Faqja 6 - POLITIKE

Maj 25, 2005

 
"LZHK Leka Zogu 1" publikon listėt e emrave qė do tė votohen nė 100 zonat elektorale mė 3 korrik
 
LZHK, 10 kandidatėt nga radhėt e PD
Ja ish-demokratėt qė i janė afruar Leka Zogut

Artemida Ēollaku


Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar ka pėrfshirė nė listėn e saj tė 100 kandidaturave rreth 10 ish-demokratė mes tyre dy kanė shkuar nė kėtė lėvizje nga PR, parti aleate e PD. Ndėrkohė qė pritet qė kėsaj lėvizjeje t'i afrohen edhe emra tė tjerė, pasi lista e kandidaturave tė LZHK-sė ka ende edhe katėr zona pa kandidatura. Ndėr emrat mė tė njohur demokratė tė pėrfshirė nė listėn e LZHK-sė ėshtė ish-deputeti Pėllumb Berisha, ish-deputetja Afėrdita Numani, si dhe njė nga kandidaturat e shpallura nga PD-ja, ajo e Koēi Petritit. Ndėrkohė qė nė kėtė listė figurojnė edhe emrat e ish-demokratėve si Eduart Ypi, Astrit Kola, Veip Guri, Sokol Sina, Gėzim Velia, Maksi Ceci, Yllson Ibrahimllari. Por nuk janė vetėm demokratėt ata qė e kanė "tradhtuar" partinė e tyre, pasi nė kėtė listė figurojnė edhe ish-republikanė, si Maksim Begeja e Shkėlqim Barusha. Ndoshta kjo ėshtė edhe njė prej arsyeve pėr tė cilat drejtuesit e kėsaj lėvizjeje deklarojnė tė bindur se aleancat e tyre paszgjedhore do tė realizohen vetėm me parti tė spektrit tė djathtė dhe jo atij tė majtė. Gjithsesi, lista e kandidatėve, tė cilėt aktualisht janė 96, do tė shpallet nga vetė drejtuesi i LZHK-sė Leka Zogu I gjatė njė mitingu qė do tė zhvillohet nė sheshin "Skėnderbej" ditėn e premte. Ndėrsa listėn shumemėrore LZHK-ja, ndryshe nga disa parti tė tjera, do ta hartojė nė bazė tė pėrqindjeve tė votave qė do tė marrė secili prej kandidatėve qė konkurrojnė pėr sistemin mazhoritar nėn siglėn e LZHK-sė.

Aleancat
Drejtuesi ekzekutiv i fushatės zgjedhore tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar Dashamir Shehi i ka hedhur poshtė pėrfundimisht tė gjitha mundėsitė e bashkėpunimit tė kėsaj force me Partinė Socialiste. "Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar do tė krijojė koalicion paszgjedhor me tė gjitha forcat tė cilat janė tė natyrės progresiste opozitare, duke pėrjashtuar totalisht partinė qė drejtohet nga Fatos Nano", u shpreh Shehi. Pėr herė tė parė Shehi deklaron se koalicioni paszgjedhor i LZHK-sė do tė jetė me Partinė Demokratike. "Ne mendojmė se brenda Partisė Demokratike ka mijėra e mijėra djem e vajza tė cilėt kanė kontribuar prej 15 vitesh pėr rindėrtimin e njė shteti ligjor dhe pėr progresin e Shqipėrisė, qė fatkeqėsisht nuk ka qenė nė nivelin e duhur", shprehet Shehi. Ndėrkohė edhe kreu i PLL-sė Ekrem Spahia u shpreh dje se lėvizja mbretėrore pėrjashton ēdo mundėsi bashkėpunimi me Partinė Socialiste. Sipas tij, pretendimet se LZHK-ja do tė nėnshkruajė koalicione me Partinė Socialiste janė pėrhapur nga persona dashakeqė ndaj Lėvizjes sė Leka Zogut.


Tė ardhurit nė LZHK

TE ARDHUR NGA PD
ZONA 24 Fushė-Krujė Eduart Ypi
ZONA 28 Durrės Pėllumb Berisha
ZONA 43 Tiranė Kamza Astrit Kola
ZONA 52 Elbasan Veip Guri
ZONA 62 Lushnjė Sokol Sina
ZONA 67 Fier Gėzim Velia
ZONA 74 Berat Afėrdita Numani
ZONA 81 Korēa Maksi Ceci
ZONA 83 Korēė Yllson Ibrahimllari
ZONA 84 Korēė Koēi Petriti


TE ARDHUR NGA PR
ZONA 46 Petrelė Shkėlqim Barusha
ZONA 21 Peshkopi Maksim Begeja


Grunet: Pas dy javėsh raporti pėr zgjedhjet

Shefi i misionit tė ODIRH-it pėr zgjedhjet nė Shqipėri, Jorgen Grunet, ka bėrė tė ditur dje se pas dy javėsh do tė ketė njė raport pėr pėrgatitjet e zgjedhjeve. Ai tha dje pėr mediat se "nė raport ka kritika, pasi listat e zgjedhėsve dhe KZZ-tė nuk kanė qenė nė nivelet e kėrkuara". Gjithsesi, Grunet kėrkon qė ēdo kritikė e kėtij raporti paraprak duhet tė merret si kėshillė nga ana e partive politike. Ai shprehet mė tej se "unė do tė pres tė shoh zgjedhjet dhe pastaj do tė them si qenė ato. Nuk mund tė thuhet as e bardhė ose e zesė". Raporti do tė bėhet nė bazė tė vėzhgimit tė pėrgatitjeve zgjedhore tė partive politike, mėnyrės sesi ato po zhvillojnė fushatėn dhe zbatimit tė Kodit Zgjedhor.

 

 
http://www.korrieri.com/ E Merkure, 25 Maj 2005
 
LZHK Leka I Zogu percakton 100 kandidatet per deputet
LZHK Leka I Zogu perzgjedh 100 kandidatet per deputet. Kryetari i Levizjes per Zhvillim Konbetar, Leka I Zogu paraqiti dje publikisht listen e kandidateve per 100 zonat zgjedhore. LZHK Leka I Zogu do te konkurroje me liste te hapur shumemerore. LZHK Leka Zogu beri te ditur se nuk ka aleanca parazgjedhore dhe gjithashtu rikonfimojme edhe nje here se nuk do te kete aleance paszgjedhore me partine e Fatos Nanos. Ky deklarim duket se behet per te sqaruar ne menyre perfundimtare votuesit, si dhe per t'i prere rrugen rrugen deklaratve te drejtuesve me te larte te koalicionit opozitar, Berisha e Mediu, qe akuzojne LZHK Leka I Zogu se po ben lojen e Nanos. Diten e premte me 27 maj 2005, ne oren 19:00, ne sheshin "Skenderbej", udheheqesi i LZHK-se, pretendenti per fronin mbreteror do te prezantoje 100 kandidatet e Levizjes per Zhvillim Kombetar, sipas zonave zgjedhore. Ndersa Dashamir Shehi beri te qarte se "Levizja per Zhvillim Kombetar Leka I Zogu, do te konkurroje me 100 kandidate ne zone dhe me liste te hapur shumemerore."

A.M

 
 
http://www.kohajone.com/
 Merkure, 25 Maj 2005

LZHK: NUK DO TE QEVERISIM ME PARTINE SOCIALISTE

Levizja per Zhvillim Kombetar hedh poshte cdo mundesi bashkepunimi paszgjedhor me Partine Socialiste. Pas akuzave te selise blu ne adrese te saj sa i perket nje aleance te fshehte me PS-ne, ky grupim polik ka perjashtuar kategorikisht cdo lloj marreveshje me ate qe e cilesuan si "parti te Fatos Nanos". Nepermjet nje deklarate per shtyp mbreteroret thane se e bejne kete saktesim perfundimtar per te shuar "abuzimet e personave dhe te partive dashakeqe ndaj levizjes se Leka Zogut". Ky qendrim u be i njohur dje nga vete kryetari i Partise Levizja e Legalitetit, Ekrem Spahia. Nderkohe drejtuesi i fushates se LZHK-se, Dashamir Shehi ka konfirmuar se "kjo levizje do te kandidoje ne te 100 zonat zgjedhore me kandidatet e saj per deputete dhe me nje liste te hapur shumemerore". Ne kete kuader, ai beri te njohur se kandidaturat do te shpallen nga Leka Zogu I ne tubimin qe LZHK-ja do te zhvilloje te premten pasdite ne sheshin "Skenderbej". Qendrimi qe mbajten dje dy nga figurat kryesore te ketij grupimi politik ishte i njejte me ate te mbajtur prej tyre ne harkun kohor te pak javeve. Keshtu vetem disa dite me pare, gjate nje konference per shtyp, Shehi iu drejtua me nje thirrje publike kreut demokrat per te ndalur urgjentisht ate qe e cilesoi si fushaten denigruese ndaj LZHK-se. "I bejme thirrje Partise Demokratike dhe lidershipit te saj te ndalojne fushaten denigruese ndaj forces me te djathte dhe me opozitare qe ka ne sot Shqiperi. Gjykojme se shpifjet jane te pavend dhe te pavlere dhe mund t'i bllokojne rrugen procesit te bashkepunimit paszgjedhor", vuri ne dukje drejtuesi i fushates se kesaj partie. Nderkohe demokratet deri me tani nuk kane preferuar ta shohin si nje aleat te mundshem Leka Zogun. Vete lideri i tyre Berisha ka deklaruar se "nuk mund t'i shohe si aleate ata qe i sherbejne Fatos Nanos". Per momentin te gjitha variantet e bashkepunimit mes ketyre dy grupimeve opozitare mbeten te hapura perderisa LZHK-ja ka perjashtuar zyrtarisht aleancen me te majten. Mbetet vec te presim deri ne diten kur selia blu te beje te njohur qendrimin e ri karshi kursit politik qe Leka Zogu u angazhua publikisht se do te mbaje.

Tedi Blushi


 http://www.panorama.com.al/

LZHK, tė premten nė sheshin “Skėnderbej”

Dashamir Shehu ka deklaruar dje se Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar do tė ēelė fushatėn elektorale ditėn e premte nė njė miting nė sheshin “Skėnderbej”, ku drejtuesi i kėsaj lėvizje Leka Zogu do tė shpallė edhe listėn e 100 kandidatėve pėr deputet nėpėr zonat elektorale. Sipas Shehit, Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar, Leka I do tė konkurrojė me listė tė hapur shumemėrore. Gjithashtu drejtuesit e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar gjatė njė konference shtypi i kanė bėrė tė ditur opinionit politik “se nuk ka aleanca parazgjedhore, duke rikonfirmua se nuk do tė ketė aleancė paszgjedhore me partinė e Fatos Nanos”. Sipas Ekrem Spahisė kjo deklaratė bėhet pėr tė sqaruar nė mėnyrė pėrfundimtare tė gjithė shqiptarėt e ndershėm dhe patriotė dhe pėr t’u prerė rrugėn abuzimeve tė personave dhe partive dashakeqėse ndaj Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar Leka I Zogu.

 


 http://www.gazeta55.net/home.jsp

 
Data: 25/05/2005, ora 

 Edhe LZHK do tė bėjė miting nė sheshin "Skėnderbej"
 

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar Leka I Zogu, ka bėrė tė ditur dje, se ditėn e premte, nė orėn 19:00, do tė organziojė njė miting nė sheshin "Skėnderbej", qė do tė shėnojė edhe ēeljen e fushatės zgjedhore. Dje, nė sallėn e konferencave tė shtypit tė “LZHK ‑ Leka I Zogu”, drejtuesit kryesorė tė kėsaj lėvizjeje dhanė njė konferencė pėr mediat, ku Ekrem Spahiu mbajti deklaratėn e mėposhtme, nė emėr tė lėvizjes, ndėrsa z.Dashamir Shehi paraqiti listėn e 100 kandidatėve tė lėvizjes, sipas zonave zgjedhore.

Spahiu theksoi nė deklaratėn e vet se “rikonfimojmė edhe njė herė se nuk do tė ketė aleancė paszgjedhore me partinė e Fatos Nanos.” Ndėrsa z.Shehi bėri tė qartė gjithashtu, se “Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar Leka I Zogu do tė konkurrojė me 100 kandidatė nė zona dhe me listė tė hapur shumemėrore.” Drejtuesit e “LZHK – Leka I Zogu” konfirmuan se ditėn e premte, dt.27 maj, ora 19:00, nė sheshin “Skėnderbej” do tė mbahet njė miting i madh, qė do tė zyrtarizojė ēeljen e fushatės elektorale, ku drejtuesi i Lėvizjes, Mbreti Leka I, do tė shpallė listėn e 100 kandidatėve nėpėr zona.


http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm

 

 
Faqja 5 - POLITIKE

Maj 24, 2005

 
Paraqitet programi elektoral i lėvizjes
 
LZHK minting te "Skėnderbej"
Leka Zogu, prezanton 100 kandidaturat
 

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar ditėn e premte nė orėn 19 do tė shpallė hapjen e fushatės elektorale nė sheshin "Skėnderbej". Kreu i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, Leka Zogu, do tė prezantojė pėrpara elektoratit 100 kandidaturat qė do tė konkurrojnė nė zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut. Ai do tė paraqesė, gjithashtu, programin elektoral tė LZHK-sė, dy pikat mė tė veēanta tė tė cilit janė: vendosja e dėnimit me vdekje pėr 5 vjet, si dhe zhvillimi i njė referendumi popullor pėr tė zgjedhur sistemin qeverisės. Programi elektoral dhe ai qeverisės, nė rast fitoreje tė LZHK-sė nė zgjedhje i kushton njė rėndėsi tė veēantė biznesit tė mesėm dhe atij tė vogėl. Lista e 100 kandidaturave qė do tė konkurrojnė nėn siglėn e LZHK-sė pėrmban edhe kandidatura tė cilat deri mė tani kanė mbajtur mandatin e njė tjetėr partie. Ndėrkohė, lidhur me aleancat apo koalicionet parazgjedhore, drejtuesit e LZHK-sė tashmė e kanė shprehur vendimin, sipas tė cilit do tė ketė aleanca vetėm paszgjedhore. "Nuk do tė bėjmė aleanca parazgjedhore, pasi ne duam qė tė marrim votat e elektoratit tonė. Nė parim aleancat tona paszgjedhore do tė jenė vetėm me forca tė djathta", u shpreh drejtuesi ekzekutiv i LZHK-sė, Dashamir Shehi, gjatė njė prononcimi pėr Gazetėn.