Tiranė, mė 5 dhjetor 2006

Informacion pėr mediat

Kryetari i PLL zhvilloi takime me strukturat partiake nė Mirditė e Lezhė
Spahiu: Zgjedhjet e janarit janė njė shans pėr opozitėn e majtė qė tė shkėputet nga e kaluara. 

Nė kuadėr tė pėrgatitjeve qė PLL po bėn pėr zgjedhjet e 20 janarit, kryetari i saj Ekrem Spahiu, zhvilloi nė qytetin e Rrėshenit njė takim me strukturat partiake tė rrethit Mirditė.
Z.Spahiu vlerėsoi punėn e deritanishme tė strukturave lokale tė PLL dhe kėrkoi prej tyre angazhim maksimal nė kuadėr tė mbėshtetjes tė kandidatėve pėr kryetarė tė njėsive vendore tė koalicionit tė qendrės sė djathtė ku siē dihet bėn pjesė edhe PLL. Ai i nxiti drejtuesit lokalė tė PLL, qė sė bashku me partitė e tjera aleate tė punojnė bashkėrisht pėr pėrmbushjen e tė gjitha detyrimeve qė rrjedhin nga marrėveshja qendrore e qė do tė sigurojnė jo fitoren e kandidatėve tė koalicionit tė qendrės sė djathtė por edhe materializimin e synimeve elektorale tė secilės parti.
Z. Spahiu, pėrmes kryetarit tė degės sė PLL Petrit Jushi, mori garancitė e legalistėve mirditore pėr mbulimin me lista pėr kėshilltarė tė tė gjithė njėsive vendore dhe realizimin prej tyre tė objektivit elektoral pėr kapėrcimin e rezultatit prej 6% qė PLL mori nė zgjedhjet e vitit 2003 nė shkallė rrethi.
Duke folur pėr situatėn politike nė vend z.Spahiu vlerėsoi vendosmėrinė e shumicės parlamentare pėr tė siguruar zgjedhje tė lira e tė ndershme dhe u shpreh i sigurt pėr realizimin prej saj tė tė gjitha standardeve.
Ndėrsa duke ju referuar qėndrimit refraktar tė opozitės,  ai i konsideroi atė si lojė tė pandershme politike qė ka pėr qėllim shkatėrrimin e procesit zgjedhor. Nė kėtė pėrpjekje tė dėshtuar opozita e majtė nuk motivohet vetėm nga humbja e pritshme e saj nė zgjedhjet vendore, por edhe nga konstrukti i saj gjenetik si armike e zgjedhjeve tė lira.
Z.Spahiu tha se zgjedhjet e 20 janarit janė njė shans i mirė pėr opozitėn qė tė shkėputet nga e kaluara e saj e errėt dhe tė dėshmojė me fakte njė angazhim dhe qėndrim tė ri ndaj zgjedhjeve tė lira, respektimit tė vullnetit tė qytetarėve apo proceseve demokratike nė pėrgjithėsi.
Z. Spahiu zhvilloi gjithashtu edhe njė takim pune me drejtuesit e PLL tė degės Lezhė.

Zėdhėnėsi i PLL  

Partia "Lėvizja e Legalitetit"
Bulevardi "Zog I", Tiranė.
legaliteti@gmail.com
Tel&Fax: +355 4 230076

 

 

Tiranė, mė 2 dhjetor 2006

Informacion pėr mediat

Kryetari Spahiu takohet me strukturat e PLL nė Berat, Kuēovė dhe Skrapar

Spahiu: Zgjedhjet e 20 janarit do tė tregojnė se nuk ka bastione tė majta.

Kryetari i PLL Ekrem Spahiu, nė kuadėr tė pėrgatitjeve tė PLL pėr zgjedhjet e 20 janarit dhe pjesėmarrjen e saj nė koalicionin e qendrės sė djathtė, zhvilloi gjatė ditės sė sotme takime intensive pune me drejtuesit dhe strukturat e PLL nė qytetet Berat, Kuēovė dhe Skrapar.

Z.Spahiu tha se me dekretimin e datės sė zgjedhjeve kalohet nė njė stad tjetėr tė punės sė strukturave tė PLL, para tė cilave shtrohet detyra e konkretizimit tė punės sė deritanishme pėrgatitore e cila duhet tė materializohet me regjistrimin e listave tė kandidatėve tė PLL pėr kėshilltarė nė tė gjitha njėsitė vendore. Gjithashtu z.Spahiu shprehu nevojėn e konkretizimit tė shpejtė tė marrėveshjes PD-PLL edhe nė nivel  lokal  dhe porositi drejtuesit legalistė Ruzhdi Orizaj, Hysen Polovina dhe Agron Aliaj qė nė mėnyrė institucionale tė ofrojnė nė koalicionin e qendrės sė djathtė kontributin e strukturave tė PLL dhe tė kėrkojnė prej aleatėve plotėsimin e angazhimeve tė tyre tė nėnshkruara nė marrėveshjen qendrore. Z.Spahiu i kėrkoi strukturave tė PLL qė kandidatėt e koalicionit tė qendrės sė djathtė pėr kryetarė tė njėsive vendore tė konsiderohen organikisht edhe si kandidatė tė PLL dhe pėr sigurimin e fitores sė tyre tė vihen nė dispozicion tė gjitha resurset legalistė.

Z.Spahiu i konsideroi pėrpjekjet e opozitės sė majtė pėr bllokimin e reformės zgjedhore si njė alibi qė ata kėrkojnė tė krijojnė pėr humbjen e tyre tė sigurt nė kėto zgjedhje dhe shprehu vendosmėrinė e koalicionit pėr realizimin e zgjedhjeve tė lira e tė ndershme.

Duke vlerėsuar punėn e deritanishme tė qeverisė dhe forcėn reale tė koalicionit tė qendrės sė djathtė z.Spahiu tha se zgjedhjet vendore tė 20 janarit do tė tregojnė se nuk ka mė bastione tė majta.

Gjatė ditės sė sotme z.Spahiu pati takime tė veēanta edhe me drejtuesit lokalė tė PD, pėrkatėsisht zotėrinjtė Fadil Mara dhe Fadil Kapllani nė tė cilat u shkėmbyen pikėpamje tė vlefshme pėr funksionimin nė bazė tė koalicionit tė qendrės sė djathtė. 

Zėdhėnėsi i PLL  


Partia "Lėvizja e Legalitetit"
Bulevardi "Zog I", Tiranė.
legaliteti@gmail.com
Tel&Fax: +355 4 230076

 

 

Tiranė, mė 29 nėntor 2006

Informacion pėr mediat

Nis bashkėpunimi PD-PLL pėr bashkinė e Tiranės

 

Sot nė mesditė, kryetari i PLL Ekrem Spahiu dhe kryetari i degės sė PLL Tiranė Novruz Ndregjoni, zhvilluan njė takim pune me kryetarin e PD pėr Tiranėn dhe njėkohėsisht kandidat i koalicionit tė qendrės sė djathtė pėr kėtė bashki z.Sokol Olldashi.

Kėtij takimi i ka paraprirė marrėveshja qendrore e arritur midis PLL dhe PD ku siē dihet partitė pėrkatėse do tė mbėshtesin kandidatėt e pėrbashkėt pėr  kryetarė tė njėsive vendore dhe do tė konkurrojnė mė vetė pėr listat e kėshilltarėve, duke siguruar njėkohėsisht edhe ndihmė reciproke pėr plotėsimin e modaliteteve tė regjistrimit dhe sigurimin e transparencės nė numėrimin e votave.

Z.Spahiu vlerėsoi kontributet dhe staturėn politike tė shpalosura ndėr vite tė zotit Olldashi dhe e konsideroi angazhimin e tij mė tė fundit si njė shprehje tė qytetarisė dhe pėrgjegjėsisė politike pėr tė rikthyer tek banorėt e kryeqytetit atė pjesė tė pushtetit qė mbahet e uzurpuar nga z.Rama dhe klani i tij.

Kryetari Spahiu garantoi pėr mbėshtetjen politike, programore, njerėzore dhe logjistike qė  PLL do tė ofrojė pėr kandidatėt e pėrbashkėt tė koalicionit tė qendrės sė djathtė e nė veēanti pėr z.Olldashi, duke u shprehur i sigurt pėr fitoren e tij.

Kryetari i degės sė PLL Tiranė Novruz Ndregjoni prezantoi pėrgatitjet qė strukturat e PLL Tiranė kanė bėrė nė funksion tė zgjedhjeve tė pritshme vendore duke vėnė nė dukje edhe mirėpritjen e tyre pėr kandidaturėn e z.Olldashi pėr kryetar tė ardhshėm tė bashkisė.

Nga ana e tij z.Olldashi vlerėsoi qėndrimet, kontributet dhe privimet e PLL qė gjatė kohės sė opozicionit tė pėrbashkėt e mė vonė dhe e konsideroi pjesėmarrjen e PLL nė koalicionin e qendrės sė djathtė si tė natyrshėm, tė qenėsishėm dhe tė nevojshėm. Ai ishte nė dijeni pėr shkallėn e organizimit tė strukturave tė PLL nė Tiranė dhe duke e konsideruar mbėshtetjen e tyre tė rėndėsishme u shpreh pėr nevojėn e konkretizimit tė bashkėpunimit nė nivel grup-seksionesh e nėndegėsh e deri nė seksione.

Ai theksoi vendosmėrinė e PD pėr njė proces zgjedhor tė lirė, tė ndershėm e transparent dhe, nė cilėsinė e kandidatit dhe kryetarit tė PD pėr Tiranėn, siguroi drejtuesit e PLL pėr pėrmbushjen nga ana e strukturave tė PD tė tė gjitha detyrimeve qė burojnė nga marrėveshja ndėrpartiake.


Zedhenesi i PLL

Partia "Lėvizja e Legalitetit"
Bulevardi "Zog I", Tiranė.
legaliteti@gmail.com
Tel&Fax: +355 (4) 230076

 

Tiranė, mė 25 nėntor 2006

 

Informacion pėr mediat

 

Spahiu nė Lezhė: Konkurrimi i pėrbashkėt do t'i rikthejė tė djathtės njėsitė vendore qė PS-ja fitoi aksidentalisht mė 2003.

 

Paraditen e sotme, kryetari i PLL Ekrem Spahiu, sė bashku me Sekretarin e Pėrgjithshėm Artan Tujani, ishin nė qytetin e Lezhės ku zhvilluan njė takim pune me strukturat drejtuese tė PLL nė lidhje me zgjedhjet e pritshme vendore.

Drejtuesit lokalė prezantuan punėn e tyre deri nė finalizimin e kandidaturave pėr kryetarė tė njėsive vendore qė PLL i ka propozuar koalicionit tė qendrės sė djathtė si kandidatė tė pėrbashkėt dhe siguruan jo vetėm pėr integritetin personal tė tyre, por edhe pėr mbėshtetjen dhe simpatinė qė ato gėzojnė nė elektorat. Ata vunė nė dukje faktin se pėr shkak tė njė interesimi tė lartė pėr listat e kandidatėve pėr kėshilltarė tė ishin detyruar tė vendosnin kritere qė qarta konkurrimi duke siguruar kėshtu pėr mbulimin e tė gjitha njėsive vendore me lista kandidatėsh cilėsorė.

Z.Spahiu shprehu konsideratė tė lartė  pėr drejtuesit vendorė dhe punėn e kryer prej tyre. Konkurrimi mė vete i PLL nė zgjedhjet e tetorit tė vitit 2003 tregoi forcėn e saj reale dhe solli konsolidimin e degės sė PLL Lezhė dhe pėrfaqėsimin e saj me kėshilltarė nė tė gjithė hapėsirėn gjeografike tė kėtij rrethi. Por, fatkeqėsisht kjo u shoqėrua me humbjen prej tė djathtės tė katėr njėsive vendore. Konkurrimi i pėrbashkėt nė koalicionin e qendrės sė djathtė ėshtė garanci pėr njė fitore tė sigurt edhe nė ato njėsi vendore ku PS-ja nė vitin 2003 fitoi nė mėnyrė aksidentale.

Zoti Spahiu tha se njė dekretim i shpejtė i datės sė zgjedhjeve do tė ndikonte pozitivisht nė qetėsimin e klimės sė ashpėr tė debateve sekondare dhe hyrjen e natyrshme tė partive politike nė fazėn e bashkėbisedimit me elektoratin dhe paraqitjes sė alternativave pėr njė qeverisje mė tė mirė vendore.

 

Zėdhėnėsi i PLL

 

 

http://www.shekulli.com.al/

Burimi i lajmit: Gazeta Shekulli
At Nikolla: Tė largohet Janullatos (29/11/2006)

“Janullatos po thellon veprimet antishqiptare. Nuk ėshtė mė fetar, por agjent shovinist i Vorio-Epirit Bardha Nergjoni
ELBASAN- Emėrimi i peshkopit tė ri grek, nė krye tė kishės ortodokse tė Gjirokastrės ka sjellė njė reagim tė ashpėr tė kėshillit tė kishės ortodokse autoqefale Shėn Maria nė Elbasan, me nė krye at Nikolla Markun. Famulltari i kishės sė vjetėr ka deklaruar dje, gjatė njė konference pėr shtyp se emėrimi i priftit grek si peshkop i Gjirokastrės ėshtė njė veprim tejet i rrezikshėm, jo vetėm pėr pavarėsinė e kishės, por edhe pėr sovranitetin e kombit shqiptar. Ai ka hedhur akuza tė rėnda ndaj hirėsisė sė tij, Anastas Janullatos duke deklaruar se ai po vazhdon tė thellojė veprimet antishqiptare pėr tjetėrsimin e Jugut tė Shqipėrisė, duke vendosur nė pėrbėrje tė Sinodit tė Shenjtė priftėrinjtė grekė. “Shteti grek ka gjunjėzuar nė kėtė rast shtetin shqiptar, duke bėrė presion me refugjatėt, tė cilėt i ka kthyer nė skllevėr. Statusi i Shenjtė dhe i pėrjetshėm i kishės Ortodokse shqiptare ėshtė shkelur pėrfundimisht, duke i shėrbyer qarqeve Vorio- Epiriote. Veprimet qė ndjekin njėri-tjetrin nė dėm tė kombit shqiptar, si kthimi i emrave tė njerėzve, ndėrtimi i varrezave greke, dhėnia e pensioneve, shpėrndarja e librave pėr Vorio- Epirin, dhėnia e dyshtetėsisė e tė tjera, janė veprime qė pėrkrahen direkt nga shteti grek me misionar Anastas Janullatosin. Tė gjithė kėto veprime qė i kemi thėnė disa herė, tregojnė qartė se misioni i i Janullatos nuk ėshtė mė fetar, por ai i njė agjenti tė asfalisė greke dhe i shovinizmit grek tė Vorio -Epirit”-deklaroi dje an Nikolla Marku.
***
Pėr arsyet e mėsipėrme, kėshilli i kishės Shėn Maria ka dalė dje me njė deklaratė, e cila i bėn thirrje opinionit kombėtar pėr mbėshtetje. Nė kėtė deklaratė, e at Nikolla Marku thekson faktin se pensionet, ndėrrimi i emrave nga shqiptarė nė grekė dhe ndėrtimi i kishave nė formėn e kishave greke nuk mund tė tjetėrsojė indetitetin shqiptar. “Kėrkojmė me forcė ndėrhyrjen e parlamentit tė Shqipėrisė qė tė miratojė ligjin pėrkatės pėr administrimin dhe drejtimin e subjekteve fetare nė Shqipėri, si hap i domosdoshėm pėr ruajtjen e sovranitetit tė besimit dhe tė kombit shqiptar. I bėjmė tė ditur organizmave ndėrkombėtarė si dhe ambasadorėve tė vendeve mike tė Shqipėrisė se Anastas Janullatos nuk pėrfaqėson kishėn Ortodokse shqiptare dhe se ėshtė njė person nxitės konfliktesh ndėrfetare nė Shqipėri, me politikat e tij shoviniste greke. Kėrkojmė gjithashtu nga Kėshilli i Evropės ndėrhyjen e tij autoritare ndaj Greqisė, e cila nxit dhe provokon veprime nė dėm tė Shqipėrisė. Integrimi i Shqipėrisė nuk duhet tė jetė Vorio- Epir, por evropianizėm historik”,- shtoi mė tej at Nikolla.
***
Nėpėrmjet at Nikolla Markut, kėshilli i kishės Shėn Maria nė Elbasan i ka bėrė thirrje Presidentit tė Republikės tė largojė menjėherė nga Shqipėria skuadrėn e priftėrinjve grekė, me nė krye Janullatosin. “I bėjmė thirrje ligės shqiptaro-amerikane, me qendėr nė SHBA qė tė bėjė prezent para Kongresit Amerikan dhe presidentit Bush gjendjen e krijuar nga ndėrhyrja e shtetit grek nė punėt e brendshme tė Shqipėrisė, por sidomos nė Kishėn Ortodokse Shqiptare dhe tek besimtarėt e saj. I bėjmė thirrje besimtarėve ortodoksė gjirokastritė, por edhe qytetarisė qė tė mos dėshpėrohen nga emėrimi i grekut nė krye tė Peshkopatės, sepse ėshtė njė komb i tėrė qė mbron sovranitetin e besimit ortodoks si dhe identitetin e tij shqiptar. U kujtojmė atyre pak tė shiturve me pensione e viza greke se ka ende kohė tė reflektojnė dhe tė mos pėrdoren nė dėm tė Shqipėrisė, pėrpara se zjarri i ferrit t’i djegė pėrjetėsisht”. Nė deklaratėn e Kėshillit tė kishės Shėn Maria theksohet se mesazhi ėshtė i qartė pėr tė gjithė. Duhet reflektuar qė nga intelektualėt e Shqipėrisė e deri tek besimtari mė i thjeshtė, qė nga shoqatat patriotike e deri tek partitė e institucionet e larta tė shtetit shqiptar. Duke mbyllur deklaratėn e tij, Nikolla Marku deklaron se besimi tek Zoti nuk mund tė justifikojė pėrēarje kombėtare e tjetėrsim tė identitetit tonė historik duke kėrkuar qė Janullatos tė largohet sė bashku me priftėrinjve grekė qė drejtojnė institucionet fetare nė Shqipėri.
29/11/2006
Burimi i lajmit: Gazeta Shekulli
 
 
 

“JANULLATOS JASHTĖ SHQIPĖRISĖ”

TE NDERUAR BASHKATDHETARE ,JU UROJ GJITH TE MIRAT DHE PO JU NIS NJE REPLIKE ME ANASTAS JANULLATOS.

ME URIMET ME TE MIRA

AT. NIKOLLA MARKU


URIME PER FAQEN TUAJ NE INTERNET NE DOBI TE ATDHETARIZMIT.





Ne besojmė nė fe dhe atdhe.

Sot nė mediat shqiptare e sidomos “Gazeta Shqiptare” pėr qėndrimin e saj tė lėkundur qė mban prej shumė kohėsh ndaj problemeve kombėtare, po na del flamurtare duke na bėrė thirrje tė gjithė shqiptarėve tė shpėtojmė kreun e kishės orthodokse Shqiptare Janullatos, i cili qėndron, nė mėnyrė tė paligjshme nė krye tė saj, mbasi kanonet juridike e teologjike, nuk mund ta pranojnė.
- Na duket e ēuditshme dhe e pabesueshme, sidomos tronditėse pėr idhulltorėt e Janullatosit qė e shohin si “shenjtor”; apo duhet tė jetė i tillė.
- Gazetari Bajdo Malo i gazetės Shqiptare na del njė kalemxhi me arė Greku, na e ka servirur si hyjnor qė nga ēdo pikė e trupit tė Hirėsisė sė tij na dilka “mirėsi”, “shenjtėri” duke na bėrė thirrje ta pranojmė nė shpirt ne shqiptarėt.
- Ne ju sigurojmė se pėrveē zotit Bejdo Malo qė ka marrė pėrsipėr kėtė barrė tė rėndė, por edhe shumė politikanė, pushtetarė, Akademikė, shoqata tė ndryshme nuk kanė asnjė fije njohuri pėr rregullat e udhėheqjes sė Kishės, tė historisė sė saj, e nė fund, se si duhet tė kryejė kisha orthodokse tėrė veprimtarinė e saj brenda territorit tė Shtetit tė vet (cilėsojmė kėtu nė aspektin Juridik) Pėr njohuri tė opinionit tėrėsisht shqiptar disa tė dhėna:
- Janullatos u shtir kur na u fut nė Shqipėri mė 1991, vitin e Zi pėr Autoqefalinė e Shqipėrisė!
- Dora e tij gjoja, prek vetėm ajrin, e qetėson vetėm shpirtrat! Mirėpo koha tregoi tė kundėrtėn. Anastasio Janullatos do shfaqte shkallė-shkallė fytyrėn e tij tė vet, do dilte tek rrėnjėt e tij. Se dora e tij, s’qe uratė nė pėrshpirtje, por qe lopatė nė grabitje. Ajo s’qe ide hyjnore, qe materja mortore tė zhdukte bardhėsinė e orthodoksisė shqiptare e tė na mbillte tė zezėn e kishės Greke. Tanimė kjo po bėhet fakt i kryer. Retė e zeza tė kishės Greke po nxijnė teritorin Shqiptar. Janullatos mė nė fund doli hapur si grabitės e zhdukės tė ēdo gjėje Shqiptare. Ka dalė nga shenjtėria e frymės ei ėshtė turrur urisė sė pronės oje, monumenteve kulturore tė arsimit, siē ėshtė shkolla “Kostandin Kristoforidhi” e ndėrtuar tre shekuj mė parė e ta bėjė pronė tė kishės Greke. Ku ėshtė pėrfaqėsuesja mė dinjitozė e morale e kulturės shqiptare (“Akademia e Shkencave”) . Si nuk u ngrit njė Akademik e tė ndalė dorėn e zezė tė Janullatosit qė tė rrėmbejė shkollėn e Kostandin Kristoforidhit, qė ėshtė shkolla e parė Normale, qė ėshtė arkitekja e arsimit Kombėtar Shqiptar, ēėshtjė kjo lajthitje, heshtje, heshtje prej tradhėtori, pse lejon qė tė na e rrėmbeje kulturėn, e pra ky ėshtė ai Janullatos qė nė ēdo moment na del grabitės.

- Janullatos iu turr Ardenicės, monument i madh historik e shenjt, vendi ku Skėnderbeu i madh vuri kurorė me Donikėn e Arianitasve ( se Gjergj Kastrioti- Janullatos e quan grek – Jorgos).
- Kishat e priftėrinjtė grekė tė ardhur nga Greqia nė krye tė kishės Shqiptare me nė krye Janullatosin janė legjione tė sulmit nga helenėt pėr pushtimi total jo vetėm tė kishės por edhe tė tė gjithė Shqipėrisė. Kėtė porosi ka ai nga shteti i tij Grek.
- Nė kohėn e bombardimeve tė NATO-s mbi Serbinė u vu nė krahun Millosheviēit. Nė Moskė ai sulmoi NATO-n dhe Shqiptarėt e Kosovės tė masakruar duke thėnė pėr Agjensinė Itar-Tas tė Moskės se NATO-ja po derdh gjak tė pafajshėm serb, dhe nuk pėrmendte lumenjtė e gjakut tė shqiptarėve tė masakruar.
- Prifti helen Janullatos nuk ėshtė njeri i Zotit, por njė simbiozė e zezė e Jagos dhe e Tartufit, hipokrit mashtrues i ligėsisė pėr tė marrė shpirtrat e shqiptarėve. Ky pėrēues i Fanarit famėkeq pėr shqiptarėt, Kozmait, Sbastianit dhe Zervės, nuk ka ardhur me dėshirėn e orthodoksėve dhe pėr shėrbime ndaj tyre, por si njė zjarrvėnes nė Shqipėri, ku nėn petkun e veladomit tė tij mban thika pėr t’ia ngulur nė shpinė atdheut tonė Shqipėrisė.
- Janullatos ėshtė pėrzierė shumė herė nė punėt e shtetit Shqiptar, si nė Probleme kushtetues, ekzekutive, legjislative e tjerė dhe ka thėnė se nė Shqipėri ka fondamentalizėm islamik, drejton trafikun e vizave, nxit ndėrrimin e emrave, mbron terrorrizmin Serb dhe Grek. Kėrkon dhe tensionon sipas rastit, kėrkon tė greqizojė shkollėn Shqiptare, etj.
- Ėshtė vėrtetuar katėrcipėrisht se Janullatos nuk ka ardhur nė Shqipėri nga Patriakana e Stambollit, por nga Kisha Greke e Satanait. Qėllimi i tij ka qėnė dhe tė mbetet tė greqizojė ortodoksinė shqiptare dhe t’i aneksojė Vorio-Epirin Greqisė sė tij tė dashur. Nė kėto rrethana sa erdhi, mori frenat e Kishės Orthodokse Autoqefale tė Shqipėrisė dhe vuri veton si Neroni nė Romėn e lashtė.
- Ai siguroi kėshtu pushtet absolute nė KOASH, mblodhi rreth vehtes sė tij njerėzit mė tė korruptuar e tė pėrshtatshėm qė gjatė gjithė kohės kishin prishur kisha e xhami, teqe e varre, kishin futur nė burgje njerėz.
- Janullatos sot nė Shqipėri e heq vehten si “President” i dytė i Republikės dhe thotė me paturpėsi qė “Jam Shqėtimtar” .
- Zvarrijta e tejzgjatur e zgjidhjes sė ligjshme tė statusit Juridik tė Autoqefalisė sė Kishės Orthodokse Shqiptare, duke e katandisur njė filiale tė bindur tė Kishės Greke. Ėshtė spekulative dhe abuzive tė flitet sot pėr ekzistencė reale tė KOASH-it. Eksarku Janullatos dhe klika e tij e lakenjve qė e rrethojnė po zbatojnė me rigorozitet planet e parashikuara nė strategjinė e pėrpunuar nga qarqet Shoveno- revanshiste greke, pėr helenizimin gradual dhe sistematik tė gjithė Shqipėrisė.

- Nė kėtė kohė, menjėherė qarqet Shoveno-vorio-epirote, me qėllim qė tė shtinin nė dorė Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqiėrisė, krijuan njė kėshill tė pėrgjithshėm, fantazėm me qėndėr nė Korēė, i cili me kohė u mundua qė tė shtinte nė dorė tė gjitha kėshillat nismėtare tė qyteteve tė cilat u ballafaquan ashpėrisht me tė. Ata krijuan njė shoqatė tė tė ashtuquajturės “Kryqtarėt e Krishtit” e cila u hodh nė mbrojtje tė Kėshillit fantazėm duke u dalė haptazi kundėr Autoqefalisė sė kishės Ortodokse Autoqefale ishte krijuar nga njė prelate, politikan komunist, njė aventurier qė kishte pėrkthyer “Rubairat” e Ohmar Kahjamit, dhe se shpėtimi i kishės ishte tė bashkohej me kishėn Greke.
- Na ēudit fakti qė kaq shpejt Janullatos u bė njohės i problemeve sociologe dhe etnologjike tė kombit shqiptar sa qė kohėt e fundit nė mėnyrė shkencore trajton temėn”Bashkėekzistenca e tri feve nė Shqipėri” shembull unik. Me kėtė temė mori titullin “Akademiku i Greqisė”, dhe duhet tė cilėsojmė se do tė ishte tepėr interesante tė njiheshim me kėtė monografi e pėr tė parė se ēfarė ka katranosur aty pėr ne Shqiptarėt?
- Kur mori tirullin tek 15 katėshi kryepeshkopi Janullatos gėnjeu tėre shqiptarėt se nuk do tė bėhej kryepeshkop, sepse ai i dinte mirė ligjet dhe kanonet e statutit tė kishės Shqiptare dhe ai gjithmonė ėshtė i gatshėm tė gėnjejė akoma vetėm qė tė vazhdojė tė kryejė misionin e helenizimit qė i kanė caktuar, nga Shteti I tij amė Greqia.
- Tė gjithė jemi dėshmitarė qė si ndihmės kryesor ka pasur arkimandritin Hristomos dhe priftin shqiptaro-amerikan Ilia Ketri .
- Hristomos u dėbua nga Shqipėria se shpėrndante letėrsi antishqiptare, shoviniste –greke, si librin famėkeq tė peshkopit grek Sebastianos “Vorio-Epiri-Greqisė” dhe shumė flamuj tė tė ashtuquajturit Vorio-Epir.
- I dyti ndihmės qė vazhdon tė jetė akoma nė Shqipėri prifti antishqiptar Ilia Ketri i cili thoshte se ishte i dėrguar nga kisha e Fan-Nolit, por qė nė tė vėrtetė kishte ardhur nga kisha antishqiptare greke e shtetit tė Nevadės tė SH.B.A.
- Kėto janė pra i dashur lexuas shqiptar ndihmėsit kryesor tė Janullatosit. Njė fjalė e urtė popullore shqiptare thotė “Mė thuaj ē’miq ke, tė tė them cili je”!...
- Janullatos ditėn e parė qė erdhi nė kishėn e Shėn Vangjelizmoit nė Tiranė, hoqi portretin e Fan Nolit, ndoshta nuk i duronte dot sytė e Nolit, qė e akuzonin pėr uzurpimin qė po bėnte.
- Tė gjithė e dimė se Janullatos e quajti statusin e kishės tonė qė ndalonte intrigat e klerikėve tė huaj brenda kishės tonė “njė reckė qė duhej flakur tej”.
- Hrėsia janullatos bėri njė intervistė me gazetarin amerikan Fred-Reed kundėr shqiptarėve nė konfidencė dhe i tha qė tė sensibilizonte perėndimin se nė Shqipėri po pėrgatitej njė shtet fundamentalist, njė njė kohė kur nė vendin tonė nuk ka patur kurrė luftra ose grindje fetare, por vetėm harmoni dhe respekt reciprok. Pėr tė vėrtetuar kėtė intervistė ēdo shqiptar mund tė gjejė tek botimi i Reed librin me titull “Selenica Tarminus” dhe lexoni faqet 118-120, ku gazetari Reed pa dashur i nxjerr bojėn Janullatosit, pa u kujtuar se kėtė libėr mund ta merrnin edhe ne shqiptarėt.
- Komuniteti ortodoks nė Elbasan i shtyrė nga motive vet-pėrgjegjėsie dhe nga detyrat e shenjta ndaj atdheut tonė tė dashur duke marrė parasysh vullnetin e shumė shqiptarėve nga tė katėr anėt e atdheut , tė cilėt kanė shprehur gadishmėrinė e tyre pėr mbrojtjen me ēdo mjet tė interesave kombėtare, i bėn thirrje terė politikanėve, pushtetarėve, akademikėve, shoqatave, pėr tė mos marrin vendime tė nxituara nė dhėnien e titullit qytetar nderi tė Tiranės zotit Janullatos kėtij njeriu qė nuk ka pushuar dhe nuk pushon sė punuari pėr tė keqen e popullit, tonė por para vendimeve tė nxjerrin vlerat tona tė bashkohemi sė bashku e tė shohim me syrin e patriotit shqiptar dhe pėr tė dėshmuar me sytė tuaj se deri nė ē’shkallė vetposhtrimi kanė zbritur politikanėt e sotėm, tė cilėt pėr tė kėnaqur orekset e panginjuara tė revanit helenik tė pėrfaqėsuara denjėsisht nga uzurpatori Janullatos, qė vazhdojnė tė ē’qyejnė pa mėshirė gjymtyrėt me tė qėnėsishėm tė historisė kulturės dhe traditės tonė kombėtare e pėr t’i hedhur ato nė nofullat e pėrgjakura tė antishqiptarizmės mė tė pėrbetuar qė dhuron Hirėsia Janullatos.
- Prandaj duhet tė jetė sot njė thirrje gjithė alarm pėr ēdo shqiptar-atdhetar, pėr ēdo besimtar tė vėrtetė orthodoks shqiptar, pėr ēdo qytetar qė beson tek Zoti, e jo tek klerikėt sharlatanė, pėr ēdo shtetas shqiptar tė thėrrasim fort “Jasht Janullatos nga Shqipėria”, sepse kjo ėshtė thirrje pėr ēlirim tė asaj pjese tė historisė shqiptare, dinjitetit kombėtar shqiptar dhe asaj pjese tė politikės sė sotme shqiptare qė na i ka pushtuar Greqia me anėn e kishės greke tė Janullatosit sepse ai po na shemb njė nga shtyllat mbajtėse tė pavarėsisė kombėtare, tė sovranitetit shtetėror dhe tė nderit kombėtar. Po na Greqizon Kishėn Orthodokse Autoqefale Kombėtare Shqiptare. Pėr tė ngritur pėrsėri nė kėmbė kėtė shtyllė, qė e patėn ngritur me shumė mundim dhe gjak, mėnēuri paraardhėsit tanė, duhet qartėsi politike dhe forcė karakteri dhe jo dėbimi i priftėrinjve Grekė nga Shqipėria, sepse si kisha ashtu edhe shteti grek vazhdojnė politikėn e tyre shoviniste. Duke i paraqitur tėrė kėto tė dhėna mbi bėmat e Janullatosit nė Shqipėri ēdo qytetar shqiptar bėn njė analizė dhe njė konkluzion ; A vepruan drejt shqiptarėt pėr dhėnien e titullit qytetar nderi i Tiranės? Bashkia e Tiranės me qėndrimin e saj pėr dhėnien e titullit janullatosit, ēon nė vend orekset e kishės greke, fyen martirėt e kishės orthodokse shqiptare dhe hapur hedh poshtė historinė e klerit tonė patriot e orthodoks.

- Por edhe qėndrimi i Partisė Demokratike nėpėrmjet zėvendėsit tė saj nuk e ka tė drejtėn as morale e as juridike tė dalė kaq hapur, sepse deri dje Janullatosi pėr to qe njė ujk i zi, pushtues e sot ata po na e nxjerrin qengjin mė tė bukur tė kopesė sė dhenve, mbi tė gjitha siē e kam theksuar edhe mė sipėr kisha orthodokse ka njė statut me tė cilin ushtron veprimtarinė e saj brenda shtetit tė vet, prandaj na vjen shumė keq kėtė qėndrim dhe veprim shumė tė nxituar, e tė pa menduar, tė pa mbėshtetur mbi ligje dhe kanone kishtare.
- Peshkopi Anastas Janullatosi, nuk duhet tė rrėmbejė titujt qė i pėrkasin vetėm peshkopėve Shqiptarė, sepsė ėshtė i huaj pra jo shqiptar si nga komėbėsia e gjuha ashtu edhe nga gjaku e shtetėsia. Si i tillė nuk ka mbėshtetjen ligjore pėr t’u bėrė kryepėshkop nga asnjė prej statuteve tė kishės orthodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, si dhe dekorimet e ndryshme qė mund ti jepen.
- Dhe nė fund po tė them duke iu drejtuar kėtij uzurpatori; Kur tė dalim pėrpara gjykimit tė Zotit, Unė do tė them me bindje tė plotė, “Mbrojta popullin tim, autoqefalinė e tij dhe traditėn e saj patriotike dhe fetare”. Po ti ēdo tė thuash Janullatos?
Zoti pastė mėshirė pėr ty?



Kryetari i Kishės
Famulltari i Kishės
Orthodokse Autoqefale Kombėtare Shqiptare
“Shėn Mari”
Elbasan
At. Nikolla Marku

Ky ėshtė njė artikull tjetėr i shkruar nga vetė At. Nikolla Marku

 

 

Shekulli  24-11-2006 http://www.shekulli.com.al/

Topalli: Nuk votojmė Nanon president

 

TIRANĖ- Mazhoranca e ka pranuar publikisht se nuk i ka 84 votat pėr tė kaluar reformat e premtuara. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ėshtė shprehur dje se pėr tė kaluar reformat e parashikuara, shumicės i nevojiteshin 84 vota, te cilat ajo ka pranuar se nuk i ka. "Nuk mund tė demoralizohet maxhoranca, qė tė bėnim reformat qė kishim parashikuar. Ne na duhen 84 vota qė ne nuk i kemi”,- tha mbrėmė Topalli nė emisionin “Top Story”.
E megjithatė, duket se mungesa e votave nuk e ka penguar Topallin qė tė vijojė me qėndrimet qė mazhoranca ka premtuar edhe pėr largimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku. Topalli ka lėnė tė kuptojė qartė se mazhoranca po pėrpiqet tė gjejė njė model ku Prokurori i Pėrgjithshėm tė jetė nė varėsi tė Ministrisė sė Brendshme, apo edhe ndonjė rrugė tjetėr.”Ne duhet tė gjejmė modelin qė Prokurori i Pėrgjithshėm tė jetė nėn varėsinė e Ministrisė sė Brendshme apo tė gjendet njė model tjetėr. Por shkarkimi i Sollakut ėshtė vetėm hapi i parė”,- ėshtė shprehur ajo.
Kryetarja e Kuvendit ėshtė pyetur mbrėmė edhe pėr zgjedhjet e vitit 2005, ku krejt qartazi ajo ka theksuar se meritėn pėr kėto zgjedhje e ka pasur Fatos Nano, njė deklaratė e fortė kjo, nisur nga qėndrimet qė mazhoranca ka mbajtur ndaj Nanos nė tė kaluarėn. “Meritėn pėr zgjedhjet e vitit 2005 e ka Fatos Nano pavarėsisht kush e beri presionin. Por duhet pranuar qė Nano ka meritėn qė bėri rotacionin paqėsor tė pushtetit",- u shpreh Topalli. Megjithatė, Kryetarja e Kuvendit ka theksuar me tej se nė rast se Nano do tė propozohej pėr president, mazhoranca do tė votonte kundėr, duke saktėsuar ndryshe nga sa mė sipėr se pėr zgjedhjen e presidentit, shumica do t’i ketė 84 vota.
 
 
 
 

Mehmeti: Trashėgimtari pa prona, i vėllezėrve Frashėri


 
Elisabeta Ilnica
27-11-2006

 

Lexova me vėmendje reportazhin mbi Frashėrin. Vetė jam me origjinė nga ky fshat, por banoj nė Lushnjė. Mė pėlqeu, por kisha dhe njė sugjerim. Kam dėgjuar, se diku nė Tiranė ėshtė njė nga nipėrit e familjes Frashėri, i vetmi trashėgimtar mashkull. Di qė ky person ka emrin e gjyshit tė tij, Mehmetit, pra djali i fundit i frashėrlinjve. Do tė ishte serioze pėr gazetėn tuaj, nėse i shkohet deri nė fund kėsaj ēėshtjeje. Dihet shumė pak pėr kėto figura madhore, thuajse gjėra tė pėrsėritura nga Historia e Letėrsia, ndėrsa ka me dekada qė nuk po lexojmė ndonjė gjė tė re. Ndaj, kur pashė reportazhin me titull “Thesare nė kullėn e frashėrlinjve, 8 fjalorė tė rrallė me firmėn e Samiut”, mendova se nėse gjendet trashėgimtari, atėherė gazeta juaj do tė vazhdonte tė zbulonte “thesare” tė reja.

Nuk ishte e vėshtirė pėr tė gjetur pinjollin e frashėrlinjve, tė sugjeruar nga lexuesi Pėrparim Skėnderi. Sekreti nuk qėndronte shumė te gjeneralitetet e tij tė famshme, si Mehmet Frashėri, sesa te pseudonimi i ēuditshėm pėr njė plak qė shkon drejt tė 90-ve: Pipi. Gjithė jetėn e tij ishte thirrur nga ky emėr pėrkėdhelės, qė ia kishte ngjitur halla e tij e shkolluar nė Francė, aq sa… ishte harruar se ai quhej Mehmet Frashėri. Harruar nga lagjja, miq e tė afėrm, por jo nga… Sigurimi i Shtetit. Nė 45-vjet tė sistemit komunist, ai u persekutua nė mėnyrat mė tė ulėta si pasardhės bejlerėsh, ndėrsa kuadrot e lartė shtetėrorė mbronin tema diplome, me faktin qė frashėrlinjtė shisnin pasurinė pėr tė luftuar pėr Shqipėrinė e lirė. Atij nuk i jepnin asnjė lloj, pune pavarėsisht se dinte perfekt 2 gjuhė tė huaja dhe nga emri i xhaxhallarėve tė tij, Abdyli, Samiu, Naimi, ishte identifikuar njė epokė nė letėrsi: Rilindja. Fėmijėve tė Mehmet Frashėrit, iu mohua e drejta e studimit me gjithė rezultatet e shkėlqyera, ndėrsa fėmijėve nė shkolla u mėsohej “Bagėti e bujqėsi”…

Pipin e gjen ēdo mėngjes nė orėn 9.00 nė lokalin pa reklamė, pėrballė shtėpisė sė tij, nė rrugėn “Qemal Stafa”. Duhet patjetėr tė jetė atje, sepse pi “racionin” e tij tė pėrditshėm tė rakisė grapa. “Mė bėn mirė pėr zemrėn, se po tė isha veseli, atėherė do pija dhe duhanin. Vetėm njė teke ēdo mėngjes, nuk e teproj”,- thotė Pipi, ndėrsa na fton tė ulemi si tė “shpisė”. Nga fytyra nuk i heq syzet e errėta, kafe dhe, pavarėsisht se ėshtė nė karrige, mbahet nė njė bastun. Pipi ėshtė pinjolli i vetėm mashkull nga familja e madhe patriotike Frashėri, i cili ka trashėguar emrin e gjyshit tė tij, Mehmetit. Duke treguar mbi pemėn gjenealogjike, ai sqaron: “Stėrgjyshėrit e mi, Haliti dhe Emineja, kishin 6 vėllezėr dhe 2 motra. Nga kėta, i pari ishte Avdyli, i cili pati 2 djem, por qė asnjėri nuk u martua. Pra, nuk pati pasardhės. Pastaj ka qenė vajza e madhe, Nafiseja, por asaj as foto nuk i kam dhe asgjėkund nuk dihet saktė pėr tė. Pas saj ishte Sherifi, i cili fatkeqėsisht ndėrroi jetė nė njė moshė shumė tė re. Megjithatė, Sherifi la njė vajzė pas, Asijen. Duke qenė se atėherė ishte si “ligj” qė mos nxirrej nusja nga shtėpia, atėherė gruan e Sherifit e mori Naimi. Veē Asijes qė e adoptoi, pas martesės, Naimi lindi dhe njė vajzė tjetėr. Sėrish, asnjė djalė…Pas Naimit, vinte motra tjetėr, Shahnishaja. Ajo u martua me Ibrahim Pashė Vėrzheshtėn, njė doktor ushtarak. Shahnishaja, pas kurorės shkoi tė jetonte nė Turqi dhe nuk u dėgjua asgjė e re. Sipas radhės, vijmė te Samiu, i cili gjithashtu u trashėgua vetėm nga vajza. Meshkujt u pakėsuan akoma mė tej nė familjen Frashėri, me vdekjen e shpejtė tė vėllait tjetėr, Tahsini. I shtati pėr nga radha, Tahsimi, ishte shumė i talentuar nė fushėn e letėrsisė dhe filozofisė, por qė vdiq vetėm 27 vjeē. Tani vijmė te djali i fundit, nga ku kam marrė dhe emrin, te gjyshi im, Mehmeti. Ai lindi djalė tė vetėm Hysrefin, babain tim. Po ashtu, edhe im atė vetėm mua mė pati djalė dhe 3 vajza. Duke qenė se isha pra. i vetmi mashkull nė gjithė kėto pasardhės, ai vendosi qė tė ruante trashėgiminė, duke mė lėnė emrin e gjyshit tim, Mehmetit”. Ēdo detaj pėr familjen e tij, Pipi e tregon dhe me foto. Nė albumin e gjenealogjisė i mungojnė 2 foto; ajo e stėrgjyshes Emine dhe e vajzės sė madhe sė saj, Nafiseja. Kjo pėr shkak se, nė atė kohė, femrat nuk para dilnin nė foto dhe mbi tė gjitha, ishte vėshtirė tė gjeje fotograf.

Pasi ka mbaruar rrėfimin mbi trungun familjar, Pipi kalon te vetvetja, edhe pse ėshtė vėshtirė ta bėsh tė flasė. “Kam shumė kujtime tė kėqija, ndaj nuk i rikthehem sė kaluarės, por merrem me tė tashmen”,- thotė ai, ndėrsa tregon grimca jete, nga ajo se ēfarė i ndodhi me Reformėn Agrare nė Shqipėri. Mbiemri i madh me tė cilin krenohej gjithmonė, nisi ta persekutojė. Por, nuk ishte vetėm mbiemri Frashėri qė e persekutoi Pipin. Ai kishte dhe njė “cen” tjetėr trashėgimie. Ishte pasardhės i Toptanėve. Kur gjyshi i tij kishte qenė nė burg nė kohėn e austro-hungarezit, ishte njohur me Murat Toptanin. Duke qenė se ishin bėrė shumė miq, atėherė vendosėn tė bėjnė njė “shkėmbim”. Murati i dha motrėn pėr grua Mehmetit (gjyshja e Pipit), ndėrsa vetė ai u martua me vajzėn e adoptuar tė Naimit (vajza e vėllait tė vdekur, Sherifit), Asijen. Pra, Pipi trashėgonte prona pa fund nga tė dy prindėrit dhe radhitej ndėr bejlerėt mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė. Ndėrkaq, kishte njė shtėpi tė bukur nė qendėr tė Tiranės, nė rrugėn “Qemal Stafa” sot. E gjithė pasuria e Pipit u “varros” nė vitin 1945, pėr tė mos u marrė kurrė mė, pavarėsisht ardhjes sė demokracisė. “Na morėn gjithēka. Pronat, dihej dhe e pranuam nga halli, por na morėn edhe shtėpinė, duke futur tė tjerė aty, ku gjatė luftės kishim strehuar me dhjetėra partizanė. I harruan tė gjitha bamirėsitė tona, kontributin e xhaxhallarėve tė mi dhe u kujtuan vetėm pėr faktin qė ishim familje bejlerėsh. Si kulakė qė na pėrcaktuan, na lanė vetėm njė barakė tė vjetėr ngjitur me shtėpinė e madhe, qė ishte pėrdorur gjithnjė pėr qymyr apo dhe bagėti. Pėr gjysmė shekulli kam jetuar aty me familjen, nė mes tė ftohtit, thuajse pa punė, duke duruar pėrbuzjen dhe urrejtjen, qė nuk e di se nga vinte. Kjo urrejtje shkoi deri aty, sa mė morėn edhe kostumin tim, se dyshekėt e jorganėt i kishin pėrlarė me kohė. Ėshtė e ēuditshme, por m’u kundėrvunė pikėrisht njerėzit me tė cilėt isha rritur, kisha bashkėpunuar nė luftė apo kishin ngrėnė bukė nė shtėpinė time”,- tregon plaku frashėrli. Sipas tij, edhe pse ishte ndėr tė rrallėt qė kishte studiuar, qė dinte gjuhė tė huaja, ndėrkohė qė Shqipėria vuante nga analfabetizmi dhe kėrkoheshin kuadro mėsuesish, ai asnjėherė nuk u pranua tė ishte pjesė e fushatės sė arsimit, pavarėsisht kėrkesave tė shumta. Jo vetėm kaq, por Pipi nuk u pranua pėr tė bėrė dhe punė tė zakonshme apo tė rėndomta. Me miqėsitė e mbetura, zinte tek-tuk ndonjė punė si bojaxhi, derisa talenti si projektues dhe nevoja pėr njė profesion tė tillė, arritėn t’i jepnin njė vend pune si dekorator nė fshatin Tėrshajė tė Tiranės. Dhe kėtė mundėsi, Pipi thotė se ia dhanė nga halli, se ishte shumė i aftė si projektues dyqanesh e maposh, dhe jo nga zemėrgjerėsia.

Pavarėsisht se, nga viti nė vit, i ishte harruar emri i vėrtetė dhe tė gjithė e njihnin si Pipi, gėzimi i njė pune tė sigurt nuk do t’i vazhdonte gjatė. Dikush ishte kujtuar se ai ishte Mehmet Frashėri… Ishte vetė nipi i Samiut nga vajza, i quajtur Eminereji. I lindur dhe rritur nė Turqi, ai ishte kujtuar pėr tė afėrmit e tij dhe kishte marrė vesh se trashėgimtari me gjak mashkulli ndodhej nė Tiranė. Eminereji, kishte bėrė kėrkesėn pėr vizitė nė Tiranė nė vitin 1974, me ē’rast do tė sillte eshtrat e dy xhaxhallarėve nė Shqipėri, Naimit dhe Abdylit, por jo tė Samiut, qė ishin refuzuar tė lėvizeshin nga shteti turk. Nė rivarrim ishin paraqitur shumė frashėrlinj “tė rremė”. I vėrteti ishte mėnjanuar, deri nė momentin qė Eminereji kishte kėmbėngulur pėr ta takuar, pasi tė nesėrmen do tė ikte urgjent. “Mė erdhi dikush kėtu nga lagjja dhe mė tha qė mė kėrkonin nė Komitetin Qendror. U frikėsova, se mezi kisha gjetur njė punė dhe mendova se kushedi, kėsaj here ēfarė mė pret. Mora njė shokun tim me mbiemėr Arbana, qė ishte me Sigurimin, vete dhe nisem pėr atje, ku mė thonė tė shkoja nė Hotel “Dajti” pėr tė takuar Eminerejin. Veprova si mė thanė. Eminereji mė priti shumė mirė dhe mė pyeste gjithė kohės pėr ēfarė kisha nevojė, si ia kaloja, a mė respektonte shteti, etj. Dhe unė, pėr ēdo gjė thosha “po”, “po”, pa treguar asgjė nga e vėrteta. I bindur se ishte ashtu siē i thosha unė, Eminereji u detyrua tė ikte shumė shpejt, pasi do tė nisej drejt Turqisė. Pas kėtij takimi, nisėn orėt e mia tė akthit. Sėrish nė Komitetin Qendror… Por, mė doli krejt ndryshe. E mbaj mend si sot. Ishte dhoma 3, nė katin e dytė. Aty mė priste njė burrė i ulur, me size dhe njė tjetėr mė kėmbė. U tregova kush isha dhe mė thanė qė tė ulesha. “Bravo tė qoftė! Je treguar burrė, nuk e prisnim!”. Shtanga, pastaj e kuptova qė ata e dinin tė gjithė bisedėn qė unė kisha zhvilluar me Eminerejin. Madje mė falėnderuan qė nuk i kisha treguar asgjė dhe pėr kėtė “shenjė besnikėrie ndaj partisė” siē e quajtėn ata tė Komitetit Qendror, mė pyetėn se ēfarė kisha dėshirė tė kėrkoja. Dhe unė kėrkova vetėm punė, pėr gruan dhe djemtė. Ē’tė doja mė shumė?!”,- rrėfen Pipi, pa harruar tė kthejė herė pas here gotėn e qelqtė me grapa.

Edhe sot, pas dekadash tė tėra, Pipi nuk do mė shumė. Pronat e shumta tė konfiskuara qė nė vitin 1945, as i ka kėrkuar fare. “E pse t’i kėrkoj?! Dihet qė pronat nuk do tė merren kurrė nė Shqipėri. Nuk ka, as ligj e as Maliq, qė tė ēojė tė zotin te toka e tij. Mbi pronat e mia janė ndėrtuar pallate politikanėsh, qė nga Kamza, Shqipėria e Mesme, e deri nė Pėrmet. Tė tjera mė janė zaptuar me forcė dhe e di qė ėshtė e kotė tė merrem me kėtė gjė. Ēfarė iku nuk kthehet mė, si puna e viteve tė mia. Nuk kam ndėrmend tė harxhoj pensionin e vogėl tė pleqėrisė pėr fotokopje letrash, duke qenė se shumė mirė me ato para blej ilaēet qė tė ma forcojnė zemrėn. Edhe fėmijėve tė mi, u kam thėnė qė mos tė vrapojnė pas letrash. Po e pėrsėris: Pronat nuk do tė merren kurrė nė Shqipėri”,- kėmbėngul trashėgimtari mė i madh i pronave nė Kadastėr, por i vetėm disa metrave katrorė nė pėrditshmėri. Ajo ēfarė i ka mbetur nga mbiemri i madh, janė vetėm kujtimet e hidhura pėr 50 vjet, shtėpia e rimarrė pas viteve ’90 dhe njė album fotografish…

 
 

 

http://www.balkanweb.com/gazetav4/
Zbulohen cmimet ne Kavaje e bregdet
 
01/12/2006 - 08:38
• 
ROZETA RAPUSHI

Pronarėt qė kanė njė tokė truall nė qendėr tė qytetit tė Kavajės, do tė jenė mė tė favorizuarit nė kompensimin e saj, pasi vlera pėr 1 m2 ėshtė 19.808 lekė. Ky ėshtė ēmimi tavan qė ekspertėt e Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronės kanė pėrcaktuar pėr tokėn truall nė qytetin e Kavajės, nė bazė tė tė cilit do tė kompensohen pronarėt pėr kėtė vit. Ndėrkohė qė sa mė shumė t’i largohesh qendrės, trualli vlen gjithnjė e mė pak, deri nė 13.621 lekė m2 qė ėshtė ēmimi minimal pėr vlerėn e tokės brenda vijave tė qytetit. Sipas hartės sė vlerės sė tokės nė Kavajė, njė kopje e siguruar edhe nga “Gazeta Shqiptare”, toka bujqėsore ėshtė vlerėsuar nė mėnyrė tė njėjtė nė tė gjithė qytetin, 1 m2 do tė kompensohet me 452 lekė. Mė pak tė vlerėsuara janė tokat nė komuna, ku ēmimi pėr 1 m2 truall arrin vlerėn 853 lekė, njė vlerė kjo minimale pėr pronarėt qė presin tė kompensohen nga fondi prej 3 milionė $ i buxhetit tė shtetit pėr kėtė vit. Tė favorizuar do tė jenė edhe pronarėt e tokave nė zonat turistike Golem, Spille dhe Karpen.
Komunat
Rrethi i Kavajės ėshtė ndarė nė dhjetė zona sipas komunave dhe bashkisė pėr kompensimin e pronarėve. Ēmimet mė tė larta pėr kompensim i pėrfitojnė pronarėt qė kanė toka troje brenda nė qytet, tė pasuar nga ato tė zonave turistike. Mė pas nė zona tė caktuara si Rrogozhinė, toka truall vlerėsohet me njė ēmim 3420 m2, ndėrsa ajo bujqėsore 190 lekė m2. Pronarėt qė kanė toka nė komunėn e Golemit kanė ēmime tė ndryshme pėr tokat troje edhe ato bujqėsore. Ēmimi mė i lartė i tokės truall ėshtė 3665 m2 dhe ai mė i ulėt 1718 m2. Ndėrsa toka bujqėsore varion nga 124-288 lekė pėr m2. Mė pas vjen komuna Helmes. Nė kėtė komunė toka truall vlerėsohet maksimalisht me 2274 lekė pėr m2 dhe minimalisht 1189 lekė pėr m2. Pėr sa i pėrket tokave bujqėsore, nė kėtė zonė vlerėsohen nga 112 lekė pėr m2 deri nė 244 lekė pėr m2. Nė kėtė komunė ekspertėt e Agjencisė kanė pėrcaktuar edhe ēmimet pėr kullotat. Ēmimi pėr to varion nga 55 lekė pėr m2, deri nė 100 lekė pėr m2. Nė mėnyrė tė detajuar nė tabelėn mė poshtė, ēmimet vijojnė edhe pėr komunat Lekaj, Gose, Synej dhe Luz nė rrethin e Kavajės ku ēmimet e tokave troje nuk e kalojnė tavanin prej 2800 lekėsh pėr m2 dhe 377 lekėsh pėr m2 nė rastin e tokave bujqėsore. Harta e ēmimit tė tokės ėshtė dorėzuar pėr miratim nė qeveri. Vetėm pas miratimit nė mbledhjen e ekzekutivit, ajo do t’u shpėrndahet pronarėve qė pretendojnė kompensim pėr kėtė vit.
Kompensimi
Pėr tė pėrfituar nga fondi prej 3 milionė $ i buxhetit tė shtetit pėr kėtė vit, pronarėt e Kavajės duhet tė regjistrohen pranė Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave dhe tė kenė njė dosje tė plotė me dokumentet pėr vėrtetimin e pronėsisė apo trashėgimisė. Por jo tė gjithė pronarėt qė u janė zėnė tokat do tė kenė mundėsi kompensimi. Nga paratė e shtetit do tė marrin vetėm ata qė deri mė sot nuk kanė marrė asnjė metėr tokė dhe nuk janė kompensuar ndonjėherė nė vlerė monetare. Sipas vendimit tė qeverisė tė marrė dy javė mė parė, pronarėt do tė mund tė kompensohen vetėm pėr 200 m2 tokė, pėr shkak tė lekėve tė pakta qė janė pėrcaktuar nė buxhet pėr ta. Pėrzgjedhja do tė bėhet sipas numrit tė dosjes nga 1 e nė vazhdim. Pėr Kavajėn kėtė vit janė pėrcaktuar 20% e fondit tė buxhetit tė shtetit, ndėrsa pjesa tjetėr, 80% do tė shpėrndahet nė kryeqytet ku ēmimet e tokės janė mė tė larta. Shpėrndarja e parave tė buxhetit pėr kompensim kėtė vit, pritet tė bėhet nė fund tė dhjetorit. Deri mė 8 dhjetor pronarėt do tė kenė mundėsi regjistrimi, mė pas do tė vlerėsohen dosjet dhe shpėrndahen lekėt sipas numrit tė tyre.

Golem, Karpen, Spille, ēmime tė larta

Me ēmime mė tė larta janė vlerėsuar trojet nė zonat turistike nė Kavajė. Ekspertėt e Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave kanė vlerėsuar trojet qė janė 500 m larg bregut tė detit nė Golem, Karpen edhe Spille me ēmime qė variojnė nga 5963 pėr m2 deri nė 16.665 lekė m2. Mė shtrenjtė janė vlerėsuar tokat turistike nė Golem. Nė mėnyrė tė detajuar pronarėt qė toka e zėnė e tė cilėve ėshtė 500 m larg bregut tė detit ėshtė vlerėsuar 16.655 lekė pėr m2. Ulja e ēmimit vjen mė pas nga largėsia ndaj bregut. Po nė zonėn e Golemit trojet qė janė 500-800 m larg bregut janė vlerėsuar me njė ēmim 12.947 lekė pėr m2. Ndėrsa pėr trojet qė janė mbi 800 m larg bregut tė detit janė vlerėsuar me 9292 lekė pėr m2. Tė tjera ēmime janė pėrcaktuar nė hartėn e vlerės sė tokės nė zonėn turistike Karpen. Pronarėt qė kanė troje nė kėto zona 500 m larg bregut tė detit do tė kompensohen me njė ēmim prej 13695 lekė pėr m2. Edhe nė kėtė zonė ėshtė ndjekur e njėjta procedurė nga ekspertėt. Ata kanė pėrcaktuar se pėr trojet e pronarėve qė janė nga 500-800 m larg bregut ēmimi i tyre do tė jetė 10.647 lekė pėr m2. Ndėrsa pėr ato mė larg se 800 m2 ēmimi pėr njė m2 ėshtė 7627 lekė. Pėrsa i pėrket trojeve nė zonėn turistike tė Spillesė, nėse ato janė 500 m larg bregut tė detit ēmimi i tokės ėshtė pėrcaktuar 10.733 lekė pėr m2. Pėr pronarėt qė kanė troje tė zėna 500-800 m larg bregut tė detit ēmimi i tokės ėshtė 8348 lekė pėr m2. Dhe mbi 800 m larg bregut tė detit, ēmimi ėshtė 5963 lekė pėr m2.
Harta
Harta e vlerės sė tokės pėr Tiranėn edhe Kavajėn pėrfundoi vetėm disa ditė mė parė nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave. Nė njė kohė kur ajo duhet tė ishte gati nė fillim tė kėtij viti. Duke qenė se vetėm pėr kėto dy qytete janė gati vlerat e tokės pėr ēdo zonė, atėherė kėtu do tė kufizohet edhe shpėrndarja e parave qė janė pėrcaktuar nė buxhetin e shtetit prej 3 milionė $ pėr kompensimin e pronarėve. Kryetarja e Agjencisė Justina Boriēi ėshtė shprehur kohė mė parė se njė hartė tė plotė tė vlerės sė tokės nė shkallė republike do tė mund tė hartohet vetėm vitin e ardhshėm. Nė kėtė mėnyrė, mundėsi pėr tu kompensuar do tė kenė edhe pronarėt e qyteteve tė tjera. Pėr vitin e ardhshėm qeveria ka parashikuar nė buxhetin e shtetit njė fond prej 5 milionė $ pėr kompensimin e pronarėve. Ndėrsa vjet nga fondi prej 2 milionė $ nė buxhetin e shtetit u kompensuan vetėm 28 pronarėt tė kryeqytetit. Kompensimi ashtu edhe si pėr kėtė vit u bė vetėm pėr 200 m2 nė njė numėr tė kufizuar pėr shkak tė ēmimeve tė larta tė tokės nė kryeqytet.
 
 
 
 
http://www.gazeta-shqip.com/ 

1 dhjetor 2006

Foli kundėr Janullatosit, kėrcėnohet prifti rebel

At Nikolla Marku: "Dhjetė telefonata anonime mė kėrcėnojnė me jetėn time dhe tė fėmijėve"

 

Ndodhi ajo qė nuk pritej rreth qėndrimeve publike tė priftit tė kishės sė Shėn Mėrisė nė lagjen "Kala" tė qytetit tė Elbasanit. Anonimėt nėpėr telefona kėrcėnojnė njeriun qė mori guximin tė akuzojė Kryepeshkopin e Shqipėrisė, Hirėsinė e Tij Anastas Janullatos, pėr uzurpimin e Kishės Ortodokse Autoqefale tė shqiptarėve nėpėrmjet emėrimit nė postet e larta tė shtetasve grekė. Njė ditė pas publikimit nė media tė deklaratave tė priftit At Nikolla Marku pėr shtrirjen e pavarėsisė sė kishės ortodokse nė gjithė Shqipėrinė, ai ėshtė kėrcėnuar nė telefonin e shtėpisė dhe me numra tė panjohur nė telefonin celular tė tij.

"Telefonatat kėrcėnuese kanė ardhur tė nesėrmen e asaj dite qė unė duke folur nė media kam kėrkuar qė kryepeshkopi Janullatos tė largohet nga Shqipėria", tregoi pėr "Shqip" At Nikolla Marku. Sipas tij, kanė qenė rreth dhjetė telefonata qė kanė kėrcėnuar jetėn e tij, tė familjes dhe tė banesės private ku jeton, nė lagjen "Kala" tė qytetit tė Elbasanit.

"Do tė tė hedhim shtėpinė nė erė!", "Do tė tė marrim peng fėmijėt!", "Do tė bėhemi kamikazė pėr tė shuar jetėn tėnde!", mėsohet se kanė qenė fjalitė kėrcėnuese qė i kanė thėnė telefonuesit anonimė At Nikolla Markut.

Prifti thotė se nuk ka mundur tė identifikojė telefonuesit qoftė nga telefoni i shtėpisė sė tij, qoftė edhe nga celulari. I pyetur nėse telefonuesit mund tė ishin misionarėt e kishave tė "Shėn Thanasit" , "Shėnkollit" apo "Shėn Johan Vladimirt" nė Elbasan, prifti i kishės sė "Shėn Mėrisė" nė lagjen "Kala" thotė se nuk mund ta pėrjashtojė kėtė mundėsi, por kurrsesi nuk mund tė vėrė gishtin se cili person apo prift i kėtyre kishave mund tė jetė autor i telefonatave kėrcėnuese.

"Si shumėkush nė Shqipėri, edhe unė nuk mund tė ndihem i sigurt, qoftė nė misionin qė kam, qoftė dhe si qytetar i kėtij shteti", ka shtuar At Nikolla Marku.

Prifti i kishės sė Shėn Mėrisė nė Elbasan ėshtė mėsuar tashmė me kėrcėnimet telefonike. Nė vitin 1999, kur ai vendosi tė nxjerrė kishėn e tij nga juridiksioni i Kishės Autoqefale tė Shqipėrisė, njė lumė telefonatash anonime i bėnė kėrcėnime nga mė tė ndryshmet. Qė nė atė kohė prifti u ka kėrkuar organeve qė po tė jetė nevoja edhe ta pėrgjojnė telefonin e tij, nė mėnyrė qė tė mbėrrijnė tek anonimėt qė e kėrcėnojnė.

Pėr kėtė arsye ai nuk ka marrė mundimin qė kėsaj radhe tė shkojė e tė bėjė denoncim nė polici pėr kėrcėnimet. "Telefoni im ėshtė depozituar qė para shumė kohėsh nė organet e policisė dhe nėse telefonatat kėrcėnuese do tė vazhdojnė, nuk do tė hezitoj tė denoncoj dhe tė kėrkoj mbrojtjen e jetės time dhe tė tėrė familjes nga shteti", tha At Nikolla Marku.

Ai pėrcakton si motiv tė kėrcėnimeve deklaratėn me shtatė pika tė nėnshkruar nga kėshilli i kishės me nė krye vetė At Markun, qė mes tė tjerash i ka kėrkuar parlamentit hartimin e njė ligji pėr administrimin dhe drejtimin e institucioneve fetare nė Shqipėri si dhe Presidentit tė Republikės qė tė largojė nga Shqipėria "skuadrėn e priftėrinjve grekė, me nė krye Anastas Janullatosin".

At Nikolla Marku ėshtė i vetmi prift ortodoks nė Shqipėri qė nuk pranon pushtetin e kryepeshkopit Janullatos. Pas debateve tė shumta, qė kishin nė thelb ruajtjen e karakterit shqiptar tė kishės ortodokse, nė vitin 1999 At Nikolla Marku inicioi shkėputjen zyrtare tė kishės sė tij nga autoriteti i Anastas Janullatosit.

Kisha e Shėn Mėrisė nė lagjen "Kala" tė Elbasanit funksionon qė nga ai vit si e pavarur me kėshillin e saj dhe me kryepeshkop Nikolla Markun. Statuti i kėsaj kishe ėshtė ai i hartuar nga Fan Stilian Noli nė fillim tė shekullit tė shkuar.

 

http://www.gazeta-shqip.com/
Ramiz Alia: Njė bust pėr Enverin nė Gjirokastėr
 
 
Ramiz Alia: Njė bust pėr Enverin nė Gjirokastėr

Pjesa e tretė dhe e fundit e intervistės ekskluzive me ish-Presidentin e Shqipėrisė

 

- vijon nga dy numrat e kaluar -

Nė tė njėjtėn kohė, nė gjithė Evropėn Juglindore filloi rėnia e sistemeve moniste dhe erdhi pluralizmi politik. Ju edhe nė atė kohė kundėrshtonit qė edhe nė Shqipėri duhet pasur pluralizėm politik. Besonit vėrtet se do tė vazhdonte Shqipėria tė ishte jashtė rrjedhave ndėrkombėtare?

Jo, nuk besoj qė do tė mbetej jashtė kėtyre rrjedhave. Nė vitin 1990, mė saktė nė gusht tė ‘90-ės, unė kam mbledhur intelektualėt dhe kam biseduar me ta. Midis tė tjerave, unė shtrova ēėshtjen e pluralizmit politik, por asnjė nga ata, dhe as Kadareja, nuk mė mbėshtetėn. I pari u ngrit Berisha dhe tha: "Unė mendoj qė s‘ėshtė koha e pluralizmit politik, neve duhet tė zhvillojmė pluralizmin e mendimit" dhe konkretisht propozoi: "Duhet qė ‘Zėri i Popullit‘ tė jetė organ i gjithė partisė, nė mėnyrė qė tė mund tė shkruajė populli lirisht mendimin e lirė".


Sikur ta lidhnim sėrish me Kadarenė, pasi ai nuk ju ka zėnė besė se e keni marrė seriozisht kėtė takim, mė tepėr e ka parė si njė matje e pulsit nga ju. Ai madje shkruan se ka pyetur njėrin nga ata qė kanė marrė pjesė "a do tė dalim gjallė nga kėtu?".

Unė gjithnjė flas pėr atė qė ka ndodhur, atė qė kam thėnė. Se ēka mendojnė tė tjerėt, nuk mė takon mua. Kadare mendon ashtu, por tė tjerėt qė kanė qenė aty nuk janė shprehur nė atė mėnyrė.


Megjithatė, nuk ndodhėn ndryshimet. Vetėm kur filloi lėvizja studentore e dhjetorit, vetėm atėherė pranuat pluralizėm partiak.

Siē e thashė mė lart, nė mbledhjen me intelektualėt unė kėrkova mendimin e tyre pėr pluralizmin politik. Sali Berisha u prononcua si mė lart, ndėrsa Kadareja nuk foli fare. I thashė: "Fol edhe ti, si mendon pėr kėtė ēėshtje"? Ai u pėrgjigj: "Kėto janė ēėshtje juridike, tė cilat unė s‘i njoh". Unė i thashė: "Nėse ka njeri qė i di mirė kėto ēėshtje, ai je ti. Por nėse nuk do tė flasėsh, mos fol". Dhe ai nuk foli. Kėshtu qėndron ēėshtja. Kur situata ndryshoi dhe u bė e qartė se pluralizmi politik ishte i pashmangshėm, unė vetė i propozova Komitetit Qendror qė tė merrej vendimi pėr shpalljen e pluralizmit politik.


Po ky vendimi i pluralizmit politik ishte i vėshtirė pėr ju?

Tashmė, pas ngjarjeve qė ndodhėn nė Evropėn Lindore dhe situatės nė vend qė kishte ndryshuar, kushtet pėr tė kaluar nė pluralizėm ishin pjekur. Lėvizja e studentėve ishte impulsi qė e pėrshpejtoi procesin. Ėshtė e qartė se ai ndryshim qė ndodhi nė Evropėn Lindore, ku sistemi socialist u zėvendėsua nga pluralizmi politik, nga ekonomia e tregut etj., patjetėr do tė vinte nė Shqipėri. Pikėrisht pėr kėtė arsye unė propozova nė Komitetin Qendror tė Partisė tė miratohej vendimi pėr vendosjen e pluralizmit partiak, siē edhe u miratua. Mė datėn 11 nėntor 1990 u mblodh KQ i Partisė dhe mori vendimin. Qė atė ditė kėtė vendim tė KQ-sė unė ua kam shpallur studentėve, sepse kisha lėnė atė natė takim me ta. Unė nuk doja tė shkoja nė mbledhje me duar bosh, sepse e dija qė ky ishte njė problem qė i shqetėsonte edhe ata. Dhe nė Pallatin e Delegatėve me studentėt biseduam shtruar pėr shumė ēėshtje. Ata shtruan mjaft pyetje dhe unė u jam pėrgjigjur hapur tė gjitha ēėshtjeve qė shtruan. Tėrė biseda ime me studentėt ėshtė transmetuar nė sheshin ku demonstronin studentėt dhe ku ishin tė pranishėm tė gjithė. Shpallja e pluripartitizmit ishte pra njė veprim i domosdoshėm qė do t`i hapte rrugėn zhvillimit tė shoqėrisė nė kushtet e reja. Unė mendoj qė ai ishte njė hap qė duhej marrė.


Megjithatė, vetėm pak kohė mė herėt e kishit kundėrshtuar ashpėr. Nė Plenumin e Tetė tė Komitetit Qendror tė PPSH nė vitin 1989 keni bėrė thirrje pėr ngritje tė vigjilencės kundėr asaj qė e keni quajtur revizionizėm dhe rivendosjes sė kapitalizmit nė Shqipėri. Keni thėnė: "Ne nuk kemi bėrė asnjėherė dhe nuk bėjmė as ‘hapje‘, as ‘mbyllje‘, as ‘ndryshime‘ nėn ndikimin e ndokujt... Nė disa drejtime kurrė dhe nė asnjė rrethanė nuk do tė lėvizim. Kurrė nuk do tė lejojmė dobėsimin e pronės sė pėrbashkėt socialiste, siē nuk do lėmė t‘i hapen shtigje kthimit tė pronave private e shfrytėzimit kapitalist; kurrė nuk do tė lejojmė dobėsimin e pushtetit popullor, tė diktaturės sė proletariatit, siē nuk e kemi ndarė dhe nuk do tė ndajmė pushtetin nė asnjė forcė antipopullore; kurrė nuk do tė heqim dorė e nuk do tė lejojmė dobėsimin e rolit udhėheqės tė partisė sonė marksiste-leniniste pėr hir tė sė ashtuquajturit pluralizėm qė na servir borgjezia". U treguat shkurtpamės, tė gjitha kėto ndodhėn?

Po, pak kohė mė parė e kishim kundėrshtuar, sepse jo vetėm unė dhe gjithė udhėheqja e partisė, por siē e thashė, edhe intelektualėt me tė cilėt u kėshillova gjatė takimit tė muajit gusht 1990 ishin tė bindur, bile dhanė edhe argumente, se "vendi ynė nuk ėshtė i pėrgatitur nga ana e kulturės politike pėr pluralizmin". Qė nga koha e vendosjes sė pluralizmit demokratik kanė kaluar gati 17 vjet. A thua tashmė ka nė vendin tonė demokraci tė vėrtetė? A ka kulturė demokratike, sidomos nė marrėdhėniet midis partive tė ndryshme? Dyshoj...


A ishte koha e duhur pėr t`u marrė ky vendim?

Koha pėr pluralizmin kishte ardhur. Sepse nuk mund tė bėheshin ndryshimet politike, ekonomike e shoqėrore, kalimi nga sistemi monopartiak dhe ekonomia shtetėrore dhe e kolektivizuar, nė sistemin e pluralizmit demokratik dhe tė ekonomisė sė tregut pa pranuar ekzistencėn e shumė partive. Pra, derisa po kalohej nga njė sistem nė njė sistem tjetėr, ishte e domosdoshme tė zhvillohej shoqėria jo sipas mendimit unik tė njė partie-shtet, por tė mendimit pluralist. A ishte i pėrgatitur opinioni publik pyesni ju? Kur shoh se si zihen deputetėt nė parlamentin shqiptar apo artikullshkruesit nė shtypin shqiptar, mendoj se ende jemi larg nivelit qė kėrkon demokracia e vėrtetė.


Bazuar nė kėto qė thoni, mund t‘i bierė qė shqiptarėt janė mė tepėr pėr diktaturė. Ju pėrmendėt edhe diskutimet, atėherė duhet dėgjuar edhe zėri i opinionit, apo jo?

Jo nuk ėshtė fjala pėr kthim nė diktaturė. Mendimi im ėshtė se duhet tė mėsohen njerėzit, sidomos pushtetarėt, qė tė dėgjojnė me durim dy edhe tri zėra, bile edhe mė shumė, t‘i dėgjojnė me durim. Mendoj se nė diskutime, edhe kur ka mosmarrėveshje, duhet tė sundojė qetėsia, fryma e marrėdhėnieve korrekte. Pra, sipas mendimit tim, nevojitet mė shumė kulturė politike dhe respekt pėr mendimin e tjetrit. Nė politikė, nė mėnyrė absolute, meqenėse flasim pėr demokraci, pėr pluralizėm, nuk duhet pėrjashtuar mendimi i tjetrit. Nė tė kundėrtėn duhet respektuar edhe mendimi i tjetrit. Ky ėshtė edhe thelbi i demokracisė.


Nė anėn tjetėr ne pėrmendėm edhe kohėn e komunizmit, kur mendimi i tjetrit ėshtė sanksionuar edhe me vdekje. Ėshtė e kundėrta pra.

Atėherė kishim tė bėnim me njė sistem monopartiak. Tani po flasim pėr njė sistem pluripartiak. Janė dy koncepte. Tani thashė se sistemi pluripartiak kėrkon kulturė dhe respekt pėr tė tjerė. Kjo pėrbėn thelbin e demokracisė. Unė nuk e pėrjashtoj, bile jam i mendimit se edhe atėherė, nė kohėn e monopartitizmit, ishte i domosdoshėm respekti pėr njerėzit, pėr bashkėbiseduesit...


Pse u pritėn demonstratat e studentėve pėr t`u vendosur sistemi pluropartiak? Nganjėherė mendohet qė edhe ju keni dashur tė keni njė pėrkrahje, duke u pėrballur me konservatorėt e partisė, por pėr kėtė keni hezituar. Madje mbahen mend edhe demonstruesit nė Shkodėr dhe nė Kavajė nė pranverė tė vitit ‘90, kur rrėzonin bustin e Stalinit dhe brohorisnin emrin tuaj, duke ju parė si mė liberal. Si e shpjegoni ju?

Unė nuk i bėj dot kėto lidhje siē i bėni ju. Unė thashė mė parė, dhe po e pėrsėris, se ēdo gjė piqet nė kohėn e vet. Te ne nė Shqipėri ishin disa rrethana shoqėrore-politike, tė cilat u poqėn gradualisht dhe si pėrfundim sollėn ndryshimet qė ndodhėn. Unė i gėzohem faktit qė ky transformim, kalimi nga njė sistem nė tjetrin, nuk u bė me gjak, nuk u bė me dhunė, nė kuptimin qė tė vriteshin qindra e qindra njerėz. Sepse nė atė kohė nuk ishte njė gjė e ēuditshme, qė njė krah i nisur nga bindjet ideologjike, nga konceptet e partisė, tė komunizmit, dhe njė krah i frymėzuar nga antikomunizmi tė shkonin deri nė njė pėrplasje tė madhe me armė, dhe si pasojė do tė vriteshin qindra e qindra njerėz.


Ėshtė diskutuar nė rrethin tuaj dhe ėshtė vendosur qė tė mos pėrdoret dhunė ndaj protestuesve?

Jo, nuk ėshtė diskutuar a tė pėrdoret a mos tė pėrdoret dhuna. Koncepti ynė ka qenė: nuk duhet tė pėrdoret dhuna definitivisht. Rreziqet qė tė ndodhte dhunė kanė qenė nė fillim kur u bėnė demonstratat e studentėve. Aty mund tė goditeshin studentėt, dhe kjo do tė ishte njė katastrofė, por asgjė nuk ndodhi, sepse forcat e policisė u pėrmbajtėn. Por mė e madhja mund tė ndodhte nė ditėn kur u rrėzua monumenti i Enver Hoxhės, ku gjakrat mund tė ndizeshin mė lehtė. Kishin njė simbolikė pėrpara. Nė atė kohė mė njoftuan se studentėt po pėrpiqeshin ta hiqnin monumentin e Enverit. Mė pyetėn "ē‘tė bėnin" dhe unė u thashė qė duhet ta zbatojnė ligjin. Por ligji thotė tė kapet organizatori. M‘u pėrgjigjėn se kjo ėshtė e vėshtirė, dhe "mund tė qėllojmė tė tjerėt, por kjo do tė jetė kasaphanė". I thashė: "Jo, kasaphana nuk na duhet. Nė qoftė se nuk je nė gjendje tė ndalėsh organizatorin, kasaphana nuk na duhet". Dhe policia u tėrhoq pa bėrė gjė, sepse kasaphana nuk na duhej. Ky ishte krejt motivi im nė atė kohė. Por me kėtė motiv ishin dakord edhe tė gjithė shokėt e tjerė. Asnjė nga shokėt e udhėheqjes sė asaj kohe nuk kanė qenė dakord qė tė derdhej gjak, qė tė qėllohej mbi njerėzit, qė tė mbrojtur me gjak monumenti i Enver Hoxhės.


A keni diskutuar nė kėtė kohė me Nexhmije Hoxhėn, tė venė e Enverit?

Me Nexhmijen kam qenė nė kontakt. Edhe nė atė kohė kur ėshtė rrėzuar monumenti ajo nuk ka qenė pėr t`u derdhur gjak, pėr t`u mbrojtur monumenti i Enverit. Kuptohet vetvetiu, pėr tė ka qenė njė dhimbje shumė mė e madhe, sa e asnjė tjetri.


A keni pasur kontakte derisa keni qenė nė krye tė shtetit shqiptar me Nexhmije Hoxhėn? A ka pasur ajo ndonjė pushtet mbi ju?

Kam pasur, bile shumė, dhe jo vetėm pse ishte e veja e Enver Hoxhės. Ajo ishte edhe anėtare e Komitetit Qendror tė Partisė, ishte me njė nivel tė lartė politik dhe me pėrgatitje tė lartė kulturore. Prandaj tė bisedoja dhe kėshillohesha me tė e quaja tė dobishme. Pėrfitova nga ajo, siē pėrfitoi Nexhmija dhe shumė tė tjerė nga kontaktet me mua. Ne ishim shokė, secili kishte njė detyrė tė caktuar nė organet udhėheqėse tė partisė, dhe nuk bėhet fjalė pėr "pushtet" mbi njėri-tjetrin.


Tashti njė pyetje e drejtpėrdrejtė. Ju a mund tė besonit se do tė mund tė qėndronte busti i Enver Hoxhės dhe do tė vazhdonte tė ishte edhe nė kėtė kohė nė qendėr tė Tiranės?

Po tė flasim pėr ditėt e sotme, padyshim jo. Ishte e vėshtirė tė qėndronte, ashtu siē ishte e vėshtirė tė qėndronte monumenti i Stalinit, apo edhe ai i Leninit. Monumenti i Enverit mund tė qėndronte, por jo aty. Nė njė vend tjetėr edhe mund tė qėndronte.


Por, a vlerėsoni se e meriton qė nė Tiranė tė jetė njė bust i tij?

Nė atė kohė doemos e meritonte, kur tė gjithė ne kishim njė mendim pėr socializmin, pėr Partinė e Punės qė kishte themeluar Enver Hoxha.


Vlerėsoni se duhet ta kishte bustin?

Sot, pas pluralizmit mendoj se do tė ishte e vėshtirė tė vendosej njė monument si ai qė ishte nė qendėr tė Tiranės. Por njė bust i Enverit, nė njė pikė tjetėr tė qytetit, mund dhe duhet tė ekzistojė. Po ėshtė e padiskutueshme qė Enveri mund tė kishte vend plotėsisht nė Gjirokastrėn e tij. Dhe e quaj tė gabuar qė ėshtė hequr monumenti nga Gjirokastra. Njė personalitet i tillė, Komandant i partizanėve qė ēliruan Shqipėrinė nga pushtuesit fashistė dhe e inkuadroi vendin tonė nė Aleancėn Antifashiste Botėrore, njė udhėheqės qė pėr 50 vjet vuri nė shėrbim tė atdheut gjithė dijet e aftėsitė e tij, i bėn nder jo vetėm Gjirokastrės, por tėrė Shqipėrisė.

FUND


RADIO FREE EUROPE/RADIO LIBERTY, PRAGUE, CZECH REPUBLIC
___________________________________________________________
RFE/RL NEWSLINE Vol. 10, No. 220, Part II, 30 November 2006

 
NATO TELLS ALBANIA, CROATIA, AND MACEDONIA THAT DOOR TO FULL
MEMBERSHIP OPEN IN 2008.
NATO leaders also said on November 29 that
Albania, Croatia, and Macedonia could receive invitations to join the
alliance in 2008 if they meet membership criteria by that time,
Makfax reported the same day. "We commend their increasing
contributions to international peacekeeping and security operations,
as well as their common efforts to advance regional cooperation," the
declaration by NATO heads of state issued at the close of the Riga
summit said. "At our next summit in 2008, the alliance intends to
extend further invitations to those countries that meet NATO's
performance-based standards and are able to contribute to
Euro-Atlantic security and stability," the statement continued. BW

 

 

RADIO FREE EUROPE/RADIO LIBERTY, PRAGUE, CZECH REPUBLIC
___________________________________________________________
RFE/RL NEWSLINE Vol. 10, No. 219, Part II, 29 November 2006
 
ETHNIC ALBANIANS IN SOUTHERN SERBIA REPLACE FLAGS ON MUNICIPAL
BUILDINGS.
Ethnic Albanians in Presevo removed the Serbian flag from
municipal buildings and replaced them with three Albanian flags on
November 28, B92 reported the same day. This effort to mark the
Albanian national holiday Flag Day went ahead despite protests from
Serbian officials (see RFE/RL Newsline," November 28, 2006).
Approximately 2,000 people, mostly high-school and elementary-school
students, participated in the ceremony. Presevo municipal head Ragmi
Mustafa said the display of Albanian flags should "not be viewed as
an incident," adding that "Albanians in Serbia have the right to
their own symbols." In Bujanovac, ethnic Albanians placed the
Albanian flag alongside the Serbian on the city's municipal building.
In socialist Yugoslavia, the Albanian flag was used by Kosova and by
members of the ethnic Albanian population throughout Yugoslavia. Flag
Day is marked by ethnic Albanians throughout the world. BW
 
 
RADIO FREE EUROPE/RADIO LIBERTY, PRAGUE, CZECH REPUBLIC
___________________________________________________________
RFE/RL NEWSLINE Vol. 10, No. 218, Part II, 28 November 2006
 
ETHNIC ALBANIANS TO DEFY SERBIAN AUTHORITIES AND CELEBRATE HOLIDAY.
Ethnic Albanians in southern Serbia said on November 27 that they
plan to mark the Albanian holiday Flag Day in defiance of the Serbian
government, B92 and Beta reported the same day. Flag Day, an
important Albanian national holiday, is celebrated on November 28.
Serbian Human and Ethnic Rights Service Director Petar Ladjevic said
the ethnic Albanian minority has no right to mark national holidays
or to display national insignia as they have not formed a national
council. Rasim Ljajic, chairman of the Southern Serbia Coordinating
Council, urged the authorities to react calmly. "The law provides for
minorities [the] right to use their own symbols, however [they may]
not [be] identical to the official symbols of another state," he
said. "Unfortunately, in this country, laws are one thing, and
reality another." BW
 
 
 
RADIO FREE EUROPE/RADIO LIBERTY, PRAGUE, CZECH REPUBLIC
___________________________________________________________
RFE/RL NEWSLINE Vol. 10, No. 217, Part II, 27 November 2006
 
ROMANIAN AMBASSADOR TO SERBIA OPPOSES KOSOVA INDEPENDENCE. Romanian
Ambassador to Serbia Ion Macovei said on November 26 that Kosova's
independence would destabilize the region, B92 and Beta reported the
same day. "Romania favors broad autonomy for Kosovo, agreed on
through a direct dialogue of Pristina and Belgrade," Macovei said.
"In case of an unprecedented decision to grant Kosovo independence,
other separatist regions throughout Europe would see this as
encouragement to continue with their demands." Macovei said he
recently relayed his position to NATO Secretary-General Jaap de
Hoop-Scheffer. BW