E Marte, 31 Maj 2005 http://www.korrieri.com/
 
Votimet, PD nuk regjistron koalicionin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zyrtarizon vetem 3 bashkepunime paraelektorale, mes te cileve spikat "Levizja per Zhvillim Kombetar Leka I Zogu", me tre subjekte perberese. Bashkohen ne nje liste legalistet, reformatoret e Dashamir Shehit dhe konservatoret. Marreveshjet e demokrateve me aleatet mbeten vetem politike

Renato KALEMI

Forcat me te medha politike ne vend, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, nuk do te shfaqen nen siglen e ndonje koalicioni parazgjedhor me aleatet e tyre, ne votimet e dates 3 korrik. Kjo per shkak se asnje nga te dyja partite, nuk ka depozituar prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dokumentacionin qe nevojitet per te regjistruar ndonje koalicion te mundshem partiak. Ne ndryshim nga zgjedhjet e kater viteve me pare (2001), ku PD regjistroi ne KQZ koalicionin e saj parazgjedhore, kesaj rradhe nje gje e tille nuk eshte realizuar. Ne kete menyre, duket socialistet dhe demokratet do te mjaftohen vetem me respektimin e marreveshjeve politike qe kane lidhur ose do te lidhin me aleatet e tyre, duke mos preferuar te bashkohen ne nje koalicion te ligjshem, per te tentuar fitoren e zgjedhjeve te veres.

Keshtu, eshte e qarte se marreveshjet e nenshkruara mes PD dhe aleateve te saj (PDR, PR, PDK, PBL, PBK etj), tashme kane mbetur vecse marreveshje politike, te cilat do te vihen ne zbatim nga palet nenshkruese, ne diten e zgjedhjeve. Madje, keto marreveshje jane duke u respektuar, pasi gjate prezantimit te kandidateve te saj, PD i ka bere vazhdimisht thirrje elektoratit qe t'i japin asaj votat ne mazhoritar dhe ne proporcional te votoje partite aleate qe ajo mbeshtet. Nderkaq, edhe pse nga kampi i socialisteve nuk eshte bere publike ndonje marreveshje mes aleatesh, gjithsesi perdorimi i skemes se "Dushkut" mbetet i pashmangshem.

Megjithate, ne fletet e votimit qe do te perdoren ne procesin zgjedhor te 3 korrikut, votuesit shqiptare do te hasin emrat dhe siglat e 3 koalicioneve parazgjedhore, te cilet jane me pak te rendesishem pasi kane ne perberjen e tyre subjekte zgjedhore me te vogla se PS, PD apo LSI. Ne mbledhjen e djeshme te KQZ-se, u regjistruan si koalicione parazgjedhore "Levizja per Zhvillim Kombetar Leka I Zogu", "Levizja Demokratike per Integrim" dhe "Partite e Spektrit Social dhe Unitetit Kombetar". Koalicioni i LZHK-se perbehet nga Partia "Levizja e Legalitetit", Partia Demokratike e Rinovuar, e drejtuar nga Dashamir Shehi, dhe nga Partia Konservatore. Ndersa, dy koalicionet e tjera perbehen nga parti jo shume te njohura per votuesit shqiptare.

Afati per regjistrimin e koalicioneve ne prane KQZ-se, perfundoi dy dite me pare pasi ne baze te Kodit Zgjedhor, "dy ose me shume parti politike, mund te regjistrohen si koalicion zgjedhor, duke paraqitur 35 dite perpara dates se zgjedhjeve, marreveshjen perkatese te koalicionit". Keto marreveshje zbatohen drejtperdrejt nga KQZ-ja kur ato permbajne; daten e krijimit; te dhenat mbi perberjen dhe emertimin e koalicionit.

KOALICIONI PARTITE PERBERESE

LZHK PLL + PDRn + PKons.

LDI PRD + PBR + PFA

Partite e Spektrit Social PMDPSH + PUK + PLFSH + PA

dhe Unitetit Kombetar
 
Mbreti: I nderuar per respektin ndaj Nenes Mbretereshe
Trashegimtari i fronit mbreteror, Lartmadheria e tij, Leka Zogu ka falenderuar te pranishmit ne ceremonine e djeshme ne pagezimin e Maternitetit nr.1. Ne fjalen e tij, Leka Zogu tha se nena e tij e deshi Shqiperine dhe iu perkushtua atij njesoj si vendlindja e saj. Me pak fjale mbreti Leka Zogu, beri nje rezyme te shkurter te devotshmerise se Nenes Mbretereshe qe dhe ditet e fundit te jetes se saj i kaloi ne vendin e bashkeshortit. Gjate ceremonise u lexua dhe nje leter e shkruar nga motra e Geraldines, e cila me pak fjale falenderonte te gjithe ata emra personalitetesh qe kishin propozuar te nderonin figuren e Mbretereshes Geraldine. "Motra ime e deshi vendin e bashkeshortit te saj, perderisa dhe u martua e jetoi prane tij gjithe jeten e vet. Sakrificat e saj, devotshmeria dhe perkushtimi le te jene shembull per te gjithe ata qe duan te jene humane dhe njerezore si vete ajo"-perfundon letra.
 
 
http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama

Faqe 18 - Sociale

marteniteti i vjeter
ceremonia
 

Dje ceremonia. Pritet tė ndėrtohet godina e sallave tė operacionit

 

Materniteti i vjetėr, tani “Mbretėresha Geraldinė”

 
tirane

Tė gjithė fėmijėt qė do tė lindin kėtu u bėfshin mbretėr nė pozicionet e tyre. Me kėtė urim, ministri i Shėndetėsisė, Leonard Solis e mbylli fjalėn e tij, dje gjatė ceremonisė sė em-ėrimit tė maternitetit tė vjetėr “Mbretėresha Geraldinė”.

60 vjet mė parė ėshtė ndėrtuar godina e kėtij materniteti, por fytyrėn e “vjetėruar” ai e ndėrroi vetėm pas investimeve tė viteve tė fundit. Duke bėrė njė miniekspozitė tė punės sė bėrė pėr kėtė qėllim, drejtori i Spitalit Universitar Obstetrik Gjine-kologjik, Halim Kosova premtoi akoma mė shumė. “Me mbėshtetjen e Ministrisė sė Shėndetėsisė, ne do ta ēojmė mė tej nderimin pėr figurėn e Mbretėreshės Geraldinė, duke ndėrtuar edhe njė godinė tjetėr qė do t’i japėr tamam fizionominė kėtij spitali”, tha Kosova.

CEREMONIA
Vetėm gjashtė muaj pas urdhrit tė ministrit Solis u arrit qė tė vihej nė jetė dėshira pėr tė rikujtuar me anėn e emrit tė Mbretėreshės Geraldinė, njė prej nismave tė saj nė jetė. “Ajo ishte nismėtare dhe mbėshtetėse e hapjes sė maternitetit tė parė publik nė vendin tonė. Si njė grua e lartė, qė nisi dhe mbaroi nė vendin tonė njė simbol tė veēantė pėr kombin shqiptar, si shenja e dallueshme e njė ure lidhėse midis Shqipėrisė dhe Perėndimit tė qytetėruar, Mbretėresha Geraldinė e lartėson dhe e bėn mė human spitalin tonė tė nėnės dhe fėmijės. Eshtė njė kėnaqėsi e pėrgjithshme qė materniteti ynė do tė mbajė emrin e njė njeriu tė nderuar qė i qėndroi aq pranė Mbretit Zog, themeluesit tė njė shteti, tė mbretėrisė shqiptare nė brigjet e Adriatikut”, tha gjatė ceremonisė drejtori i sptalit Halim Kosova. Mė tej pėrshėndetėn edhe ministri Solis, i cili pėrmendi investimet qė janė bėrė sė fundi jo vetėm nė kėtė maternitet, por edhe nė spitalin e ri, qė katėr ditė mė parė mori emrin e babait tė gjinekologjisė shqiptare, Koēo Gliozhenit. “Me propozim tė njė grupi intelektualėsh pėrveē qindra e qindra njerėzish tė tjerė mbėshtetės, Mentor Petrela, Maksim Cikuli, Ismail Kadare dhe Monsinjor Rrok Mirdita, por edhe qindra njerėz tė tjerė, ne me shumė kėnaqėsi e emėrtuam kėtė maternitet ”Mbretėresha Geraldinė”. Investimet e bėra nė tė dy maternitetet synojnė rritjen e shėrbimeve dhe cilėsisė, por edhe mbylljen e ciklit tė ekzaminimeve pėr kėto lloj shėrbimesh pėr vendin tonė”, tha Leonard Solis. Vetė pretendenti pėr fronin mbretėror, Leka Zogu i I, i pranishėm nė ceremoni, shprehu mirėnjohjen dhe falėnderimet pėr nderin qė iu bė nėnės sė tij, duke i vėnė emrin e saj kėtij materniteti.

INVESTIMET
Tashmė fytyra e kėtij materniteti po ndryshon dita-ditės. Ndėrtesat e vjetėrura, laboratorėt dhe ambientet e brendshme kanė marrė njė tjetėr pamje, atė tė njė spitali evropian. Lulet qė janė vendosur sė fundi dhe shtrimi i rrugicave tė brendshme me asfalt i kanė dhėnė njė tjetėr hijeshi oborrit tė brendshėm. Kėto investime sipas drejtorit tė Spitalit Obstetrik Gjinekologjik janė mundėsuar falė investimit tė kompanisė AMC. Ndėrkaq, personeli ėshtė duke u rindarė ndėrmjet dy materniteteve. “Jemi duke bėrė ndarjen e stafeve ndėrmjet dy materniteteve. Ky maternitet do tė kenė pėrfundimisht pas rikonstruksionit 340 vetė”, tha Kosova. Sipas tij, sallat e operacionit tė pėrqendruara, krahas shfrytėzimit tė mirė tė aparaturave dhe menaxhimit tė materialeve, personelit mjekėsor dhe tė sėmurėve u vijnė mė mirė nė ndihmė pėr problemet qė kanė. “Eshtė ndryshe kur ka tri salla opeacionesh tė shpėrndara dhe nuk mund tė lėvizėsh pajisjet, dhe ndryshe kur ato janė tė pėrqendruara nė njė vend ku mjetet dhe aparaturat mund tė lėvizin lehtėsisht. Mua do tė mė pėlqente tė fillonte para mbarimit tė fushatės elektorale, por mendoj qė ēdo njeri qė do tė jetė nė pushtet do tė dojė qė shėrbimi i nėnave dhe fėmijėve tė ketė kushte sa mė tė mira”, tha Halim Kosova.

 

Godina e re do tė kushtojė 1.2 miliardė euro

Njė godinė ku tė pėrfshihen tė gjitha sallat e operacioneve. Ky do tė jetė projekti mė i ri qė pret tė realizohet. Njė projekt qė do ta bėjė maternitetin njė spital modern, ku tė gjithė tė ndjejnė shėrbim dhe cilėsi bashkėkohore. Ky ėshtė edhe njė prej premtimeve tė drejtuesve tė shėndetėsisė shqiptare. Ende nuk dihet se kur do tė fillojė ndėrtimi i godinės, qė do tė pozicionohet atje ku sot ndodhet kaldaja e maternitetit. “Godina e re do tė jetė te kaldaja aktuale dhe do tė bėjė lidhjen funksionale tė tė gjithė ndėrtesave duke pėrqendruar sallat e operacionit nė njė tė vetme”, tha Halim Kosova. Nga njė mendim i pėrafėrt ėshtė llogaritur qė sė bashku me parkingun e nėndheshėm, do tė shkojė afėrsisht nė 1.2 milionė euro. “Do tė ketė lulishte dhe shatėrvane, parkim tė nėndheshėm qė do t’i shtojnė bukurinė edhe pamjes sė brendshme tė maternitetit, duke shmangur edhe rrėmujėn qė bėhet nga makinat. Ky investim ėshtė nė pritje, mund tė financohet nga buxheti i shtetit dhe donatorė tė ndryshėm. Mendohet qė tė fillojė sė shpejti. Dėshira ime ėshtė qė tė fillojmė qė nesėr nga puna, po tė na vijnė financimet, se ēdo vonesė apo kohė e humbur ėshtė minus pėr shėrbimin”, tha drejtori.

 

Faksimile e letrės sė motrės sė Mbretėreshės Geraldinė, e cila nė pamundėsi pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė e djeshme kishte dėrguar pėrshėndetjet e saj tė pėrzemėrta. Me anėn e kėsaj letre, tė cilėn vetė drejtori i maternitetit Halim Kosova e lexoi nė pėrmbushje tė dėshirės sė saj, Sylviane Muselier shprehet se “dashuria e Geraldinės pėr njerėzit dhe toleranca e saj ishin tė bazuara te Zoti. Kėto e ndihmuan atė qė t’u mbijetonte vuajtjeve qė hasi nė jetė. Geraldina ishte njė model pėr mua nė jetė dhe e deshi shumė popullin shqiptar, qė prej ditės kur u largua me bashkėshortin e saj, Mbretin Ahmet Zogu i I”, thuhet nė letrėn e saj.