http://www.balkanweb.com/

LZHK: Ceshtja e liberalizimit te universiteteve u shnderrua ne nje farse politike elektorale

Lajmi i ores 4:25 PM

 

arkiv

TIRANE (1 Tetor )- Partia Levizja e Zhvillimit Kombetar terheq vemendjen per situaten e krijuar pas perfundimit te procesit te pranimit te studenteve ne shkollat e larta. Sipas LZHK-se, kjo ceshtje u shnderrua ne nje farse politike elektorale dhe insitucionale nderkohe qe per opinionin shkaktoi nje shqetesim te madh.

Sipas kesaj partie " ky eshte nje turp i madh politik. Ne mendojme se si qeveria e vjeter ashtu dhe ajo e re nuk po tregojne vullnet politik te mjaftueshem per te realizuar liberalizimin e universiteteve"Kjo parti kerkon qe ky problem sa social, aq edhe psikologjik te marre nje zgjidhje perfundimtare.

"Ka ardhur koha qe studentet pa kufizim te hyjne ne bankat e shkollave. Ka ardhur koha te pranohet parimi nderkombetar: ne shkolle hyhet me lehtesi, por dilet me veshtiresi" u shpreh zedhenesi i kesaj partie gjate nje konference per shtyp.em/em (NEWS24/BalkanWeb)

 
http://www.korrieri.com/
Mustafaj pershendet grupin negociues kosovar
E Premte, 30 Shtator 2005
Ministri i Puneve te Jashtme, Besnik Mustafaj, pershendeti dje, Parlamentin e Kosoves per miratimin e perberjes se grupit, me te cilin ky vend do te perfaqesohet ne negociatat per statusin final te tij. Kryediplomati shqiptar vleresoi rolin e Presidentit Ibrahim Rugova si propozues te ketij grupi, duke theksuar se ai eshte plotesisht ne krye te detyres se tij kushtetuese. Sipas ministrit Mustafaj, me miratimin e nje grupi te tille, permes debatesh te nxehta e konstruktive, Parlamenti i Kosoves deshmoi pjekuri te larte shtet-formues dhe pergjegjshmeri te plote politike. "Gjykoj se kjo eshte rruga me e mire qe klasa politike e Kosoves te marre e bashkuar pergjegjesine e pazakonshme qe i takon perpara popullit per te ardhmen e vendit te vet. Ne emer te qeverise shqiptare, e pergezoj Presidentin Rugova, anetaret e ketij grupi dhe forcat politike, dhe shpreh bindjen se te bashkuar, keto personalitete do te shkojne ne negociata, plotesisht te gatshem per te bashkepunuar ngushte me komunitetin nderkombetar", ka vijuar me tej ai.

Nderkaq, Mustafaj u beri thirrje edhe perfaqesuesve te komunitetit serb, qe ta vleresojne drejt fazen serioze ne te cilen po hyn historia e Kosoves. Sipas tij, rruga me e sigurte per te garantuar te drejtat e tyre, eshte pjesemarrja ne keto negociata.

R. K

 

http://www.shekulli.com.al/  30/09/2005


Nė foto: Djali i Leka Zogut me Avram Meshinin, zbutėsin e gjarpėrinjve
 
http://www.shekulli.com.al/

Mustafaj: Pavarėsi e kushtėzuar pėr Kosovėn

A.Rama

TIRANĖ - Ministri i Punėve tė Jashtme, Besnik Mustafaj, ka ripėrsėritur qėndrimin e mėparshėm tė mbajtur nė Asamblenė e OKB-sė, se Kosova duhet tė pėrfitojė pas negociatave pavarėsinė e kushtėzuar. Mustafaj ėshtė shprehur dje pėr mediat se ai do ta mbėshteste deri nė fund njė variant tė tillė, pasi Kosovės nė kėtė periudhė i nevojitej njė periudhė pjekurie. Shefi i diplomacisė vlerėsoi se tashmė qė ka filluar njė debat ndėrkombėtar pėr kėtė ēėshte, ku edhe po diskutohen versionet e mundshme, Shqipėria duhet tė pėrfshihet nė kėtė debat. “E rėndėsishme ėshtė qė komunteti ndėrkombėtar tė mbėshtesė njė variant qė prodhon stabilitet afatgjatė pėr vendin, paqe jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė rajon. Nė analizėn tonė na konkludon se varianti mė i mirė qė mund tė prodhojė stabilitet dhe paqe nė Kosovė dhe mė gjerė ėshtė pavarėsia e kushtėzuar, qė presupozon pavarėsi tė padiskutueshme, presupozon njė kohė pjekurie pėr kėtė pavarėsi dhe monitorimin e ngushtė tė komunitetit ndėrkombėtar pėr tė garantuar tė drejtat e pakicės serbe dhe tė pakicave tė tjera, nė bazė tė standardeve ndėrkombėtare, pėr tė garantuar ndėrtimin e njė shteti tė shėndetshėm ligjor. Unė do ta mbėshtes deri nė fund njė version tė tillė”, - tha ministri Mustafaj. Ndėrkaq ai u shpreh se kohėzgjatja e bisedimeve pėr tė arritur te varianti pėrfundimtar i statusit tė Kosovės, ėshtė njė ēėshtje qė u takon negociatorėve dhe nuk jepen formula tė gatshme. Sipas tij, e rėndėsishme ishte qė Kosova dhe komuniteti ndėrkombėtar tė ecnin me parimin se pavarėsia meritohet. “Nė negociata shkohet me shumė opsione, rėndėsi ka qė Kosova, qė pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Kosovės, tė shkojnė tė pėrgatitur, tė shkojnė me kthjelltėsinė e nevojshme lidhur me mėnyrėn sesi do tė zhvillohen kėto negociata dhe tė shkojnė pėr tė bashkėpunuar ngushtė me komunitetin ndėrkombėtar dhe pėr tė dialoguar pareshtur pėr shumė ēėshtje drejtpėrdrejt me Beogradin”, - vijoi shefi i diplomacisė. Ai vlerėsoi grupin negociator tė miratuar dy ditė mė parė nga Parlamenti i Kosovės, duke theksuar se ishte njė grup historik i kryesuar nga presidenti Ibrahim Rugova dhe qė paraqiste konceptin gjithpėrfshirės, me tė cilin pėrfaqėsuesit shqiptarė do tė prezantohen nė kėto negociata. Sipas tij, miratimi i kėtij grupi dėshmoi pjekuri dhe pėrgjegjshmėri shtetformuese. Mustafaj ėshtė shprehur ndėr tė tjera se qeveria shqiptare dhe politika e jashtme kanė tė gjithė vullnetin pėr rritjen e volumit tė shkėmbimeve mes Tiranės zyrtare dhe Beogradit.


 
 
http://www.kohajone.com/

E Premte, 30 Shtator 2005

MUSTAFAJ: STATUSI I KOSOVES, DREJT FINALIZIMIT

Ministri i Jashtem Besnik Mustafaj pershendeti dje formimin e grupit te perfaqesimit ne negociatat e aferme per statusin final te Kosoves. Sipas Ministrit te Jashtem perberja e grupit negociator pasqyron konceptin gjithe perfshires me te cilin faktoret shqiptare do te paraqiten ne keto negociata, duke theksuar se kjo eshte rruga me e mire e klasa politike e Kosoves te marre e bashkuar pergjegjesine e pazakonshme qe i takon perpara popullit per te ardhmen e vendit. "Ne emer te qeverise shqiptare e pergezoj Presidentin Rugova, te gjithe anetaret e ketij grupi dhe forcat politike qe ata drejtojne, dhe shpreh bindjen e thelle se ashtu te bashkuar, keto personalitete te larta politike do te shkojne ne negociata plotesisht te gatshem per te bashkepunuar ngushte me komunitetin nderkombetar dhe per te dialoguar me vullnet te mire me palen serbe per te gjitha ceshtjet e trasheguara nga historia", u shpreh Mustafaj per mediat. Gjithashtu, ai shtoi se me miratimin e nje grupi te tille permes debatesh te nxehta e konstruktive, Parlamenti i Kosoves deshmoi pjekuri te larte shtetformues dhe pergjegjshmeri te plote politike. "Une besoj tashme se po keshtu, me pjekuri e pergjegjshmeri te larte, ky Parlament do ta shoqeroje deri ne fund procesin e negociatave, duke u bere mbeshtetje e forte e punes se negociatoreve, qofshin ata te pales shqiptare, qofshin perfaqesues te komunitetit nderkombetar", tha Mustafaj. Nderkohe ai u beri thirrje perfaqesuesve te komunitetit serb te vleresojne drejt fazen serioze ne te cilen po hyn historia e Kosoves, qe eshte edhe vendi i tyre i pamohushem sic eshte dhe vendi i pamohueshem i pakicave te tjera kombetare e kulturore qe kane ndertuar atje jeten e tyre krahas shumices shqiptare.

M.Bejdo


 
 
 

Faqja 22 - KULTURE

Shtator 30, 2005

 
Pavijoni i etnografisė nė MHK-sė hapet pas 15 vjetėsh
 
Objekte tė rralla etnografike! Mund ti shohim te Muzeu
Koburja, jeleku dhe llulla e Isa Boletinit
 

Oliverta Lila


Rreth 2300 objekte janė ekspozuar nė pavijonin etnografik, qė u hap mbrėmė nė Muzeun Historik Kombėtar. Veshjet popullore, shpatat, bizhuteritė, ikonat dhe fotografitė janė dėshmi e pasurisė etnokulturore shqiptare. Kjo ekspozitė vjen pas njė mungese 15 vjeēare. Pas mbylljes sė Pavijonit tė Kulturės Popullore, pranė ish-Ekspozitės "Shqipėria sot" nė 1991, nuk ka pasur mė njė ekspozitė tė tillė.

Pavijoni
Objektet e ekspozuara datojnė qė nga shek i XII-tė para Krishtit, deri nė shek e XX-tė, dhe janė pjesė e fondit tė MHK-sė. Nė njė sipėrfaqe prej 800 metra katrorė, janė vendosur pėrballė njėra- tjetrės njė shumėllojshmėri objektesh. "Etnografia pėrbėn njė nga thelbet e kulturės kombėtare, dhe reflekton nė rrafsh ndėrkombėtar. Deri tani ekspozitat e kulturės popullore, kanė qenė me veshje popullore, vegla nė dru e argjendari. Ne e zgjeruam konceptin nė dy pika tė rėndėsishme. E para ėshtė elementi arkeologjik, ku me anė tė statujave arkeologjike vėrtetojmė veshjen etnike ilire. Njė pjesė tė rėndėsishme zė edhe ikonografia. Figurat e disa shenjtorėve shqiptarė shfaqen me veshje popullore. Kjo ėshtė njė gjė e rrallė, por qė dėshmon pėr elemente etnografikė"- u shpreh dje pas hapjes sė ekspozitės, drejtori i MHK-sė, Moikom Zeqo. Sipas tij dėshmi tė tilla janė "Barinjtė" e Onufrit tė shek tė XVI-tė, pas Krishtit. Ata mbajnė njė kapele qė shkrimtari i madh francez Fransua Rable, e quan chapeau albanese (kapele shqiptare). Pėrveē figurave tė disa shenjtorėve qė mbajnė rroba kombėtare, nė njė rresht me ta, qėndron edhe figura e "farė mbjellėsit", e David Selenicės qė mban vulėn e shek tė XVIII-tė.

Personalitete me veshje kombėtare
Por kulturė popullore, nuk janė vetėm objektet qė mund tė preken. Fototeka "Marubi," ėshtė njė dokumentim i jashtėzakonshėm i kostumeve popullore. Nėpėrmjet saj, na vijnė nė kėtė ekspozitė personalitete tė njohura shqiptare me veshje kombėtare. Faik Konica , Naim Frashėri, Abdyl Frashėri, kėtė radhė na vijnė me fustanellėn shqiptare. Nėnė Tereza dhe deri te familja e mbretit Zog vijnė me veshje popullore shqiptare. Por nuk ka vetėm shqiptarė. Aty gjejmė edhe vepra tė piktorėve tė njohur evropianė qė kanė motive shqiptare. I tillė ėshtė portreti i Lord Bajronit.

Objekte tė rralla
Nė kėtė pavijon janė ekspozuar 14 modele tė plota tė veshjes popullore shqiptare, dhe 30 lloje tė veshjeve popullore tė Kalabrisė dhe Sicilisė. Njė ndėr to ėshtė xhubleta. Kjo veshje gjendet nė Vermosh, dhe ėshtė njė kostum shumė i vjetėr nė rang evropian. Arkeologu anglez Artur Evans, gjatė zbulimeve qė bėri nė Kreto- Mikenė, gjeti disa figurina qė kanė tė ravijėzuar kėtė lloj fustani tė valėzuar, dhe qė sot gjendet vetėm nė Shqipėri. Dėshmitė e veshjeve shqiptare na vijnė edhe nga zbulimet e disa mozaikėve. Njė veshje e tillė ėshtė Dalmatika. Ajo ishte pjesė pėrbėrėse e veshjes sė priftėrinjve tė kishės perėndimore tė Romės. Nė mozaikun e Arapajve tė shek tė VI-tė pas Krishtit, barinjtė janė tė veshur me Dalmatikė. Me Dalmatikė shfaqet i veshur edhe Shėn Stefani, nė mozaikun e shek tė VI-tė pas Krishtit. Ky mozaik gjendet nė kapelėn bizantine tė Amfiteatrit tė Durrėsit. Diku nė mes qėndron vitrina e armėve, midis tė cilave ėshtė dhe njė thikė e zbukuruar e Aqif Pashė Elbasanit. Pėr tė vazhduar me njė vitrinė tjetėr, ku qėndron jeleku i Isa Boletinit, i shpuar nga plumbat, koburja dhe llulla e tij. Pėr hapjen e kėtij pavijoni, nga Ministria e Kulturės u akorduan 3 milion lekė tė reja qė mė pas u bllokuan. Ende nuk dihet se cila do tė jetė shuma qė Ministria e Turizmit, Rinisė dhe Sporteve do tė japė pėr pavijonin e hapur.

Historia
Pavijoni i Etnografisė tė MHK-sė, hapet pas njė mungese 15 vjeēare. Pavijoni i Kulturės Popullore nė ish-Ekspozitėn "Shqipėria Sot", u mbyll nė 1991. Njė pjesė e kėtij fondi i kaloi Institutit tė Kulturės Popullore, i cili edhe sot qėndron pa u ekspozuar. Vazhdimisht ėshtė kėrkuar hapja e njė muzeu etnografik pėr tė ekspozuar kėtė fond. Nė Pavijonin e Etnografisė tė MHK-sė, janė ekspozuar vetėm objektet qė gjenden nė fondin e tij.

Dalmatika
Dalmatika ėshtė njė veshje e priftėrinjve tė kishės perėndimore tė Romės. Gjendet e dokumentuar nė mozaikun e Arapajve tė shek tė VI-tė p.e.s. Me Dalmatikė, shfaqet edhe Shėn Stefani, nė mozaikun e kapelės bizantine tė Amfiteatrit tė Durrėsit.

Personalitete
Nė Pavijonin Etnografik janė ekspozuar edhe fotografi tė personaliteteve shqiptare tė veshur me kostume kombėtare, si: Faik Konica, Naim Frashėri, Abdyl Frashėri, Nėnė Tereza, deri te familja e mbretit Zog.

Veglat muzikore
Nė bazilikėn e quajtur "Bazilika C" nė qytetin e Bylysit, janė gjetur disa vegla muzikore. Studiuesit i kanė cilėsuar kėto vegla si unikale. Ato janė pėrdorur nė kishėn e kėtij qyteti nė shekullin e VI-tė dhe tė VIII-tė, pas Krishtit.

Xhubleta
Xhubleta ėshtė kostumi popullor qė gjendet nė Vermosh. Ėshtė njė kostum shumė i vjetėr nė rang evropian. Arkeologu anglez Artur Evans, gjatė zbulimeve qė bėri nė Kreto- Mikenė gjeti disa figurina qė kanė tė ravijėzuar kėtė lloj fustani tė valėzuar dhe qė sot gjendet vetėm nė Shqipėri.