E DIEL, 25 QERSHOR 2006

Nė vitin 1994 Kuvendi Popullor vendosi qė kjo ditė tė shėnohej nė kalendarin zyrtar si datė pėrkujtimore

27 Qershori, genocidi grek ndaj ēamėve

Gazeta “Shqip” pubklikon tė plotė dekretin dhe diskutimet e deputetėve

Plot 12 vjet mė parė, mė 30

qershor tė vitit 1994, gjatė

njė seance plenare, Kuvendi

Popullor i Shqipėrisė vendosi

me unanimitet tė plotė qė

27 qershori tė futej nė kalendarin

kombėtar si dita e genocidit

ndaj Shqiptarėve tė

Ēamėrisė nga shovinizmi grek.

Ajo nismė u mor nga deputeti

Abedin Elmazi (me origjinė

ēame) dhe gjeti mbėshtetje e u

firmos edhe nga njė grup deputetėsh

tė tjerė si: Azem Hajdari,

Vasil Gjika, Shaban Memia,

Pjetėr Pepa, Ibrahim Vasjari,

Menduh Dėrguti, Gėzim Luli,

Mitro Ēela, Lindita Prifti, Esat

Ēoku, Afrim Jupi, Natasha Shehu,

Uran Butka, Ihsan Ēabej,

Tomorr Malasi, Moikom Zerqo,

Tonin Ujka, Blerim Ēela, Kujtim

Gina, Halit Shamata, Kol Tonaj

etj. Nga diskutimet e tyre, ne

kemi pėrzgjedhur ato tė Halit

Shamatės, Ihsan Ēabejt, Mendu

Dėrgutit, Moikom Zeqos e

Sadik Bejkos, pjesė nga tė cilat

po i botojmė nė kėtė shkrim.

Deputeti Halit Shamata

"Tragjedia ēame apo holokausti

shqiptar i maskuar, jo

rastėsisht nė harresėn e 59

vjetėve tė diktaturės, ėshtė

gjithsesi njė ēėshtje e hapur

dhe, si e tillė, lė tė hapur mjaft

ēėshtje qė merren me problemin

tėrėsor ndėrkombėtar. Ajo

gjithmonė pėrfaqėson e synon

tė jetė njė promemorie kombėtare

dhe mė tej akoma, pėr

t'i prerė udhėn ēdo dhune e

qėndrimi shoven antishqiptar

dhe antihuman, nė emėr tė

paqes dhe fqinjėsisė sė mirė...

 

 

Gazeta “Shqip” publikon pėr herė tė parė seancėn parlamentare tė 30 qershorit tė vitit

1994, kur Kuvendi Popullor, nė unanimitet tė plotė, vendosi qė 27 qershori tė

futej nė kalendarin kombėtar si dita e genocidit ndaj shqiptarėve

tė Ēamėrisė nga shovinizmi grek. Kush ishte deputeti qė mori i pari nismėn

pėr atė gjė, dhe disa nga diskutimet e deputetėve tė tjerė si: Shamata,Dėrguti, Ēabej,

Bejko, Zeqo etj., tė cilėt evidentuan masakrat e shovinistėve grekė ndaj Ēamėrisė

 

DASHNOR KALOĒI Plot 12 vjet mė parė,mė 30 qer

shor tė vitit 1994, gjatė njė

seance plenare, Kuvendi

Popullor i Shqipėrisė vendosi me

unanimitet tė plotė qė 27 qershori

tė futej nė kalendarin kombėtar si

dita e genocidit ndaj Shqiptarėve

tė Ēamėrisė nga shovinizmi grek.

Ajo nismė u mor nga deputeti Abedin

Elmazi (me origjinė ēame) dhe

gjeti mbėshtetje e u firmos edhe

nga njė grup deputetėsh tė tjerė si:

Azem Hajdari, Vasil Gjika, Shaban

Memia, Pjetėr Pepa, Ibrahim Vasjari,

Menduh Dėrguti, Gėzim Luli,

Mitro Ēela, Lindita Prifti, Esat Ēoku,

Afrim Jupi, Natasha Shehu, Uran

Butka, Ihsan Ēabej, Tomorr Malasi,

Moikom Zerqo, Tonin Ujka, Blerim

Ēela, Kujtim Gina, Halit Shamata,

Kol Tonaj etj. Nga diskutimet e tyre,

ne kemi pėrzgjedhur ato tė Halit

Shamatės, Ihsan Ēabejt, Mendu

Dėrgutit, Moikom Zeqos e Sadik

Bejkos, pjesė nga tė cilat po i botojmė

nė kėtė shkrim.

Deputeti Halit Shamata

“Tragjedia ēame apo holokausti

shqiptar i maskuar, jo rastėsisht

nė harresėn e 59 vjetėve tė diktaturės,

ėshtė gjithsesi njė ēėshtje e

hapur dhe, si e tillė, lė tė hapur mjaft

ēėshtje qė merren me problemin

tėrėsor ndėrkombėtar. Ajo gjithmonė

pėrfaqėson e synon tė jetė

njė promemorie kombėtare dhe

mė tej akoma, pėr t’i prerė udhėn

ēdo dhune e qėndrimi shoven antishqiptar

dhe antihuman, nė emėr

tė paqes dhe fqinjėsisė sė mirė.

Pėrmbajtja dhe miratimi i kėtij projekti

pėrfaqėsojnė njė memorial tė

dyfishtė pėr njėrėn prej tragjedive

dhe brengave mė tė mėdha tė shqiptarėve

tė shtrirė nė tė gjithė dimensionin

e shekullit me tė cilin

pėrgatitemi tė ndahemi”.

Deputeti Menduh

Dėrguti

“Popullsia ēame u shndėrrua nė

njė minoritet shqiptar brenda shtetit

grek mbas vendimeve tė padrejta

qė morėn fuqitė e mėdha

lidhur me kufirin jugor tė Shqipėrisė

nė vitin 1913, zonė e cila iu

shkėput territorit nėnė dhe kaloi si

territor brenda shtetit grek.

Ēamėria, qė pėrbėnte Shqipėrinė

e Jugut ose tė Poshtme, gjithnjė ka

qenė e banuar nga shqiptarėt dhe

duke filluar nga pushtimi romak e

mė vonė, ai bizant e turk, ajo nuk ka

pasur ndonjėherė ndryshime tė

qenėsishme nė pėrbėrjen e saj etnike.

Dokumentet qė hedhin dritė

pėr kėto fakte historike

shumėshekullore janė tė shumta.

Mė lejoni tė kujtoj ndonjė prej tyre,

pasi koha nuk mė lejon tė bėj njė

paraqitje tė plotė tė problemit.

Straboni, duke folur pėr gjuhėn e

Ambrahisė, theksonte se pėr ata qė

hyjnė me anije nė kėtė grykė deti,

nė tė djathtė kanė Akrananet qė

janė grekė, nga ana e majtė ėshtė

Nikopoli dhe Kastiole qė janė epiriotė.

Grigor Akropoliti, historian bizantin

dhe kryekomandant i ushtrisė,

nė mes tė tjerash pohonte se

malet e Pindit ndajnė Epirin e vjetėr

dhe tė ri nga toka greke. Ndėrsa nė

periudhėn e sundimit osman, tė

gjitha dokumentet qė flasin pėr

Vilajetin e Janinės e quanin kėtė

trevė me emrin Arnautllėk. Turqit

osmanė, mbas pushtimit tė Janinės

nė vitin 1431, shqyrtuan trevėn e

saj dhe e klasifikuan atė, siē pohon

Konica, njė pjesė tė Shqipėrisė.

Janė shumė domethėnėse dhe tė

pakundėrshtueshme tė dhėnat qė

dalin nga regjistrat e administratės

osmane, ku jo vetėm dėshmohet

ekzistenca e popullsisė shqiptare,

por dhe emrat e vendeve, qyteteve,

fshatrave, nė pėrgjithėsi toponimia

dhe antroponimia e kėtyre regjistrave

zyrtarė shprehet nė trajtat e

pastra shqipe e jo greke. Mendoj se

gjatė kėsaj periudhe tė gjatė historike,

ku pėrgjithėsisht fati i dy

popujve mė tė vjetėr tė Ballkanit ka

qenė i njėjtė, me tė mira e tė kėqija

tė pėrbashkėta, miqėsia e bashkėpunimi

kanė shprehur njė domosdoshmėri.

Siē kanė pohuar

shumė studiues tė huaj e grekė,

prania e faktorit shqiptar nė historinė

e shoqėrisė greke ka qenė e

njė rėndėsie kapitale. Enklavat e

sotme arvanite, tė krijuara qė nė

shekujt e mesjetės e kanė dhėnė

me bollėk gjakun, djersėn, mendjen

e tyre pėr lirinė, zhvillimin e

pėrparimin e shoqėrisė greke pa

pėrmendur kėtu faktorin shqiptar

nė revolucionin grek tė vitit 1822,

qė pėr sa i pėrket dimensionit ėshtė

i barasvlershėm me atė grek. Por,

pikėrisht pas fitores sė revolucionit

e krijimit tė shtetit tė pavarur

grek, mė 1830, ngjarjet marrin njė

kthesė tė madhe. Faktori grek, qė

pėr shqiptarin ishte njė mik nė

halle dhe nė luftė pėr liri, kthehet

nė njė faktor tepėr tė rrezikshėm

pėr trojet shqiptare. Nė kėtė kohė

fillon pretendimi grek pėr njė ekspansion

drejt Veriut, pra pėr shtrirjen

nė Ēamėri. Tentativa tė tilla

janė bėrė nė vitin 1854, mė 1873

dhe veēanėrisht gjatė luftėrave

ballkanike tė viteve 1912-1913, po

nuk ėshtė arritur qė Shqipėrisė t’i

shkėputet ndonjė copė tokė. Pas

1913-ės, filloi ekspansioni intensiv

grek i realizuar nga qarqe shoviniste

reaksionare qė u imponojnė

herė pas here forcave shtetėrore

zbatimin e njė politike antishqiptare,

antidemokratike dhe antihumane,

qė shkallėzohej duke

marrė karakterin e fushatave kriminale,

qė kishin pėr qėllim

spastrimin e plotė etnik tė popullsisė

ēame. Ky krim i organizuar, qė

veproi gjatė 32 vjetėve, pra deri nė

vitin 1945, u realizua me mjetet mė

ēnjerėzore si: vrasje, burgime,

dėbime, internime, plaēkitje, djegie,

pėrdhunime, masakrime masive,

pėr tė cilat dėshmojnė shumė

tė huaj qė kanė qenė tė pranishėm

okularė gjatė kėtyre ngjarjeve tė

shėmtuara dhe antihumane. Ky

tmerr filloi mė 23 shkurt tė vitit 1913

nė Paramithi, me masakrimin e 72

burrave. Pas Luftės sė Parė

Botėrore, qeveria greke mori vendimin

pėr dėrgimin e popullsisė

myslimane ēame nė Turqi, duke i

ndėrruar me emigrantėt grekė tė

Azisė sė Vogėl. Ishte Lidhja e Kombeve,

e cila mbasi pėrcaktoi nacionalitetin

shqiptar nė Ēamėri,

hodhi poshtė vendimin e qeverisė

greke. Pika kulmore e masakrės

ēame arriti nė vitet e Luftės Antifashiste,

kur forcat terroriste tė

Napolon Zervės, Theodhoiri Vitos

etj., filluan persekucionin masiv,

familje tė tėra u zhdukėn, gra e vajza

u ēnderuan, pleq e fėmijė u

pushkatuan, fshatra e qytete u

dogjėn, njė masakėr e vėrtetė qė

pėrfundoi nė vitin 1944-1945 me

dėbimin e 23 mijė ēamėve qė u strehuan

nė Shqipėri, duke marrė fund

shpėrngulja ēame dhe shfarosja e

tyre etnike. Nė shenjė respekti pėr

vėllezėrit tanė ēamė, qė u martirizuan

nė mbrojtjen e identitetit tė

tyre shqiptar, ne si komision jemi

dakord qė dita e 27 qershorit tė

shpallet nė kalendarin kombėtar si

dita e genocidit ndaj shqiptarėve tė

Ēamėrisė nga shovinizmi grek dhe

tė ngrihet nė Konispol pranė trojeve

martire tė Ēamėrisė njė memorial.

Me kėtė akt, ne jemi tė bindur se realizojmė

njė detyrė, njė borxh moral

ndaj popullsisė sė martirizuar

ēame, bėjmė njė hap pėrpara nė rivlerėsimin

e historisė, hedhim akoma

dritė nė politikėn antikombėtare

tė diktaturės sė kuqe qė

tragjedinė ēame e la nė harresė,

madje dhe ta varrosė, dhe sė fundi,

duke institucionalizuar masakrėn

ēame, ne e ngremė problemin ēam

si njė aspekt tė ēėshtjes sonė kombėtare,

i cili brenda normave

demokratike tė lirive dhe tė

drejtave tė njeriut do tė gjejė

zgjidhjen e vet. Kėshtu, minoriteti

grek e problemi ēam dhe trajtimi i

tyre brenda dimensioneve

demokratike do tė shndėrrohet nė

ura tė qėndrueshme tė miqėsisė

dhe bashkėpunimit ndėrshtetėror,

duke ecur nė gjurmėt e traditės historike

tė fqinjėsisė sė mirė e tė ndihmės

reciproke”.

Deputeti Ihsan Ēabej

“Nuk ka fatkeqėsi mė tė madhe,

mė tė dhimbshme dhe mė tė

trishtueshme kur nėna pėrkujton

humbjen e fėmijės sė vet. Ėshtė fjala

pėr tragjedinė asgjėsuese qė pėsoi

provinca e Jugut, Ēamėria, sė

cilės duan t’i mohojnė origjinėn. Ka

historianė qė duan tė vėrtetojnė se

Ballkani nė lashtėsi quhej Ilirian

Penisola, ose Gadishulli Ilirian, i

banuar kryesisht nga fise ilire, pėr

tė cilėt ėshtė vėrtetuar nė mėnyrė

tė prerė qė janė paraardhėsit tanė.

Pra, siē duket, tė parėt tanė kanė

qenė banorėt e hershėm tė kėtyre

trevave qė shtrihen gjatė bregdetit

Adriatik e Jon, kėto tė fundit quajtur

prej grekėve Epir, domethėnė

kontinent, sepse ata ishin pėrqendruar

kryesisht nė ishujt. Vetė

klasikėt grekė kufirin verior tė tyre

e pėrshkruajnė te Termopilet. Por

gjatė shekujve, greku u shty hap pas

hapi drejt Veriut nė kontinent dhe

fiset ilire erdhėn dalėngadalė duke

u tėrhequr. Dinakėria doli mė

fituese ndaj trimėrisė. Romakėt e

pushtuan gadishullin dhe sundimin

romak e pasoi sundimi bizantin.

Nė shekullin e 6-7 para erės

sonė vėrshuan kėtu barbarėt aziatikė

sllavė, tė cilėt sot pretendojnė

paradoksin absurd se Kosova e dardanėve

ilirė, ardhės nė kėto treva

brez pas brezi qė nga lashtėsia, na

qenka djep i sllavizmit. Nė shekullin

e 15-tė, gadishulli u pushtua prej

hordhive osmane, por ndėrkaq,

Bizanti e kishte hedhur farėn e

ortodoksisė dhe tė helenizimit nė

njė shkallė tė konsiderueshme nė

krejt Jugun e gadishullit dhe kjo

rrugė nuk u ndėrpre dhe prej pushtuesve,

tė cilėve u interesonte njė

shision sa mė i thellė dhe sa mė i

ashpėr i Kishės sė Kostandinopojės

me atė tė Romės. Pėr kėtė

qėllim, Porta e Lartė krijoi nė Stamboll

Patriakanėn, sė cilės i la tė administronte

tė gjithė kristianėt e

rajonit. Privilegjet qė iu akorduan

patrikut tė parė, Geradios, u

trashėguan nga pasardhėsit e tij.

Patriakana zbatonte me pėrpikmėri

urdhrat e pasanikėve grekė tė

lagjes Fanar tė Stambollit, kėshtu

qė grekėve iu krijuan tė gjitha

kushtet pėr tė zėnė krejt pjesėn

Jugore tė gadishullit dhe pėr tė

helenizuar edhe krahina tė tjera jo

tė tyret. Njėkohėsisht, Kostandinopoja

u bė njė alternativė

tėrheqėse pėr tė gjithė banorėt e

Ballkanit dhe nė shekullin e 18-tė,

shqiptari, i vėnė midis dy zjarreve:

midis serbėve barbarė nė Veri dhe

grekėve grabitqarė nė Jug, u

detyrua tė pėrqafonte fenė islame

pėr tė fituar kredi politike dhe pėr

tė shpėtuar nga shfarosja.

Deputeti Sadik Bejko

Pėr masakrat duhet folur

thjesht dhe rėndė, si nė ditėt kur

pėrkujtojmė zitė dhe gjėmat kombėtare.

Tė flasėsh pėr kėtė nuk

do tė thotė tė flasėsh pėr nacionalizėm.

Pėr mua, atdhetarizmi dhe

nacionalizmi janė gjėra krejt tė

ndryshme. Shqipėria ka njė hartė,

njė gjeografi masakrash dhe

spastrimesh qė e rrethojnė nė tė

katėr anėt, nė tė gjithė kufijtė e saj.

Ajo duhet tė ketė dhe librat e

masakrave dhe memorialet e tyre.

Shfarosja ėshtė nxitur me luftėrat,

djegiet, uria, nė pėrhapjen e

sėmundjeve masive si murtaja,

janė masakra tė vjetra dhe tė reja

si ajo e Manastirit, e Tivarit, e Nishit,

e Ēamėrisė etj. Masakrat janė

prirė nga njė luftė e kulturės, e osmanizmit,

e serbizimit, e konvertimit

malazez dhe helenizimit.

Ka njė shkencė tė tėrė shqiptarvrasėse.

Janė shkenctėarė

dhe memorandume, me libra tė

trashė, ka klerikė qė e kanė pėrdorur

fenė nė shėrbim tė asimilimit,

pastaj bandat e gjakatarėve

xhelatė, deri edhe te ushtritė

pushtuese shfarosėse. Kufijtė

tanė mbajnė erėn e hirit dhe tė

mishit tė djegur pėr sė gjalli tė njeriut.

Jemi njė komb ende i pėrēarė

nė pesė shtete. Nė kėtė kuptim,

masakra ēame e 27 qershorit 1944

ėshtė e kundruar nė tragjedinė e

lashtė tė shqiptarėve, veēse ajo

ishte nė vazhdėn e shumė

masakrave. Ēamėt provuan

dėbime, madje edhe kėmbimet

andallagjitė. Pastaj Ēamėria, sė

fundi, provoi edhe tragjedinė mė

tė zezė, spastrimin etnik, ėshtė njė

krim qė e nxitėn me tė gjitha

ngjyrat e zeza tė krimit, njė krim

dhe spastrim etnik klasik, nė atė

frymė qė solli Lufta e Dytė Botėrore

me filozofinė fashiste pėr zhdukjen

e racave, pėr djegien pėr sė gjalli,

asgjėsimin absolut tė racave qė nuk

i duam. Njė zgjerim i tillė i kufijve

me asgjėsimin pėrfundimtar tė njė

kulture tjetėr, nuk mund tė mbulohet

me atė qė ēamėt paskan qenė

bashkėpunėtorė tė fashizmit.