Faqe 4 - Politikė |
|
LZHK-ja e Leka Zogut do tė dalė e vetme nė zgjedhje, jashtė grupimit tė djathtė |
Zgjedhjet, PR aleatja e vetme e PD |
PDR e pavendosur pėr njė koalicion me demokratėt
|
Eva Gjura
|
Demokratėt nė kėto zgjedhje, duket se do tė kenė aleatė vetėm republikanėt, pasi forcat e tjera tė djathta akoma nuk janė shprehur tė gatshėm pėr tė bashkėpunuar me zonat e lira zgjedhore. Aleancėn me PD-nė e kanė konfirmuar deri tani vetėm republikanėt, ndėrsa PDR-ja e Pollos, duket ende e pavendosur. Njė pol tjetėr i sė djathtės, Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar e pėrjashton mundėsinė e krijimit tė ndonjė aleance parazgjedhore me partitė e spektrit tė djathtė, veēanėrisht me PD-nė. Ndėrkohė qė pritet qė brenda kėsaj jave tė zyrtarizohen qėndrimet pėr krijimin e koalicioneve tė pėrbashkėta partiake pėr zgjedhjet e pėrgjithshme. Drejtuesit e PD-sė, si Topi dhe Bode janė shprehur se pranojnė tė bėjnė koalicion me ēdo parti tė spektrit tė djathtė, qė i pėrmbahet kritereve tė caktuara. Republikanėt LZHK dhe PDR |
|
Kuvendi Shqiptar behet 85
vjec
|
|||||||
E Marte, 29 Mars 2005 http://www.korrieri.com/ | |||||||
Disa
nga personalitetet me te larta te shtetit perkujtuan dje, vitet neper
te cilat ka ecur legjislatura shqiptare, qe nga marsi i vitit 1920.
Kreu aktual i Kuvendit, Servet Pellumbi kerkon qe historia e
parlamentarizmit shqiptar, te jete objekt i vleresimeve realiste te
historianeve, larg pasioneve dhe interesave politike te dites. Arbnori:
"Historianet duhet te shkruajne drejtesisht historine e
Parlamentit te Shqiperise". Kuvendi i Shqiperise ka festuar dje, 85-vjetorin e krijimit te tij. Disa nga personalitetet me te larta te shtetit shqiptar kane perkujtuar me ane te nje mbledhjeje solemne, te gjitha vitet neper te cilat ka ecur legjislatura shqiptare, qe nga marsi i vitit 1920. Ne ceremonine e organizuar me kete rast, u vune shkurtimisht ne dukje, hapat e para te jetes parlamentare shqiptare si dhe u vleresua roli i institucionit ligjvenes per vendosjen e themeleve te shtetit te se drejtes. Kryetari i Kuvendit, Servet Pellumbi, u shpreh ne vitin e 85-te te parlamentarizmit shqiptar, se historia e pushtetit legjislativ te vendit tone, duhet te jete objekt i vleresimeve realiste te historianeve, larg pasioneve dhe interesave politike te dites. Sipas tij, Kuvendi ka arritur te zgjidhe me konsensusin me te gjere te mundshem, te gjitha problemet ligjore per zgjedhje te lira dhe te barabarta. Ndersa, ish-Kryetari i Kuvendit ne vitet e para te demokracise, Pjeter Arbnori nenvizoi se historianet tane bashke duhet te shkruajne drejtesisht historine e Parlamentit te Shqiperise dhe te korrigjojne gabimet paragjykuese. Ne lidhje me kete ceshtje, Drejtori i Arkivit te Shtetit, Shaban Sinani theksoi se, legjislaturat qe mesohen sot, fillojne prej vitit 1944 e nuk mbajne ne konsiderate qe ka pasur legjislatura edhe para ketij viti. Gjithashtu,per Sinanin problem ka edhe per nxjerrjen ne drite te vlerave te parlamentarizmit ne vendin tone, "sepse akoma nuk ka nje histori te saj ne Shqiperi". R. Kalemi Servet Pellumbi, Kryetar i Kuvendit: "Kuvendi i Shqiperise ka arritur te zgjidhe tashme, me konsensusin me te gjere te mundshem, te gjitha problemet ligjore per zgjedhje te lira dhe te barabarta. Eshte koha qe historia jone parlamentare te behet objekt i vleresimeve realiste nga ana e historianeve tane, larg pasioneve dhe interesave politike te dites. Eshte ne doren e zgjedhesve shqiptare t'i japin vendit nje legjislature te re me shkalle te larte pjekurie politike dhe pergjegjesie perfaqesimi". Pjeter Arbnori, ish-Kryetar i Kuvendit: "Historianet tane bashke me ne duhet te shkruajne drejtesisht historine e Parlamentit te Shqiperise dhe te korrigjojne gabimet paragjykuese". Historiku i Kuvendit te Shqiperise 28 Mars 1920: Kongresi i Lushnjes, zgjodhi Keshillin e Larte prej 4 vetash, qe do te kryente funksionet e Kryetarit te Shtetit, dhe Keshillin Kombetar prej 37 vetash, qe do te kryente funksionet e Parlamentit. 21 Prill 1921: Ne Tirane u mblodh Parlamenti i Pare Shqiptar dale nga zgjedhjet e para parlamentare te zhvilluara gjate muajve shkurt-mars 1921. Parlamenti perbehej nga 78 deputete te dy grupeve kryesore politike: Partise Popullore dhe Partise Perparimtare. 1 Qershor 1925: U mblodh Parlamenti i dale nga zgjedhjet parlamentare te zhvilluara gjate muajve prill-maj. Ne vitet 1925-1928 Parlamenti i Republikes se Shqiperise perbehej nga dy dhoma: Dhoma e deputeteve me 57 vete dhe Senati me 18 vete. 1928-1939: Ne Shtator 1928 Shqiperia u be monarki. Gjate periudhes 1928-1939 Parlamenti perbehej nga nje Dhome e vetme me 57 deputete. 10 Janar 1946: U mblodh Asambleja Kushtetuese e dale nga zgjedhjet e 2.12.1945. Ajo kishte si detyre miratimin e Kushtetutes se vendit. 16 Mars 1946: Asambleja Kushtetuese miratoi Kushtetuten dhe vendosi te kthehet ne Kuvend Popullor. Ne 16 mars 1946 filloi Legjislatura e pare e Kuvendit Popullor. 31 Mars 1991: Pas nje periudhe te gjate gati gjysem shekullore te sundimit komunist zhvillohen zgjedhjet e para pluraliste. Ne 15.4.1991 mblidhet Kuvendi Popullor i pare pluralist i pasluftes, i cili perbehej nga 250 deputete, nga Partia e Punes (mazhoranca) dhe nga Partia Demokratike (opozita). 22 Mars 1992: Pas nje viti ribehen zgjedhjet parlamentare. Per here te pare pas nje sundimi te gjate totalitar komunist, zgjedhjet fitohen nga Partia Demokratike. Seanca e pare e Legjislatures se 13-te Kuvendit Popullor (me 140 deputete) u hap ne 5.4.1992. 26 Maj 1996 Zgjedhjet u bene pas kater vjetesh. Partia Demokratike i fitoi ato. Seanca e pare e Legjislatures se 14-te te Kuvendit Popullor u hap ne 2.7.1996. 29 Qershor 1997: Zhvillohen zgjedhjet e parakoheshme parlamentare. Partia Socialiste fiton ne keto zgjedhje. Parlamenti i sapo zgjedhur numeronte 155 deputete. Seanca e pare e Legjislatures se 15-te te Kuvendit Popullor u hap ne 23.7.1997. 24 Qershor 2001: Zhvillohen zgjedhjet e rregullta parlamentare, te cilat fitohen per here te dyte nga Partia Socialiste. Kuvendi i ri perbehet nga 140 deputete. Seanca e pare e Legjislatures XVI u hap me 3.09.2001 Marre nga faqja zyrtare e Kuvendit te Shqiperise ne internet |