Zogu kundershton procedurat dhe kohen e privatizimit te sektoreve publike me rendesi strategjike

Lajmi i ores 5:50 PM

Leka Zogu

TIRANE (27 Prill) -Kryetari i Levizjes per Zhvillim Kombetar Leka Zogu, gjate nje konference per shtyp qe dha sot shprehu shqetesimin per privatizimin e sektoreve strategjike te ekonomise shqiptare. Pretendenti per fronin mbreteror, Leka i Pare, kundershtoi procedurat dhe kohen e privatizimit te sektoreve publike, me rendesi strategjike ne ekonomine shqiptare, si kompania e telekomunikacionit "Albtelekom" dhe privatizimin e kompanive te naftes. "Koha e fushates zgjedhore eshte periudhe e papershtatshme per te marre vendime kaq te rendesishme dhe me pasoja te thella ekonomike dhe financiare per vendin dhe qytetaret" u shpreh ai. em/em(NEWS24/BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/
 
E Mėrkurė 27 Prill 2005 http://www.panorama.com.al/
Faqe 6 - Politikė

 

Kodi i Sjelljes synon zhvillimin e procesit tė lirė zgjedhor dhe pranimin e rezultatit

 

Nano e Berisha, besė pėr zgjedhjet

Sot te Moisiu firmoset pakti mes 16 krerėve tė partive
 
Bledar Hoti

Dy rivalėt kryesorė tė politikės shqiptare, Nano dhe Berisha do jenė tė pranishėm sot nė Presidencė, kėtė herė jo pėr tė akuzuar njėri-tjetrin, por pėr tė nėnshkruar njė Kod Etik pėr mbarėvajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Sipas burimeve pranė Presidencės mėsohet se Kodi i Sjelljes do tė nėnshkruhet nė zyrėn e presidentit Moisiu, do tė jenė tė pranishėm pėrfaqėsuesit e partive parlamentare, ku do tė ketė njė pėrballje mes dy liderėve kryesorė tė politikės, Fatos Nano dhe Sali Berisha. Pėr herė tė parė, tė dy sė bashku do tė jenė pėrballė njėri-tjetrit disa muaj pėrpara nisjes sė fushatės elektorale tė zgjedhjeve parlamentare, tė cilat do tė zhvillohen mė datėn 3 korrik. Tė pranishėm pritet tė jenė edhe pėrfaqėsues tė trupit diplomatik qė veprojnė nė Shqipėri.

Firmat
Kodi i Etikės pėr zgjedhjet parlamentare, i propozuar nga ana e presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu do tė nėnshkruhet sot nga kryetarėt e 16 partive parlamentare. Firmosja e Kodit do tė bėhet sot nė orėn 11:00 nė Presidencė, ku tė pranishėm pritet tė jenė edhe krerėt e partive tė tjera parlamentare si Gjinushi pėr PSD-nė, Xhuveli pėr PAA-nė, Meta pėr LSI-nė, Ceka pėr PAD-nė, Dule pėr PBDNJ-nė, Lesi pėr PDK-nė, Mediu pėr PR-nė, Karamelo pėr PLDNJ-nė, Starova pėr PBL-nė, Pollo pėr PDR-nė, Milo pėr PDS-nė, Shehi pėr PDR-nė, Spahia i PLL-sė, Alimehmeti pėr PBK-nė.

Pikat e Kodit
Kodi i Sjelljes i propozuar nga ana e presidentit parashikon qė partitė politike, si tė pozitės dhe tė opozitės tė realizojnė njė fushatė tė qetė, pa sharje edhe fyerje mes njėra-tjetrės, si dhe palėt tė pranojnė rezultatin e zgjedhjeve. Gjithashtu nė kėtė Kod synohet qė partitė politike tė japin kontributin e tyre pėr tė realizuar zgjedhje tė lira dhe tė drejta, sipas standardeve qė kėrkon faktori ndėrkombėtar. Pėr miratimin e Kodit tė Sjelljes, presidenti Moisiu ka zhvilluar disa takime me pėrfaqėsues politikė tė pozitės dhe opozitės, derisa ka gjetur gjuhėn e pėrbashkėt mes palėve qė do tė konkurrojnė nė kėto zgjedhje parlamentare. “Nuk do tė pranojmė financime nga burime tė dyshimta dhe se do tė jemi pėrgjegjės pėr zbatimin e parimit tė transparencės nė financimin e fushatės elektorale. Subjekti ynė politik, kandidatėt, pėrfaqėsuesit ose mbėshtetėsit tanė nuk do tė kėrcėnojnė votuesit, komisionerėt ose pjesėmarrėsit e tjerė nė zgjedhje me hakmarrje apo masa administrative, nuk do tė ofrojnė dhurata, ryshfete apo shpėrblime me qėllim bindjen e njė personi tjetėr qė tė kandidojė ose jo, tė detyrojė votuesit tė veprojnė nė kundėrshtim me vullnetin e tyre apo tė nxisė komisionerėt tė veprojnė nė kundėrshtim me ligjin”, thuhet nė tekstin e Kodit tė Sjelljes. Nė kėtė material theksohet se “Subjekti politik, kandidatėt, pėrfaqėsuesit dhe mbėshtetėsit tanė tė pranojnė rezultatet e procesit zgjedhor dhe tė respektojnė legjitimitetin e institucioneve tė dala prej tij. Kodi i Sjelljes dhe fryma e angazhimet qė ai pėrēon, do tė respektohen nga subjekti ynė politik, kandidatėt, pėrfaqėsuesit, aktivistėt e fushatės dhe mbėshtetėsit tanė aktivė”. Partitė politike angazhohen pėr mirinformimin e mbėshtetėsve tė tyre me pėrmbajtjen e Kodit dhe rėndėsinė e zbatimit tė tij.

 

Blerja e votės

Kandidatėt, pėrfaqėsuesit ose mbėshtetėsit e partive nuk do tė kėrcėnojnė votuesit, komisionerėt ose pjesėmarrėsit e tjerė nė zgjedhje me hakmarrje apo masa administrative, nuk do tė ofrojnė dhurata, ryshfete apo shpėrblim me qėllim qė tė bindin njė person tjetėr tė kandidojė ose jo.

 

Betimi i partive

Garantojmė se nė veprimtarinė elektorale, pėr njė fushatė demokratike, civile dhe paqėsore, subjekti ynė politik dhe kandidatėt tanė nuk do tė nxisin dhunėn, ndarjen krahinore e fetare, nuk do tė krijojnė urrejtje reciproke dhe nuk do tė shkaktojnė tension midis grupeve tė ndryshme ose komuniteteve.
Tė gjitha partitė, por nė veēanti anėtarėt e partive qeverisėse nuk duhet tė pėrdorin burimet, strukturat administrative, mjediset publike, mjetet e transportit, personelin e administratės publike, qė financohen pėrmes parave tė taksapaguesve, disa prej tė cilave u jepen mbajtėsve tė tyre pėr shkak tė postit, qoftė nė nivel kombėtar, qarku apo bashkie, pėr qėllim fushate politike ose pėr thellimin e interesave tė tyre zgjedhore. Nuk do tė pranojmė financime nga burime tė dyshimta dhe se do tė jemi pėrgjegjės pėr zbatimin e parimit tė transparencės nė financimin e fushatės elektorale.
Subjekti ynė politik, kandidatėt, pėrfaqėsuesit ose mbėshtetėsit tanė nuk do tė kėrcėnojnė votuesit, komisionerėt ose pjesėmarrėsit e tjerė nė zgjedhje me hakmarrje apo masa administrative, nuk do tė ofrojnė dhurata, ryshfete apo shpėrblim me qėllim qė tė bindin njė person tjetėr tė kandidojė ose jo, tė detyrojnė votuesit tė veprojnė nė kundėrshtim me vullnetin e tyre apo tė nxisin komisionerėt tė veprojnė nė kundėrshtim me ligjin. Do tė nxisim dhe mbėshtesim konkretisht pjesėmarrjen e plotė tė grave, si kandidate ashtu edhe si komisionere nė procesin zgjedhor. Subjekti ynė politik, kandidatėt, pėrfaqėsuesit dhe mbėshtetėsit tanė tė pranojnė rezultatet e procesit zgjedhor dhe tė respektojnė legjitimitetin e institucioneve tė dala prej tij.

 

OSBE aparaturė pėr dublimet
Vaēek: Listat e sakta, kushti ynė

OSBE-ja i dhuron njė kompjuter tė veēantė Ministrisė sė Pushtetit Vendor, pėr verifikimin e dublimeve tė listave tė zgjedhėsve. Ambasadori i OSBE-sė nė Tiranė, Pavel Vaēek, sė bashku me kreun e KE-sė, Lutz Salzman kanė dhuruar pėr Qendrėn e Dublimeve njė aparaturė speciale pėr procesin e hartimit tė listave tė zgjedhėsve. Vlera e aparaturės shkon nė 53 mijė euro dhe do tė shėrbejė pėr heqjen e emrave qė rezultojnė nė dy vende tė ndryshme tė listave tė zgjedhėsve. Nė kėtė takim ambasadori i OSBE-sė, Pavel Vaēek e ka cilėsuar si mjaft tė rėndėsishėm instalimin e njė aparature tė tillė. “Njė listė zgjedhėsish e pėrmirėsuar pėrbėn njė nga kushtet kryesore pėr zgjedhje mė tė mira”, tha ambasadori Vaēek. Ambasadori i delegacionit tė KE-sė, Salzman tha se kjo pėrpjekje e OSBE-sė dhe Ministrisė sė Pushtetit Vendor do tė ndihmojė, duke patur njė impakt pozitiv nė besueshmėrinė e zgjedhjeve tė ardhshme. Ndėrsa ministri Blushi tha se “i ka kėrkuar Parlamentit dhe komisionit tė posaēėm pėr Listat tė shtyjė afatin pėr verifikimin e listės sė zgjedhėsve”.

© 2003 Gazeta Panorama