Faqja 2 - FAQE E PARE

Korrik 21, 2005

 
Pretendime pėr abuzime dhe manipulime gjatė zgjedhjeve
Alarmi nė KQZ: Zbulohen 31 mijė vota pa votues
Faktet e habitshme tė njė fushate tė pafund
 

 

Juristėt e partisė sė Idajet Beqirit kanė kontrolluar procesverbalet e 94 zonave zgjedhore nė tė gjithė vendin dhe atyre ju rezulton se janė 31,647 vota mė shumė se votues. Faktet dhe llogaritjet e bėra janė parqitur nė protokollin e Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve. Kadri Isufaj, pėrfaqėsuesi i koalicionit tė Partisė Sociale Shqiptare dhe Partia e Unitetit Kombėtar ka dorėzuar kėtė shkresė ku tregohet abuzumi qė sipas tij ėshtė bėrė nga komisionerėt gjatė llogaritjes sė votave nė propocional. Pretendime tė tilla kanė paraqitur edhe parti tė tjera tė cilat kėrkojnė tė happen kutitė dhe tė rinumėrohen votat nė propocional. Janė verifikuar procesverbalet nė 94 zona zgjedhore dhe nė 63 prej tyre rezulton se ka manipulime. Zėdhėnėsi i KQZ Erton Sinani, thotė se tė gjitha ēėshtjet janė nė shqyrtim. Megjithatė njė pjesė e madhe e pretendimeve pėr propocionalin janė rrėzuar nga ana e anėtarėve tė KQZ.

Rastet e ēuditshme
NĖ RROGOZHINĖ PJESMARRJA 100%
Gjatė shqyrtimit tė ankesės sė bėrė nga ana e kandidatit tė PS nė zonėn 50, Agron Dibra ėshtė paraqitur njė fakt i votimit 100% nė njė qendėr votimi. Procesverbali tregonte se tė gjithė zgjedhėsit nė lista kishin votuar, edhe emigrantėt nė Itali e Greqi. rezultonte qė kishin votuar edhe disa komisionerė tė qėndrave tė tjera.

ELBASAN, VULAT NGA PAS
Tė gjitha fletėt e votimit tė njė qendre nė zonėn ku kandidonte Sejdini i PS dhe Bylykbashi i PD dilnin qė ishin vulosur nė anėn e pasme. Kjo u quajt e paligjshme por megjithatė kėto vota ishin llogaritur nė rezultatin pėrfundimtar.

SHKODĖR, NJERĖZ ME ARMĖ
LSI paraqiti njė kasetė filmike nga momentet e numėrimit tė votave nė Shkodėr ku anėtarėt e grupeve tė numėrimit ishin me pistoleta nė brez dhe i tregonin qartėsisht qė tė shiheshin edhe nga tė tjerėt. LSI e interpreton kėtė si njė mėnyrė presioni pėr tė manipuluar me votat.

LEZHĖ, VOTA MĖ SHUMĖ SE VOTUES
Nė procesverbalin e zonės ku kandidon Zef Preēi (PS) dhe Aldo Bumēi (PD fitues) rezulton se numri i zgjedhėsve nė gjithė zonėn ėshtė 14.220, ndėrsa numri i fletėve tė gjetura nė kuti ėshtė 14.231, domethėnė 11 fletėvotimi mė shumė se ēduhet tė ishin nė tė vėrtetė. Ndėrkohė po nė kėtė tabelė nė fillim shkruhet se vota tė vlefshme janė 14024 dhe pasi bėhet mbledhja e gjithė votave tė partive nė propocional shuma del tėrėsisht e ndryshme, 14.120 ose 96 vota mė shume nga se duhet tė ishin.

LUSHNJE: PD-PS 600 ME 0
Nė zonėn e Et'hem Rugės dhe Ilir Banos rezulton qė tė jetė votuar 600 me zero nė njė qendėr votimi nė favor tė kandidatit tė PD. Nė kėtė qendėr as komisionerė e PS nuk kanė votuar pro kandidatit.

TIRANĖ, VIDHET LZHK
Procesverbalet e para tė pėrgatitura nga komisionerėt e zonės 38 nė Tiranė rezultonte se kandidati i LZHK Rudi Erebara kishte marrė 900 vota nė mazhoritar. LLogaritja ishte bėrė nė 9 kutitė e para. Nė fund tė procesit kur u numėruan votat e mbi 50 kutive rezultoi se kandidati i LZHK kishte marrė vetėm 600 vota.

SKRAPAR, 7 MIJĖ VOTA PĖR PR
Nė zonėn 79 nė Skrapar ku nė mazhoritar ka fituar kandidati i LSI Ilir Meta, rezulton se nė propocional njerėzit kanė votuar pėr PR dhe jo pėr LSI. Janė 7 mijė vota pėr Partinė Republikane nė sistemin propocional. LSI kėtu ėshtė shumė mė pas me vota.

 
 
Faqja 5 - POLITIKE

Korrik 23, 2005

Korrik 21, 2005

 
Negociatat zhvillohen pėr ēėshtje programore. Mė pas diskutimi i posteve
 
PD-PR, kundėrshtime pėr fatin e ligjit mbi pronat
Berisha-Mediu, koalicioni ngec tek "7501"

Artemida Ēollaku

Negociatat mes Partisė Demokratike dhe asaj Republikane tė zhvilluara dje ishin tė ndryshme nga negociatat e zhvilluara deri mė tani mes PD-sė dhe aleatėve tė saj. PR-ja, kėrkon trajtimin e ēėshtjes sė pronave si dhe atė tė mbrojtjes sė emigrantėve sipas programit tė saj. Ndėrsa ēėshtja e posteve nė kabinetin e ri do tė diskutohet nė njė fazė tė dytė tė negociatave mes kėtyre dy partive. Dy partitė duket se ndahen nė njė ēėshtje themelore. Abrogimi ose jo i ligjit 7501 pėr ndarjen e tokave.

LAJMI

Negociatat me Partinė Demokratike kanė konsistuar nė pėrfshirjen e disa pjesėve tė programit tė partisė sonė nė programin qė do tė zbatohet nga qeveria demokratike". Kėshtu u shpreh dje pėr Gazetėn Sekretari i Pėrgjithshėm, Aleksandėr Garuli pas pėrfundimit tė raundit tė parė tė negociatave me PD-nė. Negociatorėt republikanė e kanė konsideruar si njė ēėshtje prioritare bashkėpunimin mes dy forcave politike nė nivel programesh si fillim ndėrsa postet nė kabinetin e ri do tė trajtohen nė njė fazė tė dytė. Sipas Garulit PR-ja shpreson se niveli i pėrfaqėsimit tė kėsaj partie nė kabinetin e ri do tė bėhet mbi bazėn e peshės elektorale qė kjo parti pėrfaqėson pas zgjedhjeve tė 3 korrikut. Rezultati i lartė i votave tė marra nė zgjedhjet e 3 korrikut janė interpretuar nga republikanėt si njė dėshirė e elektoratit demokrat pėr tė pasur mė afėr kėtė aleat tė PD-sė se sa tė tjerėt.

Pronat
Republikanėt janė treguar disi tė kursyer nė pretendimet e tyre nė negociatat e zhvilluara djeme PD-nė. Lidhur me ēėshtjen e pronave kjo parti ka si kėrkesė amendimin e igjit "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave" nė pėrputhje me programin e kėsaj partie si dhe trajtimin pronarėve nė mėnyrėn mė dinjitoze. I pyetur nga Gazeta pėr ligjin e pronave 7501, pika kyēe e divergjencės mes dy partive Garuli sqaroi se "ēėshtja e ligjit tė pronave 7501 ėshtė njė pikė pėr tė cilėn dy partitė kanė bindje tė ndryshme". "Ne kėrkojmė qė nė programin e qeverisė demokratike tė implementohen ato pjesė tė programit tonė tė cilat nuk kanė divergjenca apo qė sjellin kontradikta", tha Garuli. Ai nėnvizoi se nuk ėshtė aspak e nevojshme "qė ne tė hyjmė diskutimeve pėr ēėshtje, tė cilat e dimė shumė mirė se kemi bindje tė kundėrta". Sipas tij dy partitė, PD e PR kanė tė njėtin mendim pėr amendimin e ligjit "Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave" qė ėshtė miratuar sė fundėmi dhe diskutimet do tė pėrqendrohen pikėrisht kėtu. "Ne kemi kėrkuar qė ky ligj tė amendohet nė pėrputhje me programin e Partisė Republikane, pasi nė kėtė mėnyrė pronarėt do tė trajtohen nė pėrputhje tė plotė tė statusit tė tyre, megjithatė ēėshtjet janė diskutuar nė parim dhe ne edne nuk kemi filluar diskutimet nė hollėsi", tha Garuli.

 

Faqja 22 - OPINION
 
Pėrse u shua LZHK-ja

Nga Bashkim Kopliku


LZHK qe njė qiri qė ngjalli shpresa tek shumė shqiptarė, se aty do tė ishte streha e lindjes sė tė djathtės shqiptare evropiane tė munguar. PD kishte rrėshqitur majtas, e partitė rreth saj, po bėnin pirueta herė majtas e herė djathtas. Historiku i referendumit pėr monarkinė, i vitit 1997, nė se jo i fituar, sė paku i votuar me mbi 30% tė votave, nga shqiptarėt e para "8 vjetėve", jepte shpresė qė kjo parti, nė asnjė mėnyrė nuk mund tė binte poshtė "10%-shit" tė votave nė zgjedhjet e 3 korrikut, e jo mė tė diskutonte kalimin e pragut "4%". Rezultati i 1997-tės, do tė pėrforcohej nė 2005, me votat e atyre qė nuk ishin monarkistė, por qė u kishte ardhur tek hunda rregjimi i nanoistėve dhe qė nuk mund t'i jepnin votė atyre qė shkatėrruan shtetin nė 1997, berishistėve. Mendohej tė votohej pėr kandidatin pėr deputet, mė tė mirin nė mes PD dhe LZHK (e shumica do t'u jepej kandidatėve tė PD-sė, sepse ishin figura tė pėrzgjedhura shumė mė mirė), dhe vota nė proporcional (pėr partitė) t'i jepeshin tė gjitha LZHK-sė. Endrra e njė fronti kundėr nanoizmit, ku LZHK do tė ruante pavarėsinė e saj duke qenė nė "llogore ngjitur me PD-nė aktuale", ishte njė zgjidhje qė do tė kishte pėr rezultat njė qeveri koalicioni tė djathtė, ku berishizmi do tė merrte pjesė, por nuk do tė kishte mundėsi tė zbatonte metodat e tija totalitare. Por ja qė kjo ėndėrr me LZHK-nė, kjo shpresė shumė shpejt filloi tė venitet, deri sa duket se fatkeqėsisht u shua fare. Pėrse ndodhi kjo? Ka shumė arsye, disa nga tė cilat po i rreshtojmė sipas rėndėsisė sė tyre.
LZHK doli me njė program elektoral absurd dhe anakronik, nė dy ēėshtje kryesore, pronėsia mbi tokėn dhe antiglobalizmin. As mbreti Ahmet Zogu, qė nė vitin 1927, nuk do t'i pranonte qėndrimet qė mbaheshin nė program pėr kėto dy ēėshtje. Por trajtimi u mbajt me kokėfortėsi i pa ndryshuar, deri nė fund tė fushatės zgjedhore. Qenė pikėrisht kėto dy ēėshtje qė larguan nga LZHK shumicėn e potencialit tė saj votues.
Ēėshtja e parė e e papranueshme e programit: premtohej se do t'u jepej toka pronarėve tė vitit 1944, duke ua marrė me dhunė pronarėve tė sotėm tė ligjshėm, fshatarėve dhe tė tjerėve tė pronėsuar me ligjin "7501" e ligjet e tjera tė aprovuar nga Kuvendi i Shqipėrisė, pas vitit 1990. Natyrisht e normalisht, shumė nga pronarėt e rinj, qė do tė donin tė votonin pėr LZHK-nė, pėr njė shtet tė fortė, siē kujtohej me nostalgji ai i mbretit Zog, u tėrhoqėn: nuk kishin ndėr mend tė votonin pėr shpronėsimet antidemokratike dhe antiligjore. Kjo i shkaktoi njė humbje prej qindra mijėra votuesish, LZHK-sė, qė u zėvendėsuan me njė pakicė pronarėsh tė vjetėr, vetėm nga ata qė mbeteshin sepse nuk besonin tek kompensimi i plotė i premtuar nga PD-ja.
Ēėshtja e dytė e papranueshme e programit: premtohej njė Shqipėri e izoluar nga bota, e mbrojtur me dogana (protekcionizėm) e me qėndrime tė tjera ksenofobike (armiqėsi me vende Evropiane, si Greqia, e me vende nė lindje, si Rusia), qė tė kujtonin kohėn e komunizmit, dhe jo tė Ahmet Zogut, kur Shqipėria praktikisht ishte nė Evropė, e bėnte pėrpjekje diplomatike tė famshme, pėr tė krijuar miqėsira me tė gjithė vendet. Antiglobalizmi ėshtė tipar i shteteve totalitare, qofshin majtas apo djathtas, dhe tipar me tendenca te majta, nė spektrin e partive tė qendrės. Natyrisht, asnjė nga dhjetėra mijėra tė rinj tė djathtė, qė aspironin pėr globalizmin, nuk kishin si tė votonin pėr njė parti antiglobaliste. Edhe kjo masė globalistėsh votues potencialė tė LZHK, u humb, dhe kėta nuk ishin njė numėr i vogėl.
Vetė struktuarat e LZHK-sė nė bazė, mbetėn shumė tė paqarta dhe tė dobėta. Nuk u organizuan fare seksione, ndėr kohė qė partitė qė aderuan nė LZHK, nuk kishin asnjė lloj strukture nė bazė. As partia mė e afėrt me monarkinė nė LZHK, partia e Legalitetit, nuk ekzistonte praktikisht nė bazė; ajo ishte pėrfaqėsuar nė Kuvendet e kaluara, vetėm si njė mbushje e PD-sė, e jo si njė parti me aktivitet tė pavarur. U bė njė punė sektare, e mbyllur nė fare pak njerėz, ku nuk kishte debat pėr organizimin e lėvizjes, por vetėm "sa e do ti mbretin dhe sa e dua unė". Debatet mbylleshin me shprehjen absurde: "Tė pyesim mbretin Lekė". Puna degjeneroi nė caktimin mekanik, pa debate, tė kandidateve pėr deputetė. Kriteri i vetėm i caktimit tė tyre qe "kush ka mė shumė para apo forcė, tė pėrballojė fushatėn". Natyrisht, kjo largoi elektoratin qė nuk pranon t'i heqėsh trurin, dhe ta zėvendėsosh me trurin e njė njeriu tjetėr, qoftė ky edhe i biri i Ahmet Zogut, dhe largo edhe ata qė nuk pranojnė qė liderėt e tij tė jenė vetėm ata qė kanė para e jo mend. Kjo shkaktoi njė humbje tjetėr tė madhe pėr LZHK-nė.
Edhe strukturat nė qendėr u tkurrėn, dhe si rezultat rezultuan shumė tė dobėta. U zhdukėn pėr ēudi, shumė figura me moral e kurajo, si z. Tomor Malasi etj., qė i bėnin nder LZHK-sė. Duket virusi kundėrshtar-ngrėnės i berishizmit, po bėnte kėrdinė edhe kėsaj herė, brenda LZHK-sė, me punėn e vet shkatėrruese. Mbeti vetėm z.Dashamir Shehi qė detyrohej tė mbante tė gjithė barrėn e fushatės, gjė qė, me gjithė karizmėn e tij tė mbėshtetur nė llogjikėn dhe sinqeritetin, ishte krejt e pamjaftueshme. Pra ishte ndėrtuar njė piramidė shumė e mprehtė, me pak njerėz nė majė, nė njė kohė qė kishte nevojė pėr njė pėrfaqėsim shumė mė tė madh tė figurave tė respektuara, qoftė nė moshė, dhe qoftė tė rinj, aq mė tepėr qė LZHK u ideua si njė organizėm me centralizim tė skajshėm. Elektorati, qė tė tė pėrkrahė, do tė shohė qė ke disa figura politike qė ngjallin respekt, e jo vetėm "njė".
Kėto qenė arsyet kryesore tė dėshtimit tė LZHK-sė, dhe me tė, mbase dhe i ėndrrės sė bukur pėr tė krijuar tė djathtėn moderne duke u mbėshtetur nė traditėn pozitive tė mbretėrisė shqiptare tė para vitit 1939. E djathta shqiptare nuk ka mė shpresė tė ecė nė rrugėt e traditės sė vjetėr, i duhet urgjentisht tė ecė nė fushėn e traditės sė re, asaj tė pas vitit 1990, tė PD-sė sė fillimit, dhe kryesisht tė shembullit tė vendeve perėndimore, tė partive popullore evropiane, dhe tė dy partive nė Amerikė, Demokrate dhe Republikane (qė tė dyja janė krejt djathtas, parė nga politika shqiptare).


 
Kolegji rrezon Mark Nikollin, LZHK heq avokatin
E Merkure, 20 Korrik 2005
Kolegji Zgjedhor rrezoi dje kerkesen e kandidatit per deputet te Partise Socialiste, Mark Nikolli. Ai konkuroi si kandidat ne zonen elektorale numer 19, ku u shpall fitues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kandidati i Partise Demokratike, Gjovalin Prenga. Nikolli kishte kerkuar edhe me pare ne KQZ kontestimin e rezultatit ne mazhoritar, duke u bazuar tek diferenca prej vetem 160 votash ndaj rivalit te tij te Partise Demokratike. Pas shqyrtimit te ankeses dhe paraqitjes se provave, gjykatesit e Kolegjit Zgjedhor vendosen te mos marrin parasysh kerkesen e Nikollit, duke lene ne fuqi, vendimin e KQZ-se per te shpallur fitues ne zgjedhjet e 3 korrikut kandidatin demokrat, Gjovalin Prenga.

Deri me tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kolegji Zgjedhor nuk kane pranuar asnje prej kerkesave te paraqitur nga kandidate apo parti te ndryshme, duke i rrezuar ato. Ne KQZ, pjesa dermuese e vendimeve jane marre me votim 7 me 0, duke mos lene shprese per kandidatet apo partite qe pretendojne se jane demtuar gjate procesit te numerimit te votave dhe shpalljes se rezultatit nga Komisionet Zgjedhore Zonale. Pikerisht, dje Levizja per Zhvillim Kombetar deklaroi terheqjen e saj nga perfaqesimi ne Kolegjin Zgjedhor, ku nuk do te marre pjese as avokati i saj.

Lesi-Xhuveli: Duam nga nje minister
E Merkure, 20 Korrik 2005
Partia Agrare Ambjentaliste dhe ajo Demokristiane kane kerkuar marrjen e nga nje posti ministror ne qeverine e re. Kreu demokristian, Nikolle Lesi ka propozuar Stefan Capalikun si minister te ardhshem te Kultures, ndersa ka kerkuar dy zv/ministra, dy prefekte dhe 3 nenprefekte, krahas disa drejtoreve te pergjithshem. Megjithate, Lesi ka deklaruar se pavaresisht nese do te plotesohet ose jo kerkesa e tij, PDK me dy deputete do te votoje qeverine e re te Berishes.

Nderkohe, agraret kane kerkuar marrjen e postit te ministrit te Bujqesise dhe dy zv/ministra, si kusht per t'iu bashkuar koalicionit te djathte te drejtuar nga Berisha. Partia e Xhuvelit ka pranuar ne parim ftesen e PD dhe nisjen e negociatave direkte.


 

E Enjte, 21 Korrik 2005

KOLEGJI: "JO" RINUMERIM VOTASH NE ZONEN E METES

Kolegji Zgjedhor rrezoi dje kerkesen e LSI-se per rinumerimin e votave ne proporcional ne zonen 79, ku kandidoi dhe fitoi kreu i partise, Ilir Meta. Kerkesa ishte rrezuar me pare edhe nga KZZ edhe nga KQZ-ja dhe dje u rrezua si e pambeshtetur ne prova dhe ne ligj edhe nga Kolegji zgjedhor. Sipas LSI-se, kandidati Ilir Meta me 3 korrik, ka fituar rreth 1700 vota me shume sesa partia e tij gje qe deshmon se ka patur gabime ne numerimin e votave te proporcionalit ose manipulim te tyre. LSI-ja pretendon se nga rinumerim, kjo parti do te fitonte keto rreth 1700 vota qe mund te kene shkuar ne tjeter destinacion pasi logjikisht sipas kesaj partie, nje qytetar qe votoi per Meten si kandidat voten ne proporcional duhet t'ia jepte pikerisht partise se tij. Kjo kerkese eshte konsideruar nga Kolegji Zgjedhor si e pabazuar ne ligj dhe ne prova dhe si e tille u rrezua

nga gjykatesit. Sipas KQZ-se, nga numerimi i votave ne 98 zona ne sistemin proporcional kryeson Partia Republikane me rreth 20 per qind te votave, e pas saj Partia Socialdemokrate me afro 13 per qind. Dy forca politike, Levizja per Zhvillim kombetar "LZHK) e krahut te djathte te politikes dhe Levizja Socialiste per Integrim "LSI) e krahut te majte, thone se jane ndeshkuar keq nga votimi taktik qe zbatuan dy partite e medha ne favor te partive te tyre aleate. Ato thone se do te kerkojne me ngulm ne rruge ligjore rinumerimin e votave te proporcionalit. Te dy partite jane ankuar ne Kolegjin Zgjedhor. Perfaqesuesi i LZHK-se, Dashamir Shehi, thote se numerimi i votave ne proporcional, qe nxjerr me 8-10 perqind te dy partite e medha qe kane fituar nga 45-55 vende ne kuvendin e ri, tegon se "sa grotesk" ka qene zbatimi i skemes se ashtuquajtur "Mega Dushku" ne votimet e 3 korrikut. LZHK-ja, qe eshte nje koalicion partish te djathta qe mori vetem 3,6 per qind te votes dhe duke mos kaluar as pragun zgjedhor. "Ne rast se "Dushku' eshte amoral, por eshte i ligjshem, vjedha e votave eshte amorale dhe e paligjshme," tha zoti Shehi, i cili ben thirrje per rinumerimin e votave te proporcionalit duke u ankuar se partia e tij nuk ka pasur komisionere ne komisionet zgjedhore. Edhe LSI-ja argumenton se ne numerimin e votave te proporcionalit jane bere parregullsi te medha qe kane denuar keqas kete parti. Zedhenesi politik, Sokol Dervishi, tha se ata kane denoncuar procesin e numerimit. "Votat jane vjedhur masivisht nga komisioneret e dy partive kryesore dhe partite e tyre aleate," tha Dervishi. Nderkohe, kryetari i LSI-se, Ilir Meta deklaroi pak dite me pare se pavaresisht nga gara teresisht e pandershme dhe e pafavorshme per LSI-ne, pavaresisht edhe nga manipulimet e dukshme qe jane bere ne numerimin e votave, sidomos sa i takon votave per subjektin politik, rezultati i arritur ne kryeqytet eshte nje tregues i qarte i forces dhe i perkrahjes qe gezon LSI. Ai shtoi se persa i takon zgjedhjeve te ardhshme vendore, Tirana do te jete nje nga synimet kryesore te LSI-se per te treguar forcen dhe vitalitetin e saj". Kryetari i LSI-se shprehu gjithashtu bindjen se perqendrimi me i mire i punes me te gjithe ato kategori shoqerore ne kryeqytet te cilat jane ndjere te perfaqesuara nga alternativa e LSI-se do te bejne te mundur qe votat ne te ardhmen ne favor te kesaj alternative te disafishohen.


 

http://www.shekulli.com.al/ 21/07/2005

Qeveria e re, PD-PR ok pėr njė ministėr dhe dy zv/ministra

PD, pakt me PR e PBDNJ pėr qeverinė

Vazhdojnė bisedimet pėr formatimin e qeverisė. Bode dhe Ruli takohen me Alibalin dhe Garulin.

N.Perndoj

TIRANĖ- Ashtu siē ishte planifikuar dy ditė mė parė, dje nė mėngjes, republikanėt kanė zhvilluar njė takim informal me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė PD-sė, Ridvan Bode, dhe anėtarin e kryesisė sė kėsaj partie, Genc Ruli. Nga ana e republikanėve negociatorė ishin Nėnkryetari i PR-sė, Neritan Alibali dhe Sekretari i Pėrgjithshėm i PD-sė, Aleksandėr Garuli. Burime nga ky takim deklaruan dje pėr “Shekullin” se, nė takimin e zhvilluar janė diskutuar disa ēėshtje, qė lidhen me prioritetet e ardhshme tė qeverisė si dhe me pozicionet e secilės palė pėr pėrbėrjen e qeverisė sė re. Burimet nga takimi sqaruan se republikanėt kanė kėrkuar sė paku Ministrinė e Mbrojtjes, kėrkesė kjo e drejtuar ndaj PD-sė edhe nga reformatorėt, gjatė takimit tė zhvilluar dy ditė mė parė. Republikanėt kanė pretenduar edhe dy poste tė tjera nė rang zv/ministri. Edhe pse asgjė nuk ėshtė vendosur, mėsohet se ata kanė parapėlqyer tė pėrfaqėsohen nė nivel zv/ministri nė dy dikastere, atė tė Pushtetit Vendor dhe nė Ministrinė e Rregullimit Territorit e Turizmit. Deri mė tani nė rrugė jo zyrtare, pėr postet e zv/ministrit janė lakuar emrat e Neritan Alibalit dhe Aleksandėr Garulit, tė dy zyrtarė tė lartė tė Partisė Republikane, tė cilėt kėsaj here nuk do tė mund tė jenė edhe deputetė tė kėsaj legjislature. Nė anėn tjetėr kėrkesat e republikanėve po shqyrtohen gjerėsisht nga lideri i opozitės, Sali Berisha, pėr tė marrė njė pėrgjigje zyrtare vetėm pas disa ditėsh. Pretendimet e republikanėve nuk janė cilėsuar aspak tė tepėrta nga demokratėt, duke pasur parasysh edhe faktin se PR ėshtė partia kryesore aleate e PD-sė. Pėrfaqėsimin nė njė vend tė rėndėsishėm nė qeveri, por pa specifikuar dikasterin e ka bėrė me dije, dje, edhe nėnkryetari i PR-sė, Neritan Alibali. “Partia Republikane do tė ketė njė vend tė rėndėsishėm nė qeverinė e ardhshme, pasi ėshtė edhe partia mė e madhe aleate e Partisė Demokratike,”- tha ai. Nė shqyrtimin e kėrkesave tė republikanėve, demokratėt do tė kenė parasysh edhe qėndrimin luajal, qė ata kanė mbajtur prej kohėsh kundrejt politikave, qė selia blu ka ndjekur. Ajo ē’ka republikanėt nuk pranojnė apo e shohin si pakėnaqėsi tė madhe, lidhet me pretendimet e reformatorėve, pėr tė cilėt zyrtarė tė lartė tė PR-sė, shprehen se kėrkesat e tyre duhet tė jenė shumė herė mė tė pakta. Kjo pakenaqėsi ėshtė shfaqur dukshėm edhe nė takimin e zhvilluar dje me negociatorėt e Partisė Demokratike. Pakėnaqėsitė mes dy partive do tė rriten akoma mė tepėr, nėse Ministria e Mbrojtjes do tė kėrkohet me ngulm edhe nga reformatorėt nė rast se Kryetari i PDR-sė, Genc Pollo, nuk do tė jetė Ministri i Jashtėm i qeverisė sė drejtuar nga Sali Berisha.



 http://gazetametropol.com/

 
Si mendoni se ishin zgjedhjet e 3 korrikut ?
Tė drejta dhe tė lira
 [tally] 22%
Standarde
 [tally] 46%
Tė manipuluara
 [tally] 32%

Nisin bisedimet e forta pėr qeverinė e mazhorancės sė re
ARMAND MAHO
20 Korrik  Genc Pollo takon Ridvan Boden dhe mė pas mbledh Kryesinė, nuk heq dorė nga Ministria e Jashtme

Republikanėt kėrkojnė Ministrinė e Mbrojtjes, qė e kėrkon dhe njė grup i PDR

Partia Demokrate e Re nuk ka hequr dorė nga kėrkesa e saj pėr tė marrė drejtimin e Ministrisė sė Jashtme, siē u deklarua disa ditė mė parė nė media. Duket se mes aleatėve tashmė kanė filluar negociatat e forta pėr ndarjen e posteve ministrore nė qeverinė e ardhshme. Burime nė PDR shprehen se dje sekretari i Pėrgjithshėm, Ritvan Bode, ka zhvilluar njė takim me kryetarin e PDR, Genc Pollo, si dhe nėnkryetarin Tritan Shehu, ku ka dėgjuar dhe pretendimet e reformatorėve, lidhur me postet ministrore qė ata kėrkojnė nė qeverinė e ardhshme.

Debati

Menjėherė pas kėtij takimi, Pollo ka mbledhur Kryesinė e partisė, ku ėshtė diskutuar lidhur me kėrkesat, me tė cilat reformatorėt do tė shkojnė nė bisedimet e ardhshme me demokratėt, tė cilat pritet tė zhvillohen sėrish sot. Tė njėjtat burime shprehen se Pollo nuk ka hequr dorė nga kėrkesat e tij pėr tė marrė nėn drejtim Ministrinė e Jashtme, por, ndėrkohė, si kėrkesė tjetėr alternative do tė hedhė nė tryezėn e bisedimeve edhe kėrkesėn pėr Ministrinė e Mbrojtjes. Nga kryesia e PDR shprehen se mosheqja dorė nga kėrkesa pėr Ministrinė e Jashtme ka hapur debat mes Pollos dhe pjesės tjetėr tė deputetėve. Burimet shprehen se nė kėtė debat Pollo ėshtė mbėshtetur pėr kėrkesat e tij vetėm nga nėnkryetari i PDR, Tritan Shehu. Kundėrshtarėt e njė kėrkese tė tillė, dje nė kryesi janė shprehur se nuk ka pėrse tė vendosen tė tilla kushte, kur vetė PD ėshtė shprehur se nuk do ta lėshojė Ministrinė e Jashtme. Ndėrkohė pėr Ministrinė e Mbrojtjes duket se ka shfaqur interes dhe Partia Republikane, bisedimet me tė cilėt duket se do tė nisin tė premten e kėsaj jave. Republikanėt sė bashku me Ministrinė e Mbrojtjes pritet tė kėrkojnė dhe numrin dy tė qeverisė. Kėrkesat e tjera tė reformatorėve priten tė jenė nė nivele tė dyta dhe tė treta, pra zėvendėsministra dhe drejtorė drejtorish, apo dhe nė rang prefektėsh. Nė zgjedhjet e 3 korrikut, PDR arriti tė merrte katėr deputetė nė proporcional, ndėrsa dy tė tjerė Ndoka dhe Xhaferri, fituan pas marrėveshjes pėr zona tė lira me PD, dhe numri i deputetėve reformatorė shkon nė gjashtė. Gjithsesi do tė jenė takimet e mėvonshme, ato qė do tė vendosin mbi postet qė do tė marrin reformatorėt nė qeverinė e re. Gjithsesi, burime pranė kėsaj partie shprehen se PDR mund tė pėrfaqėsohen nė qeveri dhe me emrat e Xhaferrit apo Ndokės, ky i fundit ka qenė dhe mė aktivi gjatė bisedimeve me PD, pėr kėto koalicione, ku PDR mori gjashtė deputetė.

Bisedimet

Nga PD bėhet e ditur se dje ishte parashikuar tė zhvillohej dhe njė takim me kreun e PBDNJ-sė, Vangjel Dule. Por ky i fundit ka kėrkuar shtyrjen, pėr shkak tė axhendės sė ngjeshur. Mėsohet se Dule po zhvillon disa takime nė Greqi. Ndėrsa vetėm pėr ditėn e enjte ėshtė parashikuar qė grupi i negociatorėve tė PD-sė tė zhvillojnė bisedimet me PBDNJ.

Nikollė Lesi

Kryetari i PDK, Nikollė Lesi, ka hedhur poshtė dje lajmin se nga kjo parti ėshtė rėnė dakord qė nė qeverisjen e ardhshme tė pėrfaqėsohet me njė zėvendėsministėr. Lesi tha se demokristianėt kanė kėrkuar njė ministėr dhe dy zėvendėsministra

Sali Berisha

Kryetari i PD, Berisha, ka zhvilluar dje njė takim me drejtorin e BB pėr Shqipėrinė, Nadir Muhamed. Pas takimit, drejtori i BB, Muhamed, tha se ky organizėm ka tė gatshme njė paketė projektesh, qė pritet tė miratohen nė tetor tė kėtij viti.

Jozefina Topalli

Pėrveē nėnkryetares sė PD, Jozefina Topalli dhe sekretarit tė Pėrgjithshėm, Ritvan Bode nė grupin e negociatorėve me aleatėt bėn pjesė dhe anėtari i Kryesisė, Genc Ruli. Lajmin e bėri tė ditur vetė kryetari i PD, Sali Berisha.

Genc Pollo

Kryetari i PDR tha dje se nė koalicionin e djathtė duhet tė afrohen dhe elementė tė veēantė tė LZHK, apo dhe tė ndonjė partie tjetėr, qė kanė shfaqur shenja bashkėpunimi. Pollo tha se partitė e kėtij koalicioni kanė mbėshtetje nga elektorati.

Ben Blushi

"Pėr sa kohė Berisha kėrkon numra majtas, pse s“do tė duhej qė PS-ja tė kėrkojė numra djathtas, pėr njė qeveri tė mundshme. Kėtu kalohet nė planin e aleatėve, qė eventualisht njė fitore e PD-sė mė 3 korrik do tė fillonte tė minonte institucionet e krijuara"

Sekretari i Pėrgjithshėm i PD, Ritvan Bode, ka pasur dje njė takim mė kryetarin e PDR, Genc Pollo dhe nėnkryetarin Tritan Shehu, qė i kanė shfaqur sekretarit tė PD kėrkesat pėr pjesėmarrjen e tyre nė qeveri. Pollo ka rikėrkuar Ministrinė e Jashtme

Kryetari i PDK-sė, Nikollė Lesi, ka deklaruar dje se nuk do tė kėnaqet vetėm me njė zėvendėsministėr nė koalicionin e qeverisė sė re. Ai tha se ka njė sėrė kėrkesash. Ndėrsa dhe nėse kėto nuk do tė realizohen, Lesi shprehet se do tė votojė pro vendimeve qė do tė marrė mazhoranca e re.

Kėrkesat

Ministri i Kulturės: Stefan Ēepeliku

2 zėvendėsministra

2 prefektė

3 zėvendėsprefekt

Dy drejtorė drejtorish, qė tė varen nga Kryeministri

Drejtorė drejtorie, ku PDK ka fituar pėrqindje