Tiranė, mė 13 dhjetor 2006

Informacion pėr mediat

Kryetari i PLL Ekrem Spahiu takohet me legalistėt nė Lushnje

Spahiu: Pasojat e bojkotit tė majtė janė drejtuar mbi qytetarėt shqiptarė.

 

Kryetari i PLL Ekrem Spahiu zhvilloi paraditen e sotme njė takim me legalistėt e qytetit tė Lushnjės.

Aty u diskutua pėr pėrgatitjet elektorale tė PLL pėr zgjedhjet e 20 janarit dhe marrėdhėniet shumė tė mira qė ekzistonin atje midis forcave politike tė koalicionit tė qendrės sė djathtė e veēanėrisht ato PD-PLL.

Z.Spahiu theksoi marrėdhėniet e shkėlqyera qė ekzistojnė nė nivel qendror ndėrmjet partive aleate, mirėbesimin dhe koordinimin e lartė mes tyre si dhe vendosmėrinė e gjithė maxhorancės pėr realizimin e zgjedhjeve te lira dhe tė ndershme.

Kryetari i PLL Spahiu tha se bojkoti i tė majtėve nuk ėshtė thjesht njė taktikė e qartė destabilizuese, e cila nuk do tė ketė sukses, por ėshtė edhe njė veprim i mirėmenduar politik qė ka si qėllim tė sjellė pasoja mbi qytetarėt shqiptarė nė shenjė hakmarrje ndaj votės sė tyre tė 3 korrikut.

Nė njė situatė tė tillė, ku segmente tė pushtetit vendor tė zotėruar nga tė majtėt po japin shenja tė qarta tė bllokimit dhe mosfunksionimit, zhvillimi i zgjedhjeve vendore nė datėn e pėrcaktuar sipas afateve kushtetuese ėshtė mė se domosdoshmėri.

Pavarėsisht kėsaj, z.Spahiu tha se maxhoranca qeverisėse ka programuar masat e saj dhe nuk do tė lejojė qė pasojat e bojkotit tė majtė tė bien mbi qytetarėt shqiptarė. E vetmja gjė qė do tė ndodhė, - ka thėnė z.Spahiu,  ėshtė fakti se kėto pasoja do tė bien mbi vetė organizatorėt e kėtij skenari.

 

Zėdhėnėsi i PLL

 
Partia "Lėvizja e Legalitetit"
Bulevardi "Zog I", Tiranė.
legaliteti@gmail.com
Tel&Fax: +355 4 230076

 

 

Tiranė, mė 12 dhjetor 2006

Informacion pėr mediat

 Kryetari i PLL Ekrem Spahiu u takua me strukturat legaliste nė Shkodėr.

Spahiu: Bojkoti i tė majtėve papėrgjegjshmėri ndaj elektoratit dhe vendit.

 

Kryetari Ekrem Spahiu mori pjesė nė njė mbledhje tė komitetit drejtues tė PLL pėr degėn e Shkodrės. Krahas analizimit tė punės sė deritanishme tė strukturave partiake tė PLL dhe masave organizative pėr finalizimin e suksesshėm tė pjesėmarrjes elektorale te saj pėr zgjedhjet e 20 janarit, nė atė mbledhje u hartua edhe lista e kandidatėve tė PLL pėr anėtarė tė kėshillit bashkiak. Ndėrsa siē dihet, pėr kryetarė tė njėsive vendore, paria Lėvizja e Legalitetit do tė mbėshtesė kandidatėt e pėrbashkėt tė koalicionit tė qendrės sė djathtė.

Z.Spahiu shprehu kėnaqėsinė e tij pėr pėrbėrjen cilėsore tė listės sė kandidatėve tė PLL pėr anėtarė tė kėshillit bashkiak, sepse nė tė bėjnė pjesė figura tė rėndėsishme tė jetės politike, akademike e tė biznesit, tė cilėt mishėrojmė dhe pėrfaqėsojnė mė sė miri qytetarinė shkodrane.

Duke ju referuar zhvillimeve mė tė fundit politike nė vend, z.Spahiu tha se bojkotimi i zgjedhjeve vendore prej opozitės sė majtė ėshtė njė shprehje e qartė e mungesės sė respektit tė tyre ndaj elektorat. Ky veptim ėshtė gjithashtu edhe njė papėrgjegjshmėri e skajshme qė kėrkon tė destabilizojė realitetin politik tė dalė nga zgjedhjet e 3 korrikut dhe tė pengojė reformat e maxhorancės dhe proceset integruese tė Shqipėrisė.

Kryetari i PLL Spahiu vuri nė dukje vullnetin e shprehur qartazi prej maxhorancės pėr realizimin e zgjedhjeve tė lira e tė ndershme dhe gatishmėrinė e saj pėr tė negociuar me tė majtėt qoftė edhe duke bėrė lėshime.

Z.Spahiu tha se bojkoti i socialistėve ėshtė i paracaktuar prej kohėsh dhe se ato nuk do tė merrnin pjesė nė zgjedhje qoftė edhe sikur tė bihej dakort pėr shtyrjen e datės sė tyre. Ai tha se tė majtėt po ecnin nė njė rrugė tė rrezikshme dhe se ēdo pėrgjegjėsi do tė bjerė mbi ta.

 

Zėdhėnėsi i shtypit


Partia "Lėvizja e Legalitetit"
Bulevardi "Zog I", Tiranė.
legaliteti@gmail.com
Tel&Fax: +355 4 230076

 

 

10  Dhjetor  2006 http://www.kohajone.com/
PD, vetėm 30 % tė zonave pėr aleatėt
   
 
Shkruar nga Administrator   

Mazhoranca zbardh njė pjesė tė emrave tė cilėt do kandidojnė pėr bashki dhe komuna

 Pretendime nga republikanėt dhe partitė e tjera tė vogla
Partia Demokratike ėshtė treguar "zemėrgjerė" me aleatet e saj duke u dhuruar njė pjesė tė mirė tė bashkive dhe komunave. Kėshtu, sipas kėtij vendimi republikanėt, demokristianėt, demokratėt reformatorė, agrarėt dhe Partia e Bashkimit tė tė Drejtave tė Njeriut do tė marrin vetėm njė tė tretėn e bashkive dhe komunave nė total.

Sonila Isaku
Kurse porsa u pėrket njėsive bashkiake tė Tiranės, ende nuk ėshtė pėrcaktuar se kush do tė jenė kandidatėt dhe sa prej tyre do tė jenė pėr aleatėt. Pėr kėtė, PD mblodhi dje Kryesinė e saj nė mbrėmje pėr tė diskutuar mbi kandidatėt demokratė tė tė gjitha njėsive vendore nė Tiranė. 

 Edhe pse vetė negociatorėt e Partisė Demokratike kanė pohuar se nuk ka qenė i lehtė bashkėpunimi me partitė e vogla tė djathta, aleatėt e PD-sė do tė kenė njė pjesė tė mirė tė komunave dhe bashkive nė zgjedhjet e fundit. Negociatat midis dy deputetėve demokratė, Ridvan Bode dhe Jemin Gjana aleatėt kanė vendosur qė mbėshtetėsve tė PD nė zgjedhjet e 20 janarit t'i takojė pėrafėrsisht 30 pėrqind e bashkive dhe komunave nė tė gjithė vendin. Pjesa tjetėr do tė jetė pėr kandidatėt demokratė.

Megjithėse ende zyrtarisht nuk janė pėrcaktuar kandidaturat pėr minibashkitė e kryeqytetit, mėsohet se njė pjesė e mirė e tortės elektorale do tė ndahet mes Partisė Demokratike dhe aleatėve tė saj. Ndėrkohė, nga burime tė brendshme mėsohet se edhe dy kandidatėt aktuale tė PD‑sė nė kryeqytet do tė rikandidojnė edhe njė herė pėr minibashkite qė kanė aktualisht.

 Kėrkesat
Partia Republikane dhe Partia Demokrate e Re ka kėrkuar secila nga 2 minibashki nė kryeqytet. Ndėrsa nėnkryetari i bashkisė sė Tiranės do tė zgjidhet nga LZHK‑ja, kryetari i tė cilės ka vendosur tė tėrheq kandidaturėn pėrballė kandidatit tė PD‑sė, duke pėrkrahur emrin e Sokol Olldashit pėr kryetar bashkie tė Tiranės. Nga negociatat, tė cilat kanė filluar qė prej disa javėsh, partia Pepublikane ka kėrkuar bashkinė e Himarės, bashkinė e Peshkopisė, Librazhdit, Konispolit dhe Kamzės.

Partia e Bashkimit tė tė Drejtave tė Njeriut, ka kėrkuar vetėm dy bashki tė rėndėsishme, atė tė Gjirokastrės dhe tė Himarės. Demokristianėt, kanė negociuar pėr t`i kėrkuar mbėshtetjen e PD-sė nė zonėn e Sarandės, Lezhės, Himarės, Pėrmetit, Divjakės dhe Orikumit. Partia Agrare ka kėrkuar nga negociatat tė marrė bashkinė e Lushnjės, ndėrsa PDR, pėrveē kėrkesės pėr tė marrė dy minibashki nė Tiranė, ka kėrkuar tė marrė nėn drejtimin e saj bashkinė e Korēės dhe tė Elbasanit.

Takimet e Kryesisė
Kryesia e partisė Demokratike vazhdon ēdo ditė takimet pėr tė pėrcaktuar kandidatėt e komunave dhe bashkive pėr tė gjithė vendin. Gjatė mbledhjes sė djeshme, e cila si zakonisht ėshtė zhvilluar nė orėt e vona tė mbrėmjes janė pėrcaktuar kandidatėt pėr dy bashki tė mėdha. Bėhet fjalė pėr bashkinė e Elbasanit, ku kandidati mė i pėroflur ėshtė Luciano Boci dhe bashkinė e Korēės, me kandidat Gjergj Papa.

Nė ditėt e mėparshme janė pėrcaktuar edhe kandidaturat pėr bashkinė e Sarandės, ku Partia Demokratike pėrfaqėsohet nga Edmond Gjoka. Nė Berat do tė jetė Sali Hoxha, nė Kukės, Hasan Halili, nė Dibėr, Ilir Krosi. Ndėrsa zv/ ministri i punėve publike, Armand Teliti do tė jetė mė 20 janar njė nga kandidatėt mė kryesorė pėr tė marrė bashkinė e qytetit bregdetar tė Durrėsit.

Kandidatėt
Nė orėt e vona tė mbrėmjes janė pėrcaktuar kandidatėt pėr dy bashki tė mėdha. Bėhet fjalė pėr bashkinė e Elbasanit, ku kandidati mė i pėrfolur ėshtė Luciano Boci, dhe bashkinė e Korēės, me kandidat Gjergj Papa. Nė ditėt e mėparshme janė pėrcaktuar pėr bashkinė e Sarandės, Edmond Gjoka.

Negociatat
Nga negociatat, tė cilat kanė filluar qė prej disa javėsh, partia Republikane ka kėrkuar bashkinė e Himarės, bashkinė e Peshkopisė, Librazhdit, Konispolit dhe Kamzės. Partia e Bashkimit tė tė Drejtave tė Njeriut, ka kėrkuar vetėm dy bashki tė rėndėsishme, atė tė Gjirokastrės dhe tė Himarės.

30 % e bashkive
dhe komunave do u kalojnė aletatėve tė Partisė Demokratike pėr ti kryesuar. Kėshtu sipas kėtij vendimi Republikanėt, Demokristianėt, Demokratė Reformatorėt, Agrarėt dhe me Partinė e Bashkimit tė tė Drejtave tė Njeriut do tė marrin njė tė tretėn e bashkive dhe komunave. 

 Kandidatėt

Tirana        Sokol Olldashi
Elbasani     Luciano Boci
Korēa         Gjergj Papa
Saranda
     Edmond Gjoka
PBDNJ       Himarė,Gjirokastėr  
PR             Peshkopi ,Librazhd Konispol Kamėz

 

 

 

http://www.revistaklan.com/ 10 Dhjetor 2006
 

Zogu ne benzin e Hitlerit

Fati i nje mbreti, i lidhur pas nje makine qe e shoqeroi ne arratine e viteve 1939-1940 neper shtetet e gjysmes se Evropes

nga Ferdinand Dervishi

Me 26 prill 1938, diten kur u mbajt ceremonia e marteses se mbretit Zog te Shqiperise me konteshen Geraldine te Hungarise, nje automobil i larte e anormalisht i gjate, me nje ngjyre te kuqe te ndezur, qe vezullonte ne diell si nje xhevahir, u rreshtua prane nje karroce me kater kuaj te bardhe. Ishte nje Mercedes–Benz “Grosser” (me i madh) i porsadale nga fabrika, njera nga dhuratat me te shtrenjta te dasmes, e firmosur pikerisht nga Adolf Hitler, diktatori gjerman qe me pas do te kujtohej per keq per gjithe pjesen e mbetur te historise se njerezimit. I cili solli per mbretin e vendit te vogel ballkanik, nje makine qe me pas do te kishte nje histori krejt aventurore, here duke i rrezikuar, e here duke i shpetuar koken monarkut te veteshpallur te shqiptareve, teksa arratisej nga njeri shtet ne tjetrin, i ndjekur nga pas prej hijes se fashisteve italiane, qe e perzune me dhune nga froni me 7 prill 1939, pothuaj nje vit pas marteses.

Pikerisht makina eshtermadhe 8 cilindershe e dhuruar nga Hitleri, aleati me i forte i italianeve ne ate kohe, do t’i sherbente ciftit mbreteror ne dy vjet te tjera si nje shtepize e perhershme pergjate zhvendosjes se tyre neper rruget e Evropes.

Diten e pushtimit italian te Shqiperise, Mbreti Zog me gjithe oborrtaret e vet, te sistemuar ne nje autokolone makinash qe mbartnin edhe nje pjese te grabitur te thesarit te shtetit, kaloi kufirin me Greqine ne zonen e Korces. Benz-i gjigant i dhuruar nga Hitleri ishte i pari qe shkeli me kakarime rruget e pluhurosura te Follorines nje dite me pas, me 8 prill, duke frenuar gjithe zhurme ne porten e nje hoteli. Por brenda pak oresh nje oficer grek u shfaq dhe urdheroi Zogun te linte vendin. Pa shijuar qofte nje ore te vetme gjumin e trazuar, Mbreti “shaloi” serish Benzi-n e dhuruar nga Hitleri per t’u nisur e rehatuar per ne Selanik. Gjeneralit Metaksa, qe ishte Kryeminister i Greqise ne ate kohe, nuk ia kishte qejfi t’i linte Musolinit ndonje shkas per t’i bere ultimatum vendit te tij.

Pak jave me pas, me 2 maj 1939, e njejta makine do te dergonte ciftin mbreteror ne Stamboll, ku guvernatori i qytetit e priti Zogun sic i kishte hije nje mbreti, e qarkoi me te gjitha nderet perkatese e mbi te gjitha i foli me nje ton antiitalian. Madje presidenti turk Inonu e priti Zogun ne nje audience private. Por edhe ne Turqi Mbreti Zog nuk ndihej i sigurte. Mendja i thoshte se te sigurta ishin vetem superfuqite evropiane te vendosura dukshem kunder fashizmit, si Franca e Anglia.

Me 1 korrik, familja mbreterore bashke me Mercedez-in dinjitoz u ngarkuan ne nje avullore qe i coi ne Kostance te Rumanise. Duke qene se Zogu nderkohe kishte marre garancine anglo-franceze, mbreti Karol i lejoi ata te qendronin ne Keshtjellen e Peleshit. Paradoksalisht, rrezimi nga froni e kishte bere Zogun nje mik mese te pelqyeshem per disa krere te huaj shtetesh, pra tashme ai ishte kthyer ne nje viktime simbolike e Boshtit Berlin - Rome - Tokio. Ai u mundua t’ia mbushte mendjen Karolit se rrezikun me te madh per Rumanine e perbenin Hitleri dhe Musolini dhe jo Stalini. Ne Evrope, sipas tij, asokohe ekzistonin dy njerez te cmendur ose dy budallenj qe flinin gjume: Camberlein dhe Daladje, perpara ekspansionit fashist, kuptohet.

Kater dite me pas, rrugetimi i madh filloi perseri me destinacion te radhes Polonine. Por me te mberritur ne Varshave, Zogu u perfshi ne nje aksident automobilistik, ku mend humbi jeten duke u perpjekur te shmangte nje turme polakesh dashamires. Benz-i madh i shpetoi koken, por vete makina e rralle perfundoi ne nje autoservis, e demtuar pjeserisht. Duke pare se nuk ndodhi asgje serioze, Zogu vendos te endej neper qytet dhe te vizitonte muzeumet. Me pas mori me qira disa makina me te cilat udhetoi per ne Lituani, Letoni dhe Estoni per te shuar kuriozitetin e tij per keto tre shtete te vogla.

Ne 17 korrik, shpura mbreterore serish e hipur ne Benz-in e stermadh, tashme te riparuar, u largua nga Riga per te shkuar ne Suedi. Ne Stokholm ai dha edhe konferencen e tij te pare per shtyp qe pas debimit nga Shqiperia. I ulur pas nje tavoline ku shquhej qarte flamuri shqiptar, i veshur mire si rralle ndonjehere, Zogu deklaroi se cdo shqiptar e kishte per detyre te perpiqej per lirine e vendit te vet. Nga Suedia familja mbreterore udhetoi per ne Kopenhagen e mandej ne Anvers te Belgjikes. Ne France familja mblodh perfundimisht ne Versaje, me 8 gusht 1939.

Ne France Ahmet Zogu u mundua te dominonte faktorin shqiptar si dhe te influenconte mbi fuqite e medha per te organizuar nje front antiitalian ne Shqiperi. Madje pati tratativa per aleance me greket, por askush nuk e kishte mendjen te Shqiperia e vogel dhe mbreti i saj i arratisur, historite e te cilit ne media silleshin me shume rreth sasise se te hollave, florinjve dhe xhevahireve qe kishte me vete.

Para se te pranonte azilin per Mbretin Zog, “Ministria e Jashtme e Anglise zbuloi se ai kishte te pakten 50.000 paund ne monedha ari dhe 2 milion dollare ne nje banke ne Manhatan (USA), me te cilat ai mund t’i lejonte vetes te shpenzonte deri ne 12.000 paund ne vit. Vec kesaj shpenzimet e shumta gjate debimit te tij, tregonin se pasuria e Zogut shkonte shume me teper se kaq. Ai udhetonte gjithnje me nente a dhjete kasaforta jashtezakonisht te renda e te medha, te cilat mbaheshin nen survejim te vazhdueshem. Ato permbanin shufra ari te cilat “u bene legjende” ne shtypin e kohes aq sa asnjehere Zogu nuk permendej i pavecuar nga valixhet misterioze, te cilat thuhej se mbanin thesare te medhenj duke perfshire edhe guret e cmuar te kurores mbreterore, qe vlenin me teper se 1 milion paund. Raportet e llogarive bankare ne bankat franceze dhe zviceriane perforcuan dyshimet e perhapura se ai ishte nje milioner i “krimbur” ne sterlina. Disa madje e llogarisnin pasurine e tij nga 4 deri ne 6 milion paund...”

Por me e habitshmja per te gjithe gazetaret hamendesues vjen me pas, kur Zogu i strehuar ne Angli tenton te bleje per 10 milione paund gazeten me te madhe britanike, “The Times”. Nje tentative qe rrefeu se pasuria e tij ishte ku e ku me shume se sa hamendesonin gazetaret.

Me 10 maj 1940 Gjermania Naziste sulmoi Francen. Dyert e Parisit u kapen aq shpejt, saqe nje pjese e mire e anglezeve te kategorise VIP nuk munden te imbarkoheshin per ne ishull. Keshtu nje autokolone gjigante u drejtua per ne jug te Frances, ne disa qytete nga portet e te cileve po vazhdohej evakuimi. Mes ketij karvani te perbere kryesisht nga makina luksoze te markave “Bentley” e “Rolls Roice” ecte kokeperpjete edhe Mercedez-i kuqalash i Zogut. Porse prioritet per t’u imbarkuar ne anijet kishin britaniket si dhe polaket, qe ne ate kohe konsideroheshin si martire te luftes.

Kur u bombardua Bordoja, Zogu zbriti me ne jug, ne Bajon, sipas keshilles se Marines Britanike. Megjithese nuk ia kishte shume qejfi te braktiste shtetet aleate, ai mendonte se Spanja do te mund t’u siguronte viza motrave te tij. Por administrata e Frankos refuzuoi.

Petain iu dorezua gjermaneve me 22 qershor dhe italianeve dy dite me pas. Ate dite, ikanaket shqiptare mesuan se disa anije tregtare ishin duke evakuar trupat polake dhe qytetare angleze ne St. Jean de Luz. Nisen me urgjence. Por rruges per aty, avione bombardues gjermane “vizituan” disa here karvanin me makina. Ne nje rast kur ata u afruan shume, Zogu nuk levizi nga makina duke u perpjekur te qetesonte Geraldinen sipas nje mentaliteti qe tek shqiptaret duket se qenka i vjeter: “Mos u frikeso, asnje ushtar gjerman nuk do te qellonte njerez mbi nje makine si Hitlerit”.

Ishte ngrysur dhe anija e fundit ishte pothuajse e mbushur plot, kur oficeret e Marines Britanike degjuan zhurmen e nje makine te afrohej. Ishte nje Mercedez gjigant qe mbartte familjen mbreterore shqiptare. Por nuk ishte e lehte te gjeje vend ne anijen e fundit. Te gjitha tratativat deshtojne me sukses dhe vetem ne fund te tyre oficeret britanike hapin zemren dhe bejne pak vend ne kembe per familjen mbreterore. Ishte koha kur me e shtrenjte se gjithcka ishte koka. Keshtu Benz-i i dhuruar nga Hitleri mbeti ne rere bashke me thesarin e vjedhur te shtetit shqiptar. Fatmiresisht anija nuk lundroi deri ne agim per shkak te frikes pas nje sinjalizimi per nje sulm te mundshem nga ajri. Kjo e lejoi shoferin hungarez te Zogut te bashkonte thesarin me mbretin. Ne mengjes anija ndezi motorret dhe u nis. Benzi i kuq filloi te zvogelohej ne breg, si nje krijese me shpirt qe shqiptonte “lamtumiren” pas nje misioni te permbushur.

Dhuratat per martesen

Ishin kater personazhet VIP qe derguan dhurata te shtrenjta per dasmen e Mbretit Zog. Keshtu vec Benz-it te derguar nga Hitleri, ne radhe ishte edhe nje karroce e terhequr nga kater kuaj te bardhe Lipizzaner, dhurate e admiralit Horthy, Regjent i Hungarise, nje statuje kali-dragua ne bronz e derguar nga mbreti Viktor Emanuel i Italise si dhe disa qeramika te dergura nga Musolini.

Poseduesit VIP te Grosser Mercedes-it

Pothuaj te gjithe kreret e Aksit (Gjermani-Itali–Japoni) porositen ose moren ne forme dhurate nga nje apo me shume autovetura 7.7 litershe Mercedes 770K, te sapoprodhura nga fabrika ne Mynih. Perandori Hirohito i Japonise porositi shtate cope te blinduara, nje e porositi mbreti Boris i Bullgarise, Mbreti Faruk i Egjiptit, gjenerali Franko i Spanjes, kryeministri Vidkun Quisling i Norvegjise, Admirali Horthy i Hungarise si dhe ish-kajzeri Vilhelm II i Gjermanise, nderkohe qe mbretit te shqiptareve Zog nje e tille i’u dhurua. Herman Goering ka poseduar nje te tille dhe Hitleri eshte pare te shfaqej shpesh me 770K-ne e tij, qe kishte nje pajisje speciale ne dysheme me pese gradime per t’u dukur me i larte. Kjo lloj makine ishte aq e famshme, saqe kur nje e tille u gjet ne vitin 1944 e braktisur nga gjermanet ne nje qytet prane Parisit, menjehere i’u be dhurate gjeneralit De Gol.

Te dhena per makinen

Grosser Mercedes-i i dhuruar nga Hitleri per mbretin Zog ishte nje autoveture e stermadhe e kompletuar me te gjitha opsionet. Ajo kishte nje motor benzine me 8 cilindra 7655 kubikesh, shpejtesi normale 170 kilometra ne ore me 3200 xhiro ne minute, pese marshe para dhe nje pas dhe me peshe totale 3600 kilograme.