RADIO FREE EUROPE/RADIO LIBERTY, PRAGUE, CZECH REPUBLIC
___________________________________________________________
RFE/RL NEWSLINE Vol. 10, No. 98, Part II, 31 May 2006

KOSOVA REJECTS SERBIAN OFFER OF 20-YEAR TRANSITION PERIOD. Kosova on
May 30 rejected an offer from Belgrade that it remain under UN
auspices for a 20-year transition period, dpa reported the same day.
Earlier the same day, Belgrade announced that it offered Kosova a
UN-guaranteed "international treaty" that would put the world body in
charge of security and policing in the province for 20 years. Under
the proposal, Serbia would control foreign, monetary, customs, and
border policies. Kosova would be "financially autonomous" and could
seek outside financing sources. Kosovar Deputy Prime Minister Lutfi
Haziri described Belgrade's offer as an "unacceptable offer for
tutorship," adding that Kosova "will not compromise over
independence." UN-backed talks on Kosova's final status are scheduled
to resume in Vienna on May 31. BW


28/05/2006 Gazeta Metropol http://gazetametropol.com/

Pavarėsia e kushtezuar nga prezenca ushtarake e civile

 

28 Maj  Agim Ēeku takoi dje Moisiun, Topallin, Mustafajn e Leka Zogun

Opsioni qė Shqipėria mbėshtet pėr Kosovėn, ėshtė pikėrisht ai i pavarėsisė sė shoqėruar nga komuniteti ndėrkombėtar me prezencė ushtarake dhe civile nė kėtė vend. Kėtė deklaratė e ka bėrė dje ministri i Jashtėm shqiptar, Besnik Mustafaj, gjatė takimit tė zhvilluar me Kryeministrin e Kosovės, Agim Ēeku. Gjatė kėtij takimi, Mustafaj ka shpjeguar edhe rolin e diplomacisė shqiptare, e cila do tė jetė aktive, por jo aktore.

Roli

“E njoha Kryeministrin Ēeku me aktivitetin e diplomacisė shqiptare nė zbatim tė asaj formule qė ne kemi pėrcaktuar qė nė fillim, - aktiv por jo aktor - qė do tė thotė qė diplomacia shqiptare ka qenė nė vazhdimėsi nė ndjekje tė tė gjitha etapave dhe ngjarjeve qė kanė shoqėruar Kosovėn dhe marrėdhėniet e saj me ndėrkombėtarėt, por nė asnjė moment diplomacia shqiptare nuk ka marrė pėrsipėr rolin qė i takon autoriteteve legjitime tė Kosovės”, ėshtė shprehur Mustafaj. Mė tej, ai ka sqaruar se Shqipėria mbėshtet pavarėsinė e Kosovės nėn mbikėqyrjen e komunitetit ndėrkombėtar. “Pra ne, pa folur nė emėr tė faktorėve institucionalė, kemi ndjekur dhe kemi shoqėruar punėn e tyre, duke mbėshtetur ato opsione dhe ato zgjidhje, tė cilat pėr ne, si fqinji kryesor i Republikės sė Kosovės, prodhojnė stabilitet, prodhojnė prosperitet, prodhojnė bashkėpunim dhe opsioni qė prodhon stabilitet, qė prodhon prosperitet, qė prodhon mirėbesim midis nesh, ėshtė opsioni i pavarėsisė, pavarėsi e shoqėruar nga komuniteti ndėrkombėtar me prezencė ushtarake dhe civile, kompetencat e tė cilave do t’i negociojnė vetė qeveria, grupi negociator, Parlamenti, Presidenca e Kosovės si pėrgjegjėsit e ligjshėm tė fatit tė Kosovės”, ka deklaruar Mustafaj. Ndėrsa Kryeministri i Kosovės, nga ana e tij, duke vlerėsuar punėn e bėrė nga diplomacia shqiptare, bėri tė ditur se Kosova vitin e ardhshėm pritet tė ketė Ministrinė e Jashtme tė saj.

Takimet

Gjatė ditės sė dytė tė vizitės zyrtare nė Shqipėri, Kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku, ka zhvilluar takime me Presidentin shqiptar Alfred Moisiu, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, pėrfaqėsues tė opozitės, trashėgimtarin e fronit mbretėror Leka i Parė, si dhe politikanė tė ndryshėm. Gjatė kėtyre takimeve janė vlerėsuar marrėdhėniet mjaft tė mira midis dy vendeve si dhe mbėshtetja e Shqipėrisė pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Madje, kryetarja e Kuvendit, Topalli, ka shprehur besimin se zgjidhja e statusit tė Kosvės do tė pėrfundojė brenda kėtij viti. Tė njėjtin besim ka shprehur edhe Presidenti Moisiu, i cili ka marrė falenderime nga Ēeku pėr rolin qė ka luajtur nė mbrojtje tė pavarėsisė sė Kosovės. “Qeveria dhe klasa politike kosovare duhet tė kujdeset pėr respektimin e tė drejtave dhe lirive tė minoriteteve, si dhe domosdoshmėrinė pėr pėrmirėsimin e dialogut mes shqiptarėve dhe serbėve nė Kosovė, nė mėnyrė qė tė transmetohet mesazhi se Kosova po shkon drejt ndėrtimit tė njė shteti tė vėrtetė demokratik dhe shumetnik”, ėshtė shprehur Moisiu nė kėtė takim.

 
 
 
27/05/2006 Shekulli
 

Flet pretendenti i fronit mbretėror, Leka Zogu. Vlerėsimi pėr Berishėn, akuzat pėr Nanon se ka bėrė tradhėti dhe mbėshtetja e plotė, pėr PLL-nė dhe pavarėsinė e Kosovės

Nano tradhtar, Berisha ka ndryshuar

“Besoj se me kohė, situata do tė jetė mė e favorshme pėr mbretėrinė nė Shqipėri”

Robert Rakipllari

Rikthimi pas 67 vitesh, nė shtėpinė e lindjes
Ai ndihet mė mirė tani qė jeton nė shtėpinė ku ka lindur 67-vjet mė parė dhe ku pati fatin tė jetonte vetėm 36 orė, nė prill tė vitit 1939.
Nė Pallatin e princeshės Sanije, motrės sė mbretit Ahmet Zog. Leka Zogu thotė se ka lindur pikėrisht nė Pallatin pranė Kinema Milenium, ku mė parė ishte godina e Institutit tė Monumenteve. Me gjithė restaurimet, godinės ende nuk i ka ikur pamja soc-realiste. Nė katin e parė janė vendosur zyrat e ndihmėsve tė Leka Zogut. Nė zyra do tė gjesh ende tė pasistemuara, harta tė vjetra tė Shqipėrisė, tė ruajtura me kujdes, fotografi tė familjes mbretėrore, mbretėreshės Geraldinė apo motrave tė mbretit Zog. Gjithēka e panjohur pėr publikun. Nė katin e dytė ėshtė vendosur biblioteka e familjes mbretėrore me 11 mijė tituj librash, nė disa gjuhė tė botės. Kur futesh, sheh pirgun e madh tė librave ende tė pasistemuar. “Po punojmė pėr ta sistemuar”,- shprehet njė nga njerėzit, i zhytur mes librave. Leka Zogu ėshtė i vendosur nė njė nga dhomat e katit tė dytė tė ndėrtesės. Dhoma e gjumit dhe vendi ku ai pret mysafirėt janė shumė afėr. Kjo, pėr shkak tė njė traume qė ka kaluar nė kėmbėn e majtė. Por, duket shumė mė mirė. Nė anėn e djathtė tė Leka Zogut, qėndron njė skulpturė e babait tė tij, Mbretit Zog. E duke tė konfirmuar qė ėshtė shumė mė mirė nga shėndeti, Leka Zogu ėshtė i hapur tė flasė pėr gjithēka qė tė pyetet, me pėrjashtim tė polemikės Qose-Kadare, pėr tė cilėn thotė se nuk e ka ndjekur.

Pas zgjedhjeve tė 3 Korrikut, ju deklaruat se do tė hiqnit dorė nga politika. A ka ndryshuar pozicioni juaj qė nga ajo kohė, apo vazhdoni t’i qėndroni kėsaj ideje?
Unė kam thėnė se nuk do tė merrem me politikė partiake, ajo ėshtė njė vendim qė e kam marrė, por me politikė kombėtare, po. Edhe tani qė po flasim bashkė, jam duke u marrė me politikė kombėtare.
Deklarata juaj u komentua si tėrheqje e juaja pėrfundimtare nga politika. Si ėshtė e vėrteta?
E vėrteta ėshtė se kur e lėshuam atė deklaratė, thamė se do tė tėrhiqem nga politika, por nga ajo partiake, media e hoqi fjalėn “partiake” dhe la tė kuptohej sikur unė jam tėrhequr krejtėsisht nga politika. Unė jam 67-vjeē, gjithė jetėn time jam marrė me politikė dhe nuk mendoj tė ndryshoj tani.
Prej tetė muajsh kemi njė qeveri tė djathtė nė pushtet. Pėrpara janė zgjedhjet lokale, ju si e keni menduar tani e tutje angazhimin nė politikė?
Ēdo hap qė do tė ndėrmarr, do ta studioj dhe do ta peshoj. Nė tė njėjtėn kohė mė intereson ēėshtja e Kosovės, shqiptarėve nė Maqedoni, Mal tė Zi dhe ēėshtja e Ēamėrisė. Kėto janė ēėshtje tė politikės kombėtare. Nė rast se qeveria aktuale bėn ndonjė gabim karshi kombit, atėherė menjėherė do tė ndėrhyj. Unė vlerėsoj heqjen e depozitave greke tė naftės nė Porto Romano.
Ju nė zgjedhjet e 3 korrikut mbėshtetėt LZHK-nė, ndėrsa tani ky grupim ėshtė shpėrbėrė dhe PLL ka dalė si parti mė vete. Cilėn parti do tė mbėshtesni ju nė zgjedhjet e ardhshme?
Unė pėr veten time jam mbipartiak dhe nuk mbėshtes ndonjė parti, por kam pasur njė lidhje tė jashtėzakonshme ndėrmjet PLL-sė dhe mbretėrisė, sepse kjo ėshtė njė parti mbretėrore. Kjo lidhje ėshtė e fortė dhe do tė vazhdojė tė mbetet e tillė.
Po nė raport me LZHK-nė, apo jeni i zhgėnjyer nga rezultati qė ky grupim arriti nė zgjedhjet e 3 korrikut?
Rezultati vetėkuptohet, ishte njė mashtrim. Nuk jam i zhgėnjyer me LZHK-nė, ata tashmė kanė rrugėn e tyre. Ndoshta do tė konkurrojnė nė zgjedhjet lokale, kushedi mund tė dalin edhe nė zgjedhjet kombėtare.
Si e vlerėsoni qeverinė e Kryeministrit Berisha, pėr kėta 7-8 muaj qė po qeveris vendin?
Berisha ka bėrė disa hapa tė mirė nė luftėn kundėr krimit, por ka bėrė edhe disa gabime nė politikėn e tij, qė nė fund tė fundit nuk janė tė pakapėrcyeshme. Unė e shoh, se Berisha ka mėsuar shumė qė nga periudha kur ishte nė opozitė dhe po e tregon veten si njė kryetar qeverie mjaft i pėrgatitur. Ka njė problem, se nė partinė e tij, ka disa divergjenca e moskuptime dhe qė mund tė krijojnė edhe zgjedhje tė parakohshme.
Ju e keni mbėshtetur afrimin e PLL-sė me maxhorancėn e kryesuar nga z.Berisha?
Unė ia kam lėnė dorėn e lirė Legalitetit pėr tė tilla ēėshtje dhe nuk ndėrhyj nė marrėveshje tė tilla politike, sepse ajo ėshtė marrėveshje mes partinave. Nuk mė takon mua.
Socialistėt ju premtuan vazhdimisht kthimin e pronave, por nuk banė asgjė konkretisht. Ndėrsa Berisha ju ka kthyer njė nga pronat e Mbretit Zog, Pallatin, ku ju po jetoni aktualisht. E vlerėsoni kėtė gjest?
Unė e vlerėsoj shumė kėtė gjest, ajo vetėkuptohet, sepse mjaft kam jetuar nėpėr shtėpi tė huaja me qera. Por sa do tė vazhdojė (sepse kam shumė prona) dhe sesa do tė jem nė gjendje pėr tė rikuperuar, ajo do tė varet nga aktiviteti i avokatėve tė mi dhe Komisioni i Kthimit tė Pronave.
Ju do t’i kėrkoni tė gjitha pronat qė trashėgoni nga Mbreti Zog?
Unė i kėrkoj tė gjitha, por pastaj se ēfarė do tė mė japin, ajo ėshtė ēėshtje e tė tjerėve. Pėr shembull: Ėshtė zona e Spitallės nė Durrės, ku janė gjithė ato troje qė do tė ishte shumė zor pėr t’i marrė, sepse nė ato troje janė vendosur qindra familje qė kanė ndėrtuar shtėpitė e tyre. Unė aty nuk shoh ndonjė mėnyrė si t’i marr pronat e mia, duhet njė marrėveshje me pronarėt aktualė sepse unė nuk do t’i shpronėsoj.
A keni njė vlerėsim pėr rolin e opozitės?
Ta marrim opozitėn ashtu siē ėshtė. Unė mendoj se tė dy partinat, si PD ashtu edhe PS, kanė dalė nga njė gji. PS ka marrė rolin e sė majtės, kurse PD ka marrė njė rol mė tė pranueshėm karshi botės. Por, megjithatė them shyqyr Zotit, qė Fatos Nano nuk ėshtė mė nė qeveri. Ai ishte duke bėrė gabime tė rėnda karshi kombit, si ajo e Bishtit tė Pallės, ku u lejua njė bazė greke. Kjo mund tė quhet tradhėti.
Ju e vlerėsuat Berishėn kur ishte fjala pėr luftėn ndaj krimit, si e gjykoni raportin e tij me institucionet kushtetuese, gjyqėsorin dhe Prokurorinė?
Korrupsion ka kudo nė Shqipėri, por janė dy vende, ku korrupsioni ėshtė mė i madh: nė gjykata dhe nė dogana. Vetėkuptohet, se atje do tė marrė shumė kohė pėr t’u pastruar.
Ju thatė se do tė merreni me politikė kombėtare, kjo do tė thotė se keni hequr dorė nga pretendimi pėr fronin mbretėror? Dhe nėse nuk keni hequr dorė, si do ta arrini kėtė synim, nė kėto kushte ku ndodhet vendi?
Nė kėto kushte, ėshtė pėr tė pritur e pėr tė parė. Por, ēėshtja e mbretėrisė ėshtė njė ēėshtje qė nuk mund tė heq dorė. Jam betuar nė atė statut dhe besoj se me kohė, situata do tė jetė mė e favorshme pėr mbretėrinė nė Shqipėri.
Ēfarė mendoni se ėshtė ēėshtja mė e rėndėsishme pėr qeverinė, pėrveē ēėshtjes kombėtare qė e pėrmendėt?
Mendoj se ndėrtimi i rrugės Durrės-Morinė ėshtė ēėshtje me rėndėsi jetike pėr kombin. Unė e kam bėrė atė rrugė shpesh dhe pjesa shqiptare deri nė Kukės ėshtė shumė e keqe. Pastaj, sa kalon nė pjesėn kosovare rruga ėshtė e mrekullueshme. Nėse kjo rrugė realizohet, kjo do tė jetė njė gjė madhėshtore pėr Shqipėrinė.
A mendoni se pavarėsia e Malit tė Zi do ta pėrshpejtojė procesin e pavarėsisė sė Kosovės?
Po! Besoj se do ta ndihmojė, sepse do tė japė shembullin. Serbėt kanė pasur gjithmonė lidhje me Malin e Zi, por tani qė kjo lidhje u shkėput do tė jetė shumė mė vėshtirė pėr ta, pėr tė mbajtur Kosovėn. Unė mendoj se ndoshta brenda kėtij viti, pėrfundon ēėshtja e pavarėsisė sė Kosovės.



KATEGORIA: Politike

 
28/05/2006  Shekulli
 

Kryeministri i Kosovės tha se edhe Serbia do ta pranojė dokumentin e pėrgatitur nga Grupi i Kontaktit pėr mosndryshimin e kufijve

Ēeku: Mosndryshimi i kufijve do tė miratohet nga parlamentet e rajonit

Denion Ndrenika

Vendet e rajonit duket se do tė “detyrohen” tė nė ratifikojnė njė dokument ku pėrcaktohet se asnjeri nuk ka pretendime territoriale ndaj askujt prej fqinjėve pėr tė garantuar pavarėsinė e Kosovės. Burime nga Prishtina kishin thėnė, pa konfirmuar zyrtarisht, thuajse njė muaj mė parė se qarkullonte ideja pėr njė dokument qė mendohej se po pėrgatitej nga Grupi i Kontaktit pėr t’ua paraqitur vendeve tė rajonit pėr tė deklaruar mosndryshimin “pėrjetėsisht” tė kufijve me njėri-tjetrin, si garanci pėr pavarėsinė e Kosovės. Burimet ndėrkaq thonė se mund tė ketė njė pavarėsi pėr tė paktėn 5 vjet pėr Kosovėn, por pa pėrfaqėsues tė saj nė OKB pėr kėtė periudhė, mandej sovranitet i plotė. Kjo ide ndėrlidhej me tė njėjtėn firmė qė kanė bėrė pas Luftės sė Dytė Botėrore pėr Gjermaninė dhe Austrinė, pėr tė mos krijuar mė shtetet tė tipit tė “Anshlusit” (Bashkimi Gjermani-Austri para luftės), qė mund tė shkaktonte pėshtjellim nė rajon. Kėtė ide e ka konfirmuar dje pėr njė televizion nė Tiranė, kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku. I pyetur pėr mundėsinė e pretendimeve territoriale tė Kosovės, Ēeku tha se ajo “nuk ka (pretendime territoriale) ndaj asnjė vendi ne kėtė jemi tė gatshėm edhe ta konfirmojnė edhe me nėnshkrimin e institucioneve tona, kėshtu qė besojmė gjithashtu edhe vendet e tjera nuk kanė”. Mandej ai shtoi se “jo nuk kemi marrė assesi (konfirmim), por ėshtė njė qėndrim unik i spektrit tonė politik”, dhe se kishte siguri se dokumenti i menduar do tė ratifikohej nga kuvendet rajonale, por pa dhėnė fillimisht garanci edhe pėr Serbinė. “Unė jam i sigurt qė Maqedonia do ta bėjė. Do ta bėjė edhe Mali i Zi. Serbisė nuk i dihet. Serbia mund ta zvarrisė, por, nė fund, me siguri qė do ta pranojė edhe ajo”, -tha Ēeku. Ai ka shtuar gjithashtu se besonte qė serbėt e kanė kuptuar qė tanimė nuk mund tė pengohen proceset e natyrshme tė ndryshimeve nė rajon, duke thėnė se ishte “optimist”. “Jam edhe optimist dhe vlen tė besojmė qė Serbia e ka kuptuar qė nuk mund tė bllokohen e tė zvarriten disa procese qė janė tė natyrshme. Gjatė kėtij procesi jemi duke ofruar prova se ēfarė do tė jetė Kosova e pavarur. Jemi duke ofruar prova qė Kosova e pavarur do tė jetė njė vend demokratik, njė vend qė i cili do tė prodhojė stabilitet, njė vend funksional dhe pėr ta provuar kėtė, na japin mundėsi edhe bisedat nė Vjenė”, -tha kryeministri i Kosovės. Pėr Ēekun, mbetet i padiskutueshėm mosnegocimi me serbėt pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės: “Ne, faktikisht, nuk jemi duke biseduar me palėn serbe, ne nuk negociojmė me palėn serbe pėr statusin e Kosovės. Jemi duke biseduar, duke dhėnė prova se ēfarė do tė jetė shteti i Kosovės, bashkėsisė ndėrkombėtare, nė prezencėn e palės serbe. Ne presim qė pavarėsinė e Kosovės ta njohė faktori ndėrkombėtar, nė radhė tė parė, dhe pastaj edhe Serbia do tė detyrohet”. Vizita e Ēekut vijon sot privatisht nė ditėn e fundit. Ai mori garanci dje nga presidenti Alfred Moisiu, kryekuvendarja Jozefina Topalli, ministri i Jashtėm, Besnik Mustafaj, pėr mbėshtetjen, pa kurrfarė dyshimi, tė Shqipėrisė pėr pavarėsinė e Kosovės dhe qė ky status tė arrihet brenda vitit. Vetė Ēeku tha se, “jemi nė rastin historik para pėrcaktimit tė statusit final tė Kosovės, pavarėsisė sė plotė”, se “nė kėtė sukses, nė kėtė tė drejtė qė na takon bėn pjesė sigurisht edhe populli shqiptar i Shqipėrisė dhe tė gjitha institucionet shqiptare", dhe se “ky proces duhet tė pėrfundojė nė vitin 2006 dhe rezultat duhet tė jetė pavarėsia e plotė; Kosova shtet i pavarur dhe sovran".


KATEGORIA: Kosove
 
 
 
Koha Jone http://www.kohajone.com/

E Diele, 28 Maj 2006

CEKU TAKON MINISTRIN E JASHTEM SHQIPTAR

Mustafaj: Jo kthim ne situaten e vitit 1999.
Po keshtu kryeministri i Kosoves, Ceku kishte nje takim me Ministrin tone te Jashtem, Besnik Mustafaj. Gjate takimit jane kembyer informacione dhe mendime per ecurine e proceseve politike qe po zhvillohen ne Kosove, per nivelin e marredhenieve midis Shqiperise dhe Kosoves, si dhe u shpreh deshira e perbashket per thellimin dhe intensifikimin e marredhenieve dypaleshe mes Shqiperise dhe Kosoves, ne kontekstin e bashkepunimit nder rajonal.

Nga ana e tij Mustafaj vleresoi kontributin e kryeministrit Ceku para, gjate dhe pas luftes ne Kosove si dhe shprehu bindjen se ai do te vijoje te deshmoje perkushtimin e plote te institucioneve dhe klases politike te Kosoves per mbarevajtjen dhe perfundimin e te gjithe proceseve qe po zhvillohen ne Kosove.

Ne kete drejtim nga te dy palet, u vleresua se ne Kosove eshte arritur progres i dukshem dhe i ndjeshem gje qe pritet te deshmohet edhe nga Shefi i UNMIK ut ne raportimin qe do te beje ne Keshillin e Sigurimit te OKB se, ne 22 qershor 2006.

"Republika e Shqiperise mbeshtet perpjekjet per gjetjen e nje zgjidhje qe merr parasysh vullnetin e popullit te Kosoves per te qene shtet i pavarur dhe sovran, i integruar ne Bashkimin Evropian dhe NATO. Shqiperia, gjithashtu, mbeshtet parimet baze, te kesaj zgjidhje: jo kthim ne situaten para vitit 1999, jo ndarje dhe as bashkim me nje vend apo pjese te nje vendi tjeter", u shpreh Mustafaj ne kete takim, duke bere te qarte dhe nje here qendrimin e Shqiperise ne percaktimin e statusit te Kosoves.

Po keshtu gjate bisedimeve u theksua se marredheniet dypaleshe mes Shqiperise dhe Kosoves jane ne nivel shume te mire dhe u shpreh nevoja qe te behet c'eshte e mundur per ta ngritur kete bashkepunim ne nje nivel te ri, aq me teper qe UNMIK eshte ne proces te transferimit te kompetencave te metejshme ne duart e institucioneve qeverisese te Kosoves.

Lidhur me zhvillimin e referendumit te Malit te Zi me 21 maj 2006, te dy palet vleresuan menyren paqesore e demokratike te zhvillimit te tij dhe gatishmerine e plote per te bashkepunuar me Shtetin e Pavarur te Malit te Zi.

 


http://gazetametropol.com/

Mustafaj: BE tė pėrshpejtojė hapat pėr integrimin e vendeve tė Evropės Qendrore

 

27 Maj  Shqipėria lė presidencėn e NEQ

Ministri i Jashtėm, Besnik Mustafaj, i bėri thirrje vendeve tė Bashkimit Evropian qė tė pėrshpejtojnė hapat pėr integrimin e vendeve tė Ballkanit Perėndimor, pasi kjo ka njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė reformat e kėtyre vendeve. Njė deklaratė tė tillė, ministri shqiptar i Punėve tė Jashtme e bėri gjatė takimit tė vendeve tė Nismės sė Evropės Qendrore, e cila i zhvilloi pėr herė tė parė punimet nė Shqipėri. “Vendet e Ballkanit Perėndimor kanė nevojė pėr njė perspektivė evropiane tė prekshme dhe jo tė tejzgjatur, pasi kjo ndikon drejtpėrdrejtė edhe nė suksesin e procesit tė reformave nė secilin nga vendet tona”, ėshtė shprehur Mustafaj. Nė takimin e mbajtur dje merrnin pjesė 17 delegacione nga Ministritė e Jashtme tė vendeve tė Evropės Qendrore, ku bėjnė pjesė Austria, Bjellorusia, Bosnjė-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Ēekia, Hungaria, Italia, Maqedonia, Moldavia, Polonia, Rumania, Serbia e Mali i Zi, Sllovakia, Sllovenia, Ukraina dhe Shqipėria, e cila kėtė vit lė edhe presidencėn e radhės sė NEQ. Nė kėtė takim vendet anėtare dolėn me njė deklaratė tė pėrbashkėt, ku mbėshtesnin pėrpjekjet pėr integrim tė vendeve joanėtare tė BE-sė, qė janė edhe pjesėmarrėse nė NEQ. Gjatė fjalės sė tij, ministri Mustafaj vuri theksin edhe nė shprehjen e vullnetit tė popullit tė Kosovės pėr pavarėsi. Por ndryshe nga ē’ishte parashikuar, kjo pikė nuk ishte pėrfshirė nė tekstin pėrfundimtar tė NEQ. “Presidenca shqiptare e NEQ, mbėshtetur nė traditėn shumė tė mirė tė trashėguar nga presidencat paraardhėse, pėrmes njė axhende ambicioze, ka synuar tė ketė si prioritete tė saj ato sektorė dhe aktivitete qė sjellin vlera tė shtuara nė kontekstin e bashkėpunimit tonė”, u shpreh Mustafaj. I pyetur pėr ēėshtjen e 5 kinezėve, ministri theksoi se kjo ēėshtje nuk pėrbėn problem pėr vendet e NEQ. Mė tej, ai shtoi se si anėtare e NEQ-it, Shqipėria ka mundėsi tė pėrfitojė fonde nga 22 projektet e planifikuara pėr kėtė vit.

NEQ pėr integrimin nė BE

Ministrat theksuan se progresi drejt BE-sė varet nė meritat individuale tė ēdo vendi. Ata ripėrsėritėn se arritja e kushteve dhe kėrkesave tė parashtruara nė kriteret e Kopenhagenit dhe MSA, duke pėrfshirė bashkėpunimin e tyre me ICTY, mbeten thelbėsore pėr plotėsimin e aspiratave evropiane.

NEQ pėr referendumin nė Malin e Zi

Ministrat mirėpritėn organizimin e suksesshėm tė referendumit tė pavarėsisė tė Malit tė Zi dhe theksuan vlerėsimet e ODIHR-it, se referendumi u zhvillua konform standardeve tė OSBE-sė, Kėshillit tė Evropės dhe standardeve tė tjera ndėrkombėtare. Ata i bėnė thirrje tė gjitha palėve pėr tė respektuar plotėsisht vendimin e pupullit tė Malit tė Zi. Ata inkurajuan qeveritė nė Beograd dhe Podgoricė pėr tė hyrė nė njė dialog tė drejtpėrdrejtė, nė mėnyrė qė tė arrijnė njė marrėveshje tė shpejtė pėr rrugėn pėrpara.

NEQ pėr statusin e Kosovės

Ministrat theksuan se 2006 do tė jetė njė vit deēiziv pėr caktimin e statusit tė Kosovės. Ata ranė dakord se ēdo pėrpjekje duhej bėrė pėr tė arritur njė vendosje tė negociueshme, tė pranueshėm reciprokisht nga palėt e interesuara. Ata theksuan edhe njė herė rėndėsinė e standardeve tė vazhdueshme dhe efektive tė zbatimit. Njė marrėveshje e qėndrueshme pėr statusin e Kosovės duhej tė promovonte njė shoqėri multi-etnike e demokratike dhe marrėdhėnie tė mira me fqinjėt brenda rajonit. Ministrat shprehėn mbėshtetjen e tyre tė plotė pėr punėn e tė dėrguarit special tė Kombeve tė Bashkuara, Martti Ahtisaari dhe grupit tė tij, si dhe pėrpjekjet e Grupit tė Kontaktit tė bazuara nė veēanti nė Parimet Drejtuese pėr Vendosjen e Statusit tė Kosovės (Nėntor 2005) dhe Deklaratėn e Ministerialit pėr tė Ardhmen e Kosovės (Janar 2006).


 

 

 

Shekulli 25/05/2006 http://www.shekulli.com.al/

 

Arrestimi i Zoi Fundos nė Tropojė

Gjenerali, “Si evituam pėrplasjen me forcat e bajraktarit Gani Kryeziu!”

Hito Ēako

Ekskluzive/ Nė shėnimet nė vazhdim, tė shkėputura nga ditari i “Heroit tė Popullit”, gjeneralit Hito Ēako, jepet situata luftarake nė vjeshtėn e vitit 1944 nė zonėn e Tropojės, ku pas njė pėrplasje, me bilanc humbjesh tė konsiderueshme nga tė dyja palėt, pėrkatėsisht forcave partizane e atyre nacionaliste, tė drejtuara nga Muharrem Bajraktari, arrihet tė evitohet njė pėrplasje tjetėr e pėrgjakshme mes shqiptarėve, ajo me forcat e bajraktarit Gani Kryeziu.

Kujtimet e Hito Ēakos
Dobėsimi i ndikimit nacionalist nė Tropojė

Pas njė pėrpjekjeje tė armatosur e tė pėrgjakshme, mes partizanėve tė drejtuar nga Shefqet Peēi, Hito Ēako, Hetem Gjinushi etj., me forcat nacionaliste tė Muharrem Bajraktarit nė zonėn e Lumė-Kukėsit (shoqėruar nė fund dhe me njė reprezalje tė drejtuesve partizanė me tė tjera viktima), nė vjeshtėn e vitit 1944 arrihet tė evitohet njė pėrpjekje tjetėr e pėrgjakshme mes shqiptarėve, ajo mes forcave tė brigadės dhe nacionalistėve tė Gani Kryeziut qė vepronin nė zonėn e Tropojės. Siē shkruan nė shėnimet e tij Ēako, evitimi i kėsaj pėrplasjeje tė padėshiruar erdhi pėr shkak tė pozitave mė tė dobėta tė nacionalistėve nė Tropojė, punės paraprake tė strukturave partiake dhe kėshillave ēlirimtare pėr ndėrgjegjėsimin e banorėve rreth domosdoshmėrisė sė luftės si dhe prezencės, herė pas here, nė kėtė zonė tė forcave partizane. tė organizuara mė pas nė batalionin “Perlat Rexhepi”. Njėkohėsisht, arrestimi nga partizanėt e Zoi Fundos (vepronte pranė bajraktarit Kryeziu), si dhe nisja e oficerėve anglezė e amerikanė drejt Pėrmetit (ku ishte Shtabi i Pėrgjithshėm), sipas kujtimeve tė Ēakos, dobėson mė tej pozitat e bajraktarėve nė veri dhe afron ditėn e ēlirimit tė plotė tė vendit.
Nga Kujtim Boriēi

Luftimet e atyre dy ditėve, pasojė e mosvlerėsimit tė rrezikshmėrisė tė Muharrem Bajraktarit dhe tė forcave tė tij bashibozuke dhe mosmarrja e masave nė kohė pėr t’i hequr atij mundėsinė pėr tė na goditur, i kushtoi brigadės sė 5-tė mė shumė humbje se nė ēdo luftim tjetėr. Populli i Lumės dhe i tė gjithė Kukėsit, duke dėnuar kėtė akt tradhtie tė Muharrem Bajraktarit e tė bashkėpunėtorėve tė tij, pas shpartallimit tė tij nė radhėt e Brigadės sė 5-tė Sulmuese, dėrgoi mbi 100 vetė nga djemtė e tij mė tė mirė. Mė vonė nė Kukės u formuan brigada e 24-tė, efektivi i sė cilės nė masėn dėrrmuese ishte pikėrisht nga Luma.
Bajraktarėt, pak ndikim nė Tropojė
Ndryshe u zhvilluan ngjarjet me Gani Kryeziun dhe forcat e tij. Mundėsia pėr tė hedhur njerėzit e tij tė armatosur kundėr nesh, u mėnjanua. Nė ato rrethana e situata luajtėn rolin e tyre dy faktorė:
Sė pari, puna e madhe ideopolitike qė kishte bėrė me popullin e Tropojės dhe tė Hasit, ndihmuar fuqimisht nga Komiteti i Partisė sė Qarkut tė Shkodrės, duke dėrguar herė pas here nė kėtė krahinė, sidomos nga fundi i vitit 1943, forca partizane tė batalionit “Perlat Rexhepi”, si pėr agjitacion e propagandė, ashtu dhe pėr veprime tė pėrbashkėta luftarake me partizanėt e ēetės dhe pastaj tė batalionit “Bajram Curri” tė Tropojės.
Pėr kėtė arsye, ndoshta edhe pėr faktin se akoma gjaku i patriotit tė madh, heroit tė Dragobisė, Bajram Curri, vazhdonte tė ishte i patharė, e kujtimi i tij nxiste dhe i frymėzonte pėr qėndrim burrėror e pėrparimtar masat e fshatarėsisė sė Tropojės. Nė kėtė krahinė, nė krahasim me treva tė tjera tė Veriut, ndikimi i bajraktarėve kishte rėnė shumė. Nė hall tė madh kishte mbetur edhe Gani bej Kryeziu, i vetėquajturi “bajraktar yll”, jo vetėm i Tropojės dhe i Hasit tė Thatė, por edhe i Kosovės.
Nė kėtė krahinė, thikė pėr thikė e dhėmbė pėr dhėmbė me reaksionin dhe nė luftė tė vazhdueshme me okupatorėt italianė e gjermanė, celulat e partisė, kėshillat nacionalēlirimtare dhe komandat e vendit, ishin ngritur me kohė, para vajtjes sonė. Ato vepronin dhe drejtonin jetėn nė kushte ilegaliteti ose gjysmė ilegaliteti, nė vartėsi me situatat nė zonat e lira nė gjithė kėtė nėnprefekturė.
Batalioni i 5-tė dhe i 4-t, tė drejtuar nga zėvendėskomisari i brigadės, shoku Manush Myftiu, qė kryenin veprime luftarake kundėr kolonave gjermane, qė lėviznin nga Prizreni nė Shkodėr, nė pjesėn e rrugės Zhur-Shėnmėri, i shtrinė veprimet e tyre luftarake edhe nė zonėn Zogaj-Kamė-Bytyē tė Tropojės, ku pikėrisht nėn hundėn e shtabit tė Gani Kryeziut, tė ngritur nė malin e Dobrejit, gjermanėt vazhdonin tė shfrytėzonin me intensitet minierat e kromit.
Takimi me Gani Kryeziun
Nė bashkėveprimet luftarake kundėr gjermanėve qė ruanin dhe shfrytėzonin minierat e kromit, forcat e tė dy batalioneve tona morėn kontakt edhe me forcat e Gani Kryeziut.
“Oficerėt anglezė e amerikanė do tė nisen pėr nė Pėrmet nė qendėr tė qeverisė sė popullit shqiptar dhe nė selinė e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare Shqiptare, ndėrsa Zoi Fundo, si armik i popullit, do tė arrestohet”, - thamė Gani Kryeziut.
Kėtė nuk e lejoj. Oficerėt anglezė dhe amerikanė janė pranė meje dhe nėn mbrojtjen time!” - u pėrgjigj bajraktari.
“Ti nuk pėrfaqėson popullin dhe shtetin shqiptar qė po rilind nė luftė kundėr okupatorit. Popullin dhe shtetin e ri shqiptar e pėrfaqėson Komiteti Antifashist Nacionalēlirimtar i dalė nga Kongresi i Pėrmetit“, - ishte pėrgjigjja ndaj tij.
Duke parė kėshilltarin e tij politik, Zoi Fundon, tė arrestuar dhe oficerėt aleatė qė u nisėn nė drejtim tė Pėrmetit, tė shoqėruar nga partizanėt dhe, siē duket, duke nxjerrė mėsime nga disfatat qė kishin pėsuar tė gjithė shėrbėtorėt e okupatorit, Gani Kryeziu heshti dhe kėrkoi tė hynte nė Frontin Nacionalēlirimtar.
Krijimi nė Tropojė i Brigadės sė 25-tė Sulmuese
Nė kėto rrethana tė reja, lufta e armatosur nacionalēlirimtare nė Tropojė filloi tė merrte pėrmasa mė tė mėdha. U krijuan kushte pėr formimin e Brigadės sė 25-tė Sulmuese me djem e vajza tė kalitur nė luftime nė Tropojė e Has. Pėr rrjedhojė, Tropoja me Hasin e Thatė, Krumėn dhe Lumėn, u kthyen nė bazė nisje e sigurt, nė prapavijė tė fuqishme pėr veprime luftarake tė forcave tona qė morėn pjesė nė ēlirimin e Kosovės. Nė tė gjitha kėto veprime luftarake u derdh djersa dhe gjaku i partizanėve tė brigadės sė lavdishme tė Tropojės dhe forcave territoriale vullnetare tė fshatrave tė Tropojės, tė Krumės e tė Hasit. Kurse Zoi Fundo, me urdhėr nga udhėheqja e partisė dhe e shtetit, u dėnua me vdekje. U pushkatua nė Bicaj.


23/05/2006
KATEGORIA: Dossier
 
 
 

Mirėnjohje pėr atė qė ndodh ta harrojmė

Agron Gjekmarkaj

Ē’vend zė njė botues i ndėrgjegjshėm pėr misionin e tij qytetar, me veprimtarinė e tij editoriale, nė jetėn kulturore tė njė shoqėrie, veēanėrisht tė njė shoqėrie si jona? Ėshtė pyetje qė rrallė bėhet, po tė llogarisėsh zhurmėn publicitare tė njė vargu botuesish pėr botimet e tyre komerciale, kėrkesat pa fund pėr mbėshtetjeje financiare nga “shteti”, - d.m.th. nga taksapaguesit shqiptarė, - pėr organizime panairesh tė dimrit, tė verės, tė ditės, tė natės etj. Nė ēastin kur sapo ka dalė nga shtypi vepra e ribotuar e personalitetit tanimė bashkėkohor dhe historik At Zef Pllumi, “Rrno vetėm pėr me tregue”, m’u formulua vetiu kjo pyetje. Pėr kėtė vepėr ėshtė shkruar shumė dhe besoj qė, edhe me rastin e kėtij ribotimi tė plotė tė saj, tė shkruarit pėr tė nuk do tė reshtė. Ėshtė e kuptueshme kjo pėr njė tekst memorialistik – “vepėr monumentale” e quan I. Kadareja - nė tė cilin ėshtė dokumentuar ndėrgjegjja e njė populli nė njė nga stinėt mė tė errėta tė historisė sė tij, atė tė diktaturės komuniste, por edhe pėr njė personalitet tė propozuar tanimė pėr urdhrin “Nderi i Kombit”.
Mirėpo objekt i kėtij shkrimi nuk ėshtė ky botim, ėshtė ai akt me peshė i shkrimtarit Fahri Balliu, tanimė si botues i kolonės cilėsore tė Botimeve “55”, qė bėri tė mundur rivendosjen e marrėdhėnieve tė “Fratit tė Maleve” me lexuesit bashkėkohorė shqiptarė.
Tė jesh botues ėshtė risk kudo, nė Shqipėri diēka mė shumė. Por jo vetėm kaq: edhe mė i madh bėhet risku kur merr pėrsipėr tė publikosh vepra – po i quaj kėshtu – tė njė “qarku tė ngushtė”, nė pamje tė parė jashtė “modės sė ditės”, por qė, tė gjykuara nga parimi mbi tė cilin ato janė pėrzgjedhur, nuk mund tė mos lexosh si AND tė kėtij parimi njė kombinim fatlum elementesh qė do t’i veēoja si vijon: 1) qytetėrimi shqiptar i lashtė dhe i ri (Aristidh P. Kolia: “Arvanitasit dhe prejardhja e grekėve”; Indro Montanelli: “Shqipėria njė dhe njėmijė”; Ismail Kadare: “Vajza e Agamemnonit” dhe “Pasardhėsi”; Dom Lush Gjergji: “Atenagora profet i bashkimit”; Pjetėr Arbnori: “Martirėt e rinj nė Shqipėri”; Maks Velo: “Nėnė Tereza. Album”, “Ese pėr diktaturėn komuniste”, “Viktori Puzanova dhe arti post-bizantin nė Shqipėri”; Tomi Mato: “Tė vėrteta tė pathėna pėr Lasgushin”; Aurel Plasari: “Rrėmbimi i Europės” etj., deri te ky mė i fundit, “Rrno vetėm pėr me tregue” i At Zef Pllumit), 2) marrėdhėniet shpirtėrore tė shqiptarėve me Europėn demokratike (Alcide de Gasperi: “De Gasperi dhe Europa”; Franz Babinger: “Mehmet Pushtuesi”; Mirko Grmek, Marc Gjidara, Neven Simac: “Spastrimi etnik: dokumente historike mbi njė ideologji serbe”; Eric Laurent: “Lufta e Kosovės: dosja sekrete”; Takis Mihas: “Aleanca e pashenjtė: Greqia dhe Serbia e Millosheviēit”; Gerd Langguth: “Angela Merkel”; Federico Giulia: “Gianfranco Fini: kronika e njė lideri” etj.) dhe fryma politike euro-atlantike (Bob Woodward: “Lufta e Bushit”; Robert Kagan: “Fuqi e dobėsi: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė rendin e ri botėror”; Oriana Fallaci: “Forca e arsyes” etj.). Edhe titujt e pritshėm, tanimė tė paranjoftuar, si “Zogu i shqiptarėve. Njė histori e jetuar” (Ēatin Saraēi), “Muhameti dhe Karli i Madh” (Henry Pirenne), “Teknika e grushtit tė shtetit” (Curzio Malaparte) etj., nuk dėshmojnė veēse ngulmimin nė kėtė parim tė ndėrtuar mbi kombinimin e lakmueshėm tė tri elementeve.
Nė historinė tonė tė djeshme dhe tė sotme, tė mbėrthyer nga kundėrshti tė shumta tė cilat kėrkojnė fort mund, kohė e tagėr qė t’i davarisėsh, - pa pikėn e shpresės se kemi me ia gjetė fillin tash pėr tash, - bie nė sy vazhdimi i heshtjes, si tejzgjatje metastazash, ndaj personaliteteve tė spikatura tė viteve ’30-’40 tė traditės veriore, siē jemi mėsuar ta quajmė, nė veēanti asaj tė klerikėve kulturologė franēeskanė e jezuitė. Pėrmasa e re qė Botimet “55” kanė shfaqur tanimė pėr rivlerėsimin e kėsaj tradite, sado e parė shtrembėr dhe e pėrballur me obtuozitetin a dashakėqėsinė mjerane ideologjike tė “instituteve studimore” apo “akademive tė shkencave”, qė vitin 1972 “standardizues” vijojnė ta mbajnė si “vitin zulmėmadh” kur Divizioni I Sulmues e kaloi pėrfundimisht me sukses Shkumbinin, nuk mund tė mos pėrshėndetet si pėrmasė e spikatur dhe meritė e themeluesit dhe drejtuesit tė kėtyre Botimeve. Kėtė meritė do ta cilėsoja “jashtė korsie”, nė ballafaqim me njė mjedis ku njė pjesė jo e vogėl e shtypit tė ēdo dite tė lume hapet me kujtimet e ish-anėtarėve tė byrosė politike, ish-gjeneralėve dhe ish-sejmenėve tė diktaturės, duke funksionuar nė mėnyrėn mė perfide si pėr rehabilitimin e saj. Tė jesh “jashtė korsie” nė fushėn e botimeve, pėr mendimin tim, nuk do tė thotė thjesht “origjinalitet” apo “kokė mė vete”, por edhe akomercialitet, jobiznes, pranim edhe i punės me humbje ekonomike me synimin pėr tė respektuar disa vlera tė caktuara dhe pėr tė ngulmuar nė promovimin e tyre.
Mbaj mend vitin 1997, kur Presidenca e Republikės sė Shqipėrisė sulmohej nga marria e egėr, ai qė tanimė e njohim si themelues dhe drejtues i Botimeve “55”, atėherė thjesht shkrimtari Fahri Balliu, nxirrte botimin e dytė tė librit “Berisha mes Kasandrave”. Atėherė jo pak u pa me skepticizėm, ndoshta dyshim, nga njė kategori lexuesish, ndėrsa sot nuk mund tė mos pranohet se figura e dr. Sali Berishės rezulton e konfirmuar sikurse pėrshkruhej atėherė nė atė libėr: pa zmadhime, me thjeshtėsinė dhe humanitetin e njė lideri tė modelit tė ri, pėr kėtė edhe jorrallė tė keqkuptuar. Nė tė njėjtin pozicion, pėrsa i pėrket moralit intelektual, ka vijuar tė qėndrojė autori pėr njė masė tė madhe lexuesish edhe mbas gati njė dhjetėvjeēari me librin e tij mė tė fundit “Zonja e zezė Nexhmije Hoxha” (2005). Por ajo ēfarė shton mė shumė peshė pėrsa i pėrket kėtij morali intelektual, tanimė si botues, mė duket tė jenė realizimet e dala nga kjo shtėpi botuese nė kėtė periudhė gati dhjetėvjeēare: 1997-2006. Bashkėpunimi i ngushtė me emra tė spikatur tė botės kulturore shqiptare, si Ismail Kadare dhe Pjetėr Arbnori, Maks Velo dhe Aurel Plasari etj., ta pėrforcojnė bindjen pėr stabilizimin e njė standardi cilėsor editorial, sikurse edhe pėrkujdesja pėr ruajtjen e njė vije tė lartė cilėsie nė pėrkthimet, - fushė nė tė cilėn vėrehet njė kaos i padiskutueshėm nė tregun shqiptar tė librit, - nuk mund tė quhet rastėsi: jo vetėm nė rastin e rigjallėrimit tė njė veterani tė pėrkthimeve shqipe, qysh prej viteve ’40, Beqir Ajazit (Kalorės i Urdhrit tė Meritės), por edhe tė bashkėpunimit me emra tė afirmuar, si Afrim Koēi, Virgjil Muēi, Kostaq Xoxa etj. Vetė faktin qė shkrimtari Ismail Kadare, nė njė hark tė shkurtėr prej vetėm dy vjetėsh, ka nderuar me nėnshkrimin e tij parathėniet e katėr botimeve tė kėsaj shtėpie botuese, do ta quaja domethėnės, nga njėra anė, si dhe tregues ambicjeje pėr cilėsi sa mė tė larta, nga tjetra.
Duke kaluar, radhazi, vargun e botimeve “55” qė ndodhen nė njė nga raftet e librave tė mi, sikurse me gjasė edhe nė raftet e mjaft lexuesve nė Tiranė a nė Prishtinė, nė Korēė a nė Podgoricė, nė Shkodėr a nė Janinė, do tė mė pėlqente ta quaja librin e realizuar tash sė fundi nėn siglėn e “55”-s si kryefjalė tė veprimtarisė editoriale tė kėtij botuesi. Tė hėnėn nė mbrėmje, i rrėmbyer nga entuziasmi i ribotimit tė trilogjisė “Rrno vetėm me tregue” tashmė nė njė vėllim tė vetėm, tė realizuar me cilėsi dhe tregues tė padiskutueshėm estetikė, mora rrugėn pėr nė Kuvendin Franēeskan nė Shkodėr me dėshirėn pėr tė qenė i pari qė t’i jepja “Fratit tė Kujtimeve” ekzemplarin e parė, ende tė njomė nga shtypshkronja. Ndoshta, pa tė drejtė, ia hoqa kėtė kėnaqėsi botuesit. At Zef Pllumin e gjeta rėnė, tė sėmurė me ethe. Me duart qė i dridheshin filloi tė lėmonte librin e tij me njė krenari tė pashfaqur, athua se e kishte me kohėn, si pėr t’i thėnė qė e kishte fituar sfidėn me tė. Tė parat fjalė qė tha, gati me ngut se mos i linte gjė mangėt mirėnjohjes, qenė fjalėt malėsore, qė ai ėshtė mėsuar t’i pėrdorė qysh nė vogėli: “Ju rrittė ndera Fahri Balliut!
Sa t’bahem ma mirė, du me i shkrue nji letėr me iu falė nderės”. Njė e tillė mirėnjohje nga “i Fundmi i Mohikanėve”, sikurse e quajmė shpesh mes miqsh At Zefin, mendoj qė e pėrmbush ėndrrėn e njė botuesi tė ndėrgjegjshėm pėr misionin e tij. Pėr mua ajo shėrbeu si njė shtysė pėr tė kujtuar e vlerėsuar atė qė ndodh nganjėherė ta harrojmė: botuesin.

Doktorant nė Universitetin “La Sapienza” tė Romės


KATEGORIA: Kulture