http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm
Faqja 6 - POLITIKE

Janar 19, 2006

LZHK, tė rritet pragu pėr partitė

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar, kėrkon njėsim tė pragut elektoral, si pėr partitė politike ashtu edhe pėr koalicionet. Kryetari ekzekutiv i LZHK-sė, Dashamir Shehi, ka shprehur dje pretendimet e kėsaj partie nė kuadėr tė fillimit tė punės sė komisionit pėr reformėn zgjedhore. Nė fjalėn e tij, Shehi ka theksuar se partia qė ai pėrfaqėson, shprehet pro krijimit tė njė sistemi proporcional, si dhe vendosjes sė pragut 4% jo vetėm pėr koalicionet politike, por edhe pėr subjektet e veēanta. Gjithashtu, Shehi ėshtė shprehur se LZHK, kėrkon formimin e parlamentit me 100 deputet, si dhe qė KZZ-tė dhe KQV-tė tė kenė pėrfaqėsues tė subjekteve qė garojnė realisht, ndėrkohė qė ka theksuar se sistemi i numėrimit tė votave duhet tė jetė elektronik.


 
http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm
 
 
Faqja 7 - POLITIKE
Janar 11, 2006
 

Presidenti vazhdon tė mbajė pa dekretuar disa kandidat-ambasadorė

Moisiu, asnjė dekret pa njohur ambasadorėt

“Kandidatėt, dua mė shumė informacion”

redaksia
redaksia@gazetashqiptare.com

Refuzimi nga ana e Presidentit tė Republikės i kandidaturės sė Edit Harxhit pėr kreun e misionit tonė diplomatik nė Shtetet e Bashkuara, ishte akti i fundit i zhurmshėm nė procesin e ndėrrimit tė titullarėve diplomatikė tė vendit tonė. Zonja Harxhi gjeti njė ‘sistemim’ tjetėr, kurse pėr fatin e listės pritėse tė kandidaturave tė tjera tashmė nė duart e Presidentit, apo ecurinė e ndryshimeve nė trupin tonė diplomatik, dihet pak ose aspak. Duke tėrhequr pas vetes gjithė vėmendjen mediatike, rasti Harxhi ka shėrbyer si njė koperturė e pėrkohshme pėr pjesėn tjetėr tė problemit, i cili, sic mėson Gazeta, vazhdon tė mbetet i pazgjidhur nga ana institucionale, e pse jo, edhe personale.
Qėkurse Kuvendi dhe qeveria e re kanė filluar punėn nė shtator 2005, Komisioni i Politikės sė Jashtme, nė bazė tė propozimit tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, ka nisur drejt Presidencės pėr dekretim, kandidaturat e nėntė ambasadorėve (lidhur me shefat e misioneve, sic eshte rasti i Kosovės ‘pengesa’ Moisiu nuk egziston, sepse ata emėrohen nga kryeministri). Prej tyre, deri tani kanė marrė dekretin e presidentit vetėm tre kandidatė, Vili Minarolli nė Greqi, Mehmet Elezi nė Zvicėr dhe Maxhun Peka nė Kinė. Pjesa tjetėr e listės vazhdon tė mbetet, pėr arsye tė ndryshme, e paekzekutuar.
Nė fakt, nė themel tė motiveve qė e kanė frenuar presidentin Moisiu nė dekretimin e tė gjithė kandidatėve tė Berishės dhe Mustafait, duket se qėndron njė problem komunikimi. Pra, nė fjalė tė tjera, kreu i shtetit, i cili i emėron juridikisht ambasadorėt si pėrfaqėsues tė tij pranė vendeve ku akreditohen, nuk ėshtė konsultuar paraprakisht pėr emrat qė ka pėrpara nė tavolinėn e punės. Qysh nė fillimet e krizės diplomatike, Presidenca pati lėnė tė kuptohet se ėshtė mbajtur nė periferi nga qeveria, nė procesin e identifikimit tė titullarėve diplomatikė. Cka bie ndesh me rolin kushtetues qė presidenti ka nė konceptimin dhe zbatimin e politikės sė jashtme tė Shqipėrisė.
Gazeta ka mėsuar se Presidenti e ka bėrė tė qartė shkresėrisht para pak kohėsh, se do tė japė dekretimin pėr kandidatėt qė i paraqiten nga qeveria, vetėm pasi kjo e fundit dhe Kuvendi, t’i dėrgojnė atij njė dosje tė plotė informuese dhe orientuese pėr cdo person tė propozuar. Nė dritėn e fakteve kompromentuese qė dolėn pėr njė pjesė tė kdnaidatėve (rastet Harxhi e Dilja), kjo kėrkesė tingėllon mjaft e qartė dhe e arsyeshme. Moisiu ka sqaruar nė kėtė komunikim qė ka pasur me qeverinė, se nėse atij nuk do t’i frohet informacion i mjaftueshėm pėr tė gjykuar pėr tė shkuarėn, kapacitetin dhe formimin e kandidatėve, ai do tė refuzojė tė firmosė dekrete tė tjera. Cka provohet indirekt nga fakti i lėnies pa firmė tė mjaft dekreteve qė ka aktualisht ‘nė shqyrtim’ kreu i shtetit. Cka e thellon edhe mė tej krizėn e ambasadorėve, tė filluar qėkurse qeveria Nano ngeci nė rrjetėn e emrave tė rinj dhe atyre tė vjetėr, duke e lėnė vendin tonė pa pėrfaqėsues diplomatik nė SHBA dhe vende tė tjera ku tashmė janė shkarkuar titullarėt.

Procedura deri nė dekretimin

Kandidaturat pėr ambasadorė propozohen nga kryeministri kryesisht, por edhe nga Ministri i Jashtėm. Pasi propozohen emrat sėbashku me CV i dorėzohen Komisionit tė Politikės sė Jashtme. Ky komision zhvillon njė seancė dėgjimore, ku dėgjon pretendimet e kandidatėve pėr ambasadorė dhe ccfarė synojnė tė realizojnė ata nė kėtė detyre. Pas dėgjimit, komisioni pėrgatit njė raport tė cilin ja dorėzon Presidentit tė Republikės pėr dekretim. Raporti pėrmban mendimin e anėtarėve tė komisionit pėr kandidaturat

Edith Harxhi

Emri i saj hapi serinė e ndryshimeve nė diplomaci. Ajo u propozua si ambasadore nė SHBA por Moisiu nuk u pėrgjigj pėr dekretimin, pas kėsaj Harxhi ėshtė emėruar zv/ministre e Jashtme

Maxhun Peka
Ish-sekretari i Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Ministrave Maxhun Peka ėshtė derkretuar nga Presidenti Moisiu si Ambasador i Shqipėrisė nė Republikėn Popullore tė Kinės

Vili Minaroli

Ish-kryetar i PD sė Tiranės Vili Minarolli ėshtė dekretuar tashmė ambasador nė Greqi duke zėvendėsuar atje ish-ambasadorin Bashkim Zeneli i cili u lirua nga detyra.

Mehmet Elezi
Mehmet Elezi u dekretua ambasador nė Zvicėr nga ana e Presidentit Moisiut pa vonesė ndryshe nga kandidatėt e tjerė qė presin ende qė tė dekretohen nga Presidenti.

AMBASADORET
Emrat e kandidatėve pėr ambasadorė dorėzuar presidentit Alfred Moisiu

Vili Minaroli, Ambasador nė Greqi, i dekretuar
Maxhun Peka propozuar pėr ambasador nė Kinė, dekretuar
Mehmet Elezi, ambasador nė Zvicėr, dekretuar

Edith harxhi, ambasadore nė SHBA, nuk u dekretua
Lulblin Dilja, ambasador nė OKB, u tėrhoq

Tatjana Kongoli, ambasadore nė Austri, pa pėrgjigje
Bujar Skėndo ambasador nė Bullgari, pa pėrgjigje
Admirin Banaj ambasador nė Mbretėrinė e Arabisė Saudite, pa pėrgjigje
Sejdi Qerimaj, ambasador pranė zyrės sė Kombeve tė Bashkuara dhe organizatave tė tjera nė Gjenevė, pa pėrgjigje