PLL: Zgjedhjet po rrezikohen nga zvarritjet |
E Diele, 24 Prill 2005 http://www.korrieri.com/ |
Drejtuesit
e larte legaliste deklarojne se zgjedhjet normale parlamentare te veres,
po rrezikohen nepermjet zvarritjes se shume ceshtjeve thelbesore.
Kryetari i PLL, Eqerem Spahiu u shpreh se me keqardhje konstatohet, se
ne kete drejtim po mungon vullneti politik i maxhorances se majte dhe
institucioneve qe lidhen drejtpersedrejti me procesin zgjedhor. Nje nga
elementet kryesore te ketij procesi jane listat e zgjedhesve. "Ne
zgjedhjet vendore te viteve 2000 dhe 2003 dhe ne zgjedhjet parlamentare
te vitit 2001, si rezultat i manipulimit me listat e zgjedhesve, mbeten
pa votuar dhjetera mijera zgjedhes, cka solli tjetersimin dhe deformimin
e verdiktit zgjedhor te shqiptareve", tha Spahiu. Sipas tij, PS dhe
e majta ne pergjithesi, nuk kane asnje shans per te fituar zgjedhjet,
pervecse te manipulojne me blerjen e votave nga kandidate qe tashme jane
te identifikuar si te lidhur me krimin, dhe nga manipulimi i rezultatit
me ane te perdorimit abuziv te listave. A.M |
E Hene, 25 Prill 2005 http://www.kohajone.com/
BERISHA, KREU I PD-SE DERI ME 2009-N
Markel Bejdo
Kuvendi i VIII i Partise Demokratike ka zgjedhur ne krye te saj kryetarin
aktual, Sali Berisha. Te 834 delegatet nga te gjitha rrethet kane votuar pro
kandidatures se liderit demokrat per ta udhehequr partine drejt fitores ne
zgjedhjet parlamentare te veres. Pas votimit, komisioni ka numeruar fletet e
votimit ku nga 834 delegate, moren pjese 750. Ne fund te numerimit rezultoi se
kreu i PD-se kishte 700 vota pro, 27 vota kunder, nderkohe qe kishte 14
abstenime dhe 9 flete votimi dolen te pavlefshme. Lideri demokrat Berisha
ishte kandidati i vetem per postin e kryetarit te Partise Demokratike pasi pas
hapjes se gares asnje kandidature tjeter nuk u regjistrua per te konkurruar.
Por duket se kandidimi i Berishes si kryetar partie ka ngjallur dhe pakenaqesi.
Keshtu, ish-rivali i tij ne zgjedhjet e kaluara, Uran Butka, eshte shprehur me
tone te ashpra ndaj kreut te rizgjedhur, Sali Berisha. Sipas Butkes, paraqitja
e nje kandidature te vetme per pstin e kryetarit te Partise Demokratike demton
imazhin e saj si brenda, ashtu dhe jashte vendit. Nderkohe kreu i rizgjedhur i
demokrateve, Berisha, u shpreh per mediat se fatkeqesia e nje lideri do te
ishte ajo nese do te fabrikonte rivale duke i cilesuar deklaratat e Butkes si
nje shprehje e mendimit te tij. (Ne praktiken e garave ndoshta per koincidence,
por ka rastisur ne teresi qe ato qe kane pare ne vende te tjera te jene me nje
rival. Ka pasur raste me dy rivale dhe tre. E verteta eshte se gara ka qene
teresisht e hapur dhe ai qe deshiruar ka kandiduar. Kjo eshte nje Parti
Demokratike qe pranon spektrin me te gjere te mendimit(, u shpreh Berisha para
mediave. Gjithashtu lideri demokrat eshte shprehur i hapur per marreveshjet me
aleatet, negociata te cilat sipas tij po i drejton sekretari i Pergjithshem,
Ridvan Bode. (Tani per tani ajo qe mund t(u them me siguri eshte se jemi ne
negociata per te krijuar koalicionin me te gjere. Kjo eshte e verteta per cka
po zhvillohen negociatat. Zoti Bode ka mandatin e negocimit dhe po i zhvillon
ato intensivisht. Pas zgjedhjeve do te behen perzgjedhje te tjera(, tha
Berisha. Nderkohe Berisha ka lene delegatet dhe votat e tyre per te zgjedhur
stafin e tij. Per kete do te vendose Keshilli i ri kombetar i cili do te dale
mbas numerimit te votave te 834 delegateve. (Absolutisht stafi i partise nga
250 emra, varet teresisht nga vota. S(mund te kesh asnje lloj imagjinate qe
nga 250 emra kush fiton. Nje gje eshte e sigurte qe do te jene 25 per qind gra
si ne parti ashtu dhe ne Keshillin Kombetar. Sekretaret dhe nenkryetaret nuk
zgjidhen tani. Ata zgjidhen pas zgjedhjes se KK-se. Se cfare do te ndodhe pas
zgjedhjes se Keshillit Kombetar ju do te informoheni dhe per ekipin(, u shpreh
Berisha.