E Marte, 22
Mars 2005 http://www.korrieri.com/
Sina: Pronat, si mund te
merren
|
INTERVISTA
- Flet Kryetari i Komitetit Shteteror per Kthimin dhe Kompensimin e
Pronave, Sokrat Sinaj. Si u pergatit Metodika per vleresimin e prones
qe do te kompensohet dhe dokumentet qe duhet te plotesoje nje qytetar
per te kerkuar kthimin e prones se tij Elton METAJ Nga nje zyre e vogel ne katin e peste te nje ndertese te fshehur pas selise qendrore te "Raifeisen Bank", Sokrat Sinaj drejton prej disa muajsh procesin e kthimit dhe kompensimit te pronave. Mes dosjeve te shumta dhe telefonatave pa fund, 49 vjecari sqaron deri ne detaje punen e bere prej miratimit te ligjit nga Kuvendi ne fund te korrikut 2004. Doktor ne shkencat bujqesore, tashme Sokrat Sinaj pret qe deputetet te miratojne ne fund te marsit dokumentin, mbi te cilin ai dhe ekspertet qe e asistojne do te bejne vleresimin e prones qe kompensohet. Nderkohe, i duhet te zgjedhe komisioneret vendore dhe per me teper te mendoje per "sistemimin" e tyre ne zyra. Dita kur njerezit do te dynden per te kerkuar pronen nuk do te jete e larget. Ne cfare faze eshte procesi i kthimit dhe kompensimit te pronave? "Me miratimin ne Parlament te 5 anetareve, Komiteti Shteteror per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave filloi punen me 15 nentor 2004. Ndersa ligji per kthimin dhe kompensimin e pronave ishte miratuar me 29 korrik 2004. Ne programin e punes se tij, Komiteti percaktoi detyra afatshkurtra dhe afatgjata. Ne detyrat afatshkurtra, per te respektuar edhe afatet e percaktuara nga ligji, u fillua me ngritjen e komisioneve vendore, ne 12 qarqet e vendit. Per kete u bene njoftimet perkatese, u zhvillua konkursi sipas kerkesave te ligjit dhe u perzgjodhen te gjithe komisioneret, pra 60 vete. Gjithashtu, nje nga detyrat e tjera qe Komiteti percaktoi si emergjente ishte edhe hartimi i rregullores se brendshme te funksionimit te ketyre komisioneve, si dhe kompletimi i te gjitha akteve nenligjore, qe u lejonte kertyre komisioneve nje aktivitetet normal ne zbatim te ligjit. Per kete, nje grup pune i ngritur nga Komiteti, ne bashkepunim me OSBE, punoi per 2-3 muaj, derisa u perfunduan te gjithe aktet nenligjore dhe udhezimet e nevojshme, se bashku me dokumentet e tjera qe jane te nevojshme per te plotesuar nje dosje te re apo per te kompletuar nje dosje te vjeter nga ana e pronareve. Te gjitha keto u jane derguar komisioneve, si ne forme dokumenti te shkuar, ashtu edhe ne forme elektronike. Nje problem i trete ishte Metodika per vleresimin e prones, duke gjykuar se nuk mund te fillohet puna pa patur kritere te sakta te vleresimit te prones. Per kete u shfrytezua nje projekt i pergatitur nga ish-Komiteti Shteteror i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Nje grup pune, i ngritur me urdher te Kryeministrit, kishte punuar dhe kishte pergatitur nje projekt. Pas debatesh konstruktive ne Komitet, me specialistet e grupit te punes, u arrit ne miratimin unanimisht te kesaj Metodike nga ana e Komitetit. Ne kete Metodike paraqiten te gjitha kriteret e nje prone ne cfaredo forme qofte ajo, si toke bujqesore, truall ne qytet apo toke ne zone turistike. Ne Metodike jane percaktuar, jo vetem kriteret, por jane dhene edhe shembujt perkates, si dhe kane dale edhe disa cmime. Kjo Metodike i ka shkuar Parlamentit me 28 shkurt, ajo ka hyre ne kalendarin e punes se komisioneve parlamentare dhe me 31 mars duhet te diskutohet ne seance plenare ne Kuvend". Metodika eshte thjesht nje liste cmimesh? "Jo, nuk eshte thjesht nje liste cmimesh. Aty jane perfshire kriteret baze qe duhet te merren parasysh per te vleresuar nje prone te paluajtshme. Ne rastin e tokes bujqesore eshte patur parasysh qellimi i perdorimit dhe jane renditur cilet jane parametrat qe merren ne konsiderate. Gjithashtu, per token truall jane perdorur informacionet qe jane marre nga agjencite imobiliare per vleren qe kane apartamentet. Pra eshte nje Metodike indirekte, qe vlereson cmimet qe kane apartamentet dhe pastaj ne baze te volumit te ndertimit dhe kritereve te tjere, kemi arritur ne cmimin qe duhet te kete prona. Pra nuk eshte marre per baze direkt vlera e tregut, por vlera e tregut nenkuptohet dhe eshte pjese e Metodikes, ne nje forme me te perpunuar, per arsye se nuk ka nje treg te liberalizuar dhe te sakte ne Shqiperi. Ajo qe ekziston zyrtarisht nuk paraqet realitetin shqiptar. Cmimet zyrtare jane shume here me te uleta se cmimet objektive, qe ne mendojme se percakton me kriteret qe ajo perdor. Eshte e domosdoshme te miratohet Metodika ne menyre qe te fillojne nga veprimi komisionet e kthimit dhe kompensimit te pronave". Cfare do te ndodh te nesermen e miratimit te kesaj Metodike? "Gjate ketyre diteve kemi parashikuar te therrasim anetaret e grupit te punes qe kane punuar per Metodiken per te hartuar nje udhezues per perdorimin e saj, ne varesi te llojeve te ndryshme te prones. Kjo do te thote se Metodika paraqet kriteret dhe filozofine e vleresimit te prones, ndersa udhezuesi do te jete praktik. Komisioneret do ta kene udhezuesin ne dore dhe do te veprojne hap pas hapi. Per kete qellim, me perjashtim te udhezuesit te shkruar, Komiteti Shteteror, ne bashkepunim me OSBE-ne, ka parashikuar organizimin e nje seminari kombetar, ku do te thirren te gjithe komisioneret dhe etapat e ndryshme do t'u paraqiten atyre me shembuj konkrete. Kjo do te behet per efekt sqarimi dhe do te kete shembuj, ne menyre qe te evitojme ne maksimum problemet qe mund t'u dalin komisionereve gjate vleresimit te prones. Pra ne kete moment do te mbyllet ana didaktike e problemit, duke kaluar hap pas hapi ne udhezuesit dhe sqarimet perkatese". Cfare duhet te beje nje qytetar i thjeshte per te kerkuar pronen, qe duhet t'i kthehet apo kompensohet? "Nje qytetar, ne baze te ligjit, ka te percaktuara dokumentat qe duhet te zoteroje. Qytetari me dokumentat duhet te paraqitet ne komisionet vendore. Dokumentet jane komunikativ, nuk jane te pamundura per t'u gjetur, por jane dokumente qe percaktojne sakte pronen. Ne baze te afateve, qytetari kerkon pergjigjen perkatese. Por meqe Komiteti ka filluar pune shume me vone se sa miratimi i ligjit, pra rreth 4 muaj me prapa, disa nga datat duhet te modifikohen. Per kete do t'i drejtohemi edhe Parlamentit". A mund te perballoni ju nje fluks te larte kerkesash? A keni kapacitetet e duhura? "Dihet qe fluksi do te jete i larte ne fillim, por kuptohet ne funksion te mundesive qe kane komisionet do te behet edhe trajtimi. Nuk do te kete kufizime, se cili do te paraqitet i pari ose jo. Brenda orarit zyrtar, komisionet do te mirepresin te gjitha kerkesat". Cila eshte siperfaqja e lire qe do te perdoret per kompensim? "Vitin e shkuar, ish-Komiteti Shteteror evidentoi, pas nje urdheri te Kryeministrit, tokat e lira te te gjitha natyrave qe kishte shteti shqiptar. Tani u eshte lene detyre nga Komiteti i ri komisioneve vendore qe te bejne azhornimin e ketyre shifrave, ne menyre qe ndonje ndryshim qe eshte bere te evidentohet. Toka e lire nuk mund te tjetersohet me, pas daljes se ligjit, dhe urojme qe te jete sa me shume per te plotesuar sa me shume kerkesat e pronareve. Pasi ne kete menyre edhe fatura financiare do te jete sa me e vogel per arsye se jane te gjithe taksapaguesit qe do te kontriubojne". Sa mund te arrije kosto financiare e ketij operacioni qe keni marre persiper te kryeni? "Eshte veshtire te thuhet nje shifer ne keto momente. E para nuk dime sakte sa eshte siperfaqja e tokes se lire shteterore qe do te perdoret per kompensim. Duke ditur kete do te dime sa perqind ajo do te mbulonte. E dyta, nuk dime vleren e sakte te tokave qe pronaret kane lene ose nuk mund t'u kthehet per arsye objektive, si dhe vleren qe do te kete toka e lire e shtetit. Per keto arsye nuk mund te themi se sa do te jete fatura e kompensimit te pronave. Prandaj duhet te miratohet Metodika, si i vetmi dokument shteteror per vleresimin e prones se paluajtshme". Si do te rregullohet marredhenia mes kompensimit fizik dhe financiar? Do jene te favorizuar ata qe paraqiten te paret? "Komiteti do te kete nje llogjike ne format e kompensimit. Ne rradhe te pare, pronari ka te drejte te kerkoje nje nga format e kompensimit. Komisioni, ne funksion te mundesive qe do te kete, do te prononcohet dhe per kete do te kete kritere te sakte. Nuk eshte koha e paraqitjes se dokumenteve ajo qe do te vendose per formen e kompensimit". Kur parashikoni te perfundoni praktiken e pare per nje qytetar ish-pronar? "Detyra jone e pare kur vjen nje kerkese nga qytetari eshte t'i vleresojme pronen, ne baze te metodikes. Te pakten ai do te dije sakte se cila eshte vlera e prones se tij. Pastaj do te shprehemi, ne vendimin qe do te marre Komisioni Shteteror i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave per formen qe do te kompensohet. Ketu do te perfshihet edhe afati i kompensimit. Duhet te jemi te ndergjegjshem qe per vitin 2005 kemi ne dispozicion vetem 2 milione dollare. Do te kete nje porosi nga Komiteti per te orientuar pjesen e perdorimit te tyre". Cfare marredheniesh do te keni me gjykatat? "Me ligjin e ri i lejohet pronarit qe te kundershtoje nje nga vendimet e Komisionit vendor, qofte per parregullesi apo per formen e kompensimit. Kjo kerkese i drejtohet Komitetit, qe vendos nese vendimi eshte i sakte ose jo. Nese qytetari mjaftohet me kete, mbyllet procedura. Ne rast se nuk eshte i kenaqur, atehere i drejtohet gjykates". Dokumentet qe kerkohen: Kerkese per njohjen e te drejtes se pronesise Vertetim pronesie leshuar nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Dokument kadastral Vendim gjyqesor i formes se prere, se bashku me harten e pasurise Dokument qe verteton heqjen ose marrjen e se drejtes se pronesise se subjektit te shpronesuar nga shteti, qe nga data 29 nentor 1944 Dokument nga Arshiva Hipotekore Dokument nga Arshiva e Shtetit Shqiptar Dokument hartografik (plan-vendosje e vjeter e prones) Dokument hartografik aktual Akti i trashegimise Prokure e posacme ne rastin e perfaqesimit Dokument identifikimi i subjektit te shpronesuar Mandat-pagese |
Faqja 15 - GAZETA E TIRANES |
Mars 21, 2005 |
Do ndreqet edhe bulevardi "Dėshmorėt e Kombit", Unaza
e Vogėl e parku qendror i kryeqytetit
|
Hapet "thesi", pėr rrugėt 2 miliardė
|
Bashkia: Ja akset e blloqet qė pėrfitojnė nė 2005-n
|
|
Rezarta Delisula
Gjashtė blloqe tė tjera banimi dhe 6 rrugė tė mėdha do tė rikonstruktohen kėtė vit. Gjithashtu, do tė nisė edhe ndėrtimi i parkut qendror tė Tiranės. Sipas parashikimeve tė bėra nga Drejtoria e Infrastrukturės, kėto investime kushtojnė rreth 1 miliard e 747 milionė lekė. Bulevardi "Dėshmorėt e Kombit" ėshtė planifikuar tė sistemohet kėtė vit. Investimi parashikohet tė jetė rreth 171 207.8 mijė lekė. E rikonstruktuar rreth viteve '30, kjo rrugė i ka rezistuar kohės falė edhe mirėmbajtjes sė vazhdueshme, por shtimi i automjeteve kėto vitet e fundit e ka amortizuar dhe ndėrhyrja ėshtė e domosdoshme. Vlen tė theksohet se njė rrugė e re do tė hapet sipas planit rregullues tė vitit 1989 qė ėshtė ende nė fuqi, dhe kjo ėshtė rruga nė anė tė Pallatit tė Kongreseve. Hapja e kėtij segmenti do tė bėjė tė mundur lehtėsimin e trafikut. Ajo do tė lidhet me rrugėn pranė ambasadės holandeze, e cila do tė ketė njė sens kalimi. Nė vijim tė Planit Rregullues tė Qendrės sė Tiranės, do tė nisė sipas parashikimeve tė francezėve faza e parė e ndėrtimit tė parkut qendror tė kryeqytetit. Ky park do tė lidhė parkun "Rinia" me lulishten e Namazgjasė dhe do tė pasohet nga ishuj tė vegjėl tė gjelbėruar. Ndėrkaq, mė nė fund edhe Unaza e Vogėl e Tiranės do tė marrė njė pamje tjetėr. Kjo Unazė nis pas Muzeut Historik Kombėtar, duke vijuar te pallatet e Bankės, Telekomi, kthehet te parku "Rinia", vijon te kinema "Millenium 2", kthehet te lulishtja pėrballė PD-sė, pėr tė vijuar deri te pallatet 9-katėshe. Me mbylljen pėrfundimtare tė Unazės sė Vogėl, sheshi "Skėnderbej" do tė marrė karakter pedonal dhe do tė jetė vetėm pėr kalimtarėt. Drejtoria e Punėve Publike, sikurse edhe vjet, ka parashikuar rikonstruksionin e 6 blloqeve tė tjera tė banimit qė shtrihen nė kėnde tė ndryshme tė qytetit.
- Blloku "Gjin Bue
Shpata" - "S. Delvina" - "E. Duraku"
Ngushtohet hyrja te "Zogu I",
projekti francez pėr zonė pedonale |
Faqe 12/13 - Speciale |
|
|
Tė fshehtat e Lasgushit dhe Kadaresė nė arkivat franceze |
Letėrkėmbimi mes shkrimtarėve. Poradeci poezi pėr trashėgiminė
|
Anila Mema
|
Nuk besonte se do tė botoheshin ndonjėherė nė shqip, ndaj nė vitin 1884 mendoi ti depozitonte nė Francė. Ishte romani i parė nė dorėshkrim, Qyteti pa reklama. Sė bashku kishte fshehur edhe dy veprat e tjera Vajza e
Agamemnonit, Ikja e serbėve si dhe njė letėr, qė kishte
marrė nga Lasgush Poradeci kohė mė parė. Para njė viti,
shkrimtari i njohur Ismail Kadare, i solli sėrish nė Shqipėri duke
ia dhuruar arkivave shqiptare. Dje, kėto dorėshkrime dhe dokuemnte tė
tjera me pak aromė france, janė publikuar pėr tė parėn herė
nė Muzeun Historik Kombėtar nė ekspozitėn Franca nė arkivat
shqiptare. Gjithēka pėr Kadarenė qėndronte nė njė stendė tė
veēantė, diku nė qoshe tė sallės, nė tė cilėn pėr disa ditė
me radhė do tė ekspozohen dokuemnte tė ndryshme tė arkivave
shqiptare dhe ato franceze. Poradeci letėr Kadaresė Pogradec 8 korrik 1978 Pashai i Tepelenės miqėsi me Bonapartin
Letėrkėmbimi i Enverit me mjekun e tij francez Dukshėm ėshtė pasqyruar nė njėrėn nga stendat e veēanta tė
ekspozitės dokumentale tė hapur nga AQSH-ja, e cila paqyron
dokumente tė tilla qė hedhin dritė mbi njė korespodencė tė ēuditshme
tė udhėheqėit komunist shqiptar, Enver Hoxhės me mjekun e njohur
prof. Paul Millez. Ėshtė i njohur fakti se, mjeku i njohur francez
Millez ka qenė njėri nga mjekėt, qė ishte vėnė nė dispozicion tė
shėndetit tė Enver Hoxhės, madje ai ishte bėrė njė mik i afėrt
i familjes sė tij. Deri nė ditėt e sotme njihen fakte tė tilla pėr
dhuratat e shumta, qė ka pėrcjellė nė drejtim tė mjekut Millez,
jo vetėm familja Hoxha, por edhe shteti komunist. Nga dokumentet e
posaēme, qė zbardhen sė fundmi nė stendėn e pėrmendur, tė cilat
i adresohen AQSH-sė,F-511,V-1982, D-261, F-30,41, hidhet dritė pėr
marrdhėnie mė tė thella tė diktatorit komunist me mjekun personal
tė tij. Konkretisht, ai nė letėrkėmbimet me tė ngre dhe probleme
politike si tė sensit kombėtar tė shtetit qė drejtonte, por edhe
probleme ndėrkombėtare, pa harruar tė bėjė edhe sqarime analitike
si dhe tė kėrkojė mendime pėr probleme tė veēanta politike, qė
ishin nė diskutim pėr kohėn nė tė cilėn ėshtė mbajtur
korespodenca.
Lidhja e parė shqiptaro-frėnge Shėnimi i parė mbi praninė franceze nė territorin shqiptar e ka zanafillėn tek normandėt, mercenarė me origjinė prej princėrve lombardė. Nė vitin 1071 ata pushtojnė tė gjitha provincat e jugut tė Italisė(Puglia-n Leēen, dhe Kalabrinė), tė cilat ishin territore nėn kontrollin e Bizantit. Trupat e Robert Giuscard-it dhe tė Bohemond-it kalojnė mespėrmes Adriatikut dhe pushtojnė Durrėsin. Arsyeja e kėtij interesi pėr Shqipėrinė ishte se ky vend paraqiste njė vlerė tė madhe strategjike. Nga njėra anė ishte njė portė pėr hyrjen nė zemrėn e perandorisė Bizantine dhe nga ana tjetėr, pėrbėnte njėrėn prej rrugėve mė tė njohura, qė ndiqnin kryqėzatat pėr tė mbėrritur nė tokėn e Shenjtė.
|
©
2003 Gazeta Panorama
|
Autori i Lajmit: Petrika
GROSI |