E Enjte, 30 Qershor 2005
PS-LZHK, ALEANCA E PAMORALSHME NE DURRES
I ndodhur ne pozite te veshtire, si pasoje e prirjes se djathte qe ka zona 28,
kryetari i Partise Socialiste per Durresin dhe njeherazi kandidati i PS-se per
zonen 28 ka joshur dhe vene ne sherbim te tij kandidatin e Levizjes per
Zhvillim Kombetar ne zonen 28, Pellumb Berishen. Pellumb Berisha ka qene
deputet i Partise Demokratike gjate kesaj legjislature dhe Partia Demokratike
nuk e kandido per arsye te heshtjes se tij katervjecare ne Kuvend si edhe per
mosmarrje pjese ne votim ne Kuvend ne momente kritike kur vihej ne diskutim
rrezimi i qeverise se Fatos Nanos.
Mbasi jane takuar disa here se bashku, Bizhga ka rene dakord qe te mbeshtesi
financiarisht Pellumb Berishen dhe t"i jape atij vota ne proporcional ne
shkembim te votave ne maxhoritar qe do synoje te marre Pellumb Berisha. Me
parate e Bizhges, Pellumb Berisha po perpiqet te bleje vota ne Porto Romane
dhe Shkozet. Ne disa takime te zhvilluara ne Durres lideri i opozites Sali
Berisha i ka bere thirrje elektoratit te djathte se votat per LZHK-ne dhe
Pellumbin Berishen jane vota per Bizhgen dhe Fatos Nanon.
Fushata e PDR-se ne Shkoder
Ne vijim te turit elektoral "Besoni, Shqiperia Ndryshohet", kryetari
i Partise Demokrate te Re, Genc Pollo u ndal ne Shkoder per te prezantuar
kandidatet e PDR-se per qytetin e Shkodres, Agim Mata, Xhevat Hoxha, Lilian
Idrizi, Antoneta Luli, Nikolin Naraci, Eduard Grisha dhe Nard Ndoka. Pollo tha
se ndryshimi i madh vjen vetem me rotacionin politik ne 3 Korrik dhe ftoi te
gjithe elektoratin te mbeshtesin ne maxhoritar kandidatet e PD-se dhe ne
propocional kandidatet e PDR-se. Me tej ne fjalen e tij Pollo vijoi:
"Partite politike ne thelbin e tyre kane dhe kauza te medha, dhe nje kauz
e madhe per te gjithe shqiptaret, jo thjeshte per dy apo shtate parti politike
eshte nje vendim i madhe i rendesishem qe te gjithe shqiptaret duhet ta marrin
me 3 Korrik. Nje mandate i trete socialist do te ishte nje fatkeqesi e madhe
kombetare, nje mandat i trete socialist do te ishte nje degradim i metejshem i
shoqerise se vendit ne varferi, ne padije, ne izolim, ne neglizhence per
qytetaret nga ana e shqiperise dhe kesaj i duhet dhene fund me 3 Korrik."
http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm
Faqja 8 - POLITIKE |
Qershor 30, 2005 |
Mbështetje për kandidantin e LZHK, Arjan Boriçi.
Shqiptaro-amerikani: PD s'më ka bërë ftesë
|
Dioguardi mbështet kandidatët e LZHK
|
Kongresmeni në takimet elektorale në Shkodër
|
|
Ka mbërritur dje në Shkodër Joseph Dioguardi si mbështetës i kandidatit të LZHK-së për Shkodrën Arjan Boriçi. Boriçi është larguar nga Shqipëria që në vitet 80-të dhe është biznesmen në Amerikë. Në mbështetje të kandidimit të tij në Kuvend, Dioguardi ka bërë një takim në orën 19 e 30 minuta në Kinema Millenium, me simpatizantë të LZHK-së dhe kandidatët e saj për deputet në Shkodër. Jemi mësuar t´ju shohim krah Berishës,
sidomos në situata të nxehta zgjedhore. Pse këtë herë ju jeni në
mbështetje të një kandidati të LZHK-së? Nga njëra anë thoni se mbështet të gjithë
kandidaturat e mira pavarësisht partisë që përfaqësojnë, ndërkohë
që përjashtoni kandidatët e PS. Ju përjashtoni faktin se në PS
ka njerëz pozitiv? Sikur t´ju kishte ftuar Berisha këtë fushatë
do të ishit pranë tij? Pse erdhët pikërisht tani në fund të fushatës? Sipas ligjit zgjedhor shqiptar ndalohet përfshirja
e të huajve në fushatë. Mendoni se po shkelni ligjin me vizitën
tuaj për të përkrahuar kandidatë?
|
29 June 2005 http://www.panorama.com.al/
Faqe 3 - Aktualitet
listat
e votuesve |
rregjistrimet |
|
Katër
ditë para votimit arrin në 120 numri i atyre që kërkojnë të
regjistrohen |
|
Listat,
ja dokumentet që duhen për të bërë ankim |
|
|
|
Ka arritur në 1 200 numri i qytetarëvë, të cilët kanë dorëzuar
në sekretarinë e Gjykatës së Tiranës kërkesa për përfshirjen e
tyre në listat zgjedhore. Lajmi
u bë i ditur për gazetën “Panorama” nga burime zyrtare të
Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, sipas të cilave ky
numër pritet të rritet edhe në ditët në vazhdim deri në 1 korrik,
ku është edhe afati i fundit i regjistrimit të tyre. Regjistrimi i
kërkesave në gjykatë ka rreth një javë që ka nisur, por burimet
saktësojnë se në ditët e para fluksi i tyre ka qenë i pakët, ndërkohë
që ai ka ardhur duke u rritur. Ankesat Dokumentacioni
|
Faqe 7
Kreu i LZHK-së prezanton Leknikën në Postribë
Leka Zogu: Postriba ka qenë gjithnjë djathtas
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka prezantuar dje në takimet e saj elektorale, këtë herë në Postribë të Shkodrës, kandidatin për deputet në zonën zgjedhore nr. 2, Dorian Leknikaj. Në takimet e zhvilluara ishte i pranishëm vetë Leka Zogu I, i cili u shpreh se “Postriba ka përvetësuar në historinë e saj moralin më të lartë të patriotizmit, duke mbështetur që në fillimet e saj aspiratat evropiane të qeverisjes së mbretit Zog”, duke theksuar se Postriba ka qenë gjithnjë djathtas, ai u shpreh i sigurt se do të zgjidhen në këtë zonë të djathtë me aspiratat e një të djathte të konsoliduar. Nga ana tjetër, mbreti Leka Zogu I ftoi gjithë banorët e zonës që të votojnë për LZHK-në dhe kandidatët e saj, pasi sipas tij, shqiptarët duhet të ndahen nga e kaluara dhe rrotacionet, apo rikthimet në domosdoshmërinë për të pasur një ndryshim të vërtetë në këto zgjedhje. Gjithashtu Leka Zogu I ka shprehur bindjen se elektorati e ka kuptuar çoroditjen elektorale që kanë sjellë dy forcat e mëdha. “Ne vijmë me bindje dhe ju kërkojmë të votoni bindjet tona”, përfundoi Zogu ndërsa vetë kandidati Leknikaj shprehu besimin, se elektorati do ta përkrahë, pasi ai do të angazhohet seriozisht për zonën dhe banorët e saj. “Ju do të gjeni një zë të fortë për problemet tuaja në Parlament”, tha ai.
27 June 2005 http://www.panorama.com.al/ Faqe 2 - Politikë |
zgjedhjet
parlamentare |
sondazhi |
|
“Mjaft”
e “Gallup International” publikojnë sondazhin e dytë elektoral |
|
Sondazhi: PD fiton 35%, PS 34% LSI 10% e LZHK 3% |
|
|
marko
caka/ ATHINE |
Sondazhi i dytë i “Mjaft” dhe Gallup International nxjerr
fituese të zgjedhjeve të tre korrikut PD-në, me 35% kundrejt PS-së
me 34%, e ndjekur nga LSI-ja me 10 %, LZHK dhe PR me nga 3%.
Sondazhi Çështja “Gallup” Presionet e politikës |
26 June 2005 http://www.panorama.com.al/ Faqe 6 - Politikë |
|
zgjedhjet
parlamentare |
sondazhi |
|
Albanian
Research Group shpall rezultatet e sondazhit të parë për 3 korrikun |
|
ARG: Në Tiranë kryeson PD me 39% |
Në koalicion PS dhe LSI me 39 për qind, LZHK 4 për qind |
|
Luljeta
Progini |
Shpallen rezultatet e sondazhit të parë për zgjedhjet e 3
korrikut në kryeqytet. Sondazhi
i kryer nga ARG (Albanian Research Group) ka nxjerrë fituese të
zgjedhjeve të tre korrikut në Tiranë PD-në me 39% e ndjekur nga
PS-ja me 34%, LSI me 9% dhe LZHK me 4%. Nga përgjigjet e të
anketuarve mbi pyetjen se për cilën parti (proporcional) do të
votojnë, renditet sërish e para PD-ja me 33%, e ndjekur nga PS-ja me
30%, LSI-ja me 14 % dhe LZHK-ja me 7%. Kufiri i gabimit i parashikuar
në rezultatet e këtij sondazhi, sipas ARG-së, është +/- 3 për
qind. Pyetjes nëse duhet të japë ose jo dorëheqjen kryetari i
partisë që humbet zgjedhjet, 61% e të intervistuarve i thanë me
“po”, ndërsa 22% e tyre i thanë “jo”. Sondazhi i ARG-së për
zgjedhjet e 3 korrikut është i treti pas sondazhit të kryer nga
NDI-ja më shumë se një muaj më parë dhe ai i lëvizjes “Mjaft”,
rezultatet e të cilit u publikuan rreth dy javë më parë. Sondazhi Koha e zhvillimit të sondazhit Misioni ARG
sipas kandidateve sondazhi sipas partive PD
33% sondazhi preferenca per kryeministrin sondazhi preferenca per koalicionet PS
- LSI 39% sondazhi zevendesimi i nanos e berishes |
Faqe 8 - Politikë |
|
|
Flet
Skënder Zogu, nipi i mbretit, kryesues i grupit nga diaspora |
|
“LZHK
është rruga e tretë politike” |
Zogu:
Turp që birit të mbretit nuk i dhanë një shtëpi të vogël |
|
Blerina
Sinani |
Skënder Zogu, një nga pinjollët e familjes mbretërore
shqiptare, ish-drejtor shtypi i oborrit mbretëror ka ardhur nga
Parisi në Shqipëri për t’u gjendur pranë njeriut të tij më të
afërt, Leka Zogut, i cili kryeson formacionin e ri politik, LZHK. Skënder
Zogu gjithashtu kryeson grupin e mbështetësve të LZHK-së që kanë
ardhur nga diaspora. Në një intervistë për “Panorama” Skënder
Zogu shprehet se, nga 3 korriku shpreson një thyerje të
bipolaritetit politik PD-PS, të cilët, sipas tij vijnë nga e njëjta
bazë komuniste dhe se LZHK e LSI do të jenë dy forca të reja që
do të krijojnë një hapësirë reale demokratike. Lidhur me çështjen
kombëtare, Zogu thekson se as PD dhe as PS nuk e kanë shpallur qëndrimin
e tyre pro pavarësisë së Kosovës. Cilat janë motivet që ju kanë risjellë në Shqipëri? Cili do të jetë kontributi juaj konkret në fushatën e LZHK-së? Si e keni vlerësuar krijimin e LZHK-së? Ka akuza ndaj LZHK-së për orientimin e saj politik? Mendoni se LZHK-ja do të marrë vota aq sa për t’u bërë një
faktor pas zgjedhjeve? Si e vlerësoni ju situatën politike, duke pasur parasysh
krijimin e LZHK-së dhe LSI-së si forca të reja politike? Mendoni se këto forca politike mund ta çojnë vendin drejt
integrimit? Si i vlerësoni zhvillimet politike në 15
vite demokraci? Dashamir Shehi hedh poshtë akuzat e Berishës LZHK-ja
ka shprehur dje shqetësimin e saj në lidhje me problemin ku, sipas
saj, në shumë zona elektorale kandidatëve për deputetë të kësaj
lëvizjeje nuk iu ofrohen listat e zgjedhësve nga autoritetet lokale.
Për këtë çështje, përfaqësues të kësaj lëvizjeje janë
ankuar pranë KQZ-së. Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i fushatës
elektorale të LZHK-së, Dashamir Shehi, u është përgjigjur akuzave
të kreut demokrat, Berisha dhe të disa aventurierëve dhe të
korruptuarve, sipas tij, se LZHK-ja nuk tërhiqet nga aspiratat e saj
politike për të ndërtuar një të djathtë të vërtetë në vend,
një shtet serioz dhe me dinjitet për shqiptarët. “Reagimet e
Berishës nuk janë gjë tjetër veç se shenja nervozizmi se LZHK-ja
është një realitet i madh politik dhe se kundërshtarët e Fatos
Nanos janë drejtuesit e LZHK-së, ndërsa aleatët dhe bashkëpunëtorët
e Nanos, ndodhen brenda listave të PD-së”, tha dje Shehi.
Gjithashtu ai theksoi se elektorati i djathtë shqiptar po e kupton
gjithnjë e më shumë se qeverinë socialiste e rrëzojnë vetëm
votat e LZHK-së dhe se votat për aleatët e PD-së janë vetëm vota
për të futur në Parlament persona, të cilët, sipas tij, Berisha i
ka konsideruar si trafikantë, paterica të Nanos dhe kriminelë
politikë. Nga ana tjetër Shehu, duke iu drejtuar rivalit të tij në
zonën zgjedhore 40, kandidatit të PD-së, Gëzim Karapici, i kërkoi
të mbajë qëndrim korrekt politik, të mos ofendojë ndërgjegjen
dhe dinjitetin e qytetarëve të Tiranës, në shërbim të njerëzve
që nuk kanë asnjë lidhje dhe respekt për komunitetin tiranas. |
25 June 2005 http://www.panorama.com.al/
Faqe 6/7 - Politikë |
|
forum |
zgjedhje
2005 |
|
Profili
i kandidatëve Mustafaj, Rama, Halebi dhe Borova |
|
Zona 32, sfida e diplomatit me gazetarin |
|
|
Blerina
Sinani |
Në zonën 32 kandidojnë figura të njohura të politikës dhe
artit shqiptar. Besnik Mustafaj, një nga themeluesit e PD-së dhe
drejtues i politikave ndërkombëtare të kësaj partie është
gjithashtu edhe një nga shkrimtarët më të përkthyer të viteve të
fundit. Larg profilit të politikanit militant, Mustafaj hyn në garë
me një motiv të fortë politik dhe personal. Në sloganin e tij,
vendosur në posterat e shumtë të rrugicave të zonës ku kandidon
shkruhet “Koha për ndershmëri”. Nisur nga filozofia humane e
politikës, Mustafaj kërkon të jetë sa më pranë realitetit shoqëror
dhe nevojave të tij. I bindur se koha për ndryshim, pikë së pari kërkon
rikthimin e besimit te zyrtarët dhe institucionet, ai premton pikërisht
ndershmërinë. Mustafaj nuk është thjesht një emër i njohur në
Tiranë, por edhe ish-kandidati për kryetar bashkie, i cili u mund
nga Edi Rama me një rezultat të kontestuar nga opozita. Nga ana tjetër,
përballë tij kandidon sërish një figurë e re politike e PS-së, i
cili ka mbajtur edhe poste në kabinetin Nano e Meta. Posti i
ministrit të Rendit e konsumoi shumë imazhin e gazetarit Luan Rama,
duke i dhënë nga ana tjetër më shumë aksione politike në gjirin
e militantëve. Rama është gjithashtu një gazetar i njohur. Borova
dhe Halebi janë gjithashtu dy figura interesante që garojnë në zonën
32 në Tiranë. Përveç një incidenti gara në këtë zonë ka
shkuar mirë, duke dëshmuar njëherësh nivelin qytetar të kandidatëve. Zona 32 përfshin disa nga lagjet e vjetra të kryeqytetit. Ajo përmbledh
“Rrugën e Dibrës”, rrugën “Qemal Stafa”, “4 Dëshmorët”,
Luigj Gurakuqi dhe “Riza Cerova”. Në
pjesën më të madhe të saj ajo popullohet nga banorë autoktonë
dhe vetëm një pjesë e vogël nga të ardhur. Infrastruktura është
një nga problemet më emergjente, ku premtohet ndërhyrje nga
kandidatët, gjithashtu dhe papunësia e lidhur kjo ngushtë me varfërinë.
1-Cilët mendoni se do të jenë zgjedhësit që do të votojnë
për ju? 2-Pikat kryesore ku bazohet platforma juaj elektorale? 3-Çfarë parashikohet në platformën tuaj për infrastrukturën? 4-Si e shihni ju problemin e papunësisë dhe varfërisë? 5- Cilat janë epërsitë tuaja ndaj rivalëve? Rezultatet e zgjedhjeve të 2001 Besnik
Mustafaj PD+BF 7592 vota ose 51.4%
Besnik Mustafaj Besnik
Mustafaj është një nga figurat e kryesore në PD dhe deputet që
nga viti 1991. Ka lindur në vitin 1958 në Tropojë, është i
martuar dhe ka dy fëmijë. Studimet e larta i ka ndjekur në
fakultetin e Histori-Gjeografisë në degën Frëngjisht. Ai
ka punuar fillimisht si pedagog në Universitetin e Tiranës si dhe
gazetar te “Zëri i Popullit”. Mustafaj ka kandiduar për kreun e
Bashkisë së Tiranës. Ai ka qenë ambasador në Francë dhe i dërguar
i përhershëm pranë UNESCO-s në vitet 1992-1997. Që nga viti 1999
ai është sekretar për marrëdhëniet ndërkombëtare në PD.
Mustafaj ka botuar një sërë veprash letrare, shumica prej të
cilave janë botuar edhe në gjuhë të huaja. Disa veprat e para të
tij janë “Motive të gëzuara” (1978), “Pragu i verës”
(1985), “Fytyrë burri” (1987), “Bregu i lumit të kthjellët”
(1986), “Vera pa kthim” (1989), “Fletorja rezervat”,
“Daullja prej letre”, “Boshi” etj. Luan Rama Luan
Rama kandidon për herë të tretë si përfaqësues i PS-së. Ka
lindur në vitin 1966 në Peshkopi, është i martuar dhe ka një fëmijë.
Studimet e larta i ka ndjekur në Shkodër për degën Gjuhë-Letërsi.
Karrierën profesionale e ka nisur si gazetar te gazeta “Zëri i
Popullit” në vitet ’90 dhe më pas si kryeredaktor po këtu në
vitet 1996-1998. Më pas për rreth një vit Rama ka qenë drejtor i përgjithshëm
i gazetës “Zëri i Popullit”. Që nga viti 1991 ai është anëtar
i KPD-së së PS-së dhe që nga viti 1997 anëtar i kryesisë së saj.
Luan Rama ka qenë sekretar i marrëdhënieve publike të PS-së në
vitet 1999-2002, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës si dhe anëtar
i komisionit për Politikën e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare.
Rama ka qenë gjithashtu ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
dhe ministër i Mbrojtjes në vitin 2002. Luan Rama ka qenë edhe
ministër i Rendit në vitin 2003. Armond Halebi Armond
Halebi kandidon për herë të parë në zgjedhjet e 3 korrikut si përfaqësues
i LSI-së. Ka lindur në vitin 1967 nga një familje e vjetër
tiranase. Eshtë i martuar dhe ka dy fëmijë. Studimet e larta i ka
ndjekur në universitetin Bujqësor të Tiranës në vitin 1993, ku është
diplomuar në degën Inxhinier Përpunim Druri. Aktualisht vazhdon
studimet pasuniversitare në këtë profil. Armond Halebi ka punuar në
kinostudion “Shqipëria e Re” si dhe në fabrikën e mobilierisë
“Bestin”. Vitet e fundit ka ngritur një biznes privat, studion me
emërtimin “FOTOMONDO” pranë fakultetit të Shkencave. Armond
Halebi nuk është angazhuar më parë në asnjë parti politike, por
ka qenë i vëmendshëm në vazhdimësinë e zhvillimeve ekonomike e
politike të vendit. Angazhimi i tij i vërtetë për një forcë
politike ka lindur vetëm në vitin 2004, atëherë kur është
krijuar dhe LSI-ja. Faruk Borova Faruk
Borova kandidon për herë të parë si përfaqësues i LZHK-së në këto
zgjedhje. Ai ka lindur në Tiranë në vitin 1946 dhe është banor i
zonës ku kandidon. Studimet e larta i ka ndjekur në universitetin e
Tiranës në degën Kimi Industriale. Për një kohë të gjatë ai është
angazhuar si basketbollist në klubin “17 Nëntori” të Tiranës.
Në vitet 1969-1991 ka punuar si kimist në rrethin e Mirditës dhe më
pas në Institutin e Kërkimeve Gjeologji-Minierë dhe në Institutin
e Teknologjisë Kimike. Në vitet ’90 ka punuar si drejtor i Ndërmarrjes
së Tregtisë së Jashtme “Industrial-Impeks”. Për rreth pesë
vjet ai ka mbajtur postin e ambasadorit për Lindjen e Mesme, me
rezidencë në Kajro të Egjiptit. Që nga viti 1997 është menaxher
në një firmë ndërtimi dhe ka lidhje me drejtuesin e LZHK-së, Leka
Zogu I. |
23 June 2005 http://www.panorama.com.al/
2005Faqe 20 - Koment
LZHK
dhe simboli i saj |
|
Asim
Bedalli |
LZHK-ja është futur në fushatën politike për zgjedhjet e 3
korrikut me shumë pretendime dhe zhurmë mediatike. Sipas udhëheqësve
të saj, ajo përfaqëson interesat jo vetëm të popullit shqiptar
brenda kufijve të njohur, por të të gjithë shqiptarëve. LZHK-ja e
ka shpallur alternativën e saj si mbi partiake, mbi bindjet ideologjike
të dy grupimeve kryesore të sotme politike, sepse, siç thonë përfaqësuesit
e saj, ka si simbol mbretin Leka Zogu. Pa pretenduar t’i bëj një
analizë të plotë e komplekse kësaj lëvizjeje, si një qytetar që
kjo forcë e re politike pretendon t’i japë votën, dua të shpreh
disa mendime.A është një simbol mbreti Mbretëria në vendin tonë
nuk u krijua në kushte normale dhe as si nevojë historike. Ajo u
vendos në mënyrë arbitrare, në kundërshtim me traditën historike
te vendit dhe me aspiratat e dëshirat e pjesës dërmuese të shqiptarëve;
me ndihmën e fuqive të huaja imperialiste e kryesisht të Italisë
fashiste. Periudha e sundimit të Ahmet Zogut u karakterizua, në planin
e brendshëm, nga shtypja e revolucionit demokratiko-borgjez të
qershorit të vitit 1924, duke vendosur një regjim autokratik e
represiv të shoqëruar me burgosje dhe përndjekje të egra jashtë
vendit të qindra kundërshtarëve politikë, midis të cilëve edhe
demokratin e njeriun e madh të letrave shqipe, Fan Nolin e deri në
likuidimin fizik të tyre, si Luigj Gurakuqi, Bajram Curri Hasan
Prishtana etj, figura të shquara të lëvizjes sonë kombëtare për
liri e pavarësi. |