http://www.panorama.com.al/ 19 Maj 2005

Faqe 5 - Politikė

 

Shehi: “Berisha po shpif, s’ka aleancė me tė edhe pas zgjedhjeve”

 

LZHK nė votime me emrin e Leka I Zogu

 
Bledar hoti

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar vė nė krah tė emrit tė saj edhe atė tė pretendentit tė fronit mbretėror, Leka I Zogu.

Njė ndryshim i tillė, sipas Dashamir Shehit, ėshtė bėrė pėr efekt elektoral pėr tė shmangur manipulimet qė mund tė bėhen me emrin e kėsaj lėvizjeje, nga ndonjė forcė tjetėr politike monarkiste. Qė tani kjo lėvizje nė zgjedhje do tė mbajė: “LZHK Leka I Zogu ” dhe kėshtu do tė jetė nė fletėn e votimit. Kėtė vendim tė kėsaj force politike e ka bėrė publike dje kreu i Kėshillit Kombėtar, Dashamir Shehi. Sipas tij, shtimi i emrit tė pretendentit tė fronit mbretėror realizohet pėr efekte elektorale, pėr tė shmangur ēdo keqkuptim nė ditėn e votimit tė 3 korrikut.

Reagimi ndaj Berishės
Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar i kėrkoi liderit tė PD-sė, Sali Berisha tė ndalė sulmet dhe deklaratat, qė sipas saj, janė shpifėse ndaj kėsaj force politike. Pėrplasjet mė tė mėdha nė kėto zgjedhje PD-ja pritet t’i ketė edhe me LZHK-nė, i vetmi grupim i djathtė politik qė nuk ėshtė bashkuar me demokratėt nė kėto zgjedhje. Kryetari i Kėshillit Ekzekutiv tė LZHK-sė, Dashamir Shehi nė konferencėn pėr shtyp, duke folur edhe nė emėr tė pretendentit pėr fronin mbretėror, Leka I Zogu i bėri thirrje PD-sė “tė ndalė diversionin dhe shpifjet ndaj kėsaj lėvizjeje, sepse kjo gjė mund tė bėhet shkak pėr vėshtirėsimin e aleancave paszgjedhore”. “LZHK denoncon ēdo shpifje tė bėrė nė mėnyrė tė pėrsėritur nga PD-ja pėrmes kryetarit tė saj, Sali Berisha. Deklaratėn e PD-sė, “Nano po zgjedh kandidatėt e LZHK-sė” e sheh si njė shaka tė madhe, si njė marri dashakeqe ndaj tė vetmes forcė tė qendrės sė djathtė nė Shqipėri, LZHK-sė. Ftojmė opozitėn shqiptare tė nxjerrė jashtė pėrbėrjes sė saj pjesėt e diktaturės, bashkėpunėtorėt e sigurimit dhe shėrbėtorėt e Nanos, tė cilėt PD-ja i kandidon nėn siglėn e saj”, theksoi Shehi. Ai ka bėrė tė ditur dje se formacioni i tij politik do tė kandidojė me 100 kandidatėt e saj nė sistemin maxhoritar, ndėrsa pėrzgjedhja e kandidatėve pėr deputetė do tė bėhet me listė tė hapur.

Berisha: LZHK, furrik i Dukės
Pėrplasjet LZHK-PD

Kryetari i PD-sė, Berisha edhe ditėn e djeshme ka anatemuar pėrsėri LZHK-nė, duke i cilėsuar si pjesė e lojės sė PS-sė. Nisma e liderit tė PD-sė pėr bashkimin e tė gjithė opozitės nė njė front tė vetėm ka ngecur si duket te LZHK-ja, e cila nuk a pranuar asnjė skemė bashkėpunimi pėr zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut. “Ne u kemi ofruar kėtė mundėsi edhe disa pėrfaqėsuesve tė tjerė, mirėpo aty fraksioni i furrikut tė Agron Dukės ėshtė i vendosur qė tė bashkėpunojė me Fatos Nanon dhe, unė shpreh keqardhjen e madhe”, theksoi Berisha. LZHK-ja nga ana e saj po akuzon se po kandidon nė siglėn e saj emra tė dyshimtė qė kanė lidhje me PS-nė apo me diktaturėn komuniste.

Pėr FMN

LZHK, Leka I Zogu ka shprehur shqetėsimin e saj pėr qėndrimin e mbajtur nga pėrfaqėsuesi i FMN-sė, Escolano pėr privatizimin e “Albtelekomit”. “Pėrfaqėsuesi i FMN-sė duke e trajtuar privatizimin e “Albetelekom” vetėm si ēėshtje tė ēmimit tė ofruar, nė mėnyrė tė qartė u shpreh se pėrkrah procesin qeveritar, qe sipas LZHK ėshtė nė kundėrshtim tė hapur me moralin qeverisės, interesat ekono-mike dhe financiare si dhe interesat kombėtare tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve”

 

 
http://www.gazeta55.net/home.jsp 
 
Data: 19/05/2005, ora 

 LZHK ndryshon emrin, pėr efekt tė fushatės
LZHK do tė kthehet nė Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar tė Lekės sė Parė, pėr efekt elektoral, qė kjo parti tė mos ngatėrrohet me sigla tė tjera
 

Mbikqyrėsi i fushatės zgjedhore sė LZHK-sė, Dashamir Shehi, bėri dje tė ditur ndryshimin e emrit tė kėsaj partie, nga LZHK nė LZHK, Zogu i Parė, duke e justifikuar kėtė ndryshim tė emrit si njė manovėr qė ndėrmerr kjo parti, nė kuadėr tė fushatės elektorale. Shehi i bėri thirrje kryetarit tė Partisė Demokratike, Sali Berisha, pėr ndėrprerjen e akuzave qė i ka bėrė kėsaj partie, pasi kėto akuza mund tė kushtėzojnė aleancat paszgjedhore, sipas tij. Kjo ėshtė kundėrpėrgjigje e akuzave tė njė dite mė parė nga lideri demokrat Sali Berisha, sipas tė cilave, kryeministri Nano ka ndėrhyrė pėr lista e kandidatėve pėr deputetė tė LZHK-sė. "Ne e ftojmė tė largojė nga grupi i ashtuquajtur opozitar, tė cilėt kanė bashkėpunuar me qeverinė komuniste, me Partinė Socialiste, me Sigurimin e Shtetit, janė tė sharė e tė pėshtyrė mė se njėherė nga zoti Berisha. Nėse do bashkėpunim, duhet t'i largojė kėta aleatė qė nuk kanė, absolutisht, asnjė lloj vlere."

 Habion HASANI      
 
 
 
http://www.shekulli.com.al/ 19/05/2005

Berisha: LZHK-ja fraksion i furrikut tė Dukės. Shehi: PD-ja tė pastrohet nga ish-sigurismat dhe shėrbėtorėt e Nanos

PD-LZHK, akuza pėr pėrdorje nga qeveria

 

N.Perndoj

Partia Demokratike dhe ajo e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar akuzojnė njėra-tjetrėn pėr pėrfshirje tė kandidatėve tė inkriminuar nė secilėn prej partive, duke rrezikuar nė kėtė mėnyrė edhe mundėsinė e njė aleance pazgjedhore me njėra-tjetrėn. Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar dje se LZHK-ja po bashkėpunon me ministrin e Bujqėsisė, Agron Duka. “Ne i kemi ofruar kėtė mundėsi edhe disa pėrfaqėsuesve tė tjerė, mirėpo aty fraksioni i furrikut (Agron Dukės) ėshtė i vendosur qė tė bashkėpunojė me Fatos Nanon dhe unė shpreh keqardhjen e madhe”, - tha dje Berisha. Edhe dy ditė mė parė, kryetari i demokratėve deklaroi se kishte konstatuar se nė emėrtesėn e kandidatėve tė kėsaj lėvizje i ishte lėnė dorė e lirė kryeministrit Fatos Nano pėr tė realizuar formulėn e Dushkut. Me tė njėjtėn monedhė ėshtė pėrgjigjur dje kryetari i Kėshillit Ekzekutiv i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, Dashamir Shehi. “Deklaratėn e PD-sė se Nano po zgjedh kandidatėt e LZHK-sė e shoh si njė shaka tė madhe, si njė marri dashakeqe ndaj tė vetmes forcė tė qendrės sė djathtė nė Shqipėri, LZHK-sė. Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar fton opozitėn shqiptare tė nxjerrrė jashtė pėrbėrjes sė saj pjesėt e diktaturės, bashkėpunėtorėt e sigurimit dhe shėrbėtorėt e Nanos, tė cilėt PD-ja i kandidon nėn siglėn e saj. LZHK-ja deklaron se tė gjitha kandidaturat e saj janė nga njerėzit mė tė pastėr tė jetės politike dhe shoqėrore shqiptare. Janė njerėz tė spektrit opozitar qė synojnė nė misonin e tyre, nėn kryesinė e mbretit Leka Zogu I, gjithėpėrfshirjen e popullit shqiptar nė fatet e kombit dhe atdheut. LZHK-ja synon t’u kthejė tė gjithė shqiptarėve tė drejtėn pėr tė vendosur me votė fatin e qeverisjes pėr njė Shqipėri mė tė fortė dhe tė ndershme”, - tha dje Shehi, duke paralajmėruar edhe rrezikun e njė mosbashkėpunumi mes dy partive pas zgjedhjeve. “Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar, Leka Zogu I, i bėn thirrje PD-sė tė ndalė diversionin dhe shpifjet ndaj kėsaj lėvizjeje, sepse kjo gjė mund tė bėhet shkak pėr vėshtirėsimin e aleancave paszgjedhore”, - tha ai. Pėr efekt elektoral, nė fletėt e votimit LZHK-ja do tė shėnohet: LZHK-ja, Leka I Zogu. Nėn tė njėjtin emėrtim, nga sot e tutje kjo lėvizje do tė njihet si Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar Leka I Zogu.

Kryetar i Bordit tė Ekspertėve tė LZHK-sė ka reaguar ndaj mbėshtetjes sė FMN-sė nė privatizimin e Albtelekomit

LZHK-ja: FMN-ja po lejon monopolet

Florian Papadhimitri

TIRANĖ- Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar ka reaguar dje ndaj deklaratės sė fundit tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar lidhur me privatizimin e “Albtelecom”. Pėrfaqėsuesi i LZHK-sė, eksperti pėr ēėshtjet ekonomike, Gjergj Buxhuku, tha nė njė konferencė pėr shtyp tha se nuk do tė pranojė shitjet e kompanive shqiptare private. “Ne nuk mund tė shesim kompanitė tona dhe tė krijojmė monopole private vetėm se FMN-ja synon tė mbyllė me sukses marrėveshjen e vet me qeverinė shqiptare”, - tha Buxhuku nė njė konferencė pėr shtyp, duke akuzuar ashpėr Fondin Monetar Ndėrkombėtar se po ndihmon krijimin e monopoleve nė tregun shqiptar tė telefonisė. Buxhuku deklaroi gjithashtu se nuk mund tė ketė ndėrprerje tė marrėdhėnieve mes Shqipėrisė dhe FMN-sė pėr kėtė shkak. Pėrfaqėsuesi i FMN-sė, duke e trajtuar privatizimin e “Albtelecom”, vetėm si ēėshtje tė ēmimit tė ofruar, nė mėnyrė tė qartė u shpreh se pėrkrah procesin qeveritar, qė, sipas LZHK-sė, ėshtė nė kundėrshtim tė hapur me moralin qeverisės, interesat ekonomike dhe financiare si dhe interesat kombėtare tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve, duke i kthyer ata nė shėrbėtorė tė pėrjetshėm edhe nė vendin e tyre. Po dje Buxhuku ka vėnė nė dukje se “LZHK-ja dėshiron tė theksojė edhe njė herė tjetėr se ajo nuk mund tė pranojė kurrė tė preken parimet bazė tė ekonomisė sė tregut tė lirė. “Pėr mė shumė, privatizimi monopolist i telefonisė fikse do tė thotė qė njėkohėsisht i gjithė sektori strategjik i telekomunikacioneve tė kthehet plotėsisht nė njė monopol tė pastėr. Heshtja, dhe pėr mė shumė nxitja nga ana e institucioneve ndėrkombėtare ndaj politikave tė tilla monopoliste, rrezikon drejtpėrdrejt edhe programin e konsolidimit fiskal, thellimin e deficitit korrent dhe tė gjithė treguesve makroekonomikė mė afatgjatė tė vendit, pėr tė cilat aq shumė pretendon me tė drejtė vetė FMN-ja”, - deklaroi Gjergj Buxhuku. LZHK-ja nė programin e saj elektoral e ka tė shpallur qartė se do tė kėshillohet nė vazhdimėsi me FMN-nė dhe institucionet ndėrkombėtare tė specializuara, por nė asnjė mėnyrė nuk do t’u bindet atyre nė mėnyrė tė verbėr.