http://www.kohajone.com/  21 Maj 2005
 
GAZETARI VLADIMIR MUCA, KANDIDON PER LZHK

FIER - Levizja per Zhvillim Kombetar (LZHK) u shpreh per krijimin e nje tregu kombetar, te bazuar ne prodhimin vendas, nese ajo vjen ne pushtet. Te enjten ne Fier, gjate nje ceremonie per prezantimin e kandidateve te saj per deputete, levija e pretendentit per fronin mbreteror paraqiti programin e saj politik dhe ate ekonomik. Zedhenesi i LZHK-se Gjergj Buxhuku, u shpreh se nje qeveri e ardhshme e LZHK-se do te kerkoje te zgjidhe dy nga problemet kryesore qe ka Shqiperia ne keto momente: nje shtet me te vertete te se drejtes dhe do te ndertoje nje treg kombetar, per ta shpetuar nga tiparet e mirefillta te nje kolonie tregtare te vendeve fqinje. Nderkohe, Leka i u shpreh se "Fieri dhe gjithe Shqiperia i kane te gjitha mundesite per nje jete tjeter dhe ne do ta bejme realitet kete". Nder kandidatet per deputete te paraqitur per rrethin e Fierit, spikat emri i gazetarit Vladimir Muca, i cili ka qene nje nga aktivistet e deges se PD-se qe nga themelimi i saj.

G.R.


 http://www.lajmet.com/index.php#1 19 05 2005/V.H.
 
LZHK-ja: FMN-ja po lejon monopolet

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar ka reaguar dje ndaj deklaratės sė fundit tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar lidhur me privatizimin e “Albtelecom”.

Pėrfaqėsuesi i LZHK-sė, eksperti pėr ēėshtjet ekonomike, Gjergj Buxhuku, tha nė njė konferencė pėr shtyp tha se nuk do tė pranojė shitjet e kompanive shqiptare private. “Ne nuk mund tė shesim kompanitė tona dhe tė krijojmė monopole private vetėm se FMN-ja synon tė mbyllė me sukses marrėveshjen e vet me qeverinė shqiptare”, - tha Buxhuku nė njė konferencė pėr shtyp, duke akuzuar ashpėr Fondin Monetar Ndėrkombėtar se po ndihmon krijimin e monopoleve nė tregun shqiptar tė telefonisė. Buxhuku deklaroi gjithashtu se nuk mund tė ketė ndėrprerje tė marrėdhėnieve mes Shqipėrisė dhe FMN-sė pėr kėtė shkak. Pėrfaqėsuesi i FMN-sė, duke e trajtuar privatizimin e “Albtelecom”, vetėm si ēėshtje tė ēmimit tė ofruar, nė mėnyrė tė qartė u shpreh se pėrkrah procesin qeveritar, qė, sipas LZHK-sė, ėshtė nė kundėrshtim tė hapur me moralin qeverisės, interesat ekonomike dhe financiare si dhe interesat kombėtare tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve, duke i kthyer ata nė shėrbėtorė tė pėrjetshėm edhe nė vendin e tyre. /