E Premte, 25
Mars 2005 http://www.korrieri.com/
Spahiu: Qeveria, qendrim
prej sherbetori
|
Deputeti
i Partise "Levizja e Legalitetit", Ekrem Spahiu, ka shprehur
dje, shqetesimin e tij per marredheniet mes Shqiperise dhe Greqise,
duke akuzuar qeverine se po mban nje qendrim prej sherbetori dhe lakeu
ndaj politikes greke. Reagimi i kreut te PLL-se, Spahiu ka ardhur pas
vrasjes me te fundit i nje emigranti shqiptar ne Greqi dhe nga
moslejimi i sportdashesve shqiptare te ndjekin ndeshjen e futbollit
Greqi-Shqiperi, javen e ardhshme. Sipas Spahiut, keto dy fakte sjellin
edhe njehere ne skene problematiken e marredhenieve te Shqiperise me
Greqine, "te cilat nuk jane aq roze sa c'kane qejf te thone pjese
te ndryshme te politikes shqiptare". "Nese do te vazhdohet
si deri me sot, ku shteti shqiptar perballe shtetit grek ka statusin e
kolonise ose me thjesht ate te cirakut perballe padronit, atehere une
them me bindje qe e ardhmja e shqiptareve eshte e kompromentuar rende
e ne menyre te pariparueshme. Nuk ka asnje kuptim te vazhdohet me tej
ne keto raporte ku praktikisht shteti shqiptar po kthehet ne nje
apendiks te shtetit grek", nenvizoi dje, kreu i PLL-se.
Gjithashtu, ai theksoi se qeveria shqiptare po ben nje rol prej
sherbetori ndaj qeverise greke dhe se nuk mund te ecet me nje status
marredheniesh si sot, ku Greqia imponon menyrat sesi te drejtohet apo
orientohet ekonomia shqiptare. Spahia sugjeron se duhet bere ndertimi
i nje politike produktive per shqiptaret perballe shtetit grek, e cila
te bazohet thelbesisht thelbesisht ne parimin e reciprocitetit. R. K |