http://www.shekulli.com.al/
20/07/2005
Kreu i PDR e sheh tė nevojshme futjen e PBDNJ nė qeveri dhe
bashkėpunim me LZHK-nė dhe PDI
Pollo: Koalicioni pėr ndryshim, tė krijohet kėshilli i kryetarėve
N.Perndoj
TIRANĖ- Kryetari i Partisė Demokrate tė Re, Genc
Pollo, ka deklaruar dje, se ėshtė i gatshėm qė tė bashkėpunojė me liderin
e opozitės, Sali Berisha, si kryeministri i ardhshėm i vendit. Pollo, pėr herė
tė parė ka folur dje edhe pėr qėndrimin e tij lidhur me ftesat qė Berisha u
ka drejtuar tre partive ish-aleate tė PS-sė. Pollo nuk pėrmendi Xhuvelin e
Partisė Agrare, por cilėsoi si tė domosdoshme, bashkėpunimin me PBDNJ-nė e
kryesuar nga Vangjel Dule. Pollo, citoi se e konsideronte pjesėmarrjen e PBDNJ
nė qeverinė e ardhshme, si tė dėshirueshme e tė dobishme pėr tė tėrė.
Kryetari i reformatorve, hodhi gjithashtu idenė e bashkėpunimit me LZHK-nė.
Kėtė pikėpamje time tė hershme, ia kam shprehur edhe vetė zotit Dule
para pak ditėsh. Do tė ishte mirė qė tė vendoseshin kontakte e tė gjendej
shtegu i mirėkuptimit edhe me LZHK-nė apo elementė tė saj, tė cilėt priren
nga koalicioni ynė. Po tė njėjtin mendim kam edhe pėr Partinė pėr
Demokraci dhe Integrim. Ndonėse nuk kanė mandate nė Kuvend, kėto parti kanė
marrė jo pak vota popullore, tė cilat meritojnė minimalisht vėmendje dhe
dialog, - tha ai. Pollo u shpreh gjithashtu se, do ti propozonte Partisė
Demokratike njė Kuadėr Bashkėpunimi Afatgjatė qė do tė pėrmbante
angazhimin qė PDR e PD tė kooperonin nė zgjedhjet pėr pushtetin vendor tė
vitit 2006, si dhe nė zgjedhjen e Presidentit tė Republikės nė vitin 2007.
Koalicioni pėr Ndryshim, duhet tė pėrballojė me sukses kėto sfida
politike qė janė tė rėndėsishme nė vetvete, por qė gjithsesi, duhen kapėrcyer
me sukses pėr tė mos u bėrė artificialisht pengesė pėr kursin e reformave
tė qeverisė se djathtė. Forumet e PDR e kanė miratuar kėtė paketė dhe
Partia Demokratike ėshtė njohur me linjat e pėrgjithshme tė saj. Ky dokument,
nė parim ėshtė i hapur pėr tė gjitha partitė e Koalicionit pėr Ndryshim.
Paketa parasheh edhe institucionalizimin e Kėshillit tė Kryetarėve tė
partive nė koalicion, i cili do tė mblidhet nė mėnyrė periodike, pėr tė
sqaruar e zgjidhur ēdo problem politik eventual. Pėrmes kėtij kėshilli, do tė
eliminohen keqkuptimet e fėrkimet e panevojshme si dhe do tė marrin rrugė
problemet politike qė koalicioni do tė hasė nė ecurinė e tij,- tha Pollo.
Kryetari i reformatorėve, mbėshteti edhe idenė e hedhur nga Berisha pėr
bashkimin e shqiptarėve dhe rivendosjen e shtetit ligjor. Qeverisja e viteve
92-96 ėshtė kritikuar me vend e pavend se i diferenconte shqiptarėt mbi
baza politike dhe krahinore. Do tė jetė njė sfidė e pėrballuar me sukses
dhe zhvillimi i njė kulture tė re politike, njė qeveri me politika tė qarta,
qė vendosin barazinė para ligjit e shtetit si dhe barazinė e shanseve pėr
qytetarėt. Dhe kėtu kalojmė tek shteti ligjor, thelb i tė cilit janė
rregullat bazė tė njėjta pėr tė gjithė. Zoti Berisha meriton mbėshtetje tė
plotė nė pėrpjekjet e tij, pėr tė pėrmbushur kėtė premtim. Unė shpresoj
se ai do ta gjejė kėtė brenda partisė sė tij, besoj do ta gjejė brenda
koalicionit. Por pėrkrahje duhet tė japin edhe organet e shtetit. Nė princip
edhe opozita e cila dėshiroj tė mendoj, do tė jetė luajale,- tha ai
Anėtari i Komisionit tha se gjatė fushatės, shteti ka vazhduar tė shpėrndante dhe tjetėrsonte toka, nė kundėshtim me ligjin
Zgjedhjet bllokojnė kthimin e pronave
Toro: Zgjedhjet kanė bllokuar kthimin e pronave
Darina Tanushi
TIRANĖ Procesi zgjedhor dhe rotacioni politik, ka
bllokuar procesin e kthimit dhe kompensimit tė pronave. Shqetėsimi ėshtė
ngritur dje, nga anėtari i Komitetit Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė
Pronave ish-pronarėve, Agim Toro. Por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme,
sipas Toros, ėshtė fakti qė ministritė e ngarkuara kohė mė parė pėr tė
sjellė dokumentacionin qė do tė identifikonte tokat e lira, nuk kanė sjellė
pranė komitetit asnjė tė dhėnė, gjė qė vonon identifikimin e sipėrfaqeve
tė lira tė tokave dhe rrjedhimisht vonon edhe procesin e kthimit fizik e
kompensimit tė pronave. Nė mes tė muajit maj, qeveria vendosi qė tė gjitha
dokumentat e pronave shtetėrore tė shpronėsuara nė nėntor 44 dhe qė nuk
janė tė zėna, tė vihen nė dispozicion tė Komitetit Shtetėror tė Kthimit
dhe Kompensimit tė Pronave brenda dy muajve. Por, sipas Toros, asnjė
informacion nuk ka ardhur nė kėtė komitet. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė,
jo vetėm kjo detyrė e qeverisė nuk ėshtė zbatuar, por ėshtė vepruar nė tė
kundėrt tė kėtij veprimi, sepse nga tė dhėnat qė kam unė, shteti shqiptar
sidomos gjatė fushatės elektorale vazhdoi tė shpėrndante toka, vazhdoi tė
tjetėrsonte toka nė kundėrshtim me ligjin dhe akoma institucionet shqiptare nė
kundėrshtim me ligjin dhe me vetė vendimet e Kėshillit tė Ministrave, akoma
nuk kanė vėnė nė dispozicion tė Komitetit Shtetėror tė Kthimit tė
Pronave, asnjė tė dhėnė mbi pronat e lira shtetėrore,-deklaroi anėtari
i KSHKKP-sė. Sipas Toros, ende nuk ėshtė gati edhe infrastruktura nė
komisionet zonale dhe gjithēka ėshtė nė dėm tė procesit tė kthim
kompensimit tė pronave, tha Toro, gjė e cila do tė shtojė kostot financiare.
Ai ka ngritur edhe shqetėsimin se shumė prona, nė kėtė periudhė tranzitore
janė tjetėrsuar.
Nė kėtė vendim tė gati tre muajve mė parė, thuhet se, kur institucioni ka
vendosur tė heqė dorė nga administrimi i njė prone shtetėrore, nuk mund ta
kalojė atė nė administrim apo pronėsi tė njė institucioni tjetėr shtetėror,
pa marrė paraprakisht mendimin e KSHKKP-sė. Nga ana tjetėr, qeveria vendosi qė
institucionet shtetėrore, tė cilat zotėrojnė dokumentacion pėr shpronėsimet
e bėra nga shteti pas datės 29 nėntor 1944, do tė vėnė nė dispozicion tė
Komitetit Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, tė gjitha tė dhėnat,
nė mėnyrė qė ish-pronarėt tė marrin kompensimin apo tu kthehet prona
sipas rastit. Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave, duhet tė paraqesė
dokumentacionin ndihmės pranė ministrive dhe institucioneve, pėr verifikimin
e gjendjes sė pronave nė administrim tė atyre tė shpronėsuara pas datės 29
nėntor 1944, tė personave fizikė e privatė. Ministria e Rregullimit tė
Territorit dhe Turizimit, brenda njė muaji nga hyrja nė fuqi e vendimit tė
qeverisė, do tė vėrė nė dispozicion tė KSHKKP-sė, hartat e zonave qė kanė
pėrparėsi zhvillimin e turizmit, masterplanet e studimeve tė zonave turistike
pėr njė periudhė afatmesme 10-vjeēare si dhe, tė dhėna tė hollėsishme pėr
fshatrat turistikė tė ndėrtuar, nė ndėrtim apo tė projektuar pėr tu ndėrtuar
nė zonėn turistike, vendndodhjen e tyre dhe sipėrfaqet e zėna. Ministria e
Ekonomisė, pėr objektet shtetėrore pėr tė cilat duhet tė fillojnė
procedurat e privatizimit, duhet tė vėrė nė dijeni paraprakisht KSHKKP-nė,
e cila brenda dy muajve duhet tė japė pėrgjigje pėr pronėsinė e tokės, me
qėllim garantimin e ushtrimit tė sė drejtės sė parablerjes nga ish-pronari.
Gati njė muaj mė parė, burime nga KSHKKP thanė se edhe ato pak informacione
apo tė dhėna qė kishin ardhur nga ministritė, ishin tė mangėta dhe nuk
hynin nė punė pėr ecurinė e procesit.
Kthimi peng dhe i regjistrimit nė Hipoteka
TIRANĖ - Procesi i kthimit dhe kompensimit tė pronave, mbahet peng edhe nga
vonesat nė regjistrimin fillestar tė pasurive tė paluajtshme nė tė gjithė
vendin. Ky shqetėsim ka dalė nė njė seminar tė mbajtur njė muaj mė parė
nga Komiteti Shtetėror i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave nė bashkėpunim
me Prezencėn e OSBE-sė nė Shqipėri, me anėtarėt e komisioneve vendore tė
kthimit dhe kompensimit tė pronave nė tė gjitha qarqet e vendit. Ajo qė
dukej se ėshte pjesa mė e vėshtirė pėr tu regjistruar, ėshtė ajo pjesė
e tokave qė janė nė zonėn e pyjeve dhe kullotave, pasi ato ende nuk janė
futur nė sistemin e ri tė regjistrimit, qė do tė thotė se pėr to nuk ka
dokumentacion tė rregullt. Kjo ėshtė vėnė nė dukje nga specialistėt qė
punojnė pranė OSBE-sė dhe kanė ndihmuar KSHKKPP-nė, por edhe Zyrėn e
Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, qė tė kenė njė informacion mė tė
pėrmbledhur. Specialistė tė OSBE-sė nė bashkėpunim edhe me Zyrėn e
Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, paraqitėn gjatė kėtij seminari
edhe njė hartė tė regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme. Nė total, nė tė
gjithė vendin, ekzistojnė 3 064 zona kadastrale, nga tė cilat regjistrimi ėshtė
bėrė nė 2 527 gjithsej, nga kėto zona rurale janė 2 437 dhe zona urbane 90.
Por pasuri tė paregjistruara, kanė mbetur akoma nė rreth 547 zona kadastrale
gjithsej, ku janė 520 mijė pasuri nė zonat rurale dhe 670 mijė nė zonat
urbane. Kėto pasuri janė tė paregjistruara, pasi ende nuk ka pėrfunduar
procesi i regjistrimit fillestar, ėshtė bėrė e ditur nga Zyra e Regjistrimit
tė Pasurive tė Paluajtshme, e cila ka qenė edhe burim informacioni pėr
ekspertėt e OSBE-sė, qė kanė hartuar edhe hartėn e plotė. Prandaj edhe pa
patur njė regjistrim tė plotė tė tė gjitha pasurive tė palujtshme, nuk
mund tė saktėsohet se sa sipėrfaqe e lirė e gatshme gjendet, pėr tu vėnė
nė dispozicion tė procesit tė kthim-kompensimit tė pronave.
Shperblim per vrasesin e vezhguesit te PR, policia ofron 5 milione per kapjen e Bashkim Kulles |
||||
|
||||
|
20 Korrik 2005 http://www.panorama.com.al/
Faqe 4 - Politikė
|
zgjedhjet parlamentare |
ankesat
|
Kryebashkiaku do tė thirret pėr tu dėgjuar pėr procedurat e ndjekura pėr lėshimin e dokumenteve nė 3 korrik |
KQZ, verifikim i certifikatave nė Kamėz |
Cani: Jam nė detyrė derisa tė shprehet Gjykata Kushtetuese
|
Bledar Hoti
|
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyn pėr rishqyrtim dy zonat zgjedhore, pėr shkak tė administrimit tė mėtejshėm tė provave tė paraqitura nga kandidatėt pėr deputetė. Njė ditė pas kritikave tė OSBE/ODIHR-it, KQZ-ja ka kėrkuar mė tepėr kohė pėr marrjen e vendimeve pėr zonat zgjedhore numėr 2 dhe 43. Nė kėto dy zona zgjedhore janė paraqitur ankimime nga ana e Partisė Socialiste dhe kandidatėt e saj, tė cilėt kėrkojnė pavlefshmėri tė procesit zgjedhor tė zhvilluar mė datėn 3 korrik. Zona 43 debat mes anėtarėve KQZ pėr ODIHR-in
vendimet e kqz
Kolegji Zgjedhor rrėzon 11 ankesat e partive, PS humbet zonėn 15 Ferdinand Ibrahimi kėrkon rinumėrimin nė
zonėn 50 Kandidati i Partisė Socialdemokrate, Ferdinand Ibrahimi, ka paraqitur dje nė Kolegjin Zgjedhor tė Gjy-katės sė Apelit njė kėrkesė tė re pėr zonėn zgjedhore numėr 50. Ibrahimi konteston rezultatin e zgjedhjeve nė zonėn 50 nė Rrogozhinė, zonė nė tė cilėn ai kandidoi nė zgjedhjet e 3 korrikut. Ai kėrkon rishikimin e tabelave pėrfundimtare tė votave pėr kandidatėt. Ibrahimi nė kėrkesėn e tij tė dytė paraqitur nė kėtė Kolegj, ndryshe nga kėrkesa e parė, kėrkon rinumėrim tė votave nė gjithė zonėn nga dy kuti qė kishte kėrkuar nė ankesėn e parė. Po dje Kolegji Zgjedhor i Gjykatės sė Apelit ka rrėzuar 11 ankesat qė i ishin paraqitur pėr shqyrtim nga kandidatėt apo subjekte tė ndryshme politike, tė cilat kontestonin rezultatin e KQZ-sė pėr zgjedhjet e 3 korrikut. Kolegji ka rrėzuar dje kėrkesėn pėr rinumėrim tė bėrė nga kandidati i Partisė Socialiste nė zonėn 15, nė Mirditė, Mark Nikolli, duke lėnė nė fuqi vendimin e dhėnė nga KQZ-ja, e cila kishte shpallur fitues kandidatin e Partisė Demokratike. Tė njėjtin vendim Kolegji Zgjedhor mori edhe pėr kandidatėt e tjerė tė LZHK-sė si Dashamir Shehu, Ethem Fejzullai e Ledia Kashahu. Ndėrkohė Kolegji Zgjedhor ka rrėzuar edhe katėr kėrkesat e bėra pėr numėrim nė proporcional nga Partia Demokracia Sociale, ndėrsa pėr dy ankesat e kėsaj partie ėshtė vendosur pushimi i ēėshtjes, pasi kėrkesat ishin paraqitur jashtė afatit nga vendimi qė kishte marrė Komisioni Qendror Zgjedhor. Ndėrsa sot pritet tė merret nė shqyrtim ankesa e parė e paraqitur nė Kolegjin Zgjedhor nga kandidati Fardinand Ibrahimi, i cili kėrkon rinumėrimin nė dy kuti votimi nė zonėn e tij elektorale. Vendimet e Kolegjit Dashamir Shehi, LZHK, (rrėzuar) Ankesa tė reja: Luli Agalliu, Partia Agrare Ambientaliste, Berat |
Dashamir Shehi
LZHK, ankesė te tė huajt pėr proporcionalin
Kreu ekzekutiv i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, Dashamir Shehi, tha dje se lėvizja e iniciuar nga Leka Zogu I do tė vazhdojė tė ekzistojė edhe pas largimit tė PLL-sė nga ky koalicion. Ne do tė qėndrojmė nė kėtė lėvizje dhe vendimet nė tė ardhmen do tė merren bashkė me mbretin Leka Zogu I, theksoi dje Shehi. Nga ana tjetėr, kreu ekzekutiv i LZHK-sė ka theksuar sėrish dje se lėvizja nė tė cilėn ai bėn pjesė do tė vazhdojė tė protestojnė nė lidhje me rezultatet e votave nė proporcional dhe mėnyrėn si ato janė numėruar nga komisionerėt. Madje, ai ka shtuar se kjo ēėshtje do tė ndiqet nga ana e LZHK-sė deri nė selitė e institucioneve ndėrkombėtare nė Tiranė. Shehi ka dėnuar edhe veprimet e Kolegjit Zgjedhor, i cili sipas tij, po rrėzon pa marrė parasysh provat e ēuara nga LZHK-ja pėr ankesa tė ndryshme. Dashamir Shehi ka dhėnė dje vlerėsimin e tij edhe nė lidhje me raportin pėrfundimtar tė OSBE/ODHIR-it pėr zgjedhjet e 3 korrikut nė vend. Ai theksoi se LZHK-ja e vlerėson si tė drejtė kėtė raport, pasi nė tė pasqyrohen edhe vėrejtje tė kėsaj lėvizjeje.
Faqe 2 - Politikė |
|
zgjedhjet parlamentare |
raporti
|
Vėzhguesit ndėrkombėtarė publikojnė raportin e administrimit tė votave |
OSBE: KQZ po merr vendime tė nxituara pėr ankesat |
|
Tirane
|
Raporti i parafundit i vėzhguesve tė huaj, tė inkorporuar nėn ēadrėn e OSBE-sė, ka paraqitur njė lumė me kritika pėr administrimin e votave tė 3 korrikut. Nė fokus tė monitorimit ėshtė reagimi i KQZ-sė ndaj tė gjitha
problemeve, kontestimeve, shkeljeve dhe ankesave tė kandidatėve dhe
partive. Ndryshe nga raporti pararendės, i cili vlerėsonte qėndrueshmėrinė
e KQZ-sė pėrballė presioneve politike, nė raportin e djeshėm,
vihet re njė luhatje e kėtij institucioni nga komentet politike gjatė
vendimmarrjes sė tij. Nė raportin, i cili pėrfshin segmentin kohor
nga 4-14 korrik vėzhguesit e OSBE-ODIHR-it janė fokusuar nė
procesin e numėrimit dhe tė ankesave dhe theksohet se KQZ po merr
vendime tė nxitura nė shumė prej ankesave tė paraqitura nė kėtė
institucion, pa marrė nė konsideratė tė gjitha faktet e kėrkuara
nga palėt. Sipas raportit, thuhet se megjithėse ligji i ri zgjedhor
nuk e lejon rinumėrimin e votave, Kodi Elektoral i lejon ende KQZ-sė
rinumėrojė dhe tė rivlerėsoje kutitė e votimit nėse e ndjen tė
domosdoshme pėr tė marrė njė vendim rreth njė ankese tė caktuar.
Por OSBE ka kritika pėr KQZ-nė nė lidhje me trajtimin e ankesave tė
kandidatėve dhe partive. Numėrimi Ankesat Proporcionali Apelimet
OSBE Kodi Elektoral parasheh qė KQZ-ja tė marrė njė vendim mbi
rezultatin pėrfundimtar tė zgjedhjeve pas shqyrtimit tė tė gjitha
kėrkesave pėr apelim, duke pėrfshirė kėtu edhe ato tė dėgjuara
mė parė nga Kolegji Zgjedhor. Vendimi duhet tė merret jo mė vonė
se tri ditė nga dita qė KQZ-ja merr nė dorė tė gjitha tė dhėnat
zyrtare nga komisionet zgjedhore dhe gjykatat. Rezultati pėrfundimtar
i zgjedhjeve, pasi shpallet nga KQZ-ja, pėrfshin rezultatet pėr
secilin nga mandatet nė zonat e maxhoritarit, si dhe numrin e
mandateve shtesė tė vėna nė dispozicion tė listave partiake.
Kushtetuta parashikon qė Presidenti i Shqipėrisė tė thėrrasė
sesionin e parė tė Parlamentit tė ri, jo mė vonė se 20 ditė nga
shpallja e rezultatit tė zgjedhjeve. Nėse presidenti dėshton tė thėrrasė
kėtė kuvend, atėherė Parlamenti mbledh veten, jo mė vonė se 10
ditė pas skadimit tė afatit prej 20 ditėsh. Mandati i Parlamentit tė
zgjedhur mė 2001 vazhdon derisa tė mblidhet mbledhja e parė e
parlamentit tė ri.
zgjedhje 2005 kritikat
|
Faqe 3 - Politikė |
|
zgjedhjet parlamentare |
raporti
|
Ministrat e Jashtėm tė BE-sė kėrkojnė reforma maksimale pėr MSA-nė |
BE: Klasa politike, mė e pėrgjegjshme |
Zgjedhjet e 3 korrikut patėn tė meta, por u zhvilluan paqėsisht |
Bledar Hoti
|
Bashkimi Evropian pėrshėndeti dje procesin zgjedhor tė 3 korrikut tė mbajtur nė Shqipėri. Forumi i lartė evropiun ka kėrkuar njėkohėsisht angazhimin e qeverisė sė re shqiptare nė realizimin e shpejtė tė reformave, qė synojnė integrimin euro-atlantik tė vendit. Njė qėndrim i tillė ėshtė mbajtur nėpėrmjet deklaratės sė pėrbashkėt tė ministrave tė Jashtėm tė vendeve tė BE-sė. Tė 25 ministrat e Jashtėm tė vendeve tė BE-sė janė mbledhur dje nė Bruksel dhe kanė dhėnė kėto vlerėsime nė lidhje me zhvillimet e fundit nė rajonin e Ballkanit. Kėshilli pėrshėndeti frymėn e pėrgjithshme paqėsore tė zgjedhjeve tė 3 korrikut nė Shqipėri, qė janė njė test i rėndėsishėm pėr tė treguar nėse vendi ėshtė gati pėr integrim tė mėtejshėm nė BE. Megjithatė kishte disa tė meta, tė cilat duhen adresuar, pėr tė mos u pėrsėritur mė nė tė ardhmen. Kėshilli shprehu vlerėsimin e tij pėr OSBE/ODIHR dhe po pret raportin e tyre pėrfundimtar, thuhet nė deklaratėn pėr shtyp. Pėrgjegjėsia e klasės politike Kushtet e reja tė qeverisė
KQZ: Do tė reflektojmė mbi vėrejtjet e ODIHR-it I menjėhershėm ka qenė edhe reagimi i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, nė lidhje me raportin mė fundit tė vėzhguesve ndėrkombėtarė. Ky institucion e cilėson si realist raportin e fundit tė mbajtur nga ana e misionit ndėrkombėtar tė vėzhguesve tė OSBE-sė dhe ODIHR-it. Burimet pranė KQZ-sė theksojnė se, raporti i fundit ėshtė realist nisur pėr mėnyrėn se si pasqyrohet dinamika e tė gjithė zhvillimit tė procesit zgjedhor tė 3 korrikut, si dhe me etapat qė po ndiqen pėr shpalljen e rezultateve. Ndėrsa nė lidhje me vlerėsimet qė bėhen nė kėtė raport, pėr kthimet nė bllok tė ankimimeve tė kandidatėve dhe tė subjekteve zgjedhore, zėdhėnėsi i KQZ-sė, Sinani, thekson se do tė ketė qėndrim institucional nė lidhje me kėtė ēėshtje. KQZ-ja do tė reflektojė mbi tė gjitha vėrejtjet ato pika apo sugjerime, tė bėra nė adresė tė saj nga ana e raportit tė fundit tė ndėrkombėtarėve, theksoi Sinani. Ndėrsa sot pritet njė reagim pėrfundimtar nga ana e kreut tė KQZ-sė, Ilirian Celibashi, pėr kėtė raport tė tretė tė OSBE-sė dhe tė ODIHR-it, i cili ėshtė paraprak dhe jo pėrfundimtar. Qėndrimi i ndėrkombėtarėve vjen nė njė moment kur pranė KQZ-sė janė shqyrtuar pjesa mė e madhe e animimeve dhe ku kanė mbetur vetėm pretendimet e kandidatėve dhe subjekteve, pėr pavlefshmėri tė rezultateve tė shpallura nga ana e Komisioneve tė Zonave Zgjedhore. Nga 323 ankimime, 107 prej tyre janė pėr pėrsėritje tė zgjedhjeve pėr 60 zona zgjedhore. Ky institucion ka rrėzuar dhjetė kėrkesa tė kandidatėve dhe subjekteve zgjedhore pėr pėrsėritje tė zgjedhjeve, pėr shkak se nuk kanė qenė tė argumentuar ligjėrisht dhe nuk kanė prova tė mjaftueshme.
Numėrimi i votave ka dėmtuar tabelėn e rezultateve nė KQZ Pas mbylljes sė votimit, kutitė e votave u transferuan nė 100 qendra numėrimi. Vėzhguesit e OSBE/ODIHR-it kanė mbledhur raportet qė vijnė nga 97 qendra numėrimi, megjithėse ato nuk kanė qenė gjithė kohėn tė pranishėm aty. Vėzhguesit gjatė qėndrimit tė tyre nė numėrimin e votave nga 4 korriku tregojnė se procesi ėshtė konsideruar i arsyeshėm, i mirorganizuar nė 86% tė raporteve tė vėzhguesve. Gjithsesi, shumė ekipe numėrimi votash u emėruan vonė dhe ishin trajnuar nė mėnyrė tė pamjaftueshme. Megjithėse shumė ekipe e bėnė punėn e tyre nė mėnyrė eficente, procesi i numėrimit nė 14% tė zonave ishte i organizuar nė njė mėnyrė qė linte pėr tė dėshiruar. Gjithashtu, vėzhguesit raportuan se nė njė numėr sinjifikativ tė vogėl zonash, rreth 15%, ekipet e numėrimit tė votave, tė cilėt ishin emėruar nga partitė politike, nuk i kryen detyrat e tyre nė mėnyrė tė paanshme. Pothuajse askush nga KZZ nuk ishte i aftė tė pėrfundonte numėrimin e votave dhe tabelimin zyrtar tė rezultateve brenda afatit ligjor, qė ishte ora 17:00 e datės 4 korrik. Ndėrsa numėrimi i votave vazhdonte, diskutimet mbi vlefshmėrinė e votimeve u rritėn nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe njė hendek u vu re midis numrit tė votuesve, qė ishin regjistruar si zgjedhės dhe numrit tė fletėve tė votimit tė numėruara. Debatet midis KZZ-ve dhe anėtarėve tė ekipeve tė numėrimit tė votave nė mėnyrė tė vazhdueshme ēuan nė ndėrprerje tė procesit tė numėrimit. Njė shqetėsim tė veēantė pėrbėn fakti se gjatė numėrimit tė votave, vėzhguesit vunė re parregullsi serioze nė tetė zona, ndėrkohė qė tė tjerė morėn ankimime se votat pėr disa parti tė veēanta nuk ishin numėruar sipas vullnetit tė zgjedhėsve. |