Komisionet zgjedhore, mbeten jashte Ilir Meta dhe Leka Zogu
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur listen e plote
te 6 partive politike qe do te kene te drejten te propozojne anetare ne
Komisionet Zonale Zgjedhore per zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2005. Reagojne
ashper LSI dhe LZHK: "Dy partite me te medha shqiptare po bejne lojra
politike dhe kerkojne te perjashtojne te gjithe konkurentet e tjere"
Renato KALEMI
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur listen e plote te partive politike qe
do te kene te drejten te propozojne anetare ne Komisionet Zonale Zgjedhore per
zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2005. Ne kete menyre, institucioni me i larte
zgjedhor i ka hapur zyrtarisht rrugen ngritjes se ketyre komisioneve, te cilat
kane pergjegjesine kryesore per shperndarjen e mandateve te deputeteve, sipas
rezultateve te zgjedhjeve te ardhshme. Ne baze te Kodit te ri Zgjedhor, KQZ
vendosi qe Partia Socialiste, Demokratike, SocialDemokrate, Bashkimi per te
Drejtat e Njeriut, Partia Demokrate e Re si dhe ajo Republikane, te kene te
drejten per te paraqitur propozimet e tyre per anetare te KZZ-ve.
Nderkaq, nga mundesia per te bere propozime te tilla, jane privuar dy
formacionet me te reja politike te nismuara kohet e fundit ne vendin tone,
Levizja Socialiste per Integrim dhe Levizja per Zhvillim Kombetar. Te dy
levizjet, te drejtuara nga Ilir Meta (LSI) dhe Leka Zogu (LZHK), tashme u kane
dhene fund perpjekjeve disamujore per te zene vend ne komisionet vendore te
zgjedhjeve. Megjithese, ato e kundershtuan menjehere vendimin e marre nga
anetaret e KQZ-se, Kodi Zgjedhor e kishte percaktuar qe me pare perberjen e
KZZ-ve, duke i lene jashte te dyja keto levizje politike. Renditja e partive
sipas ketij Kodi, behet mbi bazen e numrit te votave qe ka marre secila parti ne
zgjedhjet per Kuvendin te vitit 2001. "Per zbatimin e ligjit nuk
do te kete asnje lloj hezitimi apo refuzimi, ne rastin me te keq. Ligji e ka
percaktuar mjaft qarte se cilat parti do te propozojne anetare per KZZ-te",
nenvizoi gjate mbledhjes se djeshme, Kryetari i KQZ-se, Ilirjan Celibashi.
Por, nga ana tjeter Partia "Levizja e Legalitetit" ka pretenduar edhe
njehere se ne kundershtim te plote me ligjin, po u hiqet e drejta per te pasur
nje anetar ne cdo KZZ te Republikes se Shqiperise. Sipas PLL-se, dy partite me
te medha shqiptare po bejne lojra politike dhe kerkojne te perjashtojne te
gjithe konkurentet e tjere me te vegjel te tyre, nga gara per zgjedhjet e
ardhshme.
Nderkohe, Kodi i ri Zgjedhor percakton se KZZ-te duhet te ngrihen ne perputhje
me rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve te fundit per Kuvendin e Shqiperise,
jo me shpejt se 8 muaj dhe jo me vone se 6 muaj, perpara perfundimit te mandatit
te Kuvendit. Tashme, pritet qe ne nje nga mbledhjet e ardhshme te KQZ-se, te
hidhet edhe shorti, qe do te "vendose" perkatesine politike te
anetarit te shtate te KZZ-ve. Te drejten per kete marre pjese ne short e kane
vetem Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, te cilat ne varesi te rezultatit
te ketij shorti, do te kene mundesine te kryesojne secila nga 50 zona zgjedhore
ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Moisiu, ngushellime te Hysenaj, Ceku e Spahia
E Merkure, 26 Janar 2005 http://www.korrieri.com/
residenti i Republikes, Alfred Moisiu, ka zhvilluar
pasditen e djeshme nje seri vizitash ngushellimi ne familjet e zyrtareve te
larte dhe deputeteve. Fillimisht, Kreu i Shtetit ka vizituar shtepine e familjes
Hysenaj per te shprehur ngushellimet per humbjen e ish-drejtorit te Sherbimit
Informativ Kombetar, Kujtim Hysenaj. Presidenti ka ngushelluar familjaret e
Hysenajn per humbjen e parakohshme, ndersa ka vleresuar figuren dhe punen e
ish-shefit te sherbimit sekret. Edhe pak dite me pare, ne mesazhin e tij, pas
homazheve per te ndjerin, Kreu i Shtetit shkroi ne Librin e Ngushellimeve se
"ndarja e parakohshme e Z. Kujtim Hysenaj eshte nje humbje e nje njeriu me
vlere per shtetin shqiptar". "Ai (Kujtim Hysenaj) me pervojen,
energjine, perkushtimin e patriotizmin e tij, diti te vendose kete sherbim te
rendesishem ne rruge ligjore", perfundoi Presidenti.
Nderkohe, gjate pasdites se djeshme, Moisiu ka vizituar edhe banesen e Kryetarit
te Kontrollit te Larte te Shtetit, Robert Ceku, per ta ngushelluar per humbjen e
te atit. Te njejten gje, Presidenti ka bere edhe ne nje vizite te trete, ate ne
shtepine e Kryetarit te Partise "Levizja e Legalitetit", Ekrem Spahia.
Legalistet, lufta e ftohte me Leka Szogun
E Diele, 23 Janar 2005 http://www.korrieri.com/
Levizja per Zhvillim Kombetar
dhe Partia "Levizja e Legalitetit" nuk arrijne ende te shfaqen te
njesuar ne prag te zgjedhjeve parlamentare, duke u ndeshur per problemet
organizative. Leka Zogu i shkruan PLL-se: "Te bashkepunojme me qellim
krijimin e degeve te Levizjes neper rrethe"
Armando META
Levizja per Zhvillim Kombetar e Leka Zogu dhe Partia "Levizja e
Legalitetit" nuk po arrijne ende te shfaqen si nje trup i njesuar ne prag
te zgjedhjeve parlamentare. Problemet midis tyre nuk kane te bejne me anen
politike, por me ate organizative. Perpjekja, nga nje ane e drejtuesve te
larte te LZHK-se per te mbeshtjellur ne nje levozhge subjektet perberese te
kesaj Levizje, sic eshte edhe PLL, si dhe rezistenca nga ana tjeter e krereve
legaliste per te mos u shperbere si subjekt politik nga pikepamja organizative,
mesohet se ka krijuar jo pak tensione. Perplasjet midis drejtuesve te larte te
LZHK-se dhe te PLL-se, jane bere me te dukshme dhe ne deshtimin ne ndonje rast
te formesimit te degeve te Levizjes neper rrethe. Rasti
me i fresket eshte ai i Durresit.
Nisur nga kjo panorame, si dhe ne perpjekje per te shkrire akujt e krijuar,
metonjesi per Fronin Mbreteror dhe njekohesisht Kryetari i LZHK-se, Leka Zogu,
nepermjet nje mesazhi, i ka kerkuar dje Komitetit Drejtues (KD) te PLL-se dhe
kryetareve lokale te kesaj partie, qe te bashkepunojne me qellim krijimin e
degeve te Levizjes neper rrethe. Ne kete mesazh, Leka nenvizon gjithashtu edhe
rendesine e ketij momenti politik si nje "faze kryesore e LZHK-se".
Nga ana tjeter edhe drejtuesit me te larte te Legalitetit, mesohet se e kane
vleresuar mesazhin ne fjale. Kryetari i PLL, Eqerem Spahiu, e konsideroi kete
moment te politikes si historik, pasi "Mbreti Leka I ka inicuar dhe
drejton LZHK-ne".
Gjithashtu, pjesemarresit kane vleresuar se duhet nje fryme e thelle
bashkepunimi midis krereve te LZHK-se ne qender dhe drejtuesve te PLL-se ne
qender dhe ne baze, ne menyre qe procesi i krijimit te degeve te Levizjes te
jete i suksesshem. "Bazuar ne faktin qe PLL eshte pjesa me e qenesishme e
LZHK, eshte detyra jone te angazhohemi seriozisht dhe te kontribuojme
maksimalisht per suksesin e ketij koalicioni per te arritur objektivat
strategjike te percaktuar nga Mbreti Leka, i cili ne mbledhjen e zgjeruar te
LZHK me 10 gusht 2004, ka thene se nuk do te kete kompromise me njerez qe jane
te korruptuem, nuk do te kete kompromise me njerez te djegur perpara opinionit
publik", nenvizohet ne udhezimin per deget e strukturat e PLL. Duke
cituar kete fraze, shihet qartazi se kreret e PLL po perpiqen te leshojne
mesazhin se nuk do te bejne tolerime ndaj disa figurave qe ne emer te LZHK,
sipas tyre, "po perpiqen rishtazi te riciklohen ne politike, duke
nencmuar PLL dhe qe kane bere kompromise me pushtetin socialist".
Drejtuesit e PLL-se kane deklaruar se krahas forcimit te strukturave te
partise se tyre do te kontribuoje per ndertimin dhe organizimin e strukturave
te LZHK-se, duke bere te qarte se marrdheniet midis ketyre dy subjekteve do te
jete partneriteti dhe jo shkrirje. Kjo perforcohet me shume, po te kihet
parasysh se ne deklaraten e legalisteve, nxjerr pas mbledhjes se KD,
nenvizohet se "PLL ka ngritur qysh sot siparin e fushates elektorale".
-------------------------------
22.01.2005 http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm
Faqe 6 – Politikë
Lëvizja
e drejtuar nga Leka Zogu tregohet skeptike nga ftesa e Berishës për bisedime
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e iniciuar
nga pretendenti i fronit mbretëror, Leka I nuk do të pranojë alaenca
paraelektorale me Partinë Demokratike.
Ftesës jozyrtare të kreut demokrat, Sali Berisha për rishqyrtimin e marrëdhënieve
mes të djathtëve, LZHK-ja duket se ia ka prerë vazhdimësinë. Megjithatë,
ky qëndrim mbetet një vendim i mëparshëm i LZHK-së dhe ftesa e re për
aleanca nga PD-ja, nuk ka kaluar diskutimin në forumet e lëvizjes. Deputeti i
LZHK-së, Dashamir Shehi ka theksuar dje se deklarata të tilla si ajo e Berishës,
janë miklime dhe jo propozime konkrete. Pavarësisht nga synimet e PD-së,
sipas Shehit, LZHK-ja ka një angazhim të qartë për të konkurruar e vetme në
zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Disa herë kreu i kësaj lëvizjeje, Leka I
ka argumentuar kundërshtinë për aleanca parazgjedhore. Sipas tij, LZHK-ja është
një lëvizje që qëndron mbi partitë dhe nuk hyn në koalicione parazgjedhore,
por do të shohë rrugët e bashkëpunimit pas daljes së rezultateve zgjedhore.
Kundërshtimi
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar duket se do ta refuzojë ftesën e PD-së për
t’u ulur në një tryezë bashkëpunimi. Një nga arsyet, përveçse idesë së
daljes së vetme në zgjedhje, duket se LZHK-ja kërkon propozime konkrete për
t’u ulur në tryezë. Dhe kjo do të thotë një platformë mbi bazën e të
cilit do të ecin bisedimet e ardhshme, ndërkohë që demokratët mendojnë të
ulen në tryezë për të parë mundësitë e alencave të mëpastajme. Kjo
arsye mendohet të jetë një nga problemet në marrëdhëniet mes dy forcave
opozitare, qoftë edhe për faktin se PD-ja ka qenë indiferente që në fillim
ndaj alternativës së LZHK-së, sapo ajo u shpall si lëvizje politike.
Versioni i fundit
Nëse LZHK-ja do të mbetet në pozicionimin kundër bashkëpunimit
paraelektoral me forcat e tjera të opozitës, duket se për të djathtët
mbetet versioni i fundit, i ndarjes në dy kampe. Njëri prej tyre do të jetë
aleanca PD-PR-PDR (edhe kjo për t’u konfirmuar si e tillë në terma konkrete)
dhe kampi tjetër do të mbledhë forcat e vogla opozitare nën siglën e
koalicionit shumëpartiak Lëvizja për Zhvillim Kombëtar. Ky i fundit do të drejtohet nga vetë
pretendenti i fronit, Leka I.
Mediu: LZHK-ja, lëvizje
e keqideuar
Kryetari republikan, Fatmir Mediu duket se nuk
është shumë optimist për atë që do të ofronte Lëvizja për Zhvillim Kombëtar,
në kuadër të koalicionit parazgjedhor opozitar. Sipas tij, LZHK-ja është një
formacion i ideuar keq, pa ndonjë ide të rëndësishme. “Nuk besoj se të
djathtët do të dëmtohen në elektoratin e tyre nga Lëvizja për Zhvillim
Kombëtar”, ka theksuar Mediu, ndërsa fokusohej në aleancat e mundshme që
do të sillnin fitoren e opozitës në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.
Njëkohësisht, Mediu ka qenë një nga përkrahësit e idesë së bashkëpunimit
edhe me demokratët e reformuar të Genc Pollos, duke përshëndetur një
koalicion mes tyre. Gjithsesi, partia e tij mbetet aleati më i ngushtë i
demokratëve, por aleancat konkrete mes tyre ende nuk kanë një platformë
konkrete.