http://www.panorama.com.al/ 
viti IV, Nr:1079
E Martė 27 Shtator 2005
 
Faqe 20/21 - Speciale

dhurata e zogut
historia
 

Nė shtator 2005, 77 vjetori i krijimit tė mbretėrisė shqiptare

 

Ja dhurata qė Zogu i dėrgoi djalit tė Vitorio Emanuelit

Lidhja e Zogut me mbretin italian dhe betimi para parlamentit

 
Rezarta Delisula

Bulevardi “Zogu I”, shtėpia e lindjes “Mbretėresha Geraldinė” dhe godinat e ministrive nė qendėr. Kėto copėza janė ato qė kanė mbetur nga 10 vitet e Shqipėrisė monarki.

Tashmė kanė kaluar 77 vjet qė nga koha kur Zogu, prijėsi i shqiptarėve, shpalli mbretėrinė shqiptare mė 1 shtator 1928. E pas kaq shumė vjetėsh kohėrat e reja kanė veshur me pluhur tė shkuarėn. I suksesshėm edhe nėn vėzhgimin e tė huajve, duke mos harruar disa gabime tė politikės, mbreti Zogu I erdhi bindshėm para shqiptarėve. Duke pasur njė tablo tė qartė tė sistemeve tė shtetit nė vendet fqinje, Shqipėria u rreshtua nė listėn e mbretėrive. Shembulli mė i mirė ishte Italia. Mbreti italian, Vitorio Emanuele III, konsiderohet si njeriu qė modernizoi shtetin dhe pėrmirėsoi jetesėn. Nė vitin 1919, falė tij, Italia ishte shteti i 7 nė botė pėr nga fuqia industriale.

Lidhja
Njė lidhje delikate nė shumicėn e rasteve protokollare, me njė ambicie italiane pėr tė shtuar kilometrat katror tė mbretėrisė. Kėshtu mund tė klasifikohet lidhja e mbretit tė shqiptarėve Zogu I dhe Vitorio Emanueles. Nuk kishte kaluar shumė kohė nga krijimi i mbretėrisė qė Zogu parapėlqente ta quante mbretėria e shqiptarėve, kur Vitorio Emanuele martoi tė birin e tij tė vetėm, Umberto II i Savojės. Pėr princin e Pjemontit, mbreti Zog gjeti njė dhuratė mjaft tė bukur. Umberto, princ i Pjemontit, u martua nė 8 janar tė vitit 1930 me princeshėn Maria Jose tė Belgjikės, nė moshėn 26-vjeēare. Njė gjerdan i trashė i punuar me ar dhe me brilante. Kjo ishte dhurata qė Zogu i dėrgoi princeshės Mari. Marrėdhėniet me Italinė nė vitin 1930 nuk ishin fort tė mira. Nė librin e shkruar nga historiani Ilir Ushtelenca thuhet se dalja hapur e fashizmit dhe diskutimet e Musolinit pėr pėrgatitjen e njė lufte para Sekretariatit tė Pėrgjithshėm tė Federatės Fashiste penguan realizimin e angazhimeve ekonomike tė Italisė ndaj Shqipėrisė. Tė gjitha kėto sollėn njė ftohje me fqinjin dhe drejtimin e politikės karshi Anglisė. Megjithatė linja protokollare Itali-Shqipėri vazhdonte. Nė kėtė tablo ngjarjesh politike ku fashizmi e nazizmi konsideroheshin forma tė njė “demokracie tė centralizuar, mbreti italian Vitorio Emanuele po martonte birin e tij tė vetėm.

Delegacioni
Mbreti Zog nuk shkoi nė martesėn e djalit tė mbretit italian
Vitorio Emanueles, por nisi nga Shqipėria delegacionin qeveritar.
Ceremonia e dasmės ishte padyshim e paharrueshme e zyrtarizuar nė kupolėn e Paolinės, e cila u transformua sipas dėshirave tė mbretėreshės. Dasma u ndoq nga miliona njerėz, tė ftuarit ishin tė gjithė me gjak blu, tė veshur bukur, ishin figura publike tė kohės. Nusja kishte fustanin e bardhė me mantelin e gjatė 7 metra dhe me ornamente, njė fustan ky i stiluar nga vetė Umberto. Bizhuteritė qė mbante Maria Jose kishin njė vlerė tė paēmuar, ishin njė mrekulli e vėrtetė. Gjithēka ishte perfekte. Pas vendosjes sė unazave ēifti u afrua nė ballkon dhe pėrshėndeti turmėn qė duartrokiste nė mes tė mijėra pėllumbave tė bardhė qė fluturonin. Pėr tri ditė radhazi u bė festė e madhe, dreka e darka, tė cilat kushtuan 5 milionė lira nė kohėt qė nė Itali kėndohej “sikur tė kisha 1000 lira nė muaj”. E nė mes tė miqve tė ftuar e personaliteteve politike ishte edhe delegacioni shqiptar.

Vizitat
Mė 13 janar nė orėn 10:30 me tre makina tė pėrcjella nga ministri Xhemil Dino dhe nga atashetė ushtarakė, delegacioni shqiptar shkoi nė monumentin e Ushtarit tė Panjohur nė Panteon. Delegacioni shqiptar u prit nga gjenerali Baldini, ndėrkohė qė karabinierėt me veshjet ceremoniale ishin rreshtuar nė tė dy anėt. Nėn himnin e kishės delegacioni shkoi te varri i mbretit Vitor Emanuele II, mbreti Umbert dhe te mbretėresha Nėnė, ku vendosėn njė kurorė nė tė cilėn shkruhej: Delegata e jashtėzakonshme e Nalt Madhėrisė sė Tij, Mbretit Zog. Pasi hodhėn mendimet e tyre nė librin pėrkatės, delegacioni la kishėn pėr tė shkuar nė monumentin e Ushtarit tė Panjohur ku vendosi njė kurorė. Delegacioni u prit nga gjeneral Ruxheri, nga zėvendėsguvernatori konti D’Ankora, prefektit Montuori, ndėrsa banda luante himnin shqiptar.

Italianėt nė Shqipėri
Martesa e princit tė Pjemontit bėri bujė tė madhe, ndėrsa delegacione qeveritare mbėrritėn nga tė gjitha anėt e botės. E me rastin e martesės sė tyre nė Shqipėri, rrethe tė ndryshme vazhdonin festimet. Nė qytetin e Korēės pėr nder tė martesės sė princit tė Pjemontit, kolonia italiane u mblodh nė shtėpinė e kapitenit Palumbo, ku ishte i pranishėm edhe prefekti nė atė kohė Hilė Mosi, si dhe kryetari i bashkisė. Sipas shtypit tė asaj kohe, nė shtėpinė e kapitenit italian tė gjithė dėgjuan himnin mbretėror italian, tė Belgjikės dhe atė tė Shqipėrisė. Mė pas tė gjithė darkuan e pinė.

Dasma e Zogut
Ishte 27 prill 1938. 80 tė ftuar specialė, mes tė cilėve Dinastia Mbretėrore Italiane e Savojės, duka i Bergamos, ambasadorėt e Belgjikės, Rusisė, Japonisė dhe Iranit, tė cilėt nuk kishin seli diplomatike nė kryeqytet, mes shumė tė pranishmėve tė tjerė dhe dhuratave speciale, morėn pjesė nė ceremoninė martesore tė mbretit tė shqiptarėve. Nė moshėn 43-vjeēare mbreti Zog kremtoi martesėn e tij me konteshėn Geraldinė Apony. Mbreti i Italisė, Vitorio Emanuele, i dhuroi Geraldinės njė palė vathė dhe njė unazė xhevahiresh, si dhe statujėn e njė dragoi. Mbreti i italianėve gjeti njė larje borxhesh kokė mė kokė me mbretin shqiptar, pas dhuratės qė ky i fundit i dėrgoi nuses sė djalit tė tij, trashėgimtarit tė fronit. Mbreti i Italisė Vitorio Emanuele nė telegramin e urimit shkruante; “Me rastin e lumtur tė martesės sė Madhėrisė Suaj, Mbretėresha dhe Unė jemi tė lumtur t’ju adresojmė pėrgėzimet tona mė tė sinqerta dhe t’ju lutemi tė kini mirėsinė tė pranoni urimet tona mė tė nxehta pėr lumturinė Tuaj personale dhe pėr mbarėvajtjen e Shqipėrisė. Ky ishte dhe fundi i dashurisė midis mbretėrive fqinje. Njė vit mė vonė mbarėvajtjen e Shqipėrisė e kėrkoi dhe e mori Vitorio Emanuele.

Synimi i Vitorio Emanueles
Fillesat e mbretėrisė sė Zogut shihen kėshtu nga studiuesi Antonello Biagini nė librin “Historia e Shqipėrisė”; “Nga ky ēast Shqipėria ėshtė monarki kushtetuese. Pushteti ligjvėnės i besohet njė dhome tė vetme qė mund tė shpėrndahet me vullnetin e sovranit, ndėrsa ekzekutivi pėrgjigjet drejtpėrsėdrejti para mbretit. Pushteti i Zogut ėshtė mjaft i gjerė dhe i gjithanshėm se sa ai nėpėr monarkitė tradicionale kushtetuese, ku realizohet mė mirė baraspesha midis pushtetit ligjvėnės, atij ekzekutiv dhe atij tė kontrollit. Mbretėria e Zogut mbėshtetet sė paku nė dukje mbi njė program konkret reformash qė synojnė ta bėjnė Shqipėrinė njė vend sipas modeleve evropiane. Po regjimi monarkik nuk zgjati shumė. Pakti midis fashistit Musolini dhe mbretit Vitorio Emanuele ishte Shqipėria. Mė 7 prill 1939 trupat italiane zbarkuan nė Durrės, ndėrsa pėr pak ditė Shqipėria u vesh tringjyrėshe. Nė ditarin e Konti Cianos dorėzimi i kurorės shqiptare, mbretit tė italianėve mė 3 qershor pėrshkruhet; “Nė oborr bėhet ceremonia pėr dorėzim e statusit shqiptarėve. Mbreti pyet kush e ka redaktuar. E vėren dokumentin me ton mjaft tė athėt, ngaqė nuk sheh simbolet e dinastisė nė flamurin shqiptar. I pėrgjigjem se kjo nuk ėshtė e saktė, sepse ja shiriti blu, Savoja dhe kurora e Skėnderbeut. Pranon, por mbetet me humor tė keq. I referoj Duēes, i cili pėrfiton tė shfryjė kundėr Monarkisė. Eshtė i pranishėm dhe Starace. Duēja deklaron se i ka ardhur nė majė tė hundės, duke tėrhequr pas vagonė bosh e pėr mė tepėr tė frenuar, se mbreti ėshtė njeri i vogėl, i thartė e i pabesė qė shqetėsohet pėr njė qėndisje nė flamur dhe s’ndjen krenarinė tė zmadhuar me 30 mijė metra katror territorin nacional. Vitorio Emanueli pėr pak kohė arriti tė gėzonte te drejtėn e njė mbretėrie tė madhe ku pėrfshihej edhe vendi ynė, ndėrkohė qė mbreti i shqiptarėve ishte larguar drejt europės. Vitorio Emanueli vdiq mė 1947 nė Egjipt ndėrsa pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore tė dyja familjet, si ajo e Zogut dhe ajo e Umbertos, trashėgimptarit tė fronit italian, patėn tė njėjtin fat, azilin politik.

 

Princi i majit
Umberto, princi i Pjemontit, ishte i biri i Vitorio Emanueles, i cili lindi nė Kuneo nė 15 shtator 1904. Ai u fut nė shėrbimin militar dhe si rrjedhojė e prejardhjes sė tij tė nderuar u promovua shumė shpejt. Nė qershor 1940, ai ishte komandat i grupit ushtarak perėndimor italian, i cili luftoi kundrejt francezėve nė rivierė. Ai u promovua si marshall nė tetor ‘42. U bė mbreti i Italisė si Umberto II nė 9 maj tė ‘46 pas abdikimit tė fronit nga i ati deri nė 2 qershor. Vetėm pak ditė mbret dhe mė pas italianėt votuan nė referendum pėr ta transformuar shtetin e tyre nė republikė. Umberto kėrkoi azil nė Zvicėr.

Ngjashmėria
Ashtu sikurse edhe familja mbretėrore shqiptare, e cila jetoi nė ekzil pėr shumė vjet radhazi pati tė njėjtin fat dhe familja e Umbertos II tė Savojės. Vetėm nė fillim tė viteve 2000 familjeve mbretėrore iu dha e drejta tė riktheheshin nė vendet e tyre, ku pėrveē emėrtimit dhe historisė sė shkruar, ato s’mund tė trashėgonin pronat e copėtuara.

 

Fjalimi
Betimi i mbretit Zog nė Parlament

“Unė Zogu I, mbret i shqiptarėve, nė ēastin qė kam hipur nė fron tė mbretėrisė sė shqiptarėve, dhe kam marrė nė dorė pushtetin mbretėror, betohem para Zotit fuqiplotė se do tė ruaj bashkimin kombėtar, pavarėsinė shtetėrore e tėrėsinė tokėsore, do tė respektoj me besnikėri Kushtetutėn dhe do tė veproj nė pėrputhje me kushtet dhe ligjet nė fuqi, duke pasur gjithnjė parasysh tė mirėn e popullit. Perėndia mė ndihmoftė”.

 

KUSHTETUTA E RE ME 1 SHTATOR 1928

  • Shqipėria ėshtė njė shtet i pavarur nė tėrėsi tokėsore tė pandarė tė pacenueshme dhe tė patjetėrsueshme.
  • Shqipėria shpallet Mbretėri Demokratike Parlamentare dhe e trashėgueshme me mbret tė shqiptarėve Naltmadhėninė e tij, Zogu I.
  • Flamuri Kombėtar do tė jetė ngjyrė e kuqe me njė shqiponjė dykrenare nė mes.
  • Gjuha zyrtare ėshtė shqipja, ndėrsa kryeqyteti i vendit Tirana.
  • Shteti shqiptar ka karakter ateist, por fetė dhe besimet e ndryshme fetare gėzojnė lirinė e ushtrimeve tė tyre qė sigurohen me ligj.
  • Pushteti ekzekutiv i pėrket mbretit qė e ushtron atė me anė tė qeverisė.
  • Pushteti legjislativ ushtrohet bashkėrisht nga mbreti dhe Parlamenti qė pėrbėhet nga njė dhomė.
  • Pushteti gjyqėsor ushtrohet nga gjykata dhe vendimet e tyre jepeshin tė bazuara nė ligj e zbatohen nė emėr tė mbretit.