Faqja 21 - DOSSIER

Korrik 28, 2005

HISTORIA / Gazeta "ORA" njė lumė akuzash pėr Babėn
 
Shtypi i '30: Vrasėsi Myslym Peza i shpėton rrethimt
 

Dashnor Kaloēi


Njė ndėr ata bashkėpunėtorė tė afėrt tė Enver Hoxhės qė nga koha e luftės dhe mė pas kur ai u ngarkua me funksionin e zv / Kryeministrit tė Shqipėrisė, tė cilėve historiografia e regjimit komunist u detyrua qė t'u bėnte retushe tė mėdha nė biografinė e tyre, ka qenė dhe Myslym Peza. Gjatė 45 vjetėve tė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, nė tė gjitha tekstet e historisė zyrtare tė saj, Babė Myslymi ėshtė paraqitur si njė luftėtar i madh me tė kaluar patriotike qė nga koha e Zogut kur ai ishte nė emigracion politik nė Jugosllavi. Por ndryshe nga sa ėshtė thėnė dhe folur pėr Babė Myslymin nga historiografia komuniste e para viteve '90, dokumentet dhe shtypi i kohės sė Mbretėrisė sė Zogut flasin pėr tė kundėrtėn. Ish-lufėtari dhe komandanti i legjendar i Ēetės sė Pezės, (njė prej formacioneve tė para antifashiste nė tė gjithė Europėn Lindore) e cila u bė njė nga bazat kryesore tė luftės partizane, dhe bashkėpunėtori i ngushtė i Enver Hoxhės, nė shtypin e kohės sė Zogut paraqitet me tė tjera ngjyra. Madje duke u cilėsuar si njė kriminel dhe hajdut ordiner. Kjo gjė thuhet nė njė prej gazetave tė pavarura tė asaj kohe, tė cilėn po e botojmė mė poshtė nė kėtė shkrim.


Pse e vrau Lymi Osman Balin
Myslym Peza u lind nė vitin 1897 nė fshatin Pezė tė Tiranės dhe deri nė vitin 1926 kur ai vrau Osman Balin, nuk ka qenė njė njeri fare i panjohur. Ajo vrasje tė cilėn historiografia e regjimit komunist tė Enver Hoxhės e ka paraqitur pėr motive patriotike, (pasi Osman Bali ishte njeri i afėrt i Esat pashė Toptanit) erdhi pas njė ngatėrrese qė Lymi kishte me Osmanin pėr punėn e njė mėzi kali, tė cilin njerzit e Lymit e kishin vjedhur nė shtėpinė e tij. Pas kėsaj ngatėrrese Lymi vendosi qė ta vriste Osman Balin dhe bashkė me shokun e tij tė ngushtė, Lam Lekėn, ai ndiqte tė gjitha lėvizjet e tij nėpėr Tiranė. Atė gjė ai e bėri realitet mė 13 gusht 1926 duke e qėlluar disa herė me revolver mbi Osmanin teksa ai ishte duke shėtitur nė afėrsi tė Pallatit tė Zogut. Nga shumė dėshmitarė okularė tė asaj kohe ėshtė thėnė se kur ngriti dorėn pėr tė qėlluar ndaj Osmanit, Lymit i ngeci revolveri dhe miku i tij i ngushtė, Lami, nxorri revolverin e tij dhe e qėlloi disa herė mbi Balin duke e lėnė atė tė vdekur nė vėnd. Madje pėr kėtė gjė ėshtė kėnduar dhe njė kėngė ku midis tė tjerash perifrazohen fjalėt e Lymit pas vrasjes sė Osmanit, ku ai shprehet: "Mos tė qofsha falė moj dhjetshja e shkret / se mos qe Lam Leka / mė shtine nė dhet". Pas kėsaj vrasje e cila bėri bujė tė madhe jo vetėm nė Tiranė por dhe nė tė gjithė Shqipėrinė e Mesme ku Osmani kishte popullaritet tė madh, Lymi dhe Lam Leka u larguan nga vėndi i ngjarjes duke u shpėtuar forcave tė xhandarmėrisė. Ndėrsa ata endeshin pyjeve e fshatrave tė Shqipėrisė sė Mesme, Gjykata e Tiranės i dėnoi tė dy me vdekje nė mungesė. Pas kėsaj Lymi me Lamin qėndruan pėr disa vjet tė fshehur pyjeve dhe fshatrave tė Tiranės, ku disa herė u shpėtuan forcave tė xhandarėmrisė qė vepronin pėr t'i kapur. Aventurat e Myslym Pezės me forcat e xhandarmėrisė shpesh herė u bėnė objekt shkrimesh edhe nė kronikat e zeza tė shtypit tė asaj kohe.

"ORA": Myslymi hajdut dhe kriminel
Njė nga ato gazeta qė shkruante pėr ndjekjet qė i bėnte xhandarėmria Myslym Pezės, ishte dhe e pėrditshmja "ORA" e cila dilte nė Tiranė dhe kishte si pronar e botues Kost Ēekrezin. Nė numrin e saj tė 23 gushtit 1930, nė tre titujt kryesorė qė prezantonte nė krye tė faqes sė parė me gėrma tė mėdha kapitale, njėri prej tyre (i dyti) i kushtohej Myslym Pezės. Aty shkruhet: "Gjindarmėria e Durrsit, Pėrpiqet me Katilin e Famshėm Myslym Prezėn". Nė atė kronikė shkruhet: "Durrės 21 gusht. Krimineli i famshėm qė ka terrorizuar qarkun t'onė dhe tė Shijakut prej 5-6 vjetėsh, Myslym Preza dhe i dėnuar me vdekje nė mungesė, tek po shėtiste dje mbasdreke me shokuin e tij nė njė vėnd afėr Durrėsit, u-takua me njė patrullė xhandarmėsh, tė dėrguar sė kėndejmi postafat pėr ta kapur, tė lajmėruar mė parė pėr ndodhjen e tij nė at vėnt. Krimineli, shoqėrohej, pėrveē shokut Lam Lekės, dhe ky i dėnuar me vdekje nė mungesė, edhe prej Asllan Ramazanit prej Ndroqit qė lonte rolin e udhėheqėsit pėr ta lajmėruar atė kur tė paraqitej rasti, prezencėn e xhandarmėve qė e ndiqnin prej njė kohe tė gjatė. Pikėrisht ky ishte qė vuri re mė parė dhe patrullėn e djeshme dhe pa humbur kohė lajmėroj me njė shenjė tė posaēme kriminelėt qė ndodheshin nė majė tė njė bregu. Xhandarmaria qė kishte dijeni dhe pėr kėt udhėheqės, rrethoi menjeherė gjith vėndin rreth e pėr qark dhe njėkohėsisht filloj tė kapte udhėheqėsin, i cili me tė parė xhandarėt filloi tė ikte me nxitim. Nė pushkėt e para qė shtiu mbi tė patrulla, Asllan Ramazani ra i vdekur dhe nga ana tjetėr xhandarėt shtin tė gjithė kujdesin e tyre pėr mbi kajpjen ose vrasjen e dy katilėve. Mirpo vėndi pėr t'u rrethuar ishte mjaft i gjerė, dhe megjithė kujdesin e patrullės dhe guximin e xhandarmėve, katilėt mujtėn tė arratisen. Muslim Preza ėshtė njė katil i tmerrshėm dhe ka filluar karrierėn e hajdutllėkut, sidomos nga viti 1926, qė vrau. D,m.th. Osman Balin me 13 gusht tė atij viti dhe qysh atėhere fillon shoqėrimin e tij me Lam Lekėn. Pėr vrasjen e Osman Balit ėshtė dėnuar me vdekje nė mungesė prej Gjyqit tė Tiranės. Gjindarmėria e ka ndjekur pėr herė dhe ėshtė pėrpjekur shumė herė me tė, por s'ka mujtur me e shti nė dorė. Bile nė vitin 1927, ėsht vrarė me njė katundar prej fshatit Qela, qė kishte vrapuar me ndihmue xhandarėt".

Kontrastet e karakterit tė Babės
Pasi u end pėr disa vjet pyjeve dhe fshatrave tė Shqipėrisė sė Mesme, nė fillimin e viteve '30, Lymi u arratis nga vėndi dhe u vendos nė Ohėr tė Jugosllavisė. Atje ai u bashkua me njė grup antizogistės, (azilantit politik) si Esat Dishnica, Haxhi Lleshi, Kajo Karafili, dhe njė person tjetėr i njohur si Ibrahimi i vogėl, i cili kishte vrarė Hasan Prishtinėn. Pasi qėndroi disa vjet nė Ohėr, Lymi dhe miqtė e tij u kthyen nė Shqipėri pak kohė pas pushtimit tė vėndit nga Italia fashiste. Pas ardhjes nė Shqipėri, Lymi nxiti Kajo Karafilin qė ai tė vriste Neki bej Starovėn, nė shenjė hakmarrje ndaj implikimit tė tij nė vrasjen e Halit Lleshit, babait tė Haxhiut, me tė cilin Lymi kishte qėndruar bashkė nė emigracion nė Ohėr. Pas gjithė kėtyre ngjarjeve ai u kthye nė Pezė duke qėndruar pėrsėri i fshehur dhe nė kėrkim nga ana e qeverisė shqiptare nėn pushtimin italian, pasi kishte llogari tė pambyllura me Drejtėsinė. Qėndrimin e tij si kaēak malesh e shfrytėzuan krerėt e Partisė Komuniste dhe Enver Hoxha tė cilėt e kthyen Pezėn nė njė nga bazat kryesore tė Luftės ku ata gjenin strehė dhe fshiheshin nga italianėt. Nisur nga ky fakt, Babė Myslymi dhe Peza u bėnė simbolet e asaj lufte duke mbajtur peshėn kryesore tė saj. Menjeherė pas ardhjes sė komunistėve nė pushtet, si shpėrblim, Enveri e bėri Myslymin zv / kryeministėr tė Shqipėrisė me gradėn gjeneral-leitnant, megjithėse ai ishte analfabet. Gjatė asaj kohe por edhe mė vonė Myslym Peza ka ndihmuar shumė persona duke i shpėtuar ata nga burgu apo pushkatimi. Njėri prej tyre ka qenė ish-kryeministri Ibrahim Bej Biēaku tė cilin Myslymi e mbrojti nė Gjyqin Special nė '45 duke thėnė: "Kur ishte kryeministėr i ka sjellė babės nė Pezė dy kamionė me armė". Por shumė shpejt Enveri e liroi Lymin nga funksionet ekzekutive duke e lėnė vetėm si zv / kryetar tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor, funksion nė tė cilin Baba qėndroi deri sa vdiq nė 1984, duke gėzuar tė gjitha privilegjet njėlloj si tė gjithė antarėt e Byrosė Politike.


Kostė Ēekrezi u arratis nga Shqipėria nė vitin 1935

Botuesi i gazetės "Ora" u dėnua me vdekje nga Mbreti Zog
Kostė Ēekrezi, botuesi dhe pronari i gazetės sė pėrditėshme ORA qė dilte nė Tiranė, nuk ka pasur asgjė tendencioze nė shkrimin e datės 23 gusht 1930, ku Myslym Peza akuzohej si hajdut e kriminel ordiner. Po kėshtu nė ato akuza qė ai ka bėrė ndaj tij nuk ka qenė i shtyrė as nga qeveria e asaj kohe e cila e kishte dėnuar Myslymin me vdekje dhe e kishte shpallur person nė kėrkim pėr vrasjen e Osman Balit. Kjo gjė vėrtetohet edhe me faktin se rreth njė vit pas atij shkrimi, vetė Kostė Ēekrezi u arrestua nga qeveria e asaj kohe duke u akuzuar si pjesmarrės nė Lėvizjen e Vlorės e cila kishte si qėllim pėrmbysjen e Monarkisė sė Mbretit Zog. Ndonėse ishte njė adhurues i flaktė i Fan Nolit, pas daljes nga burgu Kostė Ēekrezi vazhdoi normalisht jetėn e tij pa pasur probleme me qeverinė e Zogut. Por katėr vjet mė vonė nė 1935, pas implikimit nė Kryengritjen e Fierit, ai u detyrua tė arratisej nga Shqipėria me anė tė njė varke me motor qė ia sollėn italianėt nė derdhjen e lumit Seman. Ēekrezi ishte njė ndėr krerėt kryesorė tė asaj kryengritje e cila kishte si qėllim pėrmbysjen e Monarkisė sė Zogut dhe nisur nga ky fakt, ai u detyrua tė largohej nga Shqipėria pėr t'i shpėtuar dėnimit. Me pėrjashtim tė Ēekrezit dhe Musa Kranjes, tė cilėt italianėt arritėn qė t'i tėrhiqnin pėr nė Itali, tė gjithė organizatorėt e tjerė tė Kryengritjes sė Fierit u arrestuan dhe dolėn pėrpara gjyqit. Pėrveēse ishte njė kundėrshtar i Monarkisė sė Zogut, Kostė Ēekrezi ishte dhe njė antikomunist i flaktė, gjė tė cilėn ai e shprehu nė tė gjithė veprimtarinė e tij nė vitet e emigracionit nė SHBA, ku botoi disa libra kundėr regjimit diktatorial tė Enver Hoxhės.

 
 

http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm
 
Faqja 22 - DOSSIER

Korrik 31, 2005

 
Marina ushtarake aksione kundėr trafikut
 
Kontrabandė cigaresh nga Italia nė Shqipėri nė 1930

 

Dashnor Kaloēi


Ora tre pas mesit tė natės e datės 26 korrik. Njė varkė me cigare kontrabandė e ardhur nga Brindizi, ka shuar motorrin e dritat dhe afrohet nė fshehtėsi tė madhe nė bregdetin e Ujit tė Ftohtė nė periferi tė qytetit tė Vlorės. Me tė marrė njoftimin, anija e marinės ushtarake vihet nė ndjekje tė saj duke i bėrė thirje pėr thirrje pėr tė ndalur. Por duke parė se ishin diktuar, kontrabandisėt ndezin motorrėt dhe tentojnė tė largohen me shpejtėsi tė madhe pėr nė det tė hapur. Anija e marinės ushtarake qėllon nė drejtim tė tyre me mitroloz, duke i detyruar ata tė ndalojnė nė Pasha-Liman". Kjo ngjarje qė duket sikur ėshtė shkėputur nga kronikat e gazetave tė kėtyre ditėve ku rėndom pėrshkruhen pėrpjekjet e policisė dhe rojes bregdetare tė kufirit me kontrabandistėt e cigareve qė tentojnė tė fusin ilegalisht mallrat e tyre nė Shqipėri, i pėrket njė periudhe tė shkuar. Plot 85 vite tė shkuara nė 26 korrikun e 1930, anijet e marinės ushtarake ndiqnin nėpėr det kontrabandistėt e cigareve. Pėr kėtė gjė bėn fjalė shkrimi i mėposhtėm pėr tė cilin i jemi referuar shtypit shqiptar tė vitit 1930 ku janė pasqyruar ngjarjet nė fjalė.


Zbulimi i varkės me cigare
Nė njė nga numrat e saj tė datės 26 korrik 1930, gazeta e pėrditshme "ORA" me botues dhe pronar, Kostė Ēekrezin, botonte si kryeartikull tė saj me gėrma tė mėdha kapitale lajmin e kapjes sė njė varke me cigare kontrabandė nė portin e Vlorės. Titullin e madh nė krye tė faqes sė parė "Nė Limanin e Vlorės u kap njė barkė me cigare kontrabandė", e shoqėronin tre nėntituj tė vegjėl ku shkruhej: "Njė Ndjekje Dramatike e njė Barke me Kontrabandė", "Masi" i Marinės Kombėtare Qėllon me Mitroloza dhe Shtėrngon Barkėn tė Ndalohet nė Pasha Limanin", "Njė Sasi Letra Cingaresh qė Hidhet nė Fundin e Detit". Pas kėtyre titujve me gėrma kapitale, gazeta nė fjalė ka pėrshkruar me detaje tė gjithė ngjarjen e ndodhur nė bregdetin e Vlorės. Lidhur me kėtė, midis tė tjerash aty shkruhet: "Vlorė, 25 Korrik. Tue u gdhirė dita e Mėrkurė qė kaloj, aty nga mesi i natės, disa persona muar vesh se njė barkė me motorr, qė ishte nisur nga Brindisi dhe sillte letra cingari dhe sende tė tjera si kontrabandė, po afrohesh nė Ujėt e Ftoftė, me motor tė fikur dhe me dritė tė shuarė. Me njėherė u lajmėruan autoritet, tė cilėt me "Masin"(anija, shėnimi ynė) e Marinės Kombėtare, vrapuan nė vėndin ku ishte drejtuar barka. Mirpo kontrabandistėt tue vėnė re se u zbuluen dhe se gjendeshin nė rrezik, ndezėn motorrin dhe filluan tė largoheshin nga deti i ēelėt. Autoritetet ahere, zbrazėn disa pushkė nga "Masi" pėr tė lajmėruar barkėn me qėndrue dhe tue konstatue se kjo pėrkundrazi po largohej me shpejtėsi mė tė madhe, filluan tė zbrazin dhe mitrolozin, tue zhvillue njėkohėsisht shpejtėsin e anijes. Ndjekja ka qenė pothuaj dramatike dhe vazhdoj mjaft kohė dhe pikėrisht deri mė ora 3 mbas mesit tė natės, kur domethėnė shtėrnguen barkėn tė ndalonte aty nga Pasha Limani".

Kapja e 3 kontrabandisėtve nė Pasha Liman
Pas pėrshkrimit tė pjesės sė parė tė ngjarjes ku u diktua varka me cigare kontrabandė afėr Ujit tė Ftohtė dhe ndjekjes sė saj nga ana e forcave tė marinės ushtarake tė kufirit, tė cilėt u detyruan tė qėllonin me armė tė lehta dhe mitrolozė nė drejtim tė saj, nė kryeartikullin e gazetės "ORA" pėr kėtė ngjarje pėrshkruhet edhe arrestimi i tre kontrabandistėve nga autoritetet ushtarake tė Portit tė Vlorės dhe sekuestrimi i mallit qė u gjet nė varkė. Lidhur me kėtė aty shkruhet: "Masi' dhe barka pastaj u kthyen nė portin t'onė, dhe mbasi vunė njė rojtar pėr tė ruajtur barkėn, autoritetet shoqėruan tė tre barkėtarėt kontrabandistė nė zyrat qeveritare, ku filluan me tė shpejtė hetimet. Nga sa kemi marrė vesh, nė barkėn e kapun janė gjetun disa pako me letra cingare qė vinin nga Brindizi, por sasia mė e madhe e mallit ėshtė hedhur nė det prej kontrabandistėve gjatė ndjekjes qė u bėnte "Masi" dhe do ta kishin ēdukur sigurisht gjithė "trupin e deliktit" sikur "Masi" tė vononte edhe pak nė ndalimin e barkės. Barkarėt dhe barka janė italianė, dhe siē thamė mė lart vinin nga Brindizi".Kėshtu thuhet nė kryeartikullin e gazetės "ORA" pėr kapjen e tre italianėve nga Brindizi qė kishin ardhur nė afėrsi tė Ujit tė Ftohtė nė Vlorė pėr tė shitur mallrat kontrabandė qė ata kishin nė varkėn e tyre.

Thashethemet nė Tiranė pėr ngjarjen e Vlorės
Ngjarja e ndodhur nė bregdetin e Vlorės me tre kontrabandistėt italianė tė cigareve nga qyteti i Brindizit, duket se ka pasur njė jehonė tė madhe edhe nė kryeqytetin shqiptar, Tiranė. Sipas gazetės "ORA" tė nesėrmen e asaj ngjarje nė kryeqytet qarkullonin lloj-lloj fjalėsh nė lidhje me sasinė e cigareve dhe mallrave tė tjera kontrabandė qė u ishin kapur italianėve. Kjo gjė shihet qartė pasi nė fundin e atij kryeartikulli, jepen edhe thashethemet qė qarkullonin nė Tiranė pėr atė ngjarje. Lidhur me kėtė midis tė tjerash aty shkruhet: "Nė kryeqytet ėshtė hapur lajmi se barka kishte sjellė sende prej mėndafshi bashkė me letra cingaresh dhe se kėto i hodhėn tė gjitha nė det. Nė barkė janė gjetur vetėm nja 700 kuti cingaresh shqiptare, tė cilat nuk dihen se nga janė marrė dhe pėr ku po destinoheshin". Kėshtu mbyllet artikulli nė fjalė lidhur me kapjen e varkės me cigare kontrabandė nė bregdetin e Vlorės duke i lėnė tė hapura hamėndjet qė qarkullonin pėr atė ngjarje. Po cila ishte sasia e cigareve kontrabandė qė u kapėn nė atė varkė dhe a kishte vėrtet mallra tė tjera aty? Kjo gjė nuk u mėsua kurrė pasi Ministria e Brendėshme e asaj kohe nuk dha asnjė komunikatė shtypi lidhur me kėtė ngjarje. Tė paktėn nė gazetat e asaj kohe nuk flitet pėr njė gjė tė tillė. Por sidoqoftė njė gjė ėshtė e qartė: Qeveria shqiptare dhe Mbreti Zog ishin tė angazhuar pėr tė luftuar me tė gjitha mėnyrat e mjetet qė disponin kontrabandėn qė zhvillohej nga deti dhe nga toka. Kjo gjė shihet mė sė mirė edhe nga shkrimet e gazetave tė asaj kohe.


Rojet e kufirit nuk u kompromentuan nga Adil Osmani

Si u kapėn 3 kontrabandistėt grekė tė cigareve nė Vervan tė Konispolit
Kontrabanda e cigareve dhe e mallrave tė tjera qė tentonin tė hynin ilegalisht nė Shqipėri nė fillimin e viteve '30, nuk bėhej vetėm me anė tė detit. Ajo tregti e paligjshme bėhej edhe nga kufiri toksor me Greqinė e Jugosllavinė e anasjelltas. Por ashtu si nė bregdet, edhe nė kufirin toksor, qeveria shqiptare ishte e angazhuar me tė gjithė forcat dhe mjetet pėr ta penguar kontrabandėn. Kjo gjė shikohet mė sė miri edhe nga shkrimet e botuara nė shtypin e asaj kohe tė cilat i bėnin njė jehonė tė madhe luftės qė i bėnte shteti shqiptar kontrabandės, e nė veēanti asaj tė cigareve. Lidhur me kėtė bėn fjalė dhe artikulli i gazetės "ORA" tė 31 gushtit 1930, me titull: "Nė Vervan tė Konispolit u kapėn tre kontrabandistė grekė". ku nėn okeljon "Ėshtė zėnė njė sasi Kart Cigare", midis tė tjerash shkruhet: "Natėn mė 11 tė kėtij muaji pranė katundit Vervan tė N / Prefekturės sė Konispolit u zunė prej Post-Komandės ushtarake tė Kufirit tre kontrabandistė grekė tė armatosur. Me pak fjalė, kapja e kėtyre tre kuximtarėve tė prapė ka ndodhur kėshtu: Adil Osmani, banues nė Vervan, njė bashkėpunėtor i kontrabandistėve, piqet me Post-Komandantin dhe i thotė se ka nė shtėpinė e tij njerėz tė ardhur nga Greqia pėr tė marrė qė kėtej mall kontrabandė. Duke i dhėnė zotim pėr shpėrblim, i lutet qė t'i lėrė tė lirė pėr ushtrimin e kėtij veprimi tė kundraligjshėm. Post-Komandanti i pėrgjigjet se do t'ja plotėsonte dėshirėn, por nga ana tjetėr i shtyrė prej ndėrgjegjies sė pastėr dhe duke ēmuar drejt detyrėn e shenjtė qė i ka ngarkuar shteti, merr masat e duhura. Merr patrullėn dhe del tė ruaj atje ku do tė shkonin, e pasi kishte vajtur mjaft natė, tre kontrabandistėt u panė qė kishin marrė rrugėn tė ēkujdesur. Patrulla u thirri sipas rregullit tė saj pėr tė qėndruar, por ata bėnė tė kundėrtėn, i shpejtuan ēapat mė shumė pėr tė ikur nga rreziku qė po i turresh. Patrulla atėhere ēprazi pėr mbi krye pėr t'i trembur, kurse kuximtarėt kokėfortė kėtė herė kthehen e qėllojnė me armė kundėr ushtarėve. Mbas njė pėrpjekje tė kritikėshme, u dorzuan dhe kishin me vehte njė pushkė dhe njė revolver. Ju gjetėn 62 topa kart cigare kontrabandė qė do t'i kapėrcenin qė kėtej nė Greqi. Ushtria e Konispolit e komanduar prej N / Toger Tahir Hoxhės, me kujdesin qė tregon nė tė kryer tė detyrės sė rėndė, na bėn tė gėzohemi dhe na bėn tė besojmė se ushtari shqiptar i thotė detyrės detyrė". Panariti. (pseudonimi i korespodentit tė gazetės "ORA")

 
 

 

 

Faqja 25 - KULTURE

Korrik 28, 2005

Varret monumentale mesjetare tė bejlerėve tė Libohovės kthehen nė identitet nga Monumentet e Kulturės
 
Rigjendet varri i motrės sė Ali Pashės
Pėr restaurimin drejtoria rajonale jep 4.2 milionė lekė

Engjėll Serjani


Sipas njė projekti tė Drejtorisė Rajonale tė Monumenteve tė Kulturės nė Gjirokastėr, njė kompleks varresh monumentale qė i pėrkasin shtresės sė lartė tė aristokracisė mesjetare tė qytetit tė Libohovės do tė restaurohen dhe do tė kthehen nė identitet me fondin 4.2 milionė lekė tė kėsaj drejtorie. Drejtori rajonal i monumenteve, arkeologu Vladimir Qirjaqi, shprehet se "Kompleksi i varreve monumentale mesjetare, tė ndodhura nė lagjen tradicionale Teqe tė qytetit tė Libohovės, paraqet rėndėsi historike jo vetėm pėr shkak tė pamjes sė tyre monumentale ndėrtuar me mure gruri tė skalitur, me parmakė hekuri, qivure guri dhe mbishkrime nė gjuhėn arabe, por edhe sepse njė pjesė e tyre u pėrket disa figurave me ndikim e peshė nė historinė kombėtare, sikurse janė Shanishaja, motra e Ali Pashė Tepelenės; Maliq Pasha; Neki Bej Hibohova; Mufit Bej Libohova etj."

Rigjendet varri
Brenda kėtij kompleksi varresh tė vendosura pėrreth njė Mekami ėshtė rigjetur varri i motrės sė Ali Pashės, tė martuar pėr herė tė dytė te njė nga pinjollėt e dinastisė sė bejlerėve libohovitė, tė cilėt para periudhės sė sundimit tė Ali Pashės kanė administruar me dekret tė posaēėm tė Portės sė Lartė tė Stambollit qytetin dhe vilajetin e Janinės. Sipas mėsuesit pensionist, 75-vjeēarit Qazim Zaimi nga qyteti i Libohovės, varri i Shanishasė pėr herė tė parė ėshtė identifikuar nė fillim tė viteve '70 nga gazetari dhe historiani libanez Menahem Begin, i cili vizitoi varret monumentale tė Libohovės, sė bashku me diplomatin shqiptar Misto Treska dhe historianin e muzeologun e njohur gjirokastrit Lefter Dilo. "Praninė e varrit tė Shanishasė gazetari dhe historiani Menahem Begin e kishte lexuar nė disa shkrime tė vjetra, por kur erdhi kėtu sė bashku me Misto Treskėn dhe Lefter Dilon arriti ta lexojė vetė edhe mbishkrimin nė gjuhėn arabe nė qivurin e varrit. Qivuri i varrit tė Shanishasė gjendet edhe sot nė mesin e disa qivureve tė tjera", tregon mėsuesi i vjetėr Qazim Zaimi.

Dinastia Libohova
Njė nga pinjollėt e fundit tė dinastisė sė bejlerėve libohovitė ka qenė Mufit Neki Bej Libohova, i cili si deputet nė Parlamentin osman tė Stamollit ka mbrojtur ēėshtjen shqiptare sė bashku me Ismail Qemal Vlorėn. Nė qeverinė e parė tė Ismail Qemalit, tė dalė menjėherė pas shpalljes sė pavarėsisė mė 1912, u emėrua ministėr i Brendshėm, ndėrkohė qė veprimtaria e tij politike ka vazhduar edhe me Kongresin e Lushnjės dhe ka qenė deputet nė Parlamentin Shqiptar nė vitet '20-'30. Sipas drejtorit rajonal tė monumenteve, arkeologut Vladimir Qirjaqi, me njė fond tė Ministrisė sė Kulturės Rinisė dhe Sporteve, aktualisht ėshtė duke u realizuar edhe nė projekt tjetėr nė objektet monumentale tė Libohovės. "Kompleksi i banesave tė tipit peristil italian, i shtrirė nė njė sipėrfaqe rreth 2 500 metra katrore, qė ndodhet nė qendėr tė qytetit dhe qė i pėrket dinastisė sė familjes sė Mufit Bej Libohovės, ėshtė duke u restauruar nga firma ndėrtimore SKAI, e specializuar pėr punime restauruese. Projekti me vlerė rreth 10 milionė lekė, i restaurimit tė kėsaj banesė 150-vjeēare, projektuar dhe ndėrtuar nga arkitektė italianė nė mesin e shekullit tė 19-tė, parashikon rindėrtimin e mureve, tavaneve tė drurit, oxhakėve, rimbulimin e ēatisė me pllaka guri dhe restaurimin e oborrit tė brendshėm, ndėrtuar nė stil kuadratik, sipas natyrės sė peristilit italian.