http://www.korrieri.com/
Ambasadoret, ndryshon procedura e emerimit
E Enjte, 23 Shkurt 2006
Qeveria miratoi vendimin per shkurtimin e procedures se emerimit te ambasadoreve te Shqiperise. Tani Kryeministri duhet te kerkoje direkt agrementin nga vendi prites per t'ia derguar Presidentit, qe te dekretoje emerimin e ambasadorit. Shmangen perplasjet

Ambasadoret shqiptare, perpara se te kalojne per dekret tek Presidenti i Republikes, duhet te kene marre miratimin e vendit prites, nepermjet sigurimit te agrementit. Ky ka qene vendimi i djeshem i Qeverise, nepermjet te cilit synohet ne menyre ligjore qe te marre fund perplasja apo situatat e papritura qe mund te shkaktohen nga mospelqimi i vendeve pritese per ambasadoret shqiptare. Vendimi i djeshem i Qeverise percakton ne menyre te qarte etapat neper te cilat duhet te kaloje emerimi i nje ambasadori te Republikes se Shqiperise, ne vendet me te cilat vendi yne ka marredhenie diplomatike. Keshtu, sipas vendimit te djeshem te Qeverise, ne perputhje me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, me ligjin per sherbimin e jashtem te Republikes se Shqiperise dhe me "Konventen e Vjenes per marredheniet diplomatike", sipas te cilit shteti dergues duhet te sigurohet qe agrementi i shtetit prites te jete dhene per personin qe ai propozon te akreditoje si shef te misionit, prane ketij shteti, akreditimi i ambasadoreve te Republikes se Shqiperise, si proces kalon ne disa shkalle, gjate te cilit kerkohet plotesimi i formaliteteve te paracaktuara. Menjehere sapo perzgjedh kandidatet sipas kritereve dhe ligjeve ne fuqi, ne perputhje me ligjin per Sherbimin diplomatik shqiptar, Ministria e Puneve te Jashtme i paraqet Kryeministrit propozimet per emerimin e ambasadoreve. Ne momentin kur Kryeministri miraton kandidatet, ministri i Puneve te Jashtme kerkon akreditimin e ambasadoreve ne shtetin prites apo organizaten nderkombetare ku ai do te akreditohet. Dhe vetem pasi shteti prites apo organizata nderkombetare ku do te akreditohet ambasadori, vlereson kandidaturen per ambasador dhe miraton agrementin, Presidenti i Republikes emeron ambasadorin, ne perputhje me parashikimiet e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise. Emerimi i ambasadoreve deri me tani behej nepermjet nje rruge me te gjate. Mininistria e Jashtme perzgjidhte kandidaturat, te cilat i dergonte tek Kryeministri. Kreu i Qeverise, kandidaturat i dergonte ne Komisionin e Jashtem Parlamentar, te cilat beheshin objekt debati ne nje seance degjimore. Pasi miratoheshin ose jo nga Komisioni i Jashtem, kandidaturat dergoheshin tek Presidenti i Republikes, i cili i dergonte tek vendet pritese per te marre agrementin, dhe me pas bente dekretimin. Por me kete vendim kane marre fund te gjitha mundesite qe te kete diskutime apo tejzgjatje ne perzgjedhjen dhe emerimin e ambasadoreve shqiptare ne vendet mike. A.G



Procedura e emerimit te ambasadoreve

Ishte

Ministri i Jashtem dergon kandidaturat tek Kryeministri

Kryeministri ia dergon Komisionit te Jashtem

Kandidaturat shkojne ne Presidence

Presidenti merr agrementin ne vendin prites

Presidenti emeron ambasadoret



Behet

Ministri i Jashtem dergon kandidaturat tek Kryeministri

Kryeministri kerkon agrementin nga vendet pritese

Presidenti emeron ambasadorin
 
 
 
http://www.kohajone.com/

E Enjte, 23 Shkurt 2006

AMBASADORET, LIGJ KUNDER MOISIUT

Markel Bejdo

Procedurat e emerimeve te diplomateve shqiptare do te kene nje ndryshim ne radhen e tyre. Keshilli i Ministrave ka miratuar dje nje vendim ky agreement-i apo pranimi i kandidatures se propozuar nga ministri i Jashtem dhe te pranuar ne Kryeministri, per postin e ambasadorit do te behet para se emri i ketij te fundit te dekretohet nga Presidenti i Republikes. Nje vendim i tille ul rolin e kreut te shtetit ne percaktimin e diplomateve shqiptare ne bote si dhe e pengon ate te vere "veton" per arsye joobjektive, kur shteti prites e ka pranuar kandidaturen e diplomatit shqiptar. Me propozim te ministrit te Jashtem, Mustafaj, Keshilli i Ministrave ka shqyrtuar dje draftin duke e miratuar ate. Shtesa e miratuar dje nga Keshilli i Ministrave, ne vendimin e "Per ceremonialin zyrtar te Republikes se Shqiperise", eshte e bazuar ne nenin 100 te Kushtetutes, te pikes 2, te nenit 21, te ligjit nr.9095, "Per sherbimin e jashtem te Republikes se Shqiperise", dhe te nenit 4, te "Konventes se Vjenes per marredheniet diplomatike". Ndryshimi ne fjale eshte bere pikerisht ne kapitullin e dyte, per Ceremonialin Diplomatik, pika 1. Keshilli i Ministrave vendosi dje qe te ndryshoje kete pike duke bere keshtu qe vendi ku do te emerohet ambasadori i Shqiperise te jape pelqimin e tij lidhur me kandidaturen para se kjo e fundit te kete marre firmen e Presidentit te Republikes. "Pasi shteti prites a organizata nderkombetare ku do te akreditohet ambasadori, vlereson kandidaturen per ambasador dhe miraton agreement-in, Presidenti i Republikes emeron ambasadorin, ne perputhje me parashikimet e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise", thuhet ne shtesen e bere ne kapitullin II te Ceremonialit Diplomatik, pika 1/1.4. Ky vendim i qeverise pritet te hape debate lidhur me ndryshimin ne fjale. dryshimet e bera edhe pse jo drejtperdrejt ndrydhin kompetencat e Presidentit, pasi ky i fundit nuk mund te perdore me veton e tij ne emerimet e ambasadoreve ne rast se vete shteti perkates e ka pranuar diplomatin shqiptar. Vendimi ne fjale pritet t(u hape rruge dhe bllokimeve me te fundit te kandidaturave te ambasadoreve, te cilet nuk kane marre firmen e Presidentit te Republikes. Rasti me flagrant i perplasjes se qeverise dhe Presidentit Moisiu ishte ai i kandidatures se Edit Harxhit si ambasadore ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

 

http://www.panorama.com.al/ 

E Enjte 23 Shkurt 2006

 
Faqe 7 - Politikė

vendimi i qeverise
kompetencat
 

Kėshilli i Ministrave ndryshoi dje procedurėn pėr emėrimin dhe dekretimin e pėrfaqėsuesve tė Shqipėrisė nė botė

 

Berisha i heq ambasadorėt Moisiut

I miraton kryeministri, marrin agrementin nga shteti e dekretohen

 

Kryeministri Sali Berisha i heq tė drejtėn Presidentit tė Republikės tė shprehė pėlqimin e tij pėr kandidaturat paraprakisht.

Kėshtu, qeveria ka bėrė njė shtesė nė vendimin “Pėr ceremonialin zyrtar tė Republikės sė Shqipėrisė”, nė ēėshtjen e pėrfshirė nė ceremonialin diplomatik.
Sipas vendimit tė ndėrmarrė nga qeveria “Berisha”, ministri i Jashtėm i propozon kryeministrit emėrimet pėr ambasadorė. Pas dhėnies sė vistos nga kryeministri, kandidaturat do tė kalojnė pėr tė marrė agrementin nė shtetin, ku do tė shkojnė dhe nė organizatėn ndėrkombėtare. Dhe pasi ky shtet tė ketė dhėnė viston e tij pėr pėlqimin e kandidaturės, atėherė kjo i jepet pėr dekretim Presidentit tė Republikės.
“Ministria e Punėve tė Jashtme i paraqet kryeministrit propozimet pėr emėrimin e ambasadorėve: kur kryeministri miraton kandidatėt, ministri i Punėve tė Jashtme kėrkon akreditimin e ambasadorėve nė shtetin pritės apo organizatėn ndėrkombėtare, ku ai do tė akreditohet: pasi shteti pritės a organizata ndėrkombėtare, ku do tė akreditohet ambasadori, vlerėson kandidaturėn pėr ambasador dhe miraton agrementin, Presidenti i Republikės emėron ambasadorin, nė pėrputhje me parashikimet e Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė”, thuhet nė vendimin qė ka marrė dje qeveria.
Nė kėtė mėnyrė ndryshoi pėr herė tė parė procedura e pėrzgjedhjes sė kandidatėve pėr ambasadorė dhe votimit tė tyre nė Parlament. Deri dje, propozimin pėr emėrimet e ambasadorėve e bėnte ministri i Jashtėm, menjėherė pas kėsaj merrte kandidati miratimin nga kryeministri, i cili ia pėrcillte kėtė menjėherė presidentit prej nga pritej dekretimi. Nėse presidenti nuk i jepte dekretin kandidaturės, atėherė kandidati pėr ambasador nuk e merrte emėrimin. Ndryshimi nė vendimin e qeverisė u bė menjėherė pas refuzimit qė i bėri Presidenti i Republikės kandidaturės sė Edit Harxhit pėr postin e ambasadorit tė Republikės sė Shqipėrisė nė SHBA dhe Tatjana Kongolit nė Vjenė.
Sipas argumentit tė dhėnė nė vendimin e qeverisė, ėshtė marrė nė konsideratė Konventa e Vjenės pėr marrėdhėniet diplomatike. Sipas kėsaj konvente paragrafi i parė thotė: “Shteti dėrgues duhet tė sigurohet, qė agrementi i shtetit pritės tė jetė dhėnė pėr personin, qė ai propozon tė akreditojė si shef tė misionit pranė kėtij shteti”.

 
 
http://gazetametropol.com/
  
Ndryshon procedura e emėrimit tė ambasdorėve
23 Shkurt  Para se diplomatėt tė kalojnė nė kuvend do i kėrkohet mendim shtetit pritės

Rikthehen pėrplasjet pėr miratimin e pėrfaqėsuesve tė Shqipėrisė nė botė

Darina Tanushi

Qeveria ka ndryshuar dje rrugėn e emėrimit tė ambasadorėve. Duket se pėrplasja mes dy institucioneve qendrore tė shtetit, Kėshillit tė Ministrave dhe Presidencės, vazhdon ende pėr emėrimin e ambasadorėve tanė. Qeveria ka bėrė dje njė shtesė nė vendimin “Pėr ceremonialin zyrtar tė Republikės sė Shqipėrisė”. Nė ceremonialin zyrtar tė Republikės sė Shqipėrisė, nė kapitullin II, “Ceremoniali Diplomatik” ėshtė shtuar njė pikė e re, pėr mėnyrėn e akreditimit tė shefit tė Misionit Diplomatik tė Republikės sė Shqipėrisė. Nė pėrputhje me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, me ligjin pėr shėrbimin e jashtėm tė Republikės sė Shqipėrisė dhe me “Konventėn e Vjenės pėr marrėdhėniet diplomatike” (neni 4, paragrafi i parė: “Shteti dėrgues duhet tė sigurohet qė agrementi i shtetit pritės tė jetė dhėnė pėr personin qė ai propozon tė akreditojė si shef tė misionit, pranė kėtij shteti), akreditimi i ambasadorėve tė Republikės sė Shqipėrisė, si proces kalon nė disa shkallė, gjatė tė cilės kėrkohet plotėsimi i formaliteteve tė paracaktuara. Sipas kėsaj rruge emėrimi, Ministria e Punėve tė Jashtme i paraqet Kryeministrit propozimet pėr emėrimin e ambasadorėve. Mė tej, kur Kryeministri miraton kandidatėt, ministri i Punėve tė Jashtme kėrkon akreditimin e ambasadorėve nė shtetin pritės apo organizatėn ndėrkombėtare, ku ai do tė akreditohet. Pasi shteti pritės a organizata ndėrkombėtare, ku do tė akreditohet ambasadori, vlerėson kandidaturėn dhe miraton agrementin, Presidenti i Republikės emėron ambasadorin, nė pėrputhje me parashikimet e Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė”. Vendimi do tė hyjė nė fuqi menjėherė pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.

Si ka qenė procedura

Ndėrkohė, procedura e vjetėr e emėrimit tė ambasadorėve ka qenė e tillė, qė pas kalimit tė propozimeve nga ministri i Jashtėm te Kryeministri e mė tej nė Komisionin e Politikės sė Jashtme tė Parlamentit, ai merrte emėrimin nga Presidenti i Republikės, e mė tej pritej edhe miratimi nga vendi pritės. Sipas nenit 21 tė ligjit tė shėrbimit tė jashtėm, ambasadorėt emėrohen dhe lirohen nga Presidenti i Republikės me propozimin e Kryeministrit. Ministri i Punėve tė Jashtme i paraqet Kryeministrit propozimet pėrkatėse pėr emėrimin dhe lirimin e ambasadorėve. Pėrpara emėrimit tė ambasadorit nga Presidenti i Republikės, Komisioni i Kuvendit qė mbulon politikėn e jashtme, organizon seancė dėgjimore me kandidatin pėr t’u emėruar ambasador. Emėrimi i ambasadorėve tė vendit tonė pranė shteteve tė huaja ka hasur nė polemika tė vazhdueshme mes qeverisė dhe Presidentit tė Republikės. Presidenti Moisiu refuzoi propozimet qė atij i erdhėn pėr ambasadoren e Shqipėrisė nė SHBA, Edith Harxhi si dhe atė tė Austrisė, Tatjana Kongoli, me argumentin se figurat nuk ishin tė pėrshtatshme pėr tė pėrfaqėsuar vendin tonė nė kėto dy shtete, marrėdhėniet me tė cilat janė tepėr tė rėndėsishme.
 
http://www.sot.com.al/ Thursday, 23 February 2006
 

Berisha voton kundėr Topallit

Image Votimi i djeshėm pėr shkarkimin e kryeparlamentares Topalli ėshtė shoqėruar me debate, fyerje, akuza, por edhe me “ēudira” politike. “Ēudia” mė e fundit politike, e cila ka ndodhur mbrėmė nė seancėn parlamentare ka tė bėjė me Berishėn dhe votėn e tij pro shkarkimit tė Topallit. Kryeministri Berisha ka votuar pro shkarkimit tė Jozefina Topallit gjatė seancės sė mbrėmshme parlamentare. Nė kohėn kur po kryhej votimi e kur socialistėt kundėrshtonin ashpėr pėr mėnyrėn se si po procedohej pėr kėrkesėn e tyre pėr shkarkimin e Topallit, vota e Berishės “ēuditėrisht” nuk ka qenė kundėr, por “Pro”. Kėtė lajm e bėjnė tė ditur burime tė sigurta e konfidenciale, qė e kanė parė Berishėn se si ka votuar nė seancėn e djeshmedhe pse votimi i mocionit tė shkarkimit pėr Topallit u bė i fshehtė dhe me elektronikė. Tė njėjta burime saktėsojnė se kjo ka ardhur si shkak i konfuzionit tė madh qė ishte krijuar mbrėmė nė sallėn e Parlamentit, kur po votohej pėr tė shkarkuar ose jo kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Nė ato momente debati mes demokratėve dhe socialistėve kishte arritur kulmin, pasi kėta tė fundit nuk ishin dakord me mėnyrėn e votimit dhe me mėnyrėn se si procedohej pėr kėrkesėn e tyre pėr tė shkarkuar Topallin. Deputetėt socialistė nuk pranonin tė votonin dhe i ishin drejtuar nėnkryetarit tė Kuvendit, Fatos Beja, duke e akuzuar se kishte shkelur rregulloren e Kuvendit. Ka qenė pikėrisht kjo situatė, ku fyerjet dhe akuzat e socialistėve prekin tone tė larta, qė “hutoi” Berishėn dhe bėnė qė kreu i qeverisė nė vend qė tė votonte kundėr shkarkimit tė Topallit, votoi pro kėtij shkarkimi. Kėrkesa e socialistėve pėr shkarkimin e Topallit, e cila u konsiderua si mocion shkarkimi pėr kryetaren e Kuvendit, ėshtė rrėzuar edhe pse kryeministri Berisha ka votuar pro kėtij shkarkimi. Nga ana tjetėr, ndryshe mendojnė socialistėt pėrsa i pėrket votės sė kryeministrit Berisha. Ata pretendojnė se Berisha nuk ka votuar fare pėr mocionin e shkarkimit ndaj Topallit. Nė kėtė ēėshtje ėshtė pėrfshirė edhe vetė Kuvendi i Shqipėrisė. Pasi janė bėrė tė ditura pretendimet e socialistėve se Berisha nuk ka votuar fare, burime brenda Kuvendit bėjnė tė ditur se ky institucion ėshtė munduar qė tė mbajė njė qėndrim neutral pėr kėtė ēėshtje. Tė njėjtat burime saktėsojnė se zyra e shtypit tė Kuvendit ka sqaruar pėr mediat se nė rast se kryeministri nuk ka votuar, kjo mund tė ketė qenė njė gabim teknik, duke qenė se situata nė sallė gjatė votimit ishte e tensionuar. Nga votimi i djeshėm rezultoi se 70 deputetė kanė votuar kundėr shkarkimit tė Jozefina Topallit, 8 pro dhe nuk ka pasur asnjė abstenim, ndėrsa opozita nuk ka marrė pjesė nė votim.
 
Berisha votes against Topalli
Yesterday’s voting process over the removal of Speaker of Albanian Assembly Topalli was associated with severe debates, accusations, offenses, as well as political “surprises”.The last political “surprise” that occurred last night in the parliamentary session has to do with his vote in favor of Topalli’s removal. Prime Minister Berisha has voted in favor of Topalli’s dismissal during the last night’s parliamentary session. At a time, the voting process was being carried out and socialist were strongly opposing the way was proceeded with their request for Topalli’s dismissal; the vote of Berisha was surprisingly in favor of the request. That was informed from confidential sources that saw Berisha how he voted, even though the vote of confidence over Topalli’s dismissal was performed electronically and confidentially. The same sources clarified that all this occurred as result of the confusion that was created last night in Parliament’s hall, while was voting whether to dismiss or not the Speaker of Albanian Assembly, Jozefina Topalli. In that moment, the debate between democrats and socialists had reached its climax, as the latter disagreed with the voting manner and how was proceeding with their request. The socialist deputies were refusing the vote and addressing to the Deputy Speaker of Assembly Fatos Beja, accusing him for having violated the Parliament’s regulation. It was exactly this situation, where offenses and socialists’ accusation that distracted Berisha, making him vote in favor of socialists’ request for Topalli’s dismissal. The socialists’ request, which was considered as a vote of confidence for the Speaker of Assembly, was turned down even though Prime Minister Berisha voted in favor of this request. On the other hand, socialists think differently regarding Berisha’s vote. They pretend that Berisha has not voted at all. The same sources clarify that Assembly’s press office has informed for the media that in case the Prime Minister might have not voted, that might have been a technical error; given the fact the situation in the hall was highly tensed. From the yesterday’s voting process, 70 deputies resulted to have voted against Topalli’s dismissal, 8 abstention votes, while the opposition abandoned the voting process.
 
 
 
http://www.panorama.com.al/
 
Faqe 2/3 - Politikė

votimi ne parlament
mocioni
 

Topalli kalon me 70 vota. Rusmajli godet nė korridor Ben Blushin

 

Maxhorancės i “shkasin” katėr vota kundėr

 

 
Aristir Lumezi

Nė votimin e mocionit tė socialistėve pėr shkarkimin e kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli, morėn pjesė 132 deputetė dhe ka munguar vetėm njė deputet demokrat, i cili ėshtė pezulluar pėr dy javė.

Ndėrkaq, nė rezultatin pėrfundimtar tė votimit, i kontestuar nga PS, kundėr mocionit tė socialistėve kanė votuar 70 deputetė, 8 kanė votuar pro shkarkimit dhe 56 deputetė nuk morėn pjesė nė votim.
Nė analizėn e votave pro mocionit, tetė prej tyre, duke marrė tė mirėqenė faktin se katėr vota janė socialistė, mes tė cilėve Harasani, Idrizi, Braēe e Dade, katėr vota tė tjera qė kanė votuar pro shkarkimit tė kryetares sė Kuvendit, i pėrkasin rradhėve tė koalicionit tė djathtė. Njė nga votat e bėra publike nė tabelė, por qė nė fakt nuk ka qenė fare nė sallė, ka qenė ajo e Vangjel Dules. Sipas deklaratės sė Nikollė Lesit nė Parlament, ky i fundit organizonte dje pasdite festėn e partisė dhe ishte nė sallėn e madhe tė Hotel Tiranės, por dy deputetėt e tij, Solis e Peēi kanė qenė nė sallė dhe kanė marrė pjesė nė votim. Gjithsesi, katėr votat qė kanė rrėshkitur nga e djathta kundėr Topallit janė tė sigurta, sepse nė votim nuk kanė marrė pjesė as deputetėt e LSI, tė PS, tė PSD, PAD-sė e PDS-sė. Para se tė fillonte votimi, socialistėt kanė kėrkuar qė mėryra e votimit tė ishte e fshehtė me kuti. Pikėrisht pėr kėtė fakt, ata kanė shkaktuar rrėmujė nė sallė. E pavarėsisht nga kjo, nėnkryetari i Kuvendit Beja ka hapur procedurėn e votimit duke shkaktuar edhe irritimin e socialistėve.

Votat
Sipas asaj qė u bė publike nga tabela elektronike, Spartak Ngjela e Sali Berisha nuk kanė marrė pjesė fare nė votim. Ndėrsa emri i Vangjel Dules, qė nuk ishte fare prezent nė sallė rezulton se ka votuar. Pikėrisht, parregullsia me Dulen ka detyruar socialistėt tė mos e quajnė tė vlefshėm kėtė votim. “Vangjel Dule nuk ka qenė fare nė sallė nė kohėn e votimit”, deklaroi kryetari i grupit parlamentar tė PS, Pandeli Majko, menjėherė pas seancės. Burime zyrtare nga Parlamenti pohojnė se do tė hetohet nėse Dule ishte prezent nė sallė nė momentin e votimit. “Sot ne duhet tė diskutojmė faktin qė qeveria aktuale nuk gėzon shumicėn parlamentare. Ne kemi njė qeveri teknike qė drejtohet nga zoti Berisha dhe mbi tė gjitha maxhoranca e sotme humbi tė drejtėn morale pėr t’u konsideruar shumicė”, tha Majko pas votimit.

Incidenti
Votimi i djeshėm nė Parlament nuk ka kaluar pa incidente. Nė dalje nga salla e Parlamentit, zv.kryeministri i vendit, Ilir Rusmajli, sipas deputetėve prezentė, ka goditur me grusht deputetin socialist, Ben Blushi, pas njė keqkuptimi mes tyre. Kėtė gjė e konfirmoi dhe kryetari i grupit socialist, kur tha se ishte njė incident i radhės. “Pati njė incident nė vazhdėn e incidenteve qė ndodhin nė Parlamentin shqiptar”, u shpreh Majko. Por para kėtij incidenti, brenda nė sallė menjėherė pas votimit pėr pak Mediu dhe Fino sa nuk u “kacafytėn” me njėri-tjetrin, duke u mjaftuar vetėm me batuta.

 

pasqyra e votimit te djeshem

votuan

Bamir Topi PD
Jozefina Topalli PD
Ilir Bano PD
Lulzim Basha PD
Ferdinand Xhaferri PD
Arenca Trashani PD
Rexhep Uka PD
Genc Ruli PD
Ilir Rusmali PD
Fatos Beja PD
Edmond Spaho PD
Preē Zogaj PD
Flori Bajramaj PD
Gilman Bakalli PD
Aleksandėr Biberaj PD
Besnik Mustafaj PD
Ridvan Bode PD
Majlinda Bregu PD
Aldo Bumēi PD
Astrit Bushati PD
Aurel Bylykbashi PD
Mehmet Xheka PD
Engjėll Cara PD
Blerim Ēela PD
Ramiz Ēobaj PD
Baki Shehi PD
Sali Shehi PD
Pal Dajēi PD
Leonard Demi PD
Fatmir Mediu PR
Arian Madhi PR
Albert Faruku PR
Besnik Bisha PR
Genc Sharku PR
Aleksandėr Gega PR
Parid Teferiēi PR
Hajrulla Paturri PR
Artur Hasanbelliu PR
Lajla Pėrnaska PR
Galip Ramadhi PR
Jemin Gjana PD
Sami Gjergji PD
Fatos Hoxha PD
Mehmet Hoxha PD
Luan Skuqi PD
Gjovalin Prenga PD
Genc Juka PD
Rahman Kaleci PD
Gėzim Karapici PD
Ardian Kollozi PD
Astrit Patozi PD
Bujar Nishani PD
Bujar Leskaj PD
Gazmend Oketa PD
Gjok Vuksani PD
Sokol Olldashi PD
Ylli Pango PD
Dashnor Sula PD
Safet Sulaj PD
Mevlan Xhindoli PD
Idriz Xhomara PD
Shkėlqim Ziri PD
Nikollė Lesi PDK
Ndue Shpani PDK
Genc Pollo PDR
Nard Ndoka PDR
Jan Ndokaj PDR
Frrok Gjini PDR
Lufter Xhuveli PAA
Nikolla Neranxi PAA
Ymer Tola PAA
Petrit Gjoni PAA
Arian Starova PBL
Arta Dade PS
Andis Harasani PS
Erion Braēe PS
Shpėtim Idrizi PS
Vangjel Dule PBDNJ

Nuk votuan, por ishin prezent

Sali Berisha PD
Spartak Ngjela PD
Besnik Jaēelli PD
Tritan Shehu PDR
Pandeli Majko PS
Gramoz Ruēi PS
Fatmir Xhafaj PS
Bashkim Fino PS
Rajmonda Stefa PS
Paulin Stėrkaj PS
Valentina Leskaj PS
Flamur Hoxha PS
Elmaz Sherifi PS
Ermelinda Meksi PS
Namik Dokle PS
Durim Hushi PS
Bukurosh Stafa PS
Ndriēim Hysa PS
Musa Ulqini PS
Arben Isaraj PS
Luan Memushi PS
Tom Doshi PS
Besnik Dervishi PS
Taulant Dedja PS
Alfred Dalipi PS
Stefan Ēipa PS
Fatmir Xhindi PS
Vangjel Tavo PS
Durim Lamaj PS
Neritan Ceka PAD
Pirro Lutaj PAD
Pashko Ujka PAD
Albert Ēaēi PS
Ylli Bufi PS
Blendi Klosi PS
Petro Koēi PS
Rrapush Tola PS
Ben Blushi PS
Sadri Abazi PS
Taulant Balla PS
Marko Bello PS
Hamit Kosta PS
Skėnder Gjinushi PSD
Pilo Keri PSD
Agustina Kola PSD
Engjėll Bejtja PSD
Albert Divjaka PSD
Gėzim Musabelliu PSD
Ilir Meta LSI
Ndre Legisi LSI
Pėllumb Xhufi LSI
Paskal Milo PDS
Spiro Peēi PBDNJ
Leonard Solis PBDNJ

 

 

Munguan ne seance

  1. Ndriēim Babasi PD
  2. Qemal Minxhozi PS
  3. Fatos Nano PS
  4. Dritan Prifti LSI
  5. Sabit Brokaj LSI
  6. Diana Ēuli PSD
  7. Kastriot Islami PS
  8. Arben Malaj PS

 

  • berisha-ngjela
    Sali Berisha dhe avokat Ngjela ishin surpriza e votimit tė djeshėm. Dhe pse kishin debatuar shumė me njėri-tjetrin nė grupin parlamentar tė PD pėr mėnyrėn e votimit, ku Ngjela kėrkoi votim tė fshehtė me kuti, ata nuk morėn pjesė nė votimin e fshehtė me elektronikė. Sė bashku me Tritan Shehun ata ishin tre tė djathtė qė nuk votuan.
  • mungesa e dules
    Nė kompjuterin e Kuvendit, Dule figuron se ka votuar. Kryetari i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, edhe pse ishte i pranishėm gjatė prezencės sė deputetėve nė fillim tė seancės, ėshtė larguar nga salla pak para votimit, pėr shkak tė pėrvjetorit tė krijimit tė partisė sė tij. Pėr kėtė fakt socialistėt e konsiderojnė tė manipuluar votimin.
  • djali i topallit
    Nė momentin qė nė sallėn e Parlamentit do tė votohej mocioni i socialistėve pėr kryeparlamentaren, djali i kėsaj tė fundit ka qenė nė lozhė pėr tė ndjekur votimin pėr mamanė e tij. Ky fakt ka rėnė nė sy tė tė gjithėve dhe kjo ėshtė hera e parė qė djali i kryeparlamentares ndjek kėto procedura legjislative

 

Meta: Berisha kėrkoi votim tė fshehtė pėr Nanon. Kryeministri: Votim nominal. Zogaj: Tė mos votojmė

Topalli: S’do kaloj kandidaturat e drogės
“Nuk ka ndodhur ndonjėherė qė tė bėhet njė mocion i tillė”

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, hodhi poshtė dje tė gjitha pretendimet e socialistėve pėr mocionin kundėr saj.

Ajo tha se asnjėherė nuk do tė tėrhiqet nga parimet e veta, edhe nėse socialistėt do tė bėjnė ndaj saj 100 mocione.
Nė fjalėn e vet, kryeparlamentarja pėrmendi se ėshtė hera e parė qė nė Parlament bėhet njė mocion ndaj kryetarit tė Kuvendit. “Njė mocion i tillė nuk ėshtė bėrė as kur ėshtė pėrgjakur Kuvendi” tha Topalli. Lidhur me paligjshmėrinė e aktit normativ pėr “Urbanistikėn” Topalli tha se nuk do ta quante nė asnjė rast shkelje tė Kushtetutės shtyrjen pėr disa ditė tė punimeve tė Kuvendit pėr shkak tė zisė pėr vdekjen e ish-presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova. “Kėto ditė do tė respektoheshin dhe unė njė gjė tė tillė do ta ribėja sėrish”, tha Topalli. Lidhur me hetimin e kandidaturave qė vijnė mbi tryezėn e saj tė punės pėr t’u futur nė axhendėn e punimeve tė Kuvendit, Topalli garantoi se gjithmonė do t’i kalojė ato nė skaner. “Nėse dikujt nuk i pėlqen qė unė pėr kėtė filozofi nuk bėj kompromise, kjo nuk mė impresionon. Mos shpresoni ndonjėherė se kur nė tavolinė tė mė vijnė letra, shkresa e raporte, e kėrkesa nga institucione tė ndryshme, drejtoritė e luftės kundėr drogės, nga inspektorėt e kontrollit, nga SHIK-u, ministritė, qė mė tregojnė se sa drogė noton rreth emrave tė kandidatėve qė do tė votohen unė nuk do hezitoj t`i verifikoj. Jo pse mė pėlqen ta bėj, jo aspak. Por ėshtė detyra qė ju mė keni dhėnė dhe Kushtetuta mė detyron”, tha Topalli duke iu referuar kandidaturės sė Gjinovefa Gabės, qė ishte njė tjetėr pretendim i socialistėve.
Sa pėr deklaratėn pėr kryeprokurorin, i ngritur si pretendim nga socialistėt, Topalli, tha se nuk do tė tėrhiqet. “Qenia ime si kryetare nuk mund tė mė ndryshonte nė qėndrimet e mia ndaj disa fenomeneve, apo punės sė disa institucioneve. Asgjė nuk ka ndryshuar te Jozefina Topalli nga dita kur tre vjet mė parė votoi kundėr prokurorit tė Pėrgjithshėm. Por unė edhe nė kėtė moment vazhdoj tė mendoj se Prokuroria duhet reformuar dhe se kryeprokurori nuk e bėn detyrėn. E pėr kėtė as ju nuk keni ndonjė dilemė. Pse s’e bėn? Nuk mundet? Nuk di? Nuk do? S’dua tė ndalem sot kėtu. Mė thoni Kushtetuta? Pa mė thoni, ju lutem, cili nen i saj i ndalon Jozefinės tė mendojė, tė flasė, tė shprehet e tė votojė?!”, deklaroi kryeparlamentarja.

 

  • sali berisha
    Ne pranuam procedurėn qė ju menēurisht zgjodhėt pėr mocion, se njėri thotė mocion, kėrkesė pėr dorėheqje. Njė gjė ėshtė kėtu, mocioni ka njė rregull, pėr tė cilin ne do tė bėjmė votim nominal. Ju lamė nė marrėzinė tuaj, sepse ju me kėtė tregoni paaftėsinė ekstreme, pafuqinė ekstreme. Unė pėrveēse lėshim pas lėshimi nuk kam ēfarė t’ju bėj tjetėr.
  • ilir meta
    Mė shumė se sa njė votim pėr kryetaren e Parlamentit ėshtė njė votim pėr demokracinė parlamentare dhe njėkohėsisht edhe njė provė pėr konsistencėn e parimeve demokratike tė zotit Berisha, i cili kėtu nė Parlament ka kėrkuar edhe mė parė votim tė fshehtė me kuti pėr kryeministrin e asaj kohė, zotin Fatos Nano. Ndėrsa sot kėrkon tė ofrojė njė procedurė tjetėr.
  • pandeli majko
    E mora fjalėn pėr tė folur nė emėr tė firmėtarėve duke iu drejtuar zonjės Topalli. E dėgjova diskutimin e saj dhe pėr njė gjė dua ta siguroj: asnjėherė opozita nuk do tė flasė me gjuhėn e gjakut nė emėr tė gjakut, nė emėr tė drogės, nė emėr tė pėrēarjes. Zonjė, ke njė problem shumė tė madh, pavarėsisht nga makijazhi i sotėm, karrierėn kėrkon ta ngresh mbi pėrēarjen. Dhe Rugovėn mos e pėrmend kėtu, as Azem Hajdarin, boll keni bėrė karrierėn mbi gjakun e tjerėve, ecni me kėmbėt tuaja.
  • preĒ zogaj
    Ky ėshtė njė impichment. Kėrkesa hidhet kot, nuk ka asnjė bazė, ky ėshtė provokacion qė bėhet Kuvendit. Jam pėr tė mos votuar fare. Kėtu ėshtė problemi i precedentit qė krijoni ju si PS me institucionet e shtetit tė kėsaj kohe dhe pėr kohėn qė do tė vijė. Unė mendoj se ne nuk duhet tė votojmė kėrkesėn e PS-sė pėr shkarkimin e kryetares sė Kuvendit, por duhet tė votojmė mbi raportin e Kėshillit tė Legjislacionit, pėr kėrkesėn e PS-sė pėr pėr ta pranuar ose jo.

 

Grupi parlamentar i PS dhe PSD bėjnė mbledhje pas seancės
PS: Asnjė seancė parlamentare pa u ribėrė edhe njė herė votimi

Do tė kėrkojmė bėrjen e votimit nga e para, ndryshe nuk do lejojmė tė zhvillohet asnjė seancė parlamentare. Ky ka qenė vendimi i socialistėve dhe socialdemokratėve nė mbledhjen e pėrbashkėt qė kanė bėrė tė dy grupet e tyre parlamentare nė selinė rozė. “Incidenti mė i rėndė ėshtė dhunimi i procedurės parlamentare pėr tė votuar zonjėn Topalli, njė votim i manipuluar qė e rrėzoi parlamentarizmin nė Shqipėri”, u shpreh nėnkryetari i grupit parlamentar socialist, Petro Koēi. Nė seancėn e sotme socialistėt do tė kėrkojnė tė zbardhet vota e Vangjel Dules, i cili figuron nė kompjuterin e Kuvendit si votues, ndėrkohė ishte larguar nga salla e Parlamentit pėr shkak tė festės sė pėrvjetorit tė PBDNJ-sė. Nė mbledhjen e pėrbashkėt, socialistėt dhe socialdemokratėt kanė vendosur qė para seancės sė sotme tė kontaktohet me pėrfaqėsuesit e tė gjitha partive opozitare, pėr tė qenė unikė nė kėrkesėn e tyre pėr ēėshtjen Topalli. Socialistėt kanė cilėsuar si shumė pozitive qėndrimin e LSI, PAD dhe PDS, tė cilėt nuk e kishin vlerėsuar shumė tė drejtė kėrkesėn e mocionit ndaj Topallit, edhe pse ata kishin rezervat e tyre pėr mėnyrėn e drejtimit tė Parlamentit prej saj. Socialistėt shprehen moralisht tė fituar, pėr shkak se kryetarja e Kuvendit nė ditėn e zgjedhjes sė saj kishte marrė 84 vota, ndėrsa dje vetėm 70. “Ju e dini qė nė fillim zonja Topalli ėshtė zgjedhur me 84 vota, ndėrsa sot me votim tė manipuluar mori vetėm 70 vota”, u shpreh Koēi. Socialistėt shprehen se ky manipulim rrezikon dhe zgjedhjet e ardhshme. “Ky ėshtė nj ogur shumė i keq pėr zgjedhjet e ardhshme. Mė kėtė model se si kryhen votimet e fshehta nė Parlament, me kėtė model tentohet tė bėhen edhe votimet e ardhshme pėr zgjedhjet vendore”.

 

RADIO FREE EUROPE/RADIO LIBERTY, PRAGUE, CZECH REPUBLIC
___________________________________________________________
RFE/RL NEWSLINE Vol. 10, No. 32, Part II, 21 February 2006

FIRST ROUND OF KOSOVA TALKS BEGINS IN VIENNA. UN-backed talks on
Kosova's final status began on 20 February in Vienna, international
news agencies reported. The first round of negotiations, focusing on
decentralization of power to local communities, are scheduled to wrap
up on 21 February. Overall, the talks are expected to last until late
2006. "It went well," Reuters quoted an official close to the talks
as saying. "There were disagreements, but they were to be expected.
Everyone was very frank, but constructive." Citing Kosovar media,
Hina reported on 20 February that Serbian negotiators are proposing a
decentralization scheme similar to the Dayton agreement that ended
Bosnia-Herzegovina's 1992-95 war and divided the country into two
ethnic-based entities. Kosovar negotiators, according to the reports,
are proposing a scheme similar to the 2001 Ohrid peace plan that
ended Macedonia's ethnic conflict. BW

http://www.shekulli.com.al/  20 Shkurt 2006

“Ligji, konfiskim dhe shtetėzim i pronave, pėr tė cilat tjetėrkush ka titull pronėsie”

Ish-pronarėt: Ligji i legalizimeve, nė Gjykatėn Kushtetuese e Strasburg

 

A.R

TIRANE - Ish-pronarėt do tė dėrgojnė nė Gjykatėn Kushtetuese ligjin “Pėr legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndėrtimeve pa leje”, i miratuar tė enjten qė shkoi nė Parlament. Ndonėse nuk kanė dalė asnjėherė tė fituar nė ankesat qė ata kanė bėrė herė pas here nė Kushtetuese pėr ēėshtje tė ndryshme qė lidhen me tė drejtėn e pronės sė tyre, pronarėt e ligjshėm sėrish nuk heqin dorė nga ndjekja e rrugėve ligjore. Sipas anėtarit tė kryesisė sė shoqatės “Pronėsi me drejtėsi”, Reshit Vorpsi, ligji i miratuar nė Kuvend, nė mėnyrė arbitrare realizonte kalimin e pronėsisė sė tokave tė zėna nga ndėrtimet pa leje te shteti e mė pas pronėsia u kalonte banorėve tė shtėpive pa leje. Ai sqaron se pėr tė gjitha tokat ku janė ngritur ndėrtimet pa leje, pjesa mė e madhe e tyre u ėshtė njohur si titull pronėsie pronarėve legjitimė. “Ajo qė pėrcaktohet nė nenin 15 tė ligjit, pėr kalimin e tokės nė pronėsi tė shtetit, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse konfiskim dhe shtetėzim i pronave pėr tė cilat tjetėrkush ka titull pronėsie. Nuk mundet shteti, por askush, qė me ligj tė heqė titullin e pronėsisė, pasi kjo bėhet nė gjykatė. Nėse do tė zbatohet nė praktikė ajo qė parashikon ligji shteti duhet tė paguajė dy fatura, pra duhen kryer dy shpronėsime njė pėr ne si pronarė tė tokės, e njė shpronėsim pėr ata shtetas qė e kanė pėrfituar tė njėjtėn tokė nga ligji 7 501”, - tha Vorpsi. Madje, edhe nė rast se Gjykata Kushtetuese do tė rrėzojė kėrkesėn e tyre, ish-pronarėt nuk do tė ngurojnė tė shkojnė as nė Gjykatėn e Strasburgut. Duke sulmuar ligjin e miratuar sė fundi nga Parlamenti, anėtari i kryesisė sė shoqatės, thekson se PD me kėtė ligj kishte mohuar veten. Pėr kėtė ai i referohet njė udhėzimi tė nxjerrė nė vitin 1993 nga qeveria e asaj kohe, qė mė pas nė vitin 1995 u kthye nė ligj, ku pėrcaktohet se “ndėrtimet e ngritura nga ndėrtimet pa leje, shemben dhe tokat e zėna u kthehen ish pronarėve”. Ky ligj sipas tij ka qenė nė fuqi edhe nė kohėn kur nė pushtet ishin socialistėt. Madje nė ligjin “Pėr urbanizimin dhe legalizimin e zonave informate” tė miratuar nga maxhoranca e djathtė ishte pėrcaktuar qė kur sipėrfaqja ndėrtimore ėshtė nėn 150 tė vlerės sė truallit ku ajo ėshtė vendosur, ndėrtimi shembet dhe toka u kthehet ish pronarėve. Ai e konsideron mashtrim edhe shifrėn e deklaruar nga qeveria pėr ndėrtimet pa leje dhe sipėrfaqet e zėna nga ato. “Zyrtarisht deklarohet se janė 700 hektarė tokė tė zėna nga ndėrtimet pa leje dhe se nė kėtė sipėrfaqe janė vendosur gati 220 mijė familje. Nga kėto shifra del se njė familje jeton nė njė sipėrfaqe prej jo mė shumė se 35 metrave katrorė, gjė qė nuk ndodh kurrė. Vetėm nė Tiranė sipėrfaqet e zėna nga ndėrtimet pa leje arrijnė nė gati 3 000 hektarė, ndėrsa nė tė gjithė vendin kjo shifėr arrin nė 4 000 hektarė. Por ashtu, si i gjithė ligji, edhe kėto shifra janė mashtrime e demagogji”, - pėrfundon Vorpsi.

“Ligj pėr shkeljet gjatė zbatimit tė 7 501-shit”

TIRANE - Hartimi dhe miratimi i njė neni pėr tė kthyer tė gjitha shkeljet e realizuara gjatė zbatimit tė ligjit 7 501 “Pėr tokėn...”, dhe ligjit qė ndau tokat e ndėrmarrjeve bujqėsore, do tė jetė nisma tjetėr qė ish-pronarėt do tė ndėrmarrin sė shpejti nė Kuvend. Madje, kjo gjė mund tė kėrkohet kėto ditė gjatė diskutimit nė komisionet parlamentare tė amendamenteve tė qeverisė mbi ligjin “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve”. Tė njėjtin nen ka kėrkuar ta pėrfshijė nė ligj, kur ėshtė diskutuar dhe miratuar ligji nė fjalė nga Parlamenti, ish-deputeti i PR-sė, Maksim Begeja. Sipas shifrave qė disponon shoqata “Pronėsi me drejtėsi”, janė tė paktėn 480 mijė familje pjesėtare tė ish-
kooperativave bujqėsore, qė kanė pėrfituar nga ndarja e tokės me ligjin 7 501. Mesatarisht, ēdo familje ka marrė tė paktėn nga 1,2 hektarė tokė, qė sė bashku me tokat e ndara nga ndėrmarrjet bujqėsore ose fermat shtetėrore, janė tė vendosura nė 2,2 milionė parcela. Kjo, pasi ndarja e tokės pėr njė familje nuk ėshtė bėrė nė tė njėjtin vend, por nė sipėrfaqe tė ndryshme tokash. Njė nga shkeljet mė tė mėdha, sipas shoqatės, ėshtė bėrė me ndarjen e tokave tė NB-ve, tė cilat nė vitin 1992 dispononin gati 160 000 hektarė tokė bujqėsore, prej tė cilave duhet tė ndaheshin vetėm 40 000 hektarė. Por nė realitet e gjithė toka prej 160 000 ha ėshtė ndarė qė nė atė kohė, dhe vetėm me kėtė ligj shkelja e bėrė ka qenė me 120 000 hektarė. Nga statistikat zyrtare qė disponon shoqata e pronarėve, nė vitin 1991 shteti zotėronte 750 mijė hektarė tokė, pjesa mė e madhe e sė cilės ishte krijuar gjatė viteve tė komunizmit nga hapja e tokave tė reja. Ndėrkohė, qė nė vitin 1939, tė dhėnat e saj kohe tregojnė se kishte vetėm 327 mijė hektarė tokė, e cila kryesisht ka qenė me pronarė. Pra, ėshtė pak a shumė prona qė kėrkojnė prej vitesh t’u kthehet njė pjesė e ish-pronarėve.