E Shtune, 09 Shtator 2006  http://www.kohajone.com/

LZHK: TE GATSHEM ME QEVERINE PER ZGJEDHJET LOKALE

Levizja per Zhvillim Kombetar ka deklaruar se eshte e gatshme te beje aleance per zgjedhjet e ardhshme lokale me te gjitha forcat politike te qendres se djathte. Ne nje deklarate per mediat LZHK u shpreh se “ky koalicion do te bashkepunoje me te gjitha forcat e djathta qofte ne nivel kandidatesh per kryetar komune dhe bashkie, por edhe persa i takon keshilltareve.

LZHK shpreh bindjen per nje bashkepunim te gjere mes te gjitha forcave te qendres se djathte, pasi kjo do te garantonte nje fitore te thelle ne zgjedhjet e ardhshme lokale”, u shpreh zoti Dashamir Shehi.
Gjithashtu LZHK kerkoi realizimin e reformes zgjedhore ne nje kohe sa me te shpejte ne menyre qe ne zgjedhjet e ardhshme te mos perseriten serish ato fenomene, qe jane vene re deri me sot gjate proceseve zgjedhore.


http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm

Faqja 5 - POLITIKE

Shtator 9, 2006

 
Kėrkohet ngritja e komisioneve parlamentare pėr tė gjithė kryetarėt e partive dhe institucionet Kushtetuese

Topi: Hetim pasurive tė politikės

PS: Ne duam komision pėr pronat e Berishės

ROZETA RAPUSHI
r.rapushi@gazetashqiptare.com

Parlamenti do tė nisė hetim pėr pasuritė e qeveritarėve, kryetarėve tė partive, por edhe nėpunėsve tė institucioneve kushtetuese. Edhe pse kėtė funksion e kryen aktualisht Inspektorati i Lartė i Deklarimit tė Pasurive, Partia Demokratike do tė nisė njė fushatė kontrolli pėr xhepat e zyrtarėve mė tė lartė tė shtetit, si njė kundėrpėrgjigje tė akuzave tė opozitės ndaj Kryeministrit Sali Berisha se po fsheh pasurinė. Ideja pėr hetimin parlamentar e pasurive tė zyrtarėve u bė publike dje nga kryetari i grupit demokrat, Bamir Topi. Madje ai theksoi se kėrkesa do tė dorėzohet brenda dy ditėve nė Kuvend pėr miratim. “Objekt i hetimit parlamentar do tė jenė pasuritė e kryetarėve tė partive politike, tė qeveritarėve, deputetėve, nėpunėsve tė institucioneve tė larta kushtetuese si dhe tė gjithė atyre institucioneve qė do tė parashikohet mbi bazėn e njė konsensusi qė do tė jenė pjesė e monitorimit”, - tha Topi. Zbardhja e pasurisė sė zyrtarėve nėpėrmjet njė hetimi parlamentar ku deputetėt do tė njihen nga afėr me kapitalet e njėri-tjetrit, u mirėprit edhe nga opozita. Selia rozė tha se ėshtė e gatshme tė pranojė hetimin, por nga ana tjetėr ajo do tė kėrkojė ngritjen e njė komisioni hetimor, por vetėm pėr pasurinė e familjes sė Kryeministrit Sali Berisha.
Lufta
Partitė politike i rikthehen armėve tė hetimit parlamentar pėr tė sulmuar njėra-tjetrėn. Hapja e sesionit tė ri tė Kuvendit do tė shėnojė ngritjen e dy komisioneve hetimore njė pėr pasuritė e zyrtarėve tė lartė tė shtetit dhe njė posaēėrisht pėr Kryeministrin Sali Berisha. Sipas kryetarit demokrat, Bamir Topi, PD-ja kėrkon hetim pėr transparencė mė tė madhe pėr pasuritė e zyrtarėve, pa pėrjashtuar edhe vetė Kryeministrin. “Kjo strukturė parlamentare do tė ngrihet mbi bazėn e ligjit tė komisioneve hetimore dhe do tė ketė nė pėrbėrje pjesėtarė tė maxhorancės dhe tė opozitės, tė cilėt do tė kenė akses tė plotė”, - siguroi ai. Ndonėse Inspektorati i Lartė i Deklarimit tė Pasurive e kryen aktualisht kėtė funksion, PD-ja e sheh tė domosdoshme qė Kuvendi tė gjykojė mbi sinqeritetin e deklaratave, por edhe tė arrijė nė njė raport pėrfundimtar pėr pasuritė e tyre. “Ngritja e kėtij komisioni nuk cenon funksionet e Inspektoratit tė Lartė tė Kontrollit dhe tė Deklarimit tė Pasurive, pasi ekzistenca e tij nuk e ndalon Kuvendin tė bėjė monitorimin edhe mbi punėn e kėtyre institucioneve”, - tha Topi. Ndėrkohė qė Partia Socialiste, e cila sė fundmi ka akuzuar shumė Kryeministrin dhe tė bijėn e tij se po fshehin pasuritė, do ta pėrdorė si njė mundėsi mė shumė pėr tė shtuar akuzat ndaj kreut tė qeverisė. Por pėr selinė rozė nuk ėshtė i mjaftueshėm ky komision pėr tė hetuar Berishėn, por njė hetim i posaēėm vetėm pėr familjen e tij.
Hetimet
Kėtė vit politika ka qenė tepėr aktive nė ngritjen e grupeve hetimore pėr ēėshtje tė ndryshme. Nė kohėn kur PD-PS pritet tė kėrkojnė dy komisione tė tjera hetimore, nė Kuvend janė aktualisht dy tė tilla. Njė pėr telefoninė dhe njė komision hetimor pėr shkarkimet nė administratėn publike, tė cilat ende nuk kanė pėrfunduar. E megjithėkėtė, kėrkesat sa vijnė e shtohen. I vetmi hetim parlamentar i cili u mbyll brenda dy muajve pa shtyrje e me afat tė shkurtuar, ishte ai pėr Prokurorin e Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku. Raporti i komisionit hetimor i ėshtė pėrcjellė Presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu i cili ėshtė i vetmi qė mund tė marrė vendimin pėr shkarkimin ose jo tė kreut tė organit tė akuzės. Katėr hetime paralele nė Kuvend do tė sjellin pak konfuzion nė kėtė institucion pėr sallat dhe oraret e mbledhjeve, duke qenė se ėshtė edhe nė rikonstruksion e sipėr. Ndėrkohė qė ajo qė do tė dėmtohet mė shumė do tė jetė buxheti i kėtij institucioni, pasi deputetėt anėtarė tė grupeve hetimore do tė paguhen ekstra veē pagės mujore pėr njė mbledhje. Jo pak do tė kushtojnė edhe ekspertėt qė do tė merren nė komisione.

 

Kujt do i hetohet pasuria

Qeveria
Sali Berisha Kryeministėr
Ilir Rusmali zv/kryeministėr
Besnik Mustafaj Ministėr i Punėve tė Jashtme
Arenca Trioshani Ministre e Integrimit
Sokol Olldashi Ministėr i Brendshėm
Fatmir Mediu Ministėr i Mbrojtjes
Ritvan Bode Ministėr i Financave
Genc Ruli Ministėr i Ekonomisė
Aldo Bumēi Ministėr i Drejtėsisė
Lulėzim Basha Ministėr i Punėve Publike
Genc Pollo Ministėr i Arsimit
Maksim Cikuli Ministėr i Shėndetėsisė
Koēo Barka Ministėr i Ēėshtjeve Sociale
Jemin Gjana Ministėr i Bujqėsisė
Bujar Leskaj Ministėr i Turizmit
Lufter Xhuveli Ministėr i Bujqėsisė

Institucionet Kushtetuese
Alfred Moisiu President i Republikės
Ēlirim Gjata Kryetar i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve
Gjergj Sauli Kryetar i Gjykatės Kushtetuese
Jozefina Topalli Kryetare e Kuvendit
Theodhori Sollaku Prokuror i Pėrgjithshėm
Robert Ēeku Kryetari i Kontrollit tė Lartė tė Shtetit
Ermir Dobjani Avokat i Popullit
Thimio Kondi Kryetar i Gjykatės sė Lartė
Tė 140 deputetėt
Tė gjithė kryetarėt e partive

 


https://www.korrieri.com/

 
“PD asnje vote per te bere Nanon President
E Premte, 08 Shtator 2006
Mazhoranca nuk perkrah ish-kryeministrin Fatos Nano, si kandidaturen e mundshme per President. “Nuk eshte ne planet e mazhorances kurrsesi, per te dhene nje mbeshtetje per Nanon. Sepse, gjithnje duke iu referuar pozicionit tim, por te akuzave te bazuara per te vene ne themel pikerisht ate qe ka instaluar gjate kohes kur ishte ne pushtet”, ka deklaruar Topi ne nje prononcim per mediat. Sipas tij, kandidatura e Nanos per President do te ishte nje e “keqe” e cila i rikthehet vendit dhe politikes shqiptare. “Duke e konsideruar ate si arkitekt te korrupsionit ne vend dhe mjaft akuza te tjera, qe jane artikuluar ne sallen e Kuvendit dhe jashte saj, zgjedhja e figures se Nanos do te ishte nje paradoks i vertete per te ricikluar nje te “keqe”, me opozicione qe kurrsesi nuk do ishte nje mjet i mire per nje sinjal te mire per shqiptaret”, ka argumentuar ai. Sipas Topit, rikthimi i Nanos ne politike eshte nje ceshtje e taktikes se tij politike. Por per te, tendencat e kesaj levizjeje do te duken me qarte me kalimin e diteve, pasi keto jane vetem simptomat e para te nje carjeje tjeter brenda gjirit te opozites. Prej kohesh ne media eshte artikuluar kthimi i Nanos ne politiken shqiptare, me synim postin e Presidentit, ndonese vete Nano nje dite me pare, gjate nje prononcimi per mediat, e ka mohuar kete opsion. Ndersa opozita nga ana tjeter eshte shprehur se, “ne 2007 vendi nuk do te zgjedhe Presidentin, por do te zhvilloje zgjedhje te parakohshme.” E. Prendi



 

 
Shqip 07/09/2006 Mustafaj promovon vlerat e kulturės shqiptare

trashėgimia kulturore

Hapen nė selinė e UNESCO-s ditėt e trashėgimisė sė Beratit

Mustafaj promovon vlerat e kulturės shqiptare

Eshtė promovuar ekspozita

fotografike me ikona dhe

pamje fotografike nga

monumentet mė tė njohura

historike tė qytetit mijėravjeēar

 

Ministri i Jashtėm, Besnik Mustafaj, ka

hapur nė selinė e UNESCO-s ditėt e

trashėgimisė sė Beratit, nė kuadėr tė shqyrtimit

tė dosjes sė kandidaturės sė kėtij qyteti muze

pėr regjistrim nė Listėn e Trashėgimisė

Botėrore. Nė ceremoninė e

hapjes sė kėtij aktiviteti

kanė marrė pjesė shumė

personalitete tė njohura tė

kulturės dhe politikės

franceze, autoritetet mė tė

larta tė UNESCO-s dhe mediat

franceze e shqiptare.

Me kėtė rast, ministri Mustafaj

pėruroi nė prani tė

drejtorit tė Pėrgjithshėm tė

UNESCO-s ekspozitėn fotografike

me ikona dhe

pamje fotografike nga

monumentet mė tė njohura

historike tė qytetit

mijėravjeēar, e cila do tė

qėndrojė e hapur deri nė

fund tė muajit shtator.

Ministri Mustafaj i ka

shprehur mirėnjohjen

drejtorit tė Pėrgjithshėm tė

UNESCO-s, Matsuura, pėr

mbėshtetjen qė i dha

nismės sė qeverisė shqiptare

pėr tė organizuar

nė selinė e UNESCO-s,

ditėt e trashėgimisė sė Beratit, si dhe evokoi

vlerat unikale tė kėtij qyteti tė rėndėsishėm tė

trashėgimisė kulturore shqiptare. Drejtori i

Pėrgjithshėm, Matsuura, ka shprehur

kėnaqėsinė pėr ēeljen e ekspozitės, si njė

dėshmi

e kujdesit tė UNESCO-s ndaj ruajtjes sė

trashėgimisė dhe nxitjes sė dialogut ndėrkulturor

nė raport me vendet anėtare tė kėsaj organizate,

duke siguruar pėr mbėshtetjen nė

vijimėsi tė dosjes sė Beratit si kandidaturė e

pritshme pėr t’u regjistruar

nė Listėn e Trashėgimisė

Botėrore. Nė selinė e

UNESCO-s ministri Mustafaj

ka zhvilluar edhe njė

sėrė takimesh tė veēanta si

me presidentin e Konferencės

sė Pėrgjithshme tė

UNESCO-s, dr. Musa Bin

Jaafar Bin Hassan, si dhe

me drejtorin e Pėrgjithshėm

tė UNESCO-s, Koichiro

Matsuura. Nė kėto

takime u diskutua rreth

bashkėpunimit tė frytshėm

tė Shqipėrisė me organizatėn

nė tė gjitha fushat

e saj tė kompetencės,

duke u ndalur veēanėrisht

nė arritjet e pėrbashkėta nė

kuadėr tė trashėgimisė

materiale, arsimit, dialogut

ndėrfetar, qytetėrimeve

dhe kulturave. Kreu i diplomacisė

shqiptare ėshtė

takuar edhe me sekretarin

e Pėrgjithshėm tė Frankofonisė,

Abou Diouf, nė kuadėr tė anėtarėsimit

tė pritshėm me tė drejta tė plota tė Shqipėrisė

nė kėtė organizatė, gjatė samitit tė kryetarėve

tė shteteve dhe tė qeverive, qė do tė mbahet

nė Bukuresht nė fund tė muajit shtator.

 

Paris

Mustafaj siguron ratifikimin e MSA nga Franca

Parisi zyrtar ka premtuar ratifikimin nga parlamenti i kėtij vendi, tė Marrėveshjes sė Stabilizim Asocimit tė Shqipėrisė me Bashkimin Evropian. Deklarata ka ardhur nga shefi i diplomacisė franceze, Philipe Douste-Blazy, i cili ka takuar nė Paris, homogolun e tij shqiptar, Besnik Mustafaj. Siē njofton Drejtoria e Shtypit dhe e Diplomacisė Publike e MPJ-sė, gjatė qėndrimit tė tij nė Francė, nė kuadrin e Ditėve tė Trashėgimisė sė Beratit, Ministri i Jashtėm, Besnik Mustafaj, pati njė takim tė posaēėm me Ministrin e Jashtėm francez, Philipe Douste-Blazy. Gjatė bisedės, njė vend tė rėndėsishėm zunė zhvillimet nė Kosovė. Ministri Mustafaj prezantoi nevojėn e pėrfundimit tė negociatave brenda mandatit tė kryenegociatorit Ahtisari, gjė e cila gjeti mbėshtetjen dhe tė Ministrit tė Jashtėm francez. Tė dy ministrat, folėn dhe pėr nevojėn e informimit sa mė tė gjerė tė opinionit publik nė Kosovė gjatė negociatave, ndėrsa Mustafaj e njohu homologun e tij edhe me arritjet qė janė bėrė gjatė vitit tė fundit nė Kosovė, nė respektimin e tė drejtave tė njeriut dhe minoriteteve. Mustafaj theksoi se Shqipėria do tė vazhdojė tė ketė njė rol aktiv, por nuk do tė jetė aktor ne tė gjithė kėtė proces, duke shtuar se arritja e kompromisit nuk ndihmohet nga qėndrimet e ngurta tė Beogradit. Lidhur me marrėdhėniet dypalėshe, Ministri i Jashtėm francez siguroi ratifikimin e nga ana e Francės te marrėveshjes sė stabilizim-asocimit tė Shqipėrisė me BE-nė. Ministri Douste-Blazy shprehu dhe njėherė mbėshtetjen e plotė tė vendit tė tij pėr anėtarėsimin e ardhshėm tė Shqipėrisė me tė drejta tė plota nė Samitin e Frankofonisė qė do tė zhvillohet nė Bukuresht nė fund tė muajit shtator. Tė dy ministrat bėnė njė analizė tė zhvillimeve nė Liban dhe folėn mbi mundėsinė qė edhe vende tė vogla si Shqipėria mund tė kontribuojnė pėr paqen. Franca ėshtė njė nga vendet qė ka numrin mė tė madh tė trupave paqeruejtėse qė veprojnė nė kuadrin e OKB-sė nė Liban. Ndėrkaq, nė ditėn nė vazhdim priten iniciativa mė konkrete nė lidhje me konkretizimin e dėrgimit tė ushtarakėve shqiptarė nė Liban.


Blazy mbėshteti anėtarėsimin e Shqipėrisė me tė drejta tė plota nė Samitin e Frankofonisė nė fund tė shtatorit

 


 
http://www.gazetametropol.com/
Emri Mbiemri: Skender Zogu
Data: E Merkure, 06 Shtator 2006
Shteti: France
Subjekti: Presidenti Republikés i ardhshém
Po bahet fjalé pér kandidaturén e Fatos Nano.Si shqiptar ashté turpé me e pérmend emniné e nje "politikané" qé ka tradhtue ēeshtjen kombétare sidomos Kosovén toné.Asé njé heré Fatos Nano nuké paté kurajén me pérmend népér sferét nénkombetaré Pamvaresiné e Kosovés dhe nuké ka punue né favor té drejtaté legjitimé té popullit shqiptaré kur ishte kryministér. Té gjithé atdhetarét dhe demokratét duhen té kundérshtojné kandidaturen evantual kéti "politikanit" i damshém pér kombin toné..Me shumé té fala Skénder Zogu.
 

Il est ą présent question de la candidature éventuelle de Fatos Nano pour le poste de chef de l'Etat. En ma qualité d'Albanais, il me parait tout ą fait déplacé de mentionner le nom de ce personnage politique, qui a trahi la cause nationale et, en particulier, les intérźts vitaux de notre Kosova. Tout au long de sa longue période au gouvernement, il n'a nullement oeuvré en faveur des droits légitimes de notre peuple et a favorisé la création d'une situation chaotique pour notre pays. Il est du devoir de tout citoyen et des vrais démocrates de contester l'éventuelle candidature de ce personnage néfaste pour notre nation.


http://www.sot.com.al/
Nano’s plan for SP
The Socialist Party is to undergo the catharsis movement II. This movement holds the name of the former head of the Socialist Party Fatos Nano.Sources close the former head confirmed for “SOT” newspaper that Nano’s movement has over twenty deputies, while it is expected the approach of ten others who have appeared undecided. The Fatos Nano’s group decided last night to freeze relations with the actual chief socialist Edi Rama, chairmanship of the Socialist Party and the chairmanship of the parliamentary group. It was told that today Nano will hold meetings with all undecided deputies about coming movements within the party. SOT newspaper managed to secure the list of the names of those to back Fatos Nano’s movement. The list consists of Taulant Dedja, Andis Harasani, Taulant Balla, Shpetim Idrizi, Alfred Dalipi, Sadri Abazi, Durim Lamaj, Durim Hushi, Flamur Hoxha, Stefan Cipa, Rajmonda Stefa, whereas the undecided names, although publicly were expressed in favour of Fatos Nano are Ben Blushi, Arben Malaj, Pandeli Majko, Kastriot Islami, Ermelinda Meksi, Musa Ulqini, Petro Koci, Namik Dokle, Valentina Leskaj. Meanwhile, the socialist MPs supporting Rama are Arta Dade, Ylli Bufi, Fatmir Xhafa, Marko Bello, Blendi Klosi, Gramoz Ruci, Erjon Brace, Ndricim Hysa. Nano is to start up its movement with a new programme, which aims at changing the party to the foundations and especially to make a different opposition to the ruling majority. Some of the chief objectives of this movement are; the revitalisation of the Socialist Party, creation of new spaces and to avoid party’s closure, resolution of internal conflicts, removal of the party from extra conflicts with the ruling majority, drawing up of new alternatives for the party, new way of doing opposition to Berisha, opening of the party to new figures, removal of people that damage SP’s image, end the arrogance created with Rama’s mounting, refreshing of the party etc.
 
 
 
http://www.gazetametropol.com/
 
 
Ikėn Nano, merr dhe 18 deputetė
NIMET ISUFI
6 Shtator  Ish-kreu i PS: Nuk mund tė shėrbej nė asnjė moment dhe pėr asnjė shkak si vasal i Edvin Ramės

Tė pakėnaqurit do tė firmosin pėr grupimin e ri tė stabilitetit. Vazhdojnė bisedimet

Ish-kryetari i Partisė Socialiste, Fatos Nano, largohet nga Grupi Parlamentar i kėsaj partie, duke lėnė pas ēarjen mė tė madhe nė grupin kuvendor socialist. Duke pėrfituar nga deklarimi i ri pėr pėrbėrjen e grupeve, Nano ka nisur lėvizjen e re nė PS. Burimet saktėsojnė se tashmė, Rama dhe Nano kanė numėr tė barabartė kartonėsh nė Kuvend, por qė gjithsesi deri nė fund tė kėsaj jave pritet tė ketė ndryshime tė reja. Pas ikjes sė LSI-sė 3 vjet mė parė, kjo do tė jetė ēarja mė e re nė PS, edhe pse nuk ėshtė saktėsuar se do tė jetė si njė lėvizje (fraksion nė PS), apo si njė parti e re. Vetė Meta i pyetur nga “Metropol” ėshtė shprehur se nuk ka ende njė informacion, ndaj dhe nuk mund ta komentojė kėtė zhvillim.

Pakėnaqėsitė

Pakėnaqėsitė janė rritur nė formimin e Byrosė sė opozitės, ku nuk merrej mė vendimi i shumicės dhe sė fundi me kėrkesėn pėr t’i dhėnė tė drejtėn kryetarit qė tė zgjedhė vetė sekretarėt e PS-sė. Nga ana tjetėr, mbėshtetės tė Nanos janė shprehur se Rama ka qenė tepėr autoritar, duke sjellė shpesh dhe mbytjen e zėrave kundėr. Duket se njė sistem i tillė nuk i ka pėlqyer deputetėve socialistė, qė kanė mbėshtetur ish-kryetarin. Madje, njė nga mbėshtetėsit e Nanos, Taulant Balla, e cilėson lėvizjen si njė katarsis tė dytė. Ndėrkohė vendimit tė Nanos pėr largimin nga radhėt e grupit parlamentar socialist i janė bashkuar dhe njė grup deputetėsh mbėshtetės tė tij, tė cilėt kanė mbledhur firmat, duke krijuar fraksion mė vete brenda PS-sė. Burime nga Partia Socialiste konfirmojnė se 19 deputetė, mes tė cilėve figura drejtuese tė saj, i janė bashkuar mbėshtetėsve tė Nanos. Sipas tė njėjtave burime, shprehen se kėta tė fundit tashmė janė gati t’i shkėputen Grupit Parlamentar tė Partisė Socialiste pėr tė formuar njė grup tjetėr parlamentar.

Krisja

“Nuk mund tė shėrbej nė asnjė moment dhe pėr asnjė shkak si vasal i Edvin Ramės”, ėshtė shprehur Nano nė njė prononcim pėr “Vizion Plus”. Ndėrsa nė Kuvend, tashmė do tė kemi tre grupe tė mėdha opozitare. Njė nė krye tė tė cilit do tė jetė Nano dhe njė nėn drejtimin e Majkos si dhe LSI-nė. Pas gati njė viti pas ardhjes nė krye tė Partisė Socialiste, Edi Rama pėrballet me krizėn mė tė mėdha nė PS. Pas shumė debatesh nė mbledhjet e grupit parlamentar tė PS-sė, KPD dhe Kongres pėr mėnyrėn e drejtimit tė PS-sė nga Edi Rama, 19 deputetė tė njohur si pėrkrahės tė ish-kryetarit Nano kanė krijuar grupin e tyre brenda radhėve tė PS-sė. Kėsaj nisme pritet t’i bashkohen edhe dy deputetė tė tjerė, Marko Bello dhe Flamur Hoxha, me tė cilėt ėshtė duke u negociuar. Por 19 deputetė janė rreshtuar pėrkrah Ramės, duke vėnė nė pozita tė barabarta kėtė tė fundit me grupin tjetėr tė njohur si mbėshtetės tė ish-kryetarit Nano. Burimet saktėsojnė se pėr momentin nisma mbetet thjesht nė kuadrin e njė fraksioni brenda partisė, por nė rast se nga Rama dhe mbėshtetėsit e tij nuk do tė ketė njė reflektim, nuk pėrjashtohet mundėsia e krijimit tė njė force tė re politike.

Ikin

Fatos Nano

Shpėtim Idrizi

Andis Harasani

Taulant Balla

Arben Malaj

Paulin Sterkaj

Ben Blushi

Albert Ēaēi

Alfred Dalipi

Albert Dervishi

Blendi Klosi

Ndryshim Hysa

Petro Koēi

Qemal Minxhozi

Rajmonda Stefa

Fatmir Xhindi

Ermelinda Meksi

Sadri Abazi

Ylli Bufi

Nė negociata

Marko Bello

Flamur Hoxha

Nuk janė

Pandeli Majko

Arta Dade

Erion Braēe

Bashkim Fino

Musa Ulqini

Gramoz Ruēi

Taulant Dedja

Durim Lamaj

Durim Hushi

Namik Dokle

Rrapush Tola

Kastriot Islami

Luan Memushi

Fatmir Xhafaj

Vangjel Tavo

Besnik Dervishi

Stefan Ēipa

Valentina Leskaj

Taulant Balla

Tė gjithė pėrfaqėsuesit e pėrgjegjshėm tė Partisė Socialiste duhet ta kthejnė nė njė fushatė tė re, qė do tė thosha unė nė njė fushatė tė re katarsisi. Zoti Nano ka vepruar nė kohėn e duhur dhe ky fakt politik qė vjen nga e majta progresiste, duhet tė shpėrthejė nė ato mjedise, tė cilat duhet tė reformohen pėr t’u pėrballur me Sali Berishėn. Duhet tė bėjmė njė opozitė mė tė fortė me zotin Berisha. Me gjithė spekulimet e mundshme, mendoj se zoti Nano si lider historik nė politikė, nuk mund tė kuptohej jashtė Partisė Socialiste pėr tė pėrmirėsuar gjendjen aktuale. Nano ėshtė thirrja e antikorpeve pėr tė bėrė opozitėn qė duhet. Unė e mbėshtes lėvizjen sikundėr besoj se do tė ketė dhe tė tjerė brenda radhėve tė PS-sė.

Shpėtim Idrizi

Nė duhet tė bėnim njė opozitė ndryshe me alternative ndryshe dhe nė kėtė kuptim e gjej me vend deklaratėn e zotit Nano, tė mos harrojmė se ėshtė lideri historik i Partisė Socialiste. Ka vendosur shumė standarde nė politikėn shqiptare dhe me vizionet liberale tė vendosė pėr fatet qė i duhen vendit. Vend, i cili nuk duhet tė jetė peng i luftės politike dhe nė kėtė kuptim unė e mbėshtes nismėn e zotit Nano dhe falėnderoj qė kjo nismė ėshtė brenda PS-sė, sepse vjen nga lideri shpirtėror dhe politik. Jam i bindur se kėtė nismė do e pėrkrahin dhe figura tė tjera tė Partisė Socialiste, ashtu siē edhe ka ndodhur nė tė kaluarėn, por sigurisht disa gjėra i duhen lėnė kohės.

Andis Harasani

Rama nuk ka ditur tė bėjė politikė nė Partinė Socialiste, ku shpesh ka pėrjashtuar figura tė caktuara, duke i zėvendėsuar mė tė tjera afėr tij, ndaj dhe kjo ėshtė njė lėvizje qė synon reformimin e Partisė Socialiste. Besoj se kjo lėvizje do tė sjellė njė rikompozim tė forcave nė Parlament. Mendoj se do tė sjellė njė riformatim tė gjithė kahut tė majtė. Se sa e suksesshme do tė jetė kjo, sigurisht do tė jetė njė ēėshtje tė cilėn do ta vendosė koha, por ama jam shumė i sigurt se nė ēdo nismė qė Nano ka ndėrmarrė mė parė, ka qenė e suksesshme dhe ka sjellė reformė. Dhe nė tė kaluarėn i janė bashkuar vlerat mė tė mira besoj se dhe kėtė radhė do tė ndodhė e njėjta gjė.

Petro Koēi

Pa dashur tė ndėrhyj nė zgjedhjet dhe gjykimet politike tė zotit Nano, mund tė them se vendi i tij, jo vetėm si ish-kryetar i PS-sė, por edhe si qytetari Fatos Nano, ėshtė nė PS. Nėse ai ka vėrejtje pėr Edi Ramėn, nuk duhet tė harrojė se edhe ai vetė ka luajtur njė rol nė ardhjen e Ramės nė krye tė PS-sė, apo mė parė nė krye tė Bashkisė sė Tiranės. Nė fund tė fundit, Rama ėshtė kryetar legjitim i PS-sė, se sa legjitimist do tė jetė mbetet pėr t’u provuar. Duke llogaritur peshėn, vlerat politike si dhe kontributet historike tė zotit Nano, PS-ja duhet tė shmangė ēdo reagim emocional dhe tė vazhdojė rrugėn e dialogut integrues.
 
 
 
 
 

E Enjte, 07 Shtator 2006

 

SI JANE NDARE DEPUTETET NE PARTINE SOCIALISTE, PRO DHE KUNDER NANOS E EDI RAMES

Lista e deputeteve pro Nanos.
14 deputete jane pro kryetarit te PS se, kurse 10 deputete te tjere socialiste deri tani, jane pothuaj neutrale

Fatos Nano ne levizjen e tij te re, tashme kunder Edi Rames, kryetarit aktual te PS se, i ka bere mire llogarite duke synuar qe te jete faktor nder kryesoret per zgjedhjen e emrit te Presidentit te Republikes, ku ai eshte pretedent. Dje zoti Nano hodhi akuza te egra mbi njeriun numer nje te PS se zotin Rama, por edhe mbi disa emra te tjere, te cilet jane bllokues per ambicjen e tij presidenciale.

Ne te vertete, gjasat duken se nuk shkojne kah emrit te Nanos per kete post presidencial, pasi edhe nese e ka rregulluar me zotin Berisha, perseri pardje ne ALSAT, zoti Bamir Topi kryetar i grupit parlamentar te PD se dhe numri dy i kesaj partie, deklaroi hapur se dhe nese ka pazare ne nivele te tjera (nenkupto: Berishen) ai nuk do t'ia jepte voten zotit Nano per President, ēka e ēon mazhorancen ne dilemma perēarje te pariparueshme.

Megjithate Nano duket i paepur ne levizjen e tij te re per t'u bere President. Pavaresisht se ne muajin qershor 2007 zgjidhet Presidenti, loja per emrin e tij ka filluar dhe deri tani, duket se Fatos Nano mbetet numri Nje per kete vend, i cili gjithsesi ende nuk eshte bosh. Por copetimi i grupit te deputeteve te PS se ne dy pjese, ku sipas nje burimi te besuar prane stafit te ish kryeministrit Nano, besohet se jane 14 deputete besnike pro tij, ndersa po kaq eshte numri qe ka perkrah zoti Edi Rama me Gramoz Ruēin.

Por te ben pershtypje se emrat VIP nga kupola e PS se si Bashkim Fino, Pandeli Majko, Ben Blushi e Blendi Klosi, akoma nuk kane dale hapur se me cilin prej tyre jane, pra me Nanon ne heshtje e ne koordinim te fshehte apo me zotin Rama, por pa shume qejf. Jane emra dominues ne te majten shqiptare keta qe permendem dhe duhet thene se zoti Majko ka perkrahje ne bazen e PS se, keshtu qe nese ai kalon perkrah ish kryetarit Nano apo anon drejt tij atehere gjasat per Edi Ramen jane pothuaj zero per ta mbajtur kupolen e PS se.

Interesante mbetet se nga do te anoje ne fshehtesi ish kryeministri Ilir Meta, i cili njihet per protoganizmin e tij dhe pragmatizmin. Ne nje fare menyre zotit Meta i intereson copetimi i metejshem i PS se, pasi disa "burime uji" do te shkojne drejt ne liqenin e tij te LSI se, por edhe kreu i PSD shpreson ne nje shkaterrim te selise roze, duke shpresuar se ndonje grupim votash do te shkojne drejt e ne thesin e tij ,por me shume i ben presion Edi Rames per te marre nga copat e majme te PS ne zgjedhjet lokale.

Nisur nga te gjithe emrat ne grupin parlamentar te PS se, njeriu qe e mban gjalle ne krye te kupoles Edi Ramen eshte Gramoz Ruēi, ndaj nuk eshte cudi qe te pritet nje sulm nanoist ndaj ketij politikani qe e ka mbajtur te organizuar per shume vjet PS ne. Tabloja ne opozite ka ndryshuar dhe pritet ne ditet ne vazhdim se si do te luaje ne parlament zoti Nano, ku nuk eshte ēudi nje duel mes tij dhe zotit Berisha, ne menyre qe te jene te dy ne loje, duke mbrojtur njeri tjetrin duke u shamatuar ne Kuvend.


Pro Nanos Pro Edi Rames Neutrale

1 Arben Isaraj Arta Dade Pandeli Majko
2 Petro Koēi Elmaz Sherifi Bashkim Fino 3 Erion Braēe Erion Braēe Ermelinda Meksi
4 Flamur Hoxha Fatmir Xhafaj Alfred Dalipi
5 Kastriot Islami Gramoz Ruēi Marko Bello
6 Rajmonda Stefa Luan Memushi Vangjel Tavo
7 Andis Harasani Musa Ulqini Ben Blushi
8 Arben Malaj Namik Dokle Blendi Klosi
9 Besnik Dervishi Ndriēim Hysa Durim Hushi
10 Durim Lamaj Albert Ēaēi Stefan Ēipa
11 Shpetim Idrizi Paulin Sterkaj
12 Taulant Balla Rrapush Tola
13 Valentina Leskaj Sadri Abazi
14 Ylli Bufi Taulant Dedja


 
Faqe 2/3 - Politikė

kriza te socialistet
pergjigjja
 

Ish-kreu socialist kėrkon tė rikthehet. Nuk do bashkohet me grupin e PS

 

Nano: S’bėhem vasal i Ramės

“S’dal jashtė PS, do nis katarsisin 2 nė bazė”
 

Ish-kryetari socialist, Fatos Nano, vendosi dje tė dalė publikisht kundėr Edi Ramės. Nė njė deklaratė jo vizuale nė “Vizion Plus” ai deklaroi: “Nuk mund tė shėrbej nė asnjė moment dhe pėr asnjė shkak si vasal i Edvin Ramės”.

Kjo deklaratė e tij e cituar vetėm nga gazetari nuk ėshtė shoqėruar me pamje tė Nanos, por ėshtė mbėshtetur nga deputetėt shumė pranė tij, Harasani, Idrizi dhe Balla.

Aksioni
Nė ditėt e ardhshme, burime shumė pranė ish-kreut socialist, pohojnė se Nano do tė dalė me njė platformė, nė tė cilėn do tė motivojė tė gjithė lėvizjen e tij brenda PS-sė pėr njė opozitė ndryshe. Tė njėjtat burime thonė se Nano do tė nis takimet me bazėn. Ish shefi i socialistėve, nuk duroi dot mė gjatė pėr kėtė ēėshtje, duke dashur tė fillojė tė ashtuquajturin “Katarsis 2”. Por kėtė herė, me shumė mė pak mbėshtetės sesa kur bėri tė parin nė vitin 1999. Ndėrsa ka mė shumė se njė vit qė nuk ka dalė asnjėherė nė krah tė lėvizjeve tė PS, Nano sipas burimeve, do t’i sqarojė bazės se pse nuk e ka bėrė kėtė gjė. Ai dy herė ka shkuar nė parlament, dhe asnjėherė nė mbledhjet e forumeve partiake. Lėvizja e Nanos nė kėtė moment, mund tė shėrbejė edhe pėr Berishėn, i cili, ka deklaruar kohė mė parė se do tė sigurojė votat pėr presidentin. Eshtė folur qė herėt qė Nano mund tė ishte njė nga kandidaturat. Me votat qė i janė bashkuar nga grupi i PS, ai ndoshta do tė synojė postin e kreut tė shtetit, por duke mos pasur votat e deputetėve tė tjerė tė PS. Ndėr njerėzit qė e kanė mbėshtetur, janė pikėrisht ata qė i ka pėrfshirė vetė Nano si deputetė, madje tre njerėzit me tė cilėt mban kontakte: ish drejtori i KESH Andis Harasani, ish drejtori i Doganave Shpėtim Idrizi, dhe ish shefi i tij i protokollit Taulant Balla.

Grupi
Ish-kreu i selisė rozė do tė dalė jashtė grupit parlamentar socialist, duke lėnė tė hapur kėshtu mundėsinė qė atij t’i bashkohen edhe deputetė tė tjerė socialistė, por dhe nga parti tė tjera tė majta, tė cilėt nuk janė dakord me mėnyrėn e tė bėrit opozitė nga Edi Rama. Nano, do tė kėrkojė tė bėjė njė opozitė ndryshe, duke dhėnė alternativa pėr ēėshtjet specifike qė maxhoranca do tė ēojė nė Parlament. Burime pranė ish-kreut socialist pohojnė se ky veprim i Nanos nuk ka tė bėjė me daljen e tij nga Partia Socialiste, tė cilėn e ka themeluar vetė dhe e ka drejtuar prej 15 vjetėsh, por pėr njė luftė politike tė tij me alternativa brenda PS-sė. Deputetėt pranė tij, Balla, Harasani, Idrizi, Lamaj pohojnė se mėnyra se si Edi Rama ka drejtuar PS dhe ka organizuar bėrjen e opozitės nuk ishin ato qė ata kishin shpresuar kur ai erdhi dhe u mbėshtet nga tė gjithė nė krye tė PS.

 

Ēfarė thonė deputetėt qė janė skicuar nė listėn “Nano”
Pro nismės “Nano” vetėm pesė deputetė, tė tjerėt: Jemi me PS

Deputetėt shumė pranė ish-kreut socialist pohuan dje pėr gazetėn “Panorama” se janė rreth 14 deputetė socialistė, tė cilėt kanė pėrkrahur nismėn e ish-kreut socialist pėr njė katarsis nė PS. Lista e deputetėve ka brenda saj jo vetėm deputetėt shumė pranė Nanos, tė cilėt kanė deklaruar publikisht dje pėrqafimin e nismės sė ish-kreut socialist, por dhe deputetė tė tjerė, tė cilėt nuk kanė shfaqur deri mė sot pakėnaqėsi ndaj drejtimit tė Partisė Socialiste nga Edi Rama. Lista, pėrveē emrave tė Idrizit, Ballės, Harasanit dhe Lamaj pėrmban dhe emrat e Arben Malajt, Paulin sterkajt, Besnik Dervishit, Luan Memushit etj. Gazeta “Panorama” kontaktoi me tė gjithė deputetėt qė figuronin nė listė dhe rezultoi se shumica e tyre nuk kanė dhėnė asnjė pozicionim pro Nanos pėr shkėputje tė tij nga grupi parlamentar. Shumė tė tjerė e kanė kundėrshtuar nismėn.

Arben Malaj
Unė kam bėrė kontratė me PS-nė, as me Fatos Nanon dhe as me Edi Ramėn. Nuk kam ndėrmend tė largohem nga grupi parlamentar socialist.

Paulin Sterkaj
Unė nuk e tradhtoj PS-nė dhe kryetarin legjitim tė saj Rama. Nano duhet tė vijė tek unė, tė rrahim mendimet me njėri-tjetrin, se ai ėshtė deputet i thjeshtė si dhe unė, dhe pastaj tė na thotė se ēfarė do tė bėjė. Unė mendoj se loja e madhe qėndron tek vizita e Berishės nė Turqi, i cili po futet nė vorbullėn e shitjes sė Telekomit, tė cilit i duhet kjo zhurmė mediatike.

Flamur Hoxha
Unė nuk di gjė, nuk kam folur dhe nuk kam futur veten time nė ndonjė listė. Nuk di se mund tė ndodhė nė tė ardhmen.

Luan Memushi
(nuk ėshtė pėrgjigjur nė telefon)

Andis Harasani
Deklarata e zotit Nano pėr mėnyrėn se si PS ėshtė drejtuar deri tani nga kryetari aktual ,Edi Rama, pėr zhvendosjen e disa figurave tė PS dhe afrimin e disa figurave tė tjera nė PS-sė dhe pėr njė mungesė tė demokracisė sė brendshme nė PS.
Ēdo lėvizje e zotit Nano besoj se do sjellė njė rikompozim tė forcave nė Parlament dhe detyrimisht do tė sjellė njė riformatim tė tė gjithė krahut tė majtė. Unė jam i sigurt se nė ēdo nismė tė ndėrmarrė nga zoti Nano atij i janė bashkuar vlerat mė tė mira tė PS-sė edhe besoj se dhe kėtė radhė do tė ndodhė kėshtu.

Stefan Ēipa
(nuk ėshtė pėrgjigjur nė telefon)

Shpėtim Idrizi
Ne duhet tė bėnim njė opozitė krejt ndryshe, njė opozitė me alternativa. Nė kėtė kuptim e gjej me vend deklaratėn e zotit Nano, i cili tė mos harrojmė ėshtė lideri historik i PS-sė, ėshtė personi qė ka vendosur shumė standarde nė politikėn shqiptare, ėshtė njeriu qė shumė herė me vizionin e tij liberalizues dhe moderator ka arritur tė vendosė dhe tė bėjė akorde shumė tė mėdha nė shėrbim tė vendit. Nė kėtė kuptim unė e mbėshtes nismėn e zotit Nano dhe mendoj se kjo nismė ėshtė brenda PS-sė, sepse vjen pikėrisht nga lideri shpirtėror i saj dhe nga lideri historik.
Mendoj se kėtė nismė do ta pėrshėndesim dhe do ta pėrkrahin edhe shumė deputetė tė tjerė tė PS-sė.

Elmaz Sherifi
(nuk ėshtė pėrgjigjur)

Rajmonda Stefa
Nuk kam kontaktuar me Nanon, por e shoh nismėn e tij si njė lėvizje brenda Partisė Socialiste qė ai ka themeluar dhe brenda grupit parlamentar socialist. Nuk besoj se Nano do tė dalė jashtė grupit tė PS, por do tė punojė brenda tij.

Vangjel Tavo
(nuk ėshtė pėrgjigjur nė telefon)

Durim Hushi
Jam kontaktuar nga njerėzit shumė pranė Nanos. Nuk i kam kthyer asnjė pėrgjigje. Nuk ka njė ide tė qartė se ēfarė do tė bėjė. Por sidoqoftė, si ideja pėr parti tė re ashtu dhe ideja e grupit parlamentar, nuk do tė pėrkrahen nga unė. Unė e kam partine time. Nano ėshtė i mirėpritur tė konkurrojė brenda PS-sė.

Taulant Balla
Tashmė ėshtė e qartė qė Nano ka nisur njė lėvizje tė tij, qė ėshtė njė katalizator i shėndoshjes sė gjendjes nė PS, i cili ėshtė ndikuar nga zoti Rama dhe prandaj mendoj se tė gjithė socialistėt duhet ta mbėshtesin kėtė lėvizje, qė pėr mua ėshtė njė lloj katarsis. Ne duhet tė tregojmė njė opozitė mė tė fortė me Berishėn dhe pėr kėtė edhe lėvizja e zotit Nano ėshtė pėr njė opozitė mė efektive. Nano, si lideri historik i kėsaj partie, nė asnjė moment nuk mund tė kuptohej jashtė PS-sė.

Besnik Dervishi
Nuk kam dijeni pėr kėtė iniciativė dhe nuk dua tė pėrgjigjem.

Durim Lamaj
Kjo ėshtė njė nismė nė tė cilėn janė bashkuar disa deputetė qė mendojnė pėr njė opozitė ndryshe nė PS. Lista ėshtė me 15 emra, deputetė me kontribute nė PS. a.l

 

Lista e deputetėve

Shpėtim Idrizi pro nismės
Andis Harasani pro nismės
Durim Lamaj pro nismės
Flamur Hoxha kundėr nismės
Durim Hushi kundėr nismės
Arben Malaj kundėr nismės
Rajmonda Stefa pro nismės
Paulin Sterkaj kundėr nismės
Luan Memushi nuk gjendet
Besnik Dervishi kundėr nismės
Elmaz Sherifi nuk gjendet
Stefan Ēipa nuk gjendet
Vangjel Tavo nuk gjendet
Taulant Balla pro nismės

 

Kreu i PS mbledh kryesinė, paradite i pėrgjigjet Berishės
Rama: Armiku ynė ėshtė Sali Berisha, jo Fatos Nano

Kreu socialist, Edi Rama, iu pėrgjigj dje lėvizjes sė iniciuar nga Fatos Nano pas njė mbledhjeje kryesie ku u kėrkoi tė gjithė anėtarėve tė kryesisė qė tė mos merren me ēėshtje qė nuk shkojnė nė funksion tė forcimit tė PS pėr zgjedhjet.

“Ne jemi nė kulmin e njė pėrgatitjeje pėr tė mundur armikun e madh tė demokracisė, tė votės sė lirė dhe tė zhvillimit, i cili pėr ne ka vetėm njė emėr dhe quhet Sali Berisha. Ne nuk kemi asnjė minutė kohė pėr tė humbur duke u marrė me ēėshtje tė cilat praktikisht nuk na mundėsojnė qė frytet e kėsaj beteje tė jenė maksimale” tha dje pas mbledhjes sė kryesisė, kryetari aktual i PS, Edi Rama.
Ndėrkohė nėnkryetari i grupit parlamentar tė PS, Petro Koēi, reagoi menjėherė pėr lėvizjen e Nanos duke e konsideruar vendin e Nanos nė PS dhe jo jashtė saj. “Pa dashur tė ndėrhyj nė zgjedhjet dhe gjykimet politike tė zotit Nano, mund tė them se vendi i tij, jo vetėm si ish kryetar i PSSH, por edhe si qytetari Fatos Nano ėshtė PS. Nėse ai ka vėrejtje thelbėsore pėr Edi Ramėn, nuk duhet tė harrojė se edhe ai vetė ka luajtur njė rol nė ardhjen e Ramės nė krye tė PS-sė apo mė parė nė krye tė bashkisė sė Tiranės. Nė fund tė fundit Rama ėshtė kryetari legjitim. Se sa legjitimist do tė jetė, mbetet pėr t’u provuar duke llogaritur peshėn, vlerat politike si dhe kontributet historike tė zotit Nano. PS duhet tė shmangė ēdo reagim emocional dhe tė vazhdojė rrugėn e dialogut integrues” tha Petro Koēi dje pėr mediat.

Paradite
Edi Rama paraditen e djeshme i ėshtė pėrgjigjur “provokimeve” sipas tij, tė kryeministrit Sali Berisha lidhur me kryetarėt de facto e de jure tė Partisė Socialiste. “Unė i konsideroj tė shėmtuar dhe tė njė niveli etik tė ulėt edhe pėr vetė Sali Berishėn, pėr diversionet e tij tė vijueshme, qė kanė mbetur shpresa e vetme pėr tė zbarazuar Partinė Socialiste. Nuk ka asnjė shpresė tjetėr”, tha Rama nė takimin e zgjeruar me tė zgjedhurit vendorė tė PS. “Pėr Berishėn diversioni ėshtė shpresa e ditės, ndėrsa shpresa e natės ėshtė regjistri i pėrkohshėm i zgjedhėsve pėr tė cilin socialistėt duhet tė jenė shumė tė vėmendshėm” tha Rama. Njė ditė mė parė, nė mbledhjen e grupit parlamentar tė PD, Berisha aludoi se PS drejtohet nga dy kryetarė, Rama dhe Nano.

 

Ka ndryshuar rregullorja e Parlamentit pėr grupet
Nano dhe mbėshtetėsit duhet tė kalojnė patjetėr 6 muaj “stazh”

Ish kryetari i PS Fatos Nano do ta ketė tė vėshtirė tė legjitimojė mbėshtetėsit e asaj qė ai e konsideron si grup tė vetin. Rregullorja e Kuvendit tė Shqipėrisė, ndryshe nga herėt e tjera, parashikon procedura tė tjera pėr largimin e deputetėve nga njė grup nė njė grup tjetėr parlamentar. Edhe pse “de fakto” deputetėt mund tė bashkohen me njė grup tjetėr parlamentar, ose mund tė ndryshojnė parti, duke kaluar nga e majta tek e djathta, ose anasjelltas, “de jure” (ligjėrisht) njė lėvizje e tillė nuk ka vlerė pa u plotėsuar njė afat kohor prej 6 muajsh. Nė bazė tė nenit 15 tė rregullores, largimet e deputetėve nga njėri grup nė tjetrin nuk mund tė bėhen mė si pėrpara, por ka klauzola qė mund tė frenojnė tė zgjedhurit e popullit. Nėse njė deputet ikėn nga njė grup parlamentar, duhet mė parė tė njoftojė mė shkrim kryesinė e grupit parlamentar dhe Byronė e Kuvendit. Mė pas ai, mund tė cilėsohet pėr 6 muaj si i pavarur. Deputeti vetėm pas kėsaj periudhe “stazhi” mund t’i bashkohet forcės politike, qė preferon. Kjo klauzolė e tillė ėshtė e detyrueshme pėr t’u zbatuar nga ana e ēdo deputeti. “Pėr krijimin e njė grupi parlamentar kėrkohet njė minimum prej 7 deputetėsh. Ēdo deputet mund tė jetė anėtar vetėm i njė grupi parlamentar. Njė deputet qė largohet nga grupi parlamentar mund t’i bashkohet njė grupi tjetėr parlamentar, vetėm pas gjashtė muajve nga data e largimit”, thuhet nė pikėn dy tė nenit 15 tė rregullores. Nė bazė tė kėtij neni, nėse njė deputet zgjidhet brenda njė legjislature, atėherė ai brenda tri ditėve duhet tė njoftojė kryetaren e Kuvendit se nė cilėn grup parlamentar do tė marrė pjesė. “Kur numri i deputetėve tė njė grupi parlamentar bie nėn numrin e parashikuar nga pika 2 e kėtij neni, grupi pushon sė ekzistuari. Brenda 3 ditėve nga data e zgjedhjes sė kryetarit tė Kuvendit, ēdo deputet deklaron me shkrim se nė cilin grup parlamentar bėn pjesė. Vetėm deputetėt qė nuk bėjnė deklarimin e mėsipėrm, ose qė nuk i pėrkasin asnjė grupi parlamentar mund tė formojnė grup tė pėrzier”, thuhet nė pikėn 3 dhe 4 tė nenit 15 tė rregullores. Pėrpara miratimit tė kėsaj, rregullorja mė parė kishte njė rregull tė veēantė.

 

 

http://www.sot.com.al/
Berisha steps back from Albtelekom
 
Albanian Government stepped back from its stand on refusing the contract to the Turkish Company Calik on the privatisation of Albtelekom.The news was given by Prime Minister Berisha himself, who took advantage of the meeting held in Turkey with Turkish Prime Minister Recep Tayyip Erdogan, to declare the contract with Calik Company will not be cancelled, but some of its articles will be revised. The Prime Minister declared that according to international experts’ judgment, after the analysis they carried out to the contract, the latter needs revision in some of its articles. “I informed Prime Minister Erdogan that the international consultant company has concluded its expertise. According to the international experts’ judgment, after the analysis they carried out to the contract, the latter needs revision in some of its articles. I am informed that Mr. Ahmet Calik has shown a full commitment to reconsider the contract and I am optimistic in the result of these negotiations. The negotiations concern the Calik Company and Albtelecom. I am informed that there is the joint willing to reconsider the problems that have remained unsolved,” Prime Minister Berisha said during a press conference given after the meeting with his Turkish homologue, Erdogan. The cooperation between Albania and Turkey in various domains was the subject of the meeting between the counterparts of Albania and Turkey. As Berisha himself declared during the press conference, in the meeting, it was discussed about the cooperation in the health and education sectors, but especially about the energy problems. According to Berisha, the Turkish Prime Minister has promised to use his influence in order large gas projects that cut across Balkans towards Europe include Albania as well. Meanwhile, Prime Minister Erdogan, while welcoming Berisha was expressed that no political problem concerns the relations between Albania and Turkey.

http://www.panorama.com.al/

Kryeministri nė Turqi me Bregasin dhe 60 biznesmenė
“Albtelekom”, Berisha tėrhiqet: Do tė rinegociojmė me “Ēalik Energy”

Kryeministri Berisha i hap rrugė rifutjes nė konkurrim tė kompanisė turke nė privatizimin e Albtelekomit. Pas anulimit tė bėrė nga ana e qeverisė shqiptare tė tenderit tė kryer mė parė nga socialistėt pėr Albtelekomin, pritet tė rinegociohet nė lidhje me pikat qė kontestohen nė kontratėn e shitjes. Pėr herė tė parė njė kryeministėr shqiptar ėshtė shoqėruar nė vizitėn e tij nė Turqi nga kreu i Dhomės sė Tregtisė, Luan Bregasi dhe 60 biznesmenė. Njė mundėsi mė tepėr pėr tė gjetur lidhje me homologėt vendas.
Nė konferencėn e pėrbashkėt me kryeministrin Erdogan, ka theksuar se kompania turke do tė negociojė me qeverinė pėr kėtė ēėshtje. “Tė gjitha problemet janė diskutuar, pėrfshirė dhe Telekomin. Unė e informova kryeministrin Erdogan se kompania e konsulencės ndėrkombėtare ka mbaruar ekspertizėn e saj. Sipas gjykimit tė ekspertėve mbi kėtė ekspertizė, kontrata ekzistuese ka nevojė tė rishqyrtohet nė nene tė caktuara. Jam informuar se zoti Ahmet Ēalik ka treguar vullnet tė plotė qė tė angazhohet nė rinegociimin e kontratės dhe unė jam optimist nė rezultatin e kėtyre negociatave. Negociatat janė ēėshtje tė kompanisė “Ēalik” dhe Telekomit. Jam nė dijeni se ekziston vullneti i pėrbashkėt pėr t’i shqyrtuar problemet qė mbeten pėr t’u zgjidhur”, deklaroi Berisha. Partia Demokratike gjatė kohės qė ishte nė opozitė kontestoi privatizimin e Albtelekomit, duke e cilėsuar si njė aferė me interesa personale tė kryeministrit tė atėhershėm, Fatos Nano. Njė deklaratė e tillė ndikoi nė marrėdhėniet ndėrmjet Shqipėrisė dhe Turqisė, veēanėrisht pas ardhjes nė pushtet tė PD-sė. Qeveria demokrate nisi menjėherė njė proces auditimi pėr kontratėn e shitjes sė Albtelekomit pėr firmėn turke, e cila kapte njė vlerė prej 120 milionė eurosh. Auditimin e shitjes sė Albtelekomit e bėri firma ceke “Deloitte”, e cila nxori shkelje nė kontratėn e shitjes sė Albtelekomit. Pėr firmėn ēeke turqit e “Ēalik Energy Telecomunication s.a” nuk ishin gjithashtu edhe investitorė strategjikė. “Deloitte” nga ky auditim i kryer u pagua nga qeveria shqiptare me njė shumė prej rreth 180 mijė eurosh. Ministri i Ekonomisė, Genc Ruli, kohė mė parė, gjatė njė raportimi nė Kuvend pėr ēėshtjen e Albtelekomit, e cilėsoi kontratėn e mbyllur, pėr shkak se kontrata nuk u ratifikua nga ana e Parlamentit. Por mė pas pati njė tėrheqje nga ana e pėrfaqėsuesve tė qeverisė, tė cilėt nuk pėrjashtuan mundėsinė qė firma turke tė pėrfshihej pėrsėri nė garėn pėr tenderin e Albtelekomit. Por gjatė kėsaj periudhe pati dhe njė reagim nga ana e pėrfaqėsuesit zyrtar tė firmės turke “Ahmet Ēalik”, i cili gjatė njė vizite nė Tiranė deklaroi se nuk e njihte auditimin e bėrė nga ana e firmės ēeke, duke e cilėsuar si tė pavlerė. Gjatė vizitės zyrtare nė Turqi, kryeministri shoqėrohej nga ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ministri i Transporteve, Lulzim Basha. Berisha ėshtė takuar dje me kryetarin e Kuvendit turk, Mehmet Arinc, me shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė turke, gjenerali Buykani, si dhe me presidentin turk, Ahmet Sezer. Gjithashtu, kryeministri u takua me ish-presidentin e Turqisė, Sulejman de Mirel, dhe me kryetarin e partisė sė opozitės nė asamblenė turke, Partisė Republikane Popullore.

 
  
 
http://www.panorama.com.al/
 
Faqe 7 - Ekonomi

projektet e naftesjellesit
deklarata
 

Presidenti i AMBO-s reagon pas marrėveshjes: Eshtė politike Aleksandropulos nuk ka kapacitet

 

Ferguson: AMBO do pėrfundojė nė 2010

Bojaxhi: Do tė fitojė projekti, qė do tė thithė investitorė

 
Mirvjena Dizdari

Marrėveshja pėr linjėn Burgas-Aleksandropulos ėshtė njė vendim politik dhe jo ekonomik.

Kėshtu e ka cilėsuar presidenti i AMBO-s, Ted Ferguson, marrėveshjen e kryeministrave tė Rusisė, Greqisė dhe Bullgarisė, pėr realizimin e projektit konkurrent tė AMBO-s. Ferguson nuk ka shprehur asnjė shenjė shqetėsimi, madje ka vėnė nė pikėpyetje kapacitetet e portit tė Aleksandropulosit, i cili nuk ėshtė nė gjendje tė pėrballojė naftėsjellėsin. Ferguson ka deklaruar se naftėsjellėsi AMBO do tė pėrfundojė nė vitin 2010. “Projekti AMBO ėshtė penguar gjithashtu pėr vite tė tėra kryesisht pėr shkak tė paqėndrueshmėrisė politike nė rritje nga luftėrat e Ballkanit tė viteve ’90 dhe mungesa e angazhimeve pėr naftėn nga Rusia dhe Kaspiku. Pres qė naftėsjellėsi tė fitojė vrullin tani me zgjedhjen e qeverive tė reja nė Shqipėri, Maqedoni dhe Bullgari kėtė vit”, ka deklaruar Ferguson. Nė tė njėjtėn linjė ka qenė edhe deklarata e pėrfaqėsuesve tė qeverisė shqiptare, tė cilėt e kanė konsideruar marrėveshjen e dy ditėve mė parė nė Greqi si marrėveshje politike.

Ferguson
Nė njė prononcim pėr “The Moscou Times” presidenti i AMBO-s, ėshtė shprehur se zgjedhja e Burgas-Aleksandropulos nga opsionet e linjave tė tjera ėshtė njė vendim politik dhe nuk ka tė bėjė plotėsisht me ēėshtjen e ekonomisė. Ferguson vuri nė pikėpyetje edhe nėse porti i Alexandropulos do tė ishte nė gjendje tė ngarkojė kamionė cisterna tė mėdha tė naftės, tė njohura si VLĒ, apo mbajtės shumė tė mėdhenj tė naftės bruto, me 300 000 tonė. “Aleksandropulos ėshtė nė cakun e efektshmėrisė sė veprimit pėr VLĒ”, ka theksuar Ferguson. Sipas presidentit tė AMBO-s, porti grek nė Egje do tė pėrballonte me kushte sigurie vetėm cisterna prej 200 000 tonėsh, gjė qė do tė thotė e ai do tė jetė i aftė vetėm ekonomikisht tė dėrgojė ngarkesa nė destinacionet mesdhetare. I njėjti problem ėshtė konfirmuar edhe nga njė zyrtar nė Autoritetin Qendror tė Portit tė Aleksandropulos, sipas tė cilit, kapaciteti aktual i portit nuk lejon cisterna tė mėdha tė naftės qė tė hyjnė nė port, sepse ai ėshtė shumė i cekėt.
“Tre vendet e pėrfshira nė AMBO do tė takohen javėn e ardhshme nė Tiranė, kryeqyteti shqiptar, pėr ambicien e tyre mbi 30 milionė dollarėsh pėr punė paraprake mbi naftėsjellėsin gjatė kėtij viti”, theksoi Ferguson.

Bojaxhi
Qeveria shqiptare nuk duket e shqetėsuar nga marrėveshja e kryeministrave tė Greqisė, Rusisė dhe Bullgarisė pėr ndėrtimin e naftėsjellėsit Burgas-Aleksandropulos. Projekti rival i AMBO-s duket se ka filluar tė marrė jetė, ndėrkohė qė qeveritarėt shqiptarė deklarojnė se pėr realizimin e naftėsjellėsve nuk duhet vetėm mbėshtetje politike, por kryesorja ėshtė mbėshtetja ekonomike. Zėvendėsministri i Ekonomisė, Gjergj Bojaxhi, ka deklaruar se projekti grek pėr naftėsjellėsin Burgas-Aleksandropulos nuk pengon realizimin e AMBO-s. “Do tė jenė investitorėt ata qė do tė pėrcaktojnė se cili projekt do tė jetė fituesi dhe nga tė dhėnat qė kemi, AMBO ėshtė me leverdi mė tė madhe ekonomike”, theksoi Bojaxhi. Qeveria shqiptare mendon se projekti me leverdishmėri mė tė madhe ekonomike pėr transportin e naftės ruse ėshtė AMBO. Sipas Bojaxhi, mbėshtetja politike qė i ėshtė dhėnė projektit, qė pėrfundon nė Greqi dhe shmang Shqipėrinė, nuk ėshtė shqetėsuese, pasi kėto janė projekte private qė nuk i financon politika, por qė sigurisht mbėshtetja e kėsaj tė fundit ėshtė njė sinjal pozitiv. “Ne nuk jemi shumė tė shqetėsuar, pasi ėshtė tregu qė do tė vendosė se kush nga kėto projekte do tė marrė mbėshtetje”, theksoi Bojaxhi. Por edhe qeveritė e vendeve nga ku do tė kalojė AMBO javėn e ardhshme do tė mblidhen pėr tė nėnshkruar memorandumin, i cili do t’i hapė rrugė kėtij projekti. Sipas Bojaxhi, aktualisht janė 3 projekte qė konkurrojnė sot pėr transportin e naftės ruse drejt tregjeve tė Evropės. Bėhet fjalė pėr projektet e naftėsjellėsve, AMBO, Burgas–Aleksandropulos dhe projektin turk.

 

  • mediat
    Agjencia maqedonase e lajmeve “MPT” ka theksuar se pėr realizimin e naftėsjellėsit Burgas-Aleksandropulos do tė duhen 700 milionė euro. Plani pėr naftėsjellėsin u hartua fillimisht nė vitin 1993, por nuk u pranua, pėr shkak tė kostos sė ndėrtimit dhe faktorė tė tjerė, disa prej tė cilėve, presidenti Putin thotė se ishin politike.
  • marreveshja
    Presidenti rus, Putin, kryeministri grek, Karamanlis dhe presidenti bullgar, Parvanov, ranė dakord dy ditė mė parė pėr marrėveshjen e ndėrtimit tė naftėsjellėsit transballkanik Burgas-Aleksandropulos. Dokumenti i nėnshkruar mund tė ēojė nė njė marrėveshje pėrfundimtare brenda kėtij viti lidhur me kėtė projekt tė vonuar.
  • projekti
    Naftėsjellėsi AMBO ėshtė projektuar nga njė kompani amerikane. Sipas projektit, naftėsjellėsi do tė ketė njė gjatėsi 576 milje dhe do tė transportojė naftėn bruto tė Rusisė, Azerbajxhanit dhe Kazakistanit, nga Deti i Zi nė portin e Burgasit dhe prej andej, nė portin e Vlorės, nė Adriatik. Tubacioni fillon nga porti bullgar i Burgasit dhe mbaron nė portin shqiptar tė Vlorės.