_______________________________________________________________________

Service de Presse

de la Maison Royale d'Albanie


_______________________________________________________________________


Paris, France, le 7 juillet 2006

Le bureau de la famille royale d'Albanie ą Paris, exprime sa grande tristesse ą l'occasion du décčs de Pjėter Arbnori, qui, tout au long de sa vie, a lutté contre le régime communiste et en faveur des personnes persécutées comme lui.

C'est un ami, qui nous avait toujours accueillis avec la plus grande gentillesse, que nous avons perdu aujourd'hui. Authentique démocrate, il avait en 2002 rendu un vibrant hommage ą feue S.M. la Reine mčre Géraldine lors de ses obsčques, exprimant le respect, l'amour et la reconnaissance que le peuple vouait ą cette personnalité hors du commun.

Nous présentons ą sa famille, au gouvernement albanais et au Parti Démocrate d'Albanie, nos condoléances les plus sincčres. En rendant hommage ą sa mémoire, nous prions pour qu'il repose en paix auprčs du Seigneur.

SKENDER ZOGU
Porte-parole de la famille Royale

Cmdt. HYLLE SPAHIJA
A.D.C de Sa Majesté Leka I Roi des Albanais

PATRICE NAJBOR
Conseiller du Bureau de Paris

 Fax  : 01 42 07 57 34

_______________________________________________________________________

albania.institute@online.fr
http://albania.dyndns.org/

_______________________________________________________________________

 

 

Ngushullim i PLL per z.Arbnori 09/07/2007
Partia “Lėvizja e Legalitetit” ndjen pikėllim tė thellė dhe shpreh ngushėllimet mė tė sinqerta pėr ndarjen nga kjo jetė tė z.Pjetėr Arbnori.
Respekti dhe kujtimi ndaj jetės dhe veprės sė kėtij Burri Shteti, kryetar i Kuvendit tė Shqipėrisė, deputet i pesė legjislaturave, kundėrshtar i vendosur i diktaturės komuniste dhe i burgosur politik, shkrimtar i njohur dhe mik i nderuar i Partisė “Lėvizja e Legalitetit”, qytetar  dhe familjar shembullor, do tė jenė pėrjetshėm nė shpirtin e ēdo legalisti.
Partia “Lėvizja e Legalitetit” merr pjesė nė dhimbjen e madhe tė familjes Arbnori dhe Partisė Demokratike pėr humbjen e njeriut tė dashur dhe aktivistit tė palodhur.
Me kėtė rast, Kryetari i Partisė “Lėvizja e Legalitetit” z.Ekrem Spahiu, sė bashku me Sekretarin e Pėrgjithshėm z.Artan Tujani dhe Kryetarin e Degės sė PLL Tiranė z.Novruz Ndregjoni, zhvilluan homazhe pranė arkivolit me trupin e pajetė tė z.Arbnori.

 

   

 

E Enjte, 13 Korrik 2006 Koha Jone

PJETER ARBNORI DO TE MBETET GJITHNJE EDHE SI SHKRIMTAR

"Kur dynden vikinget","Mugujt e mesjetes". "Bukuroshja nen hije", "E bardha dhe e zeza", "E panjohura", "Vdekja e Gebelsit", "Vorbulla", "Brajtoni, nje vetetime e larget", "Nga jeta ne burgjet komuniste", "Lufta per te mbetur njeri"... keto jane disa nga titujt e veprave letrare dhe publicistike, te shkruara nga personaliteti i madh, Pjeter Arbnori, ne qelite e erreta te burgjeve gjate periudhes se diktatures se tmerrshme komuniste. Ja perse ai do te mbetet edhe si shkrimtar, madje i shquar dhe origjinal.

Ne faqet e shtypit te perditshem, gjate ketyre viteve te fundit, kam shkruar per dy nga veprat e tij te siperpermendura per romanin "Vorbulla" dhe per librin publicistik "10300 ditet e netet ne burgjet komuniste". Ne shkrimin e sotem do te ndalem ne disa mbresa vetjake nga njohja, se pari me vepren e Arbnorit, pastaj edhe me ate vete.

Kisha lexuar, se pari, romanin me teme historike "Mugujt e mesjetes" dhe novelen "Bukuroshja ne hije". Ne vepren e pare me habiste fakti se si ishte e mundur qe me gjithe jeten e tmerrshme qe kishte kaluar neper burgje, ai kishte arritur te jepte hollesi historike te veshura ne nje trill artistik per t'u pasur zili.

Ne te dyten, ēuditesha kur mendoja se ku e kishte gjetur ate doze humori qe te pershkruante nje ngjarje gazmore ne plazhin e Durresit, te mpleksur me nje aventure te kendshme dashurie. Dy pole te kunderta.

Dha ja, i nisur edhe nga titulli "Vdekja e Gebelsit", vite me pare, mora dhe lexova me shprese se do te gjeja hollesi nga jeta dhe vdekja e dores se djathte te Hitlerit. Por nuk ishte keshtu. Personazhi kryesor i kesaj novele nuk ishte shefi i propagandes naziste, por nje qenush, te cilin nje grup te denuarish e fusin fsheshtazi ne nje kamp perqendrimi dhe po fshehtazi e rrisin dhe e bejne shokun e tyre me te dashur.

Dhe kur kete qen, tashme te rritur, me se fundi, oficeret e kampit e zbulojne e pastaj, kur ai u shkakton zullume, e debojne, eshte qeni, i quajtur per ironi te fatit Gebels, qe kthehet tek te burgosurit, tek ata qe kane rritur, se nuk mund ta kuptoje jeten pa ta dhe me se fundi vritet ne menyre barbare nga keta oficere xhelate.

Me mrekulloi gjetja origjinale e kesaj novele qe na kujton ngjarjet e filmit "La vita e bella" e regjisorit dhe aktorit te madh italian, Roberto Benjini ,me te vetmin ndryshim se ne vend te nje femije, ne novele kemi nje qen.
Kam lexuar disa vepra nga letersia boterore me teme nga kampet e perqendrimi, por, them te drejten, asnje qe te kete personazh kryesor nje kafshe.
Jo vetem kaq.

Ne pergjithesi, vepra te tilla pershkohen nga tragjedi te thella njerezore. Kurse ne novelen e Arbnorit dramat nderthuren nga nje humor i mprehte dhe artistikisht mjaft i gjetur.
Bindja ime ishte se novela perbente shtatin e nje romani dhe kishte nevoje qe te riorganizohej edhe me mire artistikisht, te cilat i shkonin plotesisht per shtat aftesive te tij. Pata deshire qe ta takoja vete Arbnorin dhe t'i sugjeroja fakte interesante qe kisha degjuar nga goja e disa te burgosurve te cilet gjate viteve te denimit ne burgje a kampe perqendrimi kishin shoke zogj, mace dhe madje edhe minj, ashtu siē kam pare edhe ne nje film amerikan.
Mirepo nuk di se perse hoqa dore.

Arsyeja kryesore ishte se qysh nga mitingjet e para antikomuniste te zhvilluara ne Shkoder e pastaj ne Tirane, e deri ne zgjedhjet e marsit te vitit 1992, kur me shembjen e regjimit komunist ai u be jo vetem simbol i rralle i demokracise, por edhe kryetar i Parlametit te pare paskomunist, une nuk kisha pasur mundesi ta takoj qofte edhe nje here.

Edhe kur m'u dha rasti te njihesha me te e te flisja ne prani te disa shokeve te tjere, nuk m'u duk e arsyeshme qe duke biseduar per veprat e tij letrare qe kisha lexuar, te ndalesha te "Vdekja e Gebelsit" dhe te beja verejtje.

Sidoqofte, bere gabim. Them keshtu se Pjeter Arbnori ishte, ashtu siē me kishin thene, njeri i bute, shume i thjeshte, shume i muhabetit. Per me teper, gjate kesaj bisede me permendi se kishte lexuar ne burg disa libra te mi, nder te cilet vleresoi romanin "Atentat ne Paris", ashtu siē me tha me shaka se nje roman tjeter, "Nen harqet e zjarrta", ku pershkruaja se si nje intelektual qe ben gabime, dergohet te edukohet ne gjirin e klases punetore, ishte skematik, siē e kishte vene ne dukje edhe kritika letrare dhe siē e kisha pohuar edhe une ne faqet e nje artikulli te botuar ne fillim te vitit 1991 ne faqet e gazetes "Drita".

Ndoshta ketu ishte rasti t'i sugjeroja qe ta merrte edhe nje here ne dore "Vdekjen e Gebelsit" dhe t'i jepte trajten e nje romani disaplanesh. Mirepo, perseri nuk e pashe te arsyeshme.
Ne fillim te vitit 1999 u largova per ne Amerike dhe, doemos, e mbylla kete kapitull. Por librin ne fjale e mora me vete. Madje, e lexova dhe e rilexova. Dalengadale, ato ide e sugjerime qe kisha ndermend t'ia shprehja Pjeter Arbnorit, nisen te me zienin ne koke e, madje, te merrnin trajta edhe me te plota.

Atebote, vendosa te beja nje diēka tjeter: duke pasur, siē thashe me siper, edhe pershtypje te tjera nga te njohur qe kishin kaluar nje jete te tere ne burgje, vendosa ta shkruaja vete ate roman me gjykimet qe doja t'ia sugjeroja Pjeter Arbnorit qe ta shkruante ai vete.

Lindi keshtu nje proze me 150 faqe, te cilen e shkrova me shume endje dhe pasion. Dhe vendosa t'i beja atij nje te papritur qe do te deshiroja te ishte e kendshme, duke filluar nga titulli i ri ne mbulese: Pjeter Abnori, Skifter Kelliēi, "Nje qen ne kampin e perqendrimit", roman komiko tragjik.

E verteta eshte se romani qe shkrova ishte krejt ndryshe nga novela, jo vetem nga raporti i numrit te faqeve, por edhe nga shtjellimi i ngjarjeve krejt te reja. Por fakti themeltar nje qen qe rritet fshehurazi nga disa te denuar ne nje kamp perqendrimi, ose.. riedukimi, siē kerkonin t'i quanin xhelatet enveriste, ishte marre nga novela e Arbnorit. Kjo nuk mund te mohohej e as nuk kisha ndermend te mohoja.

Me fjale te tjera, nuk bera ate qe bene dy autore te cilet, pasi moren ēfare deshen nga romani im "Atentat ne Paris", ndertuan se pari nje drame mbi motivet e ketij romani e pastaj e shnderruan ate ne... origjinale. Por nuk dua te zgjatem me kete fakt te shemtuar, per te cilin kam shkruar gjeresisht ne shtyp, ndaj kisha vene emrin e Pjeter Arbnorit ne mbulesen e doreshkrimit si bashkautor. Me nje mikun tim ia nisa per ne Tirane, duke e percjelle edhe me nje leter sqaruese.

Kjo ndodhi ne vjeshte te vitit 2003.
Nje vit me pas u ktheva ne Shqiqeri dhe gjeja e pare qe bera, ishte te takoja Pjeter Arbnorin. Pasi i telefonova, lame takim ne nje kafe prane Bankes Amerikane, ne ish Bllokun e Udheheqesve komuniste.
Pergezime, me tha me ngrohtesi, keni shkruar nje roman te bukur.
Merita ju takon juve, ia ktheva, ndaj edhe do te isha i lumtur qe libri te botohej me firmat tona, sepse zanafilla e subjektit i takon noveles suaj.

Ai buzeqeshi.
Kjo eshte e vertete, por gjithēka tjeter ne roman eshte menduar e shkruar nga ju, me linja, ngjarje, personazhe te reja, te cilat une nuk i kam menduar kurre.
Prandaj, edhe nje here, pergezime, me tha.

Mbeta i habitur.
Mbase ju kujtohet, zuri te fliste serishmi Pjeter Arbnori, qe Zhyl Verni e shkroi romanin "Matias Shandorf", i frymezuar nga romani "Konti i Montekristos". Madje, para se ta ēonte ne shtyp, i dergoi nje leter Aleksander Dymait, ku i kerkonte leje nese mund ta botonte kete roman, sepse Matias Shandorfi, personazhi i romanit te tij, nuk ishte veēse nje Edmond Dantes, qe arrestohej me nje intrige si ai, arrinte te arratisej nga burgu te gjente nje pasuri perrallore si Endond Dantesi dhe te hakmerrej po si ai kunder atyre qe i shkaktuan kete menxyre.

Dhe Dymai i famshem jo vetem qe e lejoi, por u gezua qe nje shkrimtar i ri frymezohej nga romani tij. Edhe une, ndonese nuk jam Dymai, gezohem shume qe ju keni gjetur frymezim te nje veper imja.
Kisha lexuar per kete ngjarje, e, megjithese ngula kembe, Pjeter Arbnori me fisnikerine qe e karakterizonte, shtoi:
Pastaj ju keni nje stil tjeter te shkruari, nje menyre tjeter te rrefyeri. Une jam me i shtruar dhe deshiroj te mbetem ky qe jam...
Ē'eshte e verteta ne kete drejtim ai kishte disi te drejte, por duhet te theksoj se tregohej modest. Nga sa kam lexuar nga veprat e tij, qe permenda me lart, dhe qe do t'i ve ne dukje, Arbnori shquhet per nje stil te tijin te veēante, per dialogun e shkathet dhe teper te natyrshem, per thurjen e ngjarjeve dhe subjekteve teper jetesore, shpesh here ne nje humor shume te holle, qe te ben te qeshesh.

Te uroj per kete veper e pres qe ta shoh te botuar, me tha ai pastaj.
Por qe nga ajo dite maji e viti 2004 e deri tani une nuk e dergova kete roman per botim, ndonese disa miq te mi qe e lexuan, me shprehen po ato qe me kishte shprehur Pjeter Arbnori. Romani im kishte te perbashket vetem disa pika afrimi me novelen e tij dhe me nje parathenie shpjeguese mund te botohej fare mire.

Megjithate, une nuk guxova ta bej kete. E lashe romanin tim menjane, me shprese se nje dite, sado e larget qofte, do ta takoja serishmi Pjeter Arbnorin dhe do ta bindja qe kete roman ta botonim me dy firmat tona. Mirepo vdekja e tij e papritur, e cila me tronditi, si ēdo qytetar tjeter shqiptar, me hoqi tani ēdo shprese.

Nderkohe qe u ktheva perseri ne SHBA, lexova librat e rinj qe kishte botuar dhe qe m'i kishte dhuruar me autografin e tij. Nder ta edhe romanin "Shtepia e mbetur pergjysem".
E them me ngurrim se ky roman, ndonese per femije, qe i drejtohet edhe lexuesit te rritur, ashtu siē e thote edhe vete autori ne hyrje te tij, eshte nder veprat e tij me te arrira dhe qe, per mendimin tim, duhet te zere vend te veēante ne letersine per femije. Eshte nje veper me karakter vetejeteshkrimor, ashtu siē ndodh jo rralle ne letersine shqipe dhe boterore, aq me teper qe eshte shkruar ne veten e pare.

Ajo te kujton ne disa drejtime romanin "Oliver Tuist" te Dikensit dhe "Femijeria" te Maksim Gorkit, veēse me ngjarje te Luftes se Dyte Boterore, te vendosura ne Shkoder, qyteti i lindjes se autorit. Nga kjo pikepamje te kujton edhe romanin e magjishem "Kronike ne gur" te Kadarese sone te madh.

E lexova me kureshtje te madhe kete roman, sepse ne faqet e tij, diku aty, kujtova edhe disa copeza nga jeta ime qe kam kaluar, me mure te larta prej guri, te rrethuara me kopshtije, bujaria e shkodraneve edhe ne kushtet e varferise, pushtimi fashist e me pas gjerman, te gjitha keto te para nga syte e nje djali jo me shume se tete nente vjeē, sa ē'ishte ne ato kohe vete Pjeter Arbnori.

Ngjarjet jane dramatike, siē qe dramatike dhe vete jeta ne ate periudhe te veshtire, sidomos per familjen e autorit, te mbetur jetim, pa baba e me gjyshin te vrare, qe ishte shtylla e familjes, vendin e te cilit e ze e ema. E perballe nje familjeje tashme te varfer, nje shtepi thuajse e shkaterruar e blere me kursimet e fundit, qe kjo nene perpiqet ta ngrere qe nga muret e ēatia dhe se fundi te mbuloje vetem nje dhome.

Kjo shtepi eshte simboli i Shqipesise se atyre viteve. E jashte mureve te saj vogelushi Tol, personazhi kryesor, qe na tregon keto ngjarje, shfaqet qyteti i lashte me keshtjellen krenare te Rozafatit, me rruget, tregun karakteristik shkodran, banoret me hallet e shqetesimet e tyre, fshataret e malesoret qe zbresin per te shitur a blere, te veshur me kostumet e tyre tradicionale, e, mbi te gjithe, femjet, bashkemoshataret e Tolit, qe mesojne e pas mesimit perpiqen te argetohen, qe shkojne ne shoqaten kulturoro sportive prane kishes, qe shohin endrra e tyre te brishta thyhen kur pushtuesin fashist e zevendeson pushtuesi gjerman e, se fundi, kur pas 28 nentorit te vitit 1944 ky vogelush parandien me ato qe po ndodhin, se terrori i bardhe do te zevendesohet ne terrorin e kuq...

Te gjitha keto periudha ngjarjesh te vrullshme autori i ka pershkruar me zhdervjellesi qe te ben te emocionohesh, por edhe te vesh buzet ne gaz, kur ai futet kaq thelle ne boten e femijeve, per te shpalosur ngjarje qe i ka perjetuar ēdo femje i rritur ne ato kohera te veshtira.

Sa per kureshtje po rendis ketu nje episod kur Toli u thote shokeve te tij se ka lexuar romanin "Quo vados", (ne shqip "Ku po shkon). Dhe femjiet kureshtare kujtojne se ai di latinisht e kerkojne ta mesojne edhe ata kete gjuhe.
E pyesin si i thone bostanit dhe ai u pergjigjet, di petis. Ndaj, kur ndodhen te rrethuar edhe nga shoke te tjere, ata, qe te mos kuptohen flasin ...latinisht:"Quo vadis?","Di petis", "Kurus?","Orus dyshus, zhegus".Pra: Ku po shkon? Per bostan. Kur? Ne oren dy ne zheg.

Situata te tilla gjen thuaje ne ēdo faqe te ketij romani te kendshem, fakt se deshmon qe Arbnori zoteron nje mjet shume te veshtire ne proze. Dhe kete mjet ai e ka perdorur bukur fort edhe ne vepra te tjera, sidomos ne novelen "Vdekja e Gebelsit" qe kam cituar me siper.

Siē e thote edhe ne parathenie, kur drejtori i Deges se Brendshme te Burrelit lexoi romanin "Shtepia e mbetur pergjysme", duke kuptuar alegorine e tij, urdheroi qe Pjeter Arbnori te arrestohej perseri dhe te denohej edhe me dhjete vjet te tjera mbi njezete e pese qe po mbante ne kurriz. Ky roman me entuziazmoi pa mase dhe desha te shkruaj nje artikull, ku te vija ne dukje ne menyre te zgjeruar vlerat dhe veēorite e tij. Nuk di se perse nuk u bera mbare.

Dhe ja tani pas vdekjes se parakohshme te ketij njeriu te rralle, jo vetem per 29 vjetet e kaluara ne burgjet komuniste, por edhe per vlerat morale dhe intelektuale, per fisnikerine, vetepermbajtjen, shpirtin e larte, nga te cilat kane ē'te mesojne politikanet tane te ēdo ngjyre, (kujtoni qofte pjekurine dhe qetesine, me fjalor te kulturuar gjate drejtimit te seancave parlamentare, pa asnje mllef kunder atyre, baballaret e te cileve e kishin torturuar, intervistat e tij aq te matura), po hedh ne leter keto mbresa, ne kujtim te kesaj figure qe do te mbetet embleme e kombit shqiptar ne perjetesi.

Nga Skifter Kelliēi

 

13/07/2006 - Shekulli

A duhet tė quhet QNK-ja, Pjetėr Arbnori?

Pandeli Simsia

Menjehere sapo mbylli syte njeriu i lirise dhe i dinjitetit njerezor, martiri i lirise dhe demokracise shqiptare, monumenti i vertete i vlerave, i shumevuajturi, demokrati, kryeparlamentari i pare i Shqiperise demokratike... I ndjeri zoti Pjeter Arbnori, respekti dhe vleresimi i qeverise dhe popullit shqiptar erdhi i menjehershem, ashtu siē e meritonte. qeveria shqiptare shprehu vleresimin e saj qe, "Qendra Nderkombetare e Kultures" te marre emrin e tij...". Mendoj qe Parlamenti i Shqiperise nuk duhet te shpejtohet per te marre nje vendim te tille, sidomos kur degjohet per Qendren Nderkombetare te Kultures ne Tirane. Qe kur u mendua te "ngjizej" ajo ndertese, ne qender te Tiranes, menjehere pas vdekjes se diktatorit, ne te njejten kohe ishte bere edhe pagezimi i emrit te saj dhe qellimi per te cilen do te ndertohej. Ajo u projektua dhe u ndertua si piramide per te bere te pavdekshem Hoxhėn nga vete e bija e tij. Per disa vjete me radhe ajo ndertese u quajt Muzeu i diktatorit, ndersa ne vitet e demokracise iu nderrua emri ne Qender Kulturore. Mendoj, ajo ndertese nuk duhet te mbaje emrin e zotit Arbnori, te propozuar nga qeveria shqiptare, per nje njeri si i ndjeri zoti Arbnori. Zoti Arbnori, duke na lene nje pasuri te madhe politiko-letrare, kulturoro-artistike mendoj qe nje ndertese tjeter e artit dhe kultures shqiptare te mbaje kete emer. Per shembull, Bibliotekes Kombetare ne Tirane do t'i shkonte me per shtat te quhet me emrin e te ndjerit Pjeter Arbnori. Gjithashtu, mendoj ne lidhje me bustin e tij, te ngrihet ne qendren e nje sheshi ne Tirane dhe sheshi gjithashtu te marre emrin e tij. Sigurisht, une jap mendimin tim, ashtu si edhe parlamenti do tė marre vendimet e tij te pashpejtuara. Perkrah mendimet e zotit Mark Shkreli, kur shkruan ne lidhje me emrin qe i kane vene "Mandela i Shqiperise", dhe qe perdoret si refren nga pothuajse te gjithe njererzit. Mandela ka qene nje marksist-leninist e kunderta e madhe e demokratit Arbnori. I ndjeri mban emrin e tij te ndritur Pjeter Arbnori i Shqiperise.

 

E Marte, 11 Korrik 2006 Koha Jone

RILINDASI I PERDITSHEM

Rezistenca e mban njeriun ne jete, sidomos ne tonus, krahasuar me te gjallinevdekur se brendeshmi. Te fillosh rezistencen pasi ke vdekur kesisoj, do te thote te rilindesh. Kur rezistencen ja u perkushton te tjereve do te thote qe jo vetem ke rilindur, por je faktor rilindjeje edhe per ta.

Te sakrifikosh tere jeten per bashkekombesit e tu do te thote te jesh misionar i rilindjes kombetare. Kjo do te ishte konsiderata vetem me dy fjale per Pjeter Arbnorin kundrejt vepres se tij, qe kerkon kohe . Pa pretenduar te ndalem (edhe prej keqardhjes qe nuk e njojta dot drejtpersedrejti kete personalitet humanisti te madh, krahasuar me tere plejaden e vjeter politiko elitare) , asgje s'mund te kufizoje vleresimin tim si shqiptare ndaj figures se luftetarit stoikisht human Pjeter Arbnori.

Madje ajo qe te godet e qe mbetet specifike deri me sot vetem e tij, eshte pikerisht konstantja e natyres iluministe qe buronte nga thellesite e shpirtit, pervecse filozofi e perftuar pergjate misionit te rezistences po aq konstante te rilindasit kombetar. Toleranca e tij politike atribut i gjeresise shpirterore edhe pse simbol i rezistences antikomuniste, ishte ajo cka e ka bere Pjeter Arbnorin esencialisht te vetmin deri sot model te munguar te politikanit te ndershem shqiptar.

Njeriu qe luftoi 30 vjet per liri vetem me potencialin paqesor ne shpirt, ushtroi vec kete (krahas atij intelektual) per te ardhmen e kombit te tij. I lindur i tille evoluoi cdo dite ne gdhendje te profilit te tij vizionin e politikanit realisht e jo artificial perendimor, i disinteresuar ndaj ambicjeve personale pervecse perkushtimit per garancine e lirise per te gjithe.

Krahas tolerances e principit politik gershetohej organikisht tek ai pa te cuditur e pa kundershtuar njeri tjetrin edhe nderi tradicional i qytetarit shqiptar. Jo vetem kombi shqiptar por edhe Evropa e vleresoi si Mandelen e saj, sidomos me amendamentin Arbnori per mbrojtjen e votes se lire.

Vizioni eshte ai cka duhet te dalloje nje politikan te vertete , pra per interesit kombetar e jo vetiak. Cka seleksionohet lehtesisht nga shoqeria krahasuar me autoaplikatoret e veteshpallur politikane prej ambicjes te ngushte maskuar me demagogji, cka (sidomos kjo) dallohet edhe me lehtesisht prej rruges e motivimit te brendshem te karieres se tyre.

Mbetur perjetsisht i tille Pjeter Arbnori qendroi ze me vehte edhe brenda PD, se mospranuari kompromise lobingjesh te brendeshme e te jashteme, qe realisht nuk e dimesionojne politikanin, madje e c'figurojne, ne raport me perfitimet personale.


Duke mbetur perjetsisht rezistenca paqesore per te drejten, Arbnori automatikisht ka stimuluar edhe zgjidhjet me humane, vetem ne interes te pergjithshem. Me boten shpirterore te te vuajturit por te dhimsurise te madhe pervec nepermjet vepres se shkruar, me vete figuren e tij transmetoi jo vetem pergjate diktatures por per cka u shqua edhe me shume pas 90 (pervec maturise e ekujliberit ne frenezine e bisnesit politik te pasurimit te pakices mbi mjerimin e shumices) , per dinjitet njerezor vleresuar mbi politiken, i disinteresuar nga perfitimi vulgar e cnjerezor.

Shpirterisht i depolitizuar Arbnori na dha figuren komplete te politikanit humanist, qe luftoi per lirine e dinjitetin e gjithkujt pa ndasi ideologjike, fetare e krahinore e sidomos pa me te voglin refleks revanshi antikomunist per cka mund te ishte me i justifikuar se kushdo.
Ndaj i nderuar esencialisht pergjate gjithe jetes doemos vleresohet edhe pse me emocionalisht ne udhetimin e fundit saktesisht per cka ai e meriton.

Madje rezulton te jete nga shume te rallet personalitete qe meriton absolutisht krejtesisht per cka e nderon tradita, riti njerezor pervec protokollit zyrtar pergjate shoqerimit ne banesen e fundit. Vrare mendjen pse prestigji i kryetarit te kuvendit pas 3 korrikut nuk u perfaqesua serish me Pjeter Arbnorin, me te perbashketin te dashur e te vleresuar teresisht nga shqiptaret, qe ishte dhe do te mbetet historikisht si figura me konsensuale se pari per urtesine humaniste e sakrificat e tij per kombin , do te pretendoja si shqiptare me tej.

Ne se s'patem fatin te na perfaqesonte ndonjehere si President i Republikes , asgje s'na pengon qe te na perfaqesoje e bashkoje pikerisht pas vdekjes. Ne se prej analizave te domosdoshme per te mos harruar diktaturen por edhe per te mos e manipuluar tehun analitik per interesa klanore politike , ne nxitje madje te konfliktit ndershqiptar do te duhej pikerisht figura e paqme por krejtesisht e paepur e Pjeter Arbnorit si perfaqesimi me i denje e i matur i simbolit te rezistences.

Ne se do ti kushtohet rezistences antikomuniste monumenti perkates i premtuar, potenciali shpirteror i Pjeter Arbnorit qe do te mbetet gjithmone midis nesh, do te ishte faktor ideal i konsensusit midis shqiptareve, pikerisht ne se ky monument do te kete kryesisht imazhin e tij.

Cfaredo nderimi (deri edhe kultik) ti behet Pjeter Arbnorit ai e meriton, por perfaqesimi ideal i vepres se tij nuk eshte mirfilltazi kulti i tij si qendrese individuale por ideali demokratik i pergjithshem, ndaj dhe si simbol perfaqeson aspiraten e rezistencen e pergjitheshme.

Nga Liliana Hoxha

 

Ceremoni mortore pėr nder tė zotit Pjetėr Arbnori


09-07-2006

Nė Tiranė, udhėheqėsit politikė po bėjnė homazhe pranė trupit tė Pjetėr Arbnorit, njė ndėr nismėtarėt e demokracisė nė Shqipėri.

Autoritetet mė tė larta tė shtetit shqiptar, pėrfaqėues tė forcave politike, diplomatė dhe mijėra qytetarė tė Tiranės nderuan sot kujtimin e ish-kryetarit tė Parlamentit, Pjeter Arbnori, trupi i tė cilit u vendos nė hollin e institucionit ligjvėnės.

Zoti Arbnori i cilėsuar si Mandela i Shqipėrisė, vuajti 28 vjet nė burgjet komuniste.

 

 

Lindur nė Durrės me 18 janar 1935. 14 vjeē fillon tė marrė pjesė nė grupet ilegale kundėr diktaturės. Mbaron nė dy vjet e gjysėm studimet nė Fakultetin e Filologjisė me rezultate tė shkėlqyera. Merr pjesė nė krijimin e njė organizate social-demokrate, programin e sė cilės e hartoi vetė. Mė 1961 arrestohet dhe dėnohet me vdekje. Pas tre muajsh dėnimi i zbret nė 25 vjet burg. Si pasojė e aktivitetit tė tij nė burg, i shtohet dėnimi edhe me dhjetė vjet pėr agjitacion e propagandė. Nė gusht 1989 lirohet nga burgu pas 28 vjet e gjysėm. Merr pjesė qė nė fillimet e para tė lėvizjes antikomuniste me 14 janar 1990. Zgjidhet kryetar i PD-sė pėr Shkodrėn. Mė 1992 dhe 1996 zgjidhet kryetar i Kuvendit Popullor. Ka marrė titullin "Mėsues i Popullit" dhe "Pishtar i Demokracisė". Gjithashtu ėshtė "Oficer i Madh i Urdhėrit tė Plejadės" nga Asambleja e vendeve frėngjishtfolėse. Insituti biografik i kembrixhit, e futėn biografinė e tij nė "Who's Who" tė intelektualėve dhe nė Fjalorin Biografik Ndėrkombėtar. Ka shkruar shtatė romane dhe ka botuar: "Mugujt e mesjetės" - novelė, "Kur dynden Vikingėt" - novelė, "E bardha dhe e zeza", "E panjohura, Vdekja e Gebelsit",etj. dhe ka pėrkthyer nga frėngjishtja "Historia e Anglisė".
[Marrė me shkurtime nga CV e vetė autorit]

 

Pjeter Arbnori

TIRANA, Albania (AP) - Pjeter Arbnori, a former parliament speaker who spent 28 years in prison as a dissident during the communist regime, died from a stroke at a hospital in Italy, his family said Saturday. He was 71.

Arbnori died Friday at the hospital in Naples, where he was being treated for unrelated heart problems, the family said.

He had been one of the founders of Prime Minister Sali Berisha's Democratic Party, and served as parliament speaker from 1992 until 1997.

During Albania's communist regime, Arbnori was sentenced to 25 years in 1961 for creating a secret, anti-communist group that tried to topple the regime. Another 10 years were later added to the sentence, but Arbnori was released after 28 years in 1989, a year before the regime collapsed.

Also a writer, Arbnori wrote seven novels among many other shorter books.

Arbnori is survived by his wife and two daughters.

 

Pjeter Arbnori, simbol i demokracise, qendreses dhe urtesise

 

E Diele, 09 Korrik 2006 KORRIERI

 

Alfred Moisiu, President: “Pjeter Arbnori ishte shembulli i nje njeriu me vlera te larta qytetare, simbol i disidences antikomuniste, krijues me talent te rralle dhe modeli i nje politikani te ndershem dhe me vizion, i cili me punen e tij i dha nder Shqiperise”.

Sali Berisha, kryeminister: “Me ndarjen nga jeta te Arbnorit, PD-ja humbi udheheqesin dhe themeluesin e saj te mencur, te vendosur dhe te shquar. Letrat shqipe njerin prej kaloresve te tyre me ne ze, shoqeria shqiptare humanistin e madh, bashkevuajtesit simbolin e qendreses dhe te sakrifices se tyre mbinjerezore”

Fatos Nano, ish-kryeminister (PS): Ish-kryeministri socialist ne nje bisede telefonike me bashkeshorten e Pjeter Arbnorit, e ngushelloi per vdekjen e tij, duke u shprehur: “Respekt dhe mirenjohje per njeriun qe vuajti kalvarin e tmerrshem te burgjeve te komunizmit dhe qe dha kontribute te vyera per demokracine shqiptare”.

Topalli, kryetare Parlamenti: “Deputet i plejades se pare politike te viteve '90, ai eshte pjese e filozofise liberal-demokrate, me fryme te theksuar sociale, shenje e tolerances dhe kultures politike. Ndersa si kryetar i Parlamentit, si deputet dhe si burre shteti, ai do te mbetet ne kujtesen e te gjitheve, si nje personalitet qe te kujton figurat me te ndritura shtet-formuese shqiptare”

Topi (PD): “Pjeter Arbnori mbeti figura e qendreses qytetare ndaj sistemit komunist totalitar. Pa dyshim, per ne qe kemi punuar me te, ai mbetet nje intelektual me horizont te gjere dhe me nje urtesi shembullore, humbjen e te cilit ne do ta ndjejme”.

PSSH: Partia Socialiste e Shqiperise shpreh ngushellime te sinqerta per familjen dhe te afermit per humbjen e te afermit te tyre, z. Pjeter Arbnori. PSSH respekton vuajtjet e z. Arbnori ne burgjet e diktatures, si dhe figuren dhe rolin i tij gjate viteve te pluralizmit shqiptar, jo vetem si kryetar, por edhe si deputet i Kuvendit te Shqiperise.

Majko (PS): “Ndarja nga jeta e ish-kryetarit te Kuvendit, Pjeter Arbnori, eshte nje humbje e madhe jo vetem per familjaret e tij, por edhe per politiken shqiptare. Zoti Arbnori ka qene nje prej politikaneve me te vecante qe ka njohur tranzicioni demokratik ne Shqiperi”.

Ndoka (PDK): “Ai eshte simbol i vertete i vuajtjeve nga regjimi komunist i se kaluares, por qe ne asnje rast, me qendrimin e tij, duke qene ne funksione te larta shteterore nuk mbolli urrejtje per persekutoret e tij, perkundrazi, fali fryme tolerance dhe perkushtimi maksimal per kombin”.

Brokaj (LSI): “Zoti Pjeter Arbnori, si politikan i se djathtes, tregoi vetepermbajtje dhe urtesi ne politike, megjithese regjimi komunist e kishte ndeshkuar rende. Ish-kryeparlamentari Arbnori, ne kontrast me mjaft politikane te se djathtes, ish-komuniste, te cilet shfaqen egersi ndaj se majtes, manifestoi vetepermbajtje dhe ekuiliber”.

Gazeta “Korrieri”: Redaksia e gazetes “Korrieri” i shpreh familjes se te ndjerit Pjeter Arbnori, ngushellimet me te sinqerta per humbjen e ketij personaliteti politik dhe te fushes se letrave, si dhe te njeriut te tyre me te dashur dhe familjarit te devotshem

 

 

Shuhet Pjeter Arbnori

 

E Diele, 09 Korrik 2006

 

Ka nderruar jete dje ne mengjes ne nje spital te Napolit, pas nje semundjeje te rende, ish-kryeparlamentari, njeriu i letrave, “Mandela shqiptar”, Pjeter Arbnori. Sot ne oren 8.00, trupi i te ndjerit mberrin ne Durres. Topalli kryeson komisionin e ceremonise mortore, homazhe ne sallen e seancave plenare nga qytetare, politikane dhe njerez te letrave

Politika shqiptare ka humbur dje perfaqesuesin e saj me te denje, njeriun e ndershem, ate qe dha shembullin e tolerances dhe bashkejeteses, Mandelen shqiptar, ish-kryetarin e Parlamentit, Pjeter Arbnori. Arbnori u nda nga jeta duke gdhire dita e djeshme, ne nje spital te Napolit ne Itali, teksa nuk ka mundur te perballoje nje nderhyrje kirurgjikale ne zemer, duke pesuar atak kardiak. Humbja e ketij politikani dhe familjari te devotshem, qe tere jeten ia kushtoi demokracise, per te cilin pagoi shume, plot 28 vjet burg, ka pikelluar jo vetem familjen e tij, por tere shqiptaret, pa dallim. Menjehere dje, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vendosi ngritjen e Komisionit per Organizimin e Ceremonise Zyrtare te Varrimit te ish-kryetarit te Kuvendit, personalitetit te shquar te shtetit, ikones se historise se re te pluralizmit shqiptar, frymezuesit te qendreses dhe mbrojtesit me te paepur te te drejtave te njeriut, z. Pjeter Arbnori, i cili u nda nga jeta ne moshen 71-vjecare, sot me date 8 korrik 2006. Ky komision do te kryesohet nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe do te kete ne perberje te tij Fatos Bejen, Ylli Bufin, Bamir Topin, Pandeli Majkon, Pal Dajcin dhe Astrit Bushatin.
Komisioni do te merret me te gjitha organizimet e nevojshme te ceremonise zyrtare te varrimit te zotit Pjeter Arbnori. Sot ne oren 8.00 do te pritet trupi i te ndjerit, ne sheshin e trageteve ne Portin e Durresit, si dhe do te behet shoqerimi i tij ne familje. Me pas, ne seline e seancave plenare pritet te zhvillohen homazhet e rastit, ku do te marrin pjese qytetare, politikane pa dallim ngjyre partiake, bashkevuajtes te tij, njerez te letrave. Me pas, pritet qe trupi i tij te prehet perjetesisht, pas vuajtjeve te parrefyeshme ne burgjet komuniste dhe shijimit te aromes se lirise pas shembjes se diktatures.

Ja.Ma

Komisioni i ceremonise zyrtare te varrimit:

Jozefina Topalli Kryetar

Fatos Beja Anetar

Ylli Bufi Anetar

Bamir Topi Anetar

Pandeli Majko Anetar

Pal Dajci Anetar

Astrit Bushati Anetar

 

9.7.06. Radio Vatikani - Qeveria e Shqipėrisė shpalli ditėn e sotme ditė zije kombėtare nė nderim tė kujtimit tė Pjetėr Arbnorit, politikan, ish-deputet nė Kuvendin e Shqipėrisė, shkrimtar, i cili ka ndėrruar jetė nė njė spital nė Napoli (Itali) nė moshėn 71 vjeēare nga sėmundja e hemoragjisė cerebrale. 

     "Shpallja e ditės sė zisė kombėtare bėhet pėr tė nderuar kujtimin e burrit tė shquar tė kombit, humanistit Pjetėr Arbnori, legjendės sė qėndresės sė njeriut pėr liri dhe dinjitet njerėzor, simbolit tė sakrificės dhe triumfit tė vlerave tė lirisė", thuhet nė deklaratėn e Qeverisė.

   Drejtues tė Kuvendit tė Shqipėrisė dhe grupeve parlamentare pritėn sot paradite nė portin e Durrėsit, arkivolin me trupin e pajetė tė ish-Kryetarit tė Kuvendit, Pjetėr Arbnori.
Funksionarė tė lartė tė shtetit tė Shqipėrisė , pėrfaqėsues tė partive politike, tė trupit diplomatik, ish-tė pėrndjekur, qytetarė dhe tė afėrm i dhanė sot lamtumirėn e fundit Pjetėr Arbnorit, ish-kryetar i Kuvendit, i cili u nda nga jeta njė ditė mė parė.
Pjetėr Arbnori, politikan, ish-deputet nė Kuvendin e Shqipėrisė, shkrimtar, ka ndėrruar  jetė nė njė spital nė Napoli (Itali) nė moshėn 71 vjeēare nga sėmundja e hemoragjisė cerebrale. 

    I njohur si Mandela e Shqipėrisė, Ish Kryetar i Kuvendit tė Shqipėrisė, deputet nė pesė legjislatura,(1992-2005) njė nga kundėrshtarėt e regjimit komunist, i burgosur politik pėr 28 vjet, Pjetėr Arbnori, u lind mė 18 Janar 1935 nė qytetin e Durrėsit.

     Qė nė moshėn 14 vjeēare, shpėrndau pamflete tė cilat bėnte thirrje pėr rezistencė kundėr diktaturės komuniste.     

     Pas shkollės sė mesme kreu studimet nė Fakultetin e Filozofisė nė Tiranė. Gjatė kėsaj kohe sė bashku me intelektualėt tjerė, punoi pėr ndėrtimin e njė opozitė socialdemokrate, programin e tė cilės e pėrpiloi vetė Pjetėr  Arbnori.

     Nė vitin 1961 u burgos dhe u dėnua me vdekje, dėnim i cili  pas tre muajsh burgu u zvogėlua nė 25 vjet. Edhe si i burgosur nuk heq dorė nga  veprimtaria e tij, kėshtu pas njė romani dhe disa tregimeve qė  pėrgatiti, dėnimi i tij me u zgjatė edhe pėr dhjetė vite.

     Pas viteve tė burgut,  nė gushtin e vitit 1989, Pjetėr Arbnori  del nga burgu dhe filloi tė angazhohet  nė rrjedhat demokratike qė e kishin kapluar Shqipėrinė.

     Mė 14 janar 1990  nė Shkodėr, merr pjesė nė demonstratėn e parė antikomuniste. Mė 1991 zgjidhet udhėheqės i Partisė Demokratike tė Shkodrės.

     Mė 1992-1996 , Pjetėr Arbnori zgjidhet Kryetar i Kuvendit tė Shqipėrisė.

      Ai njihet si shkrimtar dhe historian.Pjetėr Arbėnori ka shkruar dhjetė romane dhe novela, njė numėr tregimesh tė shkurtra dhe njė Ditar sekret tė cilin e mbante gjatė 28 viteve tė burgut.

     Ka pėrkthyer disa libra nga anglishtja, italishtja, frėngjishtja dhe rusishtja.

     Ndėr veprat e tij pėrmėnden, "Murgut e Mesjetės", "Kur dynden Vikingėt" ku bėhet fjalė pėr diktaturat nacionaliste dhe komuniste.

     Pjetėr Arbnori, ėshtė "Mėsues i Popullit", "Pishtar i Demokracisė", "Oficer i Madh i Urdhrit tė Plejadės" dhėnė nga Ansamblea e Vendeve Frėngjishtfolėse.
Qyteti i Shkodrės i ka dhėnė titullin "Nderi i qytetit"

 

 

08.07.2006 Albeu
Politikani, shkrimtari dhe historiani Pjetėr Arbnori, ndėrroi jetė nė njė spital nė Napoli nė moshėn 71 vjeēare nga sėmundja e hemoragjisė cerebrale. I njohur si Mandela e Shqipėrisė, Ish Kryetar i Kuvendit tė Shqipėrisė, Pjeter Arbnori ishte njė nga kundėrshtarėt e regjimit komunist, i burgosur politik pėr 28 vjet. I njohur si Mandela e Shqipėrisė, Ish Kryetar i Kuvendit tė Shqipėrisė, deputet nė pesė legjislatura,(1992-2005) njė nga kundėrshtarėt e regjimit komunist, i burgosur politik pėr 28 vjet, Pjetėr Arbnori, u lind mė 18 Janar 1935 nė qytetin e Durrėsit.
Qė nė moshėn 14 vjeēare, shpėrndau pamflete tė cilat bėnte thirrje pėr rezistencė kundėr diktaturės komuniste. Pas shkollės sė mesme kreu studimet nė Fakultetin e Filozofisė nė Tiranė. Gjatė kėsaj kohe sė bashku me intelektualėt tjerė, punoi pėr
ndėrtimin e njė opozitė socialdemokrate, programin e tė cilės e pėrpiloi vetė Pjetėr Arbnori. Nė vitin 1961 u burgos dhe u dėnua me vdekje, dėnim i cili pas tre muajsh burgu u zvogėlua nė 25 vjet. Edhe si i burgosur nuk heq dorė nga veprimtaria e tij, kėshtu pas njė romani dhe disa tregimeve qė pėrgatiti, dėnimi i tij me u zgjatė edhe pėr dhjetė vite. Pas viteve tė burgut, nė gushtin e vitit 1989, Pjetėr Arbnori del nga burgu dhe filloi tė angazhohet nė rrjedhat demokratike qė e kishin kapluar Shqipėrinė. Mė 14 janar 1990 nė Shkodėr, merr pjesė nė demonstratėn e parė antikomuniste. Mė 1991 zgjidhet udhėheqės i Partisė Demokratike tė
Shkodrės. Mė 1992-1996 , Pjetėr Arbnori zgjidhet Kryetar i Kuvendit tė Shqipėrisė. Ai njihet si shkrimtar dhe historian.Pjetėr Arbėnori ka shkruar dhjetė romane dhe novela, njė numėr tregimesh tė shkurtra dhe njė Ditar sekret tė cilin e mbante gjatė 28 viteve tė burgut. Ka pėrkthyer disa libra nga anglishtja, italishtja, frėngjishtja dhe rusishtja. Ndėr veprat e tij pėrmėnden, "Murgut e Mesjetės", "Kur dynden
Vikingėt" ku bėhet fjalė pėr diktaturat nacionaliste dhe komuniste. Pjetėr Arbnori, ėshtė "Mėsues i Popullit", "Pishtar i
Demokracisė", "Oficer i Madh i Urdhrit tė Plejadės" dhėnė nga Ansamblea e Vendeve
Frėngjishtfolėse. Qyteti i Shkodrės i ka dhėnė titullin "Nderi i qytetit". Ndėrkohė politikanė dhe emra tė njohur tė letrave si Alfred Moisiu, Dritėro Agolli, Fatmir Sejdiu, Jozefina Topalli etj, vlerėsuan figurėn e Arbnorit. A.Mehdiu, Start

 

 

 

Vdes ne Itali ish kryetari i Kuvendit te Shqiperise Pjeter Arbnori

 

Data e Publikimit: 08/07/2006 Gazeta Shqiptare

Autori i Lajmit:
24 ore

Eshtė ndarė nga jeta nė moshėn 71-vjecare nė njė spital tė Napolit nė Itali, politikani dhe ish-kryetar i parlamentit shqiptar, Pjetėr Arbnori. Ai ndodhej pėr kurim nė kėtė spital, por shėndeti i tij ėshtė rėnduar mjaft ditėt e fundit dhe ka ndėrruar jetė si pasojė e hemoragjisė cerebrale. Arbnori njihet si njjė nga politikanėt mė tė vjetėr dhe mė aktive tė politikės shqiptare gjatė 15 viteve tė fundit.

Ai ishte njė nga themeluesit e Partisė Demokratike dhe tė lėvizjes antikomuniste, por qė nė momente tė caktuara ka guxuara tė pozicionohet edhe kundėr mėnyrės sė drejtimit nė kėtė parti. Arbnori ėshtė quajtur “Mandela shqiptare”, pasi ka kaluar rreth 30 vjet tė jetės sė tij nė burgjet e komunizmit, si i dėnuar politik.

Arbnori ka qenė deputet nė Kuvendin e Shqipėrisė, qė nė krjimin e parlamentit tė parė pluralist dhe mė tej nė 5 legjislatura, ndėrsa nė vitin 1992-1996, ka mbajtur postin e kryetarit tė Kuvendit. Pjetėr Arbnori ėshtė nderuar me titullin "Mėsues i Popullit" dhe "Pishtar i Demokracisė". Ai ėshtė I njohur edhe fushėn e krijimtarisė artistike dhe ėshtė autor I 7 romaneve dhe disa novelave. Arbnori gjithashtu ėshtė Oficer i Madh i Urdhėrit tė Plejadės" nga asambleja e vendeve frėngjishtfolėse.

Biografia e Pjeter Arbnorit




Pjeter Arbnori lindi ne Durrės me 18 janar 1935. 14 vjeē merr pjese ne grupet ilegale kundėr diktaturės.
Mė 1961 arrestohet dhe dėnohet me vdekje. Pas tre muajsh dėnimi i zbret nė 25 vjet burg. Si pasojė e aktivitetit tė tij nė burg, i shtohet dėnimi edhe me dhjetė vjet pėr agjitacion e propagandė. Nė gusht 1989 lirohet nga burgu pas 28 vjet e gjysėm.

Ne 14 Janar 1990 merr pjesė qė nė fillimet e para tė lėvizjes antikomuniste dhe zgjidhet kryetar i PD-sė pėr Shkodrėn. Arbnori ka qenė deputet nė Kuvendin e Shqipėrisė, qė nė krjimin e parlamentit tė parė pluralist ne vitin 1992 dhe mė tej nė 5 legjislatura, ndėrsa nė vitin 1992-1996, ka mbajtur postin e kryetarit tė Kuvendit. Arbnori njihet si njė nga politikanėt mė tė vjetėr dhe mė aktiv tė politikės shqiptare gjatė 15 viteve tė fundit. Ai ishte njė nga themeluesit e Partisė Demokratike dhe tė lėvizjes antikomuniste, por qė nė momente tė caktuara ka guxuara tė pozicionohet edhe kundėr mėnyrės sė drejtimit nė kėtė parti.

Pjeter Arbnori eshte nderuar me titullin "Mėsues i Popullit" dhe "Pishtar i Demokracisė". Gjithashtu ėshtė "Oficer i Madh i Urdhėrit tė Plejadės" nga Asambleja e vendeve frėngjishtfolėse. Insituti biografik i kembrixhit, e futėn biografinė e tij nė "Eho's Eho" tė intelektualėve dhe nė Fjalorin Biografik Ndėrkombėtar.
Ka shkruar shtatė romane dhe ka botuar novelat "Mugujt e mesjetės", "Kur dynden Vikingėt", "E bardha dhe e zeza", "E panjohura, Vdekja e Gebelsit",etj. dhe ka pėrkthyer nga frėngjishtja "Historia e Anglisė".

 

 

 

 

Balkan Web – 08/07/2006

Arbnori, nje pasaporte e disidences shqiptare

 

-nga Fahri Balliu

 

 

Vdekja e Pjeter Arbnorit perfshihet tek ato ngjarje te ketij lloji qe nuk marrin me vete nje njeri, nje prind, bashkeshort, shok apo mik. Keto lloj mortesh marrim me vete nje embleme njerezore, e cila zberthen nje histori. Vdekja e tij ndjell nje keqardhje te thelle shoqerore, per shkak se historia e tij perfshin segmente dhe ore nga jeta e ēdo shqiptari, madje mund te themi se Pjeter Arbnori vuajti per te gjithe ne, vuajti per njerez qe s’i ka njohur kurre, vuajti per nje vend te tere, per kombin te cilit deshi t’i derdhe drite ne te gjithe indet e tij. Pjeter Arbnori, ne ditet kur diktatura komuniste po ngjiste shkallet me te erreta te saj, kerkoi te zhbente krimin komunist duke iniciuar krijimin e nje partie qe do ēelte pluralizmin. Pra, Pjeter Arbnori ne vitet ’50-te jetonte vitet ’90-te. Ne kete kuptim ai ishte pararendes, nje ideator i ideve antikomuniste. Ai para 30-vjetesh, para se te ndodhte renia e Bashkimit Sovjetik, kerkonte ta bashkengjiste fatin e Shqiperise me fatin e vendeve perendimore, ku vendi yne ben natyrshem pjese.
Pjeter Arbnori eshte nje qytetar i identifikuar si politikan, prind, vella, bashkeshort, dhe ne te gjitha keto parametra ngjall nje dhimbje te thelle. Ishte prind ne moshe te madhe dhe kishte femije te vegjel. Eshte pikerisht mosha e femijeve te tij, vajzes dhe djalit, qe jane akuza me e rende kunder diktatures komuniste dhe mbeturinave e saj ne ditet e sotme. Pjeter Arbnori si Kryetar i Kuvendit te Shqiperise, dha nje nga pervojat me te kulturuara dhe qyteteruara te pluralizmit. Emri i tij ishte nje pasaporte e fuqishme si disident i vjeter antikomunist. Ne panteonin e disidences antikomuniste te gjysmes se dyte te shekullit XX-te, emri i tij do te jete i renditur ne nje nga numrat me te afert, pas Papa Gjon Palit te Dyte, ketij frymezuesi te madh te luftes kunder diktatures, ne mbrojtje te humanizmit. Vete Pjeter Arbnori ishte nje humanist i madh, shkrimtar i shquar, nje polemist dhe publicist i talentuar. Nga ana tjeter, memorialistika e tij e paraqet ate si njeri objektiv ne gjykimin e realiteteve. Ai s’e njihte hakmarrjen, ishte i duruar dhe paqesor. Keto ishin virtyte qe buronin jo vetem nga besimi i tij, por edhe nga nje kulture e thelle letrare-filozofike.
Shoqeria shqiptare me vdekjen e tij humbi nje luftetar te madh, ne perpjekjet e saj per t’iu bashkangjitur qyteterimit perendimor, jo vetem me tradicion, por edhe me virtyte e pune aktuale.
Pjeter Arbnori ishte nje formule njerezore shqiptare qe prodhonte identitetin evropian te Shqiperise, deshiren dhe perpjekjet e tyre per integrimin. Ai ishte nje dokument i gjalle i rezistences antikomuniste dhe perspektives evropiane qe ka Shqiperia. Humbja e tij do te ndjehet ne te gjitha indet e shoqerise shqiptare qe lufton per progres.

Pjeter Arbnori ishte president i Institutit te Kerkimeve Politike. Ai e drejtoi institutin ne tre konferenca kombetare qe u mbyllen me sukses, ne saje te perkushtimit dhe autoritetit te tij. Fjalimet e tij ne keto konferenca kane qene gjithnje origjinale dhe mbreselenese. Ai me shume mund dhe perkushtim arriti te plotesoje figuren e tij me nje dimension te ri. Si ish-i burgosur politik, ishte ‘roja’ me vigjilente per te mbrojtur te drejtat e te burgosurve, sidomos per t’i mbrojtur nga tortura, edhe pse ne kohe te ndryshme, periudha te ndryshme. Pjeter Arbnori sikurse dihet, eshte autor i nje sere botimesh te ndryshme, por se fundi po merrej me nxjerrjen ne drite te nje botimi te ri. Behet fjale per nje permbledhje te fjalimeve, shkrimeve te tij te mbajtura ne vende te ndryshme. Ai nuk ndalej kurre. Gjithmone bente plane.