http://www.panorama.com.al/ 21/07/2005

Kėrkuan rivotim tė kutive nė zonat 79 dhe 50
Kolegji rrėzon pretendimet e LSI-sė dhe Ferdiand Ibrahimit

Me motivimin se ishte e pabazuar nė ligj dhe prova, Kolegji Zgjedhor i Gjykatės sė Apelit rrėzoi dje kėrkesėn e Partisė Lėvizja Socialiste pėr Integrim, e cila kishte kėrkuar rinumėrimin e votave nė proporcional nė zonėn nr. 79 nė Skrapar, zonė nė tė cilėn kandidoi kreu i kėsaj partie, Ilir Meta. Duke paditur vendimin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, nė pretendimin e LSI theksohej se kandidati Ilir Meta ka fituar rreth 1700 vota me shumė sesa partia e tij, gjė qė dėshmon se ka pasur gabime nė numėrimin e votave tė proporcionalit ose manipulim tė tyre. Ky ankimim ishte rrėzuar ndėrkaq edhe nga Komisioni Zonal Zgjedhor dhe KQZ. Por kėrkesa e bėrė nga pėrfaqėsuesit e LSI-sė ėshtė rrėzuar nga Kolegji Zgjedhor i kryesuar nga gjyqtarja Valdete Hoxha, e cila nė vendimin pėrfundimtar ėshtė shprehur se kėrkesa ėshtė e pabazuar nė ligj, duke vendosur ta lėrė nė fuqi vendimin e Komisionit Qendror tė zgjedhjeve. Po dje, Kolegji Zgjedhor ka rrėzuar edhe ankesėn e bėrė nga kandidati i Partisė Socialdemokrate, Ferdinand Ibrahimi, i cili ka kėrkuar kontestim tė zgjedhjeve nė zonėn nr. 50 nė Rrogozhinė, ku ai kandidonte si deputet. Edhe nė lidhje mė kėtė kėrkesė, Kolegji Zgjedhor i Gjykatės sė Apelit ėshtė shprehur dje se, ėshtė e pabazuar dhe nga ana e palės paditėse nuk ishin paraqitur prova tė mjaftueshme pėr tė vėrtetuar pretendimet e tyre. Kolegji vijoi edhe gjatė ditės sė djeshme me kundėrshtimet e kontestimeve tė kandidatėve tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, Ndue Marku, Aqif Haveriku, Ardian Mukaj dhe Afėrdita Numani. Nė ankimimet e tyre kontestoheshin vendimet e KQZ dhe kėrkohej rinumėrim, por Kolegji i rrėzoi si tė pambėshtetura nė ligj dhe pėr vonesė afati.

 

 
Faqe 5 - Politikė
zgjedhjet parlamentare
koalicioni
 

Rikthimi i pronės, “thembra e Akilit” nė negociatat mes demokratėve dhe republikanėve

 

PR bėn kompromis pėr pronat me PD

Garuli: S’diskutuam pėr ligjin 7501, por do tė ketė amendim pjesor
 
Blerina Sinani

Nė negociatat e djeshme me demo-kratėt, republikanėt e kanė lėnė mėnjanė kėrkesėn e tyre themelore pėr abrogimin e ligjit 7501, nė kompensim tė premtimit se maxhoranca e re do tė ndryshojė disa nene tė kėtij ligji, qė plotėsojnė njė pjesė tė kėrkesave tė ish-pronarėve.

Rishikimi i ligjit “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave” ėshtė diskutuar dje gjerėsisht mes pėrfaqėsuesve tė PR-sė, Garuli e Alibali dhe atyre tė PD-sė, Bode e Ruli. Thelbi i programit ekonomik tė PR-sė, tradicionalisht ėshtė mbėshtetur nė premtimin pėr rikthimin e plotė tė pronės tek pronarėt e vjetėr dhe pėr kėtė qėllim, nė vazhdimėsi ka kėrkuar rrėzimin e ligjit 7501, ligj i cili ka aktualisht konsensusin e PD-sė dhe PS-sė. Nė diskutimin e djeshėm mes PR-sė e PD-sė, thelbi i debatit ka qenė qėndrimi pėr pronėn, pėr shkak se ajo pėrbėn pikėn mė tė fortė tė programit politik tė kėsaj partie. PR ka kėrkuar plotėsimin e premtimit pėr pronarėt, por nuk ka kėmbėngulur nė rrėzimin e ligjit 5701, i cili njeh kompensimin e pronarėve, por jo rikthimin e plotė tė pronės. Nė debatin politik mes PR-sė dhe PD-sė ky problem mbetet thembra e Akilit, ndėrkohė qė diskutimi pėr postet duket se nuk ka pasur probleme.
Pra, dje ka mbetur jashtė negociatave tė zhvilluara ligji pėr tokėn, 7501, pėr tė cilin PR-ja ka kėrkuar prej kohėsh abrogim, ndėrsa PD-ja e ka kundėrshtuar me forcė. Sekretari i pėrgjithshėm i PR-sė, Garuli, ndėrsa pohon se nuk ėshtė folur pėr ligjin 7501, thotė se me PD-nė do tė diskutojnė pėr ato ēėshtja ku programet kanė pika tė pėrafėrta, duke ditur mjaft mirė se demokratėt nuk duan ta abrogojnė ligjin 7501. Nga ana tjetėr, edhe negociatori demokrat, Genc Ruli, pohon se nuk ėshtė folur pėr kėtė ligj tė tokės. Ai thekson se ėshtė folur pėr kthimin dhe kompensimin e pronave, qė sipas tij do tė rishikohet nė disa detaje, por nuk do tė ndryshohet nė thelb.

Kėrkesat e PR-sė
Nė negociatat e zhvilluara dje mes grupit negociator tė PD-sė, ku bėnin pjesė sekretari i pėrgjithshėm i PD-sė, Ritvan Bode, dhe Genc Ruli dhe grupit tė PR-sė, ku bėnin pjesė sekretari i pėrgjithshėm, Aleksandėr Garuli, dhe nėnkryetari, Neritan Alibali, njė vend tė veēantė kanė zėnė diskutimet nė lidhje me ligjin “Pėr kthimin dhe Kompensimin e Pronave”. Grupi negociator i PR-sė ka kėrkuar qė ky ligj tė rishikohet, pa dėmtuar programin e demokratėve”. Pėrfqėsuesit e kėtij grupi shprehen se kanė gjetur mirėkuptimin e grupit negociator tė demo-kratėve. Njė pikė ku mund tė shihet ky ligj, sipas Garulit, janė fermat nė zonat bregdetare, tė cilat u janė dhėnė firmave fantazmė dhe qė mund tė kthehen nė njė kontingjent pėr kompensim. Po dje janė zhvilluar negociata edhe me kreun e PBL-sė, Arian Starova. Palėt kanė rėndė dakord qė partia e tij tė pėrfaqėsohet nė njė post zv/ministri nė kabinetin e ardhshėm. Ndėrsa pėr postet e niveleve tė tjera do tė diskutohet nė negociatat qė do tė vijojnė gjatė javės.

 

Godo komenton negociatat mes PD-sė dhe PR-sė
“Ēėshtja e pronave s’ka dallime ligjesh”

Presidenti i nderit nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė PR-sė, Sabri Godo, ka komentuar dje negociatat mes republikanėve dhe demokratėve dhe faktin qė aty ėshtė diskutuar mbi ēėshtjen e pronave, si pikė programore e PR-sė. Godo ėshtė shprehur se nė negociatat, qė do tė mbėshteten mbi programin e PR-sė, njė vend tė veēantė do tė zėrė ēėshtja e pronave. Ai nuk bėri njė dallim mes ligjeve tė pronave, si ai i kompensimit tė tyre apo ligji 7501. Godo theksoi se, kur pėrmendet ēėshtja e pronės, e cila ėshtė pjesė e rėndėsishme e programit tė PR-sė, kėtu futen tė gjitha ligjet qė kanė tė bėjnė me kėtė ēėshtje dhe nuk mund tė ketė dallime. Edhe nė mbledhjen e fundit qė ka zhvilluar Asambleja e Pėrgjithshme e republikanėve ėshtė vendosur qė PR-ja do ta ketė si detyrė kryesore nė gjithė veprimtarinė e saj mbrojtjen e interesave tė pronarėve. Republikanėt kanė kėrkuar herė pas herė qė tė abrogohet ligji 7501.

 

Reagime ndėrkombėtare pėr PD
Kryeministri i Luksemburgut uron Berishėn pėr fitoren

Lideri demokrat Berisha ka marrė dje njė mesazh urimi nga kryeministri i Luksemburgut, Zhan Klod Junker, pėr fitoren nė zgjedhjet e 3 korrikut. Sipas njė njoftimi tė zyrės sė shtypit tė PD-sė, nė kėtė mesazh urimi kryeministri i Luksemburgut uron kreun e demokratėve nė emėr tė qeverisė sė Dukatit tė Madh tė Luksemburgut dhe nė emrin e tij personal, pėr fitoren legjislative tė 3 korrikut. “I dashur mik, nė emėr tė qeverisė sė Dukatit tė Madh tė Luksemburgut dhe nė emrin tim personal, dėshiroj t’ju transmetoj urimet mė tė sinqerta pėr fitoren tuaj legjislative tė 3 korrikut qė kaloi dhe ju uroj shumė suksese nė ushtrimin e funksioneve tuaja tė reja”, thotė kryeministri i Luksemburgut. Nga ana tjetėr, duke uruar shumė suksese nė ushtrimin e funksioneve tė reja qė Berisha do tė marrė sė shpejti, Junker shprehu besimin e tij se nėn drejtimin e Berishės, Republika e Shqipėrisė do tė konsolidojė demokracinė dhe do tė intensifikojė akoma mė shumė bashkėpunimin e saj tė ngushtė me organizatat euro-atlantike. “Duke pritur t’ju takoj sė shpejti, ju lutem pranoni sigurinė e konsideratės sime tė lartė”, thuhet mė tej nė mesazhin e urimit tė kryeministrit tė Luksemburgut, tė nxjerrė nga zyra e shtypit tė Partisė Demokratike.


 

http://www.shekulli.com.al/ 22/07/2005

Kolegji rrėzon 12 kėrkesa pėr rinumėrimin e proporcionalit

 

A. R

TIRANĖ - Kolegji Zgjedhor ka rrėzuar dje 12 apelimet e subjekteve zgjedhore LSI, LZHK dhe PAD, pėr tė rinumėruar votat e proporcionalit nė zona tė ndryshme zgjedhore. Vendimet e Kolegjit Zgjedhor, janė marrė dje njėra pas tjetrės, duke lėnė nė fuqi vendimin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, qė nuk i kishte pranuar ankesat e LSI-sė, LZHK-sė dhe PAD-sė, pasi ishin tė pabazuara nė Kodin Zgjedhor. Nė kėtė mėnyrė edhe vendimet e trupės sė Kolegjit Zgjedhor, po pasojnė vendimet e marra nga KQZ, e cila hodhi poshtė disa dhjetra kėrkesa pėr rinumėrim tė votave tė proporcionalit nė zona tė ndryshme, ku sipas subjekteve tė vogla parlamentare, pretendohet se janė vjedhur votat e tyre dhe u janė kaluar dy aleatėve tė PS-sė e PD-sė qė kanė marrė pėrqindjet mė tė larta nė kėto zgjedhje, PSD dhe PR. LSI i ka cilėsuar vendimet e KQZ-sė, si ligjėrim tė masakrės zgjedhore qė ėshtė bėrė nė proporcional. Ajo e ka akuzuar KQZ-nė si tė kriminalizuar. Ndėrkohė, LZHK ėshtė shprehur se pėr tė gjitha vjedhjet qė janė bėrė nė proporcional, do tė hartojė njė dosje tė plotė me dokumentacion tė saktė, tė cilėn do e pėrcjellė tek vėzhguesit e OSBE/ODHIR-it. Por KQZ, ka argumentuar gjatė vendimeve se Kodi Zgjedhor nuk parashikon procedurėn e rinumėrimit tė votave.

 


 

Kadare: Bisedat me Alinė nė '90-ėn

 

Shekulli

Shėnim
Ky letėrkėmbim midis presidentit Ramiz Alia dhe shkrimtarit Ismail Kadare, ėshtė botuar sė pari nė Francė, nė fillim tė vitit 1991, disa muaj pas vendosjes sė shkrimtarit nė kėtė vend. Letėrkėmbimi qė i pėrket fillimit tė vitit 1990, pėrbėn pjesėn e dytė tė librit “Nga njė dhjetor nė tjetrin”, botuar njėherėsh nė shqip dhe nė frėngjisht, nga shtėpia botuese “Fayard” nė Paris


Fragmente nga letra e Ismail Kadaresė dėrguar Ramiz Alisė, mė 3 maj 1990, para letrės sė njohur ku njofton vendimin pėr tė lėnė Shqipėrinė dhe tė cilės Ramiz Alia nuk iu pėrgjigj. Letra plotėsohet nga shėnime tė reja tė shkrimtarit qė botohen pėr herė tė parė

Letra e 1990 dhe shėnimet e 2005
tė Ismail Kadaresė pėr Ramiz Alinė


Kryetarit tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė, Tiranė

Shoku Ramiz!

(...) Po pėrfitoj nga ky rast pėr t’ju shprehur kėnaqėsinė dhe gėzimin me tė cilin unė, ashtu si edhe gjithė intelektualėt e tjerė krijues, kemi pritur masat qė morėn Plenumet e 9-tė e tė 10-tė dhe veēanėrisht fjalimin tuaj, pėr demokratizimin nė ekonomi, nė shoqėri dhe nė politikėn e jashtme. Gjithė intelektualėt e ndershėm, ashtu si mbarė shqiptarėt qė e duan vendin e tyre, ju mbėshtesin plotėsisht nė pėrpjekjet tuaja, pėr ta ngritur mirėqenien e kėtij populli e pėr ta demokratizuar edhe mė tej jetėn e tij. Kėto janė momente tė mėdha historike, vlera e tė cilave me kalimin e viteve do tė rivelohet pėrherė e mė shumė. Do tė mė lejoni qė nė emėr tė kėsaj dhe vetėm nė emėr tė kėsaj, t’ju shqetėsoj me disa mendime e shqetėsime qė mė kanė lindur mua si qytetar e si shkrimtar dhe qė besoj se janė nė mendjen e shumė njerėzve.

Kadare: Iluzioni im pėr Ramiz Alinė si “Gorbaēovi shqiptar”

(Nė njė shėnim tė mėvonshėm, tė botuar sė fundmi nė librin “Letėrkėmbim me presidentin”, Kadare e komenton kėtė paragraf duke shkruar: Nėn trysninė e ngjarjeve qė po ndodhnin nė botė e veēanėrisht nė ish-kampin socialist, nė vitet 1989-1990 nė dy Plenume tė njėpasnjėshme, Ramiz Alia, shef i partisė dhe i shtetit komunist shqiptar, premtoi reforma tė rėndėsishme pėr demokratizimin e Shqipėrisė. Ato zgjuan shpresa tė mėdha si brenda ashtu edhe jashtė Shqipėrisė, ē’ka bėri qė Ramiz Alia tė cilėsohej nga shumė njerėz si Gorbaēovi shqiptar. Rrjedha e pastajme, tregon se ky nuk ishte veēse njė iluzion. E ashtuquajtura pėrpjekje pėr demokratizim nuk ishte veēse njė manovėr, pėr t’i hedhur hi syve opinionit publik shqiptar si edhe botės sė jashtme. Ka njė hamendje tė mėvonshme se nė atė kohė krahu mė konservator i udhėheqjes komuniste shqiptare, kishte hyrė nė lidhje me puēistėt e ardhshėm sovjetikė, tė cilėt kontrollonin ndėrkaq Ministrinė e Jashtme e tė Brendshme. Ka gjasa qė qėndrim dyfytyrėsh lidhur me demokratizimin e vendit dhe afrimin me Perėndimin, tė ishte rrjedhojė e zotėrimit tė kėtij krahu si edhe fryt i kėshillave tė puēistėve, tė cilėt nuk e donin as njėrėn as tjetrėn. Puēistėt sovjetikė shpresonin qė pas marrjes sė pushtetit tė kthenin nė kampin socialist dy “delet e zeza”: Jugosllavinė dhe Shqipėrinė. Ende sot mbahet mend se si nė gusht tė vitit 1991, kur nga Moska u hap lajmi i parakohshėm i fitores sė puēistėve, Tirana ende komuniste, pėrjetoi njė natė ethesh ngazėllyese”.)

Kundėr individėve tė dhunshėm nė pushtet

Ndėrsa nga shumica absolute e popullit shqiptar, u prit me entuziasėm dhe pritet akoma demokratizimi i mėtejshėm i jetės sė vendit, ka patur njė grusht njerėzish qė nuk e deshėn dhe janė e do tė jenė, ndoshta gjer nė fund tė jetės sė tyre, kundėr tij. Vetė renditja e kėtyre forcave ėshtė kuptimplote:
Nė radhė tė parė, ata janė armiqtė e betuar tė kėtij kombi, tė tipit Arshi Pipa, i cili deklaroi para disa ditėsh se vendosja e marrėdhėnieve Shqipėri-SHBA, ėshtė mė shumė gjė e keqe se e mirė.
Sė dyti, janė shovinistėt serbė, pėr tė cilėt procesi i demokratizimit dhe hapat e rinj nė politikėn e jashtme tė Shqipėrisė, kanė qenė as mė shumė e as mė pak, njė ditė e vėrtetė zie. Sė treti, dhe kjo ngjan mė paradoksalja: janė dogmatikėt dhe konservatorėt shqiptarė kėtu brenda, ata qė, pėr interesa meskine, nuk duan tė bėhet asnjė ndryshim. Paradoksi ėshtė se kėta njerėz e paraqesin qėndrimin e tyre gjoja nga pozitat ultrarevolucionare (besnikėri ndaj vijės, etj.) dhe ndonėse, sado tė trashė tė jenė, e kanė kuptuar se qėndrimi i tyre koinēidon me armiqtė e Shqipėrisė, vazhdojnė tė kėmbėngulin nė kėtė qėndrim. Kjo tregon se ata janė krejtėsisht tė pasinqertė, pra e kanė humbur edhe shansin e fundit; tė konsiderohen budallenj (...)

Ja si shkelen tė drejtat e njeriut nga Ministria e Brendshme

Unė nuk kam ndonjė obsesion pseudo-intelektualist kundėr Ministrisė sė Brendshme dhe Policisė... Ėshtė tjetėr gjė qė mė shqetėson: fryma, psikoza qė po krijohen nė Ministrinė e Brendshme kohėt e fundit. Ėshtė e hidhur ta them, por unė mendoj se ju si kryetar i kėtij shteti tė rėndėsishėm, ndonėse tė vogėl, duhet ta dini tė vėrtetėn. Pra, fryma qė po krijohet ėshtė mė shumė e sėmurė se e shėndoshė. Njė frymė qė nuk premton asgjė tė mirė dhe qė, nė qoftėse nuk do tė merren masa, do tė ēojė nė pasoja fatale. Kohėt e fundit nė Ministrinė e Brendshme, disa kuadro po autosugjestionojnė veten e tyre dhe pastaj sugjestionojnė edhe tė tjerėt, se janė ata qė e mbajnė kėtė shtet nė kėmbė, se shteti pa ta do tė rrokulliset, se ata janė shpresa, shpėtimi, etj. (...) Njerėzit acarohen pėr disa shkaqe: ekonomike, tė strehimit, tė problemeve tė pėrditshme, etj. Por mė tė papranueshme se kėto, janė shkelja e tė drejtave njerėzore: rrahjet, arrestimet pa shkak, kėrcėnimet dhe fyerjet. Atė qė nuk kuptojnė organet e Punėve tė Brendshme ėshtė se kėto shkelje qė mund tė jenė duruar disi mė parė, tani janė bėrė absolutisht tė padurueshme pėr arsye qė dihen. Ndaj vazhdimi i tyre s’mund tė jetė veēse me pasoja tragjike. Organet e diktaturės kėrkojnė t’i pėrligjin kėto duke patur duar tė lira edhe mė tej. Ata kanė pėrhapur madje kudo formulimin se ‘Pėr veprime tė tilla na e ka dhėnė tė drejtėn Ramiz Alia”. Gjithė Shqipėria flet pėr rrahjet qė bėhen nė degėt e brendshme dhe nė polici, por jehona e kėsaj ėshtė vėshtirė tė mbėrrijė nė pėrmasat e vėrteta tek ju, sepse ata qė e kanė nė dorė ta sjellin atė, nuk janė tė interesuar ta sjellin ashtu siē ėshtė. Ata kujtojnė se duke i kėrcėnuar njerėzit e rrahur pėr t’i detyruar tė mos tregojnė, e kanė mbyllur burimin e pėrhapjes tė sė vėrtetės. Mirėpo e vėrteta ndėrkaq ka marrė dhenė. Dhe ajo ėshtė tepėr e trishtueshme. Si nėnkryetar i Kryesisė sė FDSH-sė, unė jam nė dijeni tė dhjetėra ankesave tė bėra nga qytetarėt, tė drejtat njerėzore tė tė cilėve janė shkelur nė mėnyrė flagrante. Po ju rendis kėtu vetėm disa emra tė sferave qė janė afėr krijimtarisė artistike: Hektor Pustina dhe Reis Ēiēo, tė dy asistentė-operatorė nė Kinostudio si edhe Ylli Beqiraj, piktor, janė rrahur dhe keqpėrdorur nga organet e Punėve tė Brendshme pa asnjė faj. Ata e kanė denoncuar kėtė nė mbledhje publike, pėrpara sekretarit tė KP-sė sė Tiranės, por nuk ėshtė ndėrmarrė asgjė, qoftė edhe pėr t’u kėrkuar ndjesė, pėrkundrazi janė vazhduar tė quhen rrugaēė.
Kur Fatmir Musaj, piktor nė Kavajė, ka protestuar pėr rrahjen e vėllait tė tij muzikant, ėshtė thirrur nė degė tė brendshme dhe ėshtė fyer e kėrcėnuar pėr ta mbyllur gojėn. Ilir Adili, ekonomist nė Transships, ėshtė mbajtur 36 orė nė arrest tė paligjshėm, ėshtė rrahur, kėrcėnuar dhe pas dhunės fizike i ėshtė nėnshtruar dhunės psikike. Nuk do tė vazhdoj me kėtė listė tė hidhur. Do tė ndalesha vetėm tek ky rast i fundit. Midis shfryrjeve histerike tė punonjėsve tė Drejtorisė sė Brendshme tė Tiranės gjatė keqtrajtimit tė Ilir Adilit, kanė qenė edhe sharjet kundėr “shkrimtarėve dhe intelektualėve tė tipit I. Kadare, qė duan ta shesin Shqipėrinė te imperializimi amerikan”. Kėto formulime janė bėrė prej punonjėsve tė sigurimit Hodo Hodaj dhe Gėzim Bejko.
Duke mos patur ndonjė obsesion pėr Ministrinė e Brendshme, dėshiroj t’ju them se unė s’kam patur gjithashtu, ndonjė respekt pėr tė, ngaqė prej vitesh e kam ditur qėndrimin e saj tė keq dhe absurd ndaj meje. Ka njėzet vjet pėr shembull, qė letrat e mia hapen rregullisht prej kėsaj Ministrie, por kjo s’mė ka shqetėsuar asnjėherė. ... Dhe kjo, jo pėr ndonjė rasye trimėrie tė pazakontė, por thjesht sepse di tė dalloj njė mekanizėm tė shtetit nga shteti nė pėrgjithėsi dhe di gjithashtu se, nė punėt e mekanizmave shtetėrore, sado tė pėrparuar tė jenė shtetet, ka pėrherė gjėra absurde. (...) Unė nuk e njoh zėvendėsministrin e Punėve tė Brendshme, Zylyftar Ramizin, por pėr tė flitet mė zi se kudo. Ėshtė e mundur qė populli shqiptar tė ketė humbur sensin e bonsensin politik sa tė bėjė akuza tė plota, me fjalė tė tjera, tė urrejė pa arsye dhe tė dojė pa arsye? (...) Ėshtė njė bisedė e pėrgjithshme nė Shqipėri se Zylyftar Ramizi merr pjesė edhe vetė, me njė zell tė shquar, nė rrahjet e njerėzve, se ėshtė frymėzuesi kryesor i kėsaj psikoze tė sėmurė pėr tė cilėn fola mė lart, se ėshtė njė nga acaruesit kryesorė tė njerėzve. (nė njė shėnim tė mėvonshėm qė i shtohet librit tė sapobotuar, Kadare shkruan: Zylyftar Ramizi, shef i Sigurimit famėkeq tė Shtetit. I shkarkuar katėr muaj pas kėsaj letre. Nė procesin gjyqėsor pas rėnies sė komunizmit, ku u dėnua me burg tė pėrjetshėm, u pėrpoq tė hakmerrej kundėr autorit tė letrės, duke pėrhapur shpifje pėr tė, shėnim i vitit 2005).
Kam patur rastin ta njoh mirė drejtorin e pėrgjithshėm tė policisė Dilaver Bregasin, i cili sapo ka mbaruar e ka reklamuar punimin e tij “shkencor”, “Pėrdorimi i policisė pėr shpėrndarjen e turmave”. Jam habitur gjithmonė se si ky falsifikator ordiner, i cili kur ka qenė kryetar i hetuesisė sė Tiranės, ėshtė pėrpjekur tė kurdisė njė proces kundėr meje, ka bėrė njė karrierė kaq tė shpejtė dhe i ėshtė besuar njė post kaq delikat. (...) Pėr njė kohė tė gjatė me mbrojtjen e ligjshmėrisė nė Presidiumin e Kuvendit Popullor, ėshtė marrė Spiro Koleka. Kam qenė deputet nė atė kohė dhe kur ka qenė fjala pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njėrėzve, ai jo vetėm nuk bėnte asgjė, por shpesh bėnte tė kundėrtėn. Dhe kjo, nė njėfarė mase, ishte e logjikshme pėrderisa djali i tij, qė punonte si hetues nė Ministrinė e Brendshme, shquhej si njė kriminel sadist, kundėr tė cilit mė kot ishin bėrė ankesa. (Njė vajzė studente krejtėsisht e pafajshme, e rrahur me shkop hekuri prej tij, jeton ende nė Tiranė me jetėn e shkatėrruar pėrgjithmonė, ndėrsa ky farė kuadri, nuk di pėr ē’merita, punon tani nė Ministrinė e Jashtme). Rita Marko qė ka zėvendėsuar S/Kolekėn, gjithashtu nuk ka asnjė koncept pėr drejtėsinė. Ėshtė kjo, njė nga arsyet qė njerėzit nuk i duan kėta tipa drejtuesish... Unė ju kėrkoj ndjesė, madje shumė, qė po ju shqetėsoj me gjėra kaq tė hidhura. Por ju i keni hapur njė horizont tė ri kombit shqiptar, dhe nė emėr tė kėtij horizonti, qė ai tė mos errėsohet, tė mos ngushtohet, tė mos mbyllet, ne tė gjithė, tė gjithė qytetarėt e kėtij vendi, kemi pėr detyrė t’ju ndihmojmė e t’ju mbėshtesim. (...)
Kombi shqiptar ėshtė me ju, sepse me ju ėshtė e ardhmja. Ky komb kupton shumė gjėra dhe nė gjėrat themelore ėshtė i pagabueshėm. Ashtu siē e shpėrblen me mosdashuri mosdashurinė, ashtu nė kujtesėn e tij dhe nė zemrėn e tij tė madhe, di t’i ruajė pėrherė ata qė e deshėn, qė punuan pėr tė, qė punuan jo pėr ta mėrzitur, jo pėr ta sfilitur, por pėrkundrazi pėr ta shėndoshur, pėr ta gėzuar, pėr ta bėrė tė lirė. Ju e keni kėtė fat. Me ju ėshtė e ardhmja. Me ju ėshtė Shqipėria.

Me respekt
Ismail Kadare
Tiranė, 3 maj 1990

(Titujt dhe mestitujt janė tė gjithė redaksionalė)


Fragment nga pėrgjigjia e ish-presidentit Ramiz Alia pėr Ismail Kadarenė, nė maj tė vitit 1990, ku i tėrheq vėmendjen pse nuk pėrmend fjalėn “parti”, pėr komplimentat superlativė nė drejtim tė tij, dhe ku e akuzon si inatēi. Perceptimet e reja tė shkrimtarit pėr tėrheqjen e Ramiz Alisė nga roli historik i “shpėtimtarit” si Gorbaēovi nė Rusi, dhe replika e fundit me Ramiz Alinė pėr “Koncert nė fund tė dimrit”


Kadare: E vėrteta pėr bisedat e
mia “tė hapura” me Ramiz Alinė


I dashur Ismail,

Mora letrėn tėnde tė datės 3 maj 1990. I zėnė me punė nuk pata mundėsi tė tė shkruaja mė shpejt. Jo se ti prisje pėrgjigje, por se unė kisha disa gjėra pėr tė thėnė. Unė kam folur gjithnjė hapur me ty. Edhe tani kėshtu do tė flas.

Kadare: E vėrteta pėr bisedat e
mia “tė hapura” me Ramiz Alinė

(kėtu Ismail Kadare shton njė shėnim tė botuar nė librin ‘Letėrkėmbim me presidentin” duke shkruar: Presidenti nė krye tė letrės sė tij, pėrmend diēka qė nuk mund tė quhet e pavėrtetė, por aq sa s’mund tė quhet e vėrtetė plotėsisht. Ėshtė e dėshmuar shumė herė se rrahja e mendimeve dhe e temave tabu me Ramiz Alinė, bėhej e mundur edhe pėr shkak tė natyrės sė tij. Nė rrethin e njerėzve qė e njihnin zotėronte mendimi se, ndryshe nga shumica e udhėheqėsve, qė ishin tė pagdhendur, tė pabesė ose shpirtkazmė (e sė shumti i kishin tė trija bashkė), presidenti pranonte kėsi bisedash, pa e tradhėtuar bashkėbiseduesin. Por, siē u tha mė lart, kjo nuk ishte dhe kurrsesi nuk mund tė ishte, veēse nė njė farė shkalle e vėrtetė. Askush nuk mund tė ishte aq naiv sa tė priste njė sinqeritet tė plotė prej njė presidenti komunist, i cili edhe sikur tė mos donte, ishte i detyruar tė mbronte krimet e regjimit, nė rastin mė tė paktė t’i mbulonte e nė rastin mė tė keq, t’i vazhdonte ato. Ndėrkaq, s’duhet harruar se njė pjesė e “bisedave tė hapura” kishin ndodhur nė vitet 1988-1989, pėrpara rėnies sė murit tė Berlinit. Nė atė kohė, gjithė bota i kishte kthyer sytė nga Gorbaēovi, ndonėse edhe ai nuk ishte veē presidenti i njė regjimi tė bazuar nė krim. Nė kėtė sfond iluzioni pėr Ramiz Alinė si njė “Gorbaēov shqiptar”, ishte kėrkesa pozitive qė bota shqiptare i drejtonte atij, si e vetmja shpresė imediate nė horizont. Ėshtė thėnė disa herė se nėse Ramiz Alia do tė pranonte kėtė rol, fati i Shqipėrisė do tė ndryshonte kryekėput. Falė asaj qė Shqipėria s’kishte asnjė lidhje e asnjė detyrim ndaj kampit sovjetik, ajo, sado paradoksale tė dukej, kishte shansin tė afrohej e para me botėn prerėndimore. Dihet tashmė qė rolin e afrimit mė 1988 e mori Gjermania Federale, e cila duhet tė jetė tmerruar nga dyfytyrėsia e komunistėve shqiptarė, ata qė nga njė anė bėnin sikur e donin afrimin e nga ana tjetėr e prishnin pabesisht.
Ėshtė ende i pasqaruar roli vendimtar qė ka luajtur nė kėtė histori KGB-ja ruse, gjithmonė e pranishme nė Tiranė, me misionin kryesor: ndalimin e afrimit tė Shqipėrisė me Evropėn. Mendohet se kjo prani dhe ky mision vazhdojnė ende sot nė Shqipėri, mė aktivė se kurrė.
Vitet e fundit nuk ishte sekret pėr askėnd se nė zyrėn e Ramiz Alisė, tė gjitha bisedat regjistroheshin. Nuk ėshtė sqaruar ende, se ky rregull ka qenė vėnė prej atij vetė, apo ėshtė kėrkuar prej atij “krahu konservator” (herė tė vėrtetė, e herė virtual), qė pasi e kishte akuzuar si liberal, e kontrollonte pėr ta mbajtur nė fre. Fakti qė mikrofonin pėr regjistrimin e bisedave, presidenti e vinte nė veprim me dorėn e vet, nė sytė e bashkėbiseduesit, ėshtė shpjeguar, ashtu si mjaft sjellje tė tij, dy mėnyrash. e para negative, si njė trysni ndaj tjetrit, e dyta, pozitive si paralajmėrim pėr tė qenė i kujdesshėm.
Ėshtė dyshuar, jo pa arsye, se biseda qė pėrmendet nga tė dy palėt nė kėtė letėrkėmbim, tė jetė dėgjuar dhe komentuar nga tė tjerėt, gjė qė shpjegon ndryshimin drastik tė tonit nė kėtė pėrgjigje tė tij, pas sė cilės ,autori i letrės, e ka ndier veten parimisht tė tradhėtuar. Shėnim i vitit 2005)

Letra nuk mė la pėrshtypje tė mirė, jo pėr paragrafėt “e zymtė”, por pėr shpėrthimin inatēi ndaj atyre forcave qė ti i quan konservatore dhe pėr lavdet superlative nė adresėn time. Tė kuptohemi: Unė nuk marr nė mbrojtje asnjė forcė regresive, nga ēdo anė qė tė paraqitet, ashtu si nuk i ndal pėr zot asnjė shkeljeje tė ligjshmėrisė nga punonjės tė ndryshėm tė policisė e tė ēdo organi shtetėror. Kėto janė tė dėnueshme dhe shteti ynė nuk ka hezituar as heziton nė ēdo kohė t’i dėnojė. Pėr rastet qė mė shkruan, kam ngarkuar tė hetohet. Por nga kėto raste tė pėrqendrohet tėrė meraku yt vetėm tek “konservatorėt’, duke harruar fare anėn tjetėr, reaksionin e huaj dhe tė atė tė brendshėm qė pėrpiqet tė na shtyjė drejt mohimit tė lirisė e tė pavarėsisė si popull dhe tė vetvetes si komunistė, e them hapur, mė shqetėsoi. Ndėrsa konkluzionin se njė “frymė e pėrgjithshme kundėr inteligjencės ėshtė duke u pėrpunuar nė Ministrinė e Brendshme, e quaj tė gabuar, madje tendencioze.
Pėr sa u pėrket lavdeve nė adresėn time, mos harro njė gjė, shoku Ismail, se ēdo gjė qė bėjmė lidhet me Partinė, me forcėn e menēurinė e saj.

Kadare: Ndrojtja e Ramiz Alisė

(Kadare ndėrhyn sėrish me njė shėnim tė kohėve tė fundit, pėr tė sqaruar kėtė paragraf, duke shkruar: Nė kėtė pasazh ndihej droja e presidentit pėr iluzionin qė kanė vėnė njerėzit mbi tė. Kjo droje shprehet si shqetėsim pėr harrimin ose nėnvleftėsimin e rolit tė Partisė. Por edhe kjo fsheh njė frikė edhe mė tė madhe: harrimin ose nėnvleftėsimin e diktatorit tė vdekur. Ka gjasė qė Ramiz Alia tė jetė akuzuar drejtpėrdrejt ose tėrthorazi se po ndėrton kultin e vet nė dėm tė ish-diktatorit. Krahu mė konservator i udhėheqjes komuniste nėn drejtimin e vejushės sė tiranit, kishte krijuar njė pėrgjim e njė psikozė tė sėmurė kundėr gjithēkaje qė mund tė kėrkonte njė shmangie nga vija e Enver Hoxhės. Pėr t’i kujtuar gjithkujt se nuk do tė ketė asnjė zbutje nė vijė, u shtua represioni bashkė me dėnimet, ridėnimet brenda nė burg dhe pushkatimet. Kėshtu, nėn drejtimin e drejtėpėrdrejtė tė familjes Hoxha dhe sipas traditės sė mirėfilltė staliniste, u shpik i ashtuquajturi ‘grup armiqėsor i inxhinerėvė tė naftės”. Inxhinierė si Vasil Xhaēka pėrfunduan nė burg, kurse inxhinieri Enriko Veizi qė ishte njėkohėsisht shkrimtar e intelektual i shquar, u pushkatua. Me kėtė dėnim regjimi dha njė mesazh tė qartė: nuk do tė ketė asnjė shmangie nga vija e Enver Hoxhės. Thėnė ndryshe: do tė derdhet pėrsėri gjak. Nga gjithė letra e presidentit, por sidomos nga pasazhe si ky, kuptohet qartė se ai refuzon, madje me nervozizėm e tmerr, rolin qė i propozohet si zbutės i represionit, shėnim i vitit 2005”

Partia na mėsoi, ajo na frymėzoi, ajo na dha guximin tė mos trembemi nga asnjė furtunė. Unė e ēmoj vlerėsimin e popullit: (kam marrė shumė letra e telegrame, kolektive e personale). Si edhe vlerėsimin tėnd, por personalisht nuk bėra ndonjė gjė tė veēantė, as nė Plenumin e 9-tė tė KQ-tė Partisė, as nė tė 10-tin. (...) U ndala nė kėtė ēėshtje jo pėr t’u treguar “parimor”, por sepse mė tėrhoqi vėmendjen fakti qė nė letrėn tėnde me mbi 3 mijė fjalė, nuk ndesha asnjėherė fjalėn Parti... Kjo gjė mė ra nė sy edhe nė intervistėn qė para disa kohėsh i dhe “Zėrit tė Rinisė”. Mundet tė jetė pėrpjekje pėr tė mos qenė formal, mund tė jetė thjesht harresė! Po nė kėto kohė, reaksioni (jo konservator) sugjeron mohimin e Partisė Komuniste, aq sa nėn kėtė presion po ndryshohen edhe emrat e Partive dhe emėrtime te Republikave, as harresa, as kujdesi pėr tė mos qenė formal nuk i shėrben luftės sonė pėr mbrojtjen e pavarėsisė, nuk i shpėrben as procesit tė revolucionarizimit tė jetės e demokratizimit tė gjithanshėm tė saj. Pa Partinė, pa socializmin, s’mund tė ketė Shqipėri tė lirė e sovrane. Pra, as demokraci pėr popullin.
Lexova kėto ditė me shumė vėmendje intervistat qė mjaft shokė tanėt u dhanė korrespondentėve tė huaj. Pyetjet e tė huajve orientoheshin vetėm te liria e shprehjes, e botimit, tek ekzistenca ose jo e pėrēarjes nė udhėheqje, te vazhdimėsia apo shkėputja nga trashėgimia e Enver Hoxhės, etj, etj. Synimi i tyre ėshtė i qartė. Por nė pėrgjigjet e shokėve tanė (qė nė tėrėsi ishin korrekte), sipas mendimit tim, nė raste tė tilla, mė shprehimisht duhet tė evidentohet vija dhe qėndrimi i Partisė, pa fshehur ekzistencėn e sja. Mund tė duket formale, por nė kėto kohė, jo. (...)
Vepra jote i ėshtė kushtuar mbrojtjes sė atdheut, lirisė e pavarėsisė sė tij. Luftės heroike tė Partisė sone tė shokut Enver Hoxha, pėr tė ruajtur sovranitetin tonė (kujtoj “Gjeneralin”, “Kėshtjellėn”, “Dimrin e Madh”, “Pėrse mendohen kėto male”, “Shqiponjat fluturojnė lart”, “Koncert...”- tė falenderoj pėr botimin frėngjisht qė mė dėrgove, etj, etj.) Mos harro as atė ē’ka bėrė shoku Enver pėr ty, as anėsinė time nė favorin tėnd. Madje, nėse tė shkruaj kėshtu hapur, pa shumė “diplomaci”, kjo ka lidhje me ato marrėdhėnie miqėsore qė ekzistojnė mes nesh, por edhe i nisur nga ai kujdes qė Partia vazhdimisht ka treguar pėr Kadarenė, tė cilin e kemi dashur dhe e duam shkrimtar tė madh, po e po, por edhe luftėtar konsekuent pėr ēėshtjen e Partisė e tė popullit.

Kadare: Ramiz Alia, jo
serioz kur flet pėr veprat e mia

(kėtu sėrish Ismail Kadare ndėrhyn me njė shėnim tė kohėvė tė fundit duke shkruar: Pėr ta kuptuar se sa pak serioz ėshtė presidenti kur flet pėr vlerėsimin qė u ėshtė bėrė disave prej kėtyre veprave e sidomos pėr frymėn e tyre “militante, edukuese, patriotike, komuniste”, etj, mjafton tė pėrmendim fatin e shembullit mė tė fundit tė cituar, romanin “Koncert nė fund tė dimrit”. Nė njė denoncim tė fshehtė qė mban datėn 17 korrik 1983, shkruar nga ish-kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve e Artistėve, Dritėro Agolli, dhe dėrguar Komitetit Qendror (pra Enver Hoxhės dhe vetė Ramiz Alisė) midis tė tjerash thuhet: “Romani ėshtė njė satirė dhe pėrqeshje me komunizmin dhe idetė e tij, ėshtė njė ironi dhe tallje nga pozitat e njė liberali evropian. Bashkė me ironinė pėrzihet zymtėsia e gjendjes, shkarkime, arrestime, burgosje. Ky ėshtė njė cinizėm i ngjashėm me atė qė pėrmendin gazetarėt e huaj, qė i lexojnė nė buletinė te verdha. Ironizohen edhe dokumentet e Partisė dhe veprat e shokut Enver. Romani jo vetėm qė ėshtė i pabotueshėm dhe i pandreqshėm, por thellėsisht i gabuar ideologjikisht”. Ky denoncim, i miratuar nga Komiteti Qendror, pra nga vetė Ramiz Alia, e ndaloi romanin ”Koncert nė fund tė dimrit”, pėr pesė vite tė tjera, shėnim i vitit 2005)

Nuk e kuptova polemikėn tėnde me Arshi Pipėn nėpėrmjet “Zėrit tė Amerikės”. Ishte e dobėt dhe nga pozita mbrojtėse. (...) Tė shkrova hapur, sepse e di qė edhe ty tė pėlqen mė mirė qė gjėrat tė thuhen pa doreza. Por kam edhe njė arsye tjetėr: dėshiroj qė kushdo, populli e intelektualėt tanė, si dhe opinioni publik jashtė, tek Ismail Kadareja tė mos shohin njė njeri qė herė bėn njė kritikė pėr sigurimin ose sistemin gjyqėsor e herė pėr dogmatikėt e mediokrėt nė fushėn e arteve, por tė shohin njė shkrimtar komunist qė nė kėto kohė tė vėshtira, lufton bashkė me Partinė pėr mbrojtjen e lirisė sė atdheut dhe zhvillimin e socializmit nė Shqipėri. Pėr askėnd nuk duhen lėnė akuivoke.

Shumė tė fala

Ramiz Alia
Tiranė, mė 21 maj 1990

 

 
http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm 22/07/2005
 
 
Zbulohen letrat e shkrimtarit drejtuar ish-presidentit nė maj `90
 
Kadare-Alia: Letėrkėmbimi pėr fundin e regjimit
Morava akuzon ish-kreun e Lidhjes Shkrimtarėve

 

Letėrkėmbim me presidentin" ėshtė libri mė i ri i Ismail Kadaresė i hedhur dje nė libraritė shqiptare nga shtėpia Botuese "Onufri". Megjithėse i shpėrndarė afėr orėve tė mesditės, nė disa nga libraritė e Tiranės, ka pasur interes tė madh nga lexuesit pėr ta blerė. Libri me 78 faqe, pėrmbledh 3 letra tė gjata kėmbyer mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe presidentit shqiptar nė ato vite ('90 dhe '91) Ramiz Alia. Letra e parė i ėshtė dėrguar Ramiz Alisė nga Kadare me datėn 3 maj 1990, afro 2 muaj pas njė interviste nė "Zėrin e Rinisė", ku kishte trajtuar shumė ēėshtje nga detaje te letrės pėr Presidentin. Ekzaktėsisht 18 ditė pas kėsaj letre Presidenti Alia, i pėrgjigjet shkrimtarit pėr tė gjithė detajet, shqetėsimet dhe sugjerimet, qė ai kishte shtruar nė letrėn e 3 majit. Mė tej, pas kėsaj pėrgjigje, me 23 tetor, kur shkrimtari Ismail Kadare kishte vendosur tė qėndronte pėrfundimisht nė Francė, i dėrgon njė tjetėr letėr Presidentit tė Shqipėrisė Ramiz Alisė, ku thirrjet dhe sugjerimet pėr ndryshimin e sistemit janė tė qarta e tė hapura. Nė kėtė letėr ai i shkruan Alisė se ka vendosur tė qėndrojė nė Francė dhe po ashtu tė gjitha arsyet e largimit tė tij nga Shqipėria. Letra ėshtė botuar nė kėtė libėr e treta nė rradhė sipas rrjedhės kronologjike. Mė tej, vetėm njė ditė pas kėsaj letre tė tretė, Kadare jep njė deklaratė publike ku rrėfen largimin e tij nga Shqipėria. Po ashtu kjo deklaratė ėshtė botuar nė librin Letėrkėmbim me Presidentin sė bashku me intervistėn e dhėnė pėr "Zėrin e rinisė" me 21 mars 1990. Gazeta ka shkeputur disa pasazhe nga letra e parė e shkrimtarit Ismail Kadare dėrguar presidentit Alia si dhe disa pasazhe nga pėrgjigjja e Presidentit. Tė tre letrat janė pajisur me shėnime nga vetė shkrimtari, duke dhėnė shpjegime pėr shumė momente e detaje qė lidhen me ēėshtje pėrtej atyre rreshtave.


Shkruan Ismail Kadare
…Mua s'mė shqetėson as shkopi prej gome, tek i cili disa shohin mishėrimin e diktaturės dhe as vendosmėria e policisė kundėr kriminelėve, rrugaēėve, banditėve e hajdutėve. Madje do tė thosha se me ta Policia ėshtė treguar jo pėrherė e rreptė. Ėshtė tjetėr gjė qė mė shqetėson: fryma, psikoza qė po krijohen nė Ministrinė e Brendshme kohėt e fundit. Eshtė e hidhur ta them, por unė mendoj se ju si kryetar i kėtij shteti tė rėndėsishėm, ndonėse tė vogėl, duhet ta dini tė vėrtetėn. Pra, fryma qė po krijohet ėshtė mė shumė e sėmurė se e shėndoshė…
…Shumica e njerėzve, qė janė tė acaruar sot nė vendon tonė, nuk janė tė tillė ngaqė kėrkojnė kthimin e bejlerėve dhe borgjezisė, pėrkundrazi acarohen kur hijet e bejlerėve e tė borgjezisė i shikojnė tė shfaqen te kuadrot e sotėm. Njerėzit acarohen pėr disa shkaqe: ekonomike, tė strehimit, tė problemeve tė pėrditshme etj. Por mė tė papranueshme se kėto janė shkelja e tė drejtave njerėzore: rrahjet, arrestimet pa shkak, kėrcėnimet dhe fyerjet. Atė qė nuk kuptojnė organet e Punėve tė Brendshme ėshtė se kėto shkelje, qė mund tė jenė duruar disi mė parė, tani janė bėrė absolutisht tė padurueshme pėr arsye qė dihen. Ndaj vazhdimi i tyre s'mund tė jetė veēse me pasoja tragjike. Organet e diktaturės kėrkojnė t'i pėrligjin kėto pėr tė patur duart tė lira edhe mė tej. Ata kanė pėrhapur madje kudo formulimin se "Pėr veprime tė tilla na e ka dhėnė tė drejtėn Ramiz Alia". Gjithė Shqipėria flet pėr rrahjet, qė bėhen nė degėt e brendshme dhe nė polici, por jehona e kėsaj ėshtė vėshtirė tė mbėrrijė nė pėrmasat e vėrteta tek ju, sepse ata, qė e kanė nė dorė ta sjellin atė, nuk janė tė interesuar ta sjellin ashtu siē ėshtė….
…Si nėnkryetar i Kryesisė sė FDSH-sė unė jam nė dijeni tė dhjetėra ankesave tė bėra nga qytetarėt, tė drejtat njerėzore tė tė cilėve janė shkelur nė mėnyrė flagrante. Po ju rendis kėtu vetėm disa emra tė sferave qė janė afėr krijimtarisė artistike:
Hektor Pustina dhe Reiz Ēiēo, tė dy asistentė operatorė nė Kinostudio, si dhe Ylli Beqiraj, piktor, janė rrahur dhe keqpėrdorur nga organet e Punėve tė Brendshme pa asnjė faj…
…Ilir Adili, ekonomist nė Tranships, ėshtė mbajtur 36 orė nė arrest tė paligjshėm, ėshtė rrahur, kėrcėnuar dhe pas dhunės fizike i ėshtė nėnshtruar dhunės psikike. Nuk do ta vazhdoj mė kėtė listė tė hidhur. Do tė ndalesha vetėm tek ky rast i fundit. Midis shfryrjeve histerike tė punonjėsve tė Drejtorisė sė Brendshme tė Tiranės gjatė keqtrajtimit tė Ilir Adilit kanė qenė edhe sharjet kundėr "shkrimtarėve dhe intelektualėve tė tipit I.Kadare, qė duan ta shesin Shqipėrinė te imperializmi amerikan". Kėto formulime janė bėrė prej punonjėsve tė sigurimit Hodo Hodaj dhe Gėzim Bejko. Duke mos patur ndonjė obsesion pėr Ministrinė e Brendshme, dėshiroj t'i them se unė s'kam patur gjithashtu ndonjė respekt pėr tė, ngaqė prej vitesh e kam ditur qėndrimin e saj tė keq dhe absurd ndaj meje. Ka njėzet vjet, pėr shemull qė letrat e mia hapen rregullisht prej kėsaj Ministrie, por kjo s'mė ka shqetėsuar asnjėherė. Madje mė ka shqetėsuar aq pak, saqė ndonėse nė takimin me ju, pėr tė cilin ju jam aq mirėnjohės, unė ju thashė aq shumė gjėra delikate, kėtė gjė harrova t'jua pėrmend…


Tiranė 3 maj 1990
Shkruan Ramiz Alia
Letra nuk mė la pėrshtypje tė mirė, jo pėr paragrafėt e zymtė, por pėr shpėrthimin inatēi ndaj atyre forcave, qė ti i quan konservatore dhe pėr lavdet superlative nė adresėn time. Tė kuptohemi: Unė nuk marr nė mbrojtje asnjė forcė regresive, nga ēdo anė qė tė paraqitet, ashtu si nuk i dal zot asnjė shkeljeje tė ligjshmėrisė nga punonjės tė ndryshėm tė policisė e tė ēdo organi shtetėror. Kėto janė tė dėnueshme dhe shteti ynė, nuk ka hezituar as heziton nė ēdo kohė qė t'i dėnojė. Pėr rastet qė mė shkruan kam ngarkuar tė hetohet. Por nga kėto raste tė pėrqendrohet tėrė meraku yt vetėm te konservatorėt, duke harruar fare anėn tjetėr , reaksionin e huaj dhe atė tė brendshėm, qė pėrpiqet tė na shtyjė drejt mohimit tė lirisė e tė pavarėsisė si popull dhe tė vetvetes si komunistė, e them hapur, mė shqetėsoi. Ndėrsa konkluzioni se "njė frymė e pėrgjithshme kundėr inteligjencės ėshtė duke u pėrpunuar nė Ministrinė e Brendshme, e quaj tė gabuar, madje tendencioz.
Pėr sa u pėrket lavdeve nė adresėn time, mos harro njė gjė, shoku Ismail, se ēdo gjė qė bėjmė, lidhet me partinė, me forcėn e menēurinė sė saj.(12) Partia na mėsoi, ajo na frymėzoi, ajo na dha guximin tė mos trembemi nga asnjė furtunė. Unė e ēmoj vlerėsimin e popullit...
U ndala nė kėtė ēėshtje jo pėr t'u treguar"parimor", por sepse mė tėrhoqi vėmendjen fakti qė nė letrėn tėnde me mbi 3 mijė fjalė nuk ndesha asnjėherė fjalėn Parti. Madje edhe kur pėrmenden Plenumet e 9-tė e tė 10-tė as nė kėtė rast nuk specifikohen qė janė tė Komitetit Qėndror tė Partisė. Kjo gjė mė ra nė sy edhe nė Intervistėn qė para do kohėsh i dhe "Zėrit tė Rinisė". Mund tė jetė pėrpjekje pėr tė mos qenė formal, mundet tė jetė thjeshtė harresė….
Vepra jote i ėshtė kushtuar mbrojtjes sė atdheut, lirisė e pavarėsisė sė tij, luftės heroike tė partisė sonė e tė shokut Enver Hoxha pėr tė ruajtur sovranitetin tonė (kujtoj "Gjeneralin…", "Kėshtjellėn", "Dimrin e madh", "Pėrse mendohen kėto male", "Shqiponjat fluturojnė lart", "koncert…"(14) - tė falenderoj pėr botimin nė frėngjisht qė mė dėrgove/ etj, etj). Kjo tė nderon, jo vetėm si shkrimtar, por mbi tė gjitha si luftėtar, si patriot, si komunist. Veprėn tėnde e do populli dhe e ka vlerėsuar gjithnjė Partia. Mos harro as atė ē'ka bėrė shoku Enver pėr ty, as anėsinė time nė favorin tėnd. Madje nėse tė shkruaj kėshtu hapur, pa shumė "diplomacy", kjo ka lidhje me ato mardhėnie miqėsore qė ekzistojnė mes nesh, por edhe i nisur nga ai kujdes qė Partia vazhdimisht ka treguar pėr Ismail Kadarenė, tė cilin e kemi dashur dhe e duam shkrimtar tė madh, po e po, por edhe luftėtar konsekuent pėr ēėshtjen e partisė e tė popullit.
Nuk e kuptova polemikėn tėnde me Arshi Pipėn nėpėrmjet "Zėrit tė Amerikės". Ishte e dobėt dhe nga pozita mbrojtėse. Ashtu siē bėn tėrė reaksioni ndėrkombėtar ndaj Partisė dhe Shqipėrisė, provokatori A. Pipa nė intervistėn e vet kėrkonte qė ti tė distancohesh nga Enver Hoxha, tė mohosh veprėn tėnde, militantizmin tėnd...
Tiranė 21 maj 1990
(Shifrave ne kllapa 12 dhe 14 u korespondojnė shpjegime nė fund tė librit nga I. Kadare)

 

 http://www.ballkan.com/
Foto e Dites
“Replikat mes Ismail Kadaresė dhe Ramiz Alisė”
 

Autori i Lajmit: Petrika GROSI
Detaje tė reja dhe fakte mjaft interesante qė botohen pėr herė tė parė nė Shqipėri do tė pėrmbajė libri “Letėrkėmbim me Presidentin”, qė bėn fjalė pėr korrespondencėn mes Ismail Kadaresė dhe Ramiz Alisė. Mė tepėr pėr kėtė libėr, detaje mbi pėrmbajtjen dhe faktet e reja qė ai sjell nė dritė pėr mbarė publikun shqiptar, tregon mes tė tjerash nė intervistėn e dhėnė dje ekskluzivisht pėr gazetėn “Ballkan”, drejtori i botimeve “Onufri”, Bujar Hudhri, i cili prej 10 vitesh boton ekskluzivisht nė gjuhėn shqipe tė gjitha veprat e shkrimtarit tonė tė madh.
-Ēdo tė thoshte z.Hudhri nė lidhje me politikat e librit qė janė ndjekur nga ministria e Kulturės pėr gjithė kėto vite?
Politika e ndjekur prej MKRS ka qenė jo pak anormale dhe kjo besoj ka shpjegimet e veta, por unė gjithmonė e kam konsideruar veten si njė botues i cili ka marrė njė iniciativė private pėr tė realizuar ato pasione dhe ėndrra qė kam pasur dikur. Janė kėto pasione, ato qė mundėsuan ruajtjen e vlerave tė kulturės sonė kombėtare dhe nga kolegėt e tjerė. Nuk besoj se ministria e ka pasur problemin e librit, botuesve dhe lexuesit si njė prioritet tė vetin. Pėr sa i pėrket pasojave qė vijnė nga njė politikė jo e menduar mirė, kėto po i vuajmė tė gjithė sė bashku. Ministri i ardhshėm duhet t’i ketė mirė parasysh kėto vėshtirėsi, tė cilat mund tė konstatohen fare lehtė mes njė ballafaqimi tė shkrimtarėve, botuesve dhe tregut. Ministria duhet tė heqė dorė nga mbėshtetja e botuesve nė veēanti siē ka ndodhur deri mė tani dhe pėr kėtė pėrvoja qoftė rajonale, apo dhe europiane, nuk mungon.
-Ndodh qė botohen autorė tė panjohur fare, me vlera tė diskutueshme dhe njėkohėsisht, bėhet dhe super-reklamė pėr ta. Si mund tė ndalohet kjo ngritje nė kult e antivlerės?
Nuk jam pėr ndalimin e kėtyre reklamave pasi dhe po tė duam nuk i ndalojmė dot pėr shkak se jetojmė nė njė shoqėri tė hapur, ku secili zgjedh armėt e veta pėr tė realizuar njė synim dhe nė kėtė rast, pėr ta ēuar librin nė duart e lexuesit. Mendoj se kjo propagandė qė shpesh shoqėrohet me antivlera dhe duket sikur ėshtė njė simbiozė e saj ėshtė nė tė drejtėn e gjithsecilit qė tė zhvillohet, sikundėr mendoj se lexuesi ynė qė ka njė shije vėrtetė pėr t’u pasur zili, do tė dijė ta evidentojė se kush ėshtė vlera e vėrtetė dhe kush antivlera.
-Nga ēfarė udhėhiqeni nė politikat e botimeve tuaja?
Librat qė botoj mendoj mė parė se do t’i vlejnė kulturės, njerėzve, do tė jetė pėr ta njė gjė e ēmuar dhe njė kontribut. Gjithsesi ne nuk mund tė themi se nė punėn tonė nisemi pa kurrėfarė prognoze, ose qė i nėnshtrohemi spontanitetit. Pėrvoja na bėn qė nė kėtė numėr tė madh botimesh tė “Onufrit” tė kemi sa mė pak firo dhe kjo ėshtė njė tipar qė dallon botuesin serioz nga tė tjerėt.
-Si arritėt ju qė tė bėheshit njė botues i madh?
Rruga pėr t’u bėrė botues serioz nė Shqipėri ėshtė shumė e vėshtriė, nė radhė tė parė ėshtė e tillė sepse tė mund tė japėsh libra me vlerė, vepra qė e meritojnė tė botohen, tė gjitha kėto nuk vijnė tė shoqėruara me para. Nga ana tjetėr ke shumė ndėrhyrje dhe presione nga autorė tė ndryshėm tė cilėt do tė ishin tė gatshėm tė paguanin pėr tė botuar vepra qė kanė bėrė ata vetė apo tė afėrmit e tyre. Pėr t’u mbrojtur nga zhytja nė mediokritet dhe rreziku pėr tė sjellė vepra qė s’do ta meritonin kėtė gjė, zgjova rrugėn tjetėr duke financuar vetė librat tė cilėt botoj dhe duke i paguar kėta autorė pa asnjė subvencion nga shteti. Ndjej se kam bėrė diēka tė mirė, tė qendrueshme dhe katalogu i “Onufrit” e dėshmon kėtė. Kam gabuar shumė pak nė zgjidhjen e autorėve pėr botim, pasi secilit do t’i dhimbsej qė ta hedhė kot paranė e tij, ndėrkohė qė shumė tė tjerė botojnė me lekėt e autorėve dhe nuk pyesin pėr cilėsinė apo vlerat qė sjell libri. Mediokriteti qė ka lulėzuar nė letėrsinė shqipe lindi nga kjo aleancė e shėmtuar e botuesve tė pandėrgjegjshėm me autorėt sharlatanė, ku njėra palė paguan pėr tė parė librin e saj tė dalė nė dritė dhe tjetra e boton veprėn veē pėr hir tė pareve pa marrė parasysh asgjė tjetėr. Nuk jam kundėr faktit qė autorėt duhet tė paguajnė, por kjo tė vlente vetėm nė rastin e botimeve specifike dhe jo pėr letėrsinė qė pėrhapet nė masė tė gjerė lexuesish. Nėse sot ka njė kaos dhe njė mungesė hirearkie vlerash letrare, kjo krijohet pikėrisht nga fenomeni qė parathashė.
-Lidhjet tuaja me shkrimtarin Ismail Kadare?
Kėtė vjeshtė mendoj tė organizoj njė bilanc tė veprimtarisė sė “Onufrit” me shkrimtarin tonė tė madh pasi ky ėshtė dhe viti i dhjetė i bashkėpunimit mes nesh. Ka qenė njė rrugė e gjatė, e vėshtirė, e lodhshme, por ishte pėr mua njė shkollė e vėrtetė dhe njė fat i madh qė tė merrem me Kadarenė nė dy aspekte; E para, nė publikimin e veprės sė tij tė njė cilėsie shumė tė lartė, e cila u vlerėsua edhe njėherė me njė ēmim shumė tė rėndėsishėm si ky i fundit nė Edinburg dhe e dyta, marrėdhėniet me Kadarenė si shkrimtar. Tė gjithė botuesit e sotėm vijmė nga profesione tė ndryshme dhe pothuajse askush nga ne nuk ka qenė mė parė drejtues i njė shtėpie botuese. Nė kėtė rast, komunikimi me Kadarenė, eksperienca e tij dhe vizioni europian qė ka, mė kanė ardhur shumė nė ndihmė mua si botues. Ēka ėshtė e rėndėsishme kėtė vit pėr mua nė raport me Kadarenė janė tre librat e rinj nė zhanre tė ndryshme qė do tė dalin; njė libėr qė hyn nė ciklin e dokumentarit, vepra e dytė ėshtė poetike dhe e treta proza. Tek libri “Letėrkėmbim me Presidentin”, tė cilin do e nxjerrim pėr koinēidencė kėto ditė, mendoj se ne si shtėpi botuese jo vetėm qė hapim njė kolanė pėr libra tė tillė dokumentarė, por kjo vepėr nė vetvete ėshtė njė model se si duhet tė shikohet historia. Pavarėsisht se ka kaluar njė kohė e gjatė, ėshtė e nevojshme qė libra tė tillė tė shkruhen sa mė shumė, me njė vetdije tė autorėve tė cilėt duhet tė jenė sa mė tė saktė dhe tė mos marrin pėrsipėr tė flasin pėr gjėra qė s’kanė ndodhur dhe pėr fakte qė nuk i kanė parė. Kėtu duhet seriozitet sepse mbi bazėn e kėtyre librave tė sotėm do tė shkruhet nesėr historia.
-Kur janė bėrė publike pėr herė tė parė kėto fakte pėr letėrkėmbimin e Kadaresė dhe Ramiz Alisė?
Ishte viti 1991 kur nė Francė, Kadareja botoi librin me titull “Nga njė dhjetor nė tjetrin”, vetėm pak muaj pasi kishte lėnė Shqipėrinė. Aty shkrimtari jep panoramėn e vendit tonė nė vitet ’90, por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja dhe kurioze pėr lexuesin, mbetet pjesa e tretė e kėtij libri, qė ėshtė dhe bėrthama e librit tė ri, “Letėrkėmbimi me Presidentin”. Siē kuptohet tashmė, kjo pjesė merret me letėrkėmbimin mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe presidentit tė atėhershėm, Ramiz Alia. Gjithėsej janė dy letra dhe dy pėrgjigje, nė tė cilat duket qartė shqetėsimi i shkrimtarit tonė tė madh pėr vonesėn e demokratizimit tė jetės nė Shqipėri. Nė letrėn e parė Kadare shfaq dhe njė shpresė se Ramiz Alia do ta bėnte tė mundur njė demokratizim dhe reformim tė strukturave nė vendin tonė, por pas pėrgjigjes sė Alisė, Kadare kupton qė ėshtė e kotė tė mbahet shpresa dhe ishte e pamundur qė ai regjim tė ndryshonte natyrėn e vet. Kėshtu, nė letrėn e dytė Kadareja e ka bėrė shumė mė tė qartė idenė e tij, e jo vetėm dėshirėn, por domosdoshmėrinė qė Shqipėria kishte pėr tė kaluar nė demokraci. Shkrimtari insiston me njė farė nervozizmi dhe letrėn e dytė tė tij e shoqėron edhe njė deklaratė ku ai shpall botėrisht se e lė Shqipėrinė pėr arsye politike, por qė njė ditė,kur nė vend tė hynte demokracia ai do kthehej prapė. Diēka tjetėr interesante pėr kėtė libėr qė botohet pėr herė tė parė nė Shqipėri janė shėnimet qė e shoqėrojnė, ku gjendet shėnime dhe tė vitit 2005, ku bie nė sy kthjelltėsia, gjakftohtėsia, arsyeja e fortė. Janė shėnime qė mbėshteten mbi tė dhėna sekrete arkivore, si p.sh. Pėr herė tė parė ai paraqet nė kėtė libėr njė denoncim qė bėhet pėr romanin “Gjakftohtėsia” prej Lidhjes sė Shkrimtarėve, i cili quhej anti-parti, kundėr Kinės, kundėr socializmit, ndėrkohė qė Partia thoshte se kjo vepėr ka shėrbyer pėr edukimin e masave, etj. pra me njė fjalė ndihet mungesa totale e seriozitetit tė treguar nga regjimi ndaj Kadaresė. Kadare e ka gjetur kėtė denoncim dhe ėshtė nė shėnimet e kėtij libri, ku lexuesi do ta gjejė patjetėr. Nė kėtė libėr do tė jetė dhe njė intervistė e Kadaresė dhėnė pėr gazetėn.

Data e Publikimit: 21/07/2005

 
http://www.sot.com.al/
Berisha meets Pollo and Godo for ministerial posts
After the negotiations held with the ally parties by the negotiator group of the Democratic Party led by the deputy-chairman Josefina Topalli, the General Secretary Ridvan Bode and member of the leadership of Genc Ruli, yesterday it was the turn of the coming Prime Minister of the country Sali Berisha to discuss tźte-ą-tźte with the representatives of closest allies of DP, Genc Pollo and Sabri Godo.The meeting was held out of the sight of journalists, in Hotel Sheraton, meanwhile none of the protagonists gave any detail about the subject of the discussion. From secure sources has been told that the discussion was focused on the new governing cabinet and on the names that will represent respective ministries. It has been told the hottest argument of the discussion was the involvement of left allies, when it is already known that reformers and the number one of the republicans Sabri Godo are against this collaboration, Godo even declared that left allies are robbers and cannot be treated like colonels. May be this was the reason of the participation of the head of the Democratic Party in this meeting. Negotiations of the head of DP follow up previous meetings conducted by the negotiator group of DP. During previous meetings has been told the topic of discussion has been about the representation on Berisha’s cabinet of the winning parties in ministerial and deputy-ministerial posts, while the parties that have not done any negotiations with DP would be represented on the third level of government. Berisha will announce the composition of the cabinet by the end of next week. Although, the ministerial posts that will have the ally parties are not declared publicly yet, the Democratic Party expressed that the New Democratic Party and the Republican Party will occupy an important position in the coming government led by Berisha. Sources specify that DP offered to the head of NDP, Genc Pollo the post of the Ministry of Integration, to the head of the RP, Fatmir Mediu the post of the Ministry of Defense, whereas the Ministry of Environment will be given to the head of the Agrarian Environmental Party, Lufter Xhuveli, while it is not revealed the ministry allocated to the Human Rights Union Party yet. The negotiating process is not closed yet and the Republican Party, which is the closest ally of the Democratic Party, is not satisfied with an important governing post in the coming cabinet of Berisha, because according to the General Secretary of RP, Aleksander Garuli representation of RP with one minister and two deputy-ministers is minimal. Whereas the reformers so far have not got any ministerial post, though from sources inside the Democratic Party has been told the NDP will receive the post of the Ministry of Integration and the post of the deputy-speaker of the Albanian Parliament.
 
 

Berisha, takon Pollon dhe Godon pėr postet ministrore

Image Mentor HOXHA Pas negocimeve tė para, tė bėra me aleatėt nga grupi negociator i Partisė Demokratike, tė kryesuar nga nėnkryetarja e Partisė Demokratike, Jozefina Topalli, sekretari i Pėrgjithshėm, Ridvan Bode dhe anėtari i Kryesisė, Genc Ruli, kėtė radhė ka qenė vetė kryeministri i ardhshėm, Sali Berisha, i cili dje, ka biseduar kokė mė kokė me aleatėt mė tė ngushtė tė PD-sė, Genc Pollon dhe Sabri Godon. Takimi ėshtė bėrė nė hotel Sheraton, larg syve tė gazetarėve, ndėrkohė qė asnjėri nga protoganistėt e takimit nuk ka dhėnė ndonjė detaj, nė lidhje me tematikėn e bisedės sė tyre. Nga burime tė sigurta mėsohet se, biseda ėshtė pėrqėndruar rreth kabinetit tė ri qeveritar dhe rreth emrave qė do tė pėrfaqėsojnė ministritė pėrkatėse, pa u lėnė nė harresė, pėrfshirja nė qeveri dhe qeverisje e partive tė tjera aleate.Mėsohet se gjatė kėtij takimi, pika mė e nxehtė ka qenė ajo, e pėrfshirjes sė aleatėve tė majtė nė kabinetin e ri qeveritar, kur tashmė dihet qė reformatorėt dhe numri njė i republikanėve, Sabri Godo, janė shprehur kundra kėtij bashkėpunimi, madje Godo ka arritur deri atje sa aleatėt e majtė i ka quajtur robber, ndaj nuk duhet tė trajtohen si kolonelė. Ndoshta kjo, ka qenė dhe arsyeja qė nė takim ka marrė pjesė, vetė drejtuesi mė i lartė i selisė blu. Negociatat e kreut demokrat me aleatėt, pasojnė takimet e zhvlluara mė parė nga grupi negociator i Partisė Demokratike, tė kryesuar nga Sekretari i Pėrgjithshėm, Ridvan Bode, nėnkryetarja, Jozefina Topalli dhe anėtari i Kryesisė Genc Ruli. Gjatė negociatave tė para ėshtė mėsuar se biseda e takimeve ka qenė pėrfaqėsimi i partive fituese nė qeverinė e Berishėsn nė nivel ministror dhe ndėrministror. Ndėrkohė. qė partitė aleate qė nuk kanė zhvilluar negociata, do tė pėrfaqėsohen nė nivele tė treta dhe do tė jetė, vetė Sali Berisha, ai qė nė fund tė javės sė ardhshme do tė zyrtarizojė kabinetin e tij.
Por ndėrkohė qė nuk ėshtė bėrė publik asnjė emėr mėsohet se, janė ndarė postet dhe janė gjetur edhe emrat e 14 ministrave, qė do tė drejtojnė Shqipėrinė nė katėr vitet e ardhshme, ndonėse negociatat nuk kanė mbaruar, pasi pritet qė tė hėnėn tė nisė negocimi mes pėrfaqėsuesve tė PD-sė dhe pėrfaqsėuesve tė Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut. Gjithsesi, ndonėse deri tani nuk janė bėrė publike postet qė do tė kenė aleatėt nė qeverinė e re, Partia Demokratike ėshtė shprehur se, Partia Demokrate e Re dhe Partia Republikane do tė kenė njė vend tė rėndėsishėm nė kabinetin e drejtuar nga Berisha. Burimet saktėsojnė se, kreut tė reformatorėve, Genc Pollos, i ėshtė propozuar posti i Ministrit tė Integrimit, kreut republican, Fatmir Mediut, posti i Ministrit tė Mbrojtjes, ndėrsa Ministria e Mjedisit do t’i jepet kreut tė Partisė Agrare Ambientaliste, Lefter Xhuvelit, ndėrkohė qė nuk ėshtė zbuluar akoma Ministria qė i ėshtė lėnė Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut. Negociatat ende nuk janė shpallur tė mbylluara dhe pėr republikanėt ėshtė gjetur skema e pėrfaqėsimit me njė ministėr tė rėndėsishėm nė kabinetin Berisha. Sipas Sekretarit tė Pėrgjithėm tė PR-sė, Aleksandėr Garuli, Partia Republikane konsiderohet aleati mė i afėrt me PD-nė, ndaj pėrfaqėsimin e PR-sė me njė ministėr dhe dy zėvendėsministra e quan minimal. Ndėrsa reformatorėt, deri tani nuk kanė marrė ndonjė post ndonėse nga burime brenda Partisė Demokratike ėshtė mėsuar se do tė marrin ministrinė e Integrimit dhe postin e nėnkryetarit tė parlamentit. Reformatorėt, duket se nuk janė tė kėnaqur, pasi kėrkojnė pėrfaqėsim mė tė gjerė nė nivel ministror dhe ndėrministror. Nėnkryetari i Partisė Demokrate tė Re, Nard Ndoka, shprehet se, reformatorėt akoma nuk kanė marrė ndonjė ministry, por janė nė kuadrin e negocimeve, ndėrkohė qė pėrfshirjen e partive tė majta nė kabinetin Berisha e quan jo tė domosdoshėm, pasi tė djathtėt i kanė votat pėr tė qeverisur. Negociatat priten tė pėrfundojnė nė fund javės, ku pritet tė bėhen publike nga Berisha edhe ministrat e tij.