LZHK cel fushaten ne sheshin "Skenderbej" |
"Do
te zbatojme denimin me vdekje per rend e qetesi" Levizja per Zhvillim Kombetar Leka I Zog, ka startuar dje ne mbremje ne sheshin "Skenderbej" te Tiranes, fushaten e saj elektorale per zgjedhjet parlamentare te 3 korrikut. Ne kete tubim, i cili eshte i pari qe LZHK organizon qe nga krijimi, ku merrnin pjese drejtuesit me te larte te kesaj Levizje, eshte bere edhe paraqitja e te 100 kandidateve per deputet te LZHK Leka I Zog. Lajtomotivi i fushates elektorale te LZHK Leka I Zog, do te jete "Ne bejme shtet". Mitingu eshte hapur nga metonjesi per fronin mbreteror Leka Zogu, i cili ka ftuar qytetaret e Tiranes dhe te mbare Shqiperise qe te votojne per kandidatet e LZHK, pasi kjo Levizje, sipas tij, "synon te shpetoje Shqiperine nga korrupsioni, monopolet dhe gjendja e mjeruar ne te cilen e ka katandisur qeverisja aktuale". Sipas tij, shqiptaret jane te zhgenjyer nga politikanet qeverises, te cilet vetem sa pasurohen ne kurriz te qytetareve dhe zhysin vendin ne varferi. "Ju ftoj qe te mos u besoni premtimeve te tyre", ka nenvizuar Leka. Sipas tij, LZHK Leka I Zog, eshte per te bere shtet ashtu si vazhdim, i shtetit qe 80 vjet me pare beri Mbreti Ahmet Zogu. Leka ka premtuar administrate te pakorruptuar, rend e qetesi per te gjithe qytetaret. "Zhvillimin do ta bazojme mbi pronen private. Do te sigurojme pune e mirqenie, si dhe kushte per te levizur lirisht kudo neper bote, me pashaporte shqiptare", ka deklaruar Leka. Ne kete tubim ka folur edhe Kryetari Ekzekutiv i LZHK Leka I Zog, Dashamir Shehi. Sipas tij, shqiptaret duhet te votojne per LZHK per t'i thene nje here e mire mjaft nje politike, te cilen ata nuk e meritojne. Shehi ka nenvizuar se shqiptaret nuk e meritojne kete realitet qe ka prodhuar politika 15 vjecare. "Kemi nevoje per shtet. Ne duhet te largojme korrupsionin ne te cilen e ka zhytur vendin Fatos Nano, si dhe klanet te cilat ne menyre korruptive po shtine ne dore pasurite e shqiptareve. LZHK do t'u ktheje qytetareve pushtetin, te cilin u'a kane marre qeveritaret aktual", ka nenvizuar Shehi. Sipas tij, LZHK do te siguroje rend e qetesi, ne menyre qe vendi te njohe ritme te vrullshme te zhvillimit ekonomik, dhe per te vendosur rend e qetesi eshte e gatshme te zbatoje edhe denimin me vdekje. Shehi ka theksuar se LZHK Leka I Zog deklaron besnikerine ndaj aleances euroatlantike, si dhe do te pershpejtoje reformat per integrimin ne BE. "Ne nuk premtojme parajsen, por shtetin e qytetareve shqiptare", ka nenvizuar Shehi. Ndersa Kryetari i PLL, Eqerem Spahiu, ka theksuar ne fjalen e tij se, vota per LZHK dhe Mbretin eshte vote per dinjitetin e Shqiperise, vote per lufte kunder korrupsionit, per vende te reja pune, per rend e qetesi, per forcim te shtetit ligjor, si dhe vote per anetaresimin e shpejte te Shqiperis ne familjen europiane. Kandidatet e LZHK kane nje perfaqesim te gjere, duke filluar qe nga ish- te perndjekurit politik, ish- deputete te PD, monarkiste me bindje, republikan, si dhe mjaft figura te njohura nder vite te jetes politike te vendit. A.META |
http://www.shekulli.com.al/ 28/05/2005 |
![]() Edhe LZHK miting në sheshin “Skenderbej”. Premtime për pronën, lëvizjen e lirë dhe çështjen çame Sheshi "Skënderbej", LZHK: Do rikthejmë dënimin me vdekje Leka: Ne bëjmë një shtet si vazhdimësi e shtetit që ka bërë baba im. Shqiptarët do të lëvizin lirisht N.Perndoj |
Faqja 6 - POLITIKE |
Maj 28, 2005 |
Mitingu i "LZHK Leka Zogu I" në sheshin Skënderbej,
prezantohen 100 kandidatët
|
"Do bëjmë shtet siç bëri Ahmet Zogu"
|
Leka Zogu: Pronat dhe rendit janë prioritet
|
|
Artemida Çollaku Ne bëjmë shtet" është motoja që Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Leka I Zog, do të përdorë gjatë fushatës së saj elektorale. Pasditen e djeshme në sheshin "Skënderbej" drejtuesi i LZHK, Leka I Zog, ka bërë prezantimin e 100 kandidaturave që do të konkurrojnë nën siglën e LZHK-së. Gjatë mitingut i është bërë thirrje deputetit demokrat Azgan Haklaj që t'i bashkohet kësaj lëvizjeje së bashku me deputetët e tjetër. LAJMI Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar Leka I Zog, është për të bërë shtet, ashtu si vazhdim i shtetit që bëri 80 vjet më parë mbreti Ahmet Zogu". Kjo ishte mënyra e zgjedhur nga drejtuesi i LZHK-së Leka I Zog, për të kërkuar votat e qytetarëve shqiptarë gjatë çeljes së fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut në sheshin "Skënderbej". Motoja e fushatës elektorale të LZHK Leka I Zog do të jetë "Ne bëjmë shtet". Leka ka premtuar administratë të pakorruptuar, duke nënvizuar nivelin aktual të lartë të këtij fenomeni. Ai u shpreh se në programin e kësaj lëvizjeje "rendi dhe qetësia do të jenë një nga prioritetet e qeverisë së drejtuar nga LZHK Leka I Zog". "Zhvillimin do ta bazojmë mbi pronën private. Do të sigurojmë punë e mirëqenie, si dhe kushte për të lëvizur lirisht kudo nëpër botë me pasaportë shqiptare", ka premtuar Leka Zogu. Ai ka ftuar qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë që të votojnë për kandidatët e LZHK, pasi kjo Lëvizje, sipas tij, synon ta shpëtojë Shqipërinë nga korrupsioni, monopolet dhe gjendja e mjeruar në të cilën e ka katandisur qeverisja aktuale. Sipas Mbretit, shqiptarët janë të zhgënjyer nga politikanët qeverisës, të cilët vetëm sa pasurohen në kurriz të qytetarëve dhe zhysin vendin në varfëri. "Ju ftoj që të mos u besoni premtimeve të tyre", u shpreh ai. Ftesa |
Leka Zogu paraqet 100 kandidatët për deputetë
LZHK në sheshin “Skënderbej”: Ne dimë të bëjmë shtet
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar shpalli dje në një miting para sheshit
“Skënderbej” 100 kandidaturat e saj për zgjedhjet parlamentare të 3
korrikut. Mitingu është hapur nga vetë drejtuesi i LZHK-së, pretendenti i
fronit mbretëror, Leka Zogu I me sloganin zgjedhor të lëvizjes së tij
“Ne bëjmë shtet”. Në fjalën e tij të mbajtur para pjesëmarrësve në
miting Zogu i ftoi të gjithë shqiptarët të votojnë për LZHK-në, pasi,
sipas tij, do të jetë kjo forcë që do t’i sigurojë vendit rendin dhe
shtetin ligjor. Gjithashtu Leka Zogu theksoi se LZHK-ja është forca politike
që mbështet pronën private, që në programin e saj i kushton një rëndësi
të veçantë arsimit dhe punësimit, lëvizjes së lirë të qytetarëve
shqiptarë nëpër botë me pasaportën e tyre, ndaj dhe ftoi zgjedhësit
shqiptarë të votojnë për të në zgjedhjet që po afrojnë. “Jemi bashkë
me LZHK-në që të shpëtojmë Shqipërinë nga papunësia, varfëria dhe
korrupsioni.
Ju jeni të zhgënjyer nga politikanët që pasurohen në kurriz të popullit”,
tha Zogu, ndërsa theksoi se qeverisja e LZHK-së do të ketë një
administratë të pastër dhe të pakorruptuar. Ashtu si Partia Demokratike
edhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ha hapur dje zyrtarisht fushatën e saj
elektorale për zgjedhjet e korrikut, duke dalë me 100 kandidatura në të
100 zonat zgjedhore.
Duke iu referuar pikërisht kandidatëve të lëvizjes që ai drejton, Leka
Zogu, u shpreh se janë zgjedhur më të mirët, të cilët, sipas tij, do
t’i japin fitoren në zgjedhjet e përgjithshme. Nga ana tjetër, Zogu
theksoi se në programin qeverisës të lëvizjes që ai drejton do të ketë
prioritet mirëqenia e gjithë popullit shqiptar dhe e vendit në përgjithësi.
Pjesëmarrësit në mitingun e djeshëm dhe kandidatët i përshëndeti dje
edhe kryetari i PLL, Ekrem Spahiu, i cili theksoi se zgjedhjet e tre korrikut
janë vendimtare për fatin e vendit, ndaj dhe i bëri thirrje që shqiptarët
të votojnë për Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar. Sipas tij, do të jetë
kjo lëvizje që do t’i sjellë ndryshimin e vërtetë situatës në të cilën
ndodhet vendi ynë sot. Spahiu është një nga kandidatët e LZHK-së në Kukës.
Premtimet
Në mitingun e djeshëm të LZHK-së ka përshëndetur dhe drejtuesi i saj, Dashamir Shehi, i cili ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen dhe u ka premtuar atyre se vetëm LZHK-ja është ajo forcë politike që lufton korrupsionin, kontrabandën dhe vendos shtetin ligjor në Shqipëri. Gjithashtu Shehi ka premtuar punësim, arsimim dhe kthim të pronës tek i zoti.Autobusët
Në mitingun e çeljes së fushatës elektorale të LZHK-së dje në sheshin “Skënderbej” janë parë mjaft autobusë, të cilët vinin nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, duke sjellë simpatizantët e kësaj lëvizjeje. Autobusë nga Durrësi, Elbasani, Shkodra, Mati, por dhe nga Kosova kanë ardhur me simpatizantë për të mbështetur LZHK-në në hapjen e saj të fushatës elektorale.
|
Leka I Zogu: Ju premtoj shtetin e qytetarëve shqiptarë
![]() |
Autori i Lajmit: Red.
|
![]() |