E Diele, 20 Nentor 2005 http://www.korrieri.com/
LZHK, kunder Berishes per legalizimet
Levizja per Zhvillim Kombetar shprehet kunder projektit te qeverise "Berisha", per legalizimin e te gjitha atyre ndertimeve te cilesuara pa leje. Perfaqesues te LZHK-se kane bere te ditur dje, se projekti i kabinetit qeveritar per legalizimin e ndertimeve, rrezikon te ndeze konflikte sociale per shkak te pronesise. Drejtuesi politik i LZHK, Dashamir Shehi, shprehet kunder tezes se kryeministrit Berisha per t'u dhene ish-pronareve troje turistike. "Pervec sistemit te pronesise mund te shkaterroje edhe sistemet urbanistike per gjashte qytetet kryesore. E dyta, te zgjidhe ceshtjen e pronesise se trojeve dhe pastaj, si faze e trete, te kaloje ne procesin e legalizimit te pronesive te reja", ka nenvizuar dje, ish-deputeti i LZHK-se, Shehi. Nderkohe, pak dite me pare, Levizja per Zhvillim Kombetar dergoi prane qeverise nje projekt te posacem, sipas te cilit duhet te kryhet legalizimi i ndertesave te paligjshme. LZHK propozon qe para nisjes se procesit te legalizimeve, duhet te mbyllet procesi i urbanizimit te zones. Pra, shteti duhet te paracaktoje akset e rruges, distancat e ndertimeve nga keto akse, sheshet per ndertimet social-kulturore, si dhe hapesirat e gjelberta, te cilat do te legalizohen. Sipas ketij projekti do te kenaqen te gjitha palet, pra pronaret e rinj dhe pronaret e vjeter te tokes. Nderkohe qe, ne kete projekt eshte kerkuar qe pagesa per legalizimin e ndertimeve pa leje te behet nga 7 deri ne 10 vjet. Kjo do te sjelle lehtesim ne pagesa, por edhe dhenien e mundesise qe keto para te kalojne ne llogari te ish-pronareve. Ndersa vec dy dite me pare, kreu i qeverise deklaroi se do te ligjerohen te gjitha ndertimet ne zonat periferike dhe ne zonat urbane, por jo ato ndertime qe jane bere ne fshatrat turistike.

R. Kalemi

 http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm
 
Faqja 5 - POLITIKE

Nentor 21, 2005

 

Historia/ Rrėfimi i Xhemal Alimehmetit, pėr konfiskimet nė 1945

 

“Si ia morėn 3900 napolona ar babės tim, Cen Alimehmetit”

 

 

Dashnor Kaloēi

Qė me ardhjen e saj nė fuqi nė fundin e vitit 1944, qeveria komunist e Enver Hoxhės filloi sekuestrimet e konfiskimet ndaj familjeve tė mėdha e tė pasura dhe atyre qė i konsideronte si kundėrshtarė politikė tė saj. Ndaj tregtarėve dhe familjeve tė pasura qė u konsideruan si armiq tė popullit dhe kulakė, regjimi komunist pėrdori mjetet e dhunės pėr konfiskimin e sekuestrimin e pasurisė sė tyre, ndėrsa ndaj atyre familjeve dhe tregtarėve qė nuk u konsideruan tė tillė, u pėrdor njė metodė tjetėr. Ndaj kėsaj kategorie tregtarėsh u nxor ligji “Tatimi i jashtėzakonshėm mbi fitimet e Luftės”. Me anė tė kėtij ligji si dhe sekuestrimeve tė shumta qė u pėrdorėn me dhunė ndaj pjesės mė tė madhe tė tregtarėve regjimi komunist arriti tė grumbullonte disa tonė ar. Njė nga familjet tregtare tiranase qė iu sekuestrua floriri nė atė kohė, ėshtė dhe ajo e Hysen Alimehmetit, pėr tė cilin rrėfen i biri i tij, 81 vjeēari Xhemal Alimehmeti.
Zoti Xhemal, ēfarė iu sekuestrua familjes sė babait tuaj pas vitit 1945?
Pas mbarimit tė Luftės, regjimi komunist i Enver Hoxhės na sekuestroi tė gjithė shtėpinė te Kodra e Kuqe (bashkė me mallin) tė cilėn komunistėt e kthyen nė Befotrof. Mbasi na morėn shtėpinė, dyqanet qė kishim nė qėndėr tė Tiranės dhe tokat nė Fushė-Mėzes, sipas urdhėrit tė qeverisė sė Enver Hoxhės ne na kapi ligji pėr Tatimin e Jashtėzakonshėm tė Fitimeve tė Luftės, dhe nė vitin 1946 babai jonė u detyrua qė tė dorėzonte rreth 3000 napolona ari. Kjo shumė qė dorėzoi baba, iu duk e konsiderueshme komunistėve nė atė kohė dhe ata nuk e nganė mė tej atė.
A e dorėzoi tė gjithė florinin qė kishte bababi juaj nė atė kohė?
Faktikisht pėrveē sasisė prej 3000 napolona ar qė dorzoi baba nė 1946 ai kishte mundur qė tė mshifte edhe njė sasi tjetėr prej rreth 1000 napolonash ari, me tė cilat mendonte tė pėrballonte jetesėn familja jonė. Por nė 1951 kur regjimi komunist i Enver Hoxhės filloi fushatėn pėr grumbullimin me dhunė tė floririt e metaleve tė tjera me vlerė, babėn tonė e arrestuan dhe e dėrguan tek shtėpia e Manol Kumes nė Rrugėn e Dibrės, ku asokohe mbanin tė izoluar tregtarėt qė akuzoheshin pėr flori. Aty babės i bėnė presion shumė tė madh oficerėt e Sigurimi tė Shtetit dhe ai u detyrua e u tregoi vetė se ku e kishte fshehur floririn. Pas kėsaj njerzit e Sigurimit erdhėn nė shtėpinė tonė nė Laprakė, (ku na kishin dėrguar pasi na kishin marrė shtėpinė nė Kodrėn e Kuqe) dhe gjetėn 900 napolona flori poshtė pllakės sė portmontosė qė ua kishte treguar vetė baba nė hetuesi. Pasi i morėn napolonat, babėn e liruan nga hetuesia pa e nxjerrė fare nė gjyq. Baba jonė Cen Alimehmeti shpėtoi mirė pasi e tregoi vetė sasinė e floririt qė kishte fshehur,por disa tė tjerė si p.sh. tregtari i njohur tiranas, Tod Ēoka nuk tregoi dhe pranoi tė vdiste nėn tortura. Nė atė kohė qeveria komuniste e Enver Hoxhės iu sekuestroi njė sasi tė madhe floriri tregtarėve tiranas si p.sh. Hoē Kėllezi (babai i ish-zv / kryeminsitrit Avdyl Kėllezi) Murat Begeja, Tahir Gjinali, vėllezėrit Rradheshi apo tregtarėve durrsakė si: vėllezėrit Dovana, vėllezėrit Nuz e Nexh Shijaku tė cilėve ia mor pėrdhunisht edhe sasia mė e madhe e floririt perj 50 mijė napolona ari.
Pas viteve ’90 a jeni dėmshbėrblyer?
Nė bazė tė ligjit qė nxorri qeveria Meksi pėr kthimin e floririt dhe pasurive tė sekuestruara nga regjimi komunist, nė gazetat e asaj kohe u nxorrėn listat e tregtarėve tė konfiskuar ku figuronte dhe babai im, Cen Alimehmeti. Nė bazė tė atij ligji aty nga viti 1993 familja jonė mori vetėm kėstin e parė tė sasisė sė floririt tė konfiskuar, e cila e konvertuar nė lekė ishte 9 milion tė vjetra. Mė pas kjo gjė u ndėrpre dhe ne akoma nuk kemi marrė gjė.


 

E Diele, 20 Nentor 2005 http://www.kohajone.com/

LZHK: LEGALIZIMET, NE KUNDERSHTIM ME KUSHTETUTEN

Menjehere pas vendimit te qeverise per legalizimin e zonave informale, LZHK ka reaguar duke shprehur mendimin e saj kunder lidhur me kete problem. Sipas kreut ekzekutiv te kesaj force politike, Dashamir Shehi projektligji eshte ne kundershtim ne radhe te pare me interesat e pronareve te ligjshem, si dhe me interesat ekonomike financiare te te gjithe shqiptareve. Nga ana tjeter, ai shprehet se ky projektligj eshte njekohesisht ne kundershtim me Kushtetuten.


http://www.shekulli.com.al/ 20/11/2005

LZHK: Legalizimet, projekti kundėr interesave tė pronarėve

A.R

TIRANĖ- Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar ka kundėrshtuar projektligjin e ri tė qeverisė pėr legalizimin e zonave informale. Nėpėrmjet kryetarit tė saj, Dashanmir Shehi, LZHK-ja ėshtė shprehur dje se drafti ishte nė kundėrshtim tė hapur me intersat e pronarėve tė ligjshėm. Por Shehi ka theksuar se pėrveē kėtij fakti, ky projektligj bie ndesh edhe me interesat e vet qytetarėve tė interesuar pėr legalizime apo edhe me dokumentin themeltar tė shtetit, Kushtetutėn. Drafti qė po hartohet nė qeveri prarashikon fillimin e procesit tė legalizimit tė ndėrtimeve pa leje masive nė zonat informale, menėjherė pas miratimit tė tij nė Parlament. Sipas projektligjit, pėr parcela ndėrtimore me sipėrfaqe deri nė 300 metėr katrorė vetėdeklaruesi duhet tė paguajė 100 mijė lekė, deri nė 400 metra katrorė vetėdeklaruesi duhet tė paguajė 200 mijė lekė, pėr 500 metra katrorė vetėdeklaruesi duhet tė paguajė 400 mijė lekė. Ndėrsa pėr parcelat ndėrtimore deri nė 1 000 metra katrorė, vetėdeklaruesi duhet tė paguajė sipas vlerės sė tregut nė momentin e kalimit tė pronėsisė.
Nė kėtė rast, vlera e parcelės ndėrtimore pėrcaktohet nė pėrputhje me metodologjinė e miratuar me vendimin e Kuvendit “Pėr miratimin e metodikės pėr vlerėsimin e pronės sė paluajtshme qė kompensohet dhe asaj qė do tė shėrbejė pėr kompensim”. Pėr ndėrtimet pa leje subjektet detyrohen qė pėr njė periudhė 30-ditore nga hyrja nė fuqi i kėtij ligji, duhet tė bėjnė pranė njėsisė sė urbanistikės tė njėsisė se qeverisjes vendore pėrkatėse, vetėdeklarimin e ndėrtimit pa leje dhe tė sipėrfaqes sė zėnė, sipas njė formulari tė pėrcaktuar


http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm

 
Faqja 6 - POLITIKE

Nentor 20, 2005

 

Urbanizimet pas legalizimeve krijon hapėsira pėr spekullime marramendėse

 

Ligji i pronave, zaptuesit e tokave fituesit e vėrtetė

Shehu: Rritet kosto pėr Shtetin

 

Rozeta Rapushi

Banorėt e zonave informale do tė jenė tė vetmit qė do tė pėrfitojnė nga amendamentet e qeverisė demokratike pėr procesin e kthimit dhe kompensimin e pronave dhe legalizimeve. Sipas draftit tė kabinetit qeveritar, “tė paligjshmit”, tė cilėt kanė zėnė tokėn e ish-pronarėve, jo vetėm qė legalizojnė banesat e tyre me njė shifėr modeste, por do tė pėrfitojnė shumė nga procesi i urbanizimit tė zonės. Nė draft thuhet se fillimisht do tė bėhet urbanizimi dhe mė pas legalizimi. Ky pėrcaktim u jep tė drejtėn banorėve qė pas pėrmirėsimit tė infrastrukturės tė legalizojnė shtėpinė me njė ēmim prej 100-400 mijė lekėsh dhe mė pas ta shesin atė me ēmimet e tregut, i cili kap shifrėn nga 50-606 euro pėr metėr katror. Ky fakt u kritikua dje dhe Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar, e cila deklaroi dje se praktikat qė po ndjek qeveria shkatėrrojnė bazat e ekonomisė sė tregut dhe tė shtetit tė sė drejtės. Pjesa mė e diskriminuar nė kėtė rast mbeten ish-pronarėt e tokės, qė nė varėsi tė legalizimit do tė presin kompensimin.

Kostoja
Pėrveē ish-pronarėve qė dalin tė humbur nga ky proces, rėndesėn do e ndjejnė edhe taksapaguesit shqiptarė. Nė tėrė kėto procese, ėshtė populli ai qė do tė pėrgjigjet me taksė pas takse qė shteti tė pėrballojė urbanizimin e zonave informale, por edhe legalizimin e mė pas kompensimin e ish-pronarėve. “Ne gjykojmė se para se tė fillojė procesi i legalizimit duhet tė mbyllet ai i urbanizimit tė zonės. Nėse legalizimi pėrshpejtohet, atėherė kosto e urbanizimit tė zonės do tė rritet”,- tha dje kryetari ekzekutiv i LZHK-sė, Dashamir Shehu. Sipas tij, me kėtė projekt qeveria demokratike ka treguar se ėshtė nė mbrojtje tė grupeve tė vendosura nė mėnyrė tė paligjshme mbi trojet e pronarėve nė rrethinat e zonave urbane. Nė kėtė mėnyrė, nė kohėn kur tė paligjshmit nė bazė tė kėtij procesi mund tė shesin truallin me vlerėn e tregut, pasi ta kenė legalizuar, pronarėt do tė jenė nė pritje tė kompensimit qė minimalisht parashikohet tė jetė 10 vjet.

Sugjerimet
Duke kundėrshtuar skemėn e qeverisė pėr legalizimin dhe kompensimin e ish-pronarėve, LZHK-ja sugjeroi dje qė fillimisht tė bėhet urbanizimi i zonave informale, tė pėrcaktohen sipėrfaqet pėr rrugė, shkolla ambiente publike dhe mė pas ndėrtuesit e paligjshėm tė paguajnė tokėn me ēmimet e tregut. “Mė pas fondi qė do tė mblidhet tė pėrdoret pėr kompensimin e ish-pronarėve tė tokės qė shteti tė mos rėndohet dhe tė ketė tė pamundur kompensimin nė para”,- tha Shehu. Sipas LZHK-sė banorėve qė do tė legalizojnė shtėpitė tu jepet mundėsia qė ta bėjnė atė nė njė periudhė kohore prej 7-10 vjetėsh, nė mėnyrė qė tė mos rėndohen. “Nė kėtė mėnyrė nuk do t’u lihen nė kurriz taksapaguesve kosto e borxhe tė padrejta pėr tė shlyer”,- tha Shehi, duke theksuar se me kėtė skemė edhe ish-pronarėt pėrfitojnė vlerėn e vėrtetė tė pronės sė tyre.

Propozimi
LZHK-ja i sugjeron shtetit qė tu japė pėrparėsi ish-pronarėve dhe jo tė paligjshmėve qė kėrkojnė legalizimin e tokės. Sipas LZHK-sė projektligji pėr legalizimet ėshtė nė kundėrshtim me Kushtetutėn e vendit.

Defekti
Urbanizimi i zonave informale e mė pas legalizimi i tyre, u jep tė drejtėn uzurpuesve tė tokės tė pėrftojnė. Ata e legalizojnė me 100-400 mijė lekė dhe pas procesit mund ta shesin atė me ēmimet e tregut qė kapin 606 euro pėr m2.

Sali Berisha
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dy ditė mė parė se nė dispozicion tė ish-pronarėve do tė vihen edhe tokat nė zonat turistike qė janė nė pronėsi tė shtetit.

Dashamir Shehu
Ėshtė e rėndėsishme qė legalizimi tė bėhet me ēmimet e tregut dhe lekėt tė shkojnė pėr ish-pronarėt. Ndryshe shteti s’ka se ku t’i gjejė dhe pronarėt do tė mbeten pa u kompensuar.

Ish-pronarėt
Jemi kundėr projektit tė qeverisė pėr kthimin e tokės. Nuk na kthen asgjė, por ligjėron tė paligjshmit. Ne kėrkojmė kthim tė plotė tė tokės tek i zoti dhe jo kufizime.


 http://www.panorama.com.al/
 
Faqe 2/3 - Politikė

ceshtja e pronave
shoqata
 

Anėtari i kryesisė Gėzim Boēari: Amendimet e reja nė ligjin pėr pronat shtojnė anarkinė

 

Pronarėt kundėr ligjit “Berisha”

Boēari: Nuk na e kthejnė pronėn pa legalizuar “uzurpatorėt”

 
Bledar Hoti

Ish-pronarėt i cilėsojnė amendimet e reja tė ligjit tė Prona-ve, si njė thirrje pėr njė anarki tė re qė pritet tė bėjė qeveria e re me kryeministrin Berisha.

Amendimet e ligjit kundėrshtohen fuqishėm dhe shihen nga ana e pėrfaqėsuesve tė Shoqatės sė Pronarėve, si amendime qė nuk do tė sjellin atė ēfarė shihet si e shumėkėrkuar prej mė shumė se njė dekade, kthim dhe kompensim real tė pronės. Anėtari i shoqatės “Pronėsi me Drejtėsi”, njėkohėsisht edhe pėrfaqėsues i shoqatės “Bregdeti”, Gėzim Boēari nė intervistėn e tij dhėnė pėr gazetėn “Panorama” konteston amendimet e qeverisė pėr ligjin e pronave, si dhe pėr legalizimet. Sipas Boēarit, kryeministri Berisha nė hartimin e kėtyre amendimeve ka anashkaluar pronarėt, si palė e interesuar direkt pėr ligjin e pronave.

Si i konsideroni amendimet e reja tė ligjit pėr kthimin dhe kompensimin e pronave?
Ligji i pronave 9235, i datės 29.7.2004, “Pėr kthimin e kompensimin e pronės”, ndonėse u hartua nė survejimin dhe kujdesin e OSBE-sė, nuk mori nė konsideratė sugjerimet e Shoqatės sė Pronarėve. Pėr pasojė, ai vazhdon tė shkelė detyrimet kushtetuese. Shoqata “Pronėsi me drejtėsi” reagon ashpėr me ndryshimet e propozuara pėr faktin se, hartimi i kėtij amendimi qė sapo ėshtė bėrė nga qeveria “Berisha”, pėrsėri ėshtė anashkaluar marrja e mendimit tė shoqatės si palė e dėmtuar, duke shkelur njė nga parimet bazė demokratike. Tė mos bisedosh me palėt e interesuara, pėr arsyetimet e kėtij amendimi, tregon se qeveria shprehet qartė pėr shkeljen e detyrimeve kushtetuese.

Konkretisht ēfarė kontestoni te ndryshimet e reja?
Veē parimeve ligjore e kushtetuese, duke imponuar me ligj legalizmin e tė paligjshmes shteti futet nė njė anarki institucionale dhe shkel parimet bazė morale, sepse grabitja ligjėrohet.Pėr ne ngėrēi qė shpjegon se pse ky ėshtė ligj ėshtė i pazbatueshėm, lidhet me mėnyrėn tė pėrmbajtjes sė amendimeve. Ndryshimet qė kėrkohen t’i bėhen neneve, pėr ne pėrsėri janė tė papranueshme, sepse janė shkelje tė Kushtetutės dhe tė drejtės sė pronės. Kėto ndryshime synojnė tė justifikojnė ndėrtimet e paligjshme dhe kėto janė absurde dhe tė shprehura nė mėnyrė tė koncentruara nė nenin 28/a. Nė tė kėrkohet tė shtohet pas nenit 28 kjo pėrmbajtje: “Pėr pasuritė e paluajtshme mbi tė cilat janė ngritur nga tė tretėt, objektet pa leje, nė kundėrshtim me ligjin pėr urbanistikėn, kthimi fizik nuk zbatohet pa pėrfunduar afatet ligjore, tė parashikuara pėr legalizimin e objekteve nė zona informale …”. Mė tej, qeveria pretendon se “nė pėrfundim tė afatit ligjor tė parashikuar tė procesit tė legalizimit zbatohet aty ku ėshtė i mundur kthimi fizik i pronės sė paluajtshme, ndėrsa pjesa tjetėr kompensohet…”. Mjafton ky paragraf i amendimit qė kėrkon tė bėjė qeveria “Berisha” dhe kemi dy shkelje flagrante dhe tė papranueshme. Pronarėt e ligjshėm tė shpronėsuar me dhunė nga regjimi i diktaturės kanė tė drejtė tė ankohen pėrsėri pas 15 vjet pluralizėm, vazhdon dhuna shtetėrore mbi pronėn private, mungojnė edhe elementėt e atij qė quhet shtet ligjor. Objektet e ngritura nga tė tretėt nė fund tė fundit janė pa leje tė paligjshme, kėrkon tė favorizohet dhe tė justifikohet me ligj dhe qeveria thotė se nuk mund tė bėjė kthimin fizik, pa bėrė me tokė atė qė shkel ligjin, pra ai favorizohet. Veē shkeljes sė parimit tė sė drejtės sė pronės dhe tė detyrimeve kushtetuese, ky nen ka edhe gabimin qė sjell njė faturė financiare pėr tė gjithė shoqėrinė. Sepse, njė pronė qė nuk kthehet, por pretendohet tė kompensohet, automatikisht transformohet nė njė faturė financiare qė e paguan e gjithė shoqėria.

Por, pėr vendimin e Komitetit Shtetėror tė Pronave pėr kompensimin e pronarėve nė Tiranė, ē’qėndrim keni?
Aktualisht po diskutohet mėnyra e ndarjes sė dy milionė dollarėve. Kjo formė ėshtė njė manovėr qė intrigon procesin e kthimit tė pronės, sepse realisht kjo shumė po tė aplikohet pėr Tiranėn vlen pėr tė kompensuar vetėm 3-4 mijė metra katror, pra ajo do t’i ndahet 30 pronarėve duke i kompensuar nė njė sipėrfaqe shumė tė vogėl tė pronės sė tyre dhe pėr pjesėn e tyre, ato do tė zvarriten me fjalė. Nė vetvete edhe ky proces e thellon anarkinė e pronės, sepse nuk ka asnjė arsye si mund tė dallosh pronarin e Durrėsit nga ai Tiranės, ose tė njė rrethi tjetėr.

Cila ėshtė zgjidhja qė ju jepni?
Tė gjitha kėto probleme pėr mendimin tim zgjidhen me ndjekjen e disa hallkave. Fillimisht duhet tė pėrfundojė kthimi i tokės fizike ekzistuese, anulimi i veprimeve tė paligjshme dhe pastaj tė hapet rruga pėr kompensimin financiar ose dhe me troje. Por, qė t’i hapet rrugė kompensimit, shteti duhet tė vėrė nė funksion instrumentet e tij pėr tė ndarė se ēfarė ėshtė pronė e mirėfilltė e shtetit dhe ēfarė ėshtė pronė e mirėfilltė e pronarėve tė shpronėsuar ose tė grabitur nga diktatura. Kjo bėhet shumė mirė duke rakorduar tė dhėnat, dokumentet e arkivit tė shtetit, tė kadastrave nė rrethe e tė ZPP, dhe njėkohėsisht duke marrė pėr bazė harta ajrore dhe studimet qė janė bėrė nga projekti i USAID-it. Tė gjitha kėto tė ballafaqohen me kėrkesat e pronarėve dhe nė kėtė mėnyrė filtrohen dhe skartohen pretenduesit e rremė.

 

  • Shehu: S’kanė plotėsuar kushtet
    Zv.ministri i Financave, Shrefedin Shehu, kundėrshtoi dje mėnyrėn sesi Komiteti Shtetėror pėr Kthimin dhe Kompensimin e pronės do tė shpronėsonte ish-pronarėt nė shumėn e 2 milionė dollarėve. “Ata thonė se do tė kryejnė tė gjitha procedurat me short. Unė nuk e di se ē’do tė thotė njė gjė e tillė. Si shpėrndahen paratė me short? Ndarja e parave duhet tė bazohet nė rregulla e ligje tė qarta. Pėr tė bėrė njė short nuk ka tė pėrcaktuar asgjė”, tha zv,ministri Shehu. Nga ana tjetėr ai tha se pėr tė zhbllokuar paratė prej 2 milionė dollarėsh tė vėna nė dispozicion pėr kėtė proces, duhet patjetėr tė plotėsohen kushtet, tė cilat deri tani, ende nuk janė plotėsuar, sipas tij. Kjo do tė thotė se fondi mbetet ende i bllokuar nga Ministria e Financave.
  • Sinaj: Nuk e dimė pse e ka fjalėn
    Kryetari i Komitetit Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronės, Sokrat Sinaj, reagoi menjėherė pas deklaratave tė zv.ministrit tė Financave, Shehu. “Nuk e di se pėr ēfarė kushtesh e ka fjalėn zoti Shehu kur flet pėr zhbllokimin e fondit prej 2 milionė dollarėsh”, u shpreh Sinaj. Ai ka kundėrshtuar edhe mendimin e zėvendėsministrit Shehu lidhur me shortin e hedhur nga ana e anėtarėve tė Komitetit. “Ky ėshtė njė vendim qė ėshtė marrė nga tė gjithė anėtarėt dhe ėshtė e drejta e komitetit qė tė pėrcaktojė modalitetet pėr shpėrndarjen e kėtij fondi”, replikoi Sinaj. Lidhur me buxhetin e vitit tė ardhshėm, Sinaj tha se i kishte kėrkuar Ministrisė sė Financave shumėn e 50 milionė eurove pėr vitin 2006 nga buxheti i shtetit.

 

2 milione USD
Qeveria i ka dhėnė Komitetit Shtetėror pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, 2 milionė dollarė. Kjo shumė do tė pėrdoret nga ky komitet vetėm pėr tė kompensuar financiarisht ish-pronarėt e qytetit tė Tiranės. Kjo shumė ėshtė dhėnė qė nė janar tė vitit 2005.

6000 hektare
Kjo ėshtė sipėrfaqja qė Komiteti Shtetėror i Pronave do tė japė pėr ish-pronarėt e Tiranės, tė cilėt i kanė kėto prona brenda vijės sė verdhė. Kjo pėrllogaritje ėshtė bėrė nga shuma qė ka pėrcaktuar ky institucion nė kompensimin financiar tė kėsaj shtrese.

200 hektare
Qeveria e re, nė amendimin e paraqitur, ka parashikuar qė toka maksimale qė do t’u kthehet ish-pronarėve, tė jetė 200 hektarė. Nė ligjin aktual tė pronave kufizimi pėr tokėn bujqėsore shkon deri nė 60 ha. Pėr pronarėt nė ligj nuk duhet tė ketė kufizime, pasi njė gjė e tillė ėshtė antikushtetuese.

50 milione euro
Komiteti Shtetėror i Pronave ka bėrė tė ditur se pėr tė gjithė procesin nevojiten 50 milionė euro. Njė shifėr e tillė u bė publike nga anėtarėt e kėtij komiteti, tė cilėt theksuan se me anė tė njė shkrese drejtuar Ministrisė sė Financave ėshtė kėrkuar shuma e mėsipėrme.

viti 2012
Nė ligjin aktual pėr pronat ėshtė parashikuar qė procesi i kthimit dhe kompensimit tė pronės pėr ish-pronarėt tė pėrfundojė nė vitin 2012. Qė do tė thotė se qeveria ka vetėm 6 vjet kohė pėr tė zgjidhur problemin e pronėsisė nė vend dhe pėr tė bėrė pronarėt e ligjshėm me tokė, ose me para

 

 

Kryetari i asamblesė parlamentare tė Partisė Republikane, Sabri Godo, e pranoi nė forumin e lartė

PR tėrhiqet nga abrogimi i 7501
Godo: Tė gjejmė zgjidhje tjetėr, tė mos dalim nga programi

Partia Republikane tėrhiqet nga kėrkesa pėr shfuqizimin e ligjit 7501, “Pėr tokėn”.

Sabri Godo, si njė kundėrshtarėt mė tė flaktė tė PD e PS pėr abrogimin e kėtij ligji, ėshtė dorėzuar dje, duke u bėrė thirrje edhe anėtarėve tė Partisė Republikane qė tė mos insistojnė nė kėtė drejtim, por tė gjejnė rrugė tė tjera pėr pronarėt. Qėndrimi i plakut Godo, ėshtė bėrė publik nė mbledhjen e asamblesė sė PR-sė. “Kemi njė problem mjaft delikat pėrpara, problemin e pronės. Nuk duhet tė ngulim kėmbė si cjapi nė ēdo gjė, qė ēdo gjė tė bėhet tani, ashtu si e kemi ne nė program. Njė parti politike duhet tė shohė njė ēikė edhe rrethanat qė ndodhet dhe tė mund tė pėrfitojė maksimalen e mundshme, ne do donim ta abrogonim ligjin 7501 pėr tokėn, por kemi kundėr si PD-nė pėr fat tė keq ashtu edhe Partinė Socialiste. D.m.th jemi krejt tė vetėm nė kėtė”, deklaroi Godo.
Sipas tij, kjo ka qenė edhe arsyeja kryesore e tė hequrit dorė: qenia vetėm nė kėtė front luftė, duke pasur kundėr dy partitė mė tė mėdha, duke sjellė kėshtu edhe tėrheqjen pėrfundimtare tė republikanėve, ku PR-ja ėshtė personifikuar kryesisht si mbrojtėse e pronarėve.

Zgjidhja
Pėr “plakun e urtė”, Godo, zgjidhja duhet tė jetė njė kompromis me qeverinė e Berishės, e cila ėshtė duke realizuar amendimin e ligjit “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronės”. “Duke qenė krejt tė vetėm, duhet tė shikojmė se ēfarė duhet tė bėjmė, duhet tė kėrkojmė amendime tė atilla, tė cilat tė mbajnė njė lloj ere kompromisi ama, pa u tėrhequr neve nga ai pozicion, nga i cili s’mund tė tėrhiqemi, pasi ka tė bėjė me filozofinė tonė dhe me ekzistencėn tonė qė mė nė fund prona private do tė vejė tek i zoti”, deklaroi Godo nė mbledhjen e asamblesė. Ai ka vijuar idenė e tij, duke shtuar se “duhet tė gjenden rrugėt e tėrthorta pėr tė arritur tek kjo zgjidhje nė kohėn mė tė shkurtėr tė mundshme”. “Ky ėshtė njė moment politik delikat pėr tė cilin duhet ta mendojmė se si duhet ta zhvillojmė mė mirė. Tė mėrkurėn ky ligj kalon nė qeveri”, theksoi Godo. Republikanėt kanė ngritur njė grup pune me pėrfaqėsues tė shoqatave tė pronarėve me tė cilėt kėrkohet amendimi i ligjit aktual tė pronave. Nė kėtė nismė pritet qė grupi parlamentar i PR-sė tė negociojė me grupin e PD-sė pėr tė gjetur njė kompromis pėr ndryshimin e ligjit aktual tė pronave. Nė plan tė parė pėr republikanėt ėshtė heqja e kufizimit tė kthimit tė pronės qė parashikohet tė jetė deri nė 200 hektarė. Nė ligjin e miratuar vitin e kaluar nga maxhoranca socialiste, ky kufizim ishte 60 hektarė. Njė kufizim i tillė cilėsohet nga ana e pėrfaqėsuesve tė pronarėve si antikushtetues.

 

LZHK: Partitė politike tė mblidhen pėr tė diskutuar legalizimet

Shehi: Kundėr ligjit tė legalizimeve, skema antikushtetuese
“Sė shpejti njė tryezė e pėrbashkėt me partitė politike pėr legalizimin”

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar shprehu dje kundėrshtinė nė lidhje me ligjin pėr legalizimet, qė po deklarohet nga qeveria e PD. Kreu i kėsaj lėvizjeje, Dashamir Shehi, e cilėsoi skemėn e re tė qeverisė Berisha pėr procesin e legalizimit, si njė pjesė tė vjedhjes sė pronave, pronarėve tė ligjshėm. “Nuk mund tė ketė njė legalizim, pa bėrė mė parė kompensimin e pronarėve tė ligjshėm. Ne jemi kundėr njė skeme tė tillė pėr shkak se me kėtė nismė ligjore, synohet tė bllokohet procesi i kompensimit tė pronave pėr disa vjet, duke synuar qė mė parė tė bėhet legalizimi”, deklaroi Shehi. LZHK-ja e sheh kėtė projektligj nė kundėrshtim me Kushtetutėn, dhe ka propozuar nė tė njėjtėn kohė njė platformė tė sajėn pėr ēėshtjen e legalizimeve. “Nė radhė tė parė procesi i legalizimit pėr ne kėrkon tri faza. Fillimisht duhet tė bėhet urbanizimi i zonave, si dhe regjistrimi i banesave informale. Hapi i dytė; duhet tė fillojė procesi i kompensimit tė pronarėve dhe mė pas duhet tė nisė procesi i legalizimit. Njė proces i tillė mund tė zgjasė pėr dhjetė vjet”, deklaroi Shehi. LZHK-ja do tė organizojė sė shpejti njė tryezė me partitė politike pėr projektligjin e qeverisė pėr legalizimin e banesave informale.


 
http://www.kohajone.com/ E Premte, 18 Nentor 2005

MUSTAFAJ: TE RESPEKTOHET STATUSI I KOSOVES

Ministri i Jashtem, Besnik Mustafaj, gjate qendrimit te tij ne Strazburg zhvilloi dje nje takim me ministrin e Jashtem te Unionit Serbi-Mali i Zi, Vuk Drashkovic. Ne qender te ketij takimi ka qene ceshtja e Kosoves dhe statusi i saj final, bisedimet per te cilin pritet te fillojne se shpejti. Sipas njoftimit per mediat nga ana e MPJ-se, behet e ditur se gjate takimit te dy bashkebiseduesit kane diskutuar duke mbrojtur hapur qendrimet e tyre lidhur me ceshtjen e Kosoves. Gjithashtu mesohet se te dy ministrat kane vleresuar marredheniet mes Tiranes dhe Beogradit duke shtuar se hapat e bashkepunimit duhet te zgjerohen dhe intensifikohen ne menyre te pavarur nga pozicionet e ndryshme te secilit vend per te ardhmen e Kosoves.

M.B


http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm
Faqja 6 - POLITIKE

Nentor 18, 2005

Mustafaj- Drashkoviē pėrplasja pėr Kosovėn

 

Me anė tė njė njoftimi tė shkurtėr ministria e Jashtme njofton njė takim tė ministrit Mustafaj me homologun e tij tė unionit Serbi-Mali i Zi, Vuk Drashkoviē. Tė dy ndodhen nė Strasburg, nė sesionin e 115 tė komitetit tė ministrave tė kėshillit tė Europės. Nė njoftim thuhet se” Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė Besnik Mustafaj pati njė takim tė gjatė me Ministrin e Jashtėm tė Unionit Serbi Mali i Zi Vuk Drashkoviē. Temė kryesore e bisedės sė tyre ishte Kosova. Tė dy ministrat mbrojten hapur pikėpamjet e veta pėr formėn e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, qė do tė prodhonte njė stabilitet tė qėndrueshėm nė Kosovė dhe nė rajon. Tė dy ministrat vlerėsuan gjithashtu se marrdhėniet mes Tiranės dhe Beogradit duhet tė zgjerohen dhe intesifikohen nė mėnyrė tė pavarur nga pozicionet e ndryshme tė secilit vend pėr tė ardhmen e Kosovės. Qėndrimet e tė dyja palėve tashmė janė tė njohura, Tirana zyrtare shprehet pėr pavarėsinė e Kosovės si shtet mė vete dhe Beogradi pėr mosndarjen e Kosovės nga Serbia. Ndėrsa gjatė fjalės sė mbajtur nė kėtė takim, Mustafaj ka bėrė njė pėrshkrim tė sfidave qė kalon Shqipėria, synimeve dhe nė momentin e dhėnies sė qėndrimit pėr Kosovėn, ėshtė shprehur: nuk dėshiroj tė hyj nė polemikė me kolegun tim Drashkoviē lidhur me situatėn e pėrshkruar nga ai nė Kosovė. Nė Kosovė janė tė pranishėm institucione dhe organizma ndėrkombėtare, raportet e tė cilėve janė neutrale. Gjithashtu, nuk bėhet fjalė pėr krijimin e dy shteteve shqiptare, sepse nuk ėshtė gjuha ajo qė pėrcakton shtetin. Ju siguroj se do te ketė vetėm njė shtet shqiptar, Republika e Shqipėrisė.

 

 
http://www.sot.com.al/ Friday, 18 November 2005 
EU integration, not a challenge between states
Yesterday, President of Macedonia Branko Cervenkovski held a visit in the Albanian Assembly. ‘First of all, permit me to share with you my impressions during this two-day official visit in Tirana and the feeling of friendship and closeness with my interlocutors, but especially with the Albanian people and citizens of Albania,”- commenced his speech the President of Macedonia, Cervenkovski.With a great pleasure, we can ascertain the high degree of the friendly and cooperative relations between the two countries, said the Macedonian President. According to him, Macedonia and Albania share the same stands on the integration commitment toward European and Euro-Atlantic structures. Among other things, he stressed the entrance of the Republic of Macedonia in the European Union and NATO is not seen as an isolated process from other countries of the region or as a challenge with competitors. On the contrary, our stability and welfare will progress with stable, secure, democratic neighbours. Our interest is the soonest integration of other countries of the region, including your country,” – Macedonian President underlined. In addition, Cervenkovski estimated our country’s approaches on the commencement of Association-Stabilisation Agreement’s negotiations. The reforms to be priority for the entrance in the European Union are complementary with the criteria for joining NATO. “In these approaches, you will find the Republic of Macedonia a sincere and devoted friend,” – he said. Furthermore, Macedonian President hailed the active participation of our countries in the fight against terrorism, congratulating our soldiers that are lined-up along with anti-terror coalition forces in Iraq, in the efforts to strengthen the peace worldwide. Macedonian President halted also in the situation in the region. He expressed his optimism that the decision on Kosovo final status will respect the will of its citizens and Serb minorities. “We altogether will hail the acceptable decision that will come out from these negotiations and will give our contribution in this regard as well,” – he underlined.

http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm
 
Faqja 8 - POLITIKE

Nentor 17, 2005

 
Rishfaqet ‘ndryshku’ i vjetėr mes dy politikanėve tė PD pėr formėn e pavarėsisė sė ardhshme
 

Topalli-Mustafaj, pėrplasja pėr Kosovėn

“Qėndrimi i ministrit pėr statusin ėshtė personal”

 

Jozefina Topalli sulmon publikisht pėr herė tė parė ministrin e jashtėm, Besnik Mustafaj lidhur me qėndrimin e deklaruar pėr statusin e Kosovės. Nė intervistėn dhėnė dje pėr gazetarin Ilir Babaramo”, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka folur rreth qėndrimit tė shefit tė diplomacisė pėr Kosovėn dhe statusin pėrfundimtar qė ajo duhet tė ketė. “E kam thėnė edhe herė tjetėr qė qėndrimi i Mustafait ėshtė personal”, - u shpreh Topalli, duke i dhėnė kėshtu dimension njė pėrplasjeje tė heshtur rreth statusit, qė ka muaj qė intrigon politikėn shqiptare.

Kritika
Jozefina Topalli ka nėnvizuar nė emisionin televiziv tė mėsipėrm, se Kuvendi i Shqipėrisė ėshtė pėrcaktuar qartė dhe prerė nė domosdoshmėrinė e njė statusi pavarėsie tė plotė pėr Kosovėn. Nė kėtė aspekt, nuk duhet harruar qėndrimi qė vetė zonja Topalli mbajti gjatė vizitės sė fundit tė kryeministrit kosovar nė Tiranė, dhe sidomos rezolutėn e fundit pėr Kosovėn tė miratuar nga Kuvendi i Shqipėrisė. Nė kėtė tekst, i cili erdhi pas shkrirjes sė dy projekt rezolutave tė hartuara nga dy forcat, PS-ja dhe PD-ja, del qartė se Shqipėria mbėshtet idenė e pavarėsisė sė Kosovės. Pėr kėtė draft votuan pro tė gjithė deputetėt e kuvendit, duke i dhėnė zgjidhje mė nė fund debatit tė stėrzgjatur pėr pozicionin shqiptar ndaj statusit final tė Kosovės.
Qėndrimi i shefit tė diplomacisė nuk duket edhe aq privat, po tė marrim parasysh faktin se qėndrimin qė Kosova tė ketė pavarėsi tė kushtėzuar, ai e ka deklaruar edhe gjatė vizitės sė zhvilluar nė OKB, si pėrfaqėsues i vendit tonė, si dhe e ka nėnvizuar disa herė mė vonė.

Debati
Teza e hedhur nė tregun politik pėr pavarėsi tė kushtėzuar tė Kosovės nga ministri i Jashtėm Besnik Mustafaj, solli debat nė arenėn politike tė vendit. Kėshtu sekretarja pėr marrėdhėniet me jashtė nė selinė rozė, Arta Dade, por edhe politikanė tė tjerė tė sė majtės pėrfshirė Metėn e LSI, e cilėsuan deklaratėn e shefit tė diplomacisė shqiptare si tė pavend dhe kaotike. E majta ka nėnvizuar se ideja e njė pavarėsie tė kushtėzuar, nuk ekzistonte si opsion, nisur nga pozitat nga tė cilat Kosova po nis diskutimet pėr kėtė ēėshtje. Opozita nuk ngriti vetėm kėtė shqetėsim lidhur me deklaratėn e bėrė nga Mustafaj. PS u shpreh se kjo deklaratė e bėrė nga Mustafaj, iu bashkua amullisė sė qėndrimeve aspak tė njėllojta tė lėshuara deri nė ato moment nga kreu i shtetit si dhe nga kreu i qeverisė. Kryeministri Berisha, ka qėndruar nė mes tė kėsaj amullie deklaratash pa e shprehur qartė qėndrimin e tij, duke u shprehur herė pėr pavarėsinė e kushtėzuar, herė pėr vetėvendosjen. Kjo pėrplasje institucionesh tregon natyrėn spontane e improvizuese tė shtetit shqiptar, e kjo ėshtė e pafalshme pėr njė temė kaq delikate si statusi pėrfundimtar i Kosova.

PLAGE TE VJETRA

Mes kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe shefit tė diplomacisė, Besnik Mustafaj ka pasur njė “pėrplasje” tė vjetėr. Bėhet fjalė pikėrisht pėr momentin kur kreu aktual i qeverisė, ishte nė hapat e parė tė krijimit tė kabinetit tė tij qeverisės. Pėr postin e ministrit tė Jashtėm, Berisha ka zgjedhur mes dy kandidaturave, atė tė Jozefina Topallit dhe Besnik Mustafaj.
Mbetet tė shihet cili do tė jetė reagimi i ministrit, nga momenti qė kuvendi e ka shpallur hapur dhe qartė pozicionin e tij.

Moisiu
Presidenti ka mbajtur njė qėndrim tė qartė pro pavarėsisė sė Kosovės, nė ndryshim nga institucionet e tjera te shtetit qė kanė mbrojtur opsione tė tjera

Opozita
Sekretarja pėr marrėdhėniet me jashtė nė PS, Arta Dade, e cilėsoi deklaratėn e ministrit Mustafaj pėr statusin e Kosovės; pavarėsi e kushtėzuar, si absurde dhe e pavend.

Berisha
Kryeministri Berisha, ende nuk ka dhėnė njė qėndrim tė saktė lidhur me statusin e Kosovės. Pas reagimit qė pati qėndrimi i Mustafaj, Berisha ka bėrė vetėm njė interpretim.


 

http://www.shekulli.com.al/ 17/11/2005

KSHKKP ka vendosur listėn e dokumenteve qė duhet tė dorėzohen pėr tė marrė pjesė nė short.

Pronat, 5 ditė afat pėr dokumentet

Anila Rama

TIRANĖ- Ish-pronarėt e Tiranės qė do tė pėrfitojnė kompensimin financiar pėr trojet deri nė 200 metėr/2, kanė afat deri nė 21 nėntor pėr tė dorėzuar dokumentacionin e nevojshėm pranė Komisionit Vendor tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave tė kryeqytetit. Vendimi i marrė dy ditė mė parė nga Komiteti Shtetėror i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave pėr tė ndarė shumėn prej 2 milionė dollarėsh, ka vendosur si afatin e fundit tė dorėzimit tė dokumentave tė plota, 21 nėntorin. Ndėrkohė data e pranimit tė dokumenteve nė fjalė ka filluar qė nė 15 nėntor, pra dy ditė mė parė. Nė bazė tė afatit nė fjalė, ish-pronarėve tė interesuar pėr tė marrė kompensimin financiar pėr pronat e tyre qė ndodhen brenda vijės sė verdhė, u kanė vetėm 5 ditė kohė pėr tė mbyllur dokumentacionin e pėrcaktuar nė vendimin e KSHKKP-sė. Ndėrkaq vendimi i marrė nga KSHKKP-ja dy ditė mė parė, ka pėrcaktuar hedhjen e shortit mes emrave tė pronarėve qė kėrkojnė kompensimin nė lekė si mėnyrėn e vetme, pėr tė ndarė pa debate fondin prej 2 milionė dollarėsh tė akorduar nga buxheti i shtetit qė nė fillim tė kėtij viti. Sipas burimeve nga Komiteti, tashmė vendimi ėshtė marrė dhe do tė pėrcaktohet vetėm data e hedhjes sė shortit dhe ndarjes sė lekėve. Kėshtu tė gjithė emrat e ish- pronarėve qė do tė dorėzojnė deri nė datėn 21 nėntor dokumentacionin e plotė pranė KVKKP-sė, sė Tiranės do t’i nėnshtrohen shortit nė njė mbledhjeje tė hapur nė Komisionit Vendor tė Tiranės. Kjo do tė thotė se numri i atyre qė do tė pėrfitojnė nga kėto para do tė jetė shumė i vogėl nisur edhe nga fakti qė vlera e trojeve qė do tė kompensohet ėshtė e lartė, pasi bėhet fjalė pėr toka qė ndodhen brenda vijės sė verdhė tė kryeqytetit. E dhėnė ndryshe, kėto mund tė renditen te trojet me vlerė mė tė lartė nė gjithė territorin e vendit, ku vlera e njė metri katror shkon mesatarisht 340 euro.
Kriteret
Por nė vendimin e Komitetit Shtetėror tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave ėshtė pėrcaktuar edhe njė tjetėr kriter, sipas tė cilit nuk do tė pėrfitojnė kompensim nė lekė nga ky fond tė gjithė ato subjekte qė kanė pėrfituar kthim prone. Pra pavarėsisht se njė ish- pronari i ėshtė kthyer njė pjesė e pronės, por ai ende mund tė ketė pjesėn tjetėr pa kompensim, kėtė radhė nuk do tė mund tė pėrfitojė kompensim financiar. Nga ana tjetėr, edhe subjektet e shpronėsuara qė ende vazhdojnė tė kenė konflikte gjyqėsore tė pazgjidhura, qoftė edhe ankim administrativ, nuk do tė jenė pjesė e grupit tė ish- pronarėve tė kryeqytetit qė dė kompensohen financiarisht deri nė fund tė muajit dhjetor.
Vlerėsimi
“Vlerėsimi i pronės do tė bėhet nė bazė tė metodikės pėr vlerėsimin e pronės, miratuar nga Kuvendi nė prill tė kėtij viti. Njoftimi pėr datėn vendin dhe orėn e zhvillimit tė shortit, do tė njoftohet nėpėrmjet medias. Mangėsitė nė dokumentacion tė pėrjashtojnė nga e drejta e kompensimit”,- thuhet nė vendimin e KSHKKP-sė
Pse u zgjodh Tirana
Koha e limituar deri nė fund tė vitit 2005, qė i jep tė drejtė KSHKKP-sė pėr tė ndarė fondin pėr kompensimin finaciar, ka detyruar kėtė institucion qė ta fillojė ndarjen e parave nga kryqyteti. Sipas njė raporti tė hartuar nga KSHKKP-ja pėr Parlamentin, ėshtė pėrzgjedhur Tirana vetėm pėr faktin se vetėm ky qytet kishte njė informacion tė pėrpunueshėm, duke lejuar edhe bėrjen e analizave. “KSHKKP-ja nėpėrmjet kėtij projekti tė detajuar dhe transparent, do tė realizojė kompensimin e pronarėve, me fondin prej 2 milionė dollarė, akorduar nga qeveria. Duke pasur parasysh afatet kohore pėr realizimin e kėtij procesi kompensimi, u vendos qė tė pėrzgjidhej qyteti i Tiranės, pasi informacioni i pėrpunueshėm pėr kėtė qytet ishte i vetmi qė lejonte tė kryeje njė analizė tė plotė brenda afateve tė pėrcaktuara”,- thuhet nė kėtė raport. Tashmė KSHKKP-ja do tė deklarojė publikisht vendimin e mėsipėrm pėr t’i hapur rrugė zbatimit tė tij deri nė fund tė kėtij viti.

Pronarėt qė pėrfitojnė nga ndarja e lekėve:

1) Qyteti i Tiranės brenda vijės sė verdhė
2) Nuk pėrfitojnė tė gjithė ato subjekte qė kanė pėrfituar kthim prone
3) Maksimumi qė do tė pėrfitohet nga subjektet e shpronėsuara do tė jetė 200 m2
4) Subjekti i shpronėsuar nuk duhet tė ketė konflikt gjyqėsor nė proces, ose ankim adminisrativ

Dokumentet qė duhet tė dorėzohen nė KVKKP:
1) Vendimi i KVKKP-sė pėr kompensim nė zonė urbane
2) Vendimi gjyqėsor pėr kopmensim
3) Akti i trashėgimisė
4) Prokurė e posaēme, e rinovuar nga tė gjithė pjesėtarėt ose trashėgimtarėt e pronės e firmosur nga tė gjithė trashėgimtarėt ligjorė
5) Data e pranimit tė dokumentacionit nė KVKKP-nė e Tiranės fillon mė 15 nėntor
6) Data e pėrfundimit tė pranimit tė dokumentave ėshtė data 21 nėntor


Ēmimet pėr disa zona

Toka bujqėsore

Lushnjė
3,4 euro pėr metėr katrorė


Toka bujqėsore
Berat
3,8 euro m2

Trojet nė zonat urbane
Nė Tiranė

Varion nga 78 euro m2 nė periferi deri nė 606 euro m2 nė qendėr

Toka nė zonat turistike

40 euro m2 deri nė 210 euro m2


E Merkure, 16 Nentor 2005 http://www.korrieri.com/
LZHK paraqet skemen e re per legalizimet
Levizja per Zhvillim Kombetar paraqet skemen per realizimin e procesit te legalizimit te zonave informale. LZHK-ja ka bere disa propozime per te arritur ne perfundimin e ketij procesi pa pasur probleme sociale mes pronareve te vjeter dhe atyre te rinjve. Sipas tyre, me ligjin e legalizimive shkaterrohen bazat e ekonomise se tregut dhe krijohet nje kategori e re perfituesish qe mund te perdoren per qellime elektorale. Ne skemen e propozuar nga kjo Levizje gjykohet se para se te nis procesi i legalizimeve duhet te mbyllet procesi i urbanizimit te zones, qe do te thote se shteti duhet te paracaktoje akset e rruges, distancat e ndertimeve nga keto akse, sheshet per ndertimet social-kulturore si dhe hapesirat e gjelberta dhe me pas te konturohen zonat, te cilat do te legalizohen. Ne rast se procesi i legalizimit do te behet i pershpejtuar atehere kostoja e urbanizimit do te rritet jashte mase. Nje pike tjeter e rendesishme ne skemen e legalizimeve te LZHK-se eshte edhe zgjidhja e menyres se kthimit dhe te kompensimit te pronareve te ligjshem, te territoreve qe jane objekt legalizimi. Pikerisht per kete arsye eshte propozuar qe siperfaqet e trojeve qe jane objekt i legalizimit, pasi i eshte zbritur siperfaqja per efekt urbanizimi do te paguhen nga ndertuesit e objekteve me cmimin e tregut per nje peridhe kohe nga 7 deri ne 10 vjet. Shumat qe do te perfitohen, pasi te zbriten detyrimet ligjore te kalojne ne nje fond per kompensim financiar te pronave e qe administrohet nga shteti, nga i cili pronaret marrin ne periudha nje vjecare fondet qe u takojne.

Avantazhet e skemes se LZHK-se

Fut ne rruge kushtetuese procesin e legalizimit

Kostot financiare per shtetin shqiptar behen zero dhe njekohesisht perfitohen edhe vlera monetare nga detyrimet e papaguara ne procesin e shitblerjes

Kjo lloj skeme krijon edhe nje harmoni sociale midis paleve

Periudha shumevjecare e shlyerjes se detyrimeve i jep mundesi te mos kene detyrime financiare te menjehershme

Skema eshte avantazhuese per personat qe do te kryejne legalizimin, por edhe per pronaret

Ne kuader te luftes kunder korrupsionit i jep fund abuzimit me pronen


 
http://www.kohajone.com/ E Merkure, 16 Nentor 2005
PLL: PS-JA, REAGIM BOLSHEVIK

Partia Levizja e Legalitetit ka reaguar dje pas deklaratave te bera nga ana e socialisteve per kthimin e prones pretendentit te fronit mbreteror, Leka Zogu i Pare. Me ane te nje deklarate per mediat, PLL-ja e ka cilesuar si bolshevik reagimin e socialisteve duke theskuar se kthimi i pallatit eshte konform te drejtes se prones. Gjithashtu kjo force politike ka shprehur perkrahjen dhe inkurajon qeverine Berisha per nje sere hapash te ndermarra ne drejtimin e duhur, persa i perket luftes kunder korrupsionit, krimit te organizuar, si dhe per kthim-kompensimin e pronave te ligjshme, perfshire ketu pronat e familjes mbreterore, ne perputhje me ligjin per Statusin e Familjes Mbreterore.
 
 
http://www.gazeta55.net/home.jsp
16/11/2005, ora

 PLL: pėrkrahim nismat e qeverisė “Berisha”

Me anė tė njė deklarate shtypi Partia Lėvizja e Legalitetit shprehu dje pėrkrahjen e saj pėr qeverinė e zotit Berisha pėr hapat e ndėrmarra prej saj nė lidhje me luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar, si dhe pėr kthimin dhe kompensimin e pronave tė ligjshme, pėrfshirė kėtu pronat e Familjes Mbretėrore, nė pėrputhje me ligjin pėr Statusin e Familjes Mbretėrore. Kjo parti denoncoi dhe shprehu pėrbuzjen e saj pėr mendėsinė bolshevike, ende mbizotėrues, nė mendjet dhe zemrat e njė pjese tė deputetėve tė majtė.

Partia Lėvizja e Legalitetit u shpreh ashpėr edhe kundėr deklaratės sė deputetit Majko pėr gjoja vendosje tė fashizmit nė Shqipėri. Nė deklaratėn e PLL-sė kujtohej se opozita e sotmeka dhėnė prova kur ishte nė pushtet nė burgosjen e kryetarėve tė partive apo me vrasje politike si ajo e Azem Hajdarit dhe Ahmet Krasniqit. PLL u shpreh nė pėr zhvimin e reformave tė domosdoshme nė sistemin e drejtėsisė nė vend pėr t’i hapur rrugėn ndryshimeve tė kėrkuara prej tė gjithė shqiptarėve.

 
 
http://www.ballkan.com/
Moisiu liron nga detyra katėr ambasadorė
Vendet vakant pritet tė zėvendėsohen shumė shpejt nga qeveria. Nė ndryshim edhe Roma

Autori i Lajmit: Juli Prifti
Presidenti ka liruar nga detyra dje katėr ambasadorė tė trupit diplomatik shqiptar me kėrkesė tė kryeministrit Berisha. Kėshtu, ambasadorėt shqiptarė nė Bullgari, Austri dhe nė Federatėn Ruse, si dhe ambasadori i misionit tė pėrhershėm tė Shqipėrisė nė OKB janė shkarkuar nga detyra. Sipas procedurės, propozimi vjen nga ministri i Punėve tė Jashtme, miratohet nga kryeministri dhe ky i fundit kėrkon dekretimin nga ana e Presidentit tė Republikės.
Ndryshimet
Trupi diplomatik shqiptar duket se po i nėnshtrohet lėvizjeve tė mėdha pas shkarkimit nga detyra tė ambasadorėve nė Greqi dhe nė Zvicėr, tashmė edhe katėr tė tjerė lėnė detyrėn. Kėto lėvizje i kishte paralajmėruar vetė ministri i Jashtėm, Besnik Mustafaj, i cili theksoi se do tė lėviznin personat politikė, ndėrsa diplomatėt e karrierės do tė vazhdonin punėn e tyre. Nė kėtė mėnyrė, katėr lirimet nga detyra do tė pasohen edhe me ndryshime tė tjera, nė Itali, Vatikan dhe nė shtete tė tjera tė Europės, si nė Austri, e cila merr edhe presidencėn e radhės sė BE-sė dhe ambasada shqiptare paraqitet e njė rėndėsie tė veēantė. Disa nga diplomatėt tanė nė trupin diplomatik duket se nuk do tė ndryshojnė pėr shkak tė karrierės sė gjatė dhe tė suksesshme nė detyrat qė kanė mbajtur pėr vite me radhė. Ministri Mustafaj ndėrkohė ka paraqitur pranė kryeministrit dhe ka marrė miratimin pėr pesė kandidatėt, dy prej tė cilėve janė dekretuar nga Presidenti Moisiu, ndėrsa tre tė tjerė mbeten nė pritje. Vili Minarolli tashmė ėshtė ambasadori shqiptar nė Greqi dhe Mehmet Elezi nė Zvicėr, ndėrsa kandidati i caktuar pėr nė OKB, Ljublin Dilja u tėrhoq nga kandidimi. Nė pritje ėshtė kandidatja pėr ambasadore nė SHBA, Edith Harxhi, dosja e sė cilės vazhdon tė shqyrtohet nga Presidenti Moisiu, kandidatja pėr ambasadėn e Austrisė Tatjana Kongoli, gjithashtu nė pritje tė dekretimit nga Presidenti.
Dosjet diplomatike
Kandidatėt e Ministrisė sė Jashtme pėr nė trupin diplomatik kanė hasur nė kundėrshtimet e opozitės, e cila paraqiti opsionet e veta edhe pranė Presidentit Moisiu. Por ndėrkohė qė Presidenti do tė shqyrtojė kandidatėt pėr ambasadorė nė SHBA dhe nė Austri, duket se Ministria e Jashtme ėshtė duke propozuar emrat e tjerė pėr lirimet e djeshme te kreu i qeverisė. Burime nga dikasteri i diplomacisė nuk thanė dje se cilėt emra janė programuar pėr ambasadat e mbetura vakant, por edhe ato do tė ndjekin procedurėn e kalimit nė Komisionin parlamentar tė Politikės sė Jashtme para se tė shkojnė pėr dekretim te Presidenti.

Ky lajm ėshtė publikuar: 16/11/2005

13 Nentor http://gazetametropol.com/

 
Moisiu decrees two Albanian ambassadors

The Albanian President started the decreeing process for the new Albanian ambassadors around the world. Lublin Dilja resigned from his proposed candidacy for Albanian ambassador in New York. Dilja presented his resignation request to the Ministry of Foreign Affairs and to the Prime Minister Offices last week, arguing as a reason his health conditions and the latest attack against his candidacy. Mehmet Elezi is appointed the Albanian Ambassador in Switzerland Confederation, as well as special ambassador to Liechtenstein. Vili Minarolli is appointed Albanian ambassador to Greec