31/01/2005 - http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm

 

 Faqe 5 – Politikė

 LZHK, shfaqen problemet pėr caktimin e 100 kandidaturave pėr nė zgjedhjet parlamentare 2005

 Propozimet e Lekės pėrplasen me PLL

 Legalistėt, hendeku zhvillohet edhe me zyrat larg mbretit

 Juli Prifti

Legalistėt ndihen tė kėrcėnuar nga hapja e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar ndaj mbėshtetjes sė forcave tė tjera politike dhe pėrfshirjes nė lėvizje tė njerėzve tė rinj.

Kėshtu, incidenti i ndodhur nė degėn e LZHK-sė sė Durrėsit, duket se do tė pėrhapet edhe nė qytete tė tjera tė vendit, ku pritet tė konstituohen degėt e reja tė lėvizjes. Deri tani, LZHK-ja ka vepruar si njė koalicion shumėpartiak, duke u shkrirė nė njė ide tė pėrfaqėsuar nga iniciuesi i saj, Leka I. Njerėzit e pėrfshirė nė lėvizje sė bashku me partitė pėrkatėse qė drejtojnė ose nė tė cilat janė nė stafet drejtuese, janė amalgamuar pėr tė krijuar idenė e njė lėvizjeje tė pėrbashkėt. Por, pikėrisht ky rotacion duket se i ka vėnė nė siklet legalistėt, tė cilėt kanė menduar se kthimi i mbretit dhe pėrfshirja e tij nė politikė ishin njė ekskluzivitet i Partisė Lėvizja e Legalitetit. Ka qenė kjo e fundit qė e ka pėrfaqėsuar monarkinė nė Shqipėri pėr gjithė kėta vjet tė pluralizimit, dhe ideja e ndarjes sė pėrgjegjėsisė me njerėz, qė nuk kanė shumė lidhje me idetė monarkiste, tingėllon e ēuditshme pėr ta. Gjithsesi, pėrplasjet nė kėtė drejtim sapo kanė nisur, pasi degėt e LZHK-sė do tė shtrihen nė tė gjithė vendin, para nisjes sė fushatės elektorale. Pėr kėtė arsye, edhe krerėt e kėtyre degėve, qė mund tė mos jenė legalistė, pritet tė shkaktojnė sėrish probleme.

Lėvizja
Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar do tė funksionojė nė zgjedhjet parlamentare si njė koalicion shumėpartiak, me pjesėmarrjen e disa partive tė veēanta, mes tė cilave dhe PLL-ja. Por, aktualisht, ajo pėrbėn njė lėvizje, e cila nuk ka nė bazė programin dhe idetė e njė partie tė veēantė, si PLL-ja, pasi nuk hyn nė zgjedhje pėr monarkinė, por pėr ripėrtėritjen kombėtare dhe pėr tė sjellė njė alternativė tė re kombėtare. Nė kėtė kuptim, LZHK-ja nuk ėshtė e njėsuar me lėvizjen e Legalitetit, edhe pse mund tė jetė mė afėr saj nė pamje tė parė.

PLL
Legalistėt vazhdojnė tė jenė njė parti mė vete, edhe pse shumė njerėz menduan se qėllimi i tyre ishte ezauruar pas kthimit pėrfundimtar tė pretendentit tė fronit mbretėror nė Shqipėri, Leka I. Kthimi i familjes mbretėrore dhe vendosja e monarkisė si forma e regjimit pėrbėn boshtin e PLL-sė, mbi bazėn e tė cilit ajo merrte votat e monarkistėve shqiptarė. Me mbėrritjen e Lekės dhe pėrfshirjen e tij nė iniciativėn e LZHK-sė, PLL-ja nuk u shkri nė lėvizje, por vazhdoi tė qėndronte si parti mė vete, duke u pėrfaqėsuar mė vete edhe nė aktivitete tė ndryshme tė politikės sė ditės. Pėrplasja e parė LZHK - PLL u duk qė nė fillim, kur nė krye tė grupit parlamentar tė LZHK-sė, formuar mbi bazėn e grupit legalist, u vu njė ish-republikan, i pėrfshirė nė LZHK, Maksim Begeja.

 

LZHK, koalicion mė vete nė zgjedhje

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar u pėrfshi pak ditė mė parė nė njė debat pėr mėnyrėn sesi do tė funksiononin marrėdhėniet e saj me pjesėn tjetėr tė opozitės, Partinė Demokratike dhe aleatėt e saj. Ajo refuzoi kategorikisht idenė e njė koalicioni paraelektoral me PD-nė, ndėrsa kjo e fundit i sulmoi disa nga njerėzit e iniciativės sė Lekės I, si eksponentė tė lidhur me politikėn e majtė. PD-ja akuzoi personalisht drejtues tė LZHK-sė pėr “flirte” me Partinė Socialiste, madje e konsideroi kėtė lėvizje me njė forcė tė papėrfillshme elektorale. Aleati i demokratėve, Fatmir Mediu shkoi mė tej, kur deklaroi se LZHK-ja ishte njė lėvizje e ideuar keq, qė nuk do tė pėrbėnte asnjė humbje pėr opozitėn. Pas kėsaj, pretendenti i fronit mbretėror, Leka I akuzoi PD-nė se vetėm elektoratin e kishte tė djathtė, duke deklaruar se LZHK-ja do tė dilte e vetme nė zgjedhjet parlamentare. Problemi kryesor qėndron nė faktin nėse LZHK-ja do tė ketė marrėveshje bashkėpunimi edhe me tė majtėt, nėse paraqitet kjo mundėsi pas zgjedhjeve.

 

Problemet nė degėn e Durrėsit
Dervishi: PLL s’po shkėputet nga aleancat e vjetra

I emėruar nga Leka Zogu I, pretendenti i fronit mbretėror, nė krye tė degės sė LZHK-sė nė Durrės, Met Dervishi ėshtė konsideruar i papėrshtatshėm pėr legalistėt nė mbledhjen e konstituimit tė degės. Kėtė pretendim tė PLL-sė, vetė Dervishi e shpjegon pėr “Panoramėn” si njė keqkuptim i PLL-sė pėr pozicionin qė duhet tė ketė nė Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar. “Unė besoj se PLL-ja nuk po e kupton pozicionin e vet nė kėtė lėvizje”, thotė Dervishi, sipas tė cilit reagimi nė mbledhjen e para dy ditėve pritej, pasi ishte pėrpunuar prej kohėsh. Reagimi i legalistėve, sipas tij, nuk mund tė merret edhe aq i pafajshėm, pasi disa prej tyre mbeten me njė kėmbė te LZHK-ja e me tjetrėn te Berisha. Dervishi ka shpjeguar se mbledhja pati presione tė natyrės se PLL-ja do tė dalė e vetme nė zgjedhje, por pėr tė, kėto mbeten vetėm tė tilla. “Gjithēka vjen nga fakti qė PLL-ja nuk po shkrihet nė lėvizjen e mbretit, pasi LZHK-ja presupozon qė tė gjitha partitė tė kishin njė qėndrim tė pėrbashkėt dhe tė pėrfaqėsonin lėvizjen”, thotė Dervishi. Ai konstaton se PLL-ja vazhdon tė ketė qėndrime si parti mė vete, edhe pse e pėrfshirė nė LZHK.

 

Nėnkryetarja e PD-sė, Topalli, konfirmon lidhjen e kontratės
Berisha, fushatė me agjencinė qė rimandatoi presidentin Bush

Stafi i agjencisė “Grifit & Rogers” qė i ridha mandatin e dytė, presidentit Bush, do tė zhvillojė fushatėn elektorale tė Partisė Demokratike. Ky staf pritet tė vijė nė Shqipėri nė fund tė muajit shkurt ose nė fillim tė muajit mars. Pas nėnshkrimit tė kontratės pėr bashkėpunim me forcėn mė tė madhe opozitare nė vendin tonė, ekspertė tė kėsaj agjencie do tė vijnė tė shikojnė nga afėr situatėn politike dhe elektorale nė Shqipėri. Sipas nėnkryetares sė PD-sė, Jozefina Topalli, “Kjo agjenci merr pėrsipėr tė bėjė fushata elektorale me palėn qė ėshtė mė pranė pushtetit. Ata kanė nuhatje pėr tė kuptuar se kush ka mė shumė shanse pėr tė fituar nė zgjedhje, ndaj kanė marrė pėrsipėr fushatėn e PD-sė”. Gjithashtu, thekson Topalli, “kėta ekspertė do tė ndikojnė nė mėnyrėn e zhvillimit tė fushatės, pasi nė vendin tonė nuk ekziston ndonjė praktikė e tillė elektorale”. Ndėrkohė, mėsohet se bashkėpunimi mes PD-sė dhe agjencisė “Grifit & Rogers”, ėshtė bėrė e mundur nga lobi i shqiptarėve tė Amerikės. Ky bashkėpunim ėshtė zyrtarizuar pas vizitės sė liderit demokrat, Sali Berisha, nė SHBA, disa ditė mė parė. Agjencia e cila ka zhvilluar fushatėn fituese tė vitit qė shkoi pėr presidentin e SHBA-sė, Xhorxh # Bush, do tė fillojė punėn pėrgatitore pėr zgjedhjet e pėrgjithshme tė kėsaj vere nė vendin tonė. Kėshtu, demokratėt pritet t’i nėnshtrohen njė drejtimi “ndryshe” nė pėrgatitjet pėr fushatėn elektorale tė kėtij viti, duke u gjendur pėrballė stafit mė tė suksesshėm tė momentit. Ende nuk bėhet e ditur se cilat janė kushtet e nėnshkrimit tė marrėveshjes, po duket se ēdo gjė do tė qartėsohet me mbėrritjen e specialistėve. Pas hapjes sė dyerve pėr anėtarėt e Komitetit tė Orientimit tė Politikave, kontrata me “Grifit & Rogers” pėrbėn hapin e dytė tė madh tė ndryshimit tė madh, si e ka quajtur vetė Berisha strategjinė elektorale tė PD-sė. I pyetur pėr kontratėn me agjencinė amerikane, Berisha nuk shtoi asgjė mė tepėr sesa fakti qė specialistėt e fushatės sė Bushit do tė bėnin fushatėn e PD-sė pėr zgjedhjet parlamentare tė kėtij viti.

“Grifit & Rogers”, hera e dytė nė fushata ballkanike

Veprimi i demokratėve, duke sjellė njė agjenci amerikane pėr tė zhvilluar njė fushatė elektorale, pėr nga lloji ėshtė unike nė vendin tonė, por pėr Ballkanin do tė ishte rasti i dytė. Agjencia “Grifit & Rogers” ka ideuar dhe realizuar fushatėn qė ngjiti nė detyrė ish-presidentin maqedonas, Boris Trajkovski.

 ----------------------------------------------

E Diele, 30 Janar 2005 http://www.kohajone.com/

CAHET LZHK NE DURRES

Durres- Pretendenti i fronit mbreteror Leka Zogu I emeron kryetarin e deges se Levizjes per Zhvillim Kombetar ne Durres. Ky emerim ka shkaktuar percarjen e Levizjes ne kete qytet.
Partia e Legalitetit ka deklaruar daljen nga LZHK. Publicisti dhe shkrimtari Met Dervishi eshte personi i emeruar nga Leka Zogu, por ai nuk ka qene i pershtatshem per PLL-ne. Perfaqesuesit e saj jane larguar ne menyre demonstrative nga salla ku u zhvillua mbledhja dhe deklaruan se "PLL-ja ne Durres do te dale me vete me kandidatet e saj per zgjedhjet kuvendore te ketij viti". Nje takim i tille, i mbajtur para dy javesh, deshtoi pikerisht pasi PLL-ja nuk e pranoi Dervishin ne krye te deges se Durresit. Murat Basha, kryetari i deges se PLL-se ne Durres, tha se "nuk pranoj qe ne LZHK te futen nga dera njerez qe partite e tjera i kane nxjerre nga dritarja". Dervishi ka qene nje nga drejtuesit e larte te Partise Demokratike ne Durres. Dje gjate takimit te zhvilluar ne Durres me mbeshtetes dhe perkrahes te LZHK-se, perfaqesuesi i Leka Zogut I lexoi vendimin qe mandatonte Met Dervishin ne krye te deges se LZHK-se dhe e ngarkonte ate me detyren e krijimit te strukturave te kesaj dege qe do te jene te emeruara deri ne organizmin e zgjedhjeve te para te brendshme te LZHK-se. Sapo eshte lexuar mandatimi, perfaqesuesit e PLL-se kane reaguar ashper, ndersa Met Dervishi tha se "LZHK-ja paraqet nje ideal rreth te cilit jane bashkuar njerezit dhe partite politike dhe jo nje force politike ku luftohet per poste". Ai e ka quajtur "ngjarje historike ne politiken shqiptare shtrirjen e LZHK-se dhe organizmin e saj neper rrethe pasi perben fundin e monopolit qe PS dhe PD kane ne vend". Sipas kryetarit legalist te deges se Durresit Murat Basha, PLL-ja eshte e vetmja force politike qe mbron dhe ka votuar per monarkine dhe si e tille pozicioni i saj duhet vleresuar. "Ne nuk pranojme qe njerezit e perzene nga forcat e tjera politike te vijne papritur ne LZHK", cilesoi ai.

V.Qyrfyci

 -----------------------------------------------------------

Emerimi, LZHK perplaset me PLL

 E Diele, 30 Janar 2005 http://www.korrieri.com/

 Leka Zogu I, pretendenti i fronit mbreteror, ka emeruar Met Dervishin ne krye te deges se Levizjes per Zhvillim Kombetar (LZHK) ne Durres. Por, personi i emeruar nuk ka qene i pershtatshem per Partine "Levizja e Legalitetit" (PLL), duke bere qe perfaqesuesit e saj te largohen ne menyre demonstrative nga salla ku u zhvillua mbledhja dhe te deklarojne se "PLL-ja ne Durres do te dale me vete me kandidatet e saj per zgjedhjet kuvendore te ketij viti". Nje takim i tille, i mbajtur para dy javesh, deshtoi pikerisht per faktin se PLL-ja nuk pranonte Met Dervishin ne krye te deges se LZHK-se se Durresit. Met Dervishi, deri para dy muajsh, ishte nje nder drejtuesit me te larte te deges se Partise Demokratike (PD) ne Durres. Murat Basha, kryetari i deges se PLL-se ne Durres, tha se "nuk pranoj qe ne LZHK-se te futen nga dera njerez qe partite e tjera i kane nxjerre nga dritarja".

Perfaqesues te forcave politike dhe shoqerise civile, qe mbeshtesin idealet e LZHK-se, ishin mbledhur dje ne Durres, ndersa nje perfaqesues i Leka Zogut, lexoi vendimin qe mandatonte Met Dervishin ne krye te deges se LZHK-se ne Durres. Vendimi e ngarkonte ate me detyren e krijimit te strukturave te kesaj dege, qe do te jene te emeruara deri ne organizmin e zgjedhjeve te para te brendshme te LZHK-se. Por, sapo eshte lexuar mandatimi i Met Dervishit, perfaqesuesit e PLL-se kane reaguar ashper. Vete, Met Dervishi e ka quajtur "ngjarje historike ne politiken shqiptare shtrirjen e LZHK-se dhe organizimin e saj neper rrethe, pasi perben fundin e monopolit qe Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kane ne vend". Lidhur me reagimin e PLL-se, Met Dervishi tha se "LZHK-ja paraqet nje ideal rreth te cilit jane bashkuar njerezit dhe partite politike dhe jo nje force politike ku luftohet per poste".

V.Mehmeti

 

Zgjedhjet, OSBE negociata me partite 

E Shtune, 29 Janar 2005 http://www.korrieri.com/

 Shefit te grupit te eksperteve te OSBE per zgjedhjet, Nikolai Vulcanov vjel qendrimet e PS, PD, LSI dhe LZHK per reformen zgjedhore dhe ndarjen e zonave. Socialistet dhe demokratet kritikojne njeri-tjetrin, ndersa Levizjet e Metes dhe Leka Zogu bejne fajtore dy partite e medha. Prononcimet

Ergys GJENCAJ

Perfaqesues te forcave te ndryshme parlamentare kane paraqitur perpara shefit te grupit te eksperteve te OSBE per zgjedhjet, Nikolai Vulcanov, punen e kryer deri me tani mbi reformen zgjedhore, si dhe pretendimet perkatese. Pikat kryesore, rreth te ciles u fokusuan dje diskutimet, kishin te benin me ndarjen e zonave zgjedhore, listat e zgjedhesve dhe Kodin e ri Zgjedhor. Ne takim u nenvizua fakti, se zgjedhjet e veres perbejne nje test jetik per fatin e integrimit te vendit ne Bashkimin Europian.

Perfaqesuesit e Partise Socialiste dhe asaj Demokratike, mesohet se gjate konsultimeve te djeshme, kane debatuar rreth problemit te ndarjes se zonave zgjedhore. Pas bisedimeve, zyrtari socialist Elmaz Sherifi, konfirmoi se ne qender te interesimit eshte ndarja e zonave zgjedhore dhe listat e zgjedhesve. Ai eshte shprehur pas takimit ne zyren e OSBE, se per ndarjen e zonave zgjedhore, jane marre ekspertet e Keshillit te Europes, si dhe ata te misionit te OSBE/ODIHR. Sipas tij, jane pikerisht keta eksperte, ata qe kane theksuar nevojen e levizjes se dy zonave, nje nga Vlora e tjetra nga Berati, drejt Dibres dhe Tiranes.
Sherifi deklaroi se PD nuk ka te drejte ligjore, ne baze te Kodit te ri, te kerkoje shtimin e nje zone ne Shkoder.

Por, nga ana e tij, demokrati Jemin Gjana, theksoi se partia e tij ka leshuar deri tani pe, por duke u shprehur optimist per arritjen e konsensusit. Gjithashtu, Gjana eshte shprehur se procesi i hartimit te listave te zgjedhesve perben nje problem, pasi "informacioni per faktoret politike nuk eshte ne shkallen e duhur".

Nderkohe qe me kritike ndaj reformes elektorale ne teresi, jane shfaqur perfaqesuesit e Levizjes Socialiste per Integrim dhe asaj per Zhvillim Kombetar. Ata kane paraqitur pakenaqesite mbi mosaktivizimin e tyre ne procesin zgjedhor, c'ka perben per ta nje shkelje te te drejtes se tyre dhe mundesi per manipulime te votes se zgjedhesve. Nenkryetari i LSI, Sabit Brokaj, deklaroi se partia e tij, nje nder me te medhate ne Kuvendin shqiptar, eshte realisht jashte procesit zgjedhor. Ndersa, kryetari i grupit parlamentar te LZHK, Maksim Begeja, ka deklaruar se po perballemi me nje realitet politik tjeter ne vend. Sipas tij, megjithe reformen shume te manget, e cila le jashte kontrollit te zgjedhjeve LZHK dhe LSI, keto dy forca do te arrijne te arrin nje perqindje te konsiderueshme votash. Gje qe, sipas tij, do t'i beje keto parti vendimtare per qeverisjen e paszgjedhjeve. Por, per Begene, ne rast manipulimi, keto dy forca nuk do te njohin rezultatin perfundimtar dhe do te jete e veshtire me pas, qe te mund te arrihet ne nje konsensus per formimin e qeverise. "Mosqofsha profet ne kete rast, kjo do te sjelle pasoja te renda, sepse mund te coje ne zgjedhje te parakoheshme, perseri pas zgjdhjeve te ardheshme", ka theksuar Begeja.

THANE

ELMAZ SHERIFI, Perfaqesues i PS:

"U fol se cfare problemesh ka, cfare pretendojme ne, cfare pretendon PD. Vete problemet me te cilat merremi, jane politike. Jane marre per ndarjen e zonave zgjedhore ekspertet e Keshillit te Europes, misioni i OSBE/ODIHR dhe jo ne. Ekspertet e KE kane dhene nje raport me shkrim dhe kane percaktuar qe te heqim dy zona, nje zone nga Vlora dhe nje zone nga Berati dhe te vije nje ne Tirane dhe nje ne Diber.
Te zbatojme raportet e eksperteve. Pjese e marreveshjes ka qene edhe ajo qe, cdo parti te coje ndarjen e zonave zgjedhore. Ne kerkojme te zbatohet raporti i eksperteve te Keshillit te Europes, i cili thote se nje zone te hiqet nga Berati dhe te shkoje ne Diber dhe tjetra nga Vlora e te vije ne Tirane".

JEMIN GJANA, Perfaqesues i PD:

"Propozimi per te levizur jo tre zona nga qarqet e Beratit dhe Vlores, por dy zona, nuk eshte propozimi i dale nga PD, por eshte nje propozim i dale nga grupi i eksperteve, nga prezenca e OSBE-se. Problem eshte procesi te hartimit te listave te zgjedhesve, ku informacioni per faktoret politike nuk eshte ne shkallen e duhur. Ne informuam ata lidhur me disa prej qendrimeve dhe deklarimeve te institucioneve qe jane drejtperdrejt te angazhuara me zgjedhjet. Theksuam deklaraten e papranueshme te kryetarit te KQZ-se lidhur me pamundesine e zbatimit te Kodit te ri Elektoral".

SABIT BROKAJ, Perfaqesues i LSI:

"Shpjeguam pretendimet tona per Kodin Zgjedhor, mosmiratimin tone per ate Kod, pasi dihet se ne nuk e kemi votuar dhe ai (Vulcanov) u angazhua se OSBE do ta ndjeke me korrektese procesin. Thame se ne nuk e njohim ende projektin e eksperteve.
Kur te vije koha, do te kemi mendim. Ai tha qe do ta ndjekim procesin. Ishte nje diskutim ku ne paraqitem pretendimet tona. Efektivisht, LSI dhe LZHK, si parti te medha parlamantare, por edhe te tjere, jane realisht jashte procesit ne kuptimin e ndjekjes se procesit".

MAKSIM BEGEJA, Perfaqesues i LZHK:

"Zoti Vulcanov ishte i interesuar te dinte lidhur me Kodit Zgjedhor dhe mendimin tone per keto ndryshime qe u bene ne Kod. Shpreha keqardhjen lidhur me keto ndryshime te miratuara vetem nga dy forcat e medha politike, duke e konsidetuar kete Kod, si te bere per interesat e tyre dhe thjesht per rotacion pushteti midis dy forcave dhe jo nje Kod per t'i dhene Shqieprise dhe garantuar zgjedhje te lira, jo nje Kod qe te garantoje perfshirjen e te gjitha forcave politike shqiptare. Sot nuk jane me dy forcat e medha qe mund te bejne ligjin, por realiteti politik ka ndryshuar. Krijimi i LZHK dhe LSI do te beje qe ne zgjedhjet e ardheshme, ky realitet te jete i ndryshem dhe nuk do te arrihet qe njera prej ketyre dy forcave te medha te krijoje qeverine e ardheshme, perkundrazi do te kete nevoje te domosdoshme te hyje ne koalicion".