E Marte, 26 Prill 2005 http://www.korrieri.com/
Leka Zogu, te shtunen ne Kukes
Leka Zogu dhe djali i tij princi Leka do te zhvillojne ne fundjave nje vizite ne Kukes. Kryetari i Partise "Levizja e Legalitetit" dhe nje nga drejtuesit kryesore te Levizjes per Zhvillim Kombetar, Ekrem Spahiu, i cili eshte njekohesisht edhe kandidat ne zonen nr. 12 Kukes, zhvilloi ne kete qytet nje mbledhje te zgjeruar te bordit drejtues te LZHK-se per rrethin e Kukesit. Vemendje e vecante ne kete takim, iu kushtua pergatitjeve per viziten e Leka Zogut, qe do te realizohet diten e shtune, me date 30 prill 2005. Spahiu ne fjalen e tij u perqendrua tek platforma e LZHK-se, percjellja me pergjegjshmeri politike e saj dhe e mesazheve te kryetarit te LZHK-se, Leka Zogu, tek zgjedhesit kuksiane, duke dhene edhe sugjerime konkrete per masat organizative per pergatitjen dhe realizimin sa me cilesor te fushates zgjedhore.
 
 
http://www.panorama.com.al/  26 Prill 2005

Faqe 5 - Politikė

zgjedhjet parlamentare
data
 

Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu dekreton datėn e zgjedhjeve parlamentare

 

Shqiptarėt do tė votojnė nė 3 korrik

Pranohet propozimi i PS-sė, hidhet poshtė kėrkesa e PD-sė
 
Eva GJura

Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu ka vendosur qė zgjedhjet nė Shqipėri tė bėhen nė 3 korrik 2005.

Me tė drejtėn qė i jep Kushtetuta dhe pas konsultimeve me pėrfaqėsuesit e partive politike, dhe ndėrkombėtarėt nė vend, ai ka zgjedhur javėn e parė tė korrikut si alternativėn mė tė mirė pėr tė zhvilluar zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare. Pas propozimeve mė tė fundit nga forcat politike tė majta dhe tė djathta nė vend, tė cilat kishin qėndrime tė ndryshme pėr datėn e zgjedhjeve dhe sugjerimit tė OSBE-sė, qė zgjedhjet tė bėheshin nė 10 korrik, presidenti ka zgjedhur qėndrimin mė afėr PS-sė, e cila kėmbėnguli qė zgjedhjet tė bėhen nė 3 korrik. Sipas Moisiut, 3 korriku ėshtė koha mė e pėrshtatshme pėr tė bėrė zgjedhje, duke mos shkelur edhe Kushtetutėn e vendit. Por edhe vetė partitė politike tė majta dhe tė djathta nuk e kanė pritur keq datėn e zgjedhjeve nė 3 korrik, duke pranuar se kjo ishte rruga e mesme e presidentit, duke respektuar Kushtetutėn.

Presidenti
Gjatė njė komunikimi me median presidenti Moisiu ka deklaruar dje nė ambientet e Presidencės se nė “bazė tė nenit 92 gėrma gj e Kushtetutės dhe tė nenit 7, pika 3 e ligjit 9087, datė 19.6.2003 tė Kodit Zgjedhor tė Republikės sė Shqipėrisė shpall publikisht datėn e zgjedhjeve pėr Kuvendin, 3 korrik 2005”. Moisiu tha se megjithėse data e zgjedhjeve ėshtė kompetencė e tij, ai ėshtė konsultuar gjatė kėsaj kohe me forcat politike si aktorė kryesorė tė zhvillimeve politike nė vend, por takime pėr datėn e zgjedhjeve ka pasur dhe me faktorėt ndėrkombėtarė, tė cilėt janė angazhuar nė kėtė proces. “Nė pėrfundim tė kėtij procesi konsultimesh, nė bazė tė Kushtetutės vendosa tė dekretoj si ditė pėr mbajtjen e zgjedhjeve tė pėrgjithshme politike datėn 3 korrik 2005”, ėshtė shprehur Moisiu. Duke theksuar mė tej se “ky ėshtė njė moment i rėndėsishėm pėr zhvillimet politike nė vend, pasi qė sot merr udhė njė proces elektoral, rezultatet e tė cilit do tė na japin Kuvendin e ri. Kėto zgjedhje janė shumė tė rėndėsishme pėr procesin integrues dhe zhvillimin e vendit. I bėj thirrje Kuvendit dhe organeve tė tjera, qė merren me administrimin e zgjedhjeve, tė realizojnė detyrat e tyre kushtetuese e ligjore brenda afateve qė u jep kuadri ligjor”.

Reagimet politike
Pėrfaqėsuesit e partive politike nė vend kanė dhėnė mendimet e tyre pėr vendimin e presidentit pėr zhvillimin e zgjedhjeve nė 3 korrik. PS-ja nėpėrmjet zėdhėnėsit tė partisė, Gjergj Koja ka pėrshėndetur vendimin e presidentit Moisiu pėr datėn e zgjedhjeve nė 3 korrik. Koja ėshtė shprehur se presidenti respektoi Kushtetutėn dhe theksoi mė tej se, ky ishte edhe qėndrimi i socialistėve. Ndėrsa nėnkryetari i PD-sė, Topi ėshtė shprehur se: “Presidenti i Republikės do tė ruante afatin minimal kushtetues, kėshtu qė ne besojmė se ėshtė nė konturet e pozitės sė tij”. Kryetari i PDR-sė, Pollo ėshtė shprehur se 3 korriku nuk ėshtė data mė e mirė, por ėshtė mė e mira e mundshme nga presidenti, duke respektuar Kushtetutėn. Ndėrsa, kryetari i PBDNJ-sė, Dule e ka vlerėsuar si “tė rėndėsishme pjesėmarrjen e vėzhguesve ndėrkombėtarė dhe qė samiti i OSBE-sė nė Uashington, qė do tė zhvillohet nė atė periudhė tė mos ndikojė nė praninė e tyre nė procesin zgjedhor”.

 

REAGOJNE partite

PD
Moisiu do tė ruante afatin minimal kushtetues dhe ne besojmė se ėshtė nė konturet e pozitės sė tij. Kėrkuam 26 qershorin jo pėr komoditetin e partive, por pėr tė rritur pjesėmarrjen e qytetarėve nė votime.

Ps
Ėshtė nė vazhdėn e njė qėndrimi konform Kushtetutės. Kjo vėrteton edhe njėherė qėndrimin kushtetues tė PS-sė, e cila gjithmonė i ka mėshuar respektimit tė Kushtetutės pėr sa i pėrket datės sė zgjedhjeve.

lsi
Pėr ne nuk ėshtė e rėndėsishme data e zgjedhjeve, nėse bėhet nė 26 apo 3 korrik, por kėrkojmė qė tė jetė nė pėrputhje me Kushtetutėn. Gjithashtu pėr ne e rėndėsishme ėshtė qė zgjedhjet tė jenė tė lira dhe tė ndershme.

psd
Presidenti thjesht ka zbatuar Kushtetutėn, por megjithatė unė vlerėsoj rolin e tij, pėrderisa hyri nė negociata me partitė dhe u kėrkoi njė zgjidhje politike-juridike. Megjithatė data mė e pėrshtatshme do tė ishte 26 qershori.

PaD
Eshtė njė datė pothuajse brenda afatit kushtetues. Eshtė njė zgjidhje kompromisi, se data 3 korrik nuk ėshtė shumė kushtetuese, sepse po tė merret ditė pėr ditė mungojnė nja tre ditė, megjithatė nuk ka ndonjė rėndėsi tė madhe.

Pbdnj
Presidenti ėshtė munduar tė respektojė Kushtetutėn, por e rėndėsishme ėshtė pjesėmarrja e vėzhguesve ndėrkombėtarė dhe qė samiti i OSBE-sė tė mos ndikojė nė praninė e vėzhguesve nė procesin zgjedhor.

lzhk
Eshtė data me e afėrt e Kushtetutės, ėshtė bėrė mirė qė ėshtė shpejtuar procesi, pasi ėshtė mundėsia e presidentit pėr tė zgjedhur mes dy propozimeve tė bėra. Si datė e vendosur ėshtė e pranueshme.

pdr
Nuk u gjet vullneti i munguar pėr shkak tė mazhorancės dhe presidenti operoi sipas Kushtetutės, duke vendosur datėn mė tė hershme tė mundshme, qė ėshtė 3 korriku. Ndonėse nuk ėshtė zgjedhja me e mirė.

 

Parlamenti
Kuvendi nė punė deri nė 19 maj

Legjislatura e Parlamentit pėr vitet 2001-2005 mbyllet nė 19 maj. Sipas nenit 65 tė Kushtetutės, Kuvendi zgjidhet pėr katėr vjet. Zgjedhjet pėr Kuvendin zhvillohen 60 deri nė 30 ditė para mbarimit tė mandatit dhe jo mė vonė se 45 ditė pas shpėrndarjes sė tij”. Po nė kėtė nen theksohet se “Mandati i Kuvendit vazhdon deri nė mbledhjen e parė tė Kuvendit tė ri. Ndėrkohė Kuvendi nuk mund tė nxjerrė ligje ose tė marrė vendime, me pėrjashtim tė rasteve tė vendosjes sė masave tė jashtėzakonshme”. Brenda kėsaj periudhe Kuvendi duhet tė miratojė nė njė mėnyrė tė pėrshpejtuar disa nga projektligjet, ku mė i rėndėsishmi ėshtė Metodika e Ēmimit tė Pronave, e cila starton procesin e kompensimit tė pronave. Legjislatura e kaluar e vitit 1997-2001 ka pėrfunduar nė datėn 9 maj.

© 2003 Gazeta Panorama
 
 
Faqe 17 - Koment

Mbreti kundėr tė atit
 
Bashkim Kopliku
Mbreti Leka, trashėgim tari i fronit mbretėror tė Ahmet Zogut, kėto ditė shpalli programin e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar (LZHK). Qe njė zhgėnjim i madh qėndrimi qė mbahej pėr “Ēėshtjen e pronave”. Nė mes rreshtave lexohej qartė se ishte programuar qė toka t’u merret pronarėve tė sotėm tė ligjshėm, fshatarėve dhe punonjėsve tė fermave (atyre qė pėrfituan nga ligjet antikomuniste tė viteve ’90, “pėrfshirė dhe Ligjin Nr. 7501”), dhe t’u jepej pronarėve tė saj tė dikurshėm, tė vitit 1939! Fshatarėt dhe tė tjerėt qė do tė shpronėsohen, ėshtė menduar tė kalohen nė asistencė, apo siē shkruhet nė program: nė “mbrojtjen ekonomike dhe sociale tė atyre qė mund t’u preken interesat nga kjo reformė e madhe e dhimbshme, por e domosdoshme pėr tė ardhmen e ekonomisė dhe shoqėrisė shqiptare”. Natyrisht, me njė qėndrim tė tillė, mbreti Leka ka bėrė njė vetėvrasje politike: LZHK, nėse urgjentisht nuk ndryshon programin, zor se do tė arrijė tė ketė ndonjė deputet nė Kuvendin e dalė nga zgjedhjet e kėtij viti. Nuk votojnė shqiptarėt pėr njė parti qė nuk respekton ligjet. E mosrespektimi i ligjit, nė formėn e mosrespektimit tė tokės sė dhėnė nė pronėsi me ligj, ėshtė edhe mosrespektim i punės kolosale qė ka bėrė personalisht Ahmet Zogu, pėr krijimin e shtetit shqiptar, pėr vendosjen e ligjit, nė njė vend ku ligji nuk njihej fare. Pra, mbreti Leka, papritmas del me njė program nė kundėrshtim me kriteret, jetėn dhe veprėn e tė atit, Ahmet Zogut.
Mbreti Zog kishte programuar t’u merreshin tokat pronarėve e t’u jepeshin fshatarėve, natyrisht duke i kompensuar pėr tokėn qė do t’u merrej. Ishin thirrur specialistė tė huaj nė zė (si prof. Lorenxoni), tė cilėt projektuan reformėn pėrkatėse. Duhet theksuar se kjo nismė e mbretit Zog, ishte shumė pėrparimtare pėr kohėn dhe pėr mjedisin e kohės: Shqipėria ishte akoma e zhytur nė mendėsitė otomane. Sipas programit tė reformės sė mbretit Zogu i I, mendohej qė t’u merrej toka, vit pas viti, jo vetėm pronarėve qė zotėronin mbi 100 ha (apo 40 si mendim paraprak) por edhe atyre pronarėve mė tė vegjėl tė cilėt nuk do ta punonin tokėn si duhet; pronarėve u lihej vetėm 5 ha tokė bujqėsore pėr person, dhe deri nė 40 ha me gjithė kullotat dhe pyjet! Ligji pėr reformėn e tokės, i 13 prill 1930, parashikonte qė reforma tė kryhej deri nė vitin 1945. Qenė shumė arsye qė kjo reformė nuk u krye, ku ndėr mė kryesoret ėshtė ndėrprerja e dhunshme e mbretėrisė, me pushtimin e Shqipėrisė nga fashistėt, mė 7 prill 1939. Sot vlen tė theksohet se edhe mbreti Zog e pranonte parimin e kompensimit: “tė marr tokėn, dhe pėr kėtė tė jap kundėrvlerėn e saj reale”. Pronari i tokės nuk shpronėsohej meqė ai kompensohej pėr tokėn qė i merrej: aktivi (asetet) i tij mbetet i njėjtė nė vlerė, veēse ndėrron natyrėn fizike, nga tokė nė para. Nė tė gjithė botėn, qė kur ka dalė shkėmbimi i shėrbimeve dhe prodhimeve, qė me njerėzit e shpellave, pra qė prej para mijėra vjetėsh, ėshtė pranuar se vlera e pasurisė nuk ndryshon nėse shkėmbimi ėshtė i drejtė.
Pronarėt e rinj, fshatarėt, punonjėsit e fermave bujqėsore dhe tė gjithė ata qė janė pronėsuar, pas vitit 1990, nė bazė tė ligjeve nė fuqi, LZHK pritej t’i respektonte, t’u njihte tė gjitha tė drejtat e pronėsisė sė ligjshme, siē do tė bėnte ēdo grupim politik perėndimor, jo komunist, siē u detyruan tė bėjnė, me hir apo me pahir, edhe PS e PD, “me deklaratat e tyre publike e solemne, pėr njohjen e ligjit 7501”.
Pronarėt e vjetėr tė tokės (ish-pronarėt) nuk kanė asnjė arsye qė tė jenė tė pakėnaqur me njė kompensim me vlerėn aktuale reale tė pronės. Kėtė pritej qė LZHK-ja t’a shpjegonte edhe nė programin e saj. Vlerė aktuale reale konsiderohet njė vlerė e tillė, pėr tė cilėn do tė ishte dakord—bile “duke kėrcyer”— tė jepte tokėn edhe pronari i ri (fshatari etj.)! Pra mė shkoqur, themi se kompensimi real e bėn tė pakuptimtė kėrkesėn e ish-pronarėve pėr tė marrė, me domosdo, pronėn e tyre tė vjetėr: ata do tė marrin njė pasuri tė tillė, qė kur tė duan mund t’ua ofrojnė nė shkėmbim edhe pronarėve tė rinj, e nė konsensus me ta tė bėjnė edhe kėmbimin pėrkatės —megjithėse, zor se do tė ketė ndonjė pronar tė vjetėr qė do tė dojė tė kthehet nė fshat! Kompensimi fizik i ish-pronarėve tė tokės, me troje nė bregdet, zonė turistike e zona urbane e suburbane, si dhe me para, shpresonim se do tė premtohej edhe nga LZHK-ja, duke e pėrforcuar me angazhimin e kryerjes shpejt tė kėtij procesi, deri nė mesin e vitit 2007.
Grupet e trysnisė (presure groups), me kėrkesėn absurde “t’ua marrim tokėn fshatarėve”, i kanė dhėnė njė goditje shkatėrruese ēėshtjes sė ish-pronarėve. Kjo kėrkesė e parealizueshme, veēse bėri tė humbeshin vite tė tėra. Nėse lobingjet e tyre, e ish-pronarėve, do tė pėrqėndroheshin tė gjitha rreth qėndrimit politik: “fshatarėt ta gėzojnė tokėn, kurse ish-pronarėt tė marrin toka tė tjera ose tė kompensohen drejtė dhe shpejt”, besojmė, se ka shumė gjasa qė tashmė tė kishin qenė me kohė tė kompensuar. Shumica e grupeve tė trysnisė sė ish-pronarėve, “harronin” se tokėn ish-pronarėve ua kishte grabitur komunizmi (jo PD-ja), e komunizmi e kishte futur nė thesin e pėrzier me gjithėfarė pronash tė grabitura, tė atij shteti tė degjeneruar. Ky thes u duhej shpėrndarė tė gjithė viktimave tė komunizmit, jo vetėm ish-pronarėve tė tokės! Pra, kur PD-sė iu desh tė zbatonte reformat e para tė dekomunistizimit, tė tregut tė lirė dhe tė shpėtimit tė vendit nga uria, tokėn ata, ish-pronarėt, as e posedonin mė, dhe as e kishin mė nė pronėsi faktike. Toka ishte pjesė e pronės shtetėrore tė gjetur nė fillim tė viteve ’90, e aktivit (asetet) tė shtetit. Ajo duhej shpėrndarė proporcionalisht me pjesėn e grabitur secilit. E ishte grabitur qoftė tokė, qoftė para, qoftė industri, qoftė shtėpi, qoftė punė e papaguar (e punonjėsve nė fshat e nė qytet), qoftė liri e jetė e marrė me dhunė (e tė pėrndjekurve politikė), qė pėrbėnin kapitalin themeltar tė kėsaj kompanie monstruoze: shtetit komunist. U bėnė pėrpjekje, ku qe e mundur, edhe pėr simbolikė antikomuniste, qė pasuria tė shpėrndahej nė natyrė pronarėve tė vjetėr. Por ishte krejt e pamundur qė shpėrndarja e drejtė e pasurisė sė shtetit (aktivit), tė bėhej e gjitha me parimin “prona nė natyrė tė shpėrndahet tek pronari tė cilit i ėshtė grabitur”. Jo, patjetėr qė do tė duhej t’i shmangeshe kėtij parimi, nuk zbatohej dot nė ēdo rast; duheshin pėrdorur gjerėsisht parimet: “prona nė natyrė qė kishte pasė qenė e njerit, mund t’i jepej tjetrit”, e kėshtu me radhė, duke mbajtur si kriter kryesor “shpėrndarjen e pasurisė mbi bazėn e vlerės, proporcionalisht me vlerėn e marrė secilit (kapitalin themeltar)”. Duhet tė veprohej nė analogji me parimet e zbatuara kur falimenton njė kompani: aktivet e saj shpėrndahen sipas vlerės sė tyre, dhe vlerės sė pronės qė ka pasė qenė futur nga secili, gjatė jetės sė kompanisė (kapitalit themeltar), e pėrsėrisim, dhe jo sipas pronės nė natyrė. Kėshtu shpėrndahen pronat edhe tė kompanive perėndimore, nė vendet me demokracinė mė tė zhvilluar nė botė, nga ku mėsojmė tė gjithė.
Mos partitė e mėdha, PD-ja dhe PS-ja, kanė futur “kolonėn e pestė”, qė LZHK-ja tė dalė e shkatėrruar nga kėto zgjedhje?! Mos janė ato qė kanė induktuar kėtė qėndrim absurd dhe anakronik tė LZHK-sė?! Duke menduar lojrat politike tė ndyra tė zhvilluara kėto vite, tė vete ndėr mend edhe kjo mundėsi! Kėto vitet e demokracisė, shumė nga partitė historikisht antikomuniste shqiptare, i kanė shtyrė drejt radikalizimit, duke i katandisur nė parti fare tė vogla, duke ua larguar elektoratin. Pėrse partitė me tradita historike antikomuniste, shpesh nuk kanė qenė nė gjendje tė vlerėsojnė realisht situatėn politike nė vend, dhe mė gjerė, nė Perėndim?! Nė Shqipėri, ka nė dispozicion mjaft njerėz me pėrgatitje “profesionale” pėr kėtė lloj diversioni, qė nga ish-sekretarėt e Partisė Komuniste e deri tek ish-oficerė tė Sigurimit komunist, qė kanė populluar PD-nė dhe PS-nė. Ka shumė dyshime se janė pėrdorur forma tė stėrholluara tė hipnozės dhe trullosjes politike, apo edhe tė blerjes, ndaj liderėve tė partive historikisht antikomuniste, qė fatkeqėsisht, shpesh ia kanė arritur qėllimit: PD-ja ka mbetur e vetmja parti “e djathtė” me peshė, nė skenėn politike shqiptare. Shtohen kėto dyshime, kur kujton se edhe mbreti Leka, vetėm pak muaj pėrpara shpalli njė qėndrim krejt tjetėr ndaj ēėshtjes sė pronave mbi tokėn!
Ka kohė pėr rishikim, pėr njė ndėrrim urgjent tė programit tė LZHK-sė, kryesisht pėr “ēėshtjen e pronės”—ėshtė virtyt kur ndėrron nė kahjen e duhur e tė drejtė! Ndryshimin real tė qeverisjes, shumė vetė nuk e shohin fare nė ndėrrimin e portave PS—PD, por tek njė ndryshim real, e kėshtu shumė po pėrgatiteshin tė votonin pėr LZHK-nė, shumė nga ata qė kanė aspirata tė djathta: individualizmin (jo kolektivizmin), zbatimin e ligjit, ekonominė e tregut tė lirė dhe tė mbrojtjes sociale tė shtresave nė nevojė. Por kėto principe tė djathta, aspirohej tė zbatoheshin pėr tė gjithė: pronarėt e mėdhenj e tė vegjėl, tė rinj e tė vjetėr, fshatarė e qytetarė, tė varfėr dhe tė pasur.

 

© 2003 Gazeta Panorama