E Enjte, 24 Mars 2005 http://www.korrieri.com/
PLL: 100 kandidaturat tona per LZHK
Partia "Levizja e Legalitetit" perzgjedh 100 kandidatet e saj per deputet, te cilet do t'ia paraqese per shqyrtim kupoles drejtuese te Levizjes per Zhvillim Kombetar. Kryetari i legalisteve, Eqerem Spahiu, deklaroi dje, se nderkohe qe disa parti e kane shpallur fitoren e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare, LZHK-ja eshte krejtesisht racionale ne pergatitjet e saj per keto zgjedhje. "PLL permbylli me sukses te plote nje nga fazat e rendesishme te procesit zgjedhor, sikurse eshte perzgjedhja e kandidaturave. Ky proces ka kaluar nepermjet nje procedure demokratike dhe kandidatet tane jane figurat me te kompletuara dhe te spikatura per te konkuruar ne menyre dinjitoze", ka nenvizuar Spahiu. Sipas tij, tashme PLL-ja i ka vene ne dispozicion LZHK-se kandidaturat e saj per deputete, duke mbuluar harten elektorale ne te 100 zonat zgjedhore.

Gjithashtu, Spahiu sqaron se paraqitja e 100 kandidateve nga PLL, nuk u heq te drejten subjekteve te tjera elektorale dhe aktoret brenda LZHK-se per te bere nje gje te tille, cka do te thote se Levizja per Zhvillim Kombetar, ne vleresim te vlerave dhe kontributeve, do te kandidoje 100 kandidatet me te perzgjedhur per ta perfaqesuar ate ne zgjedhjet e veres 2005.

A.META
 

 

E Enjte, 24 Mars 2005 http://www.kohajone.com/

PLL-JA VENDOS 100 KANDIDATET PER DEPUTETE

Partia Levizja e Legalitetit i ka vene ne dispozicion Levizjes per Zhvillim Kombetar 100 kandidatet per deputete. "PLL-ja permbylli me sukses te plote nje nga fazat e rendesishme te procesit zgjedhor sikurse eshte perzgjedhja e kandidaturave. Ky proces ka kaluar nepermjet nje procedure demokratike dhe mund t`ju themi se kandidatet tane jane figurat me te kompletuara dhe te spikatura per te konkurruar ne menyre dinjitoze", thuhet ne njoftimin e PLL-se. Sipas kesaj partie, i jane vene ne dispozicion LZHK-se kandidaturat e saj per deputete duke mbuluar harten elektorale ne te 100 zonat zgjedhore. "Sigurisht qe kete te drejte e kane te gjitha subjektet e tjera elektorale dhe aktoret brenda LZHK-se, cka do te thote se Levizja per Zhvillim Kombetar, ne vleresim te vlerave dhe kontributeve, do te kandidoje 100 kandidatet me te perzgjedhur per ta perfaqesuar ate ne zgjedhjet e veres 2005", thuhet ne njoftimin e PLL-se. Kjo parti kerkon qe zgjedhjet parlamentare te zhvillohen brenda muajit qershor, dhe qe te ligjerohet e drejta e diaspores dhe emigranteve shqiptare per te votuar, ne menyre qe ato te shprehin vullnetin e tyre ne mbeshtetje te forces politike qe parapelqejne. "Partia Levizja e Legalitetit pershendet qendrimin e Komisionit te Helsinkit prane Kongresit Amerikan qe zgjedhjet parlamentare te kesaj vere ne Shqiperi te krahasohen me standardet nderkombetare. Eshte detyrim i qeverise per te pergatitur infrastrukturen e duhur zgjedhore dhe per te zhvilluar zgjedhje te lira dhe te ndershme", thuhet ne njoftimin e PLL-se.

KANDIDATET KRYESORE NE ZGJEDHJE

Afrimi i stines se veres dhe rritja graduale e temperaturave duket se ka dhene ndikimin e saj dhe ne spektrin politik shqiptar, qe prej disa kohesh eshte perfshire nga ethet elektorale. Kjo pasi secila force politike rezulton te kete gati nj- liste paraprake me emrat e kandidateve per deputete. Pavaresisht ndarjes politike, partite kete radhe ne ndryshim nga zgjedhjet e kaluara kane patur tendence per te kandiduar me figura te spikatura, te "huazuara" kryesisht nga shoqeria civile, biznesi, bota akademike e media. Keshtu, kete here demokratet do te hyjne ne garen zgjedhore me figura potenciale. Me krijimin e KOP-it dhe rikthimin ne PD te themeluesve te saj, kjo parti, fale afrimit te ketyre individeve e ka permiresuar ndjeshem imazhin e saj ne syte e opinionit publik. Ne kete menyre, demokratet pritet te kene ne keto zgjedhje nje alternative konkrete per ndryshimin e realitetit te sotem. Nga ana tjeter, socialistet duke qene te vetedijshem per konsumimin tetevjecar te te qenit ne pushtet kane vendosur qe ne zgjedhjet e veres te kandidojne figura te reja, te cilat mendohet t'u sigurojne nje mandat tjeter qeverises. Por dhe grupimet me te reja politike, Levizja Socialiste per Integrim dhe ajo per Zhvillim Kombetar pritet te garojne denjesisht perballe dy te medhenjve. Keshtu ne listen paraprake te deputeteve te LSI-se, te bien ne sy emra te spikatur dhe me reputacion ne syte e opinionit publik, te cilet priten t'i sigurojne kesaj partie nje vend dinjitoz ne skenen politike. Gjithashtu dhe LZHK-ja ka menduar te kandidoje ne keto zgjedhje me individe te cilat gjate 14 viteve te pluralizmit jane vleresuar per aftesite e tyre menaxhuese ne drejtimin e vendit. Duke i pare ne kompleksitetin e tyre te gjitha keto fakte, rrjedhimisht derivon ne konkluzionin se gara e ardhshme elektorale pritet te jete nje perballje vlerash, ku me te mirin do ta percaktoje vota e lire e sovranit.

Kandidatet e PS-se

1.Fatos Nano

2.Gramoz Ruci

3.Elmaz Sherifi

4.Petro Koci

5.Luan Rama

6.Ermelinda Meksi

7.Arta Dade

8.Namik Dokle

9.Marko Bello

10.Spartak Poci

11.Musa Ulqini

12.Makbule Ceco

13.Pandeli Majko

14.Flamur Hoxha

15.Alfred Dalipi

16.Ylli Bufi

17.Et'hem Ruka

18.Fatmir Xhafaj

19.Bashkim Fino

20.Andis Harasani

21.Shpetim Idrizi

22.Mimi Kodheli

23.Igli Toska

24.Majlinda Keta

25.Anastas Angjeli

26.Perparim Sanxhaku

27.Agim Isaku

28.Ilir Kulla

29.Emin Barci

30.Hasan Hoxha

31.Valentina Leskaj

32.Ben Blushi

33.Leke Cukaj

34.Arben Malaj

35.Blendi Klosi

36.Gjergji Koja

37.Gazmir Bizhga

38.Agron Duka

39.Igli Cela

40.Ilir Gjoni

41.Agim Leka

42.Erion Brace

43.Shefikat Ngjela

44.Natasha Paco

45.Saemira Pino

46.Arben Ahmetaj

47.Flamur Rogu

48.Zyhdi Pepa

49.Dhimitraq Rafti

50.Mark Nikolli

51.Artur Zheji

52.Artur Duckollari

53.Qazim Sejdini

54.Ramadan Hasanaj

55.Enver Reci

56.Gjovalin Kasteli

57.Bukurosh Stafa

58.Taulant Balla

59.Shpetim Cani

60.Raimonda Stefa

61.Bashkim Abili

62.Skender Demiri

63.Albert Cakani

64.Niko Peleshi

65.Mehmet Hasanlami

66.Arjan Kokoshi

67.Agron Dibra

68.Albert Caci

69.Ilir Zela

70.Shyqyri Duraku

71.Mezan Malaj

72.Vangjel Tavo

73.Kastriot Islami

74.Ardit Kaja

75.Viktor Doda

76.Ndricim Hysa

Kandidatet e LSI-se

1.Ilir Meta

2.Sabit Brokaj

3.Pellumb Xhufi

4.Filloreta Kodra

5.Sokol Axhemi

6.Petrit Vasili

7.Limoz Dizdari

8.Artan Koxhuku

9.Dritan Prifti

10.Edmond Papariti

11.Edmond Haxhinasto

12.Eduard Alushi

13.Etleva Bisha

14.Luzhiana Abazi

15.Mustafa Muci

16.Ndre Legisi

17.Nora Malaj

18.Qemal Elezi

19.Sokol Nako

20.Sokol Dervishaj

21.Spartak Braho

22.Tokli Thomai

23.Ilir Dashi

24.Vilson Brace

25.Riza Ashimi

26.Vasillaq Thimio

27.Monika Kryemadhi

28.Ndok Seferi

29.Pjerin Ndreu

30.Fatos Klosi

31.Leonidha Gjermeni

32.Dritan Ylli

Kandidatet e PD-se

1.Bamir Topi

2.Besnik Mustafaj

3.Majlinda Bregu

4.Edi Paloka

5.Ylli Pango

6.Elida Reci

7.Spartak Ngjela

8.Bujar Nishani

9.Lulezim Basha

10.Shaban Memia

11.Genc Ruli

12.Bardhyl Londo

13.Besnik Aliaj

14.Arben Imami

15.Gramoz Pashko

16.Selami Xhepa

17.Sali Shehu

18.Ali Koceku

19.Gani Hoxha

20.Avni Shehu

21.Jozefina Topalli

22.Aldo Bumci

23.Valentin Palaj

24.Pjeter Arbnori

25.Zef Gjoka

26.Prec Zogaj

27.Gjovalin Prenga

28.Pal Dajci

29.Ilir Bano

30.Marjeta Zace

31.Fatos Harizaj

32.Hasan Halili

33.Gjergj Pendavinji

34.Ridvan Bode

35.Edmond Spaho

36.Fredi Olli

37.Besnik Jaceli

38.Uran Butka

39.Genc Juka

40.Esat Teliti

41.Sami Gjergji

42.Ilir Rusmajli

43.Liri Dibra

44.Sali Berisha

45.Jemin Gjana

46.Kujtim Hashorva

47.Armando Bora

48.Fatos Beja

49.Bujar Leskaj

50.Ylli Pirro

51.Flamur Shehu

52.Aurel Bylykbashi

53.Omer Stringa

54.Aleksander Sallabanda

55.Maksim Cikuli

56.Mitro Cela

57.Muhamet Ukperaj

58.Hyqmet Salja

59.Skender Cota

60.Dhimitraq Lapa

61.Nestor Tereska

62.Njazi Kosovrasti

63.Bahri Shehu

64.Leonard Demi

65.Luan Malltezi

66.Ibrahim Bruka

67.Edmond Leka

68.Albert Brojka

69.Teuta Balena

70.Florian Mima

71.Agron Tufa

72.Tatjana Kongoli

73.Ylli Asllani

74.Azgan Haklaj

75.Ylli Panariti

76.Ferit Hoti

77.Fatmir Mediu *

78.Genc Pollo *

79.Thoma Nini

80.Nard Ndoka *

81.Mentor Petrela

82.Vili Minarolli

83.Lindita Milo

84.Roland Bejko

85.Napolon Hodo

86.Ferdinand Xhaferraj *

87.Aleksander Garuli *

* Kandidatet e opozites, ne rast koalicioni


http://pages.albaniaonline.net/rd/

Legalistėt pėrshėndesin qėndrimin e Komisionit tė Helsinkit pranė Kongresit Amerikan

Spahia: Zgjedhjet tė afrohen nė qershor

Partia "Lėvizja e Legalitetit" pėrshėndeti dje qėndrimin e Komisionit tė Helsinkit pranė Kongresit Amerikan, qė zgjedhjet parlamentare tė kėsaj vere nė Shqipėri tė krahasohen me standartet ndėrkombėtare. "Eshtė detyrim i qeverisė pėr tė pėrgatitur infrastrukturėn e duhur zgjedhore dhe zhvilluar zgjedhje tė lira e tė ndershme. Shqipėria, me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duhet tė dalė nga lista e vendeve qė nuk zhvillojnė zgjedhje tė lira dhe tė ndershme", tha Spahia.

Partia "Lėvizja e Legalitetit" dėnon represionin mė tė fundit tė klikės socialiste nė pushtet, tė materializuar pėrmes vendimit tė KKRT pėr heqjen e liēensės sė "Shijak" TV. "Ne gjykojmė se njė vendim i tillė nuk drejtohet vetėm kundėr "Shijak" TV dhe stafit tė tij, por ėshtė njė atentat i mirėfilltė ndaj fjalės sė lirė dhe mendimit opozitar nė tėrėsi. PLL mbėshtet protestėn e stafit tė "Shijak" TV, ashtu siē ka denoncuar e dėnuar mė parė vendimin e KKRT pėr heqjen e liēencės sė kėtij televizioni, i cili ėshtė i pari televizion privat nė Shqipėri.

Nė kėto momente tė vėshtira pėr mediat opozitare nė pėrgjithėsi, por nė veēanti pėr "Shijak" TV, PLL ndjehet pranė stafit tė "Shijak" TV dhe u bėn apel organizatave ndėrkombėtare qė tė ngrenė zėrin e tyre nė mbrojtje tė tė drejtės sė ligjshme tė "Shijak" TV, i cili po lufton edhe pėr lirinė e mediave nė Shqipėri", tha Spahia.

Spahia tha se "PLL pėrmbylli me sukses tė plotė njė nga fazat e rėndėsishme tė procesit zgjedhor sikurse ėshtė pėrzgjedhja e kandidaturave. Ky proces ka kaluar nėpėrmjet njė procedure demokratike dhe mund t'ju themi se kandidatėt tanė janė figurat mė tė kompletuara dhe tė spikatura pėr tė konkuruar nė mėnyrė dinjitoze". PLL-ja i ka vėnė nė dispozicion LZHK-sė kandidaturat e saj pėr deputetė, duke mbuluar hartėn elektorale nė tė 100 zonat zgjedhore. Sigurisht qė kėtė tė drejtė e kanė tė gjitha subjektet e tjera elektorale dhe aktorėt brenda LZHK-sė, ēka do tė thotė se Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar, nė vlerėsim tė vlerave dhe kontributeve, do tė kandidojė 100 kandidatėt mė tė pėrzgjedhur pėr ta pėrfaqėsuar atė nė zgjedhjet e verės 2005.

PLL-ja vazhdon tė insistojė, duke iu kėrkuar gjithė partive politike, institucioneve qė lidhen drejtpėrdrejt me procesin zgjedhor, por nė mėnyrė tė veēantė kreut tė shtetit, zotit Alfred Moisiu, pėr dy ēėshtje shumė tė rėndėsishme pėr zgjedhjet.

E para, qė zgjedhjet parlamentare tė zhvillohen brenda muajit qershor dhe e dyta, tė ligjėrohet e drejta e diasporės dhe emigrantėve shqiptarė pėr tė votuar, nė mėnyrė qė ata tė shprehin vullnetin e tyre nė mbėshtetje tė forcės politike qė parapėlqejnė.


http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm 

 
Faqja 11 - GAZETA E TIRANES

Mars 24, 2005

 
Bashkia pret kredinė e Bankės Botėrore prej 6.5 milionė dollarė
 
Nė prill nisin negociatat pėr aksin Zogu i Zi-Brryli

Re.de


TIRANE

Nė javėn e tretė tė muajit prill nisin negociatat me Bankėn Botėrore pėr kredinė e gjysmės sė Unazės. Kjo kredi i bashkėngjitet asaj tė rrugės Durrės-Morinė, prej sė cilės varet. Njė grup ekspertėsh i Bankės Botėrore do tė nisin bisedimet pėr kredinė totale, qė ėshtė 30 milionė dollarė, prej tė cilave 6.5 milionė dollarė i kalojnė Bashkisė sė Tiranės. Institucioni qė qeveris kryeqytetin prej shumė muajsh po pėrpiqet pėr ta fituar kėtė kredi nga Banka Botėrore, njė pjesė e madhe e sė cilės do tė pėrdoret pėr sistemimin, zgjerimin e rikonstruksionin e gjysmės sė Unazės, nga Zogu i Zi te Brryli. Por kjo kredi ėshtė e bashkėngjitur me atė qė pret qeveria pėr rrugėn Durrės-Morinė, dhe janė pikėrisht problemet me kėtė projekt qė kanė vonuar kredinė. Ndėrkaq, pėr Unazėn ėshtė bėrė tenderi, ku pjesėmarrėse janė pesė firma: "2K", "Gjikuria", "Albavia", "Salillari", "Kirshberger". Unaza do tė zgjerohet nė 4 korsi makinash, dy nga secili kah, dhe nė mes do tė ndahen nga njė brez i gjelbėr. Tė dy anėt e rrugės do tė kenė vende pėr parkim dhe trotuare jo mė pak se tre metra tė gjera. Rrjeti i ujėsjellėsit, kanalizimet e ujėrave tė bardha e tė zeza, rikonstruksioni i linjave tė energjisė elektrike dhe telefonike, vendosja e ndriēimit rrugor, gjelbėrimi, stacionet e autobusėve dhe sinjalistika janė tė gjitha detajet e projektit tė bėrė gati. Ndryshe nga zakonisht, nė kėtė rrugė janė projektuar edhe detajet lehtėsuese pėr personat me aftėsi tė kufizuar. Gjithė ky projekt zgjerimi kėrkon zhvendosje tė objekteve qė ndodhen nė anė tė Unazės. Sipas planit tė prishjeve pėrgjatė aksit qė do i nėnshtrohet rikonstruksionit, janė 82 aktivitete tė paligjshme qė do tė shemben tėrėsisht. Po kėshtu 40 objekte do tė reduktohen e bashkė me to edhe 14 platforma betoni. Nė mes tė objekteve preken nga zgjerimi i Unazės edhe disa objekte shtetėrore si Burgu 313, Dispanceria, shkolla "Hary Fultz"…,tė cilat do tė spostohen.


Bulevardi Zogu I, hiqen pemėt e kuqe, mbillen 727 ilqe

Punėtorėt e Gjelbėrimit mbjellin 272 pemė ilqe (Queques Ilex) te bulevardi Zogu I. Vetėm para disa muajsh nė kėtė shėtitore u mbollėn langestrome, tė cilat rezultuan jo tė pėrshtatshme pėr kėtė arterie kryesore tė Tiranės. Kėshtu, nė trotuarin e mesit u hoqėn pemėt e vjetra ngjyrė tė kuqe, pėr t'u zėvendėsuar me ilqet qė kanė njė kurorė tė rrubullakėt, ngjyrė blu nė jeshile tė errėt, pa lule dhe me gjethe gjatė gjithė muajve tė vitit. Pėr katėr ditė punonjėsit e Gjelbėrimit do tė pėrfundojnė mbjelljen e pemėve tė veēanta pėrgjatė gjithė bulevardit Zogu I. Ndėrkaq, pemėt e mėparshme janė mbjellė nė rrugė tė tjera tė Tiranės. 82 copė janė vendosur nė rrugėn "Asim Zeneli", 85 tė tjera nė bllokun "Partizani", i cili mbaroi sė rikonstruktuari para pak kohėsh, si dhe 85 tė tjera te Spitali Psikiatrik. 17 pemė langestrome ruhen te serat, pėr t'u mbjellė nė ndonjė rrugė tjetėr. Si pemėt e reja qė po mbillen te bulevardi Zogu I ka vetėm dy copė, njėra pas Muzeut Historik Kombėtar dhe njė tjetėr pranė Kryeministrisė. Ndėrkaq, punonjėsit e Ndėrmarrjes sė Gjelbėrimit janė duke punuar paralelisht nė pjesėn e Lanės, nga ura e "Vasil Shantos" deri te shkolla Teknologjike. Nė kėtė pjesė tė lumit qė pėrshkron kryeqytetin skarpatet po pastrohen nga mbeturinat e thella tė ndėrtimeve prej betoni, ndėrsa pas pak kohėsh do tė shtrohet tapeti i barit. Re.de