E Shtune, 26 Shkurt 2005 http://www.korrieri.com/
Zgjedhjet,
shpetimtaret dhe oktapodi
Nga
Fatos Lubonja
Thenia e Berluskonit "scendo in campo" qe ne shqip mund ta perkthejme
edhe "po hyj ne loje" eshte bere tashme proverbiale ne Itali. Kane
ndihmuar per kete edhe dy nga njerezit me te shquar te botes italiane, Benigni
dhe Montanelli. Komiku i madh, duke e perqeshur futjen ne politike te manjatit
te medias, ka treguar gjate nje shfaqjeje te tij se ai ishte nje familje me
shume veta dhe ne shtepi kishin vetem me nje banjo e cila rezultonte shpesh e
zene. Prandaj i ati sa here i vinte per te bere shurren dhe e
gjente banjon zene thoshte: "schendo in campo" dhe shkonte e bente
jashte.
Kurse Montaneli ka deshmuar se Berluskoni i ka thene se po hynte ne lojen
politike per te mbrojtur interesat e biznesit qe iu kercenuan pas shkaterrimit
te dy partive te medhe historike, demokristianja dhe socialistja, per shkak te
korrupsionit. E, sipas shume te dhenave, tashme te bera publike, edhe pasuria e
tij eshte goxha frut i korrupsionit te kohes se Kraksit.
Si komiku dhe gazetari ne thelb demaskojne fallsitetin e hyrjes ne politike te
atyre qe paraqiten si shpetimtare ne momente krizash dhe rezultojne te rreme.
Karriera e Berluskonit me nje ane dhe kriza ekonomike, por edhe e vlerave, qe po
perjeton sot Italia me ane tjeter, megjithate, tregon se nuk mjaftojne kurre sa
duhet paralajmerimet per rrezikun e shpetimtareve te rreme.
Kriza dhe futja ne loje
Nuk mund te mos kujtoja "futjen ne loje" te Berluskonit duke pare se
cfare po ndodh ne Shqiperi ne prag te zgjedhjeve. Ka
disa elemente qe te bejne te gjesh ne situaten shqiptare elemente berluskoniane
te "futjes ne loje".
Se pari, sepse edhe ne jemi ne nje krize te thelle morale dhe politike nga ato
ku shfaqen shpetimtaret.
Se dyti, sepse jane futur ne loje nje numer shpetimtaresh te vjeter e te rinj.
Se treti, sepse aktiviteti i tyre i deritanishem dhe jo vetem ay, nuk mund te
mos na beje te ngreme pyetjen: po hyjne ne loje per te shpetuar vendin nga kriza,
apo per te shpetuar interesat e tyre e te sistemit qe kane ngritur?
Nderkohe qe ekzistenca e krizes dhe futja ne loje e shpetimtareve duket evidente,
ceshtja nese keta po hyjne te shpetojne vendin apo shpetimi i vendit dhe
interesat e tyre jane dy rruge me drejtime te kunderta mbetet per tu analizuar.
Them keshtu, e nuk them se interesat e tyre mund edhe te jene ne te njejtin
drejtim me interesat e vendit, pasi, sipas meje, problemi i madh qe po del dita
dites per tu zgjidhur, eshte ai se shumecka ne ate qe eshte bere gjate ketyre
vjeteve duhet zhbere; shumcka ne sistemin qe kemi ndertuar duhet shkaterruar, me
nje fjale nuk jemi ne rruge te drejte, por jemi futur ne nje rruge nga e cila
duhet te kthehemi mbrapsh nese nuk duam te perplasemi e te thyejme koken. E ky
kthim mbrapsht do te thote te reshtet se punuari ne drejtimin e interesave te
asaj pjese qe e ka ndertuar e ka perfituar nga ky sistem. Metaforikisht, dhe jo
vetem, mund te them se kioskizimi per te cilin u shpenzua aq shume e pa vizion
ne kohen e Berishes nuk eshte se ka reshtur me prishjen e kioskave, perkundrazi
sistemi qe krijoi kioskat ka krijuar tumore te tilla qe duhen prishur, por qe
kostoja eshte shume me e madhe e do te behet edhe me e madhe cdo dite qe kalon.
Per ata qe mund te me cilesojne si teper pesimist, pra sikur po i meshoj shume
pjeses bosh te shishes mund te them se pjesa plot, per ata qe e shohin ate,
eshte duke u zbrazur dita dites, duke ia lene vendin gjithnje e me shume nje
boshlleku te frikshem.
Me konkretish e kam fjalen per faktin se struktura e ekonomise sone eshte mbi
60% ilegale, madje edhe kriminale, ekonomi e larjes se parave te pista e se
pjesa tjeter e saj, ajo qe mund ta quajme legale, nuk mund te mos jete e lidhur
me kete, prandaj dhe eshte ndertuar kryesisht mbi nje konsumizem pa prodhim, mbi
spekulimin dhe perkohshmerine, mbi principin "merr e ik" te piramidave
packa se me te sofistikuara. Ne anen tjeter, kjo strukture ekonomike ka
kushtezuar ndertimin e nje superstrukture politike qe direkt apo indirekt
perfaqeson interesat e kesaj strukture e qe e kemi quajtur tashme shteti i kapur
nga mafja, nga nje oktapod i madh qe fuqizohet dita dites- sepse kur themi
"mafje" nenkuptojme bash nje rrjet krimi ekonomik qe ka lidhje me
politiken. E ardhmja e nje shoqerie te kapur nga ky oktapod po behet gjithnje e
me e veshtire. Ekonomikisht ky oktapod jo vetem qe ushqehet gjithnje e me shume
nga ekonomia ilegale duke gjeneruar rrjeta krimi gjithnje e me te perhapura ne
trupin e shoqerise, jo vetem ka krijuar nje polarizim gjithnje e me te madh, por
edhe thith tere energjite e te ardhurat e shqiptareve duke penguar nje
rishperndarje te tille te te ardhurave qe do te garantonte funksionimin e nje
shteti ligjor e te se drejtes, per te mos folur per nje rishperndarje qe do te
nxirrte nga varferia shtresat me te dobeta. Persa i perket sistemit te vlerave
ky oktapod ka krijuar vetem nje "vlere": pasurine e krijuar shpejt e
me rruge te pandershme me te cilen matet sot cdo njeri "i sukseshem"
ne vend. Persa i perket drejtesise ky oktapod ka krijuar sistemin e "pandeshkueshmerise",
por edhe te "bashkefajsise", nje lloj xhungle ku kafshet me te
fuqishme rrembejne c'te mundin vetem mbi bazen e agresivitetit pa ndonje
ndergjegje sociale duke lene shkretetire perreth e ku ato qe rezultojne viktima
ankohen pse nuk u treguan aq "te zot" sa te tjeret. Persa i perket
figures se politikanit ky oktapod ka krijuar figuren e nje politikani qe nuk
mundet te qendroje apo te hyje ne politike pa aprovimin dhe mbeshtetjen e
oktapodit, duke tjetersuar, tek e fundit, edhe vete funksionin e politikes nga
sherbim ndaj gjese publike ne sherbim te grabitjes se gjese publike.
Kush mendon se Shqiperia eshte ne rruge te mbare duke qene ne dore te ketij
oktapodi ose qe, ndonese kemi problemi, po ecim perpara, sipas meje, gabohet.
Gabohen edhe ata qe mendojne se mund te hyet ne Europe me kete sistem e po ashtu
gabohen edhe ata qe mendojne se ky sistem, ne saje te te cilit edhe po
mbijetojme, por aq keq, mund te zgjase perjete ne nje Europe qe vjen duke ia
shtrenguar lakun krimit. Madje gabohen edhe ata ndertues te sistemit qe kane
kalkuluar se, tek e fundit, do t'i lene shendetin ketij vendi e do te shkojne te
jetojne te qete atje ku kane transferuar tashme parate.
Lojtaret e vjeter e te rinj
Fakti qe shqetesimi po behet gjithnje e me i madh vertetohet edhe nga aktoret e
rinj dhe te vjeter te kesaj fushate elektorale, qe tashme mund te quhet e nisur,
te cilet te lene pershtypjen se gjithnje e me shume jane te vetedijshem per kete
realitet/ krize ku ndodhemi e premtimet e tyre per te ardhmen, i lidhin me
clirimin e shoqerise nga pushteti i oktapodit.
Eshte krejt i dukshem fakti se shumica e tyre tashme flasin per oktapodin dhe
demet qe ka shkaktuar e rrezikon te shkaktoje ay, pavaresisht se cfare emri i
vene. Mirepo, nderkaq, nga tere aktiviteti i tyre nuk mund te mos kesh
pershtypjen se sejcili e di, e njeh fuqine e tij, madje eshte nen sundimin e tij
dhe prandaj, me dashje apo pa dashje, i leshon atij mesazhe direkte apo
indirekte se pushteti i tij nuk rrezikohet. Le t'i marrim me rradhe disa nga
aktoret kryesore.
PARTIA DEMOKRATIKE, luften kunder korrupsionit e ka pasur prej kohesh si
prioritetin e saj ne retoriken politike. Nuk eshte e veshtire te shohesh tek
armiku i quajtur korrupsion nga PD-ja nje nga kembet me te fuqishtme te
oktapodit. Mirepo ka mjaft elemente qe te bejne te shtrosh pyetjen nese
demokratet e kane seriozisht, apo, edhe nese e kane serizisht, nese mund te jene
ne gjendje ta zhvillojne seriozisht kete lufte kunder oktapodit. Pikpyetja e
pare, sipas meje, ngrihet duke patur parasysh problemin se interesat e kujt
pretendon te mbroje PD-ja duke patur parasysh projektin e shpalosur prej saj.
Kohet e fundi u shpall nje inisiative te rinjsh prane PD te quajtur "liberalet
e rinj" te cilet kane dale me tezat e privatizimit te metejshem si dhe te
uljes se rolit te shtetit ne nivel sa me minimal. Kjo eshte shoqeruar me
deklarimet e Berishes se biznesi, shoqeria civile, akademiket do te jene sipas
PD partneret e saj (pa permendur hallexhinjte), e se PD do te ule edhe me taksat,
shoqeruar me premtimin se do te vensoset shteti i ligjit jo i personave. Kesaj i
eshte shtuar edhe projekti i ndarjes se "llazarit" nga "anastasi"
dmth te biznesmenit nga politikani me deklarimin se kush do te kerkoje te behet
deputet i PS duhet te heqe dore nga bizneset. Por, gjithsesi, nuk mund te mos
ngresh dyshimin se ky projekt, edhe sikur me qellimet me te mira te jete hartuar,
veshtire se mund te dale i sukseshem ne luften kunder oktapodit per nje sere
arsyesh.
Se pari, sepse projekti liberist, duke qene i mbeshtetur kryesisht mbi lirine e
individit per kompeticion, favorizon edhe teorikisht me te fortit e aq me teper
tek ne do te favorizoje ata qe tashme jane me te fortit. E po ashtu ulja e rolit
te shtetit, cka nenkupton marrjen ne dore gjithnje e me shume te sherbimeve nga
privatet, kombinuar me keta te forte veshtire se nuk do te mund, ne kontekstin
shqiptar, te favorizoje edhe me korrupsionin, tek e fundit oktapodin. Mjafton te
kesh parasysh akuzat qe po behen sot ne SHBA-ne e reformave liberiste per
korrupsion te figurave me te larta, vend ku shteti ligjor ka rrenje
jashtezakonisht te forta, per te marr me mend pafuqishmerine e nje projekti te
tille ndaj oktapodit. Aq me teper po te kemi parasyh kontekstin shqiptar ku,
sikurse e dime mire, kembet e oktapodit funksionojne mbi lidhjet familjare apo
klanore ku njeri ben kemben politike tjetri ate ekonomike, njeri sekserin,
tjetri politikanin. Dhe te mos harrojme edhe nje fakt shume domethenes:
korruptimin e mjaft figurave dhe perfaqesuesve te PD gjate kesaj kohe, cka ka
dale ne pah edhe publikisht, por qe perflitet shume me teper ne opinion. Ne
pamje te pare duket sikur ata jane korruptuar nga PS-ja ne pushtet, por ne fakt
ata i ka korruptuar oktapodi e zor se mund te dalin nga kthetrat e tij edhe kur
te vijne ne pushtet.
LEVIZJA SOCIALISTE PER INTEGRIM, teksa flet per monople, ka parasysh edhe
ajo oktapodin. Edhe ajo ka shpalosur nje projekt per luften kunder opktapodit qe
nuk mbetet i kufizuar ne akuzat kunder Nanos si ne fillim, por kunder degradimit
te PS ne pergjithesi, kunder privatizimeve grabitqare, kunder polarizimit. Edhe
persa i perket perfaqesimit duket se ajo e ka hedhur veshtrimin me shume ndaj
atyre shtresave qe pikerisht sistemi i opktapodit i ka lene pa mbrojtje dhe ne
kushte varferie e pasigurie per te ardhmen- ndonse nuk e ka cliruar ende veten
nga imazhi se ka ne rradhet e saj te pakenaqurit e PS-se. Por, gjithsesi, ajo qe
duket shqetesuese tek LSI, nuk eshte edhe aq projekti i tyre, qe mbetet disi me
i turbullt kur kerkohet te hyet ne aspektet e veta konkrete, por dicka tjeter.
Sikurse kuptohet, lufta kunder oktapodit kerkon nje impenjim maksimal, nje
bashkim maksimal te te tere atyre partive qe premtojne te luftojne per t'i prere
kembet oktapodit. Nderkaq LSI, qe mund te konsiderohet sot parti e trete dhe
parti te tjera me te vogla ku spikat LZHK, kryesisht sepse ka ne krye nje figure
te paprovuar si Leka Zogu, nuk duket se kane as prirjen me te vogel te
bashkepunimit e te krijimit te nje koalicioni paraelektoral ne emer te kesaj
lufte. E kjo, ndonese mund te duket si ceshtje personash, ne te vertete, po ta
shohesh me thelle, ka te beje me tere situaten qe ka krijuar oktapodi, nje
situate qe e ben thuajse te pamundur bashkimin ne emer te luftes kunder tij e te
besimit se ai mund te mundet. Ato duket se do te shkojne te vetme dhe do te
presin rezultatin e zgjedhjeve per te bere zgjedhjen e tyre. Tek e fundit, sipas meje, te ndodhur perballe oktapodit pas zgjedhjeve edhe
me nje rezultat te mire, ato zor se do te mund te jene ne gjendje te ndeshen me
te.
Nderkaq ne kampin e PARTISE SOCIALISTE nje aktor tjeter ka rihyre ne loje: ish
pretendenti per kryetar partie Edi Rama, sot kryetari i Bashkise se Tiranes. Ay
ka nisur nje fushate ne Veri me kritika te rrepta per gjendjen vendit e te
politikes. Kjo me nje ane eshte shprehje e pohimit te krizes, kurse me ane
tjeter ngre nje pikepyetje te madhe: pse duke qene ne Komitetin Drejtues te PS
nuk i shpreh shqetesimet e tij brenda partise, por del e flet sikur te jete ne
opozite me partine e tij? Ne rastin me te mire kjo flet per pafuqishmeri per te
luftuar oktapodin qe tashme ka zaptuar krejt PS-ne me ne krye Nanon. Por mund te
kete edhe shpjegime te tjera qe, tek e fundit, te cojne ne te njejten qafe.
Njeri syresh ka te beje me faktin se fushata e tij po propagandohet me nje fuqi
te madhe mediatike, qe nuk mund te mos te te kujtoje ata biznesmene qe jane edhe
pronare televizionesh e qe me Ramen si kryetar Bashkie i lidhin interesa direkte.
Ky fakt te con ne hipotezen se prapa tij qendrojne interesa oligarkesh prane PS
qe mendojne se me Nanon jane te humbur e qe, duke vene Ramen kryeminister te PS,
kerkojne te mbrojne interesat e tyre kunder rrezikut te humbjes se privilegjeve
me humbjen e PS-se. Apo ne hipotezen se nje pjese syresh jane ne konflikt me
Nanon dhe oligarket prane tij, sic eshte rasti i biznesmenit sot per sot me
prane Rames, K. Kokedhima qe po akuzohet sot nga "ZP" per shperdorime
e vjedhje te renda parash publike- e qe edhe ai ka paralajmeruar, se, po qe se e
sheh situaten e vendit keq, do te futet vete ne lojen politike? Ne te gjitha
rastet veshtire ta shohesh fushaten e Rames jashte strukturave te oktapodit. Kjo
shpejgon pse ai njeheresh u flet njerezve te thjeshte se synon te punoje per ta
e, ne te njejten kohe, nuk shenjon armikun kryesor korrupsionin apo ekonomine e
paligjshme apo oligarkine, por dembelizmin dhe, po ashtu, vazhdon te ngulmoje ne
idene se nuk kemi ende nevoje te bejme projekte te majta apo te djathta. Madje
hedh edhe teza te rrezikshme kur fut ne rradhet e "dembeleve" jo vetem
Fatos Nanon, por kritiket e sistemit, cka te ben te mendosh se projekti i tij i
nxjerrjes nga kriza eshte nje lloj fashizmi teknokratik ku ata qe, sipas tij,
"punojne" do te perfaqesojne interesat e te gjitheve duke u bere, vec
tjerash, edhe kompetente te pakontrollueshem, cka, duke patur parasysh oligarket
prapa tij, fare mire mund te rezultoje nje hap me tej ne fuqizimin e oktapodit.
Si perfundim
Ne kete kaos apo terr, si ai qe i pelqen ujkut, duket se pak shprese po kemi qe
te shkojme ne zgjedhje me nje projekt per te prere kembet e oktapodit, por me
shume rrezikohemi nga nje zhvendosje e kembeve te tij. E vetmja rruge sipas meje
per ata qe duan vertet te futen ne loje si shpetimtare te vertete, cka do t'i
bente te hynin ne histori si themeluesit e nje shteti te vertete shqiptar qe
punon per njerezit dhe jo per oktapodet e shumllojshem qe e kane sunduar deri
tani kete vend, do te ishte nje projekti i qarte dhe i hapur koalicioni qe do te
shpallte ndeshjen me oktapodin. E kjo duhet bere sa nuk eshte vone, perndryshe,
kur te vije dita qe te perjetojme shembjen e tij do ta shohim edhe veten nen
germadha si viktima te tij dhe njeheresh bashkefajtore me te, ashtu sic na
ndodhi me 1991 dhe me 1997.