http://pages.albaniaonline.net/rd/ Rilindja Demokratike 31/12/2006

Leka Zogu mesazh shqiptarėve: Nuk ėshtė e drejtė rruga e opozitės

Leka Zogu u ka drejtuar dje njė mesazh urimi tė gjithė shqiptarėve me rastin e festave tė fundvitit, ndėrsa ėshtė shprehur se rruga e zgjedhur nga opozita pėr tė bllokuar procesin zgjedhor shton hallet e tė shqiptarėve.

"Nė prag tė vitit 2007, Shqipėria po gjendet nė njė situatė krizash tė panevojshme, sidomos duke pasur parasysh interesat e Kosovės dhe synimet e fqinjėve.

Nė njė kohė kur qeveria e PD ka filluar zgjidhjen e disa prej problemeve qė shqetėsojnė shqiptarėt, nuk ėshtė e drejtė qė opozita tė marrė kėtė rrugė, e cila i shton hallet dhe problemet e popullit dhe nuk ndihmon nė zgjidhjen e tyre.

Sot, pėrsėri, mė shumė se kurrė, shqiptarėt kanė nevojė pėr mirėkuptim dhe bashkėpunim, prandaj na duhet pėrsėri paqe, bashkim dhe vėllazėrim nė interes tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve. Duke qenė se Viti i Ri po vjen, Ju dėrgojmė pėrshėndetjet mė tė sinqerta dhe urimet mė tė mira gjithė shqiptarėve, kudo qė ndodhen", thuhet nė mesazhin e drejtuar nga Leka Zogu.

 

 

 

http://www.kohajone.com/ 30  Dhjetor  2006  
Nuk arrihet kompromisi per asnje nga pikat e kodit zgjedhor
 
Shkruar nga Administrator   

Politikanėt shqiptarė po mėrzisin jo vetėm popullin, por dhe ndėrkombėtarėt

Vaj Vatani e mjerė mileti pėr kėta politikanė qė ka! "Pauvre Patrie et dommage pour le peuple d"avoir de tels politiciens"

Kanė tash tre muaj qė diskutojnė pėr tė “mirėn e popullit” dhe prej tri ditėsh iu nxinė festat e fundvitit gjithė shqiptarėve

Parmbrėmė vonė sinjalet nga dy kampet e partive kryesore , PS e PD ishin se do tė miratonin dje nė Kuvend Kodin Zgjedhor nė marrėveshje. Por prapė dolėn “ keqkuptime” derisa u arrit qė ndėrkombėtarėt ndėrhynė duke thirrur Ben Blushin e PS dhe Ilir Rusmajlin e PD pėr tė debatuar e rėnė dakort pėr variantin pėrfundimtar.

PS nuk heq dorė nga kerkesa e saj qė ēertifikatat tė cilat do tė pėrdoren pėr votime tė kenė njė vulė tė posaēme , pasi kanė frikė, sipas tyre, se do tė vidhen votat me anė tė ēertikatave. Ndėrsa PD nuk pranon qė tė vulosen, pasi, sipas tyre “ nuk kemi ndėrmend tė vjedhim pasi ēertifikatat janė ligjore dhe mjet indentifikimi edhe pėr probleme tė tjera tė rėndėsishme tė qytetarit”.

PS nėpėrmjet kryetarit tė saj Edi Rama insiston se “ me ēertifikata do tė vidhni zgjedhjet !”. PD pėrgjigjet :” Nuk vjedhim !”. Tė dyja palėt kanė mbetur tek  problemi se asnjėra  nuk lėshon pe dhe kėmbėngul nė variantin e saj. Edi Rama, duke e ditur se si mund tė merren zgjedhjet edhe me ēertifikata, siē edhe e akuzojnė pėr zgjedhjet e tetorit 2003, ku pėrflitet se me anė tė ēertifikatave i mori bashkinė avokat Ngjelės, pra bėrtet me tė madhe se nuk pranon ēertifikata pa vulė tė posaēme.

Siē duket ai ka frikė se me tė njėjtėn “armė” qė ia mori Spartak Ngjelės nė tetor 2003 mund t’ia pėrlajė Sokol Olldashi qė ka edhe krejt shtetin me vete. Nga e saj PD ka njė tjetėr frikė, pasi nėse vendos pėr ēertifikata me vulė tė posaēme mund tė ndodhė ( nuk ėshtė ēudi) qė nga 11 minibashkitė 10 janė tė PS nė Tiranė do tė vulosin vetėm militantėve socialistė dhe asnjė tė PD.

Pra me dorėn e tij kryeministri nxjerr sytė e Olldashit nė kandidimin nė Tiranė.  Nė Tiranė ku po bėhet krejt beteja e madhe, pasi ėshtė nė lojė karriera e Edi Ramės, ndėrkombėtarėt do tė kenė monitoruesit me tė shumtė, kėshtu qė tė dyja palėt ruhen, por pala e PS realisht ka akoma minibashkitė qė lėshojnė ēertifikatat dhe  nė mėnyrė “moderne”, pa rėnė nė sy tė tė huajve nuk do tė fusė vota nė kuti me shumė, por do tė ulė numrin e votuesve demokratė, duke mos ua vulosur ēertifikatat.

Kėtė gjė e di mjaft mirė Sali Berisha dhe Edi Rama ndaj kanė mbetur pėrballė njeri tjetrit duke mos lėshuar asgjė nė kėtė drejtim. Edhe Rama ka frikė se mos janė shpėrndarė ēertifikata nga PD nė format e tyre qė i njohin qė nė vitin 1996, prandaj mendon se mund t’ua prishė skemėn e vjedhjes.

Por edhe PD nga ana e saj ka bindjen se me anė tė lojės sė vulės mund tė eliminohen mijėra votues tė PD e sė djathtės, vota qė shkojnė pro Olldashit.

   Ndėrkombėtarėt po pėrpiqen nė momentin e fundit tė ndėrrimit tė viteve qė tė arrijnė diēka qė tė miratohet sot nė Kuvend, ku ėshtė afati i afatit tė fundit pėr Kodin Zgjedhor. Por edhe mbrėmė nuk ranė dakort palėt, derisa u detyrua kryeministri Berisha tė mbledhė vonė rreth orės 21.00 deputetėt e mazhorancės. Zoti Berisha theksoi se tani duhet tė vendosin ndėrkombėtarėt pėr kėtė problem, pasi PS e sidomos Edi Rama nuk pranon asgjė pėr tu miratuar me marrėveshje. Kryeministri dukej se kishte dėshtuar nė negociatat e fundit me palėn e PS , prandaj sqaroi deputetėt e mazhorancės se tė huajt mund ta bindin Edi Ramėn qė tė hyjė nė zgjedhje.

Nė tė vertetė PD e bėri tėrheqjen e parė pėr tė ndryshuar datėn e zgedhjeve nga 20 janari nė 18 shkurt. I takon PS qė tė pranojė kushtin e fundit dhe ta miratojė Kodin Zgjedhor duke u futur nė zgjedhje, pasi populli ėshtė stėrmėrzitur me kėto negociata pa fund mes PS e PD. Emigrantėt qė vijnė nga vende perendimore e ku kanė mėsuar kulturėn demokratike tė jetesės e votės habiten me kėtė politikanė tė Shqipėrisė qė nuk njohin dialogun dhe mirėkuptimin, por dyshojnė dhe vrapojnė pėr tek “ura e Mifolit” si nė vitin 1997. Gabim i madh i politikės qė po luan me nervat e njėrėzve tė thjeshtė tash sa muaj.

Nuk ka thėnie me tė bukur se sa ajo e Shefqet Musarajt nė “Epopenė e Ballit Kombėtar” ku thotė :” Vaj Vatani e mjerė Mileti …”. U bėnė tre muaj qė debatohet pėr Reformėn Zgjedhore dhe pėr tė gjetur zgjidhje tė dyja kampet “pėr tė mirėn e popullit” , por vetėm sa ua kanė nxirė jetėn me shumė kėto muaj e sidomos tash tre ditė. Festat e fundvitit, si KrishtLindjet, Festėn e Kurban Bajramit dhe festėn e Vitit tė Ri 2007 ua nxorėn pėr hundėsh shqiptarėve vetė politikanėt shqiptarė .

A ka mė turp se sa kjo qė po ndodh ditėte fundit? A nuk ėshtė mirė qė gjithė populli tė rrethojė parlamentin e Bashkinė e Tiranės dhe t’i marrė me dajak pėrgjegjsit e tė dyja palėve qė po tallen me votat e popullit?

 Po !- duhet tė jetė pėrgjigja. Njė  herė e mirė pėr tė larguar kėtė politikė konflikti e mospajtimi pėr asgjė nė tė mirė tė popullit.

Juli Golemi

 

 

 

 

“Ushtari i mirė Leka”

Belina Budini

 

Princi Leka gjate stervitjes ne akademine ushtarake

TIRANĖ - Delikat nė pamje tė jashtme, por oficer i vėrtetė nė fushėn e betejės. I ėshtė kėrkuar tė bėhet pjesė e njė regjimenti skocez, ndėrsa shokėt e tij tė togės universitare shėrbejnė tashmė nė Irak dhe Afganistan, por duket i vendosur, qė luftė e tij mund tė bėhet vetėm lufta e Atdheut tė tij. Tanimė e quan veten njė ushtar tė Atdheut, sidomos pas pėrfundimit tė studimeve nė njė nga akademitė ushtarake mė tė mira nė botė, “Royal Military Academy Sandhurst”. Nė tė njėjtėn kohė, nė kėtė akademi ka studiuar edhe princi Harry, por edhe shumė princėr e trashėgimtarė nga e gjithė bota. “Me princin Harry, kemi luajtur nė toga kundėrshtare”,- tregon Leka i vogli, qė jeton nė fakt me koshiencėn e njė princi tė vėrtetė, edhe pse pranon tė intervistohet aty pėr aty, duke shkelur tė gjitha rregullat e mykura tė protokolleve. E pranon qė nuk ndihet aspak i famshėm dhe thotė se familja mbretėrore ku bėn pjesė, nuk njihet mirė as nė Shqipėri, ndėrsa pėr karrierėn e tij konkrete, flet nė terma aspak konkretė; megjithatė, pohon se politika ėshtė tanimė nė jetėn e tij dhe se dėshiron ta pėrdorė emrin e tij, pėr njė politikė tė mirė pėr popullin shqiptar.

 Pėrveē politikės, edhe njohja e ushtrisė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr pinjollin e Ahmet Zogut. Jo pse ėshtė shumė i pasionuar pas armėve, si babai i tij, koleksionist i zellshėm armėsh, por pėr faktin se tė njohėsh ushtrinė do tė thotė tė kuptosh mė shumė, sipas tij. “Kam patur rastin tė kuptoj shumė mė tepėr edhe pėr Shqipėrinė dhe ta njoh mė mirė situatėn kėtu, duke studiuar pėr shembull, nė “Akademinė Ushtarake Skėnderbej”, edhe pse pėr njė periudhė relativisht tė shkurtėr kohe”,- thotė ai, duke shtuar se pėrvoja ushtarake ėshtė brenda traditės sė familjes sė tij dhe kjo ka qenė njė arsye mė tepėr, pėr tė ndjekur studime ushtarake. “Njė akademi ushtarake si ajo ku kam studiuar unė, ėshtė si njė klub tė pėrzgjedhurish dhe ėshtė njė fat, kur arrin tė krijosh lidhje ushtarėsh tė thjeshtė, me njerėz qė do kenė fate vendesh dhe popujsh nė duar. Tri nga shokėt e mi mė tė mirė, ishin njė princ i Arabisė Saudite, princi i dytė trashėgimtar i Butanit dhe princi i Bahreinit, i cili do tė bėhet sė shpejti edhe mbret”,- tregon princi Leka.

 Pėrvojėn e tij ushtarake nė “Royal Military Academy Sandhurst”, e quan njė sprovė tė vėrtetė dhe njė nga eksperiencat mė tė vėshtira, kur i ėshtė dashur tė bėjė jetėn e njė ushtari tė thjeshtė, qė zgjohet nė orėn katėr tė mėngjesit dhe pėrfundon aktivitetin nė orėn 11 tė mbrėmjes dhe qė duhet tė mjaftohet vetėm me tre orė gjumė pėr tė nisur betejėn tjetėr tė sė nesėrmes, si njė sfidė tė re drejtimi dhe disipline tė rreptė, pėrvojė kjo, qė siē tregon, i ka shėrbyer shumė. “Kemi supozuar beteja tė vėrteta dhe se si mund tė marrim nėn kujdes deri nė 30 vetė nė luftė. Kjo bėhej me shembuj konkretė, si tė reagojmė nė raste protestash tė forta tė armatosura dhe shumė shembuj merreshin pėr situatėn nė Kosovė dhe si mund tė kontrollohej situata atje, ndėrsa pėrdornim edhe gabimet e bėra nė Irak, dhe si mund tė reagohej ndryshe nė raste tė ngjashme. Por, momentet mė tė vėshtira i kam kaluar nė Uells, nė temperatura qė shkonin nėn 21 gradė celsius dhe kur kemi rezistuar pesė ditė pa vėnė gjumė nė sy, duke fjetur nė baltė, kur jashtė binte borė dhe shi njėherėsh, dhe duke pėrjetuar njė gjendje lufte”,- rrėfen princi Leka, duke shtuar se megjithėse e di qė nuk e ka pamjen e njeriut qė mund t’u rezistojė kėtyre sprovave, ka arritur tė jetė student i shkėlqyer i Akademisė, ndėrsa toga e tij, “The man of Ten”, ka patur rezultatet mė tė larta gjithashtu. Por, kjo nuk ka qenė pėrvoja e parė ushtarake e tij, pasi shton se ka marrė qė herėt mėsime ushtarake dhe njė nga objektet e para qė ka zotėruar, ka qenė pikėrisht njė armė. Megjithėse i admiron koleksionet e armėve tė tė atit, qė shkojnė nga ato mė antiket e deri tek armėt moderne, princi Leka thotė se librat e apasionojnė mė shumė sesa armėt dhe nė bibliotekėn e familjes sė tij, ka rreth 14 mijė tė tillė.

 

 

Politika

“Jemi duke krijuar infrastrukturė tė re tė Oborrit Mbretėror”

“Duhet tė fitojmė besimin e njerėzve. Kėtu nė Shqipėri, njerėzit nuk dinė shumė pėr ne dhe familjen mbretėrore”,- shprehet aspiranti mė i ri politik i familjes mbretėrore shqiptare, princi Leka. “Jemi duke krijuar njė infrastrukturė krejt tė re tė Oborrit Mbretėror, por nė aspektin e politikės, ne e kemi bėrė tė ditur qė jemi mbipartiakė, edhe pse shpesh konsiderohemi vetėm tė djathtė. Duhet tė them, qė nė Kosovė ka njė mentalitet tjetėr nė lidhje me familjen mbretėrore dhe unė kam pasur mundėsinė ta prek vetė atė, pasi kam realizuar njė seri takimesh atje, edhe me autoritete tė larta politike, qė nga presidenti i vendit, Fatmir Sjediu, Agim Ēeku, Veton Surroi, etj. “Unė e dua shumė Kosovėn dhe momentalisht, Kosova ka shumė nevojė pėr Shqipėrinė”,- shprehet ai, duke shtuar se ka akorduar bursa studimi pėr fėmijėt e policėve tė vrarė dhe atyre nė nevojė, qė tė studiojnė nė Universitetin Mbretėror nė Kosovė.

 

 

Jeta e 24-vjeēarit, brenda Oborrit

 

E dashura shqiptare? “Ai zjarr u fik”

 

“Kam mėsuar si tė jetoj brenda Oborrit Mbretėror dhe megjithėse nga jashtė mund tė duket si izolim, nuk ėshtė aspak kėshtu, sepse unė bėj njė jetė krejt normale. Kam krijuar miqėsitė e mia dhe kam miq nga tė gjitha rrethet, artistė, gazetarė...”,- nis tė tregojė jetėn e tij nė Shqipėri, tashmė prej disa vitesh, princi Leka. “Kam zgjedhur qė t’i vazhdoj studimet e tjera pėr Ekonomi Politike me korrespodencė, pasi nuk dua tė largohem mė nga Shqipėria”,- shton ai. Megjithatė, nuk resht sė pėrmenduri detyrimet qė ndien pėrpara publikut dhe thotė se angazhimi politik, ėshtė tashmė pjesė e jetės sė tij. Kohėn e tij tė lirė, tregon se pėlqen ta kalojė edhe jashtė Tiranės, duke zbuluar pak nga Shqipėria, ndėrsa tregon se aktualisht nuk ka tė dashur. Po e dashura e tij shqiptare qė pėrflitej? “Ai zjarr u fik”,- shprehet Leka qė, pėr momentin, ėshtė prapė pa tė dashur. Megjithatė, vajzat shqiptare janė, sipas tij, shumė tė veēanta pėr nga bukuria dhe shumė inteligjente.

 

Rrėfimi:

“Tmerri me paparacėt qė pėrndiqnin princin Harry nė Akademi”

 

Nė “Royal Military Academy Sandhurst” ku ėshtė diplomuar shkėlqyeshėm njė vit mė parė, princi Leka ka patur fatin tė njohė si ushtar i thjeshtė, siē i pėlqen tė thotė, edhe trashėgimtarė tė tjerė familjesh mbretėrore dhe aspirantė tė ardhshėm politikė nga e gjithė bota, qė studiojnė nė kėtė akademi tė pėrzgjedhurish dhe madje princin e vogėl tė Anglisė, tė shumėpėrfolurin Harry. “Nė fillim mund tė dukej zbavitėse, por pastaj shndėrrohej nė tmerr pėrndjekja ndaj tij, pėr tė gjithė ne bashkėstudentėt. Mbaj mend qė gazetarė tė “The Sun” arritėn tė futen brenda njė kutie, mbi tė cilėn shėnohej “bombė”, pėr tė treguar qė nė shkollėn ku studionte princi nuk kishte siguri dhe po kėshtu, ai pėrndiqej edhe nė fushėn e betejave, ku gjurmohej pėr fotografi”,- tregon princi Leka, duke shtuar se nė Akademi, djemtė dhe vajzat studionin tė ndarė dhe se mundėsitė e takimeve me vajzat, ishin vetėm jashtė ambienteve tė shkollės, nė atė pak kohė tė lirė qė mund tė kishin. Por, princi Harry e gjente nė fakt...

 

 

 

 

 http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=3602

Si e vrau Esad Pasha prefektin e Durrėsit

 

 

25/12/2006 - 14:38


Mbase kėtė studim, Mid’hat Frashėri e shkroi pas vrasjes sė Esad Pashė Toptanit nė Paris. Por edhe nėse ai ishte ende gjallė, duket se asgjė nuk do ta ndalte Mid’hat Frashėrin tė shkruante kėto radhė.
Kishte shumė informacione e mendime rreth kėtij personazhi, karakteri i tė cilit ėshtė tejet i ēuditshėm, herė agresiv, herė i zhdėrvjellėt, herė finok, herė brutal, herė mashtrues e herė bastisės…
Nė fakt nuk ėshtė njė studim mirėfilli. Nė shumė paragrafe vihen re hapėsira, ku mund tė shtjelloheshin shumė e shumė detaje. S’dihet pėr ē’arsye mund ta ketė lėnė nė mes, ose thėnė mė mirė, nė kėtė fazė “studimin” e tij, Mid’hat Frashėri. Sidoqoftė, materiali i hedhur me shtypshkrim nė 13 faqe format, na zbulon shumė fakte, ngjarje e detaje nga jeta e karakteri i Esad Pashės, qė na ngjallin interes.
Ky material, bashkė me shumė dorėshkrime tė tjera, ruhet nė Arkivin Qendror tė Shtetit, nė fondin me numėr 35, emėrtuar “Mid’hat Frashėri”, nė dosjen me numėr 20.
Hulumtimi i kėtij materiali, sikurse dhe pjesa dėrrmuese e fondit personal tė Mid’hat Frashėrit, ėshtė kryer nga z. Uran Butka. Nė botime tė tij rreth Mid’hat Frashėrit, e hasim edhe kėtė studim, origjinalin e tė cilit nė gjuhėn frėnge qė ruhet nė arkivin e shtetit, e fotokopjuam tė plotė. Nė dy numra tė Milosaos do tė botojmė kėto shėnime, pjesėn e parė tė cilave po prezantojmė sot.

Lumo Skėndo

Ai u deklarua herėn e parė, kur shpėrtheu ēėshtja e Perandorisė. Dihet se, mbasi Greqia nuk donte t’u bindej vendimeve tė Konferencės sė Londrės dhe tė evakuonte Shqipėrinė e Jugut (Korēa dhe Gjirokastra), ajo pėrdori njė komedi kriminale tė quajtur Epiri autonom, i cili i kushtoi Shqipėrisė 300 fshatra tė djegur e tė bėrė shkrumb e hi nga grekėt. Jugu kėrkonte pėrforcime me armė e trupa dhe Esati ua refuzoi ato me cinizėm. Synimi i ndjekur ishte evident. Bėhej fjalė pėr tė mbrojtur grekėt, pėr tė dobėsuar Shqipėrinė, pėr ta reduktuar atė (sidomos krahinat jugore, tė cilat e kishin njohur atė si shef xhandarmėrie dhe ishin shumė kundėrshtarė me tė) dhe pėr tė arritur t’i imponohej Shqipėrisė sė vogėl qendrore. Por pak kohė mė pas, tradhtia e Esatit mori njė karakter edhe mė tė rėndė, kur u njoh bashkėfajėsia e tij nė trazirat qė ndodhėn nė rrethinat e Durrėsit. Atėherė ai u arrestua dhe do tė gjykohej e do tė dėnohej, po tė mos ishte ndėrhyrja e Italisė qė e mori nė mbrojtje duke ua shkėputur nga duart autoriteteve. Baroni Aliotti, ministėr fuqiplotė i Italisė, urdhėroi qė ai tė merrej me njė anije italiane; para se tė largohej nga Shqipėria, Esati u angazhua, duke u betuar me shkrim qė tė mos shkelte mė nė Shqipėri. Por pas largimit tė princ Vidit nga Shqipėria, ky betim u harrua nga Esati; ai shkoi nga Roma nė Greqi e nė Serbi dhe me njė forcė tė rekrutuar nė territorin serb, u paraqit nė Durrės.
Veprimi i tij i parė ishte tė shkonte nė pallatin e princit, tė ndėrpriste lidhjet e vendosura nga komisioni ndėrkombėtar dhe tė bėnte kėrdinė me objektet e ēmuara qė ndodheshin atje, objekte tė cilat nė pjesėn mė tė madhe ndodhen edhe sot nė Gjenevė, nė shtėpinė qė Esati kishte marrė atje me qira. Esati qėndronte me shumė vėshtirėsi nė Durrės ku u rrethua nga popullsia, qė do ta detyronte tė largohej nga qyteti dhe Shqipėria, po tė mos ishin serbėt qė shkuan nė ndihmė tė tij, tė cilėt e zhblokuan, i dhanė trupat dhe anėt e nevojshme pėr t’iu imponuar shqiptarėve. Tirani pėrfitoi nga kjo fuqi pėr t’u hakmarrė me armiqtė e tij - tridhjetė veta u ekzekutuan dhe shumė u vranė: ndėrmjet tyre pėrmendim Koxhatin, prefekt i Durrėsit, i cili ishte ftuar nga Esati nė shtėpinė e tij. Pastaj mori urdhėr tė shkonte nė Dibėr, por sipas udhėzimeve tė dhėna nga tirani, u ndalua jashtė qytetit tė Durrėsit, u dėrgua nė pronat e Esatit dhe atje e vranė duke i rėnė me hunj, pasi e kishin futur nė njė thes! Nuk duam tė diskutojmė kėtu pėr ēėshtjen e ndihmės qė Esat Pasha u kishte dhėnė serbėve gjatė tėrheqjes sė tyre dhe nėse kjo ndihmė ėshtė vepėr ekskluzive qė i interesonte tiranit, ose mė tepėr njė aksion pa interes i vetė shqiptarėve. Esati nė kujtimet e tij, tė cilat gazeta “Koha” i botoi dy ditė pas vdekjes sė tij, kėrkon ta ketė vetė gjithė meritėn dhe pėr kėtė ai nuk ngurroi aspak tė blasfemojė kombin e tij. Ky ishte karakteri i vėrtetė i Esatit, pėr tė cilin asgjė nuk ekzistonte dhe nuk duhet tė ekzistonte jashtė personit tė tij.
Eshtė fakt se fati i Esatit ishte lidhur me atė tė serbėve, aleatė dhe bamirės tė tij dhe si i tillė, ai u detyrua tė largohet nga Shqipėria e tė kėrkojė strehim nė Selanik, ku vazhdoi ta mbante veten si shef ose kryetar i Qeverisė Shqiptare, titull qė e kishte marrė gjatė diktaturės tė shkurtėr dhe tė pėrkohshme qė ai ushtronte nė Durrės. Nė Selanik, Esati u trajtua mirė nga grekėt dhe francezėt, por sidomos u mbrojt nga serbėt, qė i dhanė njė pension mujor prej 200 000 frangash pėr shpenzimet e tė ashtuquajturės qeveri tė tij, mbasi ai kishte rreth tij disa njerėz qė merrnin tituj ministrash si dhe “taborin” i tij tė famshėm. Nuk ka asnjė arsye tė fllitet keq pėr shqiptarėt qė pėrbėnin taborin e tij dhe qė nė fund tė fundit, ishin njerėz tė guximshėm, tė sinqertė dhe tė ndershėm, por nuk mund tė thuhet e njejta gjė pėr shefin e tyre, i cili mendonte vetėm pėr veten e tij, ndėrsa ushtarėt e tij mendonin mė shumė pėr atdheun e tyre.
Kėta njerėz nuk vepronin aspak nga vlerėsimi dhe konsiderata qė kishin pėr Toptanin. Nė tė kundėrtėn, prania e Esatit nė Selanik me tė drejtė mund tė konsiderohet si njė incident fatkeq dhe nuk u krijonte aspak besim shqiptarėve. Dėshmitarė janė shqiptarėt e Korēės, tė cilėt kanė bashkėpunuar me besnikėri me trupat franceze, por qė kanė kėrkuar me kėmbėngulje qė Esati tė mos shkelte mė nė Shqipėri. Kėshtu, edhe banorėt e Gjirokastrės kanė luftuar krahas trupave italiane, pėr t’i shėrbyer nė kėtė mėnyrė ēėshtjes sė Aleatėve dhe asaj tė pavarėsisė sė atdheut tė tyre. Gjatė qėndrimit tė tij nė Selanik, qėndrim shumė skandaloz, shtėpia e tij, sikurse thuhej, ishte njė vatėr e vėrtetė ērregulli, njė shtėpi loje dhe korrupsioni. Tė rinj tė Selanikut, me qėllim qė t’i shpėtonin sherbimit ushtarak, merrnin nga pashai certifikata tė kombėsisė shqiptare dhe ushqime... etj, qė intendenca ia dorėzonte pashait pėr trupat e taborit tė tij, tė cilėt i dėrgonin te tė preferuarit dhe tė preferuarat, ose te shitėsit me pakicė. Pėr mė tepėr, ndodhi njė skandal, ai i pagimit tė taborit, i cili nga pashai kėrkohej nė flori, por qė ushtarėve iu dorėzua nė kartėmonedha.
Zoti Fontenej dhe zoti Krajevski, qė Republika kishte caktuar pranė Esatit, duhet tė dinė diēka lidhur me kėtė temė. Kanė dashur ta trajtojnė Esatin si aleat besnik tė Francės, nuk kihej parasysh se heroi ynė nuk e ka pranuar kurrė bindjen. Ai ishte njė egoist, qe zotėronte nė njė shkallė tė lartė “egoizmin e mallkuar”. Para sė gjithash, sidomos kur bėhet fjalė pėr personin e tij, ajo qė injorohet ėshtė fakti se kur pėrfundimi i betejės sė madhe iu duk i dyshimtė, ai u pėrpoq tė afrohej me perandoritė qendrore dhe filloi tė hynte nė lidhje me legatėn osmane nė Bernė. Kjo nuk ėshtė asgjė e jashtėzakonshme pėr njė njeri tė kallėpit tė tij, pėr faktin se pasi tradhtoi Abdyl Hamitin, xhonturqit dhe shqiptarėt, ai tradhtoi mė nė fund italianėt dhe bėhet armiku i tyre pėr tė kaluar nė kampin e serbėve. Por shansi filloi tė lodhet. Ishte fillimisht Anglia, qė duke iu pėrgjigjur njė thirrjeje tė Dhomės sė Komunave, deklaroi se nuk njihte asnjė funksion zyrtar tė Esatit (1918); pastaj, rreth fundit tė vitit, Franca ndėrpreu ēdo lidhje me tė dhe u thirr Krajevski.
Nė fillim tė vitit 1919 Esati erdhi nė Paris; ai nuk kishte asnjė funksion zyrtar, mbasi ndėrkohė njė qeveri ishte formuar nė Shqipėri dhe njė delegacion ishte dėrguar nė Paris, gjė qė nuk e pengonte pashanė tonė t’i jepte vetes tituj si kryetar i qeverisė shqiptare dhe kryetar i delegacionit.
Jeta e tij nė Paris mund tė njihej lehtė: E dashura e tij i kushtonte mė se 2 000 000 franga me qejfe, automobil etj, pa llogaritur shpėrdorimet e ujit nėpėr qytete.
Po pėrse e pėrdor ai kėtė kohė dhe titullin e kryetarit tė qeverisė shqiptare e tė delegacionit shqiptar qė ia cakton vetes? A e ngriti ai ndonjėherė zėrin kur vendi i tij kėrcėnohej tė pėrēahej? Jo. Ai argėtohet, intrigon kundėr vendit tė tij, duke menduar vetėm pėr veten. Fillimisht nė muajin maj katėr shqiptarė: Inizot Koleci, peshkop katolik, Bajram Veizi, Fuat bej Toptani dhe Ymer bej Shijaku shkuan nė Paris pėr tė biseduar me Esatin dhe u pėrpoqėn tė depėrtonin edhe njė herė nė mendimet e tij. Dy shqiptarėt e fundit, nga katėr qė ishin, qendruan nė hotelin “Kontinental”, ku qendronte vetė Esati dhe qė tė katėrt patėn shumė takime me kėtė tė fundit, i cili vazhdimisht u deklaronte se:
1- Serbia i jepte njė pension mujor pėr shkak tė simpatisė qė kjo qeveri kishte pėr tė, por se kėto shuma nuk ishin aspak njė borxh i Shqipėrisė.
2- Nuk kishte asnjė konventė ndėrmjet vetė Esatit dhe Malit tė Zi.
3- Nė tė kundėrtėn, ai u kishte premtuar serbėve njė korrigjim tė kufirit nė favor tė tyre dhe tė bashkimit doganor e ushtarak. Esati u bė kaq naiv sa e dorėzoi vetė tekstin e marrėveshjes sė tij me Jugosllavinė, ashtu sikurse ėshtė paraqitur nga njė memorandum i kėsaj mbretėrie nė Konferencėn e Paqes.
4. Hasan Rizai nė fakt ishte vrarė nga Osman Bali, por ai pretendonte se kjo nuk ishte bėrė aspak me urdhėr tė tij. Nga ana tjetėr, kur ai nuk dinte ku ishte dhe xhindosej, betohej tė hakmerrej me tė gjithė armiqtė e tij politikė, nėse do tė arrinte ndonjėherė tė shkelte nė Shqipėri.
Por ai e dinte mirė se nuk mund tė shkonte nė Shqipėri, sepse do tė ndalohej, do tė gjykohej dhe do tė varej. Italia u akuzua pa tė drejtė se e kishte bėrė tė pamundur kthimin e tij nė Shqipėri. Gjė qė njihet pak ėshtė fakti se Esati kishte pasur gjatė katėr muajve tė fundit takime tė fshehta me agjentėt italianė, Kostoldi, Gali dhe Lodi, dhe se ai ishte gati tė ndėrronte kamp. Ta linte Serbinė pėr Italinė dhe nė kėtė nuk ka asgjė tė jashtėzakonshme, aq mė tepėr mbasi urrejtja pėr qeverinė shqiptare tė Tiranės, urrejtje qė italianėt dhe Esati e kishin nė tė njėjtėn masė, e bėnin bashkėpunimin e tyre krejt tė natyrshėm.

P.S. - Disa hollėsi pėr karakterin e tij:
Esati dhe Ganiu ishin martuar me dy motra tė familjes Toptani, kushėrira tė tyre: Esati u martua pėrsėri me njė turke, pasi kishte harxhuar pasurinė e gruas sė tij tė parė dhe duke mos u shqetėsuar aspak pėr tė dy vajzat e tij. Njė ditė, ai takoi pėrpara shtėpisė sė tij nė Tiranė njė vajzė tė sjellshme tė cilėn e pyeti se e kujt ishte. Jam vajza jote, - iu pėrgjigj fėmija i pafajshėm. Me dokumente false, ai siguroi pronėsinė mbi pasuritė e kushėririt tė tij, Selim Pasha.
Nė Janinė, ai syrgjynoste njerėz tė rėndėsishėm pėr t’i detyruar tė paguanin haraē. Kėshtu u internuan Mustafa Pasha, Omer Efendi dhe shumė tė tjerė. Pasi urdhėroi vrasjen e Hasan Riza Beut nė Shkodėr, ai i dėrgoi fjalė Alush Lohias se ishte gati t’i paguante nga xhepi 300 lira turke kujdo qė do ta denonconte vrasėsin.
Pėr vrasjen tragjike tė Nexhat Efendiut, ai nxori njė qarkore ku thuhej se Nexhati ishte arratisur me njė shumė tė madhe qė ai e kėrkonte dhe i premtoi njė shpėrblim atij qė do ta zbulonte.

Kthehu mbrapa

 

 
 
 
 

 MID'HAT FRASHERI "Ju rrėfej tė fshehtat e Esad Pashė Toptanit"

 

17/12/2006 - 12:45
• Lumo SkĆ«ndo

Esati, i biri i Ali be Toptanit, lindi nė Tiranė rreth vitit 1860. Vėllai i tij, Gani beu, ishte katėr vjet mė i madh. Qė nė fėmijėri, ai dallohej pėr karakterin e tij tė keq dhe gjaknxehtė. Vėllai i tij i madh ishte jo mė pak i tillė dhe babai i tyre ishte viktima e parė e karakterit tė tyre tė keq. Njė ditė ata e mbuluan me njė rrogoz tė lagur me naftė dhe e kėrcėnuan se do ta digjnin. Nė fakt Ali beu nuk ishte nė rregull mendėrisht. Kur u rrit, Gani beu sillej nė Tiranė si njė cub i vėrtetė, duke ngjallur terror ndėrmjet miqve dhe armiqve tė tij. Nė njė ēast tė caktuar, ai u detyrua tė arratisej nė Greqi pėr t’i shpėtuar ndjekjes sė qeverisė osmane: ky ishte fillimi i karrierės sė tij, mbasi Abdyl Hamiti, i alarmuar nga kjo arratisje, sė cilės i kushtonte njė rėndėsi politike, e tėrhoqi atė nė Konstantinopojė dhe e futi nė batalionin e truprojės sė tij. Nė Njė studim pėr jetėn, karakterin dhe veprimet e errėta tė djalit tė Toptanėve. Nga fėmijėria, hapat e para dhe ambiciet pėr pushtet, vjedhjet, plaēkitjet e deri te vrasjet me pagesė MID’HAT FRASHERI “Ju rrėfej tė fshehtat e Esad Pashė Toptanit” Lindi nė Janinė me 25 mars 1880. Mid’hat Frashėri ish te djali i Abdyl Frashėrit dhe nipi i Naim dhe Sami Frashėrit, nė shtėpinė e tė cilėve ishte rritur, nė Stamboll. Tė atin e njohu thuajse fare pak. Agazhimi konkret i tij nė lėvizjen kombėtare filloi me 1908, kur ai u bė njė ndėr ideatorėt dhe mė pas, ndėr drejtuesit e Kongresit tė Manastirit, kongresit qė hodhi bazat e alfabetit tė gjuhės shqipe. Ishte 32 vjeē, kur vendosi tė largohet nga Stambolli dhe tė udhėtojė nė brendėsi tė vendlindjes sė tij. Nė tė vėrtetė, ky udhėtim i gjatė u bė edhe fati i tij i madh. Udhėtoi nga Kosova nė Shkup dhe prej kėtej ne Elbasan, nė prag tė luftės ballkanike. Pas shpalljes sė Pavarėsisė u emėrua ministėr i Punėve tė Pėrgjithshme nė Qeverinė e Ismail Qemalit. Por pak muaj mė vonė, me 30 mars 1913, Mid’hat Frashėri dha dorėheqjen. Pak kohė mė vonė u vendos nė Durrės, ku priti me entuziazėm Princ Vidin dhe u vu nė shėrbim tė tij, duke ndihmuar nė Ministrinė e Jashtme. Pas ikjes sė Princ Vidit, edhe ai vetė u largua nga Shqipėria. Qė nga viti 1914 Mbase kėtė studim, Mid’hat Frashėri e shkroi pas vrasjes sė Esad Pashė Toptanit nė Paris. Por edhe nėse ai ishte ende gjallė, duket se asgjė nuk do ta ndalte Mid’hat Frashėrin tė shkruante kėto radhė. Kishte shumė informacione e mendime rreth kėtij personazhi, karakteri i tė cilit ėshtė tejet i ēuditshėm, herė agresiv, herė i zhdėrvjellėt, herė finok, herė brutal, herė mashtrues e herė bastisės… Nė fakt nuk ėshtė njė studim mirėfilli. Nė shumė paragrafe vihen re hapėsira, ku mund tė shtjelloheshin shumė e shumė detaje. S’dihet pėr ē’arsye mund ta ketė lėnė nė mes, ose thėnė mė mirė, nė kėtė fazė “studimin” e tij, Mid’hat Frashėri. Sidoqoftė, materiali i hedhur me shtypshkrim nė 13 faqe format, na zbulon shumė fakte, ngjarje e detaje nga jeta e karakteri i Esad Pashės, qė na ngjallin interes. Ky material, bashkė me shumė dorėshkrime tė tjera, ruhet nė Arkivin Qendror tė Shtetit, nė fondin me numėr 35, emėrtuar “Mid’hat Frashėri”, nė dosjen me numėr 20. Hulumtimi i kėtij materiali, sikurse dhe pjesa dėrrmuese e fondit personal tė Mid’hat Frashėrit, ėshtė kryer nga z. Uran Butka. Nė botime tė tij rreth Mid’hat Frashėrit, e hasim edhe kėtė studim, origjinalin e tė cilit nė gjuhėn frėnge qė ruhet nė arkivin e shtetit, e fotokopjuam tė plotė. Nė dy numra tė Milosaos do tė botojmė kėto shėnime, pjesėn e parė tė cilave po prezantojmė sot. Konstantinopojė, Gani beu u tregua shumė pak skrupuloz dhe bėnte njė jetė tė shthurur; njė rivalitet lindi ndėrmjet tij dhe Xhavit Beut, djali i vezirit tė madh tė asaj periudhe, Halil Pufat Pashės dhe Gani beu gjeti vdekjen njė mbrėmje nė Pera, nga dora e njė personi tė quajtur Hafiz Pasha, mik i Xhavit Beut, i pėrmendur mė lart. Kjo vrasje mbeti e padėnuar, gjė qė bėn tė mendohet se Abdyl Hamit Beu ishte lodhur nga i pėrkėdheluri i tij. Esati ishte rritur nė Tiranė dhe e kish zgjeruar rrethin e ndikimit tė tij, gjė qė i jepte mundėsi tė ēlirohej nga rivalėt (familja Jella) dhe ta shtonte pasurinė me mjete kurdoherė tė paligjshme. Pasi gjeti mjetin pėr t’u vėnė me dėshirė nė shėrbim tė Hafiz Pashės, guvernator i Durrėsit (i cili nuk duhet ngatėrruar me homonimin e tij, vrasėsin e Ganiut), ai u caktua kryetar i rrethit tė Tiranės, post qė i lejonte ta tepronte nė veprime pa u dėnuar. Rreth vitit 1895, ai u emėrua nga Sulltani komandant i xhandarmėrisė sė Janinės. Ky post i kushtoi atij 1500 lira turke, tė cilat iu paguan mareshallit Dervish Pasha. Atė qė nė Tiranė e kishte bėrė nė mėnyrė tė paligjshme, filloi ta bėnte hapur dhe nė mėnyrė zyrtare nė Janinė. Dervish Pasha ishte nė atė kohė i plotfuqishėm nė Stamboll. Ganiu ishte favoriti i Sulltanit dhe Esati mund t’i lejonte vetes, pa u ndėshkuar, gjithēka, megjithėse ky post ishte sa fitimprurės aq edhe i rrezikshėm. Ai pėruroi nė Janinė epokėn e pėrdorimit tė bandave tė cubave, qė zėvendėsuan 30 xhandarė me kuaj, tė cilėt i futi pėrsėri nė punė, pasi mori prej secilit 25 lira turke. Gjatė Luftės Greko- Turke tė vitit 1897, ai i grabiti tė gjithė bagėtitė, tė imėta e tė trasha, qė gjeti dhe pasi mbėrriti nė Janinė si guvernator i pėrgjithshėm i Osman Pashės, i dha njė hov mė tė madh punėve tė veta, duke shkuar deri atje sa mori ryshfete, madje edhe prej 20 frangash, duke rrėmbyer paratė e njerėzve tė thjeshtė, tė cilėt i kėrcėnonte me syrgjynosje, duke futur hundėt nė ēėshtjet administrative e tė drejtėsisė dhe duke nxjerrė pėrfitim nga gjithēka. Eshtė e pamundur tė bėhet njė listė pėr tė kėqijat, vjedhjet dhe grabitjet e tij. Pėr kėtė, ndėr tė tjera mund tė pėrmendim: ai arriti tė grabiste manastirin (Teqe) e Peshtanit (rrethi i Pėrmetit); i grabiti 900 lira turke Baba Ahmetit, kryedervishi i Teqesė sė Kostanit; 640 lira baba Abedinit, dervishit tė Teqesė sė Frashėrit; 1200 lira vėllezėrve Xhelal dhe Mehmet bej Kėlcyra, 200 lira Abaz bej Vasiarit. Pas vrasjes sė vėllait tė tij Ganiut, Esati, duke menduar se rrezikohej, dėrgoi nė Konstantinopojė shėrbėtorin e tij tė quajtur Haxhi Mustafa, lindur nė Krujė, i cili vrau Xhavit Beun, nė mes tė Urės sė Gallatės. Vrasėsi u arrestua, u gjykua dhe u burgos, por u trajtua me shumė butėsi; ai, nė burg, ishte njė shef i vogėl e pak kohė mė vonė u lirua dhe u caktua rojė nė Ministrinė e Drejtėsisė. Nga kjo merret me mend se Hamit Beu ishte i kėnaqur nga suprimimi i Xhavitit. Esatit, edhe pse i njohur nga tė gjithė si autori i vėrtetė i vrasjes, nuk u keqtrajtua aspak. Por, pak nga pak, marrėdhėniet e tij me qeverinė e pėrgjithshme tė Janinės, Tatar Asman pasha, u tendosėn dhe pėr shkak tė njė skandali qė ndodhi ndėrmjet tė dyve. Esati u transferua nė Shkodėr, gjithnjė me detyrėn e shefit tė xhandarmėrisė. Ky ishte njė rast pėr tiranin qė t’u diktohej bashkėpatriotėve tė tij, mbasi ai banonte nė Tiranė, nė vend qė tė banonte nė qytetin e Shkodrės, nė kryeqendėr. Gjithashtu, forca qė kishte, i dhanė atij mundėsi tė bėnte kėrdinė kundėr atyre qė nuk i pėlqenin, atyre qė mund tė luftonin kundėr fuqisė sė tij, ose qė me anė tė pasurisė tė tyre mund ta shqetėsonin. Pikėrisht nė kėtė periudhė nis me tė vėrtetė fuqia e tij nė Tiranė e Durrės,sepse, duke persekutuar njerėzit e ndershėm, nė tė njėjtėn kohė ai mbronte njerėzit e liq dhe u kėrkonte ndarjen e pėrfitimeve tė paligjshme qė mund tė arrinin kėta tė fundit; kjo ishte mėnyra e tij pėr tė garantuar sigurimin publik, ashtu sikurse kishte bėrė nė Janinė. Ndryshimi i regjimit turk, nė vitin 1908, e gjeti Esatin nė postin e tij nė Shkodėr dhe me famėn e njė njeriu despotik, besnik ndaj Abdyl Hamitit dhe ndaj mėnyrės sė tij tė administrimit, pra ai nuk mund tė kishte marrėdhėnie tė mira me personat e regjimit tė ri dhe duhej nė mėnyrė fatale tė shinangej. Por heroit tonė nuk i mungonte aspak shkathtėsia: ai shkoi shpejt nė Selanik, ku ndodhej selia e Komitetit Bashkimi dhe Progresi; thuhej se xhonturqit e kishin dėnuar me vdekje, por 500 lira turke, qendrimet e pėrulura dhe premtimet e rrema i dhanė atij mundėsi tė hynte nė shėrbim tė shefave unionistė, tė cilėt e pėrkrahėn dhe e ndihmuan tė merrte mandatin e deputetit tė Sanxhakut tė Gjirokastrės pėr Parlamentin Osman. Esati, i cili dikur ia detyronte madhėshtinė e tij Abdul Hamitit, kėtė herė duhej tė mbėshtetej te armiqtė e Sulltanit. Pra ai e kishte vendin nė Dhomėn Osmane, duke mos marrė asnjėherė pjesė nė tė, duke mos dashur tė luajė asnjė rol si deputet shqiptar dhe qė shqetėsohej tepėr pak pėr mbrojtjen e interesave tė kombit tė tij; ai mbajti mė tepėr njė qendrim servil me padronėt e kohės, deri nė atė pikė sa u caktua nga kėta tė fundit si anėtar i delegacionit qė do t’i njoftonte Abdyl Hamitit rrėnimin e pushtetit tė tij. Esati njihej atėherė si njė nga shefat unionistė dhe kėto marrėdhėnie tė mira vazhduan pėr sa kohė qė kėta tė fundit kishin pushtetin; dhe kur xhonturqit filluan tė dobėsohen, kur partia kundėrshtare, e quajtur liberale, dukej se po korrte sukses, Esati e ndryshoi menjėherė kampin, duke u shprehur armik i Talatėve, i Xhavitėve dhe i Xhahidėve. Pikėrisht nė kėtė ēast nacionalistėt e rinj shqiptarė hynė nė lidhje me tė nė Konstantinopojė: ai premtoi ndihmėn e tij pėr lėvizjen antiturke qė zhvillohej nė Shqipėri (fillim i vitit 1912). Megjithatė. mbasi ia njihnin karakterin dinak dhe oportunist, nacionalistėt u treguan tė kujdesshėm dhe nuk u bazuan plotėsisht nė fjalėn e tij. Kur shqiptarėt, tė cilėt dolėn fitimtarė nė Shkup, arritėn ta detyronin Dhomėn tė shpėrbėhej dhe pėrgatitėn formimin e qeverisė liberale tė Myftar Pashės. Esati u emėrua komandant i rezervistėve nė Shkodėr dhe me kėtė detyrė ai mori pjesė nė luftėn kundėr serbo-malazesve, qė rrethuan qytetin e Shkodrės (1912-1913). Komandant i forcave tė Shkodrės ishte koloneli Hasan Riza Bej (mė parė quhej Hasan Riza Pasha). I konsideruar inteligjent e i paanshėm, dhe duke e kuptuar se shqiptarėt (tė mėrzitur nga regjimi turk) do t’i ndihmonin malazezėt, ai hartoi projektin pėr tė ngritur flamurin shqiptar nė Kėshtjellėn e Shkodrės, me qėllim qė tė gruponte shqiptarėt dhe t’i bėnte ata tė marshonin kundėr agresorit sllav ose tė paktėn pėr tė siguruar asnjanėsinė e tyre. Nė fakt, pavarėsia e Shqipėrisė u shpall nė Vlorė (28 Nėntor 1912) dhe ishte fjala tė bindeshin malėsorėt (malėsorė tė rrethinave tė Shkodrės) se ēėshtja e kėtij qyteti ishte ēėshtje e tyre. Nė ēastin kur Hasan Rizai do ta zbatonte kėtė projekt dhe se ishte gati tė merrej vesh me malėsorėt, ai u vra nė mbrėmje pėrpara shtėpisė sė Esat Toptanit, tek i cili ai sapo kishte qenė pėr darkė. Vrasėsi ishte Osman Bali, shėrbėtor dhe njeri besnik i Esatit. Pėr tė shpjeguar kėtė krim, duhet ditur se Hasan Riza ishte njė kundėrshtar i komitetit “Bashkim e pėrparim” dhe se ai donte tė vinte kandidaturėn e tij nė Bagdad si deputet liberal. Nga ana tjetėr, shefi i shtatmadhorisė sė tij, nėnkoloneli Kiameran ishte, sė bashku me disa oficerė tė tjerė, njė fanatik unionist; Esati donte tė shpėtonte nga Hasan Rizai, pėr ta zėvendėsuar vetė atė dhe Kiemerani ishte i kėnaqur tė hiqte qafe njė armik tė partisė sė tij; Esati dhe Kiamerani u morėn vesh deri nė fund, domethėnė deri nė kapitullimin e qytetit, gjė qė ndodhi nė vitin 1913. Thuhej se Shkodrės i mungonin ushqimet por, nga ana tjetėr, tė rrethuarit ishin paralajmėruar se serbėt qė mbanin tė rrethuar qytetin, nė bashkėpunim me malazestė, sapo ishin larguar: pra ata ndodheshin pėrballė forcash tė reduktuara dhe, pėr mė tepėr, mbretit Nikita i ishte dorėzuar ultimatumi i Fuqive tė Mėdha pėr ta hequr ai vetė rrethimin. Esati, pra, kishte shumė mundėsi ta zgjaste rezistencėn edhe pėr disa ditė, por ai parapėlqeu tė kapitullojė duke u mjaftuar tė shpėtojė nderin e tij ushtarak. Por qysh nga ajo periudhė ka pasur zėra se gėzimi i Esatit kishte shkaqe tė tjera nga ato tė “Ndereve” ushtarake dhe se njė shumė prej 600 000 frangash iu dha nga malazezėt. Gjithashtu, mbreti Nikita e princi Danillo e ndihmuan nė ambiciet e tij personale; po ditėn e kapitullimit tė qytetit, malazestė pėrhapėn zėra se Esati e kish shpallur veten mbret i Shqipėrisė. Megjithatė Esat bej Toptani u mjaftua. nė fillim, tė tėrhiqet nė Tiranė, me ushtarė dhe topa qė i solli nga Shkodra. Ai kėnaqej me pėrfitimet dhe intrigat qė thurte, duke pėrkėdhelur pasionet e ulėta, fanatizmin fetar tė klasės reaksionare dhe duke mos u sprapsur pėrpara asnjė premtimi, pėrballė asnjė mjeti terrorizimi. Por, pak nga pak, u pėrvijua qėndrimi i tij: ishte e qartė se ai ishte nxitur nga sllavėt dhe grekėt, duke u premtuar tė parėve Shkodrėn dhe tė dytėve, Shqipėrinė e Jugut. Ai nuk gjente nė vend shumė pėrkrahės, por pėrdorte forcėn qė i siguronin shqiptarėt e Dibrės dhe tė Ohrit, rajone qė ishin aneksuar sė fundi nga serbėt dhe tė cilėve u prerntonte ēlirimin e vendit tė tyre. premtim mashtrues qė merrte njė ngjyrė tė vėrtetė nga diskutimet e serbėve. tė cilat linin tė shpresohej pėr evakuimin e Dibrės dhe Ohrit nė rastin kur Shqipėria do tė njihte Esat Pashėn. Pėr mė tepėr, duhet nėnvizuar se mbasi afro 50 fshatra ndėrmjet Dibrės dhe Ohrit u shkatėrruan nga serbėt - tetor 1913- Esati gjeti njė pretekst mė shumė pėr arratisjet e tij nė Tiranė dhe nė rrethinat e saj. Duke e ndjerė veten tė fortė nga kjo mbėshtetje, Esati e shpalli veten tė pavarur nga qeveria provizore e Vlorės. Rusia pa dyshim mbėshteste Esatin dhe Italia nuk vonoi ta tėrhiqte atė nė sferėn e saj me shpresėn pėr t’ia kundėrvėnė Austrisė dhe pėr tė kundėrshtuar ndikimin e kėsaj rivaleje…. (vijon numrin e ardhėshm

Kthehu mbrapa

 

 

 

Albanie : encore un effort pour źtre une démocratie
Written by Shekulli   
Thursday, 14 December 2006
Une étude de The Economist établit un classement des pays du monde selon leur régime politique. Cette étude classe l’Albanie ą la 83e place, loin derričre les pays oł rčgne la démocratie. La Bosnie-Herzégovine est classée dans le mźme groupe des pays « hybrides », tandis que le Monténégro et la Macédoine s’en sortent un peu mieux : ce sont des démocraties « bancales ».

ImageL’Albanie continue ą źtre rangée dans les pays ą régime « hybride », si l’on se réfčre ą une étude de « The Economist Intelligence Unit », publiée dans la revue britannique The Economist. Le coefficient de démocratie, pour les 167 pays étudiés dans le rapport annuel, est calculé selon cinq catégories : des processus électoraux présentant un caractčre libre et honnźte, la liberté citoyenne, le fonctionnement du gouvernement, la culture politique et la participation politique. Dans ce rapport annuel, l’Albanie se situe ą la 83čme place, en tźte des pays ą régime « hybride », comme le Liban, la Bosnie-Herzégovine, la Turquie ou la Thaļlande. Elle est encore loin de pays qui bénéficient d’une démocratie consolidée, ce qui ne pourra źtre atteint trčs vite. Dans ce rapport, certains pays de la région, comme la Macédoine ou le Monténégro, sont qualifiés de pays « ą démocratie bancale », se classant parmi des pays comme le Bangladesh, le Guatemala, la Palestine, etc.

27 pays, la Sučde caracolant en tźte, font partie de la liste des pays oł la démocratie est totale, incluant sans surprise les pays les plus développés. Les États-Unis d’Amérique se trouvent ą la 17čme place, le Japon au 22čme rang et la France vient en 24čme place. 17 pays de l’Union Européenne se trouvent dans cette liste, alors que l’Albanie qui vise ą en faire partie est bien loin derričre. Il lui faudra satisfaire ą une série de conditions, depuis le caractčre des élections jusqu’ą la culture politique, pour passer au moins dans la liste des pays ą « démocratie bancale ».

Le Pakistan, lui, se trouve en tźte de liste des pays ą « régime autoritaire », suivi de la Jordanie, du Maroc ou de l’Egypte, et enfin de la Corée du Nord. Selon cette étude, environ 40% de la population mondiale vit sous un régime autoritaire. Les résultats de cette analyse sont publiés traditionnellement ą la veille de la Nouvelle Année et donnent un panorama du paysage politique du monde moderne.

Shekulli (Albanie)
Traduit par Mandi Gueguen
©
Courrier des Balkans


Note: Classement des pays de la "région"

Démocraties :
Grčce 22e
Slovénie 27e

Démocraties "bancales" :
Croatie 51e
Serbie 55e
Monténégro 58e
Moldavie 62e
Macédoine 68e

A noter que plusieurs pays de l'UE ont été classés dans cette catégorie de "Démocraties bancales":
Estonie 33e
Italie 34e
Chypre 36e
Hongrie 38e
Lituanie 39e
Slovaquie 41e
Lettonie 43e
Pologne 46e
Bulgarie 49e
Roumanie 50e

Régimes hybrides :
Albanie 83e
Bosnie-Herzégovine 87e
Turquie 88e