20 Maj 2005 http://www.kohajone.com/

PARTITE E VOGLA: FINANCIMET TONA PERBALLOHEN NGA SHTETI

Dyshimet e hedhura mbi burimet financiare te partive dhe kandidateve te tyre per deputete kane marre dje nje pergjigje nga disa subjekte politike qe do te garojne ne zgjedhjet e 3 korrikut.

Ne menyre publike, fale komunikimit me gazetaret, lidershipi i LSI-se, LZHK-se, PAD-se dhe PR-se bene me dije votuesit shqiptare per rruget se nga vijne leket per perballimin e fushatave zgjedhore respektive. Keshtu sipas nenkryetarit te socialisteve per integrim, Spartak Braho, buxheti i partise se tij per kete qellim do te bazohet kryesisht ne fondet e caktuara nga shteti. "Nuk eshte problem per te bere transparencen e parave te fushates. Buxheti i LSI-se eshte nje buxhet modest duke patur parasysh se dhe fondet e dhena nga shteti jane diskriminuese dhe minimale", vuri ne dukje ai. Nderkohe kreu aleancist, Neritan Ceka, deklaroi se financimi i fushates se PAD-se per zgjedhjet parlamentare do te bazohet vetem ne dy burime. Sipas tij, keto jane buxheti i partise dhe shpenzimet individuale te kandidateve. "Mund te deklaroj qe tani se jemi mbeshtetur vetem ne buxhetin e partise sone, qe marrim sipas ligjit mbi partite politike dhe mbi shpenzimet qe do te beje cdo kandidat per fushaten e vet. Fondi qe ka cdo deputet per kete fushate eshte me pak se nje milion lek te vjetra", pohoi Ceka per mediat. Gjithashtu shabllonin e te njejtit qendrim dje e shprehu dhe nje nga figurat drejtuese te levizjes politike te Leka Zogut te I, Ekrem Spahiu. "LZHK-ja bazohet vetem tek kontributet e anetaresise se saj dhe ne ndonje ndihmese te vogel nga anetaret dhe simpatizantet ne emigracion", tha ai. Ndersa sipas kreut te PR-se, Fatmir Mediu, burimi kryesor i financimit te fushates elektorale te partise qe perfaqeson do te bazohet kryesisht ne vullnetarizmin e secilit kandidat. "Ligji per financimet nuk krijon aspak kushte te barabarta ndermjet subjekteve nese PS-ja ka 17 milione leke nuk e di te reja apo te vjetra, por PR-se nuk i ka dhene shteti as 17 milione leke te vjetra si subjekt per te perballuar fushaten. Ne kete aspekt ne jemi bazuar ne vullnetarizmin e secilit kandidat per te gjetur mbeshtetjen e nevojshme per te perballuar ate qe quhet minimumi i fushates elektorale", theksoi Mediu.

Tedi Blushi

 

http://www.panorama.com.al/

 

Faqe 2 - Politikė

zgjedhjet parlamentare
marreveshja
 

Mekanizmi qė do tė pėrdoret pėr tė fituar mė shumė se njė deputet nė njė zonė

 

Proporcionali, emrat e PD e PS nė listat e aleatėve

 
Luljeta Progni & Eva Gjura

Socialistėt dhe demokratėt hartojnė strategjinė pėr praktikimin e “Dushkut” tė madh nė zgjedhjet e tre korrikut.

Sipas kėsaj skeme nė listėn proporcionale tė partive aleate tė PS-sė dhe PD-sė, do tė renditen tė dytėt pas kryetarėve, tri emra tė propozuar nga secila prej dy partive tė mėdha. Pas emrit tė kryetarit tė secilės parti tė vogėl aleate me PS-nė do tė rreshtohen tri prej emrave qė do tė propozojė PS-ja dhe e njėjta procedurė pritet tė ndiqet nga PD-ja me aleatėt e saj. Nė zonat ku mendohet tė praktikohet skema e “Dushkut”, partitė e mėdha do tė kėrkojnė nga elektorati tė votojnė pėr kandidatin e tyre, dhe pėr partinė aleate, ndėrkohė qė tė njėjtėn gjė do tė bėjnė aleatėt nė zona tė tjera, ku votėn do t’ia japin kandidatit tė PS-sė, dhe partisė sė tyre. Sipas kėsaj praktike, me votat qė arrin tė marrė nė njė zonė tė caktuar, ajo parti e vogėl me tė cilėn arrihet marrėveshja, garantohet mė shumė se njė deputet bashkė me kandidatin e partisė sė madhe, i cili merr votat nė maxhoritar. Praktika e krijimit tė “Dushkut” tė madh, do tė zbatohet nė ato zona ku secila nga partitė pretendon se ka influencė mė tė madhe. Zyrtarė tė lartė tė PD-sė e kanė pranuar publikisht se po zbatojnė skemėn e “Dushkut”, ndėrsa socialistėt po e praktikojnė nė mėnyrė tė fshehtė marrėveshjen me tre aleatėt e saj. Kreu i maxhorancės socialiste ka pohuar nė takimet elektorale tė kohėve tė fundit, nė zona tė njohura si bastione tė PS-sė: “Nė kėtė zonė duhet tė fitojmė mė shumė se njė deputet”. Sipas marrėveshjes, nga skema e PS-sė me aleatėt pritet tė pėrfitohen 10 vende nė Parlament.

Marrėveshja e PS-sė me aleatėt
Marrėveshja e PS-sė me aleatėt e saj, PSD, PAD dhe PAA parashikon qė nė listat proporcionale tė tri partive tė zėnė vendin e dytė, tė tretė dhe tė katėrt, emra tė propozuar nga PS-ja. Nė kontigjentin e socialistėve tė projektuar pėr tė hyrė nė listėn proporcionale tė partive tė vogla aleate me PS-sė, pėrfshihen deputetė aktualė qė nuk rikandidojnė, ish-deputetė tė kėsaj partie apo edhe zyrtarė tė administratės shtetėrore. Krerėt e partive tė vogla nuk kanė mohuar idenė se maxhoranca ka propozuar njė skemė tė tillė, por nuk kanė pranuar tė japin detaje nė lidhje me marrėveshjen e pashkruar tė tyre me PS-nė. Burime bėjnė tė ditur se nė bisedimet mes sekretarit tė pėrgjithshėm tė PS-sė dhe krerėve tė tri partive aleate me PS-nė nė “Koalicionin pėr integrim”, ėshtė kundėrshtuar nga tė vegjlit skema e PS-sė, pasi kėrcėnimi i socialistėve se nuk do t’i mbėshtesė pėr tė qenė sėrish parti parlamentare, ka bėrė tė mundur realizimin e marrėveshjes.

Marrėveshja e PD-sė me aleatėt
20 pėrfaqėsues tė PD-sė, ndėr tė cilėt deputetė aktualė, qė nuk pėrfshihen nė listėn e PD-sė do tė kandidojnė pėr partitė aleate, me tė cilat kjo forcė politike ka nėnshkruar marrėveshje bashkėpunimi. PD-ja u ka lėnė 16 zona tė lira aleatėve dhe kėta tė fundit nė listėn e tyre proporcionale pas kryetarit tė partisė do tė rendisin njė nga kandidatėt e PD-sė, tė cilėt do tė kėrkojnė vota pėr partinė ku do tė kandidojnė. Skemėn e “Dushkut” PD-ja do tė vėrė nė zbatim nė ato zona ku ajo mendon se ka influencė. PD-ja nė zonat e lira qė u ka lėnė partive aleate do tė kėrkojė votat pėr kandidatin e saj nė maxhoritar, duke kėrkuar qė si subjekt tė votohet pėr njė nga partitė aleate. Kjo strategji do tė ndiqet nė zonėn 15 dhe 69, ku kandidatėt e PD-sė si subjekt do tė kėrkojnė tė votohet pėr PDK-nė. Nė zonėn 52 dhe 65 si subjekt do tė votohet pėr PBL-nė. Nė zonėn 20 nė Bulqizė si subjekt do tė votohet pėr PBD-nė. Nė zonėn 54 dhe 87 si subjekt do tė votohet pėr BK-nė. Nė zonėn 100 si subjekt tė votohet pėr PDLN-nė. Nga tri zona tė lira PD-ja u ka lėnė republikanėve tė Mediut dhe reformatorėve tė Pollos, tė cilėt do tė konkurrojnė nė kėto zgjedhje me kandidatėt e tyre.

 

Reagimi i LSI-sė pėr marrėveshjen
Braho: PS-PD, marrėveshje pėr “Dushkun” e madh

Fenomeni “Dushk” ėshtė i njėjtė si pėr PD-nė edhe pėr PS-nė, ėshtė e njėjta linjė deformimi dhe matrapazlliku elektoral, e njėjta psikologji e devijimit tė ligjit. Mesa duket dy forcat politike kanė rėnė nė marrėveshje pėr ta pėrdorur secila pėr llogari tė saj respektivisht atje ku kanė mė shumė influenca. Problemi i zbatimit tė kėsaj praktike ka tė bėjė jo thjesht me dėmtimin e LSI-sė, por me dėmtimin e krejt imazhit tė zgjedhjeve dhe qė nė fund secila palė do tė marrė pėrgjegjėsinė e saj. Por kjo kėrkon qė LSI-ja dhe LZHK-ja t’i bėjnė thirrje elektoratit shqiptar qė t’i pėrgjigjet me bojkot kėsaj praktike antiligjore.

 

Reagimi i LZHK-sė pėr marrėveshjen
Shehi: PD, PS hartuan Dushkun pėr tė na dėmtuar

Skema e “Dushkut” qė po zbatohet nga PD-ja dhe PS-ja ka shqetėsuar LZHK-nė tė drejtuar nga Leka Zogu. Drejtuesi i LZHK-sė, Dashamir Shehi ėshtė shprehur se kjo skemė po ndiqet me qėllim nga PD-ja dhe PS-ja pėr tė dėmtuar LZHK-nė dhe LSI-nė, dy parti tė cilat nuk kanė pranuar tė nėnshkruajnė marrėveshje parazgjedhore me PD-nė e PS-sė. “Skema e “Dushkut” u bė e njohur qė nė hartimin e Kodit Zgjedhor,- tha Shehi, - ndaj ne si lėvizje e kemi kundėrshtuar gjithmonė. Nė lidhje me pyetjen se ēdo tė bėjė LZHK-ja pėr ta shmangur kėtė fenomen dhe pėr tė mos u dėmtuar, Shehi tha se: “Nuk kemi ēfarė tė bėjmė, por do tė dalim tė mbledhim sa mė shumė vota”.

 

Miratohet edhe kėrkesa pėr vėzhguesit e huaj
KQZ: 45 parti nė zgjedhjet e 3 korrikut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi 13 parti qė do tė marrin pjesė nė zgjedhjet e pėrgjithshme, duke ēuar numrin e tyre gjithsej nė 45. Nė tė bie nė sy regjistrimi i Partisė Demokratike, Partisė Republikane, por dhe Partisė Komuniste. Numri i pėrgjithshėm i partive tė regjistruara ėshtė 38, ndėrsa afati i regjistrimit pėrfundon nė 24 maj. Gjithashtu KQZ-ja akreditoi edhe 34 vėzhgues tė ODIHR-it. Ndėrkohė ODIHR ka kėrkuar nga shtetet pjesėmarrėse nė OSBE tė dėrgojnė 400 vėzhgues afatshkurtėr, tė cilėt do tė shpėrndahen nė tė gjithė Shqipėrinė. Ata do tė vėzhgojnė nė skuadra prej 2 personash hapjen e qendrave tė votimit, votimin, numėrimin e votave dhe pasqyrimin e rezultateve nė tė gjitha nivelet. Tė 15 shtetet pjesėmarrėse nė OSBE janė prezente me pėrfaqėsues nė kėtė mision qė drejtohet nga Jorge Grunet.

© 2003 Gazeta Panorama

 
 

PS, sondazhi: Do tė fitojmė 55 zona nė maxhoritar

 
tirane

Socialistėt pretendojnė se janė fitues nė 55 zona elektorale nė zgjedhjet e tre korrikut.

Sipas njė sondazhi tė kryer nga strukturat e partisė nė 100 zonat elektorale, rezulton se PS-ja ėshtė fituese nė 55 zona, pesė tė tjera, sipas kėtij sondazhi, janė nė diskutim, ndėrsa dhjetė tė tjera fitohen nga marrėveshjet me partitė aleate. Sipas llogarive tė PS-sė, nė testimet dhe sondazhin e kryer, i bie qė PD-ja bashkė me aleatėt e saj tė fitojė vetėm 35 zona elektorale, duke pasur parasysh se pesė zona sipas sondazhit janė tė diskutueshme. Burime pranė PS-sė bėjnė tė ditur se aparatet e PS-sė nė qendėr dhe nė bazė prej disa javėsh janė pėrfshirė nė procesin e sondazhit nė elektorat pėr tė arritur nė pėrfundimin e rezultateve tė mėsipėrme, ndėrkohė qė ėshtė marrė nė konsideratė edhe rezultati i zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2001. Disa statistika, tė cilat evidentojnė fitoren e PS-sė nė zgjedhjet e vitit 2001, tė pėrllogaritura bashkė me ndryshimet e zonave nė Kodin e ri Elektoral, sipas burimeve rezultojnė nė fitoren e PS-sė nė tė paktėn 55 zona nė maxhoritar.

Sondazhi
Sekretari pėr ēėshtjet elektorale nė PS, Elmaz Sherifi, tha dje se pranė PS-sė ka stafe tė veēanta, tė cilat po merren me sondazhe pėr zgjedhjet e 3 korrikut. Ai tha se tė gjitha sondazhet e bėra kanė nxjerrė fituese PS-nė, pa dhėnė detaje pėr rezultate konkrete. Sekretarėt socialistė kanė pohuar herė pas here se, sipas sondazheve tė kryera nga stafet e tyre, PS-ja rezulton fituese nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sondazhi i fundit i kryer prej stafit pranė selive tė PS-sė nė qendėr dhe nė bazė nė tė 100 zonat elektorale, rezulton nė fitoren e PS-sė nė kėto zgjedhje. Ndėrsa burime bėjnė tė ditur se sondazhi ėshtė kryer nga njerėz tė PS-sė nėpėrmjet kontakteve direkte me elektoratin, por edhe me anė tė telefonatave. Gjatė procesit tė testimit tė elektoratit nėpėr zona, pėrfaqėsuesit e PS-sė nė kėtė proces kanė pohuar pėrkatėsinė e tyre politike. Duket se kjo ėshtė njė ndėr arsyet qė socialistėt nuk janė shprehur entuziastė pėr rezultatet e kėtij sondazhi, dhe nuk kanė dhėnė asnjė deklaratė publike pėr tė.