshėm, ėshtė e rrezikshme dhe jo vetėm nuk i shėrben qytetit, mision tė cilin e ka vjedhur me siglėn e PD, por as vetė Dervishit me emrin Muhamed qė flet pėr Haxhi.


http://www.korrieri.com/   E Shtune, 19 Mars 2005

PLL kunder qendrimit te PD per ligjin 7501
Legalistet kundershtojne ashper deklaraten e Partise Demokratike per mosshfuqizimin e ligjit 7501 per pronen. Kryetari i PLL, Eqerem Spahiu, thekson se nje nga arsyet e tranzicionit te gjate ne Shqiperi eshte moskthimi i prones te pronari legjitim e i vertete, madje moszgjidhja e ketij problemi nga qeverite, eshte shoqeruar me shume viktima deri brenda familjes. Afrimi i zgjedhjeve parlamentare, sipas tij, po pozicionon partite cdo dite e me shume rreth kesaj ceshtjeje jetike e te pazgjidhur, por deklarimet e tyre vazhdojne te jene spekullative dhe synojne qe te fitojne votat e elektoratit, permes premtimesh, te cilat ne vite kane treguar se kane qene mashtrime.

"PS me forcen e kartonave ne Kuvend, kur miratoi ligjin per kthimin e kompensimin e pronave, rikonfirmoi edhe njehere se pronat dhe tokat e grabitura ne sistemin komunist, nuk do t'ua ktheje pronareve, por do t'ua jape kujt te doje ajo vete", tha Spahiu.

A.M
 
 
"Franca ne Arkivat e Shqiperise"
E Shtune, 19 Mars 2005
Dokumente franceze dhe te shkruara ne frengjisht ne Arkivat e Shqiperise jane bere te njohura dje ne mjediset e Muzeut Kombetar nga Znj. Bourolleau dhe Drejtori i Pergjithshem i Arkivave shqiptare Z. Shaban Sinani. Aktiviteti, prestigjioz, ne llojin e tij,ka treguar sesa afer ka qene Franca me Shqiperine, pergjate historise sone. Fryt i kesaj lidhje ishte edhe pergatitja e kesaj ekspozite cilesore, e cila eshte bere fale vullnetit te mire te dy paleve dhe angazhimit te gjithe faktoreve. Puna ka qene e madhe edhe per faktin e mbledhjes se nje pjese te madhe te materialeve



Francoise BOUROLLEAU

Ambasadore e Frances ne Shqiperi

Shaban SINANI

Drejtor i Pergjithshem Arkivave te Shqiperise

Kjo eshte nje ekspozite e pare me kete teme, dhe ne kemi privilegjin qe t'jua paraqesim.

Ajo ishte e paimagjinueshme ne kohen e diktatures; ideja ekzistonte qe prej fillimeve te demokratizimit te Shqiperise, por realizimi i saj kerkonte ndihmen e vullnetit te mire te paleve. Kjo u arrit kete vit: Ambasada e Frances dhe Arkivat e Shqiperise bashkepunuan ne menyre te pashembullt dhe me entuziazem te madh per pergatitjen e kesaj ekspozite, qe perben proven (nese ajo do te ishte ende per t'u bere) e lidhjeve shume te ngushta qe kane ekzistuar gjithmone midis dy vendeve tona.

Gjithashtu kjo ekspozite ka kerkuar kohe, shume kohe, per te mbledhur qindra dokumente, te shperndara ne qindra fonde, kuti, dosje etj... Dhe kjo sepse historia e marredhenieve franko-shqiptare eshte e gjate, shume e gjate, dhe shume e ngjeshur.

Shenimi i pare mbi pranine franceze ne territorin shqiptar e ka zanafillen tek normandet, mercenare me origjine prej princerve lombarde. Ne vitin 1071 ata pushtojne te gjitha provincat e jugut te Italise (Puglia-n, Lece-n dhe Kalabrine), qe ishin territore nen kontrollin e Bizantit. Trupat e Robert Guiscard-it dhe te Bohémond-it kalojne mespermes Adriatikut dhe pushtojne Durresin (Dyrrachion). Arsyeja e ketij interesi per Shqiperine ishte se ky vend paraqiste nje vlere te madhe strategjike. Nga njera ane, ajo ishte nje porte per hyrjen ne zemren e Perandorise Bizantine dhe, nga ana tjeter, perbente njeren prej rrugeve me te njohura qe ndiqnin kryqezatat per te mberritur ne Token e Shenjte. Kete ben Guillaume II ne vitin 1185 dhe kete do te bejne me vone Manfredi dhe Charles d'Anjou, vellai i Luigjit IX, ne vitet 1258 dhe ne 1270.

Marredheniet midis Shqiperise dhe aristokracise franceze krijohen shume heret dhe madje fillojne te krijohen edhe lidhje martesore: pas rrembimit dhe marteses se Helenes anzhuine, ne emblemen e familjes se Topiajve u shtua figura e luanit anzhu dhe djali qe do te lindte do te quhej Charles (Karl), si gjyshi i tij nga nena.

Sic pritej, ky vend i interesonte shume Kishes se Romes, e cila, qe ne shekullin e 12-te, fillon ekspansionin e krishterimit perendimor te tij, besim qe shqiptaret nuk e konsiderojne si te papajtueshem me ortodoksine. Keshtu katolicizmi u zhvillua ne veri dhe ne lindje te vendit, madje ne dem te ortodoksise ne qender dhe ne jug. Ky ishte kuadri ne te cilin princerit shqiptare mbajne lidhje me papatin e Avignon-it.

Midis 1270 dhe 1273, anzhuinet pushtojne pothuajse te gjithe bregdetin shqiptar dhe fillojne te sillen si zoter te vendeve. Por administrata e tyre, e rrepte deri ne detaje, e mbeshtetur ne taksa dhe monopole, nuk mund t'i pelqente popullsise vendese, e cila revoltohet dhe ne vitin 1281, anzhuinet munden nga trupat e Michel-it VIII Paléologue (Mihail Paleologu perandor). Vendin e rimerr ne dore Bizanti, i rivendosur!

Me pas mberrijne sllavet, pjesa me e madhe serbe, te cilet, duke filluar nga 1335, zhdukin cdo gjurme te pushtetit anzhuin.

Vazhdon nje periudhe e turbullt, gjate se ciles jane te shumte pretendentet per pushtet. Copetimi i cifligjeve feudale, lufterat, epidemite (kryesisht malarja ne te gjitha zonat e brigjeve te kenetave), shkaterrojne rende organizimin e nje shoqerie qe kishte mbetur fisnore, me prirje komunitare. Emigrimi (qe nuk eshte nje fenomen vetem bashkekohor!) fillon drejt provincave greke dhe drejt Italise ("Felix Italia") dhe do te rritet edhe me shume, duke filluar nga viti 1415, me pushtimin otoman.

Ne nje kohe qe osmanet u bene zoter te vendit, princi Gjon Kastrioti duhet te dergoje si peng ne oborrin e Sulltanit djalin e tij me te vogel, Gjergjin. I edukuar sipas islamit dhe si gjeneral trim i perandorise, i pagezuar me emrin Skenderbej (le Seigneur d'Alexandre), ne 1442 ai ngrihet ne revolte kunder pushtuesit dhe behet heroi kombetar shqiptar. I dashuruar me kulturen europiane dhe ne vecanti me ate franceze, ai frymezon francezin Ronsar (Ronsard), i cili i kushton njeren prej poemave te tij. Skenderbeu u mrekullua nga kultura franceze dhe nuk eshte e rastit qe i pari liber ne frengjisht qe ruhet ne Shqiperi eshte i se njejtes kohe me librin e pare ne shqip te shkruar me shkronja latine dhe cirilike: "Meshari" i Gjon Buzukut.

Osmanet, te adaptueshem dhe jo te pakte gjithkund ne Ballkan, konsolidojne pothuajse kudo rezultatet e arritura. Te interesuar kryesisht per tregtine qe ata e riorganizuan ne te gjithe rajonin dhe nga e cila moren te ardhura te rendesishme, ata u kushtojne pak rendesi fushave te tjera te jetes shqiptare. Keshtu, kjo ben te mundur ruajtjen e lidhjeve me Francen. Arkivat kombetare ruajne akte noteriale, dokumente kishtare, urdhra per gradime dhe dhenie dekoratash, te cilat deshmojne vijueshmerine e ketyre lidhjeve.

Dhe vjen me pas koha e feudaleve, qe per interes te tyre kerkojne bashkimin e vendit. Ata duan te bejne te vetat territore autonome pertej kufijve te vendit dhe lufterat e panderprera qe ata ndermarrin u lejojne disave te eliminojne me te dobetit dhe te dalin si pashallare te medhenj teresisht shqiptare. Te tille jane Bushatllinjte ne Shkoder, Toptanasit ne Tirane dhe sidomos Pashai i Janines Ali Tepelena. Per te arritur qellimet e tyre ata nuk hezitojne te bejne aleanca me fuqite e ndryshme europiane. Keshtu, Ali Tepelena i kerkon ndihme Napoleonit, i cili, nga ana e tij, krijon "regjimentin shqiptar", qe i sherben perandorit me trimeri dhe besnikeri. Per te ndihmuar mikun e tij Napoleoni njeh ekzistencen e "Provinces ilirike" (province d'Illyricum), qe shtrihej nga Triestja deri ne qender te Shqiperise se sotme. Kjo nuk mund te mos sjelle nje reagim te forte nga ana e sulltan Mahmudit II, i cili, ne vitin 1821, masakroi Ali Tepelenen dhe me 1830 ekzekutoi 300 udheheqes shqiptare si dhe varesit e tyre.

Pothuajse ne te gjithe rajonin fillojne kryengritje kunder pushtimit otoman. Rumelia ("Turqia europiane") fillon te levize. "Akademia e Re" e Voskopojes, gjimnazi "Zosimea" ne Janine, ushqehen me idete europiane dhe sigurisht ato franceze, te cilat percojne idete liberale dhe ato demokratike sidomos pas revolucionit te vitit 1848. Tre vellezerit Frasheri jane me siguri shembulli me i mire i ketij ndikimi, sidomos Samiu, i cili ne vitin 1879 shkruan se "te gjithe njerezit qe banojne ne nje vend, qe flasin te njejten gjuhe, qe kane te njejtat zakone dhe te njejten menyre jetese perbejne nje komb".

Nga ana tjeter, udhetaret, diplomatet, romantiket e zhgenjyer nga realiteti i vendeve europiane ne epoken post-klasike, vijne ne Shqiperi duke shpresuar se do te gjejne aty "qyteterime te paprekura", te painfektuara nga modernizmi dhe idealet e tij. Orientalizmi, qe ishte ne mode, e shtyn Pouqueville-in, konsull i Frances ne Janine, te shkruaje shenime udhetimi. Pierre Batiffol, me ftese te konsullit te Frances ne Athine, shkon ne Berat dhe shkruan nje monografi mbi doreshkrimet me te vjetra shqiptare.

Naum Veqilharxhi (1797-1854) mendon se nje popull, qe ishte pothuajse teresisht analfabet, para se gjithash duhet arsimuar, dhe per kete duhej krijuar nje gjuhe e shkruar shqipe. Ne fakt, ne kete kohe, cdo njeri flet shqip, por gjuha e shkruar nuk ekziston dhe mesimi i saj eshte i ndaluar, per shkak se hierarkia kishtare kerkon te ruaje arsimin vetem ne gjuhen greke. Per shembull, rreth 1878-es ne provincat e Beratit, Gjirokastres dhe Vlores kishte 136 shkolla greke, 80 shkolla turke dhe asnje shkolle shqipe. Dhe eshte metropoliti grek i Korces, ai qe arrin te mbylle edhe shkollen e pare shqipe, te hapur ne qytetin e tij ne 1887.

Turqishtja dhe frengjishtja jane gjuhet me te perdorura ne mungese te gjuhes amtare te shkruar. Shpesh, tekstet zyrtare hartohen direkt ne frengjisht. Sami Frasheri perkthen "Te mjeret" e Victor Hugo-it nga frengjishtja ne turqisht, shkruan dramen e tij "Besa" ne turqisht dhe harton nje fjalor frengjisht-turqisht. De Rada mban korrespondence me Lamartin-in ne frengjisht. Mit'hat Frasheri shkruan nje histori te Shqiperise ("L'Albanie et les Albanais") ne gjuhen frenge... Jane te shumta marredheniet e leterkembimet midis shkrimtareve franceze dhe shqiptare: Guillaume Apollinaire dhe F. Konica, Charles Baudelaire dhe L. Poradeci dhe me vone Romain Rolland dhe Fan Noli.

Epoka e quajtur "Republika e Korces" (1917-1939) i forcoi edhe me shume keto lidhje. I drejtuar bashkerisht nga francezet dhe shqiptaret, ky qytet, i quajtur "Parisi i vogel", kishte liceun e vet francez, monedhen e tij franko-shqiptare, kartat e tij postale dhe pullat e veta. Madje atje thuhet se edhe serenatat dhe miresjellja frrymezoheshin nga Franca. Ne vitet 1930, pavaresisht nga varferia, zonjat korcare ndiqnin moden e Parisit dhe blinin bizhute me te reja franceze qe shiteshin ne sheshin Vendōme!

Pas Luftes se Dyte Boterore vendoset diktatura dhe Shqiperia mbyllet ne vetvete. Gjithsesi, mbetet nje dere gjysme e hapur. Diktatori Enver Hoxha e kishte mesuar frengjishten ne liceun e Korces, u kishte mesuar nxenesve kete gjuhe dhe ruante per te, ne mos dashurine per idete qe ajo perconte, te pakten pranimin si mundesi komunikimi. Ne arkivat kombetare te Shqiperise fondi frengjisht per epoken e diktatures eshte me i pasuri: aty ndodhet e gjithe korrespondenca e Enver Hoxhes me shoket franceze. Per me teper, amator i tingujve franceze, Enver Hoxha krijoi per vete nje fonoteke te larmishme, e cila pa dyshim i lejonte atij te kenaqej duke degjuar frengjisht. Ilustrimi zanor i kesaj ekspozite perbehet nga dokumente te zgjedhura prej tij: Edith Piaf, Yves Montand, por edhe gjenerali De Gaulle dhe, kulmi i ironise, edhe nje regjistrim i zerit te Leon Tolstoit duke mbajtur ne frengjisht nje konference me teme "C'eshte feja?!!!" (1907).

Gjuha frenge, qe eshte elementi i perbashket i te gjitha dokumenteve te paraqitura ne kete ekspozite, behet percuese e nje mendimi tjeter. Edhe pse Arkivat e Shqiperise ruajne dokumente ne frengjisht te personazheve te njohur qe nuk jane franceze dhe nuk kane asnje lidhje me Shqiperine (si per shembull Franz Liszt, Ismet Inonu, Molotov, Chamberlain, etj...), fryma qe pershkon keto korrespondenca tregon se gjuha reflekton nje mendim krejtesisht perendimor.

Lidhjet qe bashkojne Francen dhe Shqiperine ekzistojne prej 10 shekujsh. Kjo ekspozite arkivore eshte deshmia e marredhenieve te pasura te mbushura ne te shumten e rasteve me paqe dhe harmoni dhe qe jane pikembeshtetje per nje te ardhme qe mban vulen e mirekuptimit, te respektit dhe te vleresimit reciprok.