Faqja 6 - POLITIKE

Maj 27, 2005

 
Prezantohet platforma: Ulje tė taksave
 
LZHK: Programi ynė pėr ekonominė nis nga pronat

ar.ēo.


Programi ekonomik i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar premton rritjen e tė ardhurave me 8 pėr qind pėr ēdo vit nė rast se ajo do tė jetė nė krye tė qeverisė sė ardhshme. Gjatė paraqitjes sė kėtij programi drejtuesi ekzekutiv i LZHK-sė Dashamir Shehi u shpreh se brenda katėr viteve tė qeverisjes sė saj LZHK-ja do tė sigurojė pėr qytetarėt shqiptarė qė nė vitin 2008 tė ardhurat pėr frymė tė bėhen 2 500 dollarė. "Rritja e rrogave do tė shkojė nė proporcion tė drejtė me rritjen e pensioneve. Pėr tė arritur kėtė synim, LZHK-ja do tė ndėrmarrė njė sėrė reformash, nė mėnyrė qė tė ruhet rritja e lartė e prodhimit kombėtar", tha Shehi. Nė kuadrin e pėrmirėsimit tė jetesės sė qytetarėve, LZHK-ja premton zvogėlimin gjithnjė e mė shumė tė tatimit dhe tė taksave, gjė qė do tė shtojė numrin e aktiviteteve private dhe shtimin e vendeve tė punės.

Taksat e tatimet
Pėr biznesin privat do tė aplikohen dy shkallė tatimesh mbi tė ardhurat: e ulėta dhe e larta. Shkalla e ulėt e tatimeve do tė aplikohet pėr bizneset e vogla. "Tatimi pėr kėtė kategori biznesesh do tė shkojė drejt zeros. Ndėrsa pėr bizneset e mėdha do tė mbetet nė nivelin aktual 23 pėr qind", tha kryetari i Komisionit tė Ekonomisė nė LZHK Gjergj Buxhuku. Ndėrkohė qė do tė pėrjashtohen nga taksimi dhe tatimi prodhimet e fshatit deri nė vitin 2009. Pėr kėtė kategori tė biznesit LZHK-ja premton ndihmėn e fshatit me specialistė tė shtetit. "LZHK pretendon tė ulė nivelin e evazionit fiskal, duke sjellė kėshtu rritjen e tė ardhurave nė buxhetin e shtetit. E njėjta praktikė do tė ndiqet edhe pėr nivelin e TVSH-sė", tha Buxhuku. Nė programin ekonomik tė LZHK-sė premtohet rishikimi i sistemit tė akcizave, pėr t'i kthyer ato nė vlera fikse dhe jo tė shprehura nė pėrqindje tė ēmimit tė mallit. Taksat dhe tatimet nuk do tė paguhen nė perioda tė shkurtra, por nė perioda njėvjeēare. Nė programin ekonomik tė LZHK-sė parashikohet vendosja e ēmimeve monopol vetėm pėr mallrat dhe shėrbimet ku nuk ka konkurrencė tė mjaftueshme, deri nė vendosjen e kėsaj konkurrence.


 
http://www.korrieri.com/ E Premte, 27 Maj 2005
 
LZHK: Gabim shitja e "Albtelekom"
Ne emer te Kryetarit te LZHK Leka I Zogu, drejtuesit me te larte te kesaj levizje kane shprehur shqetesimin e thelle per procesin e privatizimit te kompanise publike te telefonise fikse "Albtelekom". Sipas Gjergj Buxhukut, kryetar i Bordit te Eksperteve te Leka I Zogu, privatizimi eshte ne kundershtim te hapur me moralin qeverises, interesat ekonomike dhe financiare, si dhe interesat kombetare te Shqiperise dhe shqiptareve, duke i kthyer ata ne sherbetore te perjetshem edhe ne vendin e tyre. "Procesi i privatizimit te 'Albtelekom' eshte kundershtuar pa perjashtim nga te gjitha forcat politike te opozites", ka nenvizuar Buxhuku.

Sipas tij, LZHK deshiron te theksoje edhe njehere tjeter se ajo nuk mund te pranoje kurre te preken parimet baze te ekonomise se tregut te lire: liberalizmi i ekonomise dhe konkurenca e lire. Ne rastin e privatizimit te "Albtelekom", - vijon Buxhuku, - parimet e mesiperme preken ne menyre te drejteperdrejte, duke kaluar monopolin publik te telefonise fikse ne monopol privat, ne kushtet kur Shqiperise i mungojne pothuajse plotesisht institucionet mbrojtese te tregut dhe te qytetareve/konsumatore. "Kjo do te thote pasoja te paparashikueshme te renda financiare, ekonomike ne afatgjatesi. Per me shume privatizimi monoplist i telefonise fikse do te thote qe njekohesisht gjithe sektori strategjik i telekomunikacioneve te kthehet plotesisht ne nje monopol te paster. Heshtja dhe per me shume nxitja nga ana e institucioneve nderkombetare ndaj politikave te tilla monopoliste, rrezikon drejteperdrejt edhe programin e konsolidimit fiskal, thellimin e deficitit korrent dhe te gjithe treguesve makroekonomike ne afatgjatesi te vendit", ka deklaruar Buxhuku.

A.META

 

http://www.panorama.com.al/ 27 Maj 2005

LZHK prezanton platformėn e saj elektorale
Shehi: “Do tė thyejmė monopolet e tregut”

Ekspertėt e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar kanė paraqitur dje disa nga pikat kryesore tė platformės elektorale. Sipas drejtuesit tė kėsaj lėvizjeje, Dashamir Shehi nė themel tė kėsaj platforme do tė jetė lufta kundėr korrupsionit dhe trafiqeve. Shehi ka deklaruar se platforma e LZHK-sė bazohet nė disa pika kryesore, por mė e rėndėsishmja ėshtė liberalizimi i ekonomisė, qė, sipas tij, do tė thotė “liberalizim i tregut dhe thyerja e monopoleve pėr disa mallra kryesore siē ėshtė monopoli i cigares, ēimentos, hekurit, importet e karburanteve etj”. Pikė tjetėr e platformės sė LZHK-sė dhe qė kėta tė fundit do t’i japin zgjidhje, nėse votohen, ėshtė liberalizimi i tregut tė tokės, qė, sipas Shehit, do tė thotė rivlerėsimi total, mbyllja definitive e problemit tė pronėsisė, ku gjithsecili tė ketė tapitė e tij dhe tė hapet tregu i tokės bujqėsore dhe i trojeve tė ndėrtimit. Gjithashtu drejtuesi i kėsaj lėvizjeje tha se: “LZHK-ja do tė financojė bizneset bujqėsore, tė cilat kapėrcejnė 5 hektarėt dhe shkojnė deri nė 10 hektarė, kjo pėr ta kapitalizuar deri nė fund bujqėsinė, pasi njė bujqėsi me 12 dynymė tokė nuk figuron dhe nuk mund tė quhet bujqėsi evropiane, ne jemi qė tė bashkohen nė shoqėri aksionere bujqėsore,por mendojmė qė tregu i tokave tė hapet dhe tė shkojmė drejt blerjes duke krijuar tipin e fermerėve”.