http://gazetametropol.com/
Javėn tjetėr fillon nė PD pėrzgjedhja pėr emrat e ministrave
23 Korrik  Berisha pėrfundon bisedimet me aleatėt, ja postet qė do tė pėrfitojnė partitė e koalicionit

Nė qeverinė Berisha deri tani duket se katėr ministri do tė drejtohen nga aleatėt, ndėrsa vetė PD do tė ketė 10 portofole ministrash nė kabinetin qeveritar. Genc Pollo, nė Ministrinė e Integrimit, Fatmir Mediu nė Ministrinė e Mborjtjes, Lufter Xhuveli nė Ministrinė e Bujqėsisė dhe Vangjel Dule i pėrfolur pėr Ministrinė e Shėndetėsisė pritet tė jenė katėr ministrat nga partitė aleate qė do tė drejtojė Berisha. Ndėrsa PBL dhe PDK duket se do tė pėrfaqėsohen nė nivel zėvendėsministrash. Kreu demokrat u shpreh dje se Partia Demokratike do ta ketė gati qeverinė e re qė nė mbledhjen e parė tė parlamentit. Pėr kėtė arsye, kreu i PD ka marrė nė dorė vetė negociatat me kryetarėt e partive tė tjera aleate dhe tė qendrės, bisedime qė pritet tė mbarojnė javėn e ardhshme. Pas pėrfundimit tė bisedimeve, pritet njė fazė tjetėr bisedimesh dhe vendimesh, por kėtė herė brenda partisė sė tij. Nė kėtė fazė, kreut tė PD i duhet tė pėrballet dhe me qejfmbetjet e personave brenda partisė, pretendentė pėr postet ministrore. Burime brenda PD shprehen se deri mė tani Berisha nuk i ka komunikuar askujt nga emrat e pėrfolur nė media pėr postin qė do tė ketė nė qeverinė e ardhshme, duke u pėrqėndruar mė sė shumti nė negociatat me aleatėt. Vetė kreu i PD pat deklaruar se pėrbėrja e qeverisė dhe kohėzgjatja e formimit tė saj do tė varen nga bisedimet e koalicioneve. Ndėr emrat e pėrfolur pėr kabinetin Berisha janė ata tė Bamir Topit si ministėr i Rendit, Genc Ruli si ministėr i Ekonomisė, Besnik Mustafaj nė postin e ministrit tė Jashtėm, Besnik Aliaj si ministėr i Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit etj. Gjithsesi, asgjė nuk mbetet e sigurtė deri nė pėrfundimin e listės pėrfundimtare nga vetė Berisha.

Kryeministėr Sali Berisha

Ministria e Integrimit, Genc Pollo PDR

Ministria e Mbrojtjes, zv/kryeministėr Fatmir Mediu PR

Lufter Xhuveli, Ministria e Bujqėsisė, PAA

Vangjel Dule, Ministra e Shėndetėsisė PBDNJ ?

Tė papėrcaktuara

Ministria e Drejtėsisė

Ministria e Punėve tė Jashtme

Ministria e Financave

Ministria e Ekonomise

Ministria e Energjetikės, Transporttit dhe Telekomunikacioneve

Ministria e Rendit dhe Pushtetit Vendor

Ministria e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale

Ministria e Arsimit dhe Shkencės

Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve

Ministria e Rregullimit tė Territorit, Turizmit dhe Ambientit
 
 
Besnik Mustafaj nė Greqi: Romani do disiplinė dhe kohė
LEONARD OLLI
23 Korrik  Fakti qė romani i shkrimtarit Besnik Mustafaj "Boshi", u botua edhe nė gjuhėn greke, nuk kaloi pa rėnė nė sy edhe tė mediave tė shtetit fqinj. Dalja e romanit "Boshi" nė gjuhėn greke, ėshtė komentuar nė disa nga gazetat mė tė mėdha greke, si "Eleftherotipa", "Ta Nea" dhe "Kathimerini". Libri ėshtė botuar nga shtėpia botuese "Kedhros" (Kέδρος), njė nga mė tė njohurat nė shtetin grek. Duke pėrfituar nga rasti i njė vizite nė Greqi, pak ditė para zgjedhjeve tė 3 korrikut, gazeta "Kathimerini" e ka intervistuar shkrimtarin Mustafaj dhe pyetjet kanė prekur si aspektin letrar, ashtu edhe atė politik. "Shtėpia botuese 'Kedhros', komenton 'Kathimerini', i uroj mirėseardhjen me librin e tij tė pėrkthyer nė greqisht 'Boshi' ("Tο κενό", pėrkthyer nga Tilemahos Kocias), fitues i ēmimit 'Medicis' nė Francė. Kontakti i tij me Francėn nuk ėshtė i rastėsishėm, por, pasi ka qenė ambasador nga viti 1992 deri nė vitin 1997". Interesant ėshtė edhe komenti qė pason, ku gazetarja greke paralelizon edhe parlamentet e tė dy vendeve. "Nė rast se kėrkojmė midis deputetėve grekė tė gjejmė njė shkrimtar aktiv, apo dikė qė ka lidhje tė drejtpėrdrejta me artin dhe letėrsinė, ndoshta do tė zhgėnjehemi. Por, nė vendin fqinj, Shqipėrinė, gjėrat janė pak mė ndryshe. Besnik Mustafaj ėshtė deputet i Parlamentit shqiptar, pėrfaqėsues i Partisė Demokratike... Gjithashtu ėshtė njė nga tė paktėt shkrimtarė nė Shqipėri, i cili jeton me tė ardhurat qė vijnė nga shitja e librave tė vet dhe, kjo jo rastėsisht, por, sepse dy nga librat e tij kanė fituar respektivisht ēmimet ndėrkombėtare "Medicis" dhe "Mediterranio", shkruan nė prezantimin e shkrimtarit shqiptar, gazetarja Olga Sela. E pyetur prej saj, nė lidhje me fitim e ēmimit "Man Booker Prize", nga Kadare, shkrimtari Mustafaj ka thėnė: "Dhėnia e kėtij ēmimi Kadaresė ishte njė lajm shumė i mirė jo vetėm pėr atė vetė, por edhe pėr vetė letėrsinė shqipe. Eshtė e natyrshme qė ky ēmim tė ndihmojė edhe autorė tė tjerė shqiptarė, pasi njė ēmim nuk ka tė bėjė vetėm me shkrimtarin, por edhe me letėrsinė qė ai pėrfaqėson. E njėjta gjė ka ndodhur edhe me letėrsinė greke, si rezultat i suksesit qė kishte jashtė Greqisė shkrimtari Nikos Nikos Kazanxakis". Duke shtruar pyetjen se sa njihet letėrsia shqipe nė Greqi dhe se cila ėshtė gjendja e saj, pas rėnies sė komunizmit, Sela shkruan se pėrgjigjja e Mustafajit ėshtė shumė e sinqertė. "Me ndryshimin e sistemit lulėzuan kryesisht poezia dhe tregimi, pra format e vogla. Romani mungon, ndoshta, sepse konsiderohet njė lloj luksi, si nga ata qė e shkruajnė, ashtu edhe ata tė cilėve u drejtohet, pasi kėrkon nga tė dy palėt disiplinė dhe kohė. Janė tė paktė romancierėt bashkėkohorė shqiptarė dhe nuk ka pena tė mėdha. Do tė thoja se Kongoli ėshtė njė nga penat e mėdha bashkėkohore", ka komentuar Mustafaj pėr "Kathemreini", duke shtuar nė lidhje me botimet se "u shtuan pas rėnies sė komunizmit, sikundėr edhe pėrkthimet. Por u ul numri i lexuesve, pasi njė pjesė e mirė e lexuesit tė rregullt emigroi". Ndėrsa pyetjes se sa kopje mund tė bėjnė njė libėr best-seller nė vendin tonė, Mustafaj i ėshtė pėrgjigjur se numri nuk i kalon tė 5 mijė kopjet, duke shkaktur habinė e gazetares greke, e cila nuk ka harruar tė pėrmendė edhe faktin se ai ėshtė edhe njė publicist i njohur, me njė tematikė shumė tė gjerė nė problemet qė trajton. Ndėrsa duke komentuar Shqipėrinė postkomuniste, Mustafaj ka thėnė pėr "Kathimerini": "Shoqėria shqiptare u trondit thellė pas ndryshimit tė sistemit. Deri atėherė shteti ishte dhe prindi. Pas ndryshimit tė sistemit, shqiptarėt dėshironin tė gjitha ato qė ofronte kapitalizmi dhe paralelisht dėshironin qė shteti tė luante rolin e babait. Kjo ėshtė ajo
 

 

 

 
http://gazetametropol.com/
Teza e Arshi Pipės, Enver Hoxha homoseksual nė romanin e Kadaresė
VIOLETA MURATI
23 Korrik  Sofistikimi i Kadaresė pas “Letėrkėmbimin me presidentin”

Kadareja publikon pėr herė tė parė, tepėr shkurt, denoncimin e fshehtė tė Dritėro Agollit dėrguar Komitetit Qendror, pra, Enver Hoxhės dhe vetė Ramiz Alisė, pėr ndalimin e romanit “Koncert nė fund tė dimrit”, qė pėr kėtė shkak nuk u botua dhe pėr pesė vite tė tjera; Pse u ndez polemika midis Arshi Pipės dhe Kadaresė pas pėrkthimit nė anglisht tė romanit “Kronikė nė gur”

Sofistikimi mė i mprehtė i shkrimtarit Ismail Kadare duket se vjen nė botimin e ri “Letėrkėmbimin me presidentin”.

Ėshtė gati njė elegji e fshehur e shkrimtarit pėr ēka ndodhi nė vitet e diktaturės me veprėn e tij.

Duke tė zėnė sytė nga mendimet bombė qė zbresin gjithnjė pėr faktet e panjohura nga njė opinion i gjerė, ky botim i fundit zbulon dy pikat e dobėta tė shkrimtarit Kadare.

Ajo qė gjithnjė e mbante nėn “presion”, ankthi i rrėzimit tė brendshėm, “gjyqi” nga struktura e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė. Dhe “delja e zezė” qė i zhbėnte nga jashtė, prej vitit ’84 ėndrrėn e Nobelit.

Nė tė parėn, ajo qė dukej si mė e pabesueshmja ka ta bėjė me paralelen e Kadaresė, shkrimtarin Dritėro Agollin. Si kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve nė kohėn e diktaturės, deri tani janė zbuluar nga dokumentet arkivore, vetėm ana “e zbutur” e marrėdhėnies sė kėtyre dy shkrimtarėve.

Agolli nė skajin politik dhe Kadare nė skajin letrar, pas publikimit tė “Dosje e Kadaresė”, nga Shaban Sinani, drejtori i Arkivit tė Shtetit, u duk se kėta dy shkrimtarė kishin ditur ta mbanin njėri-tjetrin nė diktaturė.

Ndėrsa, Kadareja pėrpos asaj qė u publikua nga ai botim, nuk tha asnjė fjalė. Nga ana tjetėr, Dritėro Agolli nuk hapi gojė, pėrveēse duke marrė vesh prej bashkėshortes sė tij se gjithēka e botuar ėshtė korrekte. Deri kėtu asgjė nuk e lėkund ende “miqėsinė” e padukshme tė dy protagonistėve kryesorė tė letėrsisė nė kohėn e diktaturės.

Ndėrsa nė botimin “Letėrkėmbimin me presidentin”, diku nga fundi, aty ku janė vėnė shėnimet e shkrimtarit Ismail Kadare, jepet njė dokument arshivor i panjohur, ku Dritėro Agolli pėr romanin “Koncert nė fund tė dimrit”, i ka dėrguar Komitetit Qendror, Enver Hoxhės dhe Ramiz Alisė, njė denoncim tė fshehtė qė mban datėn 17 korrik 1983. Shėnimi i Kadaresė qė shoqėron botimin e ri ėshtė i shkurtėr dhe jo i plotė.

Denoncimi i fshehtė i Agollit kundėr Kadaresė botohet pėr herė tė parė nė librin “Letėrkėmbimin me presidentin”, duke zbuluar kėshtu, po pėr herė tė parė, shkakun pse ky roman u ndalua edhe pėr pesė vite tė tjera.

Nė qarqet letrare nė Tiranė ishte diskutuar se nė arkivat e shtetit ka dokumentacione qė zbulojnė denoncimet e fshehta kundėr veprės sė Kadaresė, tė cilat janė mė zi se ato qė u botuan nė “Dosja e Kadaresė” dhe se ėshtė nė prag dhe botimi i dytė. Pėrmendet ndėr to dhe emri i Agollit, pėr tė cilin hapi i parė siē duket u bė nga vetė shkrimtari Kadare, duke zbardhur disa sentenca qė mbajnė njė koment tė ftohtė nga vetė shkrimtari nė shėnimet e librit “Letėrkėmbimin me presidentin”. (“Ky denoncim, i miratuar nga Komiteti Qendror, pra nga vetė Ramiz Alia, e ndaloi romanin ‘Koncert nė fund tė dimrit’ pėr pesė vite tė tjera”. Shėnim i vitit 2005).

Por misteri i Kadaresė duket sikur nuk ka fund.

Bėhet fjalė pėr pėrkthimin dhe botimin nė Londėr tė romanit “Kronikė nė gur”. Njė tjetėr histori e pazbardhur qė hapet pėr herė tė parė nė botimin “Letėrkėmbimin me presidentin”. Jo rastėsisht njė mėnyrė tjetėr e sofistikuar, e gjetur, e shkrimtarit Ismail Kadare pėr tė zbardhur njė tė vėrtetė tė lėnė nė heshtje pėr vite me radhė, dhe qė ėshtė polemizuar gjatė pa ditur shkakun. Thellėsisht, asnjėherė nuk ėshtė marrė vesh arsyeja e debatit tė ndezur, vazhdueshėm midis Arshi Pipės dhe Ismail Kadaresė.

Letėrkėmbimi me presidentin Ramiz Alia duket se ka qenė njė arsye e bazuar pėr tė parė dhe “pikėn e dobėt” tė Kadaresė nė botėn perėndimore, aty ku jetonte shkrimtari Arshi Pipa.

Teza e A.Pipės mbi veprėn “Kronikė nė gur”, konkretisht lidhet me aluzioni qė ngre Kadare pėr Enver Hoxhėn, ku nė episodet e romanit gėrshetohen homoseksualiteti dhe krimi brenda familjes.

Pas kėtij pėrfundimi, sipas Kadaresė, botuesi angelz refuzon parathėnien qė i ishte besuar Arshi Pipės, si pėrkthyes i veprės “Kronikė nė gur”. Shkaku ishte rreziku qė i kanosej Kadaresė pas kėtij botimi, duke pasur parasysh se jetonte nė Shqipėrinė komuniste. Pas njė letėrkėmbimi nervoz midis botuesit anglez dhe pėrkthyesit Pipa, prishet kontrata dhe romani “Kronikė nė gur” botohet pa parathėnien e A.Pipės.

Kėtu zė fill dhe polemika mes Kadaresė dhe pėrkthyesit tė tij nė botėn anglishtfolėse, pasi A.Pipa boton nė njė revistė amerikane tė njėjtat teza. Kėtė ēėshtje, nė kohėn e diktaturės, Kadare e mbyll duke shėnuar se “nė intervistėn e tij nė ‘Zėri i rinisė’, si dhe nė librin ‘Ftesė nė studio’, tė dyja tė botuara nė diktaturė, autori i ‘Kronikė nė gur’ nuk mund tė shtjellonte haptas atė qė kishte ndodhur me A.Pipėn. Ėshtė thėnė vetėm thelbi: shkrimi i A.Pipės ishte sipas autorit tė ‘Kronikės’ njė denoncim, njė kallėzim policie”. Ėshtė kjo “histori” e shkurtėr qė Kadare e nxjerr, si shėnim, nė botimin “Letėrkėmbimin me presidentin” me njė “merak”, duke tė nxitur sėrish drejt honit tė zi tė diktaturės dhe qartazi drejt censurės letrare, qė pėrkoi me periudhėn me tė artė tė krijimtarisė sė shkrimtarit dhe njėkohėsisht nominimit tė tij pėr ēmimin Nobel.

Elsie: “Me sa di, A.Pipa e kishte pėrkthyer ‘Kronikė nė gur’ me tė meta”

[V.M.]: Po pėr pėrkthyesit e Kadaresė nė kėtė gjuhė ē'mendim keni, duke iu referuar sidomos kėtu njėrit prej tyre, Arshi Pipės?

[R.E.]: Kadareja ka disa pėrkthyes anglisht, apo tė themi mė mirė, ka disa persona, tė paktėn dhjetė vetė, qė janė marrė herė pas here me pėrkthimin e veprave tė Kadaresė anglisht nė Perėndim. Pėr fat tė keq, deri tani nuk ka dalė anglisht njė pėrkthyes profesionist, nė kuptimin e njė njeriu, i cili e pėrkthen Kadarenė si angazhim kryesor dhe, i cili jeton nga pėrkthimet e tilla, siē e disponon Kadareja pėr gjuhėt e tjera: frėngjisht (Jusuf Vrioni, Tedi Papavrami), spanjisht (Ramón Sįnchez Lizarralde), gjermanisht (Joachim Röhm) dhe holandisht (Roel Schuyt).

Lidhur me Arshi Pipėn, sa e di unė, ai e kishte pėrkthyer “Kronikė nė gur”, por duke qenė se anglishtja nuk ishte gjuha e tij amtare, pėrkthimi kishte dalė me tė meta dhe shtėpisė botuese i ėshtė dashur tė redaktojė pėrkthimin rrėnjėsisht. Nė fund, libri kishte dalė pa e pėrmendur emrin e pėrkthyesit.

Shėnim i Kadaresė pėr Arshi Pipėn

*Ėshtė fjala pėr pėrkthimin dhe botimin nė Londėr tė romanit “Kronikė nė gur”. Historia e errėt e kėtij botimi, do tė zbulohet me tėrė imtėsitė e saj kur tė bėhet publike dosja, qė pėrmban letėrkėmbimin e botuesit anglez me A.Pipėn. Ndėrkaq, qysh nė gjallje tė E.Hoxhės, autori i romanit ėshtė njoftuar pėr thelbin e saj.

Nė fillim tė viteve ’80, Arshi Pipa ka bėrė kontratė me botuesin anglez “Serpent Tail” pėr pėrkthimin nga origjinalit tė “Kronikė nė gur”, me kusht qė ta shoqėronte ai vetė, me njė parathėnie. Ka qenė pikėrisht parathėnia qė e ka befasuar botuesin anglez. Duke u bazuar nė dy episode tė shkėputura tė romanit (martesa e njė homoseksuali dhe vrasja e dikujt prej nipit tė vet komunist nė tryezėn e bukės), A.Pipa nxjerr pėrfundimin se nė kėto episode, ku gėrshetohet homoseksualiteti dhe krimi brenda familjes, autori i romanit “Kronikė nė gur” bėn aluzion pėr Enver Hoxhėn, i dyshuar, sipas tij, pėr tė dyja.

I tmerruar nga njė pėrfundim i tillė, qė s’ka asnjė bazė, botuesi anglez e refuzon parathėnien, ngaqė, sipas tij, ajo e rrezikon autorin qė jeton nė Shqipėrinė komuniste. A.Pipa, ndonėse i njeh aq mirė burgjet shqiptare, e siguron botuesin anglez se autori I.Kadare ėshtė mjaft i njohur e s’kanė ē’i bėjnė. Botuesi anglez nuk bindet nga njė argument i tillė dhe vazhdon ta quaj akt tė pamoralshėm botimin e parathėnies. Letėrkėmbimi nervoz, pas njė zgjatje dyvjeēare, pėrfundon me prishjen e kontratės. “Kronikė nė gur” botohet, por pa parathėnien e A.Pipės, madje pa emrin e tij, duke habitur gazetarėt me shėnimin “pėrkthyer nga shqipja”.

Gjatė kohės qė vazhdonte kjo histori, E.Hoxha ka vdekur. Shkrimi i gjatė qė A.Pipa boton pėr I.Kadarenė nė revistėn amerikane “Telos”, ku trajton pak a shumė tezėn e tij, ka gjasė tė jetė njė pėrpunim i parathėnies, ose ajo vetė. Nė intervistėn e tij nė “Zėri i rinisė”, si dhe nė librin “Ftesė nė studio”, tė dyja tė botuara nėn diktaturė, autori i “Kronikė nė gur” nuk mund tė shtjellonte haptas atė qė kishte ndodhur me A.Pipėn. Ėshtė thėnė vetėm thelbi: shkrimi i A.Pipės ishte sipas autorit tė “Kronikės” njė denoncim, njė kallėzim nė polici.

Ėshtė pikėrisht kjo qė nuk i pėlqen Ramiz Alisė. Denoncimi, kallėzimi, spiunimi, janė jo vetėm tė pranueshme, por shumė tė dashura pėr regjimin komunist. Ato tregojnė besnikėri ndaj tij. Ndaj, pėr ta, tė cilėsosh njė “armik, njė antikomunist, njė tradhtar”, si kallėzues ėshtė gati-gati sikur ta lavdėrosh (ėshtė shumė thjesht, pa nerv, shkruan Ramiz Alia).

Shėnim i vitit 2005

*Ndonėse hiqej si mik i demokracisė, A.Pipa sa herė qė nė Shqipėri bėhej diēka shpresėdhėnėse, shpejtonte tė shkurajonte njerėzit. Kur nė dhjetor tė 1990, nė kundėrshtim me profecitė e tij, nė Shqipėri u krijua mė nė fund partia e parė e opozitės, ai ishte njė nga tė paktėt shqiptarė qė dha njė deklaratė kundėr kėsaj partie. Kundėr partisė sė parė demokratike dhe themeluesve tė saj u renditėn kėshtu forca tė kundėrta, si Sigurimi shqiptar dhe reaksioni primitiv

Shėnim i vitit 1991.

Kadare pėr denoncimin e fshehtė tė Dritėro Agollit

*Pėr tė kuptuar se sa pak serioz ėshtė presidenti kur flet pėr vlerėsimin qė u ėshtė bėrė disave prej kėtyre veprave e, sidomos pėr frymėn e tyre “militante, edukuese, patriotike, komuniste” etj., mjafton tė pėrmendim fatin e shembullit mė tė fundit tė cituar, romanin “Koncert nė fund tė dimrit”.

Nė njė denoncim tė fshehtė qė mban datėn 17 korrik 1983, shkruar nga ish-kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, Dritėro Agolli, dhe dėrguar Komitetit Qendror (pra, Enver Hoxhės dhe vetė Ramiz Alisė, midis tė tjerash thuhet: “Romani ėshtė njė satirė dhe pėrqeshje me komunizmin dhe idetė e tij, ėshtė njė ironi dhe tallje nga pozitat e njė liberali evropian. Bashkė me ironinė pėrzihet zymtėsia e gjendjes, shkarkime, arrestime, burgosje. Ky ėshtė njė cinizėm i ngjashėm me atė qė pėrmendin gazetarėt e huaj, qė i lexojmė nė buletinėt e verdhė. Ironizohen edhe dokumentet e Partisė dhe veprat e shokut Enver. Romani jo vetėm ėshtė i pabotueshėm dhe i pandreqshėm, por thellėsisht i gabuar ideologjikisht”. (AQSH, F.14/AP, L. 39,D.98, Fl.12-27), (Botohet pėr herė tė parė).

Ky denoncim, i miratuar nga Komiteti Qendror, pra nga vetė Ramiz Alia, e ndaloi romanin “Koncert nė fund tė dimrit”, pėr pesė vite tė tjerė.

Shėnim i vitit 2005

Ramiz Alia pėr Arshi Pipėn

Vepra jote i ėshtė kushtuar mbrojtjes sė atdhuet, lirisė e pavarėsisė sė tij, luftės heroike tė Partisė sonė e tė shokut Enver Hoxha, pėr tė ruajtur sovranitetin tonė (kujtoj “Gjeneralin...”, ”Kėshtjellėn”, “Dimrin e madh”, “Pėrse mendohen kėto male”, “Shqiponja fluturojnė lart”, “Koncert...”, tė falenderoj pėr botimin frengjisht qė mė dėrgove etj., etj.). Kjo tė nderon, jo vetėm si shkrimtar, por mbi tė gjitha si luftėtar, si patriot, si komunist. Veprėn tėnde e do populli dhe e ka vlerėsuar gjithnjė Partia.

Mos harro as atė ē’ka bėrė shoku Enver pėr ty, as anėsinė time nė favorin tėnd. Madje, nėse tė shkruaj kėshtu hapur, pa shumė “diplomaci”, kjo ka lidhje me ato marrėdhėnie miqėsore qė ekzistojnė mes nesh, por edhe i nisur nga ai kujdes qė Partia vazhdimisht ka treguar pėr Ismail Kadarenė, tė cilin e kemi dashur dhe e duam shkrimtar tė madh, po e po, por edhe luftėtar konsekuent pėr ēėshtjen e Partisė e tė popullit.

Nuk kuptova polemikėn tėnde me Arshi Pipėn nėpėrmjet “Zėrit tė Amerikės”. Ishte e dobėt dhe nga pozita mbrojtėse. Ashtu siē bėn tėrė reaksioni ndėrkombėtar ndaj Partisė dhe Shqipėrisė, provokatori A.Pipa nė intervistėn e vet, kėrkonte qė ti tė distancohesh nga Enver Hoxha, tė mohosh veprėn tėnde, militantizmin tėnd. Ai i thoshte “Zėrit tė Amerikės” se I.Kadare tani flet mirė pėr demokraci e tė drejta tė njeriut, kritikon tė metat nė kėtė fushė, por kjo tashmė s’mjafton. A.Pipa shtron ēėshtjen qė tė mohohet e kaluara, sistemi socialist, rendi shoqėror, tė cilin me veprėn tėnde e ke mbrojtur. Pra, ai nuk bėn kritikė letrare, nuk e ka hallin se ti paske kritikuar regjimin ose ekzaltuar kultin. Si rrjedhim, edhe mbrojtja jote, sipas mendimit tim, duhet tė ishte nė plan politik. A.Pipa nuk merr pėrgjigjen e duhur, duke thėnė se ai dikur paska “kallėzuar” ose “denoncuar”, ose libri yt “ėshtė vepėr letrare” dhe s’ka tė bėjė as me kritikėn ndaj regjimit, as me ekzaltimin e kultit. Ėshtė shumė thjesht, pa nerv.

Bujar Hudhri

“Ky letėrkėmbim midis presidentit Ramiz Alia dhe shkrimtarit Ismail Kadare, ėshtė botuar sė pari nė Francė, nė fillim tė vitit 1991, disa muaj pas vendosjes sė shkrimtarit nė kėtė vend. Letėrkėmbimi qė i pėrket fillimit tė vitit 1990, pėrbėn pjesėn e dytė tė librit ‘Nga njė dhjetor nė tjetrin’, botuar njėherėsh nė shqip dhe nė frėngjisht, nga shtėpia botuese ‘Fayard’, nė Paris.

Katėrmbėdhjetė vite pas rėnies sė regjimit komunist nė Shqipėri, nė kohėn kur faktet historike zėvendėsohen shpeshherė nga rrėfime fantaziste, qė u mungon jo vetėm saktėsia, por edhe thelbi i sė vėrtetės, botimi i dokumenteve tė pakundėrshtueshme ėshtė mėse i domosdoshėm.

Me kėtė ‘Letėrkėmbimin me presidentin’, shtėpia botuese ‘Onufri’ hap serinė e botimeve dokumentare, qė lidhen kryesisht me sferėn e letėrsisė e tė artit”.