Faqja 10 - POLITIKE

Shtator 25, 2005

 
Ajnshtajni nė SHBA, me pasaportė tė Mbretit Zog

 

Nė njė intervistė me njė gazetar tė huaj, Nėna Mbretėreshė shpjegon pėr herė tė parė se si Albert Ajnshtajni u kthye nė njė qytetar shqiptar, pėr tre ditė tė jetės sė tij. Ajo thotė: "Kur u mor vesh pėr herė tė parė pėr Anschlus-in e Hitlerit nė Austri, iu luta tim shoqi, Mbretit, tė ndihmonte intelektualėt izraelitė tė ngujuar atje. Shumė prej kėtyre njerėzve madje ishin tė njohur tė familjarėve tė mi hungarezė nė Budapest. Burri im menjėherė urdhėroi Ambasadėn Shqiptare nė Vjenė qė tė merrej seriozisht dhe tė mund tė rregullonte pasaporta si qytetarė shqiptarė, pėr tė gjithė ēifutėt qė do tė kėrkonin ndihmė.
Unė njoh rreth 350 familje izraelite qė u larguan nga Austria nėpėrmjet Shqipėrisė. Ajnshtajni udhėtoi nga Vjena nė Shqipėri pėr nė portin e Durrėsit, ku u takua pėr shumė pak kohė me burrin tim, para se tė rifillonte udhėtimin e tij qė do tė pėrfundonte nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Kjo ishte njė ndėr detyrat e fundit zyrtare tė Mbretit",- shpjegon Nėna Mbretėreshė Geraldina pėr revistėn "Style".

 
 
Faqja 10 - POLITIKE
 
Mbretėrorėt pėrsėrisin dėshirėn pėr tė kthyer nė Shqipėri trupin e Ahmet Zogut, varrosur nė Francė
 
Ktheni nė atdhe eshtrat e Mbretit
Kėrkesa nė tryezėn e Moisiut dhe Berishės, pritet pėrgjigja

Armando Meta


Legalistėt dhe mbretėrorėt janė vėnė nė krye tė nismės pėr tė kthyer eshtrat e Mbretit Zog nė atdhe. Drejtues tė lartė tė PLL- sė, i kanė kėrkuar Presidentit tė Republikės Alfred Moisiu dhe Kryeministrit Sali Berisha, tė ndėrmarrin e tė kurorėzojnė nismėn pėr kthimin nė atdhe tė eshtrave tė kryetarit tė Shtetit tė Parė Shqiptar tė periudhės moderne.
"Nisur nga fakti se eshtrat e Mbretit Zog I prehen akoma jashtė atdheut, nė emėr tė mbarė legalistėve dhe mbretėrorėve, si dhe nė respekt tė sė kaluarės sonė dhe kontributeve shtetformuese, pėr tė cilat janė tė interesuar tė gjithė shqiptarėt, eshtrat e Mbretit Zog duhet tė kthehen nė atdhe",- deklaron nėnkryetari i PLL- sė, Murat Basha. Sipas legalistėve, rivlerėsimi i kontributeve atdhetare tė figurave tė ndritura tė historisė dhe shtetit shqiptar, ėshtė prioritet madhor, madje emergjent. Sipas tyre, tashmė shkalla e lartė e emancipimit tė politikės dhe ndėrgjegjėsimit tė mbarė shoqėrisė pėr sa u tha mė sipėr, ėshtė shndėrruar nė garanci pėr ēdo sipėrmarrje nė kėtė drejtim. "Pikėrisht pėr kėtė arsye, mbėshtetur edhe nė opinionet dhe botimet historiografike e shkencore, vlerėsimi i kontributeve tė Mbretit Zog I dhe vendosja e Tij nė panteonin e shqiptarizmės, do tė ishte veprimi mė i arsyeshėm i qeverisė dhe shtetit shqiptar",- komentojnė drejtuesit e lartė tė PLL- sė. Kėta tė fundit shprehen se kanė besim tek serioziteti i kryeministrit, i cili sipas tyre, para disa vitesh nė Parlament deklaroi solemnisht se ndjente veneracion dhe detyrim tė thellė ndaj figurės sė Mbretit Zog I, pavarėsisht nga bindjet republikane dhe se nė kėtė kontekst, nė rast tė rikthimit nė pushtet, nė respekt tė veprės sė Tij do tė ndėrtonte njė pėrmendore nė qendėr tė Tiranės... "PLL- ja ėshtė e bindur se ka ardhur koha, madje jemi tė vonuar nė nismėn e kthimit nė atdhe dhe vendosjes nė vendin e duhur, tė pėrcaktuar dikur si Varreza Mbretėrore, tė eshtrave tė kryerilindasit shqiptar, Mbretit Zog I, tė cilit legalistėt mė datė 8 tetor do t'i kremtojnė jubileun e 110 vjetorit tė lindjes",- shprehen krerėt e PLL- sė.

Faqja 10 - POLITIKE
 
Udhėtimi i familjes Mbretėrore, qė nga nata e 7 Prillit 1939

 

Italia fashiste pushtoi Shqipėrinė. Familja Mbretėrore, mbretėresha Geraldinė dhe princi Leka ende pa i mbushur dy ditė jetė, marrin rrugėn e gjatė tė mėrgimit. Ishte ora 4 e mėngjesit tė 7 prillit 1939 kur makinat e Oborrit Mbretėror do t`i drejtoheshin kufirit me Greqinė.

GREQI- TURQI
Pas kalimit nė territorin grek, Mbretit Zog dhe familjes Mbretėrore ju bė e qartė nga Mbreti Jorgo i Greqisė, se nuk mund tė strehoheshin nė Mbretėrinė Greke. Mbreti Zog bashkė me familjen Mbretėrore dhe suitėn shoqėruese, pas 4 javėsh u detyrua tė largohej pėr nė drejtim tė Turqisė. Gjatė gjithė kohės sė qėndrimit 2 mujor nė Turqi, Mbreti Zog dhe familja Mbretėrore u pritėn dhe u trajtuan me nderimet mė tė mėdha.

Rumani
Mė 2 korrik 1939, mbreti dhe familja Mbretėrore mbėrritėn nė Bukuresht tė Rumanisė, ku ēiftin mbretėror e priti Mbreti Karol dhe mbretėresha.

POLONI- REPUBLIKAT BALLTIKE
Pas njė jave, familja Mbretėrore pasi kaloi kufirin e Lvovit, arriti nė Varshavė tė Polonisė. Pas qėndrimit dy ditor, nė njė kohė qė Polonia kėrcėnohej nga pushtimi nazist, familja Mbretėrore u detyrua tė largohej pėr nė Republikat balltike tė Estonisė, Letonisė e Lituanisė.

SUEDI- NORVEGJI- FRANCĖ
Nė Suedi, familjen Mbretėrore shqiptare e priti sipas protokollit, ēambelani i Mbretit, kurse nė Norvegji, gjatė kalimit tranzit, familja Mbretėrore ndonėse qėndroi shumė pak, u prit sipas protokollit mbretėror dhe qeveritar. Qė aty, familja Mbretėrore me anije u nis drejt portit belg tė Anversės dhe prej kėtej kaloi nė Francė, ku qėndroi deri nė mars tė vitit 1940.

BRITANI
Pas ftesės sė Mbretit Xhorxh VI tė Britanisė sė Madhe, familja Mbretėrore u imbarkua pėr nė portin anglez tė Liverpulit dhe prej andej u vendos nė hotelin "Ritz" tė Londrės.

EGJIPT
Pas qėndrimit 7- vjeēar nė Angli, nė janar tė vitit 1946 familja Mbretėrore u nis drejt Egjiptit. Pas mbėrritjes nė Port-Said, familja Mbretėrore u vendos nė Mena Hauz Hotel tė Kajros, qytet nė tė cilin familjen Mbretėrore e priti ēifti mbretėror egjiptian, Mbreti Faruk dhe Mbretėresha Farida, si dhe i gjithė kabineti qeveritar. Pas ardhjes nė fuqi tė Gamal Abdel Naserit prosovjetik mė 28 korrik 1952 dhe pėrmbysjes e dėbimit me dhunė tė Mbretit Faruk, familjes Mbretėrore shqiptare iu vėshtirėsua qėndrimi i mėtejshėm nė Egjipt, ēka e detyroi atė tė mėrgonte pėrfundimisht nė Francė pas 3 vjetėsh, nė gusht tė vitit 1955.

RIKTHIMI NĖ FRANCĖ, FUNDI I JETĖS
Fillimisht familja Mbretėrore u vendos nė Kanė dhe pas 6 vjetėsh u vendos nė Paris, pėr shkak tė keqėsimit tė shėndetit tė Mbretit Zog nė janar tė vitit 1961. Nė fillim tė prillit, gjendja shėndetėsore e Mbretit Zog keqėsohet dhe mė 5 prill ai bie nė gjendje komatoze. Katėr ditė mė vonė, pasditen e 9 prillit, Mbreti Zog ndėrroi jetė nė spitalin "Fosh" tė Parisit.

BETIMI I MBRETIT LEKA ZOG
Mė 15 prill 1961, nė ceremoninė e kurorėzimit tė zhvilluar nė hotelin Bristol tė Parisit, nė prani tė tė gjithė ish-deputetėve dhe tė 70 delegatėve nga e gjithė mėrgata shqiptare, si dhe Komisionit tė Kurorės Mbretėrore, Princ Leka betohet si Mbret i Shqiptarėve.

 
 

 
http://www.kohajone.com/
 

E Diele, 25 Shtator 2005

SHEHI: PROPORCIONALI, PARIMI KRYESOR I YNI

U mblodh dje asambleja e LZHK-se ku jane diskutuar zgjedhjet e 3 korrikut dhe objektivat e zgjedhjeve lokale. Kreu ekzekutiv i kesaj partie, Dashamir Shehi, u shpreh se partia e tij do te luftoje per ndryshimin e kodit zgjedhor dhe futjen e proporcionalit si parimi baze i demokracise. "Ne jemi per kthimin e proporcionalit dhe ne kete do ta bejme luften tone pergjate gjithe ketij viti" u shpreh Shehi. Ne lidhje me ndryshimin e kodit zgjedhor u shpreh para disa ditesh edhe kryetari socialist i komanduar i Partise Socialiste, Gramoz Ruci, sipas te cilit reforma zgjedhore duhet te kryhet sa me shpejt dhe para zgjedhjeve. Sipas tij, qe te arrihet realizimi i kesaj reforme nevojitet nje marreveshje per ceshtje te cilat do te jene objekt i reformes. Keto reagime te shume partive politike, midis tyre edhe partise ne pushtet, Partise Demokratike vijne pas pesimit nga e ashtuquajtura "skema e Dushkut" ne zgjedhjet e 3 korrikut nga ku u konfirmua si force fituese e djathta shqiptare.


 http://www.shekulli.com.al/ 25/09/2005

LZHK: Zgjedhjet, tė vendoset proporcionali

 

A. Rama

TIRANĖ - Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar do tė kėrkojė qė nėpėrmjet ndryshimeve tė Kodit Zgjedhor, tė vendoset proporcionali si parimi bazė i demokracisė. Kreu ekzekutiv i LZHK-sė, Dashamir Shehi, ėshtė shprehur dje nė mbledhjen e asamblesė, ku u diskutua pėr zgjedhjet e 3 korrikut, se do tė bėhet luftė pėr kthimin e proporcionalit. “Ne jemi pėr kthimin e proporcionalit dhe ne kėtė do ta bėjmė luftėn tonė pėrgjatė gjithė kėtij viti”, - u shpreh Shehi. Koalicioni zgjedhor i LZHK-sė nuk arriti tė kalonte pragun elektoral prej 4% gjatė zgjedhjeve parlamentare tė verės, duke mbetur nė kėtė mėnyrė e papėrfaqėsuar nė Kuvend. Drejtuesit e kėsaj lėvizjeje e kanė konsideruar tė manipuluar rezultatin zgjedhor tė proporcionalit, gjė qė, sipas tyre, ka ardhur nga fakti qė ky subjekt zgjedhor nuk kishte komisionerė nė komisionet zgjedhore. Ndėrkaq, nė lidhje me ndryshimin e Kodit Zgjedhor, u shpreh para disa ditėsh edhe sekretari i pėrgjithshėm i Partisė Socialiste, Gramoz Ruēi, sipas tė cilit reforma zgjedhore duhet tė kryhet sa mė shpejt dhe para zgjedhjeve. Sipas Ruēit, qė tė arrihet realizimi i kėsaj reforme nevojitet njė marrėveshje pėr ēėshtje tė cilat do tė jenė objekt i reformės. Dy partitė kryesore nė vend, por edhe disa parti tė tjera parlamentare, i kanė cilėsuar zgjedhjet me legjitimitet tė cunguar, pėr shkak tė aplikimit tė skemės sė Dushkut, gjė qė i ka kushtuar ndonjė prej tyre jo pak kosto politike dhe elektorale.


http://www.panorama.com.al/

LZHK: Tė ndryshojė Kodi Zgjedhor

LZHK-ja kėrkon ndryshimin Kodit Zgjedhor dhe ristrukturimin e sistemit tė votimit nė Shqipėri. Dashamir Shehi deklaroi se partia e tij do tė luftojė pėr futjen proporcionalit nė skemėn zgjedhore si parim bazė i demokracisė. Deklarata tij u bė dje gjatė mbledhjes sė radhės sė asamblesė tė LZHK. Veē tė tjerave gjatė kėsaj mbledhjeje u diskutua pėr zgjedhjet e 3 korrikut si dhe objektivat qė kjo parti ka si synim nė zgjedhjet lokale tė ardhshme. Kėrkesa e LZHK ėshtė e njėjtė me atė tė bėrė para disa ditėsh nga Gramoz Ruēi, sekretar i pėrgjithshėm i PS, i cili kėrkoi ndryshimin e Kodit Zgjedhor para zgjedhjeve tė ardhshme. Megjithatė edhe PD ėshtė dakord nė parim me kėtė kėrkesė po tė kujtosh deklaratat e bėra kundėr “skemės sė Dushkut”.


http://www.sot.com.al/ Sunday, 25 September 2005 

 

Dade: Mustafaj do tė japė llogari nė komision

ImageOpozita shpreh mendimin, se shteti shqiptar duhet tė pėrkrahė njė pavarėsi tė plotė pėr Kosovėn. Ish-ministrja e Jashtme socialiste dhe deputetja Arta Dade, ka deklaruar dje se "pavarėsia e kushtėzuar", pėr tė cilėn ėshtė deklaruar kryediplomati shqiptar Besnik Mustafaj, duhet pėrjashtuar si opsion, si zgjidhje pėr statusin e Kosovės. Sipas Dades, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ministri i Jashtėm Besnik Mustafaj do tė thirret nga socialistėt nė Komisionin e Jashtėm tė Kuvendit, pėr tė dhėnė shpjegime rreth kėtij qėndrimi. Kujtojmė, se ministri i Punėve tė Jashtme, Besnik Mustafaj ka deklaruar nė Asamblenė e Pėrgjithshme nė Nju Jork, se statusi final i Kosovės duhet tė mbėshtetet nė vullnetin e lirė tė popullit tė Kosovės, e shprehur nė mėnyra demokratike, siē ėshtė ajo e garantimit tė tė drejtave pėr pakicat etnike.“Nė kėtė kontekst, njė pavarėsi e kushtėzuar e Kosovės, do tė lejojė komunitetin ndėrkombėtar pėr tė vėzhguar pėr njė periudhė tė caktuar zhvillimin e institucioneve tė Kosovės dhe shoqėrisė sė saj, qė shėrben si garanci pėr serbėt dhe minoritetet e tjera”, - ėshtė shprehur Mustafaj. Duke pėrdorur tė drejtėn e replikės nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė, Serbia tha se ishte e habitur, qė Shqipėria kishte ndryshuar politikėn e saj nė mbrojtje tė pavarėsisė sė Kosovės. “Kjo kėrkesė paragjykon statusin e Kosovės para fillimit tė bisedimeve. Kjo nuk i kontribuon bashkėpunimit aq tė nevojshėm ndėrmjet Beogradit dhe Tiranės dhe as stabilitetit nė rajon”, - ėshtė shprehur ministri i Jashtėm serb, Miomir Udovicki. “Ne do tė donim tė kujtonim, qė Kosova ėshtė pjesė e Serbisė dhe bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė saj do tė bėhen mes Beogradit, Prishtinės dhe komunitetit ndėrkombėtar”, - ka pėrfunduar ai. Por, qėndrimi i Mustafaj pėr njė status tė kushtėzuar tė Kosovės, ka sjellė menjėherė reagimin e opozitės dhe pikėrisht tė ish-ministres sė Jashtme, Arta Dade.


http://www.kohajone.com/
24 Shtator 2005

PLL: ESHTRAT E MBRETIT ZOG TE VIJNE NE SHQIPERI

Partia Levizja e Legalitetit, ne kushtet e reja politike e sociale, mendon se rivleresimi i kontributeve atdhetare te figurave te ndritura te historise dhe shtetit shqiptar, eshte prioritet madhor, madje emergjent. Ky ishte komunikimi i dhene dje nga kjo parti.

Pikerisht per kete arsye, mbeshtetur edhe ne opinionet dhe botimet historiografike e shkencore, vleresimi i kontributeve te Mbretit Zog I dhe vendosja e tij ne panteonin e shqiptarizmes, do te ishte veprimi me i arsyeshem e qeverise dhe shtetit shqiptar.

Nisur nga fakti se eshtrat e Mbretit Zog I prehen akoma jashte atdheut, ne emer te mbare legalisteve dhe mbreteroreve, si dhe ne respekt te se kaluares dhe kontributeve shtetformuese, per te cilat jane te interesuar te gjithe shqiptaret, PLL i kerkon presidentit Alfred Moisiu dhe kryeministrit Berisha, te ndermarrin e te kurorezojne nismen per kthimin ne atdhe te eshtrave te kryetarit te shtetit te pare shqiptar te periudhes moderne.


 
http://www.balkanweb.com/

Shehi: LZHK do te luftoje per ndryshimin e kodit zgjedhor

Lajmi i ores 6:20 PM

 

TIRANE (24 Shtator)- Eshte mbedhur sot asambleja e LZHK ku jane diskutuar zgjedhjet e 3 korrikut dhe objektivat e zgjedhjeve lokale. Kreu ekzekutiv i keasj partie, Dashamir Shehi u shpreh se partia e tij do te luftoje per ndryshimin e kodit zgjedhor dhe futjen e proporcionalit si parimi baze i demokracise. "Ne jemi per kthimin e proporcinalit dhe ne kete do ta bejme luften tone pergjate gjithe ketij viti" u shpreh Shehi.

Nderkaq ne lidhje me ndryshimin e kodit zgjedhor u shpreh para disa ditesh edhe Sekretari i Pergjithshem i Partise Socialiste, Gramoz Ruci sipas te cilit reforma zgjedhore duhet te kryhet sa me shpejt dhe para zgjedhjeve. Sipas Rucit qe te arrihet realizimi i kesaj reforme nevojitet nje marreveshje per ceshtje te cilat do te jene objekt i reformes. Keto reagime te shume partive politike, midis tyre dhe partise ne pushtet, Partise Demokratike vjen pas pesimit nga e ashtuquajtura "skema e Dushkut" ne zgjedhjet e 3 korrikut ashtu dhe ne ato paraardhese. em/em(NEWS24+VOA/BalkanWeb)

 

 

 
Faqja 6 - POLITIKE

Shtator 24, 2005

 
Deklarata e ministrit tė Jashtėm Mustafaj nė OKB, priten reagime nė Prishtinė
 
"Pavarėsi tė kushtėzuar Kosovės"
Shqipėria pro variantit gjerman pėr statusin

 

Pavarėsi tė kushtėzuar pėr Kosovėn, ky ėshtė pozicioni mė i ri i diplomacisė shqiptare i prezantuar disa ditė mė parė nė OKB. Besnik Mustafaj, ministėr i Jashtėm nė fjalimin e mbajtur nė OKB nė emėr tė Shqipėrisė ka deklaruar "Statusi pėrfundimtar i Kosovės duhet tė bazohet nė vullnetin e lirė tė popullit tė Kosovės, tė shprehur nėpėrmjet metodave demokratike". Mė tej ai ka shtuar "pavarėsia e kushtėzuar pėr Kosovėn do t'i mundėsonte bashkėsisė ndėrkombėtare qė pėr njė periudhė tė caktuar kohore, tė vėzhgojė zhvillimin e plotė tė institucioneve tė Kosovės dhe shoqėrisė sė saj si garanci pėr serbėt dhe pakicat e tjera". Ky ėshtė njė ndryshim i madh i qėndrimit tė politikės sė jashtme shqiptare nė lidhje me kėtė ēėshtje. Qeveritė e mėparshme socialiste deklaronin vetėvendosje. Ajo qė Mustafaj deklaroi nė OKB duket shumė afėr qėndrimit tė paraqitur nga Gjermania, mė saktėsisht tė dhėnė nga ministri i Jashtėm gjerman Joshka Fisher disa muaj nė njė takim tė ministrave tė jashtėm zhvilluar nė Durrės. Fisher pėrmendi "pavarėsinė e kushtėzuar". Ide tė ngjashme ka paraqitur edhe grupi ndėrkombėtar pėr krizat i cili propozon dhėniėn e pavarėsisė sė kushtėzuar dhe dhėnia e pavarėsisė nė momentin qė shikohet se garantohen tė drejtat e minoritetit serb nė Kosovė dhe minoriteteve tė tjera. Kjo linjė e re qė po ndjek diplomacia shqiptare nė lidhje me kėtė ēėshtje pritet qė sjellė edhe reagimet e politikės sė Prishtinė. Tė gjitha partitė kosovare, qeveria dhe presidenti e kanė bėrė tė qartė tashmė se kėrkojnė pavarėsinė e plotė, dhe kjo pėr ta ėshtė e panegociueshme. Mustafaj gjatė qėndrimit tė tij nė OKB nė Nju Jork ka patur edhe njė diskutim me ministrin e Jashtėm tė Serbi-Mali i Zi, Vuk Drashkoviē. Mustafaj nė njė intervistė dhėnė pėr VOA dhe mė pas pėr mediat nė Tiranė deklaroi se qėndrimi i tij ishte se statusi i Kosovės nuk vendoset as nga Shqipėria dhe as nga Serbia.

Programi
Qeveria e re e tė djathtės nė Shqipėri ėshtė shprehur pėr pavarėsi tė Kosovės. Kjo ėshtė pėrcaktuar nė programin e qeverisė tė paraqitur nga kryeministri Sali Berisha nė Kuvend ditėn e votėbesimit. Ai u shpreh qartė pėr pavarėsinė e Kosovės sipas tė drejtės sė vetvendosjes dhe garantim tė tė drejtave dhe lirive tė tė gjithė minoriteteve nė kėtė vend. Gjithashtu Berisha vetėm dy ditė mė parė, gjatė njė vizite nė qytetin e Vlorės ku ka ndjekur nga afėr njė stėrvitje tė pėrbashkėt ushtarake ėshtė deklaruar pėr stabilitet nė rajonin e Ballkanit dhe mosndryshim tė kufijėve. Njė nga variantet qė diskutohet nga faktorė tė ndryshėm ėshtė edhe pavarėsia e kushtėzuar e Kosovės qė parashikon tė pengimin pėr tė mos u bashkuar me Shqipėrinė apo pėr tė mos zhvilluar asnjė referendum nė lidhje me kėtė ēėshtje. Po dje ka ardhur edhe njė tjetėr qėndrim qė shprehet pėr pavarėsinė e Kosobės si e vetmja zgjidhje. Ai ėshtė prezantuar nga njė anėtar i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė Kongresit amerikan, Dana Rohrabacher. Senatori republikan nga shteti i Kalifornisė, deklaroi dje se "pavarėsia e Kosovės ėshtė e vetmja zgjidhje e drejtė pėr statusin e saj pėrfundimtar". Sipas zėrit tė Amerikės, Rohrabacher thekson se "10 pėrqind e popullatės sė Kosovės, qė pėrbėhet nga serbėt, nuk duhet tė presė qė t'i diktojė politikėn e vet 90 pėrqind tė popullatės, me pėrjashtim tė kėrkesave pėr respektimin e tė drejtave tė tyre". "E vetmja zgjidhje qė dėshirohet nga popullata nė Kosovė ėshtė pavarėsia. Zgjidhja nuk mund t'u detyrohet atyre nga larg, nga kompromiset qė bėhen mes qeverive", tha senatori.

 

 
http://www.panorama.com.al/
 
 
Faqe 19 - Opinion

 

Formula “Mustafaj” pėr Kosovėn

 

 
Arben Ēejku
Misioni i parė diploma tik i ministrit tė Punėve tė Jashtme, Besnik Mustafaj, shkundi nga plogėshtia, jo vetėm qendrat diplomatike rajonale, posaēėrisht ato nė Beograd, por edhe opinionin e brendshėm nė Shqipėri. Deklarata e tij nė selinė e OKB-sė se Tirana mbėshtet “pavarėsinė e kushtėzuar pėr Kosovėn”, shkaktoi njė reaksion tė dyfishtė, tė pazakontė. Nė njėrėn anė zgjoi retorikėn serbe pėr “djepin serb tė Kosovės” dhe nga ana tjetėr, inkurajoi faktorėt nė Kosovė dhe jashtė saj pėr t’iu afruar pa komplekse formulės sė statusit tė ri tė Kosovės. Pėr njė pjesė tė opinionit tė brendshėm shqiptar, kjo deklaratė u perceptua si “herezi” dhe madje nė ekstremin e paragjykimeve, si njė gafė diplomatike.
Nė sfondin e gjithė paragjykimeve dhe reagimeve, u duk qartė se zoti Mustafaj ka ndėrmend tė rikthejė diplomacinė shqiptare nė pozitėn e merituar rajonale e mė gjerė. Larg komplekseve fals tė neonacionalizmit, Mustafaj riformuloi tė koncentruar tė gjitha qėndrimet e deritanishme tė shumicės sė faktorėve rajonal e ndėrkombėtar pėr ēėshtjen e Kosovės. Jo thjesht pėr protagonizėm, por nė emėr tė realdiplomacisė dhe nevojės pėr tė ofruar kontribut nė stabilitetin dhe integrimin e rajonit, kryediplomati shqiptar zyrtarisht pėrkrahu njė nga opsionet qė muaj mė parė kishte sugjeruar Grupi Ndėrkombėtar i Krizave apo institucione tė tjera tė rėndėsishme ndėrkombėtare.
A ėshtė maksimalist qėndrimi i zotit Mustafaj?
Mendoj se ėshtė njė qėndrim realist, nėse rikthejmė nė vėmendje koleksionin e disa prej qėndrimeve tė mėparshme tė qeverive dhe institucioneve tė huaja, pa pėrfshirė kėtu qėndrimin unanim tė vetė Kosovės. Madje, qė nė fillim, rikujtojmė se Beogradi zyrtar, nėn presionin ndėrkombėtar ka prodhuar njė opsion pėr Kosovėn, sipas tė cilit asaj (Kosovės) duhet t’i jepet “mė shumė se autonomi, mė pak se pavarėsi”. Nė thelb, vetė Serbia, pra, e pranon indirekt se Kosova po shkon drejt pavarėsisė.
Nga ana tjetėr, deklarata e zotit Mustafaj u parapri nė Kosovė pak kohė mė parė nga kryediplomatja e Zvicrės, Michelin Calmy Rey. Rey tha nė Prishtinė, se “Kosova duhet tė jetė e pavarur dhe me njė monitorim tė ngushtė ndėrkombėtar”.
Nė arenėn ndėrkombėtare duket se ka njė frymė konsensuale lidhur me opsionin e pavarėsisė pėr Kosovėn. Nė kėtė pikė janė bashkuar pėrveē Zvicrės dhe SHBA, Britania e Madhe, Franca, Austria etj.
Shefi i Zyrės franceze nė Prishtinė, Tieri Rejnar, tha se Franca ka qėndrim tė njėjtė me SHBA-tė dhe Britaninė e Madhe. Ministri britanik pėr Evropėn, Dagllas Aleksander u shpreh pro pavarėsisė sė Kosovės si njė nga opsionet. “Po, ne jemi nė tė njėjtėn linjė. Ky ėshtė njė opsion. Mirėpo, kjo sė pari do tė varet nga raporti i Aid”. Vendet e Grupit tė Kontaktit si Franca, SHBA, Britania, Gjermania, Italia dhe Rusia janė pothuajse nė njė linjė pėr opsionin e pavarėsisė sė Kosovės. Edhe Greqia, nėpėrmjet pėrfaqėsuesit tė saj nė Prishtinė ėshtė shprehur se do tė pėrkrahė qėndrimin amerikan ndaj Kosovės. Vetė Presidenti i Shqipėrisė, Moisiu, deklaroi nė Nju Jork javėn e kaluar se “ka ardhur koha tė nxjerrim pėrfundimin qė njė Kosovė e pavarur ėshtė zgjidhja mė e mirė. Njė Kosovė e pavarur do tė krijojė mė tepėr siguri dhe stabilitet nė rajon dhe mė tej”.
Nga ana tjetėr, faktorėt politik dhe shoqėror nė Kosovė kėrkojnė njė pavarėsi pa kushte, njė pavarėsi klasike. Nekibe Kelmendi, njė zė domethėnės nė opinionin vendas, ka deklaruar se “pavarėsia e kushtėzuar ėshtė njė mosbesim nė institucionet tona se do t’u garantojnė respektimin e tė drejtave, sidomos tė minoritetit serb. Nuk ka baza qė tė dyshohet se ne do t’i shkelim ato tė drejta, pasi ne do t’i garantojmė ato tė drejta me aktin tonė mė tė lartė juridik, me Kushtetutėn e Kosovės”.
Nė fakt, vitin e kaluar, njė grup ekspertėsh amerikanė i dorėzuan Rugovės njė projektkushtetutė tė Kosovės sė pavarur, duke paralajmėruar kėshtu orientimin e debatit ndėrkombėtar drejt pavarėsisė si zgjidhje pėr statusin e ri tė Kosovės.
Pro pavarėsisė sė Kosovės si zgjidhje janė shprehur edhe Maqedonia apo Mali i Zi, me kusht qė statusi i ri tė mos ndikojė nė ndryshimin e kufijve.
Nė njė kėndvėshtrim mė tė gjerė, qėndrimi i zotit Mustafaj nė OKB pro pavarėsisė sė Kosovės, pavarėsisht reminishencave nacionaliste serbe apo retorikės diplomatike tė pėrfaqėsuesve tė Koshtunicės, ėshtė realist dhe brenda kuadrit tė interesave kombėtare shqiptare. Gjithashtu ai ėshtė njė qėndrim nė pėrputhje me interesat ndėrkombėtare pėr paqe e stabilitet nė rajon. Diplomacia shqiptare, nuk ka pse tė kompleksohet dhe tė konturojė vetveten si struci me kokėn nė rėrė, vetėm e vetėm se nė tregun e ideve ballkanike kėrkojnė tė shiten edhe teza anakronike si ato pėr gjoja “Kosovėn e Madhe” apo “Shqipėrinė e Madhe”. Pėr statusin e Kosovės, asnjė vend rajonal nuk e ka fuqinė tė vendosė kushte, pos tė ofrojė kontribut pėr zgjidhjen qė do tė ofrojė faktori perėndimor nė pėrputhje me vullnetin politik tė shqiptarėve tė Kosovės.
 

 
http://www.ballkan.com/
Mustafaj, replika me Drashkoviēin pėr Kosovėn
 

Autori i Lajmit: Red.
“Njė pavarėsi e kushtėzuar e Kosovės do tė lejojė komunitetin ndėrkombėtar pėr tė vėzhguar pėr njė periudhė tė caktuar zhvillimin e institucioneve tė Kosovės dhe shoqėrisė sė saj qė shėrben si garanci pėr serbėt dhe minoritetet e tjera”. Kjo ėshtė thirrja e drejtuar nga Ministria shqiptare i Punėve tė Jashtme, Besnik Mustafaj, gjatė mbledhjes sė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė nė Nju-Jork. Agjencia e lajmeve “Reuters”, duke iu referuar fjalės sė ministrit shqiptar, thekson se Shqipėria e ka shprehur hapur qėndrimin e saj pėr pavarėsi tė Kosovės nga Unioni Serbi-Mali i Zi. Sipas tė njėjtės agjenci, Mustafaj ka shtuar se statusi final i Kosovės duhet tė mbėshtetet nė vullnetin e lirė tė popullit tė Kosovės, e shprehur nė mėnyra demokratike, siē ėshtė ajo e garantimit tė tė drejtave pėr pakicat etnike. Duke pėrdorur tė drejtėn e replikės nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė, Serbia tha se ishte e habitur qė Shqipėria kishte ndryshuar politikėn e saj nė mbrojtje tė pavarėsisė sė Kosovės. “Kjo kėrkesė paragjykon statusin e Kosovės, para fillimit tė bisedimeve. Kjo nuk i kontribuon bashkėpunimit aq tė nevojshėm ndėrmjet Beogradit dhe Tiranės, dhe as stabilitetit nė rajon”, tha ministri i Jashtėm serb, Miomir Udovicki. “Ne do tė donim tė kujtonim qė Kosova ėshtė pjesė e Serbisė dhe bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė saj do tė bėhen mes Beogradit, Prishtinės dhe komunitetit ndėkombėtar”, pėrfundon deklaratėn e tij, Udovicki. Vetė Mustafaj ka vėnė nė dukje se Shqipėria nuk e ka ndryshuar frymėn e pėrgjithshme qė ka ushqyer politika shqiptare nė vitet e fundit. “Qeveria e mėparshme ka qenė e paqartė, por ka qenė konstruktive, sepse nuk ka ushqyer qėndrime negative ose radikale, por ajo nuk ėshtė shfaqur asnjėherė me njė koncept tė qartė se si e shohim ne tė ardhmen e Kosovės”, tha ai nė njė intervistė televizive.

Data e Publikimit: 24/09/2005

http://www.panorama.com.al/  
viti IV, Nr:1076
E Premte 23 Shtator 2005
 
 
Faqe 8 - Rajon

 

Debati nė OKB/ Diplomacia serbe reagon ashpėr kundėr Shqipėrisė

 

Mustafaj: Duam pavarėsi tė kushtėzuar pėr Kosovėn

 

 
Qėndrimi i ri i diplomacisė shqiptare pėrballė formės sė statusit final tė Kosovės, ka nxitur menjėherė reagime tė ashpra tė Beogradit, i cili sipas medias ka shprehur “habi” pėr qėndrimin e ri tė Shqipėrisė. “Statusi pėrfundimtar i Kosovės duhet tė bazohet nė vullnetin e lirė tė popullit tė Kosovės, tė shprehur nėpėrmjet metodave demokratike”, tha Mustafaj, i cituar edhe nga “Rojter”. Shefi i diplomacisė shqiptare tha nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė se pavarėsia e kushtėzuar pėr Kosovėn do t’i mundėsonte bashkėsisė ndėrkombėtare qė pėr njė periudhė tė caktuar kohore, tė vėzhgojė zhvillimin e plotė tė institucioneve tė Kosovės dhe shoqėrisė sė saj si garanci pėr serbėt dhe pakicat e tjera. Duke shfrytėzuar tė drejtėn pėr replikė, pėrfaqėsuesi i Serbisė tha se ishte i befasuar qė Shqipėria ka ndryshuar politikėn e saj dhe angazhohet pėr pavarėsinė e Kosovės. Sipas tij, Kosova ėshtė pjesė e Serbisė dhe se bisedimet pėr tė ardhmen e saj duhet tė zhvillohen ndėrmjet Beogradit, Prishtinės dhe bashkėsisė ndėrkombėtare. Ndihmėsministri serb, Miomir Udoviēki, tha se deklarata e Mustafajt nuk i kontribuon bashkėpunimit aq tė nevojshėm ndėrmjet Beogradit dhe Tiranės, por as stabilitetit nė rajon.
Ndėrkohė, agjencia “Reuters” nga Nju Jorku, njofton se diplomatėt kanė thėnė se Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe OKB, po e shqyrtojnė njė formė tė pavarėsisė sė kushtėzuar tė Kosovės nėn mbikėqyrjen e BE-sė nė negociatat e ndėrmjetėsuara nga Kombet e Bashkuara, qė do tė fillojnė kėtė vit. “Reuters” ka njoftuar se i dėrguari special pėr Kosovėn, Kai Aide, do ta shtyjė pėrfundimin e raportit pėr disa javė. “Reuters”, transmetoi njė diplomat perėndimor,i cili ka thėnė se shtyrja e raportit bėhet me qėllim. Nga ana tjetėr, Presidenti i Serbisė, Boris Tadiq, i ka thėnė agjencisė “Associated Press” se, “Serbia nuk ka ambicie qė pėrsėri t’i sundojė shqiptarėt nė Kosovė, por nuk mund tė heqė dorė nga territori i saj historik, nė tė cilin ende jetojnė rreth 100 mijė serbė. Serbia aspak nuk dėshiron tė rregullojė marrėdhėniet politike ndėrmjet shqiptarėve, por ne duhet tė kujdesemi pėr serbėt nė Kosovė”, ka shtuar Tadiq.
Vetė ministri i Jashtėm i Unionit, Serbi-Mali i Zi, ka thėnė se “bisedimet pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės me siguri do tė fillojnė nga fundi i kėtij viti”. Vuk Drashkoviq ka deklaruar pėr agjencinė e lajmeve “Beta” se sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Annan, nė tetor do tė caktojė tė dėrguarin special pėr bisedimet, selia e tė cilit do tė jetė nė Vjenė, sepse vitin e ardhshėm, Austria kryeson Bashkimin Evropian. Opinioni politik nė Serbi ėshtė i paqartė pėr formulėn zyrtare tė Beogradit pėr Kosonės, “mė shumė autonomi, mė pak pavarėsi”. Sekretari i pėrgjithshėm i Partisė Radikale Serbe (SRS), Aleksandar Vuēiq ka deklaruar se formula pėr Kosovėn “mė shumė nga autonomia, e mė pak nga pavarėsia”, qė e ka paraqitur kryetarja e Qendrės Bashkėrenduese pėr Kosovėn, Sanda Rashkvoiq Iviq “nuk ka kurrfarė domethėnie”. “Ose keni autonomi territoriale ose keni pavarėsi. Gjithēka qė ėshtė midis kėsaj mund tė jetė vetėm formė kalimtare”, u ka thėnė Vuēiq gazetarėve nė Beogra. Ai ka thėnė se nuk beson se shqiptarėt e Kosovės do tė pajtoheshin me atė qė Serbia ta ketė tėrėsinė e garantuar territoriale e qė ata t’i fitojnė tė gjitha tjerat, duke theksuar se kjo ėshtė nė harmoni me zgjidhjet nga Kushtetuta e vitit 1974.
Kurt Volker, zėvendėsndihmės i Sekretarit tė Shtetit tė SHBA-sė tha se, “shpresojmė qė zgjidhja tė jetė njė konsensus qė tė arrihet nė njė rezultat qė tė jetė i pranueshėm nga gjithkush nė rajon. Mendoj se komuniteti ndėrkombėtar, Shtetet e Bashkuara, kanė detyrimin qė tė hedhin ide, tė lehtėsojnė dialogun dhe tė arrijnė tė realizojnė zgjidhjet mė realiste dhe afatgjatė qė tė jetė e mundur”.